SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  4
Télécharger pour lire hors ligne
Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007
bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
1
Montesori, arti dhe edukimi.
Vlerësimi i një personaliteti nuk matet vetëm nga sukseset në një fushë të caktuar, por edhe shtrirjen që
kërkon të gjejë në lidhje me hapësirat e jetës, duke u mbështetur fort në ndikimet e tyre pozitive. Këtu
mendoj se fillon edhe vlerësimi për Maria Montesorin në fushën e pedagogjisë, e cila në librin e saj
“Metoda e Montessorit” botim i 1912, flet për “Punën në ndërtimin e poçerisë dhe artin”, ku përmbushen
detyra edukative nëpërmjet ushtrimit të duarve në krijimin e objekteve me përdorim të gjerë. Kjo mundëson
akomodimin e syrit i cili ka një rol të rëndësishëm në zhvilimin e shikimit, por duke patur parasysh thënien
e Mikelanxhelos se; “Një njeri punon me mendjen e tij dhe jo me duart e tij”. Për këtë Montessori
vlerësonte eksperiencën e Frederik Frobel, edukator gjerman (Frederich Froebel 1782-1852), tek i cili, në
thelb të mendimit ishte dashuria për natyrën dhe besimi i brendshëm, që nuk kërkon kopjim modelesh sipas
mënyrës sonë të punimit, nuk kërkon që fëmijët të prodhojnë objekte përdorimi, as që të bëhen përmbushës
të qëllimit edukues më tepër se puna plastike dhe aktiviteti krijues, por të shërbejë për të studiuar psiqikën e
veçantë të fëmijës në prezantimin e veprimeve spontane të tij, pra jo për edukimin formal të tij.
Krahas eksperiencave të mëparëshme M.Montesori vlerësontë eksperiencat e bashkohësve, veçanërisht ato
të artistëve. Disa ushtrime që vlen të praktikohen në shkollë, për Maria Montessorin, janë ato që janë
perdorur në procesin mesimor prej një artisti, profesor Randone në “Shkollën e Edukimit Artistik”. Për
professor Randone shkolla dhe shoqëria kanë objekt edukimin e rinisë me respektin ndaj ambientit që i
rrethon, respektin ndaj objekteve, ndërtesave, monumenteve si pjesë e rëndësishme e edukimit qytetar. Gjë
e cila e ka shqetësuar Montesorin që prej themelimit të “Shtëpisë së Fëmijëve” për të mësuar saktësisht
fëmijët me detyrën për të mbrojtur muret, shkollën, ambientin përreth.
Sipas profesor Randone edukimi i fëmijës nuk mund të mbështetet në predikime teorike sterile të parimeve
ndërqytetare, ose mbi premtimet e marra nga fëmijët; por kjo duhet të procedohet vetëm nga një edukator
arti i cili duhet të udhëheqë rininë për të çmuar dhe dashuruar, dhe si pasojë respektuar, objektet dhe
veçanërisht monumentet dhe ndërtesat artistike. Si rrjedhojë “Shkollat e Edukimit Artistik” frymëzohen
prej një koncepti të gjerë artistik duke u përfshirë në riprodhimin e objekteve të cilët janë përgjithësisht
prezent në ambientin rrethues; duke studiuar historinë dhe para-historinë e punimeve të tyre.
Ndaj Montesori vlerëson Randone në sigurinë dhe qartësinë për të rindërtuar dhe rigjallëruar një formë të
artit, atë të poçarisë, arti i konstruktimit të vazove, i cili dikur ishte shkëlqimi i Italisë dhe e Firences.
Rëndësia arkeologjike, historike dhe artistike e vazove është shumë e madhe, thotë Montesor; - për arsyen e
thjeshtë se objekti i parë të cilin njerëzimi ndjeu t’i duhej ishte vazo, e cila erdhi me përdorimin e zjarrit,
dhe përpara zbulimit të prodhimeve të zjarrit. Në të vërtetë ushqimi i parë i racës njerëzore u gatua në vazo.
Një nga gjërat më të rëndësishme, etnikisht, në gjykimin e civilizimit të popullit primitiv është përsosmëria
e arritur në poçeri; në fakt, vazoja për jetën shtëpiake dhe sëpata për jetën shoqërore janë simbolet e para të
shenjta. Popujt të cilët janë zhvilluar në qytetërimin e tyre tregojnë ndjenjat e tyre për artin dhe ndjenjat e
tyre estetike gjithashtu në vazo të cilat janë shumëfishuar në pothuaj forma të pafund, ashtu siç ne shohim
në artin Egjiptian, Etrusk, dhe Grek, (këtu ka vend edhe për amforat e Dyrrahut Ilir). Montesori vlerësonte
punën e profesor Randone për njohjen e qytetërimit njerëzor, sipas motos historia e vazos ndjek historinë e
krijuesit të vet, por edhe për aftësimin e fëmijëve në punë që kërkojnë kulturë profesionale.
Për Montesorin ishte i rëndësishëm edhe prodhimi i tullave të zvogëluara nga fëmijët, dhe pjekja e tyre në
furrë dhe konstruktimi i ndërtimit të murit të zvogëluar me të njëjtat procese që muratorët përdorin në
ndërtimin e shtëpive, tulla që bashkohen me materialin e hedhur me bërdaf. Mbas ndërtimit të thjeshtë të
