More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
Planeti toke ne rrezik te madh
1. Planeti Toke ne rrezik te madh
Lulet do te celin me heret, pranvera do te vije me shpejt, furtuna dhe permbytje te medha do te
shfarosin cdo gje qe u del perpara.
Tashme eshte vertetuar se nese nuk do te merren masa mbi problemet mjedisore, do te
perballemi me katastrofa natyrore te papara ndonjehere ne historine e njerezimit.
Nuk e di se me cfare do te luftohet ne luften e III boterore, por di qe ne te IV do te luftohet me
gure dhe me shkopinj. A. Einstein.
Ajo qe te gjithe e shohin dhe nuk duan ta kuptojne eshte se keto ndryshime jo vetem kane filluar,
por qe ta dini mire, edhe do te vazhdojne, do te behen me te thella dhe me intensive, do te
perpijne cdo gjallese qe e deshperuar dhe e alarmuar do perpiqet tu shpetoje. Dhe kjo nuk eshte
shaka.
Shume pak specie mund ti mbijetojne nje ndryshimi te tille klimatik. Kafshet e medha do ta
kene te pamundur te mbijetojne. Dhe njerezit sado inteligjente te jene, e kane shume te veshtire
te mbijetojne pa to.
Pra po behet fjale pikerisht per ato kercenime qe po i vene zjarrin njehere e mire shtepise suaj te
vertete, Tokes. Ambjentalistet dhe lideret e shteteve me te drejte tremben dhe shqetesohen nga
keto ndryshime te menjehershme qe po ndodhin ne planetin tone.
2. Perbindeshi me i madh i kohes mendohet te jete teknologjia. Por ne fakt sic ka thene Ajnshtajni
ajo eshte si sepata ne duart e nje krimineli te pa pergjegjshem. Kjo sepate eshte tashme duke rene
per te prere njehere e mire qafen e jetes ne Toke, dhe xhelatet jemi vete ne, njerzit. Ky eshte nje
realitet dhe jo thjesht disa fjale per tu thene.
Numri i njerezve po rritet ne menyre drastike, shpyllezimi po ashtu, burimet ushqimore po
shfrytezohen mbi mundesite e tyre te riperteritjes. Dhe pyetja qe te vjen ne koke eshte: A do te
kete numer speciesh te mjaftueshme per rezerva ushqimore pas 100 vjetesh?
Nese do te vazhdoje pune keshtu sigurisht qe jo. Dhe njeriu do te vihej ne situaten e nje kafshe
ne xhungel, ku mbijetesa do te ishte ne meshire te fatit. Qetesia e tepruar e njerezimit sot, do te
behet ankthi me i madh i jetes per njerezit e neserm.
Sigurisht shqetesimi i njerezve te sotem nuk duhet te jete deshperim dhe humbje shprese, por
duhet te jene thjesht disa pyetje qe duhet tja bejne vetes dhe ti pergjigjen sinqerisht. Pyetje si:
Cfare mund te bejme qe ti shpetojme ketyre katastrofave natyrore qe na kercenojne?
Keto pyetje duhet tia bejne vetes jo vetem persona te caktuar, pasi kjo nuk do te ndryshonte gje
ne ecurine e te gjitheve, por keto pyetje duhet tia bejne vetes cdo njeri i pajisur me gjykim qe
jeton ne planet, dhe ti marre serizisht pergjigjet e kesaj. Mjedisi eshte shtepi, jo thjesht nje
hapesire e jashtme qe nuk na perket, dhe qe te themi realitetin eshte e vetmja shtepi pasi ajo ku
fleme gjume eshte bota virtuale qe te gjithe e kane krijuar per iluzionin e rehatise dhe te sigurise.
3. Njerezit jane zgjuar tashme dhe e kane kuptuar se cfare rreziqesh po i kercenojne, gjithe ato zona
te mbrojtura qe marrin nje kujdes dhe nje kosto nuk po behen per qejf.)
Nese pyetja do te ishte: A do te zhdukej ndonjehere njerezimi, une me bindje do te thoja se kurre.
Pavarsisht nga rreziqet dhe katastrofat qe mund ta godasin, une besoj se asgje ne univers, bile
dhe vete universi nuk mund te jete me i forte se njerezimi. Une besoj se do te gjejme zgjidhje per
gjithcka, nese do te veprojme te gjithe si nje. Bashkimi ne Unitet do te na bente Zot dhe te
gjithefuqishem, asgje nuk do te mund te na shkaterronte.
Zgjidhjet variojne nga te mirat tek shume te mirat, mbetet vec qe njeriu te veproje. Natyra dhe
mjedisi mund te mbahen te paster, jetedhenes kur qendron ne te. Ne mund te relaksohemi ne nje
natyre vezulluese nga pastertia, mund te thithim ajrin e saj te fresket, dhe ne te njejten kohe te
kemi stilin tone te jeteses qe te gjithe e deshirojme. Ne nuk kemi pse te ndotim mjedisin tone per
te jetuar sic duam.
Ju ne kte blog jo vetem qe mund te zhvilloni konceptet kryesore te kesaj fushe, por edhe do te
gjeni te dhena interesante mbi kto probleme. Ju mund te shikoni se cfare permban blogu edhe
duke kerkuar tek Kategorite, keshtu do te drejtoheni me shpejt aty ku doni.