Shqipëria ka burime të shumta natyrore të njohura për ujin e tyre të pastër dhe të shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më pak nga zonat rurale.
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i ujit te pishem.
1. PROJEKT:
Burimet ujore me komunitet.
Menyrat e perdirimit te ujit te tyre.
Kursimi i ujit te pishem.
Lenda: Kimi
Punuan: Dajana Gerdani, Brikela Uka, Eglantina
Mërzheku, Klajver Todhe, Mehmet Kolorija
Klasa: XII-F
Shkolla: “Naim Frashëri”
Pranoi: mesuese Brunilda
2. BURIMET UJORE NE SHQIPERI.
Shqipëria ka burime të shumta natyrore të
njohura për ujin e tyre të pastër dhe të
shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore
dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej
këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga
popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më
pak nga zonat rurale.
3. Statistikat evropiane e vendosin Shqiperine perkrah vendeve
kryesore te pasura me burime natyrore. Mungesa e nje menaxhimi
dhe trajtimi te mire te ujit shkakton probleme serioze ne furnizimin
e popullsise dhe ndotje masive te ujit.
4. Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe sigurimi i tij është
kthyer në një nga sfidat më të mëdha botërore. Ai nënkupton pastërti, energji,
por mbi të gjitha, dicka të sigurt për të pirë. Sipas shifrave, është vlerësuar se
rreth 2.6 miliardë njerëz në botë nuk kanë ujë higjienik dhe rreth 900 milionë të
tjerë nuk konsumojnë ujë të sigurt. Sipas OBSH-së, 88% e sëmundjeve të diarresë
shkaktohen nga konsumimi i këtij lloj uji. Gjithmonë uji ka qenë faktor vendimtar
në zhvendosjen e popullsive nga një vend në një tjetër, sepse ai është kushti
themelor për një jetë të sigurt e të shëndetshme.
Aktualisht, sektori i ujësjellës-kanalizimeve e realizon funksionin e tij nga
ndërveprimi i Entit Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve (ERRU), Ministrisë së
Punëve Publike,Transportit dheTelekomunikacionit (MPPTT), Njësive përkatëse
të QeverisjesVendore dhe shoqërive që realizojnë shërbimin e furnizimit me ujë
dhe largimin e ujrave të ndotur. Deri në vitin 2010, në këtë sektor operonin 56
kompani, nga të cilat 43 janë të licencuara, 5 iu kishte mbaruar afati i licencimit
dhe 8 nuk kishin aplikuar asnjëherë për licencim, edhe pse ky përbën detyrim
ligjor.
KLAJVER TODHE
5. Nga ky këndvështrim, Shqipëria mund të
quhet një vend i bekuar. Për sasinë e
burimeve që gëzojnë, qytetarët e Shqipërisë
duhet të ishin të fundit që t’i mbanin sytë
nga ora e të kontrollonin çezmën nëse kanë
apo jo ujë. E megjithatë, ende një pjese të
mirë të popullatës nuk i ofrohet shërbimi i
ujit, ndërkohë që edhe më fatlumët janë
subjekt i ardhjes së ujit sipas orareve të
caktuara.
KLAJVER TODHE
6. Aktualisht, sektori i ujësjellës-kanalizimeve e
realizon funksionin e tij nga ndërveprimi i Entit
Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve (ERRU),
Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit (MPPTT), Njësive përkatëse të
Qeverisjes Vendore dhe shoqërive që realizojnë
shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujrave
të ndotur. Deri në vitin 2010, në këtë sektor
operonin 56 kompani, nga të cilat 43 janë të
licencuara, 5 iu kishte mbaruar afati i licencimit dhe
8 nuk kishin aplikuar asnjëherë për licencim, edhe
pse ky përbën detyrim ligjor.
KLAJVER TODHE
7. Licensimi i operatorëve të sektorit të
ujësjellës-kanalizimeve
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
50
Te licensuar Skaduar Te palicensuar
Series 1
Series 2
Series 3
KLAJVER TODHE
8. Situata e furnizimit me ujë të pijshëm
Pavarësisht burimeve të shumta, sipas të
dhënave të vitit 2010, 19.7% e popullsisë, nuk
shërbehen nga sistemet e furnizimit me ujë
të pijshëm. Pjesa më e madhe e tyre jeton në
fshat (67%) ndërsa qyteti prezantohet me një
sistem më të përmirësuar.
