SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
Télécharger pour lire hors ligne
Janar, 2023
2021
RAPORT MBI
GJENDJEN E
FILANTROPISË
me mbështetjen e
1
Hyrje
1
Instituti i Statistikave. Prodhimi i Brendshëm Bruto. Qasur më 08.08.2022. nga http://www.instat.gov.al/en/statistical-lite-
racy/gross-domestic-product/
2
Instituti i Statistikave. Llogaritë Kombëtare (PBB). Qasur më 06.08.2022 nga http://www.instat.gov.al/en/themes/eco-
nomy-and-finance/national-accounts-gdp/#tab3
3
Instituti i Statistikave. Tregu i Punës dhe Arsimi. Qasur më 06.08.2022 nga http://www.instat.gov.al/en/themes/labo-
ur-market-and-education/wages/publications/2021/wage-statistics-q1-2021/
4
Renditja bazohej në tre tregues: ndihma ndaj një të huaji, dhurimi i parave dhe koha vullnetare; për të cilat Shqipëria kishte
një rezultat prej 57%, 36% dhe 8% përkatësisht
5
Fondacioni Charities Aid. Indeksi Global i Dhurimit CAF pët vitin 2022. Qasur nga https://www.cafonline.org/about-us/pu-
blications/2022-publications/caf-world-giving-index-2022
6
IU Lilly Family School of Philanthropy. Indeksi Global i Mjedisit të Filantropisë për vitin 2022. Qasur më 04.08.2022. nga
https://scholarworks.iupui.edu/handle/1805/28098
7
Rezultati i përgjithshëm paraqet vlerën mesatare të gjashtë treguesve. Treguesi i mjedisit socio-kulturor kishte një rezultat
më të lartë se mesatarja rajonale, ndërsa treguesit me rezultatin më të ulët ishin lehtësia e operimit, stimulimet tatimore dhe
flukset filantropike ndërkufitare.
Që nga viti 2013, Catalyst Balkans ka ndjekur aktivitetin filantropik në Shqipëri
dhe çdo vit publikon një raport vjetor unik mbi nivelin e dhurimit. Në vitet e
fundit, aktiviteti filantropik është zhvilluar në kuadër të turbulencave të mëdha
sociale: kriza nga KOVID-19 një vit më parë si dhe tërmeti që goditi Shqipërinë
në vitin 2019. Për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik në mes të pandemisë,
rritja ekonomike u zvogëlua me 3.5% në vitin 2020.1
Sidoqoftë, ekonomia e
vendit arriti të rikuperohet në vitin 2021, pasi PBB u rrit me 5.5% në tremujorin e
parë të vitit 2021 nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë në një vit më parë2
,
dhe paga mesatare bruto u rrit me 5.2%.3
Raporti mbi gjendjen e filantropisë
në Shqipëri në vitin 2021 mund të ofrojë një pamje lidhur me atë se si filantropia
është përshtatur me këto sfida dhe një pasqyrë unike të dhurimit, e cila i
shtohet gjetjeve të hulumtimeve të tjera. Sipas studimit më të fundit nga CAF
(Fondacioni Charities Aid), Shqipëria renditet në vendin e 96-të4
në Indeksin
Botëror të Dhurimit 20225
, ndërsa sipas Indeksit Global të Filantropisë së
Mjedisit për vitin 20226
, Shqipëria kishte një rezultat të përgjithshëm prej
3.1/5.07
. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto studime nuk
ofrojnë një pasqyrë të plotë të nivelit të dhurimit në Shqipëri, pasi të dy indekset
bazohen në të dhëna të anketës.
2
Dhurimi total i regjistruar
Aktiviteti i përgjithshëm filantropik gjatë vitit 2021 gjeneroi një shumë
të dhuruar prej rreth 3.6 milionë euro të cilat u dhuruan përmes 172
rasteve të dhurimit. Edhe pse viti i kaluar ishte unik për sa i përket
nivelit të dhurimit për shkak të rritjes së aktivitetit të donatorëve gjatë
krizës nga Kovid-19, shuma totale e regjistruar e dhurimit në vitin
2021 ishte disi më e lartë në krahasim me një vit më parë. Megjithatë,
duhet theksuar se një rast i vetëm dhurimi ka gjeneruar shumën e
regjistruar prej 1.7 milionë euro. Shuma e dhuruar për banor ishte 1.3
euro në vitin 2021, që është më e ulët se mesatarja e rajonit. Megjit-
hatë, shumat e regjistruara nënvlerësojnë vëllimin aktual të aktivitetit
filantropik në Shqipëri.
Shuma e regjistruar (milionë)
Numri i rasteve të dhurimit
Trendi i Dhurimit
2015-2021
8
Numri i rasteve të dhurimit në vitin 2021 është llogaritur duke u bazuar në të gjitha dhurimet e regjistruara (rastet e dhurimit
