Publicité
Stresii
Stresii
Stresii
Stresii
Prochain SlideShare
Stresi Stresi
Chargement dans ... 3
1 sur 4
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Stresii

  1. Stresiështë një pasojë e pashmangshme e jetës, me një fjalë është kërkesandaj njeriut të cilës duhet t’u përshtatet. Stresi shpesh sjell pasoja negative, siç është ankthi, frika, tmerri, depresioni dhe konsumimi si dhe shumë sëmundje psikosomate etj. E vërtetaështë se njerëz të ndryshëm, madje edhe studiuesit e kuptojnë stresin në mënyratë ndryshme. Ju mund të shihni si stres vetë ndodhinë që e vlerësonisi kërcënuese apo të vështirë për t’u përballuar. Ju po ashtu mund të shihni si stres reagimet tuja ndaj kësaj apo asaj ndodhie. Dhe më tej: kur flisni për stresin ju mund të kini parasysh si ndodhinë ashtu edhe reagimet tuaja ndaj saj Siç e theksuam më lartë paaftësia e fituar për të ndihmuar vetenështë një nga reagimet e shumta ndaj stresit. Zakonisht çdo njeri e ka një ide se çfarë është stresi, ashtu atë e bënë të vështirë për ta përkufizuar apo definuar se çka është. Disa studiues e përshkojnë stresin si një ngacmues që na kërcënon. Të tjerët e shohin stresin si reagim të organizmit ndaj kërcënimeve të rrethit apo të mjedisit. Prapë disa të tjerët stresin dhe ankthin i barazojnë si reagime psikologjike ndaj stresorëve. Mos e harroni se stresi fillon në trurin tuaj. Ju perceptonidhe vlerësonidiçka si stresonte, me anën të kortek si t cerebral, pjesës më të sofistikuar të trurit, që realizon të menduarit. Dhe, menjëherë, korteksicerebraljepalarmin. Mesazhet urgjente nisen për poshtë, drejt hipotalamusit, – një strukturë trunore e vockëlsanjë bizele, por mjaft e rëndësishme. Uria, gjumi, dhimbja, nxitja seksuale, aktivitetihormonal, ruajtja e nivelit normal te funksioneve trupore (rrahja normale e zemrës, presioni normal i gjakut, temperaturë normale e trupit etj) – të gjitha këto aktivitetet jetike, kontrollohendhe rregullohen nga kjo strukturë e vockëltrunore. Por jo vetëmaq. Hipotalamusi përfshihet edhe në realizimin e emocioneve të tilla si zemërimi, frika, ankthi, kënaqësia dhe reagimet ndaj stresorëve. Për të qenë aktivë dhe produktivë keminevojë për pak stres. Por, po qe se na kaplon stresi i tepërt, atëherë duhet të bëjmë diçkaqë ta pakësojmë apo ta ulim (zbresim) Jeta e përditshme dhe rutina e saj na shkaktonshumë stres, po ashtu e përjetojmë stresin kur në jetën tonë ndodhin ndonjë ndryshim i madh ose i papritur. Me një fjalë çdo gjë që ju shkakton stres është një stresor. Tërmetiapo vdekjap.sh., janë ndodhi që shkaktojnë stres te të gjithë. Nga ana tjetër, grupi më i madh i stresorëve janë individuale.. kjo do të thotë se një ndodhi mund të jetë një stresor vetëmpër ju dhe jo për të tjerët, në varësitë rrethanës në të cilën ju ndodheni dhe në varësi të mënyrësse si e perceptonindodhinë. Në këtë pikëpamje, çdo gjë në mjedis përrethjush mund të jetë një stresor. Madje, edhe vetë emocionet dhe mendimet tuaja. Kjo është një arsye që shpjegon pse është e pamundur që të bëhet një klasifikim shterues i stresorëve.
