Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese

4 947 vues

Publié le

Punim Seminarik nga lenda E Drejta Kushtetuese

Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti"

Fakullteti Juridik

2014

Publié dans : Droit
  • Soyez le premier à commenter

Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese

  1. 1. UNIVERSITETI I PRIZRETNIT UNIVERSITY OF PRIZREN „UKSHIN HOTI“ FAKULTETI JURIDIK FACULTY OF LAW PUNIM SEMINARIK 1 Lënda: E drejta kushtetuese Tema: Partitë politike Profesor: Student/i/ja: Dr.sc. Kadri Kryeziu Arbër Susuri Asistent: Blendi Katana Prof.ass. Petrit Nimani Ramadan Skenderaj Edmond Hoti Leonit Krasniqi Nëntor 2014, Prizren
  2. 2. Përmbajtja : 1. Pjesa hyrëse................................................................................................................3 2. Ç’kuptojmë me parti politike ?...................................................................................4 3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike........................................................................5 4. Funksionet e partive politike.......................................................................................6 5. Llojet e partive politike...............................................................................................7 6. Përfundimet................................................................................................................9 7. Literatura...................................................................................................................10 2
  3. 3. 1. Pjesa hyrëse Ky punim seminarik me temën ” Partitë politike ” ka për qëllim që të ofroj sa më shumë të dhëna për partitë politike, lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet. Partitë politike në vazhdimësi kanë qenë objekt studimi nga autorë të ndryshëm, duke filluar nga paraqitja – lindja e tyre e gjerë në ditët e sotme, kjo për arsye se ato përbëjnë një nga çështjet më të ndjeshme të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi, ngase nga partitë politike varen liritë dhe të drejtat themelore individuale dhe komunitare. Sa më të organizuara dhe demokratike të jenë partitë politike aq më i fuqishëm dhe demokratik do të jetë vendi – shteti. Si kategori politike - sociale kane karakter evulativ – zhvillues ngase ato vazhdimisht zhvillohen dhe transformohen. Evoluimi i tyre në të gjitha rastet ka qenë i kushtëzuar nga zhvillimi i përgjithshëm shoqëror. Paraqitja e partive politike është si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si instrument më i fuqishëm në zhbërjen e monarkisë absolute feudale. Për të qenë sa më më i plotë, përmbledhes dhe permbajtesor punimi seminarik është ndarë në disa pjesë – kapituj. Punimi e ka pjesën hyrëse ( fq 3 ), pjesët kryesore ( fq. 4 – 8 ) ku ofrohen të dhëna të bollshme rreth partive politike (lindjen, zhvillimin, funksionet dhe llojet), përfundimet - rekomandimet ( fq 9 – 10 ) dhe në fund pjesën bibliografike. Literatura bazë e konsultuar ka qenë e autorit Prof.Dr. Arsim Bajrami, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005. Një ndihmesë të madhe në pregatitjen e këtij punimi seminarik kanë qenë edhe udhëzimet e marrura nga Prof.ass. Petrit Nimani (Këshilla për hartimin e seminareve). Gjithashtu kemi shfrytëzuar edhe literaturë të ndryshme dhe materiale nga interneti ( programet politike të partive). 3