të paraqitura në media dhe rastet e dhurimit të gjurmuara nga burime të drejtpërdrejta), ndërsa vetëm rastet e dhurimit të
paraqitura në media janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të viteve të mëparshme.
2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021
85
80
346
102
39
174 1728
0.3
0.4
4.8
3.4
3.6
2.5
0.4
Pjesëmarrja në shumën totale të regjistruar
3
Për sa i përket kategorive të donatorëve, Catalyst Balkans dallon
sektorin e korporatave, qytetarët (dhurimit të shumicës individuale),
individët e identifikueshëm, fondacionet private dhe të tjerët.
Aktiviteti filantropik i regjistruar në Shqipëri gjatë vitit 2021 u karak-
terizua nga një shumë e lartë dhurimi nga sektori i korporatave.
Struktura e
donatorëve
Sektori i korporatave
Qytetarët
(dhurimi I shumicës
individuale)
Individët e
identifikueshëm
OSHC/Shoqatat
84.1%
14.7%
0.6%
0.6%
Mbështetje e njëhershme
16.4%
Mbështetje afatgjate
83.6%
4
Sa i përket efekteve të synuara të dhurimit në vitin 2021, donacionet
afatshkurtra për qëllime humanitare ishin më të shpeshtat, si
trajtimet mjekësore dhe dhurimi i ushqimeve dhe të mirave të tjera,
ndërsa shuma më e madhe e dhuruar ishte për mbështetje strategji-
ke – investime kapitale në një institucion arsimor.
Efektet e
synuara të
dhurimit
Pjesëmarrja në shumën totale të regjistruar
5
Sipas të dhënave nga Giving Balkans, sektori i korporatave ka shtuar një
kontribut të rëndësishëm në arsim. Rasti i dhurimit me shumën më të lartë të
regjistruar ishte donacioni i Trans Adriatic Pipeline Shqipëri, i destinuar për
restaurimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë. Vlera e
investimit ishte 1.7 milionë euro dhe është bërë përmes një marrëveshjeje me
Ministrinë e Kulturës. Një tjetër aksion i mbështetjes strategjike nga sektori i
korporatave ishte dhurimi i 150 bursave nga Raiffeisen Invest nëpërmjet
programit Tumo Tirana në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan
për Zhvillim dhe Bashkinë e Tiranës. Kompania e telekomunikacionit ALBtele-
com gjithashtu ka kontribuar në arsim, duke dhuruar pajisje ndihmëse, mobilje
dhe libra për shkollën e mesme Naim Frashëri. Kompanitë e mëdha shpesh i
destinonin donacionet e tyre për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara.
Për këtë qëllim, Credins Bank ka iniciuar projektin “Food Bank” në vitin 2021.
Në kuadër të këtij projekti, çdo muaj janë shpërndarë ushqime për familjet me
status të rrezikuar social. Gjithashtu, Credins Bank dhuroi fonde për rinovimin
e Qendrës Komunitare në Shkozë, e cila synon të ofrojë shërbime edukative
dhe psikologjike për mbi 500 familje. Ndër dhurimet e sektorit të korporatave,
janë regjistruar edhe donacione për institucionet shëndetësore. Një kontribut i
tillë ishte bashkëpunimi mes kompanive Divella dhe Ecomarket Albania, të
cilat i dhuruan gjashtë respiratorë dhe 40,000 maska për Spitalin Rajonal të
Durrësit.
Përveç sektorit të korporatave, donacionet nga qytetarët (nëpërmjet dhurimit
të shumicës individuale) kontribuuan shumë në veprimtarinë e përgjithshme
filantropike në Shqipëri në vitin 2021. Këto nisma përfshinin fushata dhe
ngjarje për mbledhjen e fondeve, kryesisht për mbështetjen e grupeve të
margjinalizuara. Një nga shembujt ishte aksioni i ndërtimit të një shtëpie të re
për një person që jetonte në varfëri në Bashkinë e Librazhdit. Nisma u
organizua nga banorët e njësisë administrative Hotolisht, të cilët kryen edhe
punimet e ndërtimit. Donatorët e mbështetën këtë nismë përmes platformës
gofundme dhe ndihmuan në mbledhjen e fondeve të nevojshme për materialet
e ndërtimit. Për më tepër, disa thirrje për ngritjen e fondeve për shtëpi të reja
për familjet e me status të dobët social dhe disa thirrje të regjistruara për
donacione ishin gjithashtu aksione të iniciuara nga fondacioni Shqiptarët për
Shqiptarët. Fondacioni gjithashtu inicioi thirrje për donacione që synojnë të
ofrojnë trajtimin e fëmijëve me probleme shëndetësore. Gjatë vitit të kaluar
qytetarët në mënyrë aktive kanë mbështetur arsimin. Një aksion i tillë u