  2. Stresi dhe ndryshimet jetësore, si fjala bie, pushimet, marrja e diplomës, martesa, ngritja e rrogës, ose gjetja e një pune të re mund të jenë burime madhore të stresit për shumë njerëz Krahas streseve fizike si sëmundjet, zhurma, temperaturat e skajshme, ka edhe disa shkaqe psikologjike të stresit, siç janë presioni, konfliktie ndryshme personale ose grupore dhe frustrimet Çrregullimi post-traumatik i stresit, ndodh atëherë kur presionet, konfliktet dhe frustrimet janë ndodhi të zakonshme të jetës sonë të përditshme. Megjithatë, disa herë njerëzit ndeshen me ngjarje të jashtëzakonshme të tilla si fjala vjen, lufta, dridhjet e tokës(tërmetet), aksidentet, përmbytjet apo ndonjë katastrofë tjetër. Njerëzit që përjetojnë ndodhi të tilla jashtëzakonshme stresuese mund të vuajnë nga çrregullimi post-traumatik i stresit, i cili karakterizohet nga të kujtuarit e përsëritur të ndodhive traumatike, shmangien e gjithçkaje që të kujton ato ndodhi, nxitje fiziologjike etj.. Njerëzit e tilla kanë prirje që të bëjnë gjumë të çrregullt dhe shpesh irritohen e bëhen agresivë. Por shpesh, individët që vuajnë nga çrregullimi post-traumatik i stresit kanë nevojë për ndihmë profesionale Në rastet e shumta njerëzit janë të aftë të përballojnë stresin por disa herë kanë më shumë vështirësi për t’u përshtatur. Numri dhe serioziteti i stresorëve ndikojnë në përmasën e stresit që përjetojmë. Zakonisht sa më të shumta të jenë ndodhitë që shkaktojnë stres dhe sa më seriozë të jenë, aq më shumë stres do të provojmë. Stresiështë më pakë kur ne jemi në gjendje ta parashikojmë atë, si bie fjala kur studenti e di se provimiishte parashikuar për nesër, ai duhet të ndjen më pak ankth sesa kur e merr veshnjë gjë të tillë kur futet në klasë. Zakonisht njerëzit që besojnë se kanë kontrollmbi situatën, përjetojnë më pak stres sesa ata që nuk e kanë këtë kontroll. Stresi dhe depresioni i njeriut të sotëm Njeriupa “unin” e vetë është porsi bima pa rrënjë dhe pa trung. Ai nuk lind me “unin” ose personalitetin e vetëspor formohet dhe zhvillohet gradualisht. Në të folmen e përditshme zakonisht shprehemi, se ky njeri apo ai e ka karakterine fortë ose është tip labilë! Në formimin e karakterit ndikon mes tjerash “trashëgimi” nga baba, nëna, gjyshja e stërgjyshërit, me një fjalë figurative këto janë ato rrënjët e degëzuara, prej kah thithë “trungu” – “uni” i njeriut dhe degët e degëzuara, fletët, lulet që janë të drejtuara kah dielli. Po ashtu për zhvillimin e shëndoshë një njeriut përpostrashëgimit ose rrënjëve të thella ndikon edhe mjedisi në të cilën jetojmë. Prandaj gjendemi përparapyetjesvendimtare: Si e pranoj vetvetensitë tillë, po ashtu si ndikon në mua bota e jashtme dhe ajo e brendshme, sa kam guxim të kacafytëmme jetën e përditshëm dhe i aftë për formimin e unit dhe karakterit tim? Bota në të cilën jetojmë është mjaft dinamike dhe e koklavitur, dhe njeriut i duhet për çdo ditë ta gjej baraspeshën e jetës. E cila është në
  3. mes vetvetesdhe trashëgimit, mes shpirtit dhe trupit (shëndetit), mes vetvetesdhe mjedisit, dhe në fund mes “unit” dhe vetvetes. Në këto katër dimensione është themeli i domosdoshëm për ta krijuar baraspeshën e jetës, e cila sjellë edhe fatlumturin e tij. Në qoftë se e vazhdojmë me pamje figurative, atëherë mund të themi se rrënjë janë ajo baza trashëgimit, kultura, gjuha, identiteti, religjioni etj. Përderisatrungu është “uni” karakterii njeriut, i cili mund me qenë i lëmuar, i drejtë, i shtrembëruar, me shumë nejçe, shkurtabiqe ose i hijshëm dhe madhështor. Kjo është ajo pamja e njeriut. Tipiose karakteret e ngurta rriten drejt në lartësi, por nuk