SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  11
Télécharger pour lire hors ligne
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS
PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË MËSUESI PËR ARSIMIN
E MESËM NË MATEMATIKË
LËNDA: BAZAT PSIKOLOGJIKE TË EDUKIMIT
SEMESTRI I PARË
DETYRË KURSI
TEMA: Adoleshentët dhe faktorët e jashtëm
ndikues në edukim tek ta.
Punuoi: Pranoi:
Hysen DOKO Dr. Irena ALIMERKO
VLORË, SHKURT 2019
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
2
PËRMBAJTJA
Përmbajtja…………………………………………..………….………………….…………..2
Hyrje “Ç’është adoleshenca?”.……………………...………….….……………...………… 3
Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët …………………………………………………4
Familja………………………………………………….……………………………………...4
Shkolla………………………………………………….…….......................................……...5
Komuniteti i lagjes, fshatit, etj…………………..……………………………………………6
Media dhe rrjetet sociale..………………………….……………..……………..…………....6
Shoqëria………..………..……………………………………………………….…………...7
Institucionet fetare……………………………………………………………………..….….8
Shoqatat e ndryshme……………………………………………………………….…….…...9
Partitë dhe forumet politike…………………………………………………………………..9
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
3
HYRJE
Ç’është adoleshenca?
Adoleshenca është një fazë tranzicioni drejt pjekurisë. Ajo është një periudhë kalimtare e
zhvillimit fizik dhe psikologjik të njeriut në mes fëmijërisë dhe moshës madhore, qëllimi i të
cilës është përgatitja për të marrë përgjegjësitë e të rriturit. Adoleshenca ndodh në mënyrë
klasike nga mosha 12-14 vjeç deri në 20-22 vjeç, por kjo nuk është e prerë, pasi për persona
të ndryshëm kemi moshë të ndryshme të fillimit dhe të mbarimit të adoleshencës, kjo në
varësi të zhvillimit të personit, mjedisit ku rritet, etj.
Biologjikisht, adoleshenca shënohet me fillimin e pubertetit dhe ndërprerjen e rritjes fizike,
me ndryshimet në organet seksuale dhe karakteristikat përfshirë gjatësinë, peshën, masën
muskulore, si dhe një periudhë për ndryshime të mëdha në rritjen dhe pjekurinë e trurit.
Natyrshit kemi zhvillime të ndryshme tek meshkujt dhe zhvillime të ndryshme tek femrat, të
cilat janë specifike dhe karakteristike për të dyja gjinitë.
Në aspektin konjitiv, adoleshenca karakterizohet nga përmirësimi i të menduarit abstrakt, i
dijeve dhe i arsyetimit logjik, kemi ndërthurje të koncepteve abstrakte me jetësimin e tyre
konkret apo të menduarit rreth të menduarit. Gjithashtu në adoleshencë njeriu fillon tashmë të
marrë përgjegjësi apo të fitojë besim për vendimmarrje, konsultim rreth çështjeve që mund të
konsiderohen serioze dhe të rëndësishme.
Në aspektin social, adoleshenca është një periudhë për përgatitjen e roleve sociale adulte të
përshtatshme të tilla si, të qenit si punëtor apo një partner romantik. Kjo është një fazë
"ndryshimi" kaq dramatik sa mund të përshkruhet si "krizë identiteti", "normale të qenurit
anormal", "psikozë normative", etj. Një adoleshent fillon tashmë të ngrerë raporte ndryshe
nga më përpara me moshatarët e tij, me më të mëdhenjtë, me seksin e kundërt apo edhe me
çdogjë që e rrethon atë si natyra, mjedisi, infrastruktura etj. Në adoleshencë shtohet më tepër
kurreshtja për të provuar gjëra dhe eksperienca të reja, ku vlen të përmendin duhanin,
marrëdhëniet intime me seksin e kundërt, alkoolin etj, të cilat pruret për ti provuar vetë, edhe
pse mund të ketë informacion nga shkolla apo më të mëdhenjtë.
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
4
Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët
Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët janë të shumtë. Kjo varet nga rrethana të
ndryshme si kultura, vendndodhja gjeografike, niveli i përgjithshëm arsimor, niveli kulturor
etj. Në këtë punim do të paraqesim të grupuara tetë nga faktorët kryesorë ndikues tek
adoleshentët, si tetë komponentët më të përgjithshëm dhe ekzistues pothuajse në çdo vend
dhe çdo kulturë. Këto faktorë renditen si më poshtë:
1) Familja
2) Shkolla
3) Komuniteti i fshatit,
lagjes etj
4) Media dhe rrjetet sociale
5) Shoqëria
6) Institucionet fetare
7) Shoqatat e ndryshme
8) Partitë dhe forumet
politike
1. Familja
Familja përbën vatrën e parë
dhe kryesore të edukimit të
njeriut në çdo moshë,
përfshirë këtu edhe
adoleshencën. Prindërit duhet
të jenë këshillëdhënës të
mirë. Sepse, familja është institucioni bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i
familjes në formimin e personalitetit të individit nuk është i njëjtë në të gjitha moshat.
Ky ndikim veçanërisht është i
theksuar në adoleshencë.
Sidomos është tejet i lartë roli
edukativ i nënës. Në familjet
tona ende nëna është ajo që
merr përsipër jo vetëm rritjen,
por edhe edukimin e fëmijës,
se kohën e lirë në familje
adoleshentët e kalojnë
kryesisht me nënën, por pa
përjashtuar këtu dhe rolin e
pazvendësueshëm të babait, i
cili me autoritetin apo me
stimujt e tij realizon atë pjesën
e tij të ndikimit tek fëmija i tij.
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
5
Pra, familja vazhdon të luaj rolin primar në edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetëm
përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, për atë që lejohet e atë që nuk lejohet, por
edhe bazat e edukimit moralo – social të adoleshentit.
Specifikisht, një familje ndikon tek fëmija duke krijuar ato shprehitë e para fëminore, ato
sjelljet apo gjestet e para, të cilat e diferencojnë një fëmijë tashmë të rritur. Adoleshenti, pa
hyrë në detaje se përse, prej familjes sado mos ketë ndruajtje, përsëri situata të ndryshme apo
momente të caktuara reflekton dhe pasqyron atë që ka mësuar apo ka përvetësuar tek
shprehitë e tij pikërisht prej familjes së tij. Këto përbëjnë bazën e gjithë personalitetit të
adoleshentit për ta pasuruar këtë më pas me faktorë të tjerë të cilët do i cekim më poshtë.
2. Shkolla
Shkolla është një ndër institucionet më të rëndësishëm ndikues tek adoleshentët, sepse
adoleshenti atje kalon gjysmën e ditës dhe kryen shumicën e veprimtarive të tij ditore. Në
shkollë ai përveç dijeve që fiton, fiton eksperienca të mjaftueshme në lidhje me
bashkëveprimin me të tjerët, me mjedisin e përbashkët, me më të mëdhenjtë, me më të dobëtit
etj.
Një shkollë e cila e ka të balancuar fokusin mes dijeve shkencore dhe edukimit është një
