3. Naum Veqilharxhi (1767 - 1846) ishte
ideologu I Rilindjes Kombëtare
Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist
e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari
i parë sipas dokumenteve personale
zyrtare.
4. Jeta
•Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës,
më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë
qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Vajzat e tij
quheshin Saranda,Miranda dhe Luljeta.
•Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak
të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të
myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me lidhje
patriotike, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si
destinacion njërën prej principatave rumune (Tara
Romaneasca).
5. • Në vitin 1821, mori pjesë aktive në kryengritjen kundër robërisë
osmane, si një nga drejtuesit e saj, së bashku me shumë
shqiptarë të tjerë, të cilët shpresonin se, pas çlirimit të
Rumanisë, do t’i vinte radha edhe atdheut të tyre. Me thyerjen e
kryengritjes, Naum Veqilharxhi mundi të largohej nga Rumania.
Ai shkoi në Austri, ku ndoqi studimet e larta për drejtësi.
• Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat
dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte
disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe
profesionin e avokatit.
• Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten
si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të
regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune.
6. • “Po në këtë periudhë,ai arrin të finalizojë dhe
punën e mundin e tij 20-vjeçar për krijimin e
një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj
për ne shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë
shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij
arab.”
ABETARJA E PARË E TIJ U SHKRUA DHE U BOTUA NË VITIN 1844.
7. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet
origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij,
i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë
ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati
mundësinë për ta bërë popullore.
8. • MBI ABETAREN
• Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të
veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të
gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e
tjera. Synoi që sistemi shkrimor t'u përshtatej veçorive të
fonetikës së shqipes.
• Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të
shqipes, Ëvetarin. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u
përhap në krahinat jugore të Shqipërisë.
9. • Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me
titullin “Evetar shqip”, të shoqëruar me një E
parathënme për djemtë e rinj shqiptarë. Përgatiti
gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të
tjera, që nuk janë ruajtur.
• Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht
drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe
po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një
nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij
për çështjen shqiptare.
10. • VEPRAT
• Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe
shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për
fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë.
• Kontributi i Naum Veqilharxhit kurorëzohet me krijimin e
shoqërisë "Drita" pas vdekjes, në vitin 1848. Në këtë
kontekst Naumi gjeti të gjitha kushtet për të manifestuar
idetë e tij iluministe rilindëse.
• Ai U Bënte Thirrje Shqiptarëve Për Bashkim E Ruajtje Të
Identitetit Të Tyre Qoftë Fetar Apo Etnik, Atëherë Kur
Më Shumë Se Kurrë Perandoria Osmane Ushtronte
Presionet E Fundit Në Trevat E Banuara Nga Shqiptarët.
12. • Një document tjetër i Veqilharxhit, që meriton
shqyrtim, është edhe : Letra Jani Calit, nipit të tij,
student në Vjenë. Jani Cali ishte një grekofil, I cili e
qorton Veqilharxhin se ka hyrë në një rrugë të
gabuar. Se do të duhej të hiqte dorë nga idetë e
këtilla, ndryshe do ta humbë pasurinë dhe
moralin. Letra e Naumit është një përgjegje, që ky i
jep nipit të vetë Jani Calit. Në këtë letër Naumi, ngritet
kundër gjithë atyre që dijen, energjinë dhe pasurinë e
kanë vënë në shërbim të të huajve dhe e kan mohuar
kombin dhe qenien e vetë.
13. • Vdes në vitin 1846, pas një helmimi, nga
patriku në Stamboll. Me vdekjen e Naumit,
gjithë kombi shqiptar humbi një nga shtyllat
më të mëdha.
Emri dhe vepra e Veqilharxhit është nderuar dhe sot nderohet me
krenari. Shumë shkolla e mbajn emrin e tij. Para bibliotekës së
Korçës është i vendosur busti i tij i ri, pranë Mitkos e Asdrenit.
15. • Familja Veqilharxhi i ka dhënë një kontribut të
rëndësishëm, jo vetëm Shqipërisë, por dhe Rumanisë. I
pari president i gjyqtarëve për qytetin e Brailes u
emërua Konstandin Veqilharxhi. Sot mund të themi që
këto dy shtete, Shqipëria dhe Rumania, nuk ia lanë
harresës, njeriun që bëri urën e miqësisë mes tyre. Ata
i dhanë mirënjohjen e kujdesin e merituar. Për
shembull shtëpia e Naum Veqilharxhit në qytetin e
Brailas, është kthyer në muze dhe ajo ruhet me shumë
përkushtim nga shteti rumun.
Ndërsa shteti shqiptar dhe akademikët e tij konsiderojnë se Naum
Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare për sa i
përket gjysmës së parë të shekullit të XIX.