SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  3
Télécharger pour lire hors ligne
Nën hijen e autonomisë universitare
Në institucionet shtetërore të AL trashëgohet nga e “shkuara” mungesa e kurajos të stafit akademik për
t’u përballur me problemet e rrezikshme apo dhe të pakëndshme për ta. Liria për të drejtën institucionale e
demokratike nëpërkëmbet, duke u trajtuar si “gjoja” vullnet i njerëzve të vështirë dhe të rrezikshëm. Kjo frymë
izoluese ka favorizuar subjektivisht formimin e një shtrese të paqëndrueshme morale, brenda tyre.
Përgjithësisht ky subjektivizëm, në nivelet social-akademike, shfaqet si burim anonim i mendimit, pasi
më tepër aty flitet për probleme të parëndësishme, në parim, apo dhe për gjëra që realisht nuk i njohin,
kuptojnë apo zbatojnë në punën e tyre. Kjo situatë e paimagjinueshme, për një standard europian, gjen terren
në mekanizmin natyral vetëmbrojtës të Unit akademik, thelbi ekzistencial i stafit aktual mësimdhënës. Ata i
shmangen përballjes individuale me situatat anarkike, krijuar nga drejtuesit e klonuar në autonomi
jofunksionale. Nga ana tjetër kur firmosen peticione dhe thirrje të kryesuara nga emrat e titullarëve, edhe pse
kanë mendim ndryshe, firmosin “me guxim” pro tyre. Pjesa më e madhe e stafit “flenë”, duke mospranuar
faktin e ekzistencës të një realiteti të tillë mbytës ndaj energjive krijuese, madje “heshtin” përballë fenomenit,
duke mospranuar faktin se po iu thahen edhe ato vlera njerëzore dhe institucionale trashëguar në institucionet e
tyre.
Kjo frymë izoluese dhe subjektive, të ngjason me koloninë e algave në sipërfaqen e një pellgu me ujë.
Nëse nuk kontrollohen, nga ekuilibrat ekologjikë, ato riprodhojnë vetveten pafundësisht.
Lidhur me draftin e reformës të KALKSH, ka një sërë pretendimesh dhe kundërshtish akademike, të
cilat shpesh rezultojnë në një aksion qëndrimesh jo normale, të përfaqësuar nga titullarët e universiteteve, të
cilët janë përzgjedhur me votë të lirë, por pa kandidadë konkurues përballë tyre. Kjo është panorama reale e
autonomisë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë. Bisedat dhe qëndrimet e titullarëve relativizohen në
kaosin e koncepteve dhe pikëpamjeve teorike për të përfunduar në rastësinë e faktit financiar, “thembra e
anarkisë institucionale”. Asnjëri prej këtyre titullarëve (zgjedhur pa konkurentë) nuk i fokuson diskutimet në
procedurën funksionale të IAL, në përputhje me qëllimin, interesin publik dhe legjislacionin administrativ të
tyre.
Aktualish, evidentohen dy rezultate të dukshme në IAL. Së pari ai privat, shpesh institucionalizuar
mjaft lart, i cili ka ofruar mjaft raste të suksesshme në nivel kombëtar dhe europian, me një profil të lartë
shkencor, institucional dhe elitar. Së dyti, per fatin e keq, arsimi i lartë shtetëror “i privatizuar” nga një
mentalitet monopolizues dhe oligarkik drejtuesish klanorë dhe nepotikë, të papërgjegjshëm, nën vizionin
indiferent të qeverisjes së deridjeshme. Rezultati është katastrofik, pasi jo vetëm kemi humbur imazhin publik
të universiteteve shtetërore, por kemi dhe një “armatë” drejtuesish (zgjedhur pa konkurentë) të cilët sfidojnë jo
vetëm çdo përpjekje përmirësuese inicuar prej stafit akademik mësimdhënës, por edhe vetë nismat qeverisëse,
për shpëtimin dhe ristrukturimin publik të AL.
Si shfaqen simptomat e këtyre tendencave monopolizuese të drejtuesve në institucionet shtetërore të
AL? Në armatën e drejtuesve, të universiteteve shtetërore, gjejmë prototipin e standardit jofunksional, për shefa
departamenti, dekanë dhe zv.dekanë (të emëruar) dhe rektorë e zv.rektorë (të emëruar). Të gjithë këta, deri më
sot, së bashku janë njëkohësisht edhe vendimarrës në këshill fakulteti dhe senat universiteti.
