SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  17
Njohuri, anë të forta Njohuritë tek adoleshentët 1
Lënda: Analiza dhe përpunimi i të dhënave
Shkalla e përdorimit të dijeve dhe njohurive në anët e juaja të forta
Profesor i lëndës: Dr. Mytaher Haskuka
Studentja: Ariana Isufi
Prishtinë, 2013
Universiteti i Prishtinës
26.08.2013
Njohuritë tek adoleshentët 2
Përmbajtja
Abstrakti………………………………………………………………………………………3
Hyrja………………………………………………………………………………………….4-6
Metodologjia………………………………………………………………………………….7-8
Rezultatet……………………………………………………………………………………..8-10
Diskutimi……………………………………………………………………………………..10-11
Referencat……………………………………………………………………………………12-13
Aneksi I………………………………………………………………………………………14-15
Aneksi II ……………………………………………………………………………………..16-17
Njohuritë tek adoleshentët 3
Abstrakti
Qështjet që përmbanë kjo shkallë janë të rëndësishme për tu njohur me përdorimin e njohurive
tek adoleshentët. Qëllimi dhe arsyeja se përse jemi fokusuar në këtë qështje është ta kuptojmë se
a i përdorin adoleshentët njohuritë e tyre, veqanërisht në aktivitetet e zhvilluara në shkollë, si dhe
shpeshtësinë e herave që personi është i suksesshëm në zgjidhjen e punëve të ndryshme, me
rastin e përdorimit të njohurive të tij. Kjo shkallë është aplikuar tek nxënësit e shkollave të
mesme duke përfshirë vetëm një klasë me gjithsej 40 (dyzet) nxënës në komunën e Drenasit. Nga
ta 18 apo (45%) ishin meshkuj dhe 22 apo (55%) ishin femra. Artikulli përmbanë rezultatet për
konsistencën e brendshme e cila na del me një vlerë prej .521 që do të thotë një vlerë positive por
jo e lartë. Duke pasur parasysh që rezultatet e marrura na informuan në detaje se shkalla e
përdorimit të njohurive tek këta adoleshentë ishte mjaft e lartë, rekomandimi për këtë hulumtim
do të ishte, që nxënësit të kenë përkrahje më të lartë veqanërisht nga mësimëdhënësit.
Njohuritë tek adoleshentët 4
Hyrja
Njohuritë janë gjëja më thelbësore në jetën e njeriut për të arritur sukseset e tij.
Shpesh hasim të dëgjojmë bisedat mes nxënësve të cilët thonë: kam njohuri rreth lëndës, prandaj
edhe kam arritur sukses.
Kjo shkallë matë e përdorimin të njohurive tek njerëzit. Autorë të kësaj shkalle janë:
Reena Govindji dhe Alex Linley (2007). Në hulumtimin e tyre gjithsej kishte 214 student të
kolegjeve (129 femra dhe 85 meshkuj) duke përfshirë psikologjinë (42.1%), të shkencës (20.4%),
humanizmit (6.3%) dhe nga shkencat politike (4.1%). Mosha e tyre mesatare ishte 22.78 vjeq,
SD=7.90, kryesisht ishin nga një sfond i bardhë etnik (64%), përfaqësitë e ardhshme ishin 20%
Indian, 4% kinez. Nga këta pjesëmarrës 79.6% ishin të pamartuar dhe 10.95 të martuar. Artikulli
apo deklaratat maten nga shkalla 1-7.
Në vitet e fundit hulumtimet e reja nga fusha e psikologjisë positive kanë siguruar
mbështetje shkencore për përfitimet e njerëzve si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre. Kur
flasim për përfitimet e njerëzve fjala është për një jetë më të lumtur, persona që kanë vetëbesim
të lartë, janë më energjik dhe vital, janë më të angazhuar në punë, përjetojnë më pak stres etj.
Këtë na e dëshmon edhe Seligman, Steen, Park dhe Peterson (2005), të cilët kanë gjetur se
njerëzit të cilët kanë përdorur anët e tyre të forta raportuan nivele më të larta të lumturisë dhe
nivele të ulëta të depresionit.
Gjetje të ngjashme kanë raportuar edhe Proctor, Maltby dhe Linley (2009) në një studim
me 135 studentë të universiteteve . Ky studim ka ekzaminuar dy aspekte të përgjithshme:
1. Të njohuive dhe
2. Përdorimit të tyre.
Njohuritë tek adoleshentët 5
Studimi i (Wood, Linley, Maltby dhe Hurling, 2012), dëshmoi se njerëzit të cilët i përdorin
anët e forta të tyre dhe njohuritë e tyre kanë më pak stres. Ata këtë e aplikuan tek një mostër e
përbërë prej 207 studentëve përgjatë gjashtë muajsh.
Kurse (Minhas,2010), për një periudhë disa javëshe në një studim të realizuar me një grup
studentësh ka gjetur se njerëzit të cilët përdorin njohuritë e tyre raportuan nivele më të larta të
vetërespektit.
(Linley, Nielson,Wood & Diener,2010), me studimin e tyre na treguan se përdorimi i
njohurive përpos që na ndihmon në realizimin e qëllimeve na bënë mirë edhe sa i përket anës
psikologjike dhe si rezultat i kësaj ne ndihemi më të lumtur dhe më të përmbushur.
Studime të ngjashme gjejmë edhe tek (Stefanyszyn, 2007), i cili thekson se njerëz të
ndryshëm nga 34 organizata dhe nga 29 vende të këshilleve të ndryshme, të cilët i përdornin
njohuriritë e tyre, performanca tek ta ishte më e lartë 36.4%, ndërsa kur ata vepronin ndryshe nga
njohuritë e tyre u theksua një rënje deri në 26.8%. Po ashtu rezultatet e marrura tregojnë se sa më
shumë që ata i përdorin njohuritë e tyre aq më shumë qëndrojnë në kompani.
Njeriu bëhet më parashikues i biznesit me rastin e përdorimit të njohurive të tij argumenton
(Harter, Schmidit dhe Hayes, 2002). Përkrahje për rritjen e suksesit professional me rastin e
përdorimit të njohurive të tyre kemi edhe nga (Peterson dhe Seligman,2004). Ndërsa pohimin se
përdorimi i njohurive ka aplikim në profesion dhe në jetë e mbështetë edhe (Buckhingham dhe
Clifton,2001).
Hulumtimi është bazuar në të kuptuarit e adoleshentëve për përdorimin e njohurive të
tyre në aktivitetet e zhvilluara në shkollë dhe gjithashtu si ndihen ata me rastin e përdorimit
të këtyre njohurive.
Njohuritë tek adoleshentët 6
Hulumtimi është zhvilluar mbi hipotezën: Përdorimi i njohurive tek adoleshentët, ndikon në anët
e tyre të forta. Anët e forta në bazë të literaturës që kam poseduar nënkuptojnë disa anë pozitve
tek individi si: sinqeriteti, thjeshtësia, morali të cilat rrisin nivelin e kënaqshmërisë së jetës.
Me qëllim të nxjerrjes së përgjigjeve sa më të qarta dhe sakta kam shtuar disa pyetje
hulumtuese, të cilat kanë gjetur mbështetjet e përmendura më lartë.
1. Unë arrijë të punoj mirë në mënyrë të pavarur?
2 .Unë jam i/e aftë të propozoj diskutoj dhe të interpretojë gjëra që lidhen me veprimtaritë e
zhvilluara në shkollë?