model i mirfilltë edukimi, e cila tashmë ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në komunitet
dhe përbën faktorin kryesor implementues të këtij modeli në shoqëri.
Shkolla instalon apo jetëson tek fëmija dijet teorike të gërshetuara këto edhe me praktikën,
por nuk është vetëm kaq. Një shkollë e suksesshme nuk është vetëm një hambar me material
që zbrazet sapo nxënësi hyn në klasë deri në momentin që nxënësi largohet prej saj. Një
shkollë e suksesshme është ajo e cila gërsheton atë hambarin e informacioneve me edukimin,
të cilin duhet ta përcjellë qoftë dhe me ekuacionin më të rëndomtë matematikor apo me
reaksionin më të rëndomtë kimik.
Shkolla në edukimin e adoleshentit ndikon duke e pajisur atë me dijet shkencore, duke i
dhënë kuptim rregullave etiko-morale, dhe një ndër përfitimet e natyrshme të shkollës tek
nxënësi është dhe të mësuarit me jetë kolektive, duke respektuar, dëgjuar apo bashkëvepruar
me njëri tjetrin.
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
6
3. Komuniteti i fshatit, lagjes etj.
Shpesh na duken të pandikueshëm ata të moshuarit dhe pensionistët që rrinë tek cepi i lagjes
duke luajtur domino apo duke bërë muabet, apo gjyshet duke pirë kafen me njëra tjetrën tek
shtëpia e gjithsecilës me radhë çdo ditë. Për një moment të mendojmë sikur ata të bënin diçka
që nuk përkon me etikën dhe moralin e përgjthshëm. A do i kuptonim vlerën atij mexhlisi
dominoje apo muhabeti? Nga parimi “Të bardhës nuk i duket bardhësia vetëm se në prezencë
të së zezës” kuptojmë që edhe komuniteti i lagjes, fshati apo zonës ku banojmë ka impaktin e
vet tek të rinjtë. Veç kësaj dhe ambienti fizik, sa më tepër në përputhje me nevojat e
komunitetit, të rinjve, apo sa më miqësor të jetë, ka një impakt shumë pozitiv në
mirëedukimin e të rinjve. Përmendim këtu rastin më të thjeshtë, nëse lagjja jonë ka kosha dhe
kazane mbeturinash, kjo në vetvetë përbën një komponent edukimi tek të rinjtë që edhe letra
e ushqimit që kemi në dorë, edhe pse e vogël, e ka vendin e posaçëm tek kazani.
Specifikisht, komuniteti i lagjes me të gjithë komponentët përbërës të tij ndikon tek
adoleshentët duke i edukuar ata me frymën e kulturës, traditave dhe zakoneve të vendit, duke
demostruar në çdo rast secilën prej tyre. Nuk ka edukim më të mirë sesa edukimi nëpërmjet të
parit të shembullit dhe nuk ka mësim më të mirë sesa ai mësim i sintetizuar tek brezat
paraardhës tanit, dhe nuk ka nga ana tjetër falenderim më të madh që mund ti bëjmë këtyre
brezave përpos falenderimit për trashëgimin e atyre paketave etiko-morale, edukative apo
kulturore që i kanë poseduar brez pas brezi dhe me krenarinë më të madhe na bëjnë të
identifikohemi me to.
4. Media dhe rrjetet sociale
Me ecjen e shoqërisë njerëzore, edhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm tek krijimi i
personalitetit të njeriut apo
edukimit të tij ka ndryshuar.
Nëse bëjmë një qasje historike,
para njëqind vjetësh ishte i pa
imagjinueshëm televizori,
telefoni, interneti apo kompjuteri.
Por përsëri nga ana tjetër, nëse i
qasemi kohës sonë, është e
paimagjinueshme për të rinjtë e
kohëve tona lojrat nëpër fusha me
mjete rrethanore, vizitat nëpër
male, puna fizike vullnetare etj,
sepse vetë dinamizmi i jetës dhe i
zhvillimeve njerëzore ka bërë që
këto të fundit të zvendësohen
dashur apo padashur me lojrat
dhe shpenzimin e kohës në internet, telefon, duke parë televizor etj. Pyetja që lind natyrshëm
është se çfarë impakti kanë këto në edukimin e të riut, specifikisht adoleshentit meqënëse
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
7
fokusin kryesor të këtij punimi e kemi tek ta? Të flasësh për këtë temë së pari duhet të kesh
disi informacion rreth politikave që edhe instancat shtetërore përdorin për të mbajtur nën
kontroll mediat dhe rrjetet sociale në shërbim të një kauze kaq të lartë siç është edukimi. A
kanë vendosur këto instanca ndonjë filtër rreth informacioneve dhe materialeve që shfaqen në
këto rrjete? Dhe a ka shteti një formulë se si të filtrojë materialet që publikohen në këto
media dhe rrjete sociale nga çdo përdorues, qoftë ai person privat apo institucion?
Shteti Turk për shembull ka bllokuar çdo lloj materiali pornografik dhe joetik të shfaqet në
rrjetin e tij internet dhe në mediat e tij. Nuk mund të të dalin materiale pornografike në
internet nëse lokacioni juaj është në Turqi edhe nëse ti vetë kërkon për të tilla, gjithashtu
dimë që shumë shtete kanë të ndaluar përdorimin e Tuitter apo rrjete dhe mënyra të tjera
sociale të cilat bien ndesh me politikat edukuese dhe kulturore që ata kultivojnë dhe punojnë
për ti sintetizuar tek të rinjtë.
Pra themi që nëse mediat dhe rrjetet sociale shpërndajnë materiale të kontrolluara dhe të
përshtatshme për çdo grupmoshë, dhe rasti më ideal edukuese, të rinjtë të cilët janë
konsumatorët më të shumtë të këtyre mënyrave, minimumi atë material jo të përshtatshëm që
do të shihnin do e shohin me natyrë edukuese dhe të përshtatshme për ta, dhe gjithë sistemi i
tyre do të marrë këtë rrjedhë përditshmërie, sepse vetë ambienti rrethues do të jetë i tillë,
përmendim këtu përsëri shtetin turk për atmosferën që i krijon të rinjve me anë të mediave
dhe rrjeteve sociale të kontrollua, ambienteve fizike të përshtatshme nëpër lagje, parqe,
biblioteka, fusha sportive, ambiente edukative etj.
5. Shoqëria
“Më thuaj me kë rri, të të them se kush je”; “Zgjidhe shokun më të mirë sesa veten”. Me këto
citate popullore shohim qartë
se nëse duam të dimë se kush
jemi, le të shohim se me kë
rrimë, nëse duam të zgjedhim
shoqëri, le të jetë ajo më e
mira e mundshme dhe nëse
ka pasqyrë më të mirë për të
parë veten, është pikërisht
pasqyra e shoqërisë që të
rrethon. Shoqëria, sidomos
në moshën e adoleshencës
është pothuajse më e shenjta
për ta, ashtu siç dhe ata vetë
shprehen se është si familja,
pasi tek ajo gjejnë veten e tyre dhe janë më të lirshëm për të shprehur ato shprehitë moshore
dhe detyrat zhvillimore. Një shoqëri e shëndoshë sjell individë të shëndoshë, dhe individë të
shëndoshë përbëjnë një shoqëri të shëndoëshë. Ky është një implikim logjik i dyanshëm i
artë, tek i cili nëse i mëshohet edukimit qoftë edhe tek njëra anë, anën tjetër do e kemi të
