2. “Gjatë gjysmëmileniumit të sundimit osmannë trojet e tyre,
shqiptarët,në masë dhe në kushte shumë të vështira,mundën ta ruajnë
identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor si popull, në një kohë që
ata ende nuk ishin formuar si një komb i veçantë Konkretisht,kultura
Osmane ka gjurmët e veta në Shqipëri dhe kjo lidhet doemos me
historinë tonë. Duam apo nuk duam, ndikimet osmane kanë tashmë
pjesë në trashëgiminë tonë:në vlera, zakone, tradita, besime,në
kulturën materiale,në folklor,art, muzikë, veshje,arkitekturë dhe
mënyrajetese. Ndikimi osmannë Shqipëri është më i madh se çfarëdo
lloj ndikimi tjetër,për vetë faktin se Shqipëriaka qenë për 500 vjet,
pjesë e një mozaiku kulturor osman.Të mohoshkëtë ndikim do të thotë
të mohoshtrashëgiminë shqiptare,do të thotë të kultivoshnjë ideologji
ahistorike,gjë që është krejtësisht e gabuar.
Islami
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa
nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i
shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin qe do te
luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe
grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje
politike asimiluese ndaj shqiptareve. Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar
kryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit
bektashij.
Arkitektura
Ne shekullin XVI-XII Në shek. XV-XVIII, në
territorin e Shqipërisë u zhvilluan gjini të
ndryshme të arkitekturës, duke filluar që nga
ndërtimet me karakter mbrojtës, ndërtimet
shoqërore dhe ato të kultit islam, arkitektura
kishtare postbizantine dhe së fundi banesat
popullore. Në shek. XVI kishte përfunduar
ndërtimi i sistemit të fortifikimit nga ana e
turqve dhe ishin ngritur një sërë qendrash të
reja administrative. Ndërtimi i fortesave
vazhdoi në ato zona ku kishte trazira,
3. kryesisht në afërsi të bregdetit. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVI u ndërtua një
sisem fortifikimi pranë detit Jon, ndërsa në vitin 1574 kështjella e Ishmit në veri të
Durrësit. Kështjellat osmane të kësaj periudhe në përgjithësi nuk u përgjigjeshin
kërkesave të kohës; në kushtet e përdorimit në stil të gjerë të armës së artilerisë, ato
ishin ndërtuar për të përmbushur detyra lokale përballë një armiku të paarmatosur.
Por duke filluar që nga vitet e fundit të shek. XV kristalizohet një arkitekturë e
mirëfilltë në ndërtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund të ndahen në dy
grupe të mëdha. Ato të tipit me çati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastër) dhe të tipit
sallë me kupolë, shembulli i parë i të cilave është xhamia e Mirahorit në Korçë e
ndërtuar në vitin 1494. Pothuajse të gjitha xhamitë kanë qenë pajisur me portikë.
Fillimisht portikët ndërtoheshin me mure guri të mbuluara me qemere e kupola, si
në xhaminë e Mirahorit (Korçë), sipas modeleve të xhamive të Stambollit. Por gjatë
shek. XVII e sidomos në shek. XVIIIXIX përdoren gjithnjë e më shumë hajatet me
strukturë druri që zinin sipërfaqe të mëdha (Kavajë, Berat, Tiranë). Hapësira e
brendshme e xhamive ishte me shumë dritë, muret dhe kupolat ishin shpesh të
mbuluara me piktura murale.