3. Unë jam i/e aftë të përzgjedhë alternativën më të mirë në një situatë të dhënë?
4. Pjesëmarrja ime e vazhdueshme në aktivitetet e zhvilluara në shkollë ka bërë që suksesi im të
rritet?
5. Unë shprehem i/e gatshëm/e t’ju ndihmoj shokëve nëse kanë paqartësi në lëndët mësimore?
6. Unë jam i/e aftë të shprehë njohuritë e mija edhe në gjërat e kërkuara me shkrim?
7. Jam i/e gatshëm/e të jap përgjigje në pyetjet e parashtruara nga profesorët?
8. Unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës?
Këto 8 pyetje masin njohuritë e nxënësve në shkollë. Kurse 4 pyetjet e mëposhtme masin rritjen
e kënaqësisë së jetës tek nxënësit si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre:
1. Ndihem mirë kur iu ndihmoj shokëve/shoqeve në mësime?
2. Sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit?
3.Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit disi më rritet vetërespekti?
4. Arritja me sukses e disa gjërave më mbushë plot gjallëri, dhe më inkurajon edhe më tej?
Njohuritë tek adoleshentët 7
Metodologjia
Pjesëmarrësit:
Testi është zbatuar tek gjithsej 40 (dyzet) nxënës të klasës së një njëmbëdhjetë të shkollës së
mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Drenasit. Ky test është realizuar në kuadër
të lëndës: Analiza dhe përpunimi i të dhënave. Sa i përket respondentëve 18 nga ta ishin meshkuj
apo 45%, kurse 22 ishin femra apo 55%. Që të gjithë pjesëmarrësit ishin nga një sfond i bardhë
etnik. Mosha mesatare e tyre ishte 15-19 vjeq, nga gjithsej 40 respondentë asnjëri nuk ishte i
martuar. Nga ta 29 ishin banorë të fshatërave të kësaj komune kurse 11 jetonin në Qytet.
Instrumentet:
Kërkimi është realizuar nëpërmjet pyetësorit. Kam përzgjedhur dizajnin ndërsektorial dhe tipin e
mostrës joprobabile, pra mosrën e qëllimtë. Analizat e të dhënave janë nxjerrur nëpërmjet
programit SPSS. Para se mostra e zgjedhur të plotësonte pyetësorin unë së pari kam zgjedhur 13
nxënës që ta bëja një pilot test në mënyrë që të sigurohesha se pyetjet ishin të qarta dhe të
kuptueshme. Sa i përket të dhënave demografike, nxënësit janë pyetur për moshën, gjininë,
gjendjen shëndetësore, vendbanimin dhe statusin.
Procedura:
Pyetësori është zbatuar në fund të muajit maj, të vitit 2013, dhe është zhvilluar në minutat e para
të orës mësimore. Për ta realizuar qëllimin e hulumtimit tim më është dashur të kontaktoj së pari
drejtorin e shkollës, pastaj profesorin para fillimit të orës mësimore në mënyrë që t’i kërkoja leje
për disa minuta dhe gjithashtu mora edhe miratimin nga nxënësit. Koha e parashikuar për
plotësimin e pyetësorit ka qenë 10 minuta megjithatë disa nxënësve iu është dashur kohë shtesë
dhe poashtu sqarime individuale lidhur me pyetjet e pyetësorit.
_______________________
1Pyetësorine gjeni në aneks
Njohuritë tek adoleshentët 8
Procesi etik:
Para se nxënësit të fillonin me plotësimin e pyetësorit ata ishin të informuar se pjesëmarrja ishte
vullnetare dhe jo e obligueshme, gjithashtu ishin të njoftuar për anonimitet, konfidencialitet dhe
tërheqje kurdo që ata do të dëshironin, megjithatë që të gjithë nxënësit u shprehen të gatshëm të
merrnin pjesë, madje ishin kurreshtar të plotësonin një pyetësorë të tillë pasi që për shumicën e
nxënësve ishte hera e parë.
Rezultatet
Fillimisht që të gjithë pjesëmarrësit iu ishin pëgjigjur të gjitha pyetjeve. Ata përfshiheshin nga
mosha 15-19 vjeq. Meshkuj ishin gjithsej 18 apo 45.0%, kurse femra 22 apo 55.0%. Sa përket
nivelit të edukimit që të gjithë vijonin shkollën e mesme. Asnjëri nga ta nuk ishte i martuar,
ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore 15 nga ta apo 35.5% kishin gjendje të shkëlqyeshme, 18
apo 45.0% kishin gjendje shumë të mirë, 6 apo 15% të mirë dhe 1 apo 2.5% të kënaqshme. Nga
ta 29 apo72.5% banonin në fshat kurse, 11 apo 27.5% në qytet. Sa i përket vendlindjes 24 nga ta
i përkisnin qytetit apo 60.0% kurse 16 fshatit apo 40%.
Përmes këtij hulumtimi është synuar të vlerësohen edhe një sërë qështjesh rezultatet e të
cilave janë me sa vijon:
Sa i përket pyetjes: Unë arrijë të punoj mirë në testet e mbajtura në shkollë në mënyrë të
pavarur, 2% e respondentëve nuk janë pajtuar fuqimisht, 4.9% nuk janë pajtuar, 6.2% nuk janë
pajtuar deri diku, 20% janë pajtuar dhe fuqimisht janë pajtuar 41.5%.
Pyetjes se ata janë të aftë të propozojnë dhe diskutojnë qështje në shkollë 16.1% janë
pajtuar deri diku, 34% janë pajtuar kurse 43.9% janë pajtuar fuqimisht.
Njohuritë tek adoleshentët 9
Pyetjes se ata janë të aftë në përzgjedhjen e alternativës më të mirë për një situatë të
dhënë, 48% janë përgjigjur se pajtohen, kurse 52% janë pajtuar fuqimisht.
Pyetjes se pjesëmarrja në aktivitetet e zhvilluara në shkollë iu ka ndihmuar në rritjen
e suksesit, 9.8% të pjesëmarrësve kanë qenë neutral, 38% janë pajtuar kurse 53% janë
pajtuar fuqimisht.
Se a shprehen ata të gatshëm t’ju ndihmojnë shokëve në ndonjë paqartësi, 78% e
respondentëve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 38.5% e tyre janë pajtuar, kurse 9%
kanë qenë neutral.
Për pyetjen se a janë të aftë ata të shprehin njohuritë e tyre edhe në gjërat e kërkuara
me shkrim 59% të tyre janë pajtuar fuqimisht, 24% e tyre janë pajtuar, 13% kanë qenë
neutral kurse 4% nuk janë pajtuar fuqimisht.
Se ata janë të gatshëm të përgjigjen saktë gjatë procesit mësimorë janë pajtuar 30% e
respondentëve, 10% kanë qenë neutral, 10% janë pajtuar deri diku, 50% e tyre janë pajtuar
fuqimisht.
Pyetjes unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës, 56% e respondentëve janë
përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 18% kanë qenë neutral, 9.5% e tyre nuk janë pajtuar, kurse
14.9% janë pajtuar deri diku.
Kurse pjesa tjetër e pyetjeve merr këto përgjigje:
Ndihem mirë kur ju ndihmoj shokëve në mësime, 94% janë pajtuar fuqimisht, kurse vetëm
6% e tyre kanë zgjedhur alternativën pajtohem.
Njohuritë tek adoleshentët 10
Pyetjes sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit, 88.9% e respondentëve janë
pajtuar fuqimisht, kurse 11.1% kanë zgjedhur alternativën se pajtohen.
Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit, disi më rritet vetërespekti,
nga gjithsej 40 respondentë 78% e tyre janë pajtuar fuqimisht, 9.2% kanë qenë neutral, dhe 12%
janë pajtuar.
Pyetjes, arritja e sukseseve më mbushë plot gjallëri dhe më inkurajon, 97.5% e
pjesëmarrësve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, kurse 2.5% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur
alternativën se pajtohen.
Konsistenca e brenshme ka rezultuar me vlerën prej .521 që nënkuptojmë se është një
vlerë positive por jo e lartë. SD ka dalur 4.796, kurse varianca 22.99.
Diskutimi
Përfundimet: Rezultatet e fituara nga ky hulumtim kryesisht e mbështesin hulumtimin tonë,
mund të themi se përdorimi i njohuirve sjellë përfitime të mira, jo vetëm në aspektin e disa
situatave të caktuara si p.sh. dhënja e një përgjigje të saktë për pyetjen e një profesori, por edhe
më gjerë, gjë që bënë të rriten ndjenjat positive dhe lumturia të rritet në nivele më të larta.
Rezultate të ngjashme kemi edhe nga (Linley, Nielson, Wood dhe Diener, 2010). Pra mund të
themi se kjo hipotezë është valide pasi gjenë mbështetje nga të dhënat e mbledhura. Mirëpo kur
flasim për validitetin e këtyre përfundimeve, duhet pasur parasysh disa kufizime, të cilat mund të
kenë ndikuar në këto rezultate.
Njohuritë tek adoleshentët 11
Kufizimet: Numri i mostrës ishte shumë i vogël. Kufizim në këtë hulumtim ishte se nxënësit
vetëm para 30 minutash para se te mbanin një test në një lëndë mësimore filluan ta plotësonin
pyetësorin tim gjë që stresi mund të ketë ndikuar në mos përqëndrimin e duhur, dhe në
raportimin jo të saktë të përgjigjeve.
Rekomandime: Do të sugjeroja që numri i pjesëmarrësve apo mostra të jetë më e madhe në
mënyrë që të sigurohet validiteti i jashtëm.
Përfshirje të personave me mosha të ndryshme, profesione të ndryshme nga grupe etnike të
ndryshme dhe po ashtu mbipëfaqësim të të dy gjinive në mënyrë të përafërt.
Njohuritë tek adoleshentët 12
Referencat
Buckingham, M. & Clifton, D. (2001). Character strengths and virtues. New York: Free Press.
Govindji, R., & Linley,P.A. (2007). Strengths use, self-concordance and well-being: Implications
for strengths coaching and coaching psychologists. International Coaching Psychology Review,
5 (1), 8-17.
Linle, P.A., Nielson , K.M., Gillett, R., & Biswas-Diener, R., (2001). Using signature strengths
in pursuit of goals: Effects on goal progress, need satisfaction, and well-being and, implications
for coaching psychologists. International Coaching Psychology Review, 5 (1), 8-17.
Minhas, G.( 2010). Developing realised and unrealised strengths: Implications for engagement,
self-esteem, life satisfaction and well-being. Assessment and Development Matters, in press.
Marter, J.K., Schmidit, F.L., & Hayees, T.L.(2002). Business-unit-level relationship between
employee engagement, and business outcomes: A meta-analysis. Journal of applied
Psychology,87, 268-279.
Peterson, C. & Seligman, M.E.P.(2004). Character strengths and virtues. New York: Oxford
University Press
Proctor, C., Maltby, J., Linley, P.A. (2009). Strengths of character and well-being health-related
quality of life: Journal of Happiness Studies, 10, 583-630.
Seligman, M.E.P , Steen,Ta., Park, N.& Peterson, C.(2005). Positive psychology progress:
Empiricial validation of interventions. American Psychplogist, 60, 410-421.
Njohuritë tek adoleshentët 13
Stefanyszyn, K. (2007). Norvish Union changes focus from competencies to strengths, Strategic
HR Review, 7, 10-11.
Wood, A.M., Linley, P.A.,Maltby,. J.,& Hurling , R.(2010). Use a positive psychological
strengths leads to less stress and greater self-esteem, vitality and positive affect over time: A
three wave longitudinal study and validation of the Strengths Use Scale.
Njohuritë tek adoleshentët 14
Aneksi1 - Pyetësori origjinal i përkthyer në shqip
Njohuritë tek adoleshentët 15
Pyetjet e mëposhtme kërkojnë nga ju që të përgjigjeni për anët e juaja të forta .
1= Fuqimisht pajtohem
2= Nuk pajtohem
3= Deri diku nuk pajtohem
4= As pajtohem as nuk pajtohem
5= Deri diku pajtohem
6= Pajtohem
7= Fuqimisht pajtohem
1. Unë i dij mirë anët e mija të forta._____
2. Njerëzit e tjerë i shohin anët e forta që unë kam._____
3. Unë i njohë gjërat që jam i/e mirë ti bëjë._____
4.Unë duhet të mendoj rreth asajse cka janë anët e mija të forta._____
5.Unë gjithmonë përpiqem që të përdorë anët e mija të forta._____
7. Unë arrijë atë që dua duke i përdorur anët e mija të forta._____
8. Përdorimi i anëve të forta të mija vjen natyrshëm tek unë._____
9. Eshtë e lehtë të gjej anët e mija të forta në gjërat që unë dua t’i bëjë._____
10. Unë jam në gjendje të përdori anët e mija të forta në shumë mënyra të ndryshme._____
Tregoni sa përqind mendoni se keni njohuri, dhe sa përqind i shfrytëzoni ato?
0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%
Njohuri=______
Përdorni=_______
Njohuritë tek adoleshentët 16
Aneksi2- Pyetësoriorigjinal në gjuhën angleze
Njohuritë tek adoleshentët 17
Strengths Use a current Knowledge Scale
The following questions ask you about your strengths, that is, the things that you are able to do well
or do best.
1= Strongly disagree
2= Disagree
3= Slightly disagree
4= Neither agree nor disagree
5= Slightly agree
6= Agree
7= Strongly agree
1. Other people see the strengths that I have .____
2. I know the things I am good at doing.____
3. I have the things I am good at doing.____
4. I have to think hard about what my strengths are.____
5. I known when I am at my best.____
6. I always try to use my strengths.____
7. I achieve what I want by using my strengths.____
8. Using my strengths comes naturally to me.____
9. I find it easy to use my strengths in the things I do.____
10. I am able to use my strengths in lots of different ways.____
Circle howmuch of your time do you spend using your strengths?
0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%
Knowledge =_____
Use=_____