murit,-i cili është shumë tërheqës për fëmijët të cilët ndërtojnë atë, duke vendosur tullë mbi tullë, duke
mbivendosur rresht mbi rresht, më pas fëmijët kalojnë në ndërtimin real të shtëpisë, së pari, hapja e vendit
në tokë dhe, pastaj, realisht i konstruktuar me themel, pas një gërmimi të mëparshëm të një grope të madhe
në tokë nëpërmjet një shate dhe lopate të vogël. Këto shtëpi të vogla kanë hapësira që korrespondojnë me
dyer dhe dritare dhe janë të zbukuruara në faqet e tyre nga tjegulla të vogla të majolikave të ndricuara dhe
plot ngjyra, të cilat janë të prodhuara nga vetë fëmijët.
.M.Montesori pasi e adoptoi këtë metodë në “Shtëpitë e Fëmijëve” pas dy ose tri mësimesh nxënësit e
vegjël ishin entuziastë rreth strukturës së vazove dhe ata ruanin me shumë fanatizëm punimet e tyre, me të
cilat ata krenoheshin.
Montesori nuk mjaftohej vetëm me edukimin e fëmijëve 5-6 vjet, por studionte objektivat në fushën e
artit për t’u operuar me ato në procesin e mësimit në moshat e rritura, duke na trashëguar një
metodë efikase edhe në ditët e sotme.
Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007
bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
2
Montessori sipas konceptit të Edward Seguin "...Të drejtosh fëmijën nga edukimi i ndjenjave në atë të
ideve.", ndërtoi një metodë bazë mbi të cilën organizohen objektivat e punës në edukimin artistik. Ajo e
koncepton Edukimin e ndjenjës së shikimit nëpërmjet 4 objektivave;
1) Njohjes të Përmasave të ndryshme të perceptimit pamor të objekteve, duke zbatuar së pari, montim
objektesh në materiale të ndryshme, së dyti në trupa të përmasave të mëdha,gjithmonë nisur në gjykimin e
tyre mbi bazën e - a) mprehtësisë dhe trashësisë së formës, si prizmat dhe cilindrat, të ngjyrosur me
ngjyra të errta, b) shtrirjes - si gjatësia dhe shkurtësia, të ngjyrosur në të kuqe dhe blu dhe, c)madhësisë,
në diferencimin i madhe dhe i vogël. Njohja e Përmasave në objekte mundëson zbatimin e edukimit të
ndjenjës pamore në vrojtimin e ambientit përreth. Kjo, për Montesorin është faza më e rëndësishme e
edukimit. Fëmijët shkëmbejnë fjalët i trashë dhe i madh, i gjatë dhe i lartë, etj...dhe me këtë metodë
përshkrimi, mësuesi mundet lehtësisht të përcaktojë idetë, të cilat janë të qarta dhe të sigurt, dhe mund të
gjykoj rreth këtyre ideve, nëpërmjet Metodës së përdorimit të materialeve didaktike dhe Dimensioneve.
Modelet që shoqërojnë këtë metodë didaktike duhet të jenë ato që shikohen në shtëpi, veçanërisht ato të
dollapit të guzhinës, kana-uji, vazo, kusi, tenxhere, tava, tiganë, lugë etj... Në metodën tonë ata janë po
ashtu të vlerësuar si prezantime psikologjike të zhvillimit në përputhje me moshën. Vizatime të tilla janë
po ashtu udhërrëfime të plota për mësuesin në problemet e ndërhyrjes në edukimin e fëmijës. Fëmijët
të cilët, në këtë punë ringrejnë vetvehten si vëzhgues, dëshirojnë ndoshta të bëhen spontanisht vëzhguesit e
gjithë botës rretheqark tyre dhe mund të jenë nisur drejt një qëllimi të tillë nëpërmjet ndihmës jo të
drejtpërdrejt nga ushtrimet e propozuara për të fiksuar dhe bërë më të sakta ndijimet dhe idetë e ndryshme
2) Perceptimi strukturor i ndryshëm i formës dhe perceptimi modelues pamor-prekës- muskulor. Kjo
realizohet në pjesën më të madhe të ushtrimit të fëmijëve në mësimin e formës në kabinetin e vizatimit me
ndihmën e trupave gjeometrikë të ndryshëm, si format katërkëndëshe, rrethore, drejtkëndëshe, trikëndëshe,
ovale etj… Por edhe Puna plastike e lirë në modelimin e objekteve tridimensionale. Montesori i jep rëndësi
të madhe analizës gjeometrike të figurave; Faqeve, Këndeve, Qendrës, Bazës, nëpërmjet një drejtkëndëshi
- plan në një prej tavolinave të fëmijëve, ku loja nis me hapjen e tavolinës për ushqim. Midis objekteve që
do të sistemohen janë pjatat e drekës, pjatat e thella, pjatë supe, kripore, gotat, damixhan, thika të vogla,
pirunë, lugë, etj...Montesori i vendoste ato në tavolinë për gjashtë persona, duke vendosir dy vende në
secilën nga anët e gjata të tavolinës dhe një vend në anët e shkurtra të saj. Një nga fëmijët merr objektet dhe
i vendoste ato ashtu si ia tregonte ajo. Fillimisht për të vendosur pjatën e thellë në qendër të tavolinës; kjo e
shoqëruar me një pecetë anash, duke i thënë “Vendose këtë pjatë në qendër të anës së shkurtër së
tavolinës”. Pastaj hidhte vështrimin tek fëmija në tavolinë, dhe i thoshte, “Diçka mungon në kënd. Ne
dëshirojmë një gotë në anën tjetër. Tani le të shikojmë nëse ne kemi çdo gjë të vendosur rregullisht në dy