Dekani ndërton raporte të drejtpërdrejta me vartësit dhe stafin akademik, duke cënuar funksionimin
procedurial të autonomisë së institucioneve në AL. Në këto raporte të drejtpërdrejta shmang analizimin e të
dhënave, që burojnë nga diskutimet në njësitë shkencore bazë të fakulteteve (departamentet) dhe qëndrimet e
veçanta profesionale të stafit akademik. Nuk realizon renditjen analitike të problemeve, pasi e tejkalojnë tagrin
profesional të tij dhe njëkohësisht ndjehet i paaftë të ballafaqohet me rrjedhën e problematikave, që hasen në
procesin mësimor, për realizimin e standardit akademik dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në raste të tilla
një dekan i dështuar përpiqet të sigurojë raporte të drejtpërdrejta e kushtëzuese me të gjithë stafin akademik,
vartësit dhe eprorët e tij. Në këto raporte ai shmang çfarëdolloj mendimi, që nuk mundet ta kuadratojë në
funksionimin autonom të fakultetit, ndaj për t’i bërë inekzistente përdor të gjitha format psikologjisë natyrale
si; shpërfillja vartësve, mburrja vetvetes, ofendimet, presionet administrative, premtimet, favoret, ndëshkimet,
urdhërimi i titullarëve vartës (përgj.departamenti dhe zv.dekanë) për të lançuar idetë e tij, si vendime të ardhura
nga rektorati e dikasteri, me qëllim që t’ia nisë po atyre si vendimarrje të departamentit, ku duhet të ndalen
gjykimet e kundërta nëpërmjet një përgj.departamenti të “bindur”. Ndërsa me eprorët bëhet urë, dhe statutin
shkel me anën e një vendimi të votuar nga drejtuesit e tjerë në këshill fakulteti e senat, duke mos respektuar
statutin e institucionit. Stafi akademik në këtë lloj autonomie nuk ekziston as për rekrutimin cilësor të
studentëve, as për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, as për trajtimin objektiv të punës shkencore në
fakultetet e tyre.
Në rastet që flasim, dekani “dashurohet” mbas autoritetit, që i jep pozita drejtuese dhe nuk mund të
pranojë ta humbasë atë edhe sikur t’i duhet të shesë përgjegjësinë institucionale e publike, që i kërkon kjo
detyrë shtetërore. Kjo ndodh kur qeverisja mbyll sytë. Stafi akademik i fakulteteve nuk e meriton një dekan të
tillë, ndaj dhe reformat qeverisëse në IAL janë të mirëpritura, për të rivendosur një autonomi reale dhe
funksionale..
Përgjegjësi Departamentit nën autoritarizmin e dekanit nis e shmang analizimin e të dhënave, që
burojnë nga diskutimet në njësitë shkencore bazë të fakulteteve (departamentet). Përgjegjësi i departamentit nis
gradualisht të marrë vendimet privatisht, duke dështuar në përpjekjet për të mbrojtur mendimin shkencor të
zgjedhësve të vet (anëtarëve të departamentit) në dekanat, në këshillin e fakultetit, në senat apo këshillin e
administrimit dhe rektorat. Përgjegjësit të departamentit i duhet të ulet dhe të punojë me secilin prej
propozimeve prurë nga analizat profesionale të kolegëve, në konsulencë juridike dhe referuar statutit të
institucionit, si edhe burimeve shkencore bashkëkohore. Në të kundërt, duke mos lejuar këtë procedurë të
funksionojë normalisht, atëherë aplikon një raport vendimmarrës me titullarin e vet, dekanin dhe eliminon
takimet e programuara të departamentit për vendimarrje institucionale, duke e shndërruar njësinë shkencore në
një organizëm inekzistent.
Ky qëndrim lind nga mosvlerësimi, që përgjegjësi departamentit ushqen ndaj kolegëve të “pabindur”
përkundrejt autoritetit fals të dekanit, por edhe nga frika që ka se mund të gabojë nëse i përcjell atij mendimet e
departamentit, kur janë në kundërshti me “vizionin” e eprorit, mbuluar me tituj dhe miq në qeveri e politikë.
Kjo është pamja e departamenteve në institucionet shtetërore, të përçmuara nga dekanët dhe të papërfaqësuara
nga përgjegjësit e tyre. Stafi akademik nuk mund të ketë besim në një përfaqësim të tillë, i cili e kthen në
inekzistente autonominë e IAL. Reforma në AL do të formatojë institucionalisht funksionin e përgjegjegjësit
të departamentit dhe do të çlirojë atë nga ankthi i gabimit, duke standardizuar funksionimin e autonomisë
universitare në njësitë shkencore bazë, të cilat janë ato që kanë monopolin e autonomisë, për të orientuar
objektivat e punës në dekanat dhe rektorat.