Contenu connexe

En vedette

Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Arbenng
 
Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btkArbenng
 
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)Arbenng
 
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01Arbenng
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Arbenng
 
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekFushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekArbenng
 
Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Arbenng
 
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Arbenng
 
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Arbenng
 
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreElektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreArbenng
 
Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btkArbenng
 
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Arbenng
 
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktPyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktArbenng
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Arbenng
 
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Arbenng
 
Psikologjia
PsikologjiaPsikologjia
PsikologjiaArbenng
 
Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Arbenng
 
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Arbenng
 

En vedette (18)

Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
Juridikpptesteskript 130709210536-phpapp02
 
Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btk
 
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)
Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)
 
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01
Arkitekturppteste 130709205155-phpapp01
 
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
Psikologji pp-permbledhje-130709210646-phpapp01
 
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiekFushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
Fushat dhe valet_elektromagnetike_detyra_te_zgjidhura_fiek
 
Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01Fnappteste 130709210137-phpapp01
Fnappteste 130709210137-phpapp01
 
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02Fiekppteste 130709205838-phpapp02
Fiekppteste 130709205838-phpapp02
 
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01Fshmn sh-130709210249-phpapp01
Fshmn sh-130709210249-phpapp01
 
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazoreElektroenergjetika qarqet njëfazore
Elektroenergjetika qarqet njëfazore
 
Testi i ii btk
Testi i ii btkTesti i ii btk
Testi i ii btk
 
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
Fushat dhe valet em (provime me detyra te zgjidhura)
 
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bktPyetje dhe pergjigjje ne bkt
Pyetje dhe pergjigjje ne bkt
 
Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01Matematika12 130922140944-phpapp01
Matematika12 130922140944-phpapp01
 
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
Gjeometria deskriptive ushtrime_laboratorike_fim1
 
Psikologjia
PsikologjiaPsikologjia
Psikologjia
 
Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)Formulat trigonometrike 1 (2)
Formulat trigonometrike 1 (2)
 
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
Edukimprogram fillor-dhe-parashkollorpppyetje-130709204722-phpapp02
 