anët e gjata të tavolinës. Është çdo gjë gati në dy anët e shkurtra? Gjendet ndonjë gjë mangut në të katër
këndet e tavolinës?” e kështu nxiste spontanisht idetë e rregullit dhe harmonisë në hapësirën përreth
3) Perceptimet e ndryshme pamore të konturimeve. – Ky objektiv për Montesorin është kusht për
zhvillimin e Vizatimit të lirë. Vizatimet e para janë lulet, fluturat, pemët dhe kafshët dhe ne më pas kalojmë
në peisazhet e thjeshta që përmbajnë bar, qiell, shtëpi dhe figura njerëzore.
4)Edukimi i ndjenjës koloristike, duke u bazuar në vizatimet mbushëse të figurave të konturuara. Vizatimi
dhe Pikturimi. M.Montesori ishte ideatore e vizatimeve të konturuara me linjë të cilat fëmijët janë duke i
mbushur me ngjyra lapsi dhe, më vonë, me furçë, duke përgatitur vetë bojrat e ujit që do të përdoren nga
tubetat e shtryllur.
*Si referencë aktuale mbi vlerësimin e kësaj metode, mund të them se në Fakultetin tonë CU dhe
Parashkollor, në lëndën e edukimit artistik ka në thelb ngjashmëri me këtë metodë, por e pasurur me atë të
cilën Montesori e vlerësonte së tepërmi në pedagogjinë e artit, eksperiencën dhe idetë e artistit krijues, gjë
e cila pasqyrohet në intesifikimin analitik të objektivave nga 4 në metodën Montesori në 10 objektivat në
metodikën e vizatimit në fakultetin tonë. Mund të rendisim ato që nga; - (1) konceptimi, kompozimi fizik,
përmasimi, proporcionimi, (2) strukturimi gjeometrik, (3) strukturimi linear, ndërtimi grafik, (4)ndërtimi
koloristik, , (3,4)modelimi dhe detajimi.
Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007
bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
3
Lëvizja e Montesorit nuk mjaftohej vetëm në sensin didaktik të brendshëm në procesin e edukimit - natyral
të aftësive individuale, siç ofronte eksperienca e Floberit, por ajo përkushtohet në objektivin shoqëror,
nëpërmjet të cilit synon përgatitjen individuale të fëmijëve në përshtatjen me ambientin ku jeton e punon,
(si në rastin e professor Randone) në përputhje me kohën dhe kontributet që kërkon shoqëria. Kjo lidhet me
edukimin estetik dhe moral, që së bashku janë të lidhura ngushtësisht me edukimin e ndjenjave njerëzore.
Po të vëzhgojmë me kujdes edukimin artistik në shkollat europiane-perëndimore mund të konstatojmë
lehtësisht këtë frymë lëvizjeje të Montesorit, nga ku vlen të lexohet lëvizja dialektike e edukimit artistik në
shkollën daneze brenda një periudhe 60 vjeçare, nga vitet ’30 deri sot.
* Në vitet '30 shkolla bazohej në teoritë e materializmit mekanik, duke i kushtuar më tepër
vëmendje observimit material të formave, dritës, linjave etj , nëpërmjet atij që ne e quajmë
Vizatimi nga Natyra.
* Në vitet '50 shkolla bazohej në teoritë e idealizmit mekanik, duke i dhënë përparësi
strukturimit dhe grupimeve abstrakte të objekteve, formave, ngjyrave etj., nëpërmjet Vizatimit
Dekorativ, i cili ofronte mundësira modelimi arketipesh të specieve apo objekteve ngjashëm. Në
këtë kohë kryhet paralelisht edhe një Reformë Pedagogjike e marrëdhënieve dhe komunikimit
brenda sistemit arsimor, mbi bazën e stimulimit të përgjegjësive brenda punës në kolektiv, duke
shmangur psikologjinë e urrejtjes dhe xhelozisë nëpërmjet mirësjelljes dhe respektit.
* Në vitet '60 - '70 shkolla kapërcen prej një procesi mekanik në atë dialektik, duke u
mbështetur në teorinë e idealizmit dialektik, nëpërmjet atyre orëve mësimore që ne i quajmë
Biseda, Diskutime mbi Artin dhe Komunikime mbi vlerat konkrete në art. Kjo tendencë i
jepte rëndësi zhvillimit të Kulturës Vizuale në shkollat e asaj kohe që ishin nën influencën e
Lëvizjeve Shoqërore e Kulturore dhe Politike të Kohës, si dhe rëndësia dhe përmasat e artit
figurativ në atë kohë ndjente ngritje të dukshme.
* Në vitet '80 e deri më sot shkolla daneze bazohet në teoritë e materializmit dialektik,
duke vepruar brenda një procesi të plotë zhvillimi i cili mbështetet fort mbas funksioneve që ofron
Vizatimi Tematik, i cili si një aktivitet krijues projekton fusha veprimi të ndërthurura ndërmjet
imagjinatës që nxit tematika e vizatimit, observimit dhe vëzhgimit të përgjithshëm e të detajuar të
natyrës, që na rrethon, në vizatimet nga natyra, dhe abstragimit stilizues e individual të formave,
linjave, ngjyrave etj...në vizatimet dekorative. Ky stad kërkon më tepër pjekuri dhe korrelim lëndor
në procesin mësimor, sepse mbizotërohet nga një fushë perceptimi e gjerë, që ndihmon për të
nxjerrë në pah aftësitë mendore. Një shtytje të mëtejshme kësaj fryme i ka ofruar Benjamin Blum