Anëtar Këshilli (fakulteti e senati) diskuton me secilin anëtar stafi akademik veçmas, pa u deklaruar
publikisht për qëndrimet dhe mendimet e shprehura në takime, mungon transparenca. Angazhimin e tyre
institucional e mbulojnë me trajtimin relativizues të problematikave, mendimeve dhe ideve që "dëshiron të
dëgjojë" secili koleg i tij, pa mbajtur një qëndrim të qartë kritik dhe të vetin. Këshillltari në këtë mënyrë ofron
zgjidhje të ndryshme, duke mos u shfaqur i qëndrueshëm dhe i besueshëm në pikpamjet e shprehura të tij,
ndryshe përballë kolegëve dhe ndryshe përballë eprorëve autoritarë. Më e keqja është se për një problem mbron
dy standarde, sipas interesit personal, duke nxitur brenda institucionit frymën natyrale "përça dhe sundo."
Këshilltarët e kanë më të thjeshtë të kontrollojnë mendimet e stafit akademik dhe t’i kundërvënë ato, sesa të
zvogëlojnë problemet e linduara, në mungesë të një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të argumentuar me shembuj
eksperiencash dhe modelesh institucionale.
Drejtuesit korrektë dhe anëtarët e stafit akademik në IAL ndjehen të lodhur nga “ekspertë” të tillë,
intrigantë e të paskrupullt, ndaj dhe reformën në AL e shohin si të vetmen mundësi shpresëdhënëse për
ristrukturimin publik të institucioneve shtetërore, duke i trajtuar problematikat në kushte legjislative të qarta
dhe funksionale në vendimarrje, për interesat publike të IAL.
Rektorët shpesh, në rastet e mosfunksionimit të autonomisë institucionale, nuk dëshirojnë të vendosen
në ballafaqime mes palëve, që krijojnë vazhdimisht mosmarrëveshje dhe pengesa proceduriale në institucionet
shtetërore të AL. Aktualisht rektorët e sotëm mjaftohen me dëgjimin e palëve veçmas dhe mjaftohen me
krijimin e përshtypjeve në nivelin e mbresave psikologjike ndaj secilës palë, duke rënë në nivelin social të
mosvlerësimit të shqetësimeve të drejta e parimore, pasi për ta kjo shihet si vullnet i “të dobtëve”, ndërsa
autoritarizmi i shefave vartës në pozicionet e tyre shihet si “forcë” e institucionit të tij të “pagabueshëm”.
Rektorët mjaftohen me shprehjen e vlerësimeve pozitive, për gjithësecilën palë veçmas dhe larg syve të palës
tjetër kundërshtuese. Ideja për të realizuar ballafaqime mes palëve, për ta është e pamundur. Në rast
ballafaqimesh, atij do t’i duhet të hedhë poshtë vlerësimet pozitive për secilin, pasi ato do t’i konvertoheshin në
të kundërtën për të dy palët.
Zyrat e rektorëve shndërrohen në vende “të shenjta”, ku mund të shkojnë të gjithë e të shprehin
shqetësimet dhe mosmarrveshjet e lindura në institucion, pikërisht atëherë kur ka rënë përgjegjësia e niveleve
vartëse të tij si; departamenti, këshilli fakultetit dhe dekanati. Rektorit i duhet të klasifikojë problemet e
ekspozuara në institucionet e varura prej tij, por nuk arrin t’i zotërojë me vendime të qarta dhe institucionale,
me frikën se humbet mbështetjen e vartësve “të fortë” përballë atyre “të dobët” dhe anasjelltas. Në këto nivele
ka shkuar autonomia universitare në institucionet e AL.
Rektorëve ju duhet të shpërndajnë mjegull “mirësie” dhe “vlerësimi” për të gjitha palët e ofruara për
ballafaqim. Oportuniteti i tyre lulëzon si një kapak mirësie ndaj gabimeve të “të fortëve” dhe si një kapak
falimentimi institucional për vartësit “e dobët” në stafin akademik mësimdhënës. Ndaj reforma është e
domosdoshme në burokratizimin demokratik të marrëdhënieve ndërmjet palëve, për të saksionuar detyrimin e
vendimarrjeve ligjore, në këto raste, ekspertizat personale mbeten të pavlefshme. Rektori nuk mund të luajë
rolin e punonjësit social dhe të përshkruesit psikologjik të fenomeneve, që shfaqen në institucion, duke i
soditur “nga maja e kalit”. Duhet të vërë në lëvizje institucionin për zgjidhjen e tyre, përndryshe ato do të
rikthehen në zyrën e tij (si fenomene jo fizikisht) më me intensitet veprimi dhe me një forcë të tillë që bllokon
çdo hallkë procedurale e burokratike në institucion.