kanë kurorë fare. Përderisa karakteret dinamike rriten në mënyrë madhërore dhe të fuqishme, si të duam ta mposhtin mjedisin. Karakteret e tipit ciklotimii adaptohen mjedisit apo rrethit, varësisht sipas rrethit, në qoftë se mjedisi i ngushton atëherë rritënnë lartësi, po qese u jepet më tepër liri zhvillohennë gjerësi (horizontalisht). Është e rëndësishme ta njohim strategjinë me të cilën i kundërvihemistresit ose së paku e lehtësojmë. Do ti numërojmë disa këshilla që vijojnë dhe besojse do te jene te mireseardhura per te gjithe keta lexueste devotshem:– Shmangu mjedisit dhe atyre që të nevrikosin. – Mos prit të pamundshmen. Po ashtu mos e merr punën ose ngjarjet tragjike, por përkushtojume vëmendje edhe ngjarjeve jo aq të rëndësishme. Në mjedisin e mërzitshëm është i mirëseardhur edhe humori. – Nganjëherë na duket se gjithçka ka marrë fund dhe nuk shohim rrugëdalje, në qoftë se shikon pak më mirë, do të shohësh se nuk është aq keq, siç e mendon. – Mos u ngarko me gjërat e panevojshme. Zakonisht ngarkohemi me brenga të pa nevojshme, duke paramenduar se mund të ndodhë kjo ose ajo fatkeqësiedhe në qoftë se ndodh nuk do të ndodhë aq tragjikisht siç e kemi menduar. – Ta krijojmë mënyrëne shëndoshë të jetës. Mos u ngarko me punë dhe kujdes të tepruar, por rezervoje kohën për afërmin tënd, po ashtu ndërto urat e miqësisë me ata që të duan dhe që do. – Mos e humb fuqinë në kurdisjen e hakmarrjes, as mos u zhyt në kujtimet e hidhura të kaluarës ose të së tashmes, po ashtu mos ia lehtëso vetestendosjen me alkool, me medikamente, por më mirë lirohu me gjimnastikë në ajrin e pastër ose bëre ndonjë vizitë asaj familjes që nga natyraështë optimiste. – Ndjenjat duhet t’i shikojmë në sy. Më mirë ta pranojmë se jemi të hidhëruar, të fyer, të brengosur ose të mërzitshëm, sesa i shtypim në sferën e nënvetëdijes. Por të kemi kujdes që ndjenjat të lirohen në mënyrë spontane dhe dinjitoze. – Fajtor jemi ne vetë në rastet e shumta, duke korrigjuar vetvetendhe raportet tona ndaj tjetrit ashtu do të ndërrohet edhe situata e krijuar. Sepse ai tjetri është pasqyrajonë. – Të mësohemi ta lirojmë trupin me ndonjë metodë relaksimi.
  4. Afërsisht 90% të gjitha sëmundjeve e kanë burimin në mendjen tonë ose në ide fikse, në disponimin e ndjenjave, në ngacmimet e ditës, dhe jo në tumorin e trurit, dhe jo në ndonjë sëmundje tjetër fizike. Njerëzit që vuajnë pothuaj tërë jetën, janë të sëmurë nga ideja që i pjekët në mendjen e tij, kjo ose ajo sëmundje. Njeriue ka çelësinnë duart e veta, sepse ai mund t’i jap vetes, familjes dhe rrethit shumë gjëra të mira, por sëmundjet që burojnë nga psikja e tij shumë herët e rrëzojnë dhe e përplasin për tokë. Nuk është ilaçi që shëron por psika e njeriut që shëron, gjithashtu i ndihmojnë njeriut si në shëndetin trupor ashtu edhe në kondicionin fizik dhe psikisht. Njeriu me një besim të gjallë, me një shpresë dhe me bindje pozitive ai i bëhet vetvetesmjek, po ashtu mund të bëhet edhe vrasësi vetvetes! Njeriuisotshëm është “azilant” ose “refugjat”, i vetvetes, dhe si i tillë nuk di të jetojë jetën që e ka në diskonim. Ai vuannga sëmundjet e llojllojshme siç është tensioni i lartë, depresioni, pesimizmi, neuroza, ngutësia, xhelozia, frikaetj. Po ashtu ai vuan edhe nga mungesa e kohës. Sepse shtëpia , familja, profesionidhe puna e kërkojnë kohëne vet, gjithashtu duhet kohë për shkollë dhe detyrashkollore, prapë duhet kohë për dashuri, po ashtu kohë për kujdesin e trupit dhe të shpirtit! Me një fjalë jeta është aq dinamike saqë e humb baraspeshën e jetës dhe sëmuret nga sëmundjet e llojllojshme si psikike, neuroze dhe psikosomatike etj.!
Publicité