Similaire à Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1) (1)

Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownAnida Ago
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptxPUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptxShengjileSherifi
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XGersa_a
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteValbona Imeraj
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshencaAnida Rroshi
 
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptx
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptxTipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptx
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptxNevruzZogu1
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjikeeriona7
 
Prezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikPrezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikAnida Rroshi
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeBesfort N Haziri - Prishtine
 
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorPrezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorZekë Muqkurtaj
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitAda Mehmeti
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeAnida Ago
 
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetvetenManaging oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetvetenAlma Dimo
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësAnida Rroshi
 

Similaire à Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1) (1) (20)

Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptxPUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
PUNIMI SEMINARIK METODAT EMPIRIKE TE HULUMTIMIT.pptx
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
 
Ambicia e rinisë
Ambicia e rinisëAmbicia e rinisë
Ambicia e rinisë
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktivisteMësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
Mësimdhënia dhe zbatimi i pikëpamjeve konstruktiviste
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptx
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptxTipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptx
Tipet kerkimore punim Sasior vs Cilsor.pptx
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
 
Prezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritikPrezantim mendimi kritik
Prezantim mendimi kritik
 
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorPrezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
 
Verbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimitVerbëria dhe problemet e shikimit
Verbëria dhe problemet e shikimit
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
 
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetvetenManaging oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetveten
 
Memorje pemore
Memorje pemoreMemorje pemore
Memorje pemore
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
 

Plus de Arbenng

Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Arbenng
 
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Arbenng
 
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2Arbenng
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Arbenng
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Arbenng
 
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Arbenng
 
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02Arbenng
 
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Arbenng
 
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Arbenng
 

Plus de Arbenng (9)

Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
 
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
Mjeksipp pyetje-skripte-130709210638-phpapp02
 
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2Mekanika teknike 1 afate  te zgjidhura semestri 2
Mekanika teknike 1 afate te zgjidhura semestri 2
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01
 
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
Fizikanejeteneperditshme 120918030444-phpapp01 (1)
 
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
 
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02
002 p-faktetperprezantim-130619193746-phpapp02
 
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
Rrjetakompjuterikeleksion3 131021123111-phpapp02
 
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
Aksidentetrrugore 130624152519-phpapp01
 

Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1) (1)