organizua nga Aulon Kalaja dhe një grup vullnetarësh, me qëllim sigurimin e
çantave dhe mjeteve të tjera shkollore për fëmijët e familjeve të prekura nga
tërmeti nga tre shkolla, në Fushë Krujë, Bubq dhe Mamurras.
Shembuj të praktikave të mira
6
Individët e identifikueshëm kontribuuan në mbështetjen e grupeve të margji-
nalizuara, ndër qëllime të tjera, gjithashtu. Një nga rastet e regjistruara ishte
dhurimi i këngëtarit dhe kantautorit Ermal Meta, i cili dhuroi instrumente
muzikore të destinuara për dy institucione sociale që ofrojnë mbështetje për
fëmijët me status të dobët social, Shtëpia Rozalba dhe Casa Betania. Një
shembull tjetër ishte një donacion nga Staki Gafurri, një donator nga Tetova i
cili aktualisht jeton në Gjermani, për të siguruar një banesë të re për një familje
që jeton në varfëri, së bashku me një pension mujor prej 300 euro, me ndihmën
e fondacionit Shqiptarët për Shqiptarët. Janë regjistruar edhe donacione nga
individë të caktuar për mbështetje të shëndetësisë. Një nga rastet e regjistrua-
ra ishte nga një donator anonim, i cili iu përgjigj thirrjes për donacione duke
dhuruar një aparat të ri oksigjeni për mbështetjen e R.Z., që vuante nga disa
probleme shëndetësore. Për mbështetjen e shëndetësisë, përveç subjekteve
private, janë regjistruar edhe donacione nga sektori jofitimprurës. Një
shembull i tillë është dhurimi i aparaturave respiratore nga Fondacioni Kenedi,
të destinuara për Spitalin Rajonal të Korçës.
Si përfundim, mund të thuhet se edhe pse sfidat socio-ekonomike pas pande-
misë, si donatorët e korporatave ashtu edhe subjektet private (individë dhe
qytetarë të identifikueshëm) mbetën aktivë në dhurimin për të mirën e
përbashkët. Për sa i përket efekteve të synuara të dhurimit në vitin 2021,
donacionet afatshkurtra për qëllime humanitare ishin më të shpeshta, si
trajtimet mjekësore dhe dhurimi i ushqimeve dhe gjërave të tjera të nevojshme,
ndërsa shuma më e lartë e dhuruar ishte destinuar për mbështetje strategjike
- investime kapitale në një institucion arsimor.
7
Baza e të dhënave Giving Balkans përfaqëson një burim unik informacioni mbi
filantropinë në Ballkanin Perëndimor. Për këtë raport, janë mbledhur të dhënat
nga data 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2021, nga monitorimi i mediave si
dhe nga burime të tjera të drejtpërdrejta të disponueshme. Në këtë periudhë,
Catalyst Balkans regjistroi 47 raportime unike të medias mbi filantropinë në
Shqipëri. Për shkak të numrit të ulët të raportimeve të regjistruara në media,
raporti mbi gjendjen e filantropisë në Shqipëri është i shkurtuar në krahasim
me raportet e vendeve të tjera për vitin 2021. Sigurisht, duhet theksuar se
vlerat e regjistruara të dhurimit definitivisht nënvlerësojnë vëllimin aktual të
aktiviteteve filantropike. Kryesisht, media nuk raporton në mënyrë gjithëpërfs-
hirëse për filantropinë. Për më tepër, vlera e donacioneve nuk është gjithmonë
e mundur të monetarizohet saktësisht. Megjithatë, mund të thuhet me siguri
se vlerat e regjistruara ofrojnë vlerësime të besueshme të dhurimit minimal.
Prandaj, të dhënat nga baza e të dhënave Giving Balkans mund të përdoren
si tregues të nivelit minimal për zhvillimin e dhurimit për të mirën e përbashkët.
Metodologjia
Catalyst Balkans
38 Takovska,
11000 Beograd, Serbia
catalystbalkans.org
Lektorimi
Educo centar
Mbledhja e të dhënave
Adelina Ajdari Abdiu
Cilësia e të dhënave
Jelena Bekçiq
Dizajni
Dragana Pavloviq
Autor
Maja Gligoriq
Redaktor
Vuk Vukoviq
Janar, 2023
Beograd, Serbia
Burim i të dhënave:
givingbalkans.org
Në kujtim të të dashurës Aleksanda Vesiq
Hulumtimi Shqipëria dhuron 2021: Raport mbi gjendjen e filantropisë dhe ky publikim janë dizajnuar nga
Fondacioni Catalyst (Catalyst Balkans) me mbështetjen bujare të Fondacionit C. S. Mott dhe Fondit Rockefeller
Brothers. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e
Fondacionit C. S. Mott, Fondit Rockefeller Brothers, ose partnerëve të tyre.