në vitet ’50 me vështrimin e tij mbi objektivat e edukimit (Taxonomia e Blumit - njohja,
komunikimi, aplikimi - për nivelet e ulëta dhe analiza, sinteza, evoluimi - për nivele të larta
mendore). Por ajo që është e rëndësishme në zbatimin e kësaj fryme pedagogjike në edukimin
artistik, duhet thënë se i gjithë ky proces dialektik i Edukimit Pamor Figurativ bazohet edhe në
shtratin e gjerë e të thellë të arteve figurative daneze dhe në fondin e gjerë të muzeve dhe
galerive të artit në Danimarkë.
Ndaj me sa shohim, nga kjo konferencë mbarëkombëtare mbi Montesorin, duhet të dalim me një
përgjegjësi historike për rolin që kanë artistët- piktorë, skulptorë, grafistë etj… në edukimin e brezit të ri
shqiptar me një qytetari të natyrshme dhe plot larmishmëri dhe dinamikë në jetën shoqërore europiane ku
dëshirojmë të jemi prezent e të nderuar e jo të lutemi për të na pranuar. Lënda më e zhvlerësuar në sistemin
tonë arsimor është edukimi artistik i cili copëtohet në shumicën e shkollave anembanë vendit për të
plotësuar orët mësimore të mësuesve në lëndët shoqërore dhe të shkencave natyrore, të cilët jo vetëm se
nuk munden të realizojnë profesionalisht këtë lëndë por në të shumtën e rasteve plotësojnë një normë
fiktive të mësuesve, kjo është e evidentuar nga kontaktet e mia me shkollën e fshatit dhe qytetit në
Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007
bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan
4
përgjithësi, por edhe nga anketimet e nxënësve dhe studentëve gjatë punës sime 20 vjeçare në arsim, krahas
krijimtarisë artistike plot indiferentizëm dhe pengesa që burojnë nga roli i ulët që ka patur edukimi artistik
në brezat në vazhdim në përgjithësi.
Ndaj të dashur prindër e mësues duhet të vlerësoni se krijimtaria dhe arti janë hapësirë vitale e zhvillimit
individual të fëmijës dhe komunikimit shoqëror të ideve midis tyre, Ky është edhe vlerësimi edhe i Maria
Montesorit, e cila shprehet se: aktiviteti artistik është një formë e arsyetimit, në të cilën marrja (reflektimi)
dhe gjykimi (pasqyrimi) janë përjetime të padukshme. Një person i cili pikturon, shkruan, kompozon,
vallëzon…mendon me ndjenjën e tij...Vepra gjeniale e artit mbart organizim i cili përfshin tepër dhe
ndoshta gjithë operacionet bashkëvepruese (cognitive) njohur prej mendimit teorik. Disa prej të cilave me
besimin që ofron pedagogjia Montesoriane mund t’i rendisim këtu në këtë takim.
1. Artet ofrojnë gjykime mbi marrëdhëniet cilësore, duke u bazuar më tepër në gjykimin sesa në
rregulla.
2. Artet sigurojnë fëmijën se problemet mund të kenë më tepër sesa një zgjidhje dhe pyetjet më
tepër sesa një përgjigje.
3. Artet ofrojnë pasurinë e këndvështrimeve të botës, ka shumë rrugë për të interpretuar botën.
4. Artet mësojnë se secili këndvështrim i botës në kompleksin e tyre ka një synim të paracaktuar
në varësi të rrethanave dhe mundësive.
5. Artet zbulojnë faktet më tepër sesa fjalët dhe numrat, të cilat janë të kufizuar për të zgjeruar
njohjen tonë.
6. Artet mësojnë se pas ndryshimeve të vogla mund të ketë veprime të mëdha.
7. Artet ofrojnë diskutime intelektuale, duke mundësuar mendimin nëpërmjet një materiali dhe në
brendësi të tij, duke zbërthyer kuptimin e imazheve reale.
8. Artet të ndihmojnë të thuash atë çfarë nuk mund të thuhet, nëpërmjet ndjenjës dhe aftësisë
poetike që mundëson bashkëbisedimin.
9. Artet aftësojnë në përvoja që zbulojnë ndryeshmërinë e ndijimit.
10. Artet përforcojnë në programin e shkollës atë që është e rëndësishme në simbolet e rinisë.
Le t’u japim një shans për t’u ushtruar fëmijëve të cilët shkjonë keq në shkollë, por që mund të
jenë të paparashikueshëm ditët e nesërme, një lider botëror, biznesmen apo investitor i madh, dhe shembuj
të tillë ka në historinë njerëzore, madje tepër të njohur; - Anshtajn isht 4 vjet përpara se të fliste dhe 7 vjet
përpara se ai të mund të lexonte. Isak Njuton ishte i dobët në shkollën fillore. Wermer von Braun përsëriti
algjebrën në klasën e nëntë. Winston Çurçill dështoi në klasën e gjashtë. Mësuesi i Tomas Edison mendon
se ai ishte tepër i avashëm për të studiuar ndonjë gjë. Leo Tolstoi u përjashtua nga kolegji! Walt Disney
ishte përjashtuar nga puna e tij në një gazetë, sepse botuesi mendonte që nuk kishte ide të mira.
Jam i sigurtë se Maria Montesori besonte në burime njerëzore të paprekura e të pazbuluara, sepse
e mbiçmonte rolin e artit në edukimin bashkëkohor.
FALEMINDERIT!