  • 1. Njohuri, anë të forta Njohuritë tek adoleshentët 1 Lënda: Analiza dhe përpunimi i të dhënave Shkalla e përdorimit të dijeve dhe njohurive në anët e juaja të forta Profesor i lëndës: Dr. Mytaher Haskuka Studentja: Ariana Isufi Prishtinë, 2013 Universiteti i Prishtinës 26.08.2013
  • 2. Njohuritë tek adoleshentët 2 Përmbajtja Abstrakti………………………………………………………………………………………3 Hyrja………………………………………………………………………………………….4-6 Metodologjia………………………………………………………………………………….7-8 Rezultatet……………………………………………………………………………………..8-10 Diskutimi……………………………………………………………………………………..10-11 Referencat……………………………………………………………………………………12-13 Aneksi I………………………………………………………………………………………14-15 Aneksi II ……………………………………………………………………………………..16-17
  • 3. Njohuritë tek adoleshentët 3 Abstrakti Qështjet që përmbanë kjo shkallë janë të rëndësishme për tu njohur me përdorimin e njohurive tek adoleshentët. Qëllimi dhe arsyeja se përse jemi fokusuar në këtë qështje është ta kuptojmë se a i përdorin adoleshentët njohuritë e tyre, veqanërisht në aktivitetet e zhvilluara në shkollë, si dhe shpeshtësinë e herave që personi është i suksesshëm në zgjidhjen e punëve të ndryshme, me rastin e përdorimit të njohurive të tij. Kjo shkallë është aplikuar tek nxënësit e shkollave të mesme duke përfshirë vetëm një klasë me gjithsej 40 (dyzet) nxënës në komunën e Drenasit. Nga ta 18 apo (45%) ishin meshkuj dhe 22 apo (55%) ishin femra. Artikulli përmbanë rezultatet për konsistencën e brendshme e cila na del me një vlerë prej .521 që do të thotë një vlerë positive por jo e lartë. Duke pasur parasysh që rezultatet e marrura na informuan në detaje se shkalla e përdorimit të njohurive tek këta adoleshentë ishte mjaft e lartë, rekomandimi për këtë hulumtim do të ishte, që nxënësit të kenë përkrahje më të lartë veqanërisht nga mësimëdhënësit.
  • 4. Njohuritë tek adoleshentët 4 Hyrja Njohuritë janë gjëja më thelbësore në jetën e njeriut për të arritur sukseset e tij. Shpesh hasim të dëgjojmë bisedat mes nxënësve të cilët thonë: kam njohuri rreth lëndës, prandaj edhe kam arritur sukses. Kjo shkallë matë e përdorimin të njohurive tek njerëzit. Autorë të kësaj shkalle janë: Reena Govindji dhe Alex Linley (2007). Në hulumtimin e tyre gjithsej kishte 214 student të kolegjeve (129 femra dhe 85 meshkuj) duke përfshirë psikologjinë (42.1%), të shkencës (20.4%), humanizmit (6.3%) dhe nga shkencat politike (4.1%). Mosha e tyre mesatare ishte 22.78 vjeq, SD=7.90, kryesisht ishin nga një sfond i bardhë etnik (64%), përfaqësitë e ardhshme ishin 20% Indian, 4% kinez. Nga këta pjesëmarrës 79.6% ishin të pamartuar dhe 10.95 të martuar. Artikulli apo deklaratat maten nga shkalla 1-7. Në vitet e fundit hulumtimet e reja nga fusha e psikologjisë positive kanë siguruar mbështetje shkencore për përfitimet e njerëzve si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre. Kur flasim për përfitimet e njerëzve fjala është për një jetë më të lumtur, persona që kanë vetëbesim të lartë, janë më energjik dhe vital, janë më të angazhuar në punë, përjetojnë më pak stres etj. Këtë na e dëshmon edhe Seligman, Steen, Park dhe Peterson (2005), të cilët kanë gjetur se njerëzit të cilët kanë përdorur anët e tyre të forta raportuan nivele më të larta të lumturisë dhe nivele të ulëta të depresionit. Gjetje të ngjashme kanë raportuar edhe Proctor, Maltby dhe Linley (2009) në një studim me 135 studentë të universiteteve . Ky studim ka ekzaminuar dy aspekte të përgjithshme: 1. Të njohuive dhe 2. Përdorimit të tyre.
  • 5. Njohuritë tek adoleshentët 5 Studimi i (Wood, Linley, Maltby dhe Hurling, 2012), dëshmoi se njerëzit të cilët i përdorin anët e forta të tyre dhe njohuritë e tyre kanë më pak stres. Ata këtë e aplikuan tek një mostër e përbërë prej 207 studentëve përgjatë gjashtë muajsh. Kurse (Minhas,2010), për një periudhë disa javëshe në një studim të realizuar me një grup studentësh ka gjetur se njerëzit të cilët përdorin njohuritë e tyre raportuan nivele më të larta të vetërespektit. (Linley, Nielson,Wood & Diener,2010), me studimin e tyre na treguan se përdorimi i njohurive përpos që na ndihmon në realizimin e qëllimeve na bënë mirë edhe sa i përket anës psikologjike dhe si rezultat i kësaj ne ndihemi më të lumtur dhe më të përmbushur. Studime të ngjashme gjejmë edhe tek (Stefanyszyn, 2007), i cili thekson se njerëz të ndryshëm nga 34 organizata dhe nga 29 vende të këshilleve të ndryshme, të cilët i përdornin njohuriritë e tyre, performanca tek ta ishte më e lartë 36.4%, ndërsa kur ata vepronin ndryshe nga njohuritë e tyre u theksua një rënje deri në 26.8%. Po ashtu rezultatet e marrura tregojnë se sa më shumë që ata i përdorin njohuritë e tyre aq më shumë qëndrojnë në kompani. Njeriu bëhet më parashikues i biznesit me rastin e përdorimit të njohurive të tij argumenton (Harter, Schmidit dhe Hayes, 2002). Përkrahje për rritjen e suksesit professional me rastin e përdorimit të njohurive të tyre kemi edhe nga (Peterson dhe Seligman,2004). Ndërsa pohimin se përdorimi i njohurive ka aplikim në profesion dhe në jetë e mbështetë edhe (Buckhingham dhe Clifton,2001). Hulumtimi është bazuar në të kuptuarit e adoleshentëve për përdorimin e njohurive të tyre në aktivitetet e zhvilluara në shkollë dhe gjithashtu si ndihen ata me rastin e përdorimit të këtyre njohurive.