KLAJVER TODHE
9. Nga popullsia totale që furnizohet me ujë, 78% e tyre jeton në qytet dhe vetëm 22%
jetojnë në fshat.. Pra, fshati vazhdon të jetë ende i diskriminuar, shumë larg
plotësimit të kushteve për sigurimin e ujit, e akoma më larg ujit 24 orë. Duhet
theksuar se studimet e rendisin lehtësimin e sigurimit të ujit si një ndër indikatorët
më të rëndëishëm për të vlerësuar kushtet e jetesës në një vend dhe për të
shpjeguar arsyet e lëvizjes së popullsisë nga zonat rurale drejt zonave urbane.
Sales
popullsia qe
furnizohet me uj te
pijeshem
popullsia qe nuk
furnizohet
KLAJVER TODHE
11. Burimet ujore përdoren për qëllime dhe në sektorë të
ndryshëm të ekonomisë, si në sektorin e punëve publike,
bujqësi, industri, turizëm, prodhim energjie, transport etj.
Rritja e popullsisë, industrializimi, intensifikimi i bujqësisë,
kanalizimet, ndërtimi i rezervuarëve dhe rritja e përdorimit
të ujit për qëllime argëtimi e sporti kanë çuar në rritje të
kërkesës për të. Humbjet në rrjet, përmbytjet dhe
keqadministrimi i ujit ndikojnë në rritjen artificiale të kësaj
kërkese. Në këtë kontekst nevoja për administrimin e
qëndrueshëm të ujërave është shumë e qartë. Burim
kryesor për furnizimin me ujë janë ujërat nëntoksore dhe
më pak ujërat sipërfaqësore. Sasia qër furnizohet nga uji i
shkripëzuar i detit është e papërfillshme.
DAJANA GERDANI
12. Figura jep rezervat ujore të përdorura gjatë viteve 1997-1998.
Vihet re se sektori me harxhime maksimale të ujërave
nëntoksore është ai për përdorim publik, kryesisht për
furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm.
Gjithashtu vihet re që një sasi e konsiderueshme e ujërave
nëntokësore (rreth 20%) janë përdorur për ujitje në bujqësi.
DAJANA GERDANI
13. • Në figurën jepet shpërndarja e përdorimit të ujit të pijshëm sipas rretheve. Nga të dhënat shihet se rrjeti i
shpërndarjes së ujit për nevoja publike mbulon të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë
duhet theksuar se ky rrjet në disa zona është i amortizuar, si edhe ka humbje të mëdha, shpërdorime dhe
administrim jo efektiv të ujit. Për më tepër, levizja e pakontrolluar dhe në shkallë të madhe e popullsisë
drejt qyteteve të mëdha ka bërë që të ketë shpërpjesëtime në furnizimin me ujë. Kryeqyeti i vendit Tirana
është mjaft problematik në këtë drejtim . Në vend janë tri impiante të ujërave të pijshëm: impianti i Brarit
në Tiranë, i Pjeshkazezit në Durrës dhe impianti i ri i Bovillës në Tiranë, nga të cilët, dy të parët janë jashtë
funksionit. Në bujqësi përdoren për ujitje sa si të mëdha uji që merren nga 626 rezervuare të shpërndarë
në të gjithë territorin e vendit. Vëllimi shumar i ujërave në ta është 562 282 000 m3 dhe është i llogaritur
për të ujitur një sipërfaqe toke prej 154 021 ha. Për ujitjen e tokave bujqësore në vend janë ndërtuar më se
700 ujëmbledhës artificiale me sipërfaqe të përgjithshme prej 40 km2 dhe vëllim 400 milion m3.
Ujëmbledhësit më të mëdhenj janë i Thanës, Kurjanit, Gjançit, Janjarit etj. Shqipëria mund të konsiderohet
si një vend me rrjet të mirë ujitjeje. Ndihmesë të rëndësishme për fuqizimin e këtij rrjeti po jep ndërmarrja
dhe zbatimi i shumë projekteve për rehabilitimin e sistemit ujitës në bujqësi, të financuara nga donatorë të
ndryshëm. Përdorimi i ujit nga sektori i industrisë ka rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak të ndërprerjes
këto vitet e fundit të prodhimit të industrisë së rëndë që ishte një konsumatore shumë e madhe e ujit.
