Publicité
Publicité

Contenu connexe

Publicité
Publicité

Rexho mulliqi

  1. Lenda:Edukata muzikore Tema:Rexho Mulliqi E punoi: Erhan Luma 13.10.2017
  2. Jeta e Rexho Mulliqit  Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, ishte një kompozitor shqiptar.  Rexho Mulliqi Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Pastaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941- 1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok.  Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin).
  3.  Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë.  Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë.  Të jesh kompozitore/krijues i muzikës në Kosovë nuk ka qenë e lehtë që nga vetë fillet e muzikës artistike tek ne (pas Luftës së Dytë Botërore 1945), e fatkeqësisht vazhdon të jetë e till edhe në ditët e sotme.
  4.  Në rrethanat në të cilat jetonte populli ynë para kësaj kohe, as që mund të mendohej për muzikën, e lëre më të krijohej muzikë në kuadër të stileve të cilat qarkullonin në atë kohë në Evropë, e vetmja trashgëmi kulturore muzikore që posedonin populli shqiptar ishte folklori ynë i pasur, i cili do të jetë mbështetje kryesore për krijimin e opuseve krijuese të kompozitorëve të parë shqiptarë në Kosovë.  Rexho Mulliqi ishte një nga kompozitorët i cili në ambientin kosovar angazhimin e tij profesional e realizon edhe si kompozitor, profesor dhe krijues muzikor, iniciator në formimin e jetës muzikore.
  5.  Në vitin 1957-58 ai punoi në Prizren në shkollën e muzikës atje si pedagog i lëndëve teorike dhe njëkohësisht ai angazhohet si dirigjent i korit të SHKA “Agimi” si shoqëri e parë gjysëmprofesionale muzikore tek shqiptarët e Kosovës. Rexho Mulliqi ishte i angazhuar në Redaksinë e Muzikës pranë Radio Prishtinës dhe një kohë ai ka dirigjuar edhe korin gjysëmprofesional të kësaj Radioje.  Për punën e tij të palodhshme gjithmonë kushtuar muzikës artistike, ai u nderua me çmime të ndryshme.
  6. Krijimtaria e Rexho Mulliqit  Në krijimtarinë e Rexho Mulliqit gjenden pothuajse të gjitha format muzikore përveq operas të cilën ai nuk e kompozoi. Vend qendror në opusin e tij zënë përpunimet e stilizimet e këngëve korale, por më e rëndësishmja në aspektin krijues të këtij kompozitori është Simfonia e 2-të e tij ajo me titullin ‘’Kosovarja”, më të cilën ai vuri themelet e muzikës simfonike në Kosovë.  Ky kompozitor harmonizoi e stilizoi mbi 50 këngë popullore ndër të cilat dallohen: Një lule, e shkruar për solo sopran, kor dhe orkestër, Lulëzoi fusha lulëzoi mali, për dy solistë , kor dhe orkestër dhe Zambaku i bardhë, po ashtu për solist, kor e orkestër.
  7.  Njëra nga këngët më të popullarizuara të tij, këngë kjo e invencionit origjinal është Baresha sipas vargjeve të poetit Rifat Kukaj. Kjo këngë i ishte dedikuar artistes sonë të madhe Nexhmije Pagarushës. Është kjo këngë me motive të muzikës shqiptare të cilat autori i krijoi në mënyrë mjaft inventive. Karakteristike në këtë këngë janë edhe elementet koloraturë brenda melodisë me një diapazon të gjërë, çka nuk e bën të lehtë këtë këngë për interpretim.  Veçanërisht i rëndësishëm është kontributi i tij në fushën e muzikës orkestrale ku dallohen veprat: Akuarelet e Prizrenit, dy simfoni e para e papërfunduar e dyta Kosovarja, (Simfonia e parë tek muzika artistike e shqiptarëve të Kosovës), dhe Pastorala dhe loja për violinë dhe orkestër.
  8.  Për kor mikst ky kompozitor ka lënë dy këngë: Vendi im dhe Vjeshta sipas vargjeve të Rexhep Hoxhës, këngë kjo të cilën muzikologjia shqiptare e Kosovës e cilëson si një nga veprat antologjike të muzikës korale shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe jashta saj. E rëndësishme në opusin e Rexho Mulliqit është kantata e tij “Poema për ata” vepra e parë e kësaj forme e krijuar në Kosovë. Ai është kompozitor i dy veprave kamertale (vepra te para te ketij lloji ne kuader te muzikes artistike) Elegjia dhe Legjenda, e para për violonçel e piano kushtuar Esad Mekulit dhe e dyta për violinë e piano të kompozuara në vitet 1955-56.  Titujt e këtyre veprave na tregojnë që janë vepra programore të gjitha të mbështetura nga bukurit e vendeve të ndryshme në Kosovë. Simfoninë e tij Kosovarja e interpretoi në vitin 1972 Orkestra
  9.  Interes ky kompozitor tregoi edhe për muzikën skenike e kjo më së miri tregohet me kompozimin e dy baleteve të tij “ Nita” i cili mbeti i papërfunduar dhe baleti” Legjenda mbi ngadhënjimin” .  Në muzikë kompozitori Rexho Mulliqi nuk shfrytëzon teknika bashkëkohore të kompozimit, që ndryshon nga pjesa më e madhe e bashkëkohësve të tjerë evropianë. Krijimtaria e tij është në stilin nacional romantik, gjë me të cilën ai është më tradicional në krahasim me përfaqësuesit e gjeneratës së tij të kompozitorëve. Sipas kësaj, ai është i saktë në përdorimin e formave klasike të mbushura me zgjidhje harmonike në të cilat qarkullon kombëtarja pa citate, me linja të thjeshta melodike të frymëzuara nga karakteristikat e këngëve dhe valleve shqiptare.
  10.  Rexho Mulliqi kompozoi edhe muzikë filmi ku mund të dallojmë muzikën për filmin: Kapetan Leshi, Uka i Bjeshkëve të Nemuna, Nita, Fosilet etj.  Pikërisht për këtë në muzikologjinë kosovare Rexho Mulliqi konsiderohet si kompozitor i cili plotësoi atë ngecje të muzikës shqiptare në Kosovë, duke i kontribuar asaj jo vetëm si krijues por edhe si pedagog e drejtues i ansambleve të ndryshme të krijuara në atë kohë.
  11. Faleminderit per vemendjen!
Publicité