Contenu connexe

Similaire à Montesori, arti dhe edukimi - 2007

Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docPlani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docKejsi Gerdeci
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemEdlira Ekmekciu
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaanele892
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaanele892
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Matilda Gremi
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesim
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesimPerkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesim
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesimFisnik Arifi
 
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"kryeziuvilma
 

Similaire à Montesori, arti dhe edukimi - 2007 (8)

Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docPlani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshem
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesim
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesimPerkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesim
Perkrahja e nxenesve me veshtersi ne mesim
 
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
 

Plus de Bujar Kapllani

0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi FunditBujar Kapllani
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniNe Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniBujar Kapllani
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Bujar Kapllani
 

Plus de Bujar Kapllani (11)

0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit
 
SULOVAR
SULOVARSULOVAR
SULOVAR
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
 
ABC - J.Paço
ABC - J.PaçoABC - J.Paço
ABC - J.Paço
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
lOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCElOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCE
 
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. KapllaniNe Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
 
Ballina Tekstesh
Ballina TeksteshBallina Tekstesh
Ballina Tekstesh
 
Hyrja - ART KONTAKT
Hyrja - ART KONTAKTHyrja - ART KONTAKT
Hyrja - ART KONTAKT
 

Montesori, arti dhe edukimi - 2007

  • 1. Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007 bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan 1 Montesori, arti dhe edukimi. Vlerësimi i një personaliteti nuk matet vetëm nga sukseset në një fushë të caktuar, por edhe shtrirjen që kërkon të gjejë në lidhje me hapësirat e jetës, duke u mbështetur fort në ndikimet e tyre pozitive. Këtu mendoj se fillon edhe vlerësimi për Maria Montesorin në fushën e pedagogjisë, e cila në librin e saj “Metoda e Montessorit” botim i 1912, flet për “Punën në ndërtimin e poçerisë dhe artin”, ku përmbushen detyra edukative nëpërmjet ushtrimit të duarve në krijimin e objekteve me përdorim të gjerë. Kjo mundëson akomodimin e syrit i cili ka një rol të rëndësishëm në zhvilimin e shikimit, por duke patur parasysh thënien e Mikelanxhelos se; “Një njeri punon me mendjen e tij dhe jo me duart e tij”. Për këtë Montessori vlerësonte eksperiencën e Frederik Frobel, edukator gjerman (Frederich Froebel 1782-1852), tek i cili, në thelb të mendimit ishte dashuria për natyrën dhe besimi i brendshëm, që nuk kërkon kopjim modelesh sipas mënyrës sonë të punimit, nuk kërkon që fëmijët të prodhojnë objekte përdorimi, as që të bëhen përmbushës të qëllimit edukues më tepër se puna plastike dhe aktiviteti krijues, por të shërbejë për të studiuar psiqikën e veçantë të fëmijës në prezantimin e veprimeve spontane të tij, pra jo për edukimin formal të tij. Krahas eksperiencave të mëparëshme M.Montesori vlerësontë eksperiencat e bashkohësve, veçanërisht ato të artistëve. Disa ushtrime që vlen të praktikohen në shkollë, për Maria Montessorin, janë ato që janë perdorur në procesin mesimor prej një artisti, profesor Randone në “Shkollën e Edukimit Artistik”. Për professor Randone shkolla dhe shoqëria kanë objekt edukimin e rinisë me respektin ndaj ambientit që i rrethon, respektin ndaj objekteve, ndërtesave, monumenteve si pjesë e rëndësishme e edukimit qytetar. Gjë e cila e ka shqetësuar Montesorin që prej themelimit të “Shtëpisë së Fëmijëve” për të mësuar saktësisht fëmijët me detyrën për të mbrojtur muret, shkollën, ambientin përreth. Sipas profesor Randone edukimi i fëmijës nuk mund të mbështetet në predikime teorike sterile të parimeve ndërqytetare, ose mbi premtimet e marra nga fëmijët; por kjo duhet të procedohet vetëm nga një edukator arti i cili duhet të udhëheqë rininë për të çmuar dhe dashuruar, dhe si pasojë respektuar, objektet dhe veçanërisht monumentet dhe ndërtesat artistike. Si rrjedhojë “Shkollat e Edukimit Artistik” frymëzohen prej një koncepti të gjerë artistik duke u përfshirë në riprodhimin e objekteve të cilët janë përgjithësisht prezent në ambientin rrethues; duke studiuar historinë dhe para-historinë e punimeve të tyre. Ndaj Montesori vlerëson Randone në sigurinë dhe qartësinë për