  • 6. Njohuritë tek adoleshentët 6 Hulumtimi është zhvilluar mbi hipotezën: Përdorimi i njohurive tek adoleshentët, ndikon në anët e tyre të forta. Anët e forta në bazë të literaturës që kam poseduar nënkuptojnë disa anë pozitve tek individi si: sinqeriteti, thjeshtësia, morali të cilat rrisin nivelin e kënaqshmërisë së jetës. Me qëllim të nxjerrjes së përgjigjeve sa më të qarta dhe sakta kam shtuar disa pyetje hulumtuese, të cilat kanë gjetur mbështetjet e përmendura më lartë. 1. Unë arrijë të punoj mirë në mënyrë të pavarur? 2 .Unë jam i/e aftë të propozoj diskutoj dhe të interpretojë gjëra që lidhen me veprimtaritë e zhvilluara në shkollë? 3. Unë jam i/e aftë të përzgjedhë alternativën më të mirë në një situatë të dhënë? 4. Pjesëmarrja ime e vazhdueshme në aktivitetet e zhvilluara në shkollë ka bërë që suksesi im të rritet? 5. Unë shprehem i/e gatshëm/e t’ju ndihmoj shokëve nëse kanë paqartësi në lëndët mësimore? 6. Unë jam i/e aftë të shprehë njohuritë e mija edhe në gjërat e kërkuara me shkrim? 7. Jam i/e gatshëm/e të jap përgjigje në pyetjet e parashtruara nga profesorët? 8. Unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës? Këto 8 pyetje masin njohuritë e nxënësve në shkollë. Kurse 4 pyetjet e mëposhtme masin rritjen e kënaqësisë së jetës tek nxënësit si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre: 1. Ndihem mirë kur iu ndihmoj shokëve/shoqeve në mësime? 2. Sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit? 3.Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit disi më rritet vetërespekti? 4. Arritja me sukses e disa gjërave më mbushë plot gjallëri, dhe më inkurajon edhe më tej?
  • 7. Njohuritë tek adoleshentët 7 Metodologjia Pjesëmarrësit: Testi është zbatuar tek gjithsej 40 (dyzet) nxënës të klasës së një njëmbëdhjetë të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Drenasit. Ky test është realizuar në kuadër të lëndës: Analiza dhe përpunimi i të dhënave. Sa i përket respondentëve 18 nga ta ishin meshkuj apo 45%, kurse 22 ishin femra apo 55%. Që të gjithë pjesëmarrësit ishin nga një sfond i bardhë etnik. Mosha mesatare e tyre ishte 15-19 vjeq, nga gjithsej 40 respondentë asnjëri nuk ishte i martuar. Nga ta 29 ishin banorë të fshatërave të kësaj komune kurse 11 jetonin në Qytet. Instrumentet: Kërkimi është realizuar nëpërmjet pyetësorit. Kam përzgjedhur dizajnin ndërsektorial dhe tipin e mostrës joprobabile, pra mosrën e qëllimtë. Analizat e të dhënave janë nxjerrur nëpërmjet programit SPSS. Para se mostra e zgjedhur të plotësonte pyetësorin unë së pari kam zgjedhur 13 nxënës që ta bëja një pilot test në mënyrë që të sigurohesha se pyetjet ishin të qarta dhe të kuptueshme. Sa i përket të dhënave demografike, nxënësit janë pyetur për moshën, gjininë, gjendjen shëndetësore, vendbanimin dhe statusin. Procedura: Pyetësori është zbatuar në fund të muajit maj, të vitit 2013, dhe është zhvilluar në minutat e para të orës mësimore. Për ta realizuar qëllimin e hulumtimit tim më është dashur të kontaktoj së pari drejtorin e shkollës, pastaj profesorin para fillimit të orës mësimore në mënyrë që t’i kërkoja leje për disa minuta dhe gjithashtu mora edhe miratimin nga nxënësit. Koha e parashikuar për plotësimin e pyetësorit ka qenë 10 minuta megjithatë disa nxënësve iu është dashur kohë shtesë dhe poashtu sqarime individuale lidhur me pyetjet e pyetësorit. _______________________ 1Pyetësorine gjeni në aneks
  • 8. Njohuritë tek adoleshentët 8 Procesi etik: Para se nxënësit të fillonin me plotësimin e pyetësorit ata ishin të informuar se pjesëmarrja ishte vullnetare dhe jo e obligueshme, gjithashtu ishin të njoftuar për anonimitet, konfidencialitet dhe tërheqje kurdo që ata do të dëshironin, megjithatë që të gjithë nxënësit u shprehen të gatshëm të merrnin pjesë, madje ishin kurreshtar të plotësonin një pyetësorë të tillë pasi që për shumicën e nxënësve ishte hera e parë. Rezultatet Fillimisht që të gjithë pjesëmarrësit iu ishin pëgjigjur të gjitha pyetjeve. Ata përfshiheshin nga mosha 15-19 vjeq. Meshkuj ishin gjithsej 18 apo 45.0%, kurse femra 22 apo 55.0%. Sa përket nivelit të edukimit që të gjithë vijonin shkollën e mesme. Asnjëri nga ta nuk ishte i martuar, ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore 15 nga ta apo 35.5% kishin gjendje të shkëlqyeshme, 18 apo 45.0% kishin gjendje shumë të mirë, 6 apo 15% të mirë dhe 1 apo 2.5% të kënaqshme. Nga ta 29 apo72.5% banonin në fshat kurse, 11 apo 27.5% në qytet. Sa i përket vendlindjes 24 nga ta i përkisnin qytetit apo 60.0% kurse 16 fshatit apo 40%. Përmes këtij hulumtimi është synuar të vlerësohen edhe një sërë qështjesh rezultatet e të cilave janë me sa vijon: Sa i përket pyetjes: Unë arrijë të punoj mirë në testet e mbajtura në shkollë në mënyrë të pavarur, 2% e respondentëve nuk janë pajtuar fuqimisht, 4.9% nuk janë pajtuar, 6.2% nuk janë pajtuar deri diku, 20% janë pajtuar dhe fuqimisht janë pajtuar 41.5%. Pyetjes se ata janë të aftë të propozojnë dhe diskutojnë qështje në shkollë 16.1% janë pajtuar deri diku, 34% janë pajtuar kurse 43.9% janë pajtuar fuqimisht.
  • 9. Njohuritë tek adoleshentët 9 Pyetjes se ata janë të aftë në përzgjedhjen e alternativës më të mirë për një situatë të dhënë, 48% janë përgjigjur se pajtohen, kurse 52% janë pajtuar fuqimisht. Pyetjes se pjesëmarrja në aktivitetet e zhvilluara në shkollë iu ka ndihmuar në rritjen e suksesit, 9.8% të pjesëmarrësve kanë qenë neutral, 38% janë pajtuar kurse 53% janë pajtuar fuqimisht. Se a shprehen ata të gatshëm t’ju ndihmojnë shokëve në ndonjë paqartësi, 78% e respondentëve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 38.5% e tyre janë pajtuar, kurse 9% kanë qenë neutral. Për pyetjen se a janë të aftë ata të shprehin njohuritë e tyre edhe në gjërat e kërkuara me shkrim 59% të tyre janë pajtuar fuqimisht, 24% e tyre janë pajtuar, 13% kanë qenë neutral kurse 4% nuk janë pajtuar fuqimisht. Se ata janë të gatshëm të përgjigjen saktë gjatë procesit mësimorë janë pajtuar 30% e respondentëve, 10% kanë qenë neutral, 10% janë pajtuar deri diku, 50% e tyre janë pajtuar fuqimisht. Pyetjes unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës, 56% e respondentëve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 18% kanë qenë neutral, 9.5% e tyre nuk janë pajtuar, kurse 14.9% janë pajtuar deri diku. Kurse pjesa tjetër e pyetjeve merr këto përgjigje: Ndihem mirë kur ju ndihmoj shokëve në mësime, 94% janë pajtuar fuqimisht, kurse vetëm 6% e tyre kanë zgjedhur alternativën pajtohem.