  4. 4. 2. Ç’kuptojmë me parti politike ? Teoricientë të ndryshëm të cilët janë marrë me problematikën e partive politike kanë mendime të ndryshme lidhur me përkufizimin e nocionit “parti politike” . Sipas një përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuara në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”. Një tjetër politikolog i njohur G.Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”. Politikologu Hasbahuva thekson se partitë politike paraqesin bashkimin e njerzëve me bindje dhe qëllime të njejta politike me qëllim të marrjes të pushtetit qëndror dhe realizimin e qëllimeve të tyre politike. Nisur nga këto përkufizime mund të përfundojmë se një organizim për tu përkufizuar s’i parti politike minimalisht, sipas shumicës së autorëve duhet t’i plotësoj këto kërkesa :  Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë;  Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike;  Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje;  Të ushtrojnë ndikimin e tyre politikë në kuadër të institucioneve të sistemit parlamentar, duke ju nënshtruar konkurrencës pluraliste politike me partitë tjera politike,  Të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të 4 gjitha fushat e jetës publike,  Veprimtarin e vetë publike – politike ta zhvillojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e shtetit,  Të kultivojnë tolerancë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe vlerat të tjera demokratike etj.
  5. 5. 3. Lindja dhe zhvillimi i partive politike “ Partitë politike si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten në shekullin XIII si produkt i përpjekjeve të forcave progresive për aplikimin e parlamentarizmit si mjet i kundërvënies ndaj absolutizmit të monarkive feudale . “ Si kohë e paraqitjes së formave të para embrionale të partive politike merret viti 1215, kur në Anglia miratohet Karta e Madhe e Lirive, si dokument i parë historik me të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut”1. Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e gjerë në shekullin e XIX, është koha e ndërtimit dhe fuqizimit të ngadalshëm të partive politike në skenën politike, ngaqë ato nuk kanë qenë të organizuara dhe të strukturuara, nuk kanë patur aktivitet të planifikuar dhe të organizuar. Në kuptimin e tyre bashkkohor për herë të parë partitë politike paraqiten në Angli, e cila konsiderohet si vendlindja e demokracisë parlamentare. Pas Anglisë partitë politike u themeluan edhe në vende të tjera si Francë, Gjermani, Itali, SHBA etj. Partia “tory” ( sot konservative ) dhe partia e “vigve” ( sot liberale ) janë dy nga partitë më të vjetra në Angli. Ndërsa në SHBA Partia Demokratike (1792) dhe Partia Republikane (1854) konsiderohen dy nga partitë më të hershme, ndërsa në Francë është Partia Republikane. Me të drejtë shtetet e lartshënuara mund të konsiderohen si shtete të konsoliduara demokratike dhe me sistem parlamentar funksional ngase kanë traditë të hershme politike dhe parlamentare. Në shumë shtete të Europës partitë politike kanë filluar të paraqiten dhe organizohen në mënyrë strukturore në periudhën e mëvonshme. Në veçanti në fillimet e shekullit XX siç është rasti me Rusinë, Ish-Jugosllavinë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Në Shqipëri partitë politike janë më të vonshme, ato datojnë në kohën e pas Luftës së Parë Botërore përkatësishtë në vitet e XX të shekullit të kaluar, ku vepronin dy forca kryesore politike, Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Në vitin 1923 këto dy parti u shpërbënë dhe u krijuan qartazi dy grupime të reja politike – ideologjike : Grupi qeveritar i Ahmet Zogut ( konsiderohej i djathtë dhe kërkonte ndryshime graduale në vend) dhe Grupimi opozitar i Fan Nolit ( e majta – kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore dhe bashkimin e trojeve të mbetura me Shqipërinë, gjë që do të çonte vendin në një luftë të re ). Pas Luftës 1 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.161 5
