Publicité

Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi

General Manager Hotel Mediteran Ulcinj à Suzana Muja
20 Jan 2013
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi

  1. MUZEU Muzeu në Ulqin është themeluar në vitin 1975 si institucion i pavarur me interes të posaçëm shoqëror. Në programin dhe planin e punës së Muzeut përfshihen: Evidentimi ,hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme , mbrojtja e specializuar dhe përpunimi i materialit të gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike. .
  2. Në kuadër të muzeut ekzistojnë: Muzeu Historik, Etnografi Galeria e Arteve.
  3. . Në këtë hapësirë janë edhe monumentet më interesante të historisë së Ulqinit. Aty është kisha-xhamia e shndërruar në muze, ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjetër. Vlerë të posaçme kanë posta-menti antik me mbishkrimin grek kushutar perëndeshës Artemidë, një kame antike që paraqet perëndeshën Athinë me helmetë, dy sëpata të tipit shkodrano-dalmatin të epokës së bronzit. Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke.
  4. Mbishkrimi është i skalitur në postamentin e altarit të sacrificës, dhuratë e bashkësisë së gurgdhendësve perëndeshës Artemidë shekullin V para erës së re TO KOINON TON LATOMON APTEI (D) I TI ELAFAVOLOI
  5. Në hamamin e Ulqinit, një monument me atraktivitet të madh turistik, ka gjurmë të një terme më të hershme. Në murin e xhamisë pranë janë dy monumente: një mbishkrim në italishten venedikase dhe një friz me mermer kristalik të bardhë të Parosit ku është skalitur një rozetë me cilësi artistike, që i takon periudhës helenistike (shek. III p.e.s.).
  6. KROI I ZANAVE Vlen të përmenden edhe shumë kroje që dikur kanë qenë stoli e qytetit të Ulqinit Krojet datojnë nga kohët e lashta por më atraktive kanë qenë ato nga koha e Mbretërisë Otomane 1571 deri 1878-80,
  7. Legjislacioni Në këtë aspekt përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin vendor por edhe të republikës, sepse nuk janë angazhuar seriozisht që vlerat ekzistuese t’i prezentohen opinionit të gjerë, e sidomos klientelës turistike.
  8. Shoqatat joqeveritare e kanë dëshmuar veten se punojnë në të mirë të këtij qyteti edhe në këtë ndërlidhje ka për detyrë që të përkujtojnë pushtetarët, të cilëve iu ka dhënë populli besimin, në realizimin e premtimeve të dhëna. Shoqata “Miqtë e Kalasë” ka të vetmin qëllim, të ndihmojë qytetin e Ulqinit. Përveç “Miqve të Kalasë”, me aktivitetin e tyre dallohen edhe Art Club-i dhe Shoqata ekologjike “Kalimera”, të cilat zhvillojnë veprimtari të dendur kulturor e ekologjik. Ato, pa tjetër puna e tyre duhet të financohet nga buxheti komunal i Ulqinit. Shoqata “Miqtë e Kalasë” tash disa vite angazhohet për radhitjen e Kalasë së Ulqinit në familjen e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.
  9. Menaxhimi i vlerave kulturore Në botën bashkëkohore ku turizmi është veprimtari parësore ekonomike subjektet përkatëse në agjenden vjetore të organizimit kujdes të veçantë i kushtojnë kulturës duke ndarë mjete të konsiderueshme, sepse është pikërisht kultura e cila ofron vlera për klientelen turistike. Pikërisht nga një veprimtari e tillë ka lindur edhe termi turizmi kulturor i cili ne dekadat e fundit është bërë sinonim i turizmit bashkëkohor që paraqet atraksion të veçantë për të gjitha mjediset turistike.
  10. Vlerat kulturore dhe klientela turistike Dihet se disa mjedise të ndryshme kanë rritur imazhin e tyre turistik në saje të monumentëve kulturore-historike. Nuk ka dilemë se në qytetet e ndryshme në këtë aspekt përparësi kanë qytetet e vjetra, që paraqesin atraksion të veçantë kulturor dhe turistik. Por, pyetja është se sa i afrohen klientelës turistike në mënyrë cilësore vlerat ekzistuese kulturore të këtij mjedisi dhe sa është i angazhuar ne këtë drejtim pushteti vendor dhe subjektet e tjera që merren me turizëm??.
  11. Manifestimet kulturore begatojnë ofertën turistike Këtu kryesisht kemi të bëjmë me ato manifestime tradicionale të cilat në saje të përmbajtjes së veprimtarisë së tyre paraqesin impuls të veçantë për klientelën turistike. Madje është e njohur se individë të ndryshëm i organizojnë pushimet turistike pikërisht kur organizohen veprimtaritë e ndryshme kulturore.
  12. Kompleksi muzeal meriton investime Në kuadër të Kalasë ekziston Muzeu si njësi punuese që financohet nga buxheti komunal
  13. Udhërrëfyesi i ri turistik nevojë e kohës Prezentimi dhe informimi nepermjet takime të ndryshme ku vend kryesor kanë panairet me ç`rast bëhet prezentimi i ofertës turistike të mjedisit përkatës, duke ofruar vlerat ambientale dhe antropogjene klientelës turistike, qoftë përmes fletëpalosjeve, posterave, panoramave, videoklipeve, e sidomos udhërrëfyesve turistikë, që është praktikë e çdo mjedisi turistik.
  14. PIKET E FORTA Vlerat e padiskutueshme kulturore historike. Arritshmerija per nga ana gjeografike. Imazhi dhe emiri I njohur qe esht symbol I qytetit.
  15. PIKET E DOBETA Mungesa e theksuar e financimeve ne kete aset kulturor. Menaxhimi I varfer. Mungesa e dukshme e informacionit nga ana e turisteve.
  16. OPORTUNITETE OTK po favorizon ne avancimin e imazhit turistik. Turizmi. Candidate per UNESCO.
  17. KERCENIMET Lejimi I ndertimeve te reja prane asetit. Politika vendore pa vision per te ardhmen. Degradimi I ambijentit nga turizmi. Mbrojtja e dobet.
  18. REKOMANDIMET *Fokusimi tek turizmi I qendrushem, ne menyre qe ambijenti te ruhet me lehtesi dhe te mos te shkojm deri tek degradimi I ambijentit. *Financimet per asetin kulturor jane shume te varfra, ato vine vetem nga komuna e Ulqinit dhe jane te pamjaftueshme per mirembajtjen e ketij aseti, prandaj rekomandohet qe organizatat e turizmit te nxisin donator per financim. *Fokusimi tek propaganda dhe informimi I turisteve sa I perket vlerave kulturore. *Segmentimi dhe krijimi I nje tregu te larmishem per turistet kulturor, te cilet kajn vizitimin e aseteve me vlera historike si pikesynim kryesor.
  19. FALEMINDERIT
Publicité