të rindërtuar dhe rigjallëruar një formë të artit, atë të poçarisë, arti i konstruktimit të vazove, i cili dikur ishte shkëlqimi i Italisë dhe e Firences. Rëndësia arkeologjike, historike dhe artistike e vazove është shumë e madhe, thotë Montesor; - për arsyen e thjeshtë se objekti i parë të cilin njerëzimi ndjeu t’i duhej ishte vazo, e cila erdhi me përdorimin e zjarrit, dhe përpara zbulimit të prodhimeve të zjarrit. Në të vërtetë ushqimi i parë i racës njerëzore u gatua në vazo. Një nga gjërat më të rëndësishme, etnikisht, në gjykimin e civilizimit të popullit primitiv është përsosmëria e arritur në poçeri; në fakt, vazoja për jetën shtëpiake dhe sëpata për jetën shoqërore janë simbolet e para të shenjta. Popujt të cilët janë zhvilluar në qytetërimin e tyre tregojnë ndjenjat e tyre për artin dhe ndjenjat e tyre estetike gjithashtu në vazo të cilat janë shumëfishuar në pothuaj forma të pafund, ashtu siç ne shohim në artin Egjiptian, Etrusk, dhe Grek, (këtu ka vend edhe për amforat e Dyrrahut Ilir). Montesori vlerësonte punën e profesor Randone për njohjen e qytetërimit njerëzor, sipas motos historia e vazos ndjek historinë e krijuesit të vet, por edhe për aftësimin e fëmijëve në punë që kërkojnë kulturë profesionale. Për Montesorin ishte i rëndësishëm edhe prodhimi i tullave të zvogëluara nga fëmijët, dhe pjekja e tyre në furrë dhe konstruktimi i ndërtimit të murit të zvogëluar me të njëjtat procese që muratorët përdorin në ndërtimin e shtëpive, tulla që bashkohen me materialin e hedhur me bërdaf. Mbas ndërtimit të thjeshtë të murit,-i cili është shumë tërheqës për fëmijët të cilët ndërtojnë atë, duke vendosur tullë mbi tullë, duke mbivendosur rresht mbi rresht, më pas fëmijët kalojnë në ndërtimin real të shtëpisë, së pari, hapja e vendit në tokë dhe, pastaj, realisht i konstruktuar me themel, pas një gërmimi të mëparshëm të një grope të madhe në tokë nëpërmjet një shate dhe lopate të vogël. Këto shtëpi të vogla kanë hapësira që korrespondojnë me dyer dhe dritare dhe janë të zbukuruara në faqet e tyre nga tjegulla të vogla të majolikave të ndricuara dhe plot ngjyra, të cilat janë të prodhuara nga vetë fëmijët. .M.Montesori pasi e adoptoi këtë metodë në “Shtëpitë e Fëmijëve” pas dy ose tri mësimesh nxënësit e vegjël ishin entuziastë rreth strukturës së vazove dhe ata ruanin me shumë fanatizëm punimet e tyre, me të cilat ata krenoheshin. Montesori nuk mjaftohej vetëm me edukimin e fëmijëve 5-6 vjet, por studionte objektivat në fushën e artit për t’u operuar me ato në procesin e mësimit në moshat e rritura, duke na trashëguar një metodë efikase edhe në ditët e sotme.
  • 2. Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007 bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan 2 Montessori sipas konceptit të Edward Seguin "...Të drejtosh fëmijën nga edukimi i ndjenjave në atë të ideve.", ndërtoi një metodë bazë mbi të cilën organizohen objektivat e punës në edukimin artistik. Ajo e koncepton Edukimin e ndjenjës së shikimit nëpërmjet 4 objektivave; 1) Njohjes të Përmasave të ndryshme të perceptimit pamor të objekteve, duke zbatuar së pari, montim objektesh në materiale të ndryshme, së dyti në trupa të përmasave të mëdha,gjithmonë nisur në gjykimin e tyre mbi bazën e - a) mprehtësisë dhe trashësisë së formës, si prizmat dhe cilindrat, të ngjyrosur me ngjyra të errta, b) shtrirjes - si gjatësia dhe shkurtësia, të ngjyrosur në të kuqe dhe blu dhe, c)madhësisë, në diferencimin i madhe dhe i vogël. Njohja e Përmasave në objekte mundëson zbatimin e edukimit të ndjenjës pamore në vrojtimin e ambientit përreth. Kjo, për Montesorin është faza më e rëndësishme e edukimit. Fëmijët shkëmbejnë fjalët i trashë dhe i madh, i gjatë dhe i lartë, etj...dhe me këtë metodë përshkrimi, mësuesi mundet lehtësisht të përcaktojë idetë, të cilat janë të qarta dhe të sigurt, dhe mund të gjykoj rreth këtyre ideve, nëpërmjet Metodës së përdorimit të materialeve didaktike dhe Dimensioneve. Modelet që shoqërojnë këtë metodë didaktike duhet të jenë ato që shikohen në shtëpi, veçanërisht ato të dollapit të guzhinës, kana-uji, vazo, kusi, tenxhere, tava, tiganë, lugë etj... Në metodën tonë ata janë po ashtu të vlerësuar si prezantime psikologjike të zhvillimit në përputhje me moshën. Vizatime të tilla janë po ashtu udhërrëfime të plota për mësuesin në problemet e ndërhyrjes në edukimin e fëmijës. Fëmijët të cilët, në këtë punë ringrejnë vetvehten si vëzhgues, dëshirojnë ndoshta të bëhen spontanisht vëzhguesit e gjithë botës rretheqark tyre dhe mund të jenë nisur drejt një qëllimi të tillë nëpërmjet ndihmës jo të drejtpërdrejt nga ushtrimet e propozuara për të fiksuar dhe bërë më të sakta ndijimet dhe idetë e ndryshme 2) Perceptimi strukturor i ndryshëm i formës dhe perceptimi modelues pamor-prekës- muskulor. Kjo realizohet në pjesën më të madhe të ushtrimit të fëmijëve në mësimin e formës në kabinetin e vizatimit me ndihmën e trupave gjeometrikë të ndryshëm, si format katërkëndëshe, rrethore, drejtkëndëshe, trikëndëshe, ovale etj… Por edhe