  6. 6. së Dytë Botërore për më shumë se katër dekada në skenën politike në Shqipëri dominoi Partia Komuniste Shqiptare. Pas instalimit të demokracisë ( 1990 ) në skenën politike në Shqipëri dominojnë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim etj, dhe mund të konkludojmë se pluralizmi politik në Shqipëri është dinamik dhe i konsoliduar. Sa i përket Republikës së Kosovës partitë politike janë funksionalizuar pas vitit 2000. Gjer në këtë kohë pasi çë Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia në skenën politike kanë vepruar partitë politike me orientime pro serbe ( 1920 – 1941 Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike Serbe, nga viti 1945 – 1990 Partia Komuniste ). Në vitin 2000 e në vazhdim në Kosovë janë formuar shumë parti politike të cilat e aktivitetin e vet publik e politik kontribuojnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit: Lidhja Demokratike e Kosovës ( e themluar në vitin 1990 – e cila ka vepruar edhe në periudhën e pushtimit serb të Kosovës ), Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetvendosje, Nisma për Kosovën, Bashkimi Demokratik, dhe partitë e tjera. 4. Funksionet e partive politike Çështja e funksioneve dhe e kapaciteteve të partive politike gjithashtu është objekt i diskutimeve në mesin e shumë teoricientëve dhe autorëve të tjerë. Për të marr pjesë në mënyrë të sukseshme në proceset politike dhe për të kontribuar në konsulidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit, partitë politike duhet t’i demonstrojnë disa funksione – kapacitete:  Funksioni i politikbërjes ( partitë shprehin pritjet e publikut dhe kërkesat e grupeve 6 sociale );  Funksioni i përzgjedhjes ( përzgjedhin personat dhe i prezentojnë ata si kandidatë për zgjedhje );  Funksioni i socializimit dhe pjesmarrjes ( krijojnë lidhje midis qytetarëve dhe sistemit politik, mundësojnë pjesmarrjen politike të individit dhe grupeve të interesit);
  7. 7.  Funksioni politik ( marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të fitojnë pozita politike 7 dhe të pushtetit );  Funksioni i legjitimimit ( kontribuojnë në edukimin e qytetarëve në respektimin, kushtetues, ligjor dhe sistemit politik në përgjithësi ). ” Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive partitë politike luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Në përgjithësi, duke u fokusuar në partitë politike dhe sistemet partiake duhet të theksuar se ato determinojnë konsolidimin demokratik dhe cilësinë e atij sistemi ”2. ” Kontributi i partive politike dhe të elitave politike në funksionimin e regjimit demokratik është i madh, sepse këto kanë penguar shfaqjen e alternativave të tjera siç janë sundimi ushtarak, politika burokratike, dominimin e lobit dhe kështu me radhë ”3. 5. Llojet e partive politike ” Në shkencën dhe teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike. Duke mos mohuar bazueshmërinë e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me këtë rast ne do të bëjmë tipizimin e tyre nga aspekti i trajtimit të tyre si subjekte parlamentare. Nisur nga kjo të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër kritereve kryesore: 1. Në bazë të orientimit të tyre në program; 2. Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror; 3. Në bazë të veprimit parlamentar dhe 4. Në bazë të kritereve të tjera.”4 2http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndikimi_ipartive_politike_nekonsolidim in_demokratik.pdf 3 Pirdham, Geoffrey: Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore),New York, 2003, Fq 57 4 Bajrami Arsim: Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005, fq.165
  8. 8. Në bazë të orientimit programor partitë politike ndahen në dy grupime të mëdha: Partitë politike majtiste ( angazhohen për masa liberale - sociale në shoqëri, reforma evolutive, krijimin e shoqërisë sociale të bazuar në mirqenie politike dhe ekonomike të qytetarëve – partitë socialiste, partitë socialdemokrate ). dhe Partitë politike djathtiste ( angazhohen për shtet kombëtar të bazuar në shtetin e fortë juridik, e me ekonomi liberale – partitë konservatore, partitë radikale, partitë liberale, partitë republikane ... ). Gjithashtu sipas orientimeve programore ekzistojnë edhe Partitë politike të qendrës ( konsiderohen të balancuara, të moderuara ngase me veprimet e tyre politike angazhohen për metoda demokratike të veprimit politik dhe zakonisht mbajnë qëndrime të balancuara – partitë demokratike, partitë liberaldemokratike