Zvëndësat janë të emëruarit prej titullarëve (zgjedhur pa konkurentë), për “forcën dhe kurajon” që
shfaqin gjatë fushatave zgjedhore në IAL dhe oportunitetet subjektive. Zvendësat janë pa një profil të qartë
administrativ në vlerësimin e procedurave institucionale e burokratike. Në këtë pozitë problemet thelbësore dhe
institucionale bëhen të paperceptueshme prej zvëndësave, ndaj ata ushqejnë paradokse psiko-sociale në
gjykimin e tyre për kolegët, duke bindur shefat aktualë dhe ata potencialë të institucioneve shtetërore të AL, me
komente sureale rreth kolegëve që ndajnë mendime, pikëpamje dhe qëndrime dialektike të ndryshme dhe të
kundërta me “karrierën” e tyre..
Zvendësat ndjehen të plotësuar me besimin e arritur tek eprorët dhe me kontrollin mbi vartësit.
Shqetësimet false, ndaj kolegëve të tyre, lindin nga pakënaqësia kur nuk i dorëzohen autoritetit të tyre, të
pajustifikuar, por i binden standardeve dhe normave akademike. Më e patolerueshmja është se ata arrijnë të
luajnë të njejtën taktikë edhe me mbështetësit dhe eprorët dorëlëshuar ndaj tyre, kur ju duhet të përballen me
veprimin institucional.
Pra taktika e ndjekur prej zvëndësave shndërrohet në një lojë, për t’i shpënë kolegët e vet në varësi të
një konflikti permanent me eprorët, duke shkatëruar jo vetëm karrierat individuale brenda institucionit, por
edhe vetë karrierën e IAL përballë publikut dhe tregut.
Stafi Akademik në kuadrin e autonomisë institucionale në AL, nuk duhet të shprehë asgjë që të jetë
personale lidhur me interesat ndaj vetes. Nuk ndërton lidhje personale në gjykimin e problemeve, që
shqetësojnë institucionin e tij arsimor, madje nuk dëshiron të jetë “i njohur” dhe “i rëndësishëm” përballë
përfituesve nga aktiviteti i tij akademik (rektorati, komuniteti, studentët).
Profesorët më të aftë, në institucionet e AL, janë më të mirët dhe më të vërtetët me auditorin, pasi ata
pranojnë ekspozimin e dobësive të tyre, jo vetëm institucionale, por edhe ato individuale, për të nxitur
ndryshimin dhe përmirësimin cilësor të punës në AL, si edhe besimin e studentëve tek vetja.
Profesorët e nderuar, prej studentëve dhe komunitetit, merren me diskutimin e problematikave të
hasura drejtpërdrejt në institucionet e tyre shtetërore të AL.
Profesorët me profil social të shëndetshëm nuk bien në kompromis me eprorët e tyre për fshehjen e
çështjeve parimore, nën “mjegullën e butë të pritjes”, pasi më pas ato bëhen barrë dhe pengesë në funksionimin
e procedurave institucionale në AL.
Këtu, me këta profesorë, ka kohë që ka nisur reforma e AL, pjesë e tij janë edhe anëtarët e nderuar të
komisionit qeveritar KALKSH.
Po kundërshtitë dhe pengesat nga burojnë? Ato janë veprim organik i monopolizimit të autonomisë
prej mentalitetit privatizues të individëve drejtues, brenda stafeve akademike, të cilët tremben të thonë të
vërtetat negative, ose nuk dëshirojnë të thuhen, pasi edhe vetë janë bërë pjesë e tyre. Këta përfaqësues të
zgjedhur (pa konkurentë), tentojnë të shmangin hapjen e problemeve, që shqetësojnë institucionet e AL, për t’i
tërhequr ato edhe disa vite të tjera pas interesave të tyre personale dhe jo publike, si një lopë që milet prej tyre
nën hijen e autonomisë, derisa në derën e tyre të falimentit të trokasin vitet e pensionit biologjik. Nëpërmjet
kundërshtive të tyre, bazuar vetëm në rastësitë e koeficienteve financiarë të së ardhmes ekonomike, ata fshehin
pasigurinë e tyre dhe padashur heqin maskën e autonomisë në fytyrën e antireformës.
Reforma nuk do krijojë standarde të reja, nuk ju kundërvihet politikave reformatore të derisotme, por
përkundrazi do ngrejë dhe rivlerësojë kriteret e përdhosura nga drejtuesit autoritarë e të papërgjegjshëm, si
edhe do të ndërtojë norma të qarta legjislative për funksionimin e tyre, në përputhje me autonominë e
institucioneve publike të AL. Stafet akademike heshtin dhe flasin nën zë, me shpresën se reforma e projektuar
në draftin e KALKSH, do t’u japë mundësinë të jenë vërtet autonomë dhe të kënaqur me punën e tyre publike e
universitare.