Contenu connexe

Similaire à Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë

Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakut
Arlinda
 

Similaire à Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë (20)

Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti mbi gjendjen e filantropisë 2018
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti mbi gjendjen e filantropisë 2018Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti mbi gjendjen e filantropisë 2018
Maqedonia e Veriut Dhuron – Raporti mbi gjendjen e filantropisë 2018
 
Shqipëria dhuron 2019 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2019 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëShqipëria dhuron 2019 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2019 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)
Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Vlera e donacioneve)Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (Vlera e donacioneve)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)
 
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)
Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (Vlera e donacioneve)
 
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj  COVID-19 (31 maj 2021)
Shqipëria dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative AMBASADA E PARЁ E FЁMIJЁVE...
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizativeArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdfArritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
Arritjet dhe angazhimet e rëndësishme organizative.pdf
 
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 marsShqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
Shqiptaret dhurojne: REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 mars
 
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdfAMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
AMBASADA E PARË E FËMIJËVE NË BOTË MEGJASHI - REPUBLIKA E MAQEDONISË.pdf
 
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Kosova dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
Dhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakutDhurimi i gjakut
Dhurimi i gjakut
 
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 majREAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
REAGIMI I FILANTROPISË NDAJ COVID-19, 31 maj
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 korrik 2021)
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31 maj 2021)
 
MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020
 
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
Maqedonia dhuron: Reagimi i filantropisë ndaj COVID-19 (31, mars)
 

Plus de Catalyst Balkans

Plus de Catalyst Balkans (20)

Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
 Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
Društveno odgovorno poslovanje u službi osnaživanja žena
 
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Albania 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
 
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropijeKosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
Kosovo daruje 2021 - Izveštaj o stanju filantropije
 
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalazaBiH daruje 2021 - rezime nalaza
BiH daruje 2021 - rezime nalaza
 
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropijeBiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
BiH daruje 2021 - Izvještaj o stanju filantropije
 
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick FactsGiving Kosovo 2021 -Quick Facts
Giving Kosovo 2021 -Quick Facts
 
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Bosnia and Herzegovina 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Kosovo 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Serbia 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијатаСеверна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
Северна Македонија донира 2021 – извештај за состојбата на филантропијата
 
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving North Macedonia 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of PhilanthropyGiving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
Giving Montenegro 2021 - Report on the State of Philanthropy
 
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalazaCrna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
Crna Gora daruje 2021 - Rezime nalaza
 
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvuCrna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
Crna Gora Daruje 2021 - Izvještaj o dobročinstvu
 
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalazaHrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
Hrvatska daruje 2021 - sažetak nalaza
 
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of PhilanthropyGiving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
Giving Croatia 2021 - Annual Report on the State of Philanthropy
 
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropijeHrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
Hrvatska daruje 2021: Izvješće o stanju filantropije
 
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropijeSrbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
Srbija Daruje 2021 - izveštaj o stanju filantropije
 
„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”„Lokalne fondacije u Srbiji”
„Lokalne fondacije u Srbiji”
 
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
Ka općem dobru - Početna analiza percepcija pravno-institucionalnog okvira u ...
 

Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë

  • 1. Janar, 2023 2021 RAPORT MBI GJENDJEN E FILANTROPISË me mbështetjen e
  • 2. 1 Hyrje 1 Instituti i Statistikave. Prodhimi i Brendshëm Bruto. Qasur më 08.08.2022. nga http://www.instat.gov.al/en/statistical-lite- racy/gross-domestic-product/ 2 Instituti i Statistikave. Llogaritë Kombëtare (PBB). Qasur më 06.08.2022 nga http://www.instat.gov.al/en/themes/eco- nomy-and-finance/national-accounts-gdp/#tab3 3 Instituti i Statistikave. Tregu i Punës dhe Arsimi. Qasur më 06.08.2022 nga http://www.instat.gov.al/en/themes/labo- ur-market-and-education/wages/publications/2021/wage-statistics-q1-2021/ 4 Renditja bazohej në tre tregues: ndihma ndaj një të huaji, dhurimi i parave dhe koha vullnetare; për të cilat Shqipëria kishte një rezultat prej 57%, 36% dhe 8% përkatësisht 5 Fondacioni Charities Aid. Indeksi Global i Dhurimit CAF pët vitin 2022. Qasur nga https://www.cafonline.org/about-us/pu- blications/2022-publications/caf-world-giving-index-2022 6 IU Lilly Family School of Philanthropy. Indeksi Global i Mjedisit të Filantropisë për vitin 2022. Qasur më 04.08.2022. nga https://scholarworks.iupui.edu/handle/1805/28098 7 Rezultati i përgjithshëm paraqet vlerën mesatare të gjashtë treguesve. Treguesi i mjedisit socio-kulturor kishte një rezultat më të lartë se mesatarja rajonale, ndërsa treguesit me rezultatin më të ulët ishin lehtësia e operimit, stimulimet tatimore dhe flukset filantropike ndërkufitare. Që nga viti 2013, Catalyst Balkans ka ndjekur aktivitetin filantropik në Shqipëri dhe çdo vit publikon një raport vjetor unik mbi nivelin e dhurimit. Në vitet e fundit, aktiviteti filantropik është zhvilluar në kuadër të turbulencave të mëdha sociale: kriza nga KOVID-19 një vit më parë si dhe tërmeti që goditi Shqipërinë në vitin 2019. Për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik në mes të pandemisë, rritja ekonomike u zvogëlua me 3.5% në vitin 2020.1 Sidoqoftë, ekonomia e vendit arriti të rikuperohet në vitin 2021, pasi PBB u rrit me 5.5% në tremujorin e parë të vitit 2021 nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë në një vit më parë2 , dhe paga mesatare bruto u rrit me 5.2%.3 Raporti mbi gjendjen e filantropisë në Shqipëri në vitin 2021 mund të ofrojë një pamje lidhur me atë se si filantropia është përshtatur me këto sfida dhe një pasqyrë unike të dhurimit, e cila i shtohet gjetjeve të hulumtimeve të tjera. Sipas studimit më të fundit nga CAF (Fondacioni Charities Aid), Shqipëria renditet në vendin e 96-të4 në Indeksin Botëror të Dhurimit 20225 , ndërsa sipas Indeksit Global të Filantropisë së Mjedisit për vitin 20226 , Shqipëria kishte një rezultat të përgjithshëm prej 3.1/5.07 . Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto studime nuk ofrojnë një pasqyrë të plotë të nivelit të dhurimit në Shqipëri, pasi të dy indekset bazohen në të dhëna të anketës.
  • 3. 2 Dhurimi total i regjistruar Aktiviteti i përgjithshëm filantropik gjatë vitit 2021 gjeneroi një shumë të dhuruar prej rreth 3.6 milionë euro të cilat u dhuruan përmes 172 rasteve të dhurimit. Edhe pse viti i kaluar ishte unik për sa i përket nivelit të dhurimit për shkak të rritjes së aktivitetit të donatorëve gjatë krizës nga Kovid-19, shuma totale e regjistruar e dhurimit në vitin 2021 ishte disi më e lartë në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, duhet theksuar se një rast i vetëm dhurimi ka gjeneruar shumën e regjistruar prej 1.7 milionë euro. Shuma e dhuruar për banor ishte 1.3 euro në vitin 2021, që është më e ulët se mesatarja e rajonit. Megjit- hatë, shumat e regjistruara nënvlerësojnë vëllimin aktual të aktivitetit filantropik në Shqipëri. Shuma e regjistruar (milionë) Numri i rasteve të dhurimit Trendi i Dhurimit 2015-2021 8 Numri i rasteve të dhurimit në vitin 2021 është llogaritur duke u bazuar në të gjitha dhurimet e regjistruara (rastet e dhurimit të paraqitura në media dhe rastet e dhurimit të gjurmuara nga burime të drejtpërdrejta), ndërsa vetëm rastet e dhurimit të paraqitura në media janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të viteve të mëparshme. 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 85 80 346 102 39 174 1728 0.3 0.4 4.8 3.4 3.6 2.5 0.4