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
8
përgatitur vetvetiu. Shoqëria është ndër faktorët më të ngushtë ndikues tek adoleshentët pasi
është komponenti që për ta është i pari në listë për nga ana e vëmendjes së kushtuar.
Shoqëria ndikon tek adoleshenti shumë, dhe varet se si është fryma shoqërore, i tillë do të jetë
dhe edukimi i të rinjve përbërës të saj. Ajo kultivon tek i riu apo e reja ato shprehitë e
përditshmërisë. Të shumta janë rastet kur dëgjojmë të rinj apo të reja që përdorin fjalor jo etik
në shkollë, rrugë, kafe etj, dhe të shumta janë rastet nga ana tjetër kur nëpër cepat e rrugëve
shohim të rinj të cilët konsumojnë duhan fshehur me të rriturve, kur konsumojnë alkool
lokaleve përsëri fshehur prindërve apo raste të tjera më të rrezikshme. Pikërisht këto janë fryt
i edukatës që këta të rinj kanë marrë nga ambienti shoqëror që ata i rrethon.
6. Institucionet fetare
Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë
shoqërore e munden të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe
filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore). Themi bindshëm se qytetërime pa
shtëpi, qytetërime pa sisteme fizike
(lagje, qytet, qendra kulturore) janë
gjetur, por qytetërime pa objekte
kulti nuk janë gjetur dhe kurrsesi nuk
mund të gjenden, edhe pse në mënyra
dhe forma të ndryshme, këtu për
shkak të kohës kur kanë jetuar dhe
mënyrës se si i janë qasur Zotit.
Pra shohim qartë që nevoja për besim
tek njeriu është i pashmangshëm, dhe
logjikshëm dhe impakti që feja apo
institucionet fetare lenë tek njeriu
përsëri janë të pashmangshme. Ky
impakt është pozitiv, dhe nëse
realisht këto institucione zbatojnë atë
që kanë në programet dhe urdhëresat
e tyre hyjnore, do të kemi një shoqëri
më të ndërgjegjshme, do të kemi një
shoqëri më të kulturuar. Respekti
ndaj personave zhduket në momentin
kur këta persona nuk i kemi pranë.
Natyrisht ne nuk e nderojmë dhe
respektojmë babain i cili është në një qytet tjetër duke u ngritur në këmbë në dhomën e
ndenjies sepse ai nuk është atje, kurse krejt e kundërta ndodh me respektin ndaj Zotit, i cili
është në çdo sekondë pranë njeriut, duke shërbyer kështu si një regullator i moralit të tij,
ndërgjegjjes së tij dhe kulturës së tij. Pra nxjerrim në përfundim se impakti që institucionet
fetare lenë tek rinia, nëse realisht ata kanë kushtet për të frekuentuar të tilla përveç rasteve për
zona apo fshatra që nuk kanë të tilla, është një impakt shumë pozitiv dhe që sipas mendimit
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
9
tim duhet promovuar sepse atë që adoleshenti mëson në këto institucione nuk mundet
kurrsesi ta mësojë as në shkollë, as në familje dhe askund tjetër.
Bindshëm arrihet në përfundim se institucionet e kultit ndikojnë në edukimin e adoleshentëve
duke skalitur tek ta ndërgjegjjen e pastër, sinqeritetin dhe atë bindjen se e mira duhet bërë dhe
promovuar pikërisht sepse është e tillë dhe jo sepse duhet të na shikojë njeriu apo media.
7. Shoqatat e ndryshme
Ndryshimet politike të viteve `90 në Shqipëri bënë që edhe faktorët edukues apo
ndërgjegjësues të njerëzve të ndryshojnë, duke shtuar elemente të reja apo duke rënë në hije
disa nga elementet e asaj kohe. Një komponent ndikues që filloi të marrë jetë mbas ndërrimit
të sistemit është dhe ndikimi që shoqatat e ndryshme me karakter social, kulturor, fetar,
artistik apo sensibilizues të kenë tek njerëzit, veçanërisht tek të rinjtë, ku në këto institucione
ata përveç kohës së lirë që
mund të kalojnë, të marrin
dhe një paketë vlerash,
virtytesh apo shprehish. Në
Shqipëri vlen të përmendim
shumë shoqata bamirëse,
kulturore, edukative, apo
artistike të cilat luajnë një
rol tepër të veçantë në
edukimin e brezave të rinj,
duke qënë faktor tepër kyç i
jashtëm ndikues tek ta.
Trekëndëshi “mësues –
nxënës – prind” për
edukimin e të riut, është e
dukshme që nuk është i mjaftueshëm për të arritur edukimin e plotë me të gjitha cilësitë e
larta njerëzore, dhe këtu një rol shumë të mirë plotësues e marrin këto shoqata, bashkë me
institucionet e kultit apo elementet e tjera të sipërpërmendura që janë ndikuese tek i riu apo e
reja.
Specifikisht shoqatat e ndryshme ndikojnë tek adoleshenti duke përforcuar rolin e shkollës,
familjes, etj, kjo në varësi të fokusit që ka si shoqatë. Është një rol shumë pozitiv dhe
plotësues shumë i mirë, i cili vjen pikërisht si një support tepër i veçantë në shërbim të kauzës
së përbashkët të edukimit.
8. Partitë dhe forumet politike
Partitë dhe forumet politike luajnë një rol pothuajse jo të barabartë me kategoritë e tjera të
përmendura më sipër në këtë punim, por megjithatë, përsëri roli i saj nuk është i
papërfillshëm. Nëpërmjet programeve që këto parti apo forume kanë për të rinjtë, krijojnë një
alternativë tjetër se si mund të kalohet koha e lirë, se si mund të ftohet për tek programi i tyre,
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
10
se si pse jo mund të jesh një lider i ardhshëm etj. Edhe pse dihet që kulmin e aktivitetit këto
forume e kanë në përiudhat zgjedhore, përsëri mbetet të themi se zënë një vend të
rëndësishëm në ndikimin që
ato lenë tek të rinjtë, pasi për
shumë të rinj modeli i
prezantuar prej këtyre
eventeve merret si kapital dhe
promovohet përtej zyrave të
partisë apo selisë së forumit.
Edukim apo…???!!! Kjo është
një pyetje që lind natyrshëm
kur bie fjala për këto forume,
pasi nëse i hedhim një sy
realitetit të sotshëm të këtyre
institucioneve nuk kemi gojë
të flasim për edukim, ose të
paktën unë personalisht nuk vërrej edukim tek të gjitha forumet partiake active në vend. Kjo
bën që të rinjtë duhet të jenë të rezervuar përpara këtyre organizimeve, duke qënë ata vetë
organizuesit dhe përfituesit e aktiviteteve të ofruara nga këto forume.
Dhe si përfundim themi që këto forume ndikojnë tek i riu duke e edukuar atë në rafshin social
dhe bashkëveprues me të tjerët.
ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA
11
Së fundmi me anë të një grafiku matematik shohim qartë fkatorët edukues tek
adoleshenca së bashku me pozicionin që ato kanë në edukim.
Familja
Shkolla
Komuniteti
i fshatit
Media,
rrjetet
sociale
Shoqëria
Institucionet
fetare
Shoqatate
ndryshme
Partitë,
forumet
politike