Puna plastike e lirë në modelimin e objekteve tridimensionale. Montesori i jep rëndësi të madhe analizës gjeometrike të figurave; Faqeve, Këndeve, Qendrës, Bazës, nëpërmjet një drejtkëndëshi - plan në një prej tavolinave të fëmijëve, ku loja nis me hapjen e tavolinës për ushqim. Midis objekteve që do të sistemohen janë pjatat e drekës, pjatat e thella, pjatë supe, kripore, gotat, damixhan, thika të vogla, pirunë, lugë, etj...Montesori i vendoste ato në tavolinë për gjashtë persona, duke vendosir dy vende në secilën nga anët e gjata të tavolinës dhe një vend në anët e shkurtra të saj. Një nga fëmijët merr objektet dhe i vendoste ato ashtu si ia tregonte ajo. Fillimisht për të vendosur pjatën e thellë në qendër të tavolinës; kjo e shoqëruar me një pecetë anash, duke i thënë “Vendose këtë pjatë në qendër të anës së shkurtër së tavolinës”. Pastaj hidhte vështrimin tek fëmija në tavolinë, dhe i thoshte, “Diçka mungon në kënd. Ne dëshirojmë një gotë në anën tjetër. Tani le të shikojmë nëse ne kemi çdo gjë të vendosur rregullisht në dy anët e gjata të tavolinës. Është çdo gjë gati në dy anët e shkurtra? Gjendet ndonjë gjë mangut në të katër këndet e tavolinës?” e kështu nxiste spontanisht idetë e rregullit dhe harmonisë në hapësirën përreth 3) Perceptimet e ndryshme pamore të konturimeve. – Ky objektiv për Montesorin është kusht për zhvillimin e Vizatimit të lirë. Vizatimet e para janë lulet, fluturat, pemët dhe kafshët dhe ne më pas kalojmë në peisazhet e thjeshta që përmbajnë bar, qiell, shtëpi dhe figura njerëzore. 4)Edukimi i ndjenjës koloristike, duke u bazuar në vizatimet mbushëse të figurave të konturuara. Vizatimi dhe Pikturimi. M.Montesori ishte ideatore e vizatimeve të konturuara me linjë të cilat fëmijët janë duke i mbushur me ngjyra lapsi dhe, më vonë, me furçë, duke përgatitur vetë bojrat e ujit që do të përdoren nga tubetat e shtryllur. *Si referencë aktuale mbi vlerësimin e kësaj metode, mund të them se në Fakultetin tonë CU dhe Parashkollor, në lëndën e edukimit artistik ka në thelb ngjashmëri me këtë metodë, por e pasurur me atë të cilën Montesori e vlerësonte së tepërmi në pedagogjinë e artit, eksperiencën dhe idetë e artistit krijues, gjë e cila pasqyrohet në intesifikimin analitik të objektivave nga 4 në metodën Montesori në 10 objektivat në metodikën e vizatimit në fakultetin tonë. Mund të rendisim ato që nga; - (1) konceptimi, kompozimi fizik, përmasimi, proporcionimi, (2) strukturimi gjeometrik, (3) strukturimi linear, ndërtimi grafik, (4)ndërtimi koloristik, , (3,4)modelimi dhe detajimi.
  • 3. Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007 bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan 3 Lëvizja e Montesorit nuk mjaftohej vetëm në sensin didaktik të brendshëm në procesin e edukimit - natyral të aftësive individuale, siç ofronte eksperienca e Floberit, por ajo përkushtohet në objektivin shoqëror, nëpërmjet të cilit synon përgatitjen individuale të fëmijëve në përshtatjen me ambientin ku jeton e punon, (si në rastin e professor Randone) në përputhje me kohën dhe kontributet që kërkon shoqëria. Kjo lidhet me edukimin estetik dhe moral, që së bashku janë të lidhura ngushtësisht me edukimin e ndjenjave njerëzore. Po të vëzhgojmë me kujdes edukimin artistik në shkollat europiane-perëndimore mund të konstatojmë lehtësisht këtë frymë lëvizjeje të Montesorit, nga ku vlen të lexohet lëvizja dialektike e edukimit artistik në shkollën daneze brenda një periudhe 60 vjeçare, nga vitet ’30 deri sot. * Në vitet '30 shkolla bazohej në teoritë e materializmit mekanik, duke i kushtuar më tepër vëmendje observimit material të formave, dritës, linjave etj , nëpërmjet atij që ne e quajmë Vizatimi nga Natyra. * Në vitet '50 shkolla bazohej në teoritë e idealizmit mekanik, duke i dhënë përparësi strukturimit dhe grupimeve abstrakte të objekteve, formave, ngjyrave etj., nëpërmjet Vizatimit Dekorativ, i cili ofronte mundësira modelimi arketipesh të specieve apo objekteve ngjashëm. Në këtë kohë kryhet paralelisht edhe një Reformë Pedagogjike e marrëdhënieve dhe komunikimit brenda sistemit arsimor, mbi bazën e stimulimit të përgjegjësive brenda punës në kolektiv, duke shmangur psikologjinë e urrejtjes dhe xhelozisë nëpërmjet mirësjelljes dhe respektit. * Në vitet '60 - '70 shkolla kapërcen prej një procesi mekanik në atë dialektik, duke u mbështetur në teorinë e idealizmit dialektik, nëpërmjet atyre orëve mësimore që ne i quajmë Biseda, Diskutime mbi Artin dhe Komunikime mbi vlerat konkrete në art. Kjo tendencë i jepte rëndësi zhvillimit të Kulturës Vizuale në shkollat e asaj kohe që ishin nën influencën e Lëvizjeve Shoqërore e Kulturore dhe Politike të Kohës, si dhe rëndësia dhe përmasat e artit figurativ në atë kohë ndjente ngritje të dukshme. * Në vitet '80 e deri më sot shkolla daneze bazohet në teoritë e materializmit dialektik, duke vepruar brenda një procesi të plotë zhvillimi i cili mbështetet fort mbas funksioneve që ofron Vizatimi Tematik, i cili si një aktivitet krijues projekton fusha veprimi të