bujar kapllani
qershor, 2014

Contenu connexe

Plus de Bujar Kapllani

Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Tempus 16 NentorDanimarka
Tempus 16  NentorDanimarkaTempus 16  NentorDanimarka
Tempus 16 NentorDanimarkaBujar Kapllani
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Bujar Kapllani
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Bujar Kapllani
 

Plus de Bujar Kapllani (6)

ABC - J.Paço
ABC - J.PaçoABC - J.Paço
ABC - J.Paço
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Tempus 16 NentorDanimarka
Tempus 16  NentorDanimarkaTempus 16  NentorDanimarka
Tempus 16 NentorDanimarka
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
 

Ne Hijen e Autonomise Universitare - B. Kapllani

  • 1. Nën hijen e autonomisë universitare Në institucionet shtetërore të AL trashëgohet nga e “shkuara” mungesa e kurajos të stafit akademik për t’u përballur me problemet e rrezikshme apo dhe të pakëndshme për ta. Liria për të drejtën institucionale e demokratike nëpërkëmbet, duke u trajtuar si “gjoja” vullnet i njerëzve të vështirë dhe të rrezikshëm. Kjo frymë izoluese ka favorizuar subjektivisht formimin e një shtrese të paqëndrueshme morale, brenda tyre. Përgjithësisht ky subjektivizëm, në nivelet social-akademike, shfaqet si burim anonim i mendimit, pasi më tepër aty flitet për probleme të parëndësishme, në parim, apo dhe për gjëra që realisht nuk i njohin, kuptojnë apo zbatojnë në punën e tyre. Kjo situatë e paimagjinueshme, për një standard europian, gjen terren në mekanizmin natyral vetëmbrojtës të Unit akademik, thelbi ekzistencial i stafit aktual mësimdhënës. Ata i shmangen përballjes individuale me situatat anarkike, krijuar nga drejtuesit e klonuar në autonomi jofunksionale. Nga ana tjetër kur firmosen peticione dhe thirrje të kryesuara nga emrat e titullarëve, edhe pse kanë mendim ndryshe, firmosin “me guxim” pro tyre. Pjesa më e madhe e stafit “flenë”, duke mospranuar faktin e ekzistencës të një realiteti të tillë mbytës ndaj energjive krijuese, madje “heshtin” përballë fenomenit, duke mospranuar faktin se po iu thahen edhe ato vlera njerëzore dhe institucionale trashëguar në institucionet e tyre. Kjo frymë izoluese dhe subjektive, të ngjason me koloninë e algave në sipërfaqen e një pellgu me ujë. Nëse nuk kontrollohen, nga ekuilibrat ekologjikë, ato riprodhojnë vetveten pafundësisht. Lidhur me draftin e reformës të KALKSH, ka një sërë pretendimesh dhe kundërshtish akademike, të cilat shpesh rezultojnë në një aksion qëndrimesh jo normale, të përfaqësuar nga titullarët e universiteteve, të cilët janë përzgjedhur me votë të lirë, por pa kandidadë konkurues përballë tyre. Kjo është panorama reale e autonomisë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë. Bisedat dhe qëndrimet e titullarëve relativizohen në kaosin e koncepteve dhe pikëpamjeve teorike për të përfunduar në rastësinë e faktit financiar, “thembra e anarkisë institucionale”. Asnjëri prej këtyre titullarëve (zgjedhur pa konkurentë) nuk i fokuson diskutimet në procedurën funksionale të IAL, në përputhje me qëllimin, interesin publik dhe legjislacionin administrativ të tyre. Aktualish, evidentohen dy rezultate të dukshme në IAL. Së pari ai privat, shpesh institucionalizuar mjaft lart, i cili ka ofruar mjaft raste të suksesshme në nivel kombëtar dhe europian, me një profil të lartë shkencor, institucional dhe elitar. Së dyti, per fatin e keq, arsimi i lartë shtetëror “i privatizuar” nga një mentalitet monopolizues dhe oligarkik drejtuesish klanorë dhe nepotikë, të papërgjegjshëm, nën vizionin indiferent të qeverisjes së deridjeshme. Rezultati është katastrofik, pasi jo vetëm kemi humbur imazhin publik të universiteteve shtetërore, por kemi dhe një “armatë” drejtuesish (zgjedhur pa konkurentë) të cilët sfidojnë jo vetëm çdo përpjekje përmirësuese inicuar prej stafit akademik mësimdhënës, por edhe vetë nismat qeverisëse, për shpëtimin dhe ristrukturimin publik të AL. Si shfaqen simptomat e këtyre tendencave monopolizuese të drejtuesve në institucionet shtetërore të AL? Në armatën e drejtuesve, të universiteteve shtetërore, gjejmë prototipin e