Contenu connexe

Tendances

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Ervis Cara
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Ankthi i testit
Ankthi i testitAnkthi i testit
Ankthi i testitAnida Ago
 
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitarePlan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitareAnisa Kreka
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Vilson Shehu
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).pptEdaKotarja
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreJuljan Tahiri
 
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriNdikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriQlirimDubova
 
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJ
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJHEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJ
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJirlindi
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliAba Abush
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianAferdita Bicaku
 

Tendances (20)

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
Projekt Ndotja e mjedisit! Ervis Cara
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Ankthi i testit
Ankthi i testitAnkthi i testit
Ankthi i testit
 
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitarePlan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitare
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Ora edukative        Te drejtat e femijeve Ora edukative        Te drejtat e femijeve
Ora edukative Te drejtat e femijeve
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne ShoqeriNdikimi i Internetit ne Shoqeri
Ndikimi i Internetit ne Shoqeri
 
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJ
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJHEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJ
HEKURI: HISTORIA, INDUSTRIA DHE PERPUNIMI I TIJ
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Stop Dhuna
Stop DhunaStop Dhuna
Stop Dhuna
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
 

Similaire à Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko

Adoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreAdoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreArba Tabaku
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016ALB-AID Kukes
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetariDaniel Kola
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Hysen Doko
 
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!dragjoshidanjel
 
Familja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneFamilja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneInternet VloraAlb
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji SocialeAnida Ago
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...Детска Амбасада Меѓаши
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...First Children's Embassy in the World
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Adriatik Rexha
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkolaFirst Children's Embassy in the World
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetRabijeHamzaj
 
punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxhylikadriu
 

Similaire à Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko (20)

Adoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreAdoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja Shoqërore
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetari
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Familja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneFamilja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten tone
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji Sociale
 
Gazeta
GazetaGazeta
Gazeta
 
Gazeta
GazetaGazeta
Gazeta
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
RAPORTI VJETOR PËR VITIN 2021 ALO BUSHAVKO / SOS TELEFON PËR FËMIJË DHE TË RI...
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
 
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkolaUdhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me  dhunën në shkola
Udhërrëfyes:Roli i prindërve në parandalimin dhe përbaljen me dhunën në shkola
 
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentetNdikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentet
 
Projekt sociologji
Projekt sociologjiProjekt sociologji
Projekt sociologji
 
punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docx
 
Gazeta rinia
Gazeta riniaGazeta rinia
Gazeta rinia
 

Plus de Hysen Doko

Problema ndertimi - Hysen Doko
Problema ndertimi - Hysen DokoProblema ndertimi - Hysen Doko
Problema ndertimi - Hysen DokoHysen Doko
 
Trekendeshi Hysen Doko
Trekendeshi   Hysen DokoTrekendeshi   Hysen Doko
Trekendeshi Hysen DokoHysen Doko
 
Plani mesimor vjetor hysen doko
Plani mesimor vjetor   hysen dokoPlani mesimor vjetor   hysen doko
Plani mesimor vjetor hysen dokoHysen Doko
 