ndërthurura ndërmjet imagjinatës që nxit tematika e vizatimit, observimit dhe vëzhgimit të përgjithshëm e të detajuar të natyrës, që na rrethon, në vizatimet nga natyra, dhe abstragimit stilizues e individual të formave, linjave, ngjyrave etj...në vizatimet dekorative. Ky stad kërkon më tepër pjekuri dhe korrelim lëndor në procesin mësimor, sepse mbizotërohet nga një fushë perceptimi e gjerë, që ndihmon për të nxjerrë në pah aftësitë mendore. Një shtytje të mëtejshme kësaj fryme i ka ofruar Benjamin Blum në vitet ’50 me vështrimin e tij mbi objektivat e edukimit (Taxonomia e Blumit - njohja, komunikimi, aplikimi - për nivelet e ulëta dhe analiza, sinteza, evoluimi - për nivele të larta mendore). Por ajo që është e rëndësishme në zbatimin e kësaj fryme pedagogjike në edukimin artistik, duhet thënë se i gjithë ky proces dialektik i Edukimit Pamor Figurativ bazohet edhe në shtratin e gjerë e të thellë të arteve figurative daneze dhe në fondin e gjerë të muzeve dhe galerive të artit në Danimarkë. Ndaj me sa shohim, nga kjo konferencë mbarëkombëtare mbi Montesorin, duhet të dalim me një përgjegjësi historike për rolin që kanë artistët- piktorë, skulptorë, grafistë etj… në edukimin e brezit të ri shqiptar me një qytetari të natyrshme dhe plot larmishmëri dhe dinamikë në jetën shoqërore europiane ku dëshirojmë të jemi prezent e të nderuar e jo të lutemi për të na pranuar. Lënda më e zhvlerësuar në sistemin tonë arsimor është edukimi artistik i cili copëtohet në shumicën e shkollave anembanë vendit për të plotësuar orët mësimore të mësuesve në lëndët shoqërore dhe të shkencave natyrore, të cilët jo vetëm se nuk munden të realizojnë profesionalisht këtë lëndë por në të shumtën e rasteve plotësojnë një normë fiktive të mësuesve, kjo është e evidentuar nga kontaktet e mia me shkollën e fshatit dhe qytetit në
  • 4. Konferenca mbrëkombëtare – “Montesori dhe edukimi bashkëkohor” - 12 Maj 2007 bujar kapllani – pedagog Arti – Fakulteti Mësuesisë Kl I – IV dhe Parashkollor - Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan 4 përgjithësi, por edhe nga anketimet e nxënësve dhe studentëve gjatë punës sime 20 vjeçare në arsim, krahas krijimtarisë artistike plot indiferentizëm dhe pengesa që burojnë nga roli i ulët që ka patur edukimi artistik në brezat në vazhdim në përgjithësi. Ndaj të dashur prindër e mësues duhet të vlerësoni se krijimtaria dhe arti janë hapësirë vitale e zhvillimit individual të fëmijës dhe komunikimit shoqëror të ideve midis tyre, Ky është edhe vlerësimi edhe i Maria Montesorit, e cila shprehet se: aktiviteti artistik është një formë e arsyetimit, në të cilën marrja (reflektimi) dhe gjykimi (pasqyrimi) janë përjetime të padukshme. Një person i cili pikturon, shkruan, kompozon, vallëzon…mendon me ndjenjën e tij...Vepra gjeniale e artit mbart organizim i cili përfshin tepër dhe ndoshta gjithë operacionet bashkëvepruese (cognitive) njohur prej mendimit teorik. Disa prej të cilave me besimin që ofron pedagogjia Montesoriane mund t’i rendisim këtu në këtë takim. 1. Artet ofrojnë gjykime mbi marrëdhëniet cilësore, duke u bazuar më tepër në gjykimin sesa në rregulla. 2. Artet sigurojnë fëmijën se problemet mund të kenë më tepër sesa një zgjidhje dhe pyetjet më tepër sesa një përgjigje. 3. Artet ofrojnë pasurinë e këndvështrimeve të botës, ka shumë rrugë për të interpretuar botën. 4. Artet mësojnë se secili këndvështrim i botës në kompleksin e tyre ka një synim të paracaktuar në varësi të rrethanave dhe mundësive. 5. Artet zbulojnë faktet më tepër sesa fjalët dhe numrat, të cilat janë të kufizuar për të zgjeruar njohjen tonë. 6. Artet mësojnë se pas ndryshimeve të vogla mund të ketë veprime të mëdha. 7. Artet ofrojnë diskutime intelektuale, duke mundësuar mendimin nëpërmjet një materiali dhe në brendësi të tij, duke zbërthyer kuptimin e imazheve reale. 8. Artet të ndihmojnë të thuash atë çfarë nuk mund të thuhet, nëpërmjet ndjenjës dhe aftësisë poetike që mundëson bashkëbisedimin. 9. Artet aftësojnë në përvoja që zbulojnë ndryeshmërinë e ndijimit. 10. Artet përforcojnë në programin e shkollës atë që është e rëndësishme në simbolet e rinisë. Le t’u japim një shans për t’u ushtruar fëmijëve të cilët shkjonë keq në shkollë, por që mund të jenë të paparashikueshëm ditët e nesërme, një lider botëror, biznesmen apo investitor i madh, dhe shembuj të tillë ka në historinë njerëzore, madje tepër të njohur; - Anshtajn isht 4 vjet përpara se të fliste dhe 7 vjet përpara se ai të mund të lexonte. Isak Njuton ishte i dobët në shkollën fillore. Wermer von Braun përsëriti algjebrën në klasën e nëntë. Winston Çurçill dështoi në klasën e gjashtë. Mësuesi i Tomas Edison mendon se ai ishte tepër i avashëm për të studiuar ndonjë gjë. Leo Tolstoi u përjashtua nga kolegji! Walt Disney ishte përjashtuar nga puna e tij në një gazetë, sepse botuesi mendonte që nuk kishte ide të mira. Jam i sigurtë se Maria Montesori besonte në burime njerëzore të paprekura e të pazbuluara, sepse e mbiçmonte rolin e artit në edukimin bashkëkohor. FALEMINDERIT!