etj ). Sipas raportit të partive politike me pushtetin shtetëror, dallojmë dy lloj të partive: partitë politike në pushtet – pozita ( janë ato parti të cilat udhëheqin me institucionet e pushtetit ) dhe partitë politike në opozitë – opozitare ( marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë një numër të caktuar të deputetëve por nuk përfaqësohen në institucionet ekzekutive – qeveri ). Në bazë të veprimit parlamentar, partitë politike ndahen në parti parlamentare ( janë të gjitha ato parti përfaqësohen në parlamentin e një vendi ) dhe partitë jashtparlamentare (janë të gjitha ato parti marrin pjesë në zgjedhje por nuk e kalojn pragun zgjedhor – nuk arrijnë të fitojnë mandate në parlament). Partitë politike mund të klasifikohen edhe sipas këtyre kritereve: në bazë të luftës së tyre klasore ( partitë punëtore, partitë borgjeze ), në bazë të tubimit të antarësisë ( nacionale, fetare, regjionale etj ), në bazë të numrit të antarëve ( kadrovike dhe masovike ), në bazë të disiplinës partiake ( parti të centralizuara, parti elastike ) etj. Partitë politike pavarsisht llojit të tyre në njërën apo formën tjetër përfaqësojnë vullnetin politik të sovranit – qytetarëve ( popullit ) dhe në këtë mënyrë mundësohet demokracia përfaqësuese si një nga format më të përshtatshme të qeverisjes. ” Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri, aq më shumë mundësi krijohen për të nxitur çështjen e tij. ” 5 .. 5 Malnes Raino, Midgaard Knut: Filozofia Politike, Prishtinë, 2007, fq.175 8
  9. 9. 6. Përfundimet 1. Paraqitja e partive politike është rezultat i angazhimeve dhe veprimeve të forcave progresive për instalimin e parlamentarizmit si instrument i kundërshtimit të monarkive absolute feudale. 2. Veprimi politik i partive politike përbën themelet e demokracisë parlamentare dhe funksionale. 3. Partitë politike përmes veprimit parlamentar kontribuojnë në ndërtimin dhe funksionalizimin e strukturave shtetërore të një shteti ( parlamentit, qeverisë, organeve të pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike ). 4. Për të qenë të sukseshme partitë politike duhet të kenë : struktura të organizuara, lidership, antarësin e tyre e cila varësisht nga numri e shpreh forcën e tyre reale. 5. Partitë politike aktivitetin politik publik për marrjen, udhëheqjen e pushtetit e zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve të lira, të drejtpërdrejta parlamentare dhe lokale. 6. Partitë politike duhet të jenë në gjendje të formulojnë – hartojnë një program politik përmes të cilit i artikulojnë interesat e zgjedhsve të tyre – qytetarëve. Programi politik i cili ju ofrohet votuesve pos që duhet t’i përmbush interesimet e qytetarëve, duhet të ndikoj në opinionet e tyre në mënyrë që partitë të fitojnë besimin e votuesit. 7. Partitë politike gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre politike publike duhet të respektojnë kushtetutshmërin dhe ligjet pozitive të vendit. 8. Partitë politike kontribuojnë në zhvillimin dinamik dhe shoqëror të vendit, kultivimin e dashurisë, respektit, ndershmërisë, barazisë, solidaritetit, lirive individuale, diversitetit ... 9
  10. 10. 7. Literatura 1. Bajrami Arsim, Demokracia Parlamentare, Prishtinë, 2005 2. Ferati Haxhi, Fila Llambra, Socialdemokracia Europiane dhe Rruga e Tretë, Prizren, 10 2004 3. Flamengo Ante, Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Prishtinë, 1971 4. Pirdham, Geoffrey, Securing Democracy Political Parties and Democratic Consolidation in Southern Europe, Routledge Sigurimi i Demokracisë Partitë Politike dhe Konsolidimin Demokratik në Evropen Jugore), New York, 2003 5. Material nga internet: http://www.kipred.org/advCms/documents/35061_Mergim_Berishaj_Cili_eshte_ndi kimi_ipartive_politike_nekonsolidimin_demokratik.pdf http://www.kas.de/wf/doc/kas_33531-1522-2-30.pdf?130214163003 http://www.dadalos.org/alb/parteien/grundkurs3/funktionen.htm http://www.ads.gov.mk/WBStorage/Files/poglavje04_AL.pdf

×