standardit jofunksional, për shefa departamenti, dekanë dhe zv.dekanë (të emëruar) dhe rektorë e zv.rektorë (të emëruar). Të gjithë këta, deri më sot, së bashku janë njëkohësisht edhe vendimarrës në këshill fakulteti dhe senat universiteti. Dekani ndërton raporte të drejtpërdrejta me vartësit dhe stafin akademik, duke cënuar funksionimin procedurial të autonomisë së institucioneve në AL. Në këto raporte të drejtpërdrejta shmang analizimin e të dhënave, që burojnë nga diskutimet në njësitë shkencore bazë të fakulteteve (departamentet) dhe qëndrimet e veçanta profesionale të stafit akademik. Nuk realizon renditjen analitike të problemeve, pasi e tejkalojnë tagrin profesional të tij dhe njëkohësisht ndjehet i paaftë të ballafaqohet me rrjedhën e problematikave, që hasen në procesin mësimor, për realizimin e standardit akademik dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në raste të tilla një dekan i dështuar përpiqet të sigurojë raporte të drejtpërdrejta e kushtëzuese me të gjithë stafin akademik, vartësit dhe eprorët e tij. Në këto raporte ai shmang çfarëdolloj mendimi, që nuk mundet ta kuadratojë në funksionimin autonom të fakultetit, ndaj për t’i bërë inekzistente përdor të gjitha format psikologjisë natyrale si; shpërfillja vartësve, mburrja vetvetes, ofendimet, presionet administrative, premtimet, favoret, ndëshkimet, urdhërimi i titullarëve vartës (përgj.departamenti dhe zv.dekanë) për të lançuar idetë e tij, si vendime të ardhura nga rektorati e dikasteri, me qëllim që t’ia nisë po atyre si vendimarrje të departamentit, ku duhet të ndalen gjykimet e kundërta nëpërmjet një përgj.departamenti të “bindur”. Ndërsa me eprorët bëhet urë, dhe statutin shkel me anën e një vendimi të votuar nga drejtuesit e tjerë në këshill fakulteti e senat, duke mos respektuar statutin e institucionit. Stafi akademik në këtë lloj autonomie nuk ekziston as për rekrutimin cilësor të studentëve, as për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, as për trajtimin objektiv të punës shkencore në fakultetet e tyre.
  • 2. Në rastet që flasim, dekani “dashurohet” mbas autoritetit, që i jep pozita drejtuese dhe nuk mund të pranojë ta humbasë atë edhe sikur t’i duhet të shesë përgjegjësinë institucionale e publike, që i kërkon kjo detyrë shtetërore. Kjo ndodh kur qeverisja mbyll sytë. Stafi akademik i fakulteteve nuk e meriton një dekan të tillë, ndaj dhe reformat qeverisëse në IAL janë të mirëpritura, për të rivendosur një autonomi reale dhe funksionale.. Përgjegjësi Departamentit nën autoritarizmin e dekanit nis e shmang analizimin e të dhënave, që burojnë nga diskutimet në njësitë shkencore bazë të fakulteteve (departamentet). Përgjegjësi i departamentit nis gradualisht të marrë vendimet privatisht, duke dështuar në përpjekjet për të mbrojtur mendimin shkencor të zgjedhësve të vet (anëtarëve të departamentit) në dekanat, në këshillin e fakultetit, në senat apo këshillin e administrimit dhe rektorat. Përgjegjësit të departamentit i duhet të ulet dhe të punojë me secilin prej propozimeve prurë nga analizat profesionale të kolegëve, në konsulencë juridike dhe referuar statutit të institucionit, si edhe burimeve shkencore bashkëkohore. Në të kundërt, duke mos lejuar këtë procedurë të funksionojë normalisht, atëherë aplikon një raport vendimmarrës me titullarin e vet, dekanin dhe eliminon takimet e programuara të departamentit për vendimarrje institucionale, duke e shndërruar njësinë shkencore në një organizëm inekzistent. Ky qëndrim lind nga mosvlerësimi, që përgjegjësi departamentit ushqen ndaj kolegëve të “pabindur” përkundrejt autoritetit fals të dekanit, por edhe nga frika që ka se mund të gabojë nëse i përcjell atij mendimet e departamentit, kur janë në kundërshti me “vizionin” e eprorit, mbuluar me tituj dhe miq në qeveri e politikë. Kjo është pamja e departamenteve në institucionet shtetërore, të përçmuara nga dekanët dhe të papërfaqësuara nga përgjegjësit e tyre. Stafi akademik nuk mund të ketë besim në një përfaqësim të tillë, i cili e kthen në inekzistente autonominë e IAL. Reforma në AL do të formatojë institucionalisht funksionin e