Pikat fikse Hysen Doko
Pikat fikse  Hysen DokoPikat fikse  Hysen Doko
Pikat fikse Hysen DokoHysen Doko
 
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen Doko
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen DokoFigurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen Doko
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen DokoHysen Doko
 
Pikat fikse hysen doko
Pikat fikse   hysen dokoPikat fikse   hysen doko
Pikat fikse hysen dokoHysen Doko
 
Funksionet e vazhdueshme Hysen Doko
Funksionet e vazhdueshme   Hysen DokoFunksionet e vazhdueshme   Hysen Doko
Funksionet e vazhdueshme Hysen DokoHysen Doko
 
Elektriciteti Hysen Doko
Elektriciteti   Hysen DokoElektriciteti   Hysen Doko
Elektriciteti Hysen DokoHysen Doko
 
Drejteza dhe Trekendeshi Hysen Doko
Drejteza dhe Trekendeshi   Hysen DokoDrejteza dhe Trekendeshi   Hysen Doko
Drejteza dhe Trekendeshi Hysen DokoHysen Doko
 
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoDetyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoHysen Doko
 
Funksionet fuqi - Hysen Doko
Funksionet fuqi - Hysen DokoFunksionet fuqi - Hysen Doko
Funksionet fuqi - Hysen DokoHysen Doko
 
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen Doko
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen DokoFraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen Doko
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen DokoHysen Doko
 
Hysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoHysen Doko
 

Plus de Hysen Doko (14)

Problema ndertimi - Hysen Doko
Problema ndertimi - Hysen DokoProblema ndertimi - Hysen Doko
Problema ndertimi - Hysen Doko
 
Trekendeshi Hysen Doko
Trekendeshi   Hysen DokoTrekendeshi   Hysen Doko
Trekendeshi Hysen Doko
 
Plani mesimor vjetor hysen doko
Plani mesimor vjetor   hysen dokoPlani mesimor vjetor   hysen doko
Plani mesimor vjetor hysen doko
 
Pikat fikse Hysen Doko
Pikat fikse  Hysen DokoPikat fikse  Hysen Doko
Pikat fikse Hysen Doko
 
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen Doko
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen DokoFigurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen Doko
Figurat gjeometrike elementare dhe vetite e tyre Hysen Doko
 
Pikat fikse hysen doko
Pikat fikse   hysen dokoPikat fikse   hysen doko
Pikat fikse hysen doko
 
Funksionet e vazhdueshme Hysen Doko
Funksionet e vazhdueshme   Hysen DokoFunksionet e vazhdueshme   Hysen Doko
Funksionet e vazhdueshme Hysen Doko
 
Elektriciteti Hysen Doko
Elektriciteti   Hysen DokoElektriciteti   Hysen Doko
Elektriciteti Hysen Doko
 
Drejteza dhe Trekendeshi Hysen Doko
Drejteza dhe Trekendeshi   Hysen DokoDrejteza dhe Trekendeshi   Hysen Doko
Drejteza dhe Trekendeshi Hysen Doko
 
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen DokoDetyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
Detyrat zhvillimore te adoleshentit - Hysen Doko
 
Funksionet fuqi - Hysen Doko
Funksionet fuqi - Hysen DokoFunksionet fuqi - Hysen Doko
Funksionet fuqi - Hysen Doko
 
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen Doko
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen DokoFraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen Doko
Fraktalet ne kulturen Islame Mesjetare - Hysen Doko
 
Hysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematikeHysen Doko, Didaktike matematike
Hysen Doko, Didaktike matematike
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
 

Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS PROGRAMI I STUDIMIT: MASTER PROFESIONAL NË MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM NË MATEMATIKË LËNDA: BAZAT PSIKOLOGJIKE TË EDUKIMIT SEMESTRI I PARË DETYRË KURSI TEMA: Adoleshentët dhe faktorët e jashtëm ndikues në edukim tek ta. Punuoi: Pranoi: Hysen DOKO Dr. Irena ALIMERKO VLORË, SHKURT 2019
  • 2. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 2 PËRMBAJTJA Përmbajtja…………………………………………..………….………………….…………..2 Hyrje “Ç’është adoleshenca?”.……………………...………….….……………...………… 3 Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët …………………………………………………4 Familja………………………………………………….……………………………………...4 Shkolla………………………………………………….…….......................................……...5 Komuniteti i lagjes, fshatit, etj…………………..……………………………………………6 Media dhe rrjetet sociale..………………………….……………..……………..…………....6 Shoqëria………..………..……………………………………………………….…………...7 Institucionet fetare……………………………………………………………………..….….8 Shoqatat e ndryshme……………………………………………………………….…….…...9 Partitë dhe forumet politike…………………………………………………………………..9
  • 3. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 3 HYRJE Ç’është adoleshenca? Adoleshenca është një fazë tranzicioni drejt pjekurisë. Ajo është një periudhë kalimtare e zhvillimit fizik dhe psikologjik të njeriut në mes fëmijërisë dhe moshës madhore, qëllimi i të cilës është përgatitja për të marrë përgjegjësitë e të rriturit. Adoleshenca ndodh në mënyrë klasike nga mosha 12-14 vjeç deri në 20-22 vjeç, por kjo nuk është e prerë, pasi për persona të ndryshëm kemi moshë të ndryshme të fillimit dhe të mbarimit të adoleshencës, kjo në varësi të zhvillimit të personit, mjedisit ku rritet, etj. Biologjikisht, adoleshenca shënohet me fillimin e pubertetit dhe ndërprerjen e rritjes fizike, me ndryshimet në organet seksuale dhe karakteristikat përfshirë gjatësinë, peshën, masën muskulore, si dhe një periudhë për ndryshime të mëdha në rritjen dhe pjekurinë e trurit. Natyrshit kemi zhvillime të ndryshme tek meshkujt dhe zhvillime të ndryshme tek femrat, të cilat janë specifike dhe karakteristike për të dyja gjinitë. Në aspektin konjitiv, adoleshenca karakterizohet nga përmirësimi i të menduarit abstrakt, i dijeve dhe i arsyetimit logjik, kemi ndërthurje të koncepteve abstrakte me jetësimin e tyre konkret apo të menduarit rreth të menduarit. Gjithashtu në adoleshencë njeriu fillon tashmë të marrë përgjegjësi apo të fitojë besim për vendimmarrje, konsultim rreth çështjeve që mund të konsiderohen serioze dhe të rëndësishme. Në aspektin social, adoleshenca është një periudhë për përgatitjen e roleve sociale adulte të përshtatshme të tilla si, të qenit si punëtor apo një partner romantik. Kjo është një fazë "ndryshimi" kaq dramatik sa mund të përshkruhet si "krizë identiteti", "normale të qenurit anormal", "psikozë normative", etj. Një adoleshent fillon tashmë të ngrerë raporte ndryshe nga më përpara me moshatarët e tij, me më të mëdhenjtë, me seksin e kundërt apo edhe me çdogjë që e rrethon atë si natyra, mjedisi, infrastruktura etj. Në adoleshencë shtohet më tepër kurreshtja për të provuar gjëra dhe eksperienca të reja, ku vlen të përmendin duhanin, marrëdhëniet intime me seksin e kundërt, alkoolin etj, të cilat pruret për ti provuar vetë, edhe pse mund të ketë informacion nga shkolla apo më të mëdhenjtë.
  • 4. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 4 Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët Faktorët e jashtëm ndikues tek adoleshentët janë të shumtë. Kjo varet nga rrethana të ndryshme si kultura, vendndodhja gjeografike, niveli i përgjithshëm arsimor, niveli kulturor etj. Në këtë punim do të paraqesim të grupuara tetë nga faktorët kryesorë ndikues tek adoleshentët, si tetë komponentët më të përgjithshëm dhe ekzistues pothuajse në çdo vend dhe çdo kulturë. Këto faktorë renditen si më poshtë: 1) Familja 2) Shkolla 3) Komuniteti i fshatit, lagjes etj 4) Media dhe rrjetet sociale 5) Shoqëria 6) Institucionet fetare 7) Shoqatat e ndryshme 8) Partitë dhe forumet politike 1. Familja Familja përbën vatrën e parë dhe kryesore të edukimit të njeriut në çdo moshë, përfshirë këtu edhe adoleshencën. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë. Sepse, familja është institucioni bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i familjes në formimin e personalitetit të individit nuk është i njëjtë në të gjitha moshat. Ky ndikim veçanërisht është i theksuar në adoleshencë. Sidomos është tejet i lartë roli edukativ i nënës. Në familjet tona ende nëna është ajo që merr përsipër jo vetëm rritjen, por edhe edukimin e fëmijës, se kohën e lirë në familje adoleshentët e kalojnë kryesisht me nënën, por pa përjashtuar këtu dhe rolin e pazvendësueshëm të babait, i cili me autoritetin apo me stimujt e tij realizon atë pjesën e tij të ndikimit tek fëmija i tij.
  • 5. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 5 Pra, familja vazhdon të luaj rolin primar në edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, për atë që lejohet e atë që nuk lejohet, por edhe bazat e edukimit moralo – social të adoleshentit. Specifikisht, një familje ndikon tek fëmija duke krijuar ato shprehitë e para fëminore, ato sjelljet apo gjestet e para, të cilat e diferencojnë një fëmijë tashmë të rritur. Adoleshenti, pa hyrë në detaje se përse, prej familjes sado mos ketë ndruajtje, përsëri situata të ndryshme apo momente të caktuara reflekton dhe pasqyron atë që ka mësuar apo ka përvetësuar tek shprehitë e tij pikërisht prej familjes së tij. Këto përbëjnë bazën e gjithë personalitetit të adoleshentit për ta pasuruar këtë më pas me faktorë të tjerë të cilët do i cekim më poshtë. 