DAJANA GERDANI
14. Gryka e Këlcyrës,parajsa e 1001
burimeve
• Gryka e Këlcyrës ndodhet në rrethin e Përmetit
dhe në të ndodhet një nga burimet ujore më të
bukura të Shqipërisë, Burimi i Ujit të Zi, i cili
ndonëse jo shumë i përmendur siç mund të
thoshim për pika të tjera ujore të natyrës
shqiptare, është një vend i mrekullueshëm që vlen
të vizitohet.
DAJANA GERDANI
16. Këlcyra është një qytet që
shtrihet përgjatë maleve
Trebeshinë dhe Nemërçkë
dhe laget nga lumi Vjosës
dhe Dishnicës. Madhështore
dhe hijerëndë Gryka e
Këlcyrës çan mes honesh të
thepisura dhe mbërrin në
pikën më të lartë të pllajës
që shtrihet mes Malit të
Trebeshinës e Nemërçkës në
qytetin e Këlcyrës, që është i
vendosur në të djathtë të
Vjosës, aty ku lumi i
Dishnicës së bashku me
degët e veta nis
bashkërrjedhjen me Vjosën.
DAJANA GERDANI
18. Shkaqet e ndotjes se ujit
Ndotja e ujit dhe përdorimi i
tij ka ndikim të drejtpërdrejtë
në shëndetin e njeriut dhe lë
pasoja për kohë të gjatë. Sot
në botë njihen më se dyqind
sëmundje që paraqiten si
pasojë e përdorimit të ujit të
ndotur. Sipas Organizatës
Botërore të Shëndetësisë
(WHO) nga uji i ndotur, sot në
botë sëmuren mbi pesëqind
milion njerëz. Nga uji i
papastër pasojnë një sërë
sëmundjesh, ku, ndër më të
rëndësishmet janë kolera,
tifoja e zorrëve, hepatiti,
tularemia etj. Këto sëmundje
shpesh kanë marrë viktima
njerëzore. Ne ditët e sotme
me zhvillimet e avancuara që
po ecën bota, është vështirë të
mendohet për një jetë në Tokë
me ujë të pastër.
BRIKELA UKA
19. Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga
ndotja mund të bëhet edhe duke
ndaluar hedhjen e ndotësve në
ujë, pastaj me mënjanimin ose
zvogëlimin e ndotësve në ujë,
duke qarkulluar uji i ndotur nëpër
sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi
i sasisë së lirimit të materieve
ndotëse në ujë është formë e
rëndësishme e luftës kundër
ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen
e filtrave përkatës dhe e sistemeve
për fundërrim në vendet ku
lirohen ujërat e ndotura.
BRIKELA UKA
20. • Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e
burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa
më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike
në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa
ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden
njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i
popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.
BRIKELA UKA
21. 88 përqind e të gjitha sëmundjeve
nga uji i ndotur
• Rreth 2.6 miliardë vetë në mbarë botën s'kanë ujë
dhe kushte higjenike. Nga diareja apo nga sëmundje
që shkaktohen nga uji i papastër çdo 20 sekonda në
botë vdes një fëmijë
•Një miliardë njerëzve në
botë u duhet të mbijetojnë
pa ujë të pijshëm. Pasojat
janë katastrofale dhe në
çdo 20 sekonda vdes një
fëmijë nga diareja apo nga
sëmundje që shkaktohen
nga uji i papastër.