  • 4. Pjesëmarrja në shumën totale të regjistruar 3 Për sa i përket kategorive të donatorëve, Catalyst Balkans dallon sektorin e korporatave, qytetarët (dhurimit të shumicës individuale), individët e identifikueshëm, fondacionet private dhe të tjerët. Aktiviteti filantropik i regjistruar në Shqipëri gjatë vitit 2021 u karak- terizua nga një shumë e lartë dhurimi nga sektori i korporatave. Struktura e donatorëve Sektori i korporatave Qytetarët (dhurimi I shumicës individuale) Individët e identifikueshëm OSHC/Shoqatat 84.1% 14.7% 0.6% 0.6%
  • 5. Mbështetje e njëhershme 16.4% Mbështetje afatgjate 83.6% 4 Sa i përket efekteve të synuara të dhurimit në vitin 2021, donacionet afatshkurtra për qëllime humanitare ishin më të shpeshtat, si trajtimet mjekësore dhe dhurimi i ushqimeve dhe të mirave të tjera, ndërsa shuma më e madhe e dhuruar ishte për mbështetje strategji- ke – investime kapitale në një institucion arsimor. Efektet e synuara të dhurimit Pjesëmarrja në shumën totale të regjistruar
  • 6. 5 Sipas të dhënave nga Giving Balkans, sektori i korporatave ka shtuar një kontribut të rëndësishëm në arsim. Rasti i dhurimit me shumën më të lartë të regjistruar ishte donacioni i Trans Adriatic Pipeline Shqipëri, i destinuar për restaurimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë. Vlera e investimit ishte 1.7 milionë euro dhe është bërë përmes një marrëveshjeje me Ministrinë e Kulturës. Një tjetër aksion i mbështetjes strategjike nga sektori i korporatave ishte dhurimi i 150 bursave nga Raiffeisen Invest nëpërmjet programit Tumo Tirana në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkinë e Tiranës. Kompania e telekomunikacionit ALBtele- com gjithashtu ka kontribuar në arsim, duke dhuruar pajisje ndihmëse, mobilje dhe libra për shkollën e mesme Naim Frashëri. Kompanitë e mëdha shpesh i destinonin donacionet e tyre për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara. Për këtë qëllim, Credins Bank ka iniciuar projektin “Food Bank” në vitin 2021. Në kuadër të këtij projekti, çdo muaj janë shpërndarë ushqime për familjet me status të rrezikuar social. Gjithashtu, Credins Bank dhuroi fonde për rinovimin e Qendrës Komunitare në Shkozë, e cila synon të ofrojë shërbime edukative dhe psikologjike për mbi 500 familje. Ndër dhurimet e sektorit të korporatave, janë regjistruar edhe donacione për institucionet shëndetësore. Një kontribut i tillë ishte bashkëpunimi mes kompanive Divella dhe Ecomarket Albania, të cilat i dhuruan gjashtë respiratorë dhe 40,000 maska për Spitalin Rajonal të Durrësit. Përveç sektorit të korporatave, donacionet nga qytetarët (nëpërmjet dhurimit të shumicës individuale) kontribuuan shumë në veprimtarinë e përgjithshme filantropike në Shqipëri në vitin 2021. Këto nisma përfshinin fushata dhe ngjarje për mbledhjen e fondeve, kryesisht për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara. Një nga shembujt ishte aksioni i ndërtimit të një shtëpie të re për një person që jetonte në varfëri në Bashkinë e Librazhdit. Nisma u organizua nga banorët e njësisë administrative Hotolisht, të cilët kryen edhe punimet e ndërtimit. Donatorët e mbështetën këtë nismë përmes platformës gofundme dhe ndihmuan në mbledhjen e fondeve të nevojshme për materialet e ndërtimit. Për më tepër, disa thirrje për ngritjen e fondeve për shtëpi të reja për familjet e me status të dobët social dhe disa thirrje të regjistruara për donacione ishin gjithashtu aksione të iniciuara nga fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët. Fondacioni gjithashtu inicioi thirrje për donacione që synojnë të ofrojnë trajtimin e fëmijëve me probleme shëndetësore. Gjatë vitit të kaluar qytetarët në mënyrë aktive kanë mbështetur arsimin. Një aksion i tillë u organizua nga Aulon Kalaja dhe një grup vullnetarësh, me qëllim sigurimin e çantave dhe mjeteve të tjera shkollore për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti nga tre shkolla, në Fushë Krujë, Bubq dhe Mamurras. Shembuj të praktikave të mira