  • 10. Njohuritë tek adoleshentët 10 Pyetjes sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit, 88.9% e respondentëve janë pajtuar fuqimisht, kurse 11.1% kanë zgjedhur alternativën se pajtohen. Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit, disi më rritet vetërespekti, nga gjithsej 40 respondentë 78% e tyre janë pajtuar fuqimisht, 9.2% kanë qenë neutral, dhe 12% janë pajtuar. Pyetjes, arritja e sukseseve më mbushë plot gjallëri dhe më inkurajon, 97.5% e pjesëmarrësve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, kurse 2.5% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur alternativën se pajtohen. Konsistenca e brenshme ka rezultuar me vlerën prej .521 që nënkuptojmë se është një vlerë positive por jo e lartë. SD ka dalur 4.796, kurse varianca 22.99. Diskutimi Përfundimet: Rezultatet e fituara nga ky hulumtim kryesisht e mbështesin hulumtimin tonë, mund të themi se përdorimi i njohuirve sjellë përfitime të mira, jo vetëm në aspektin e disa situatave të caktuara si p.sh. dhënja e një përgjigje të saktë për pyetjen e një profesori, por edhe më gjerë, gjë që bënë të rriten ndjenjat positive dhe lumturia të rritet në nivele më të larta. Rezultate të ngjashme kemi edhe nga (Linley, Nielson, Wood dhe Diener, 2010). Pra mund të themi se kjo hipotezë është valide pasi gjenë mbështetje nga të dhënat e mbledhura. Mirëpo kur flasim për validitetin e këtyre përfundimeve, duhet pasur parasysh disa kufizime, të cilat mund të kenë ndikuar në këto rezultate.
  • 11. Njohuritë tek adoleshentët 11 Kufizimet: Numri i mostrës ishte shumë i vogël. Kufizim në këtë hulumtim ishte se nxënësit vetëm para 30 minutash para se te mbanin një test në një lëndë mësimore filluan ta plotësonin pyetësorin tim gjë që stresi mund të ketë ndikuar në mos përqëndrimin e duhur, dhe në raportimin jo të saktë të përgjigjeve. Rekomandime: Do të sugjeroja që numri i pjesëmarrësve apo mostra të jetë më e madhe në mënyrë që të sigurohet validiteti i jashtëm. Përfshirje të personave me mosha të ndryshme, profesione të ndryshme nga grupe etnike të ndryshme dhe po ashtu mbipëfaqësim të të dy gjinive në mënyrë të përafërt.
  • 12. Njohuritë tek adoleshentët 12 Referencat Buckingham, M. & Clifton, D. (2001). Character strengths and virtues. New York: Free Press. Govindji, R., & Linley,P.A. (2007). Strengths use, self-concordance and well-being: Implications for strengths coaching and coaching psychologists. International Coaching Psychology Review, 5 (1), 8-17. Linle, P.A., Nielson , K.M., Gillett, R., & Biswas-Diener, R., (2001). Using signature strengths in pursuit of goals: Effects on goal progress, need satisfaction, and well-being and, implications for coaching psychologists. International Coaching Psychology Review, 5 (1), 8-17. Minhas, G.( 2010). Developing realised and unrealised strengths: Implications for engagement, self-esteem, life satisfaction and well-being. Assessment and Development Matters, in press. Marter, J.K., Schmidit, F.L., & Hayees, T.L.(2002). Business-unit-level relationship between employee engagement, and business outcomes: A meta-analysis. Journal of applied Psychology,87, 268-279. Peterson, C. & Seligman, M.E.P.(2004). Character strengths and virtues. New York: Oxford University Press Proctor, C., Maltby, J., Linley, P.A. (2009). Strengths of character and well-being health-related quality of life: Journal of Happiness Studies, 10, 583-630. Seligman, M.E.P , Steen,Ta., Park, N.& Peterson, C.(2005). Positive psychology progress: Empiricial validation of interventions. American Psychplogist, 60, 410-421.
  • 13. Njohuritë tek adoleshentët 13 Stefanyszyn, K. (2007). Norvish Union changes focus from competencies to strengths, Strategic HR Review, 7, 10-11. Wood, A.M., Linley, P.A.,Maltby,. J.,& Hurling , R.(2010). Use a positive psychological strengths leads to less stress and greater self-esteem, vitality and positive affect over time: A three wave longitudinal study and validation of the Strengths Use Scale.
  • 14. Njohuritë tek adoleshentët 14 Aneksi1 - Pyetësori origjinal i përkthyer në shqip
  • 15. Njohuritë tek adoleshentët 15 Pyetjet e mëposhtme kërkojnë nga ju që të përgjigjeni për anët e juaja të forta . 1= Fuqimisht pajtohem 2= Nuk pajtohem 3= Deri diku nuk pajtohem 4= As pajtohem as nuk pajtohem 5= Deri diku pajtohem 6= Pajtohem 7= Fuqimisht pajtohem 1. Unë i dij mirë anët e mija të forta._____ 2. Njerëzit e tjerë i shohin anët e forta që unë kam._____ 3. Unë i njohë gjërat që jam i/e mirë ti bëjë._____ 4.Unë duhet të mendoj rreth asajse cka janë anët e mija të forta._____ 5.Unë gjithmonë përpiqem që të përdorë anët e mija të forta._____ 7. Unë arrijë atë që dua duke i përdorur anët e mija të forta._____ 8. Përdorimi i anëve të forta të mija vjen natyrshëm tek unë._____ 9. Eshtë e lehtë të gjej anët e mija të forta në gjërat që unë dua t’i bëjë._____ 10. Unë jam në gjendje të përdori anët e mija të forta në shumë mënyra të ndryshme._____ Tregoni sa përqind mendoni se keni njohuri, dhe sa përqind i shfrytëzoni ato? 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Njohuri=______ Përdorni=_______
  • 16. Njohuritë tek adoleshentët 16 Aneksi2- Pyetësoriorigjinal në gjuhën angleze
  • 17. Njohuritë tek adoleshentët 17 Strengths Use a current Knowledge Scale The following questions ask you about your strengths, that is, the things that you are able to do well or do best. 1= Strongly disagree 2= Disagree 3= Slightly disagree 4= Neither agree nor disagree 5= Slightly agree 6= Agree 7= Strongly agree 1. Other people see the strengths that I have .____ 2. I know the things I am good at doing.____ 3. I have the things I am good at doing.____ 4. I have to think hard about what my strengths are.____ 5. I known when I am at my best.____ 6. I always try to use my strengths.____ 7. I achieve what I want by using my strengths.____ 8. Using my strengths comes naturally to me.____ 9. I find it easy to use my strengths in the things I do.____ 10. I am able to use my strengths in lots of different ways.____ Circle howmuch of your time do you spend using your strengths? 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Knowledge =_____ Use=_____