BRIKELA UKA
22. Bregdeti shqiptar, aty ku notojnë plehrat
Duna të tëra me plehra gëlojnë nëpër plazhet
tona. Cigare, kanaçe, mbeturina ushqimesh, shishe
dhe qese plastike si ‘dulcis in fundo’, që të bëjnë
karshillëk, teksa të valëviten mbi kokë. Shqipëria
është një vend i vogël, por jo përsa i përket
ndotjes. Në këtë pike, ne kemi performancë të
lartë. Zhvillimi i vrullshëm urban në vend ka
kontribuar dukshëm që deti të ngjajë më shumë
me një vend të hedhjes së mbeturinave. Deti
Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve
urbane, industriale, bujqësore e blegtorale.MEHMET KOLORIJA
23. • Në to derdhen jashtë çdo kontrolli pesticidet dhe kimikatet e
papërpunuara të tokave bujqësore, mbetjet organike, të cilat përmbajnë
fosfor e azot, viruse e baktere patogjene, metale të rënda, etj. Rritja e
numrit të banorëve në disa qendra urbane e ka bërë të pamundur
procesin e vetpastrimit të detit, për shkak të sasisë së madhe të
shkarkimeve urbane. Perveç këtyre faktorëve, të cilët duhet të ishin nën
menaxhimin dhe kontrollin e qeverive lokale, listës së gjatë i shtohen
edhe plehrat e pafundme të lëna kudo përgjatë bregdetit, përfshi këtu
edhe një ndër armiqtë kryesorë të gjallesave detare, qeset e plastmasit.
MEHMET KOLORIJA
24. • Por ndotjet e drejpërdrejta nga shkarkimet në
det apo plehrat nuk janë të vetmet që
kontribuojnë në ndotje. Ndotja e lumenjve,
sidomos nëpër zonat rurale, ku luginat e tyre jo
rrallë janë vend-depozitimet e mbetjeve janë
një tjetër burim papastërtie. Edhe ndotja e
ujërave nëntokësore jep ndikimin e saj në këtë
vorbull të madhe. Pastaj janë dhe anijet, të cilat
pasi ankorohen në port shpesh lënë si
“bakshish” naftën dhe mbeturinat e tyre.
MEHMET KOLORIJA
25. PLAZHI I DURRËSIT MË I NDOTURI
• Zonat me ndotjen më të lartë në Durrës janë pranë
Torres, Plepat dhe Ish kampi i pionerëve, rreth 10 herë
mbi normën e lejuar. Në raportin e MMPAU 2009,
theksohet se nga 21 plazhet e vrojtuara në Durrës, 90%
klasifikohen Cilësi e Dobët dhe 10% Cilësi e
Mjaftueshme. Këto përfundime e rendisin Durrësin si
vendin me plazhet më të ndotura në vend. Ndotja në
plazhet e qytetit të Durrësit është përkeqësuar shumë
nga mungesa e kanalizimeve të ndërtimeve të reja,
sidomos në zonën e Plazhit. Në të shumtën e rasteve
situata është zgjidhur me gropa septike. Mirëpo
ndërtimi i tyre në zona ranore dhe jo sipas
parametrave bën që këto ujëra të derdhen krejt të
papërpunuara në det.
MEHMET KOLORIJA
26. ROLI I UJIT PËR FUNKSIONET E TRURIT
• Konsumimi i ujit dhe funksionet e trurit kanë një
lidhje të drejtpërdrejtë. Mungesa e ujit mund të
shkaktojë një sërë simptomash, siç janë:
problemet me fokusimin (mjegullim), problemet
me kujtesën, lodhja mendore, kokëdhimbja,
problemet me gjumin, zemërimi, depresioni, etj.
• Uji përbën mbi 70% të organizmit tonë dhe çdo
funksion i trupit tonë varet pikërisht nga uji,
përfshirë aktivitetet e trurit dhe ato të sistemit
nervor.
GRASJELD LASKA
27. Rekomandime për ujin dhe funksionin e
trurit
• Uji siguron energjinë esenciale të trurit, kujdest për
sinjalet nervore, siguron materie ushqyese dhe
mënjanon toksikët. Konsumimi i sasive të duhura të
ujit në nivel ditor e furnizon trurin me energjinë e
nevojshme, që ai të funksionojë në mënyrë optimale.
• Nëse doni që truri juaj të funksionojë mirë dhe të
pranojë dhe dërgojë sinjale në pjesët e tjera të
organizmit ose trupit tuaj, fillimisht sigurohuni se
konsumoni sasitë e nevojshme të ujit.
• Gjithashtu, me rëndësi të madhe është edhe lloji i ujit
që konsumoni.
GRASJELD LASKA