përgjegjegjësit të departamentit dhe do të çlirojë atë nga ankthi i gabimit, duke standardizuar funksionimin e autonomisë universitare në njësitë shkencore bazë, të cilat janë ato që kanë monopolin e autonomisë, për të orientuar objektivat e punës në dekanat dhe rektorat. Anëtar Këshilli (fakulteti e senati) diskuton me secilin anëtar stafi akademik veçmas, pa u deklaruar publikisht për qëndrimet dhe mendimet e shprehura në takime, mungon transparenca. Angazhimin e tyre institucional e mbulojnë me trajtimin relativizues të problematikave, mendimeve dhe ideve që "dëshiron të dëgjojë" secili koleg i tij, pa mbajtur një qëndrim të qartë kritik dhe të vetin. Këshillltari në këtë mënyrë ofron zgjidhje të ndryshme, duke mos u shfaqur i qëndrueshëm dhe i besueshëm në pikpamjet e shprehura të tij, ndryshe përballë kolegëve dhe ndryshe përballë eprorëve autoritarë. Më e keqja është se për një problem mbron dy standarde, sipas interesit personal, duke nxitur brenda institucionit frymën natyrale "përça dhe sundo." Këshilltarët e kanë më të thjeshtë të kontrollojnë mendimet e stafit akademik dhe t’i kundërvënë ato, sesa të zvogëlojnë problemet e linduara, në mungesë të një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të argumentuar me shembuj eksperiencash dhe modelesh institucionale. Drejtuesit korrektë dhe anëtarët e stafit akademik në IAL ndjehen të lodhur nga “ekspertë” të tillë, intrigantë e të paskrupullt, ndaj dhe reformën në AL e shohin si të vetmen mundësi shpresëdhënëse për ristrukturimin publik të institucioneve shtetërore, duke i trajtuar problematikat në kushte legjislative të qarta dhe funksionale në vendimarrje, për interesat publike të IAL. Rektorët shpesh, në rastet e mosfunksionimit të autonomisë institucionale, nuk dëshirojnë të vendosen në ballafaqime mes palëve, që krijojnë vazhdimisht mosmarrëveshje dhe pengesa proceduriale në institucionet shtetërore të AL. Aktualisht rektorët e sotëm mjaftohen me dëgjimin e palëve veçmas dhe mjaftohen me krijimin e përshtypjeve në nivelin e mbresave psikologjike ndaj secilës palë, duke rënë në nivelin social të mosvlerësimit të shqetësimeve të drejta e parimore, pasi për ta kjo shihet si vullnet i “të dobtëve”, ndërsa autoritarizmi i shefave vartës në pozicionet e tyre shihet si “forcë” e institucionit të tij të “pagabueshëm”. Rektorët mjaftohen me shprehjen e vlerësimeve pozitive, për gjithësecilën palë veçmas dhe larg syve të palës tjetër kundërshtuese. Ideja për të realizuar ballafaqime mes palëve, për ta është e pamundur. Në rast ballafaqimesh, atij do t’i duhet të hedhë poshtë vlerësimet pozitive për secilin, pasi ato do t’i konvertoheshin në të kundërtën për të dy palët. Zyrat e rektorëve shndërrohen në vende “të shenjta”, ku mund të shkojnë të gjithë e të shprehin shqetësimet dhe mosmarrveshjet e lindura në institucion, pikërisht atëherë kur ka rënë përgjegjësia e niveleve vartëse të tij si; departamenti, këshilli fakultetit dhe dekanati. Rektorit i duhet të klasifikojë problemet e ekspozuara në institucionet e varura prej tij, por nuk arrin t’i zotërojë me vendime të qarta dhe institucionale, me frikën se humbet mbështetjen e vartësve “të fortë” përballë atyre “të dobët” dhe anasjelltas. Në këto nivele ka shkuar autonomia universitare në institucionet e AL. Rektorëve ju duhet të shpërndajnë mjegull “mirësie” dhe “vlerësimi” për të gjitha palët e ofruara për ballafaqim. Oportuniteti i tyre lulëzon si një kapak mirësie ndaj gabimeve të “të fortëve” dhe si një kapak
  • 3. falimentimi institucional për vartësit “e dobët” në stafin akademik mësimdhënës. Ndaj reforma është e domosdoshme në burokratizimin demokratik të marrëdhënieve ndërmjet palëve, për të saksionuar detyrimin e vendimarrjeve ligjore, në këto raste, ekspertizat personale mbeten të pavlefshme. Rektori nuk mund të luajë rolin e punonjësit social dhe të përshkruesit psikologjik të fenomeneve, që shfaqen në institucion, duke i soditur “nga maja e kalit”. Duhet të vërë në lëvizje institucionin për zgjidhjen e tyre, përndryshe ato do të rikthehen në zyrën e tij (si fenomene jo fizikisht) më me intensitet veprimi dhe me një forcë