2. Cfare eshte hipertensioni dhe
nga se shkaktohet?
• Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në
enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa faktorë dhe
për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha:
• Grupi I pare eshte hipertension arterial esencial,
i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk
arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka
origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë
të brendshme.
• Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar,
që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund
të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat,
nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet
hipertension renovaskular.
4. • Shkak tjetër mund të jetë, sëmundje të tjera
të veshkave, si p.sh., ngushtimi i arteries
renale që furnizon veshkën me gjak, duke
mos u furnizuar si duhet me gjak në veshkë
krijohen çrregullime të prodhimit të
hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit.
• Shkak tjetër është problemet me gjëndrat e
tiroides, kur shtohet funksioni i tyre, çon në
prodhim të tepërt të hormonit të tiroides, gjë
që shton rrahjet e zemrës, e për pasojë rritje
të tensionit në enëve të gjakut.
Shkaqe të tjetra për këtë lloj hipertensioni
janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore.
6. Faktoret qe shkaktojne
hipertensionin
• Faktorët e pandryshueshëm:
-Trashëgues - në qoftë se njeri nga prindërit ka qenë me
HTA atëherë është e mundur që edhe fëmijët të
trashëgojnë dhe të kenë HTA
-Mosha – HTA është më e shpeshtë te personat mbi 40
vjeç
-Gjinia – HTA është më e shpeshtë te meshkujt se sa te
femrat.
• Faktorët e ndryshueshëm:
Duhani, konsumimi i kripës në sasi të
lartë, ushqim të tepruar, mungesë e aktivitetit fizik,
konsumimi i tepërt i alkoolit dhe streset e ndryshme fizike
dhe psiqike
7. Faktori : Mosha
Stresi Perdorimi i tepert i kripes
Faktori: Gjinia
Ushqim i tepruar dhe perdorimi i cigares
8. Cilat jane simptomat?
• Hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrases I fshehte” sepse shpesh
mbetet I padiagnostikuar. Ka njerez qe nuk e kane marre vesh
asnjehere qe kane patur hipertension. Semundja perkeqsohet
gradualisht dhe kjo ndodh gjate nje periudhe te gjate kohore dhe jo
brenda pak ditesh prandaj eshte e veshtire qe te kuptohet nga vete
personi qe ne fillim.
• Megjithate ka disa simptoma te hershme qe mund ti kujtohen cdo
personi me hipertension:
Dhimbje koke
Marrje mendsh
Probleme shikimi (pamje e turbullt)
Skuqje në fytyrë
Zhurmë në vesh
Dobësi e përgjithshme
9. Cilat jane grupmoshat me te
rrezikuara?
• Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës dhe me rritjen e
moshës, rritet dhe përqindja e të prekurve. Më të predispozuar për t'u
prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe
50-55 vjeç për gratë.
• Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe
çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe.
• Te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e
kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin,
ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut.
• Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e
reja. "Fajtorët" për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i
jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe
pa vlera ushqimore.
11. Sa i rrezikshem mund te jete
HTA(Hipertensioni Arterial)?
• Vlera të larta të TA kanë dy efekte negative mbi shëndetin
njerëzor. Plakja e enëve të gjakut (shpejton artero
sklerozën) dhe mbingarkesa e zemrës (rreziku i paraq-itjes
së pamja ftueshmërisë së zemrës është 6 herë më i lartë
te pacientët me HTA të cilët nuk janë në terapi)
• Komplikimet më të shpeshta të TA(Tensionit Arterial) janë:
• problemet me zemrën,
• infarkti i miokardit,
• hemorragjitë vaskulare të trurit,
• problemet me veshkat,
• hemoragji në nivelin e syrit,
• sëmundjet e Aortës
13. Si ta parandalojme HTA ?
• Mospirja e duhanit
• Rënia në peshë, nëse jeni mbipeshë
• Rritja e aktivitetit fizik për të përmirësuar gjendjen kardiake
• Ulja e përdorimit të sodiumit deri në <2.4 g sodium ose <
6 g kripë në ditë (1 1/4 lugë çaji kripë)
• Ulja e përdorimit në dietë të yndyrës së saturuar dhe
kolesterolit
• Pirja e kufizuar e alkoolit (një ose dy gota në ditë)
• Përdorimi i mjaftueshëm i kalciumit, kaliumit, magnezit dhe
proteinës
• Përballimi i stresit
15. Si mund ta kontrollojme HTA ?
• Kontrolli i tensionit të gjakut mund të bëhet në zyrën e
mjekut dhe mund të kryhet nga persona të ndryshëm të
personelit mjekësor.
• Është e rëndësishme që ta masni rregullisht tensionin e
gjakut (çdo vit ose çdo dy vjet). Mos pini kafeinë ose
cigare para matjes së tensionit të gjakut. Në qoftë se
tensioni juaj i gjakut është i lartë, është e nevojshme që të
vizitoheni nga një mjek për të shikuar më tutje mundësinë
e një problemi shëndetësor. Diagnostikimi me hipertension
nuk justifikohet nga një rast i vetëm i tensionit të lartë të
gjakut (duhet të keni dy ose më shumë raste të tilla).
16. Si mund ta trajtojme HTA ?
• Rregullimi i dietës; pakësimi i përdorimit të kripës, yndyrës
së saturuar dhe kolesterolit
• Përballimi i stresit; ulja e stresit ose gjetja e mënyrave për
përballimin e stresit
• Fizkultura; rekomandohet aktivitet fizik i lehtë çdo ditë prej
tridhjetë minutash
• Rënie në peshë, nëse është e nevojshme
• Mjeku juaj mund t’ju japë ilaçe për të kontrolluar tensionin
e gjakut
17. Hipertensioni ne shifra
• Hipertensioni në shifra
* 25-30% e evropianëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.
*14% e amerikanëve të rritur vuajnë nga hipertensioni.
* 80% e të sëmurëve me hipertension nuk i nënshtrohen
udhëzimeve për përmirësimin e tensionin te tyre, fakt që
kushtëzohet nga mungesa e përditshme e ilaçeve, kostoja
e lartë e tyre, frika nga reaksione të mundshme të terapisë
me ilaçe (rënie e shpejtë e tensionit, kollë etj.) si dhe nga
mungesa e komunikimit dhe besimit tek i sëmuri dhe
mjeku.
* 95% e rasteve me hipertension nuk i dedikohen ndonjë
sëmundje tjetër (p.sh. çrregullime nervore, probleme
hor¬monale).
19. • Si ndikon stresi në shfaqjen e hipertensionit?
• Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton
prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në
ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
• Cila është periudha më problematike për këta të
sëmurë?
• Periudha e dimrit, për shkak të temperaturave të ulëta. I
ftohti, ngushton enët e gjakut, dhe rrit 2-3 gradë tensionin.
Prandaj, këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt
në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe
stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta,
të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
20. • Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë, nëse
pacientët pësojnë krizë hipertensioni?
• Në rastet e shtëpisë, ndihma më e mirë dhe më e shpejtë
që mund t'i jepet pacientit është futja e këmbëve në një
enë me ujë të ngrohtë, pastaj duhet t'i jepet adelati, i cili
duhet vënë nën gjuhë dhe duhet pritur derisa të qetësohet.
Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë duhet të shkoni
urgjent te mjeku specialist.
• Pse ujë të ngrohtë?
• Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut,
lehtëson qarkullimin e tij, dhe largon fluksin e gjakut nga
pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.
Notes de l'éditeur
HTA – Hipertensioni Arterial ...... TA – Tensioni Arterial