  • 7. 6 Individët e identifikueshëm kontribuuan në mbështetjen e grupeve të margji- nalizuara, ndër qëllime të tjera, gjithashtu. Një nga rastet e regjistruara ishte dhurimi i këngëtarit dhe kantautorit Ermal Meta, i cili dhuroi instrumente muzikore të destinuara për dy institucione sociale që ofrojnë mbështetje për fëmijët me status të dobët social, Shtëpia Rozalba dhe Casa Betania. Një shembull tjetër ishte një donacion nga Staki Gafurri, një donator nga Tetova i cili aktualisht jeton në Gjermani, për të siguruar një banesë të re për një familje që jeton në varfëri, së bashku me një pension mujor prej 300 euro, me ndihmën e fondacionit Shqiptarët për Shqiptarët. Janë regjistruar edhe donacione nga individë të caktuar për mbështetje të shëndetësisë. Një nga rastet e regjistrua- ra ishte nga një donator anonim, i cili iu përgjigj thirrjes për donacione duke dhuruar një aparat të ri oksigjeni për mbështetjen e R.Z., që vuante nga disa probleme shëndetësore. Për mbështetjen e shëndetësisë, përveç subjekteve private, janë regjistruar edhe donacione nga sektori jofitimprurës. Një shembull i tillë është dhurimi i aparaturave respiratore nga Fondacioni Kenedi, të destinuara për Spitalin Rajonal të Korçës. Si përfundim, mund të thuhet se edhe pse sfidat socio-ekonomike pas pande- misë, si donatorët e korporatave ashtu edhe subjektet private (individë dhe qytetarë të identifikueshëm) mbetën aktivë në dhurimin për të mirën e përbashkët. Për sa i përket efekteve të synuara të dhurimit në vitin 2021, donacionet afatshkurtra për qëllime humanitare ishin më të shpeshta, si trajtimet mjekësore dhe dhurimi i ushqimeve dhe gjërave të tjera të nevojshme, ndërsa shuma më e lartë e dhuruar ishte destinuar për mbështetje strategjike - investime kapitale në një institucion arsimor.
  • 8. 7 Baza e të dhënave Giving Balkans përfaqëson një burim unik informacioni mbi filantropinë në Ballkanin Perëndimor. Për këtë raport, janë mbledhur të dhënat nga data 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2021, nga monitorimi i mediave si dhe nga burime të tjera të drejtpërdrejta të disponueshme. Në këtë periudhë, Catalyst Balkans regjistroi 47 raportime unike të medias mbi filantropinë në Shqipëri. Për shkak të numrit të ulët të raportimeve të regjistruara në media, raporti mbi gjendjen e filantropisë në Shqipëri është i shkurtuar në krahasim me raportet e vendeve të tjera për vitin 2021. Sigurisht, duhet theksuar se vlerat e regjistruara të dhurimit definitivisht nënvlerësojnë vëllimin aktual të aktiviteteve filantropike. Kryesisht, media nuk raporton në mënyrë gjithëpërfs- hirëse për filantropinë. Për më tepër, vlera e donacioneve nuk është gjithmonë e mundur të monetarizohet saktësisht. Megjithatë, mund të thuhet me siguri se vlerat e regjistruara ofrojnë vlerësime të besueshme të dhurimit minimal. Prandaj, të dhënat nga baza e të dhënave Giving Balkans mund të përdoren si tregues të nivelit minimal për zhvillimin e dhurimit për të mirën e përbashkët. Metodologjia
  • 9. Catalyst Balkans 38 Takovska, 11000 Beograd, Serbia catalystbalkans.org Lektorimi Educo centar Mbledhja e të dhënave Adelina Ajdari Abdiu Cilësia e të dhënave Jelena Bekçiq Dizajni Dragana Pavloviq Autor Maja Gligoriq Redaktor Vuk Vukoviq Janar, 2023 Beograd, Serbia Burim i të dhënave: givingbalkans.org Në kujtim të të dashurës Aleksanda Vesiq Hulumtimi Shqipëria dhuron 2021: Raport mbi gjendjen e filantropisë dhe ky publikim janë dizajnuar nga Fondacioni Catalyst (Catalyst Balkans) me mbështetjen bujare të Fondacionit C. S. Mott dhe Fondit Rockefeller Brothers. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit C. S. Mott, Fondit Rockefeller Brothers, ose partnerëve të tyre.