2. Shkolla Shkolla është një ndër institucionet më të rëndësishëm ndikues tek adoleshentët, sepse adoleshenti atje kalon gjysmën e ditës dhe kryen shumicën e veprimtarive të tij ditore. Në shkollë ai përveç dijeve që fiton, fiton eksperienca të mjaftueshme në lidhje me bashkëveprimin me të tjerët, me mjedisin e përbashkët, me më të mëdhenjtë, me më të dobëtit etj. Një shkollë e cila e ka të balancuar fokusin mes dijeve shkencore dhe edukimit është një model i mirfilltë edukimi, e cila tashmë ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në komunitet dhe përbën faktorin kryesor implementues të këtij modeli në shoqëri. Shkolla instalon apo jetëson tek fëmija dijet teorike të gërshetuara këto edhe me praktikën, por nuk është vetëm kaq. Një shkollë e suksesshme nuk është vetëm një hambar me material që zbrazet sapo nxënësi hyn në klasë deri në momentin që nxënësi largohet prej saj. Një shkollë e suksesshme është ajo e cila gërsheton atë hambarin e informacioneve me edukimin, të cilin duhet ta përcjellë qoftë dhe me ekuacionin më të rëndomtë matematikor apo me reaksionin më të rëndomtë kimik. Shkolla në edukimin e adoleshentit ndikon duke e pajisur atë me dijet shkencore, duke i dhënë kuptim rregullave etiko-morale, dhe një ndër përfitimet e natyrshme të shkollës tek nxënësi është dhe të mësuarit me jetë kolektive, duke respektuar, dëgjuar apo bashkëvepruar me njëri tjetrin.
  • 6. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 6 3. Komuniteti i fshatit, lagjes etj. Shpesh na duken të pandikueshëm ata të moshuarit dhe pensionistët që rrinë tek cepi i lagjes duke luajtur domino apo duke bërë muabet, apo gjyshet duke pirë kafen me njëra tjetrën tek shtëpia e gjithsecilës me radhë çdo ditë. Për një moment të mendojmë sikur ata të bënin diçka që nuk përkon me etikën dhe moralin e përgjthshëm. A do i kuptonim vlerën atij mexhlisi dominoje apo muhabeti? Nga parimi “Të bardhës nuk i duket bardhësia vetëm se në prezencë të së zezës” kuptojmë që edhe komuniteti i lagjes, fshati apo zonës ku banojmë ka impaktin e vet tek të rinjtë. Veç kësaj dhe ambienti fizik, sa më tepër në përputhje me nevojat e komunitetit, të rinjve, apo sa më miqësor të jetë, ka një impakt shumë pozitiv në mirëedukimin e të rinjve. Përmendim këtu rastin më të thjeshtë, nëse lagjja jonë ka kosha dhe kazane mbeturinash, kjo në vetvetë përbën një komponent edukimi tek të rinjtë që edhe letra e ushqimit që kemi në dorë, edhe pse e vogël, e ka vendin e posaçëm tek kazani. Specifikisht, komuniteti i lagjes me të gjithë komponentët përbërës të tij ndikon tek adoleshentët duke i edukuar ata me frymën e kulturës, traditave dhe zakoneve të vendit, duke demostruar në çdo rast secilën prej tyre. Nuk ka edukim më të mirë sesa edukimi nëpërmjet të parit të shembullit dhe nuk ka mësim më të mirë sesa ai mësim i sintetizuar tek brezat paraardhës tanit, dhe nuk ka nga ana tjetër falenderim më të madh që mund ti bëjmë këtyre brezave përpos falenderimit për trashëgimin e atyre paketave etiko-morale, edukative apo kulturore që i kanë poseduar brez pas brezi dhe me krenarinë më të madhe na bëjnë të identifikohemi me to. 4. Media dhe rrjetet sociale Me ecjen e shoqërisë njerëzore, edhe ndikimi i faktorëve të ndryshëm tek krijimi i personalitetit të njeriut apo edukimit të tij ka ndryshuar. Nëse bëjmë një qasje historike, para njëqind vjetësh ishte i pa imagjinueshëm televizori, telefoni, interneti apo kompjuteri. Por përsëri nga ana tjetër, nëse i qasemi kohës sonë, është e paimagjinueshme për të rinjtë e kohëve tona lojrat nëpër fusha me mjete rrethanore, vizitat nëpër male, puna fizike vullnetare etj, sepse vetë dinamizmi i jetës dhe i zhvillimeve njerëzore ka bërë që këto të fundit të zvendësohen dashur apo padashur me lojrat dhe shpenzimin e kohës në internet, telefon, duke parë televizor etj. Pyetja që lind natyrshëm është se çfarë impakti kanë këto në edukimin e të riut, specifikisht adoleshentit meqënëse
  • 7. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 7 fokusin kryesor të këtij punimi e kemi tek ta? Të flasësh për këtë temë së pari duhet të kesh disi informacion rreth politikave që edhe instancat shtetërore përdorin për të mbajtur nën kontroll mediat dhe rrjetet sociale në shërbim të një kauze kaq të lartë siç është edukimi. A kanë vendosur këto instanca ndonjë filtër rreth informacioneve dhe materialeve që shfaqen në këto rrjete? Dhe a ka shteti një formulë se si të filtrojë materialet që publikohen në këto media dhe rrjete sociale nga çdo përdorues, qoftë ai person privat apo institucion? Shteti Turk për shembull ka bllokuar çdo lloj materiali pornografik dhe joetik të shfaqet në rrjetin e tij internet dhe në mediat e tij. Nuk mund të të dalin materiale pornografike në internet nëse lokacioni juaj është në Turqi edhe nëse ti vetë kërkon për të tilla, gjithashtu dimë që shumë shtete kanë të ndaluar përdorimin e Tuitter apo rrjete dhe mënyra të tjera sociale të cilat bien ndesh me politikat edukuese dhe kulturore që ata kultivojnë dhe punojnë për ti sintetizuar tek të rinjtë. Pra themi që nëse mediat dhe rrjetet sociale shpërndajnë materiale të kontrolluara dhe të përshtatshme për çdo grupmoshë, dhe rasti më ideal edukuese, të rinjtë të cilët janë konsumatorët më të shumtë të këtyre mënyrave, minimumi atë material jo të përshtatshëm që do të shihnin do e shohin me natyrë edukuese dhe të përshtatshme për ta, dhe gjithë sistemi i tyre do të marrë këtë rrjedhë përditshmërie, sepse vetë ambienti rrethues do të jetë i tillë, përmendim këtu përsëri shtetin turk për atmosferën që i krijon të rinjve me anë të mediave dhe rrjeteve sociale të kontrollua, ambienteve fizike të përshtatshme nëpër lagje, parqe, biblioteka, fusha sportive, ambiente edukative etj. 5. Shoqëria “Më thuaj me kë rri, të të them se kush je”; “Zgjidhe shokun më të mirë sesa veten”. Me këto citate popullore shohim qartë se nëse duam të dimë se kush jemi, le të shohim se me kë rrimë, nëse duam të zgjedhim shoqëri, le të jetë ajo më e mira e mundshme dhe nëse ka pasqyrë më të mirë për të parë veten, është pikërisht pasqyra e shoqërisë që të rrethon. Shoqëria, sidomos në moshën e adoleshencës është pothuajse më e shenjta për ta, ashtu siç dhe ata vetë shprehen se është si familja, pasi tek ajo gjejnë veten e tyre dhe janë më të lirshëm për të shprehur ato shprehitë moshore dhe detyrat zhvillimore. Një shoqëri e shëndoshë sjell individë të shëndoshë, dhe individë të shëndoshë përbëjnë një shoqëri të shëndoëshë. Ky është një implikim logjik i dyanshëm i artë, tek i cili nëse i mëshohet edukimit qoftë edhe tek njëra anë, anën tjetër do e kemi të