Gjuha
Për pesë shekuj me radhë turqishtja ka lënë gjurmë të thella në të gjitha gjuhët e Ballkanit,
veçmas në shqipen. Ajo në shqipen ka prekur në shumë fusha të jetës sidomos në fjalësin
(leksikun) e saj. Vetëm te – Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë,2006 gjenden me qinda huazime nga
turqishtja. Për shtrirjen e turqizmave në shqipet prof. Çabej ka pasë shtuar: “ Me një fjalë,
ndikimi i turqishtes ka rrokur gjithë jetën qytetare. Avash edhe e përsëritur – avash-avash. Kjo
nga turqishtja -yavas- .Me formën javash e përdorin pothuajse të gjitha të folmet popullore po
kështu edhe turqishtja e Prizrenit. Forma – avash – depërtoi në Kosovë nga Shqipëria. Shqipja e
ka të vetën ngadalë. Edhe fjala – kapak – e turqishtes ka lëshuar rrënjë si në të shkruar ashtu
edhe në të folur. E ka Fjalori i shqipes, ky i sotmi, ndërsa fjalën e burimit shqip – mëshelës- të
Fjalorit të 1954, e hoqi dikush, sigurisht pse ishte e shqipes.Në Drume të Hotit kapakut i thuhet –
pshils – kjo nga folja – mëshel, gjithandej pshel. Edhe çerdhja e fjalëve të burimit turk – bojë –(
kjo nga turq- boy), bojatis dhe bojaxhi ( kjo nga turq- boyaci), të cilat i ka Fjalori i shqipes kanë
përdorim të gjerë në të folmet popullore besa edhe në shkrimet tona, veçmas në Shqipëri.
Simotrat e këtyre i ka pasur shqipja qëmoti, si: ngjyrë, ngjyj e ngjyros, të ngjyrosun-ngjyrosje, i,e
ngjyrosur etj.. Keto jane vetem disa nga qindra fjalet turke qe gjenden ne fjalorin tone te
perditshem.
4. Kuzhina
Nje tjeter aspekt i ndikimit turk ne kulturen shqiptare eshte edhe menyra e te
gatuarit. Ja disa ushqime karakteristike turke qe bejne pjese edhe ne kuzhinen tone:
Hallva - eshte nje embelsire tipike turke e cila mund te realizohet fare thjesht ne
shtepi. Egzistojne tre lloje te ndryshme hallvash ne Turqi: hallve me tahini (gjalp
susami) e cila zakonisht blihet e gatshme, hallve me miell gruri dhe hallve me irmik
(lloj miell gruri me i trashe dhe me i forte se mielli i zakonshem) te cilat pregatiten
vecanerisht ne ditet fetare. Ashurja – nje embwlsire turke me grure, mjaft e
preferuar ne kuzhinen shqiptare. Ekziston nje histori, qe kur barka e Noes u ndal per
te pushtuar malin Arafat ne verilindje te Turqisw, familja e tij festoi me nje pjate te
vecante. Duke qene se rezervat ushqimore ishin drejt fundit, ato qe kishin mbetur
(grure,fruta te thata) u bashkuan per te formuar ate qe sot ne e quajme ashure.
Tradicionalisht, ne vendin tone, kjo recete pergatitet per Diten e Ashures ose per
festwn e Bektashinjve. Kadaif me arra – nje embelsire turke shume e preferuar te
shqiptarwt vecanerisht ne dite festash. Sheqerpare – embelsira me origjinw turke
shume te vleresuara ne vendin tone. Bakllavaja – nje embelsireme origjinw turke
jashte mase e perdorur ne Shqiperi, ku gatuhet pothuajse ne te gjitha rastet e
vecanta dhe festat. Keto ishin vetem disa nga recetat turke te integruara ne kuzhinen
shqiptare, por ka edhe shume te tjera, sic eshte Imam bajalldi, e cila njihet kryesisht
vetem ne pjesen veriore te Shqiperise.
5. Veshje
Një vështrim më i afërt i modeleve
tradicionale shqiptare portretizon
shpirtin otoman, që është një
pjesë integrale e kulturës së
Shqipërisë. Stilimet janë rezultat i
një procesi të gjatë dhe të
lodhshëm dhe çdo stil ka një
kuptim më vete. Shqiptarët njihen
për besnikërinë e tyre ndaj
traditave. Ndaj, fustanet
tradicionale janë ende në
përdorim, veçanërisht në
ceremoni dasmash.
Fustanet tradicionale
konsiderohet të jenë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por në vend
nuk ka një kulturë homogjene të veshjeve. Shqipëria e veriut, e jugut dhe e mesme
kanë mënyra të ndryshme të të veshurit. Fustanet tradicionale shqiptare janë të
zbukuruar me simbole kombëtare dhe fetare. Veçanërisht, në Shqipërinë qendrore
dhe veriore, stilet otomane mbizotërojnë stilet tradicionale në qytete si Shkodra,
Berati, Tirana, Elbasani dhe Kruja.