të tillë që bllokon çdo hallkë procedurale e burokratike në institucion. Zvëndësat janë të emëruarit prej titullarëve (zgjedhur pa konkurentë), për “forcën dhe kurajon” që shfaqin gjatë fushatave zgjedhore në IAL dhe oportunitetet subjektive. Zvendësat janë pa një profil të qartë administrativ në vlerësimin e procedurave institucionale e burokratike. Në këtë pozitë problemet thelbësore dhe institucionale bëhen të paperceptueshme prej zvëndësave, ndaj ata ushqejnë paradokse psiko-sociale në gjykimin e tyre për kolegët, duke bindur shefat aktualë dhe ata potencialë të institucioneve shtetërore të AL, me komente sureale rreth kolegëve që ndajnë mendime, pikëpamje dhe qëndrime dialektike të ndryshme dhe të kundërta me “karrierën” e tyre.. Zvendësat ndjehen të plotësuar me besimin e arritur tek eprorët dhe me kontrollin mbi vartësit. Shqetësimet false, ndaj kolegëve të tyre, lindin nga pakënaqësia kur nuk i dorëzohen autoritetit të tyre, të pajustifikuar, por i binden standardeve dhe normave akademike. Më e patolerueshmja është se ata arrijnë të luajnë të njejtën taktikë edhe me mbështetësit dhe eprorët dorëlëshuar ndaj tyre, kur ju duhet të përballen me veprimin institucional. Pra taktika e ndjekur prej zvëndësave shndërrohet në një lojë, për t’i shpënë kolegët e vet në varësi të një konflikti permanent me eprorët, duke shkatëruar jo vetëm karrierat individuale brenda institucionit, por edhe vetë karrierën e IAL përballë publikut dhe tregut. Stafi Akademik në kuadrin e autonomisë institucionale në AL, nuk duhet të shprehë asgjë që të jetë personale lidhur me interesat ndaj vetes. Nuk ndërton lidhje personale në gjykimin e problemeve, që shqetësojnë institucionin e tij arsimor, madje nuk dëshiron të jetë “i njohur” dhe “i rëndësishëm” përballë përfituesve nga aktiviteti i tij akademik (rektorati, komuniteti, studentët). Profesorët më të aftë, në institucionet e AL, janë më të mirët dhe më të vërtetët me auditorin, pasi ata pranojnë ekspozimin e dobësive të tyre, jo vetëm institucionale, por edhe ato individuale, për të nxitur ndryshimin dhe përmirësimin cilësor të punës në AL, si edhe besimin e studentëve tek vetja. Profesorët e nderuar, prej studentëve dhe komunitetit, merren me diskutimin e problematikave të hasura drejtpërdrejt në institucionet e tyre shtetërore të AL. Profesorët me profil social të shëndetshëm nuk bien në kompromis me eprorët e tyre për fshehjen e çështjeve parimore, nën “mjegullën e butë të pritjes”, pasi më pas ato bëhen barrë dhe pengesë në funksionimin e procedurave institucionale në AL. Këtu, me këta profesorë, ka kohë që ka nisur reforma e AL, pjesë e tij janë edhe anëtarët e nderuar të komisionit qeveritar KALKSH. Po kundërshtitë dhe pengesat nga burojnë? Ato janë veprim organik i monopolizimit të autonomisë prej mentalitetit privatizues të individëve drejtues, brenda stafeve akademike, të cilët tremben të thonë të vërtetat negative, ose nuk dëshirojnë të thuhen, pasi edhe vetë janë bërë pjesë e tyre. Këta përfaqësues të zgjedhur (pa konkurentë), tentojnë të shmangin hapjen e problemeve, që shqetësojnë institucionet e AL, për t’i tërhequr ato edhe disa vite të tjera pas interesave të tyre personale dhe jo publike, si një lopë që milet prej tyre nën hijen e autonomisë, derisa në derën e tyre të falimentit të trokasin vitet e pensionit biologjik. Nëpërmjet kundërshtive të tyre, bazuar vetëm në rastësitë e koeficienteve financiarë të së ardhmes ekonomike, ata fshehin pasigurinë e tyre dhe padashur heqin maskën e autonomisë në fytyrën e antireformës. Reforma nuk do krijojë standarde të reja, nuk ju kundërvihet politikave reformatore të derisotme, por përkundrazi do ngrejë dhe rivlerësojë kriteret e përdhosura nga drejtuesit autoritarë e të papërgjegjshëm, si edhe do të ndërtojë norma të qarta legjislative për funksionimin e tyre, në përputhje me autonominë e institucioneve publike të AL. Stafet akademike heshtin dhe flasin nën zë, me shpresën se reforma e projektuar në draftin e KALKSH, do t’u japë mundësinë të jenë vërtet autonomë dhe të kënaqur me punën e tyre publike e universitare. bujar kapllani qershor, 2014