  • 8. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 8 përgatitur vetvetiu. Shoqëria është ndër faktorët më të ngushtë ndikues tek adoleshentët pasi është komponenti që për ta është i pari në listë për nga ana e vëmendjes së kushtuar. Shoqëria ndikon tek adoleshenti shumë, dhe varet se si është fryma shoqërore, i tillë do të jetë dhe edukimi i të rinjve përbërës të saj. Ajo kultivon tek i riu apo e reja ato shprehitë e përditshmërisë. Të shumta janë rastet kur dëgjojmë të rinj apo të reja që përdorin fjalor jo etik në shkollë, rrugë, kafe etj, dhe të shumta janë rastet nga ana tjetër kur nëpër cepat e rrugëve shohim të rinj të cilët konsumojnë duhan fshehur me të rriturve, kur konsumojnë alkool lokaleve përsëri fshehur prindërve apo raste të tjera më të rrezikshme. Pikërisht këto janë fryt i edukatës që këta të rinj kanë marrë nga ambienti shoqëror që ata i rrethon. 6. Institucionet fetare Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulturë në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore). Themi bindshëm se qytetërime pa shtëpi, qytetërime pa sisteme fizike (lagje, qytet, qendra kulturore) janë gjetur, por qytetërime pa objekte kulti nuk janë gjetur dhe kurrsesi nuk mund të gjenden, edhe pse në mënyra dhe forma të ndryshme, këtu për shkak të kohës kur kanë jetuar dhe mënyrës se si i janë qasur Zotit. Pra shohim qartë që nevoja për besim tek njeriu është i pashmangshëm, dhe logjikshëm dhe impakti që feja apo institucionet fetare lenë tek njeriu përsëri janë të pashmangshme. Ky impakt është pozitiv, dhe nëse realisht këto institucione zbatojnë atë që kanë në programet dhe urdhëresat e tyre hyjnore, do të kemi një shoqëri më të ndërgjegjshme, do të kemi një shoqëri më të kulturuar. Respekti ndaj personave zhduket në momentin kur këta persona nuk i kemi pranë. Natyrisht ne nuk e nderojmë dhe respektojmë babain i cili është në një qytet tjetër duke u ngritur në këmbë në dhomën e ndenjies sepse ai nuk është atje, kurse krejt e kundërta ndodh me respektin ndaj Zotit, i cili është në çdo sekondë pranë njeriut, duke shërbyer kështu si një regullator i moralit të tij, ndërgjegjjes së tij dhe kulturës së tij. Pra nxjerrim në përfundim se impakti që institucionet fetare lenë tek rinia, nëse realisht ata kanë kushtet për të frekuentuar të tilla përveç rasteve për zona apo fshatra që nuk kanë të tilla, është një impakt shumë pozitiv dhe që sipas mendimit
  • 9. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 9 tim duhet promovuar sepse atë që adoleshenti mëson në këto institucione nuk mundet kurrsesi ta mësojë as në shkollë, as në familje dhe askund tjetër. Bindshëm arrihet në përfundim se institucionet e kultit ndikojnë në edukimin e adoleshentëve duke skalitur tek ta ndërgjegjjen e pastër, sinqeritetin dhe atë bindjen se e mira duhet bërë dhe promovuar pikërisht sepse është e tillë dhe jo sepse duhet të na shikojë njeriu apo media. 7. Shoqatat e ndryshme Ndryshimet politike të viteve `90 në Shqipëri bënë që edhe faktorët edukues apo ndërgjegjësues të njerëzve të ndryshojnë, duke shtuar elemente të reja apo duke rënë në hije disa nga elementet e asaj kohe. Një komponent ndikues që filloi të marrë jetë mbas ndërrimit të sistemit është dhe ndikimi që shoqatat e ndryshme me karakter social, kulturor, fetar, artistik apo sensibilizues të kenë tek njerëzit, veçanërisht tek të rinjtë, ku në këto institucione ata përveç kohës së lirë që mund të kalojnë, të marrin dhe një paketë vlerash, virtytesh apo shprehish. Në Shqipëri vlen të përmendim shumë shoqata bamirëse, kulturore, edukative, apo artistike të cilat luajnë një rol tepër të veçantë në edukimin e brezave të rinj, duke qënë faktor tepër kyç i jashtëm ndikues tek ta. Trekëndëshi “mësues – nxënës – prind” për edukimin e të riut, është e dukshme që nuk është i mjaftueshëm për të arritur edukimin e plotë me të gjitha cilësitë e larta njerëzore, dhe këtu një rol shumë të mirë plotësues e marrin këto shoqata, bashkë me institucionet e kultit apo elementet e tjera të sipërpërmendura që janë ndikuese tek i riu apo e reja. Specifikisht shoqatat e ndryshme ndikojnë tek adoleshenti duke përforcuar rolin e shkollës, familjes, etj, kjo në varësi të fokusit që ka si shoqatë. Është një rol shumë pozitiv dhe plotësues shumë i mirë, i cili vjen pikërisht si një support tepër i veçantë në shërbim të kauzës së përbashkët të edukimit. 8. Partitë dhe forumet politike Partitë dhe forumet politike luajnë një rol pothuajse jo të barabartë me kategoritë e tjera të përmendura më sipër në këtë punim, por megjithatë, përsëri roli i saj nuk është i papërfillshëm. Nëpërmjet programeve që këto parti apo forume kanë për të rinjtë, krijojnë një alternativë tjetër se si mund të kalohet koha e lirë, se si mund të ftohet për tek programi i tyre,
  • 10. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 10 se si pse jo mund të jesh një lider i ardhshëm etj. Edhe pse dihet që kulmin e aktivitetit këto forume e kanë në përiudhat zgjedhore, përsëri mbetet të themi se zënë një vend të rëndësishëm në ndikimin që ato lenë tek të rinjtë, pasi për shumë të rinj modeli i prezantuar prej këtyre eventeve merret si kapital dhe promovohet përtej zyrave të partisë apo selisë së forumit. Edukim apo…???!!! Kjo është një pyetje që lind natyrshëm kur bie fjala për këto forume, pasi nëse i hedhim një sy realitetit të sotshëm të këtyre institucioneve nuk kemi gojë të flasim për edukim, ose të paktën unë personalisht nuk vërrej edukim tek të gjitha forumet partiake active në vend. Kjo bën që të rinjtë duhet të jenë të rezervuar përpara këtyre organizimeve, duke qënë ata vetë organizuesit dhe përfituesit e aktiviteteve të ofruara nga këto forume. Dhe si përfundim themi që këto forume ndikojnë tek i riu duke e edukuar atë në rafshin social dhe bashkëveprues me të tjerët.
  • 11. ADOLESHENËT DHE FAKTORËT E JASHTËM NDIKUES TEK TA 11 Së fundmi me anë të një grafiku matematik shohim qartë fkatorët edukues tek adoleshenca së bashku me pozicionin që ato kanë në edukim. Familja Shkolla Komuniteti i fshatit Media, rrjetet sociale Shoqëria Institucionet fetare Shoqatate ndryshme Partitë, forumet politike