SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  5
1.Tregtia Ndërkombëtare
2. Tregtia e Lirë dhe Proteksionizmi
3. Kurset e Këmbimit valutor dhe Tregtia
Tregtia Ndërkombëtare
 Tregtia ndërkombëtare përfshin këmbimin e mallrave, kapitalit dhe shërbimeve mes shteteve. Njohja e
rëndësisë dhe përfitimit të këtij aktiviteti daton nga epoka e merkantilizmit (shek. XV deri XIX) dhe mbështetet
edhe nga Adam Smith, i njohur si "Babai i ekonomisë moderne", në librin e tij “Pasuria e Kombeve” të botuar në
vitin 1776.
 Ky aktivitet ndodh mes shteteve me ekonomi të hapur të cilat lidhen me njëra-tjetrën
nëpërmjet eksportit dhe importit. Se sa e hapur është ekonomia e një vendi shprehet nëpërmjet raportit të
eksport-importit ndaj GDP. Kur raporti është më I madh ekonomia e një vendi është më e hapur. Ekonomi me
shkallë të lartë të hapjes kanë zakonisht shtetet e zhvilluara
 Importi: Blerje e produkteve ose mallrave të prodhuara në një vënd tjeter, konsumohen brënda vëndit
 Eksporti: Shitje e produkteve dhe mallrave të prodhuar brënda një vendi dhe shiten në një vënd tjeter,
konsumohen në një vend tjetër.
 Detyrë Klase: Shkruaj 2 arsye pse ndodh Eksporti dhe 2 arsye pse duhet të ndodh edhe Importi?
 Eksport: 1. Sigurim të monedhës së huaj për të blerë në tregun ndërkombëtar, 2. Ka të ardhura të mira në GDP psi
produktet shiten me çmime më të larta.
 Importi: 1. Sepse jo çdo vënd mund dhe ka kushtet të prodhojë çdo gje. 2. Kërkesa për produkte të diferencuara
Përparësitë Absolute dhe Krahasuese
 Mundësia e eksportit lidhet me diferencën midis çmimit kombëtarë dhe atij ndërkombëtar. Pyetje!
Në çfarë kushtesh çmimi i brëndëshm (kombëtar) është mëë i ulët si ai ndërkombëtar?
 Kur kostoja e brëndëshme e atij produkti është më e ulët se kosto në vëndet partnere në tregëti.
Kjo sjell produktivitet (prodhim) më të lart për njësi pune (faktor prodhimi) të ndryshuar. Thënë me
fjalë të tjera: Një vënd ka përparësi absolute në prodhimin e një produkti, ndaj një vëndi tjetër,
nëse prodhon me shumë produkte për të njëjtën sasi burimesh, kjo sjell kosto me të ulët se ajo e
vëndeve partnere. Adam Smith.
 David Rikardo: Një vend mund të specializohet në prodhimin e një produkti dhe ta eksportojë atë
edhe kur kostoja e prodhimit është me e lart se ajo e njëë vëndi tjetër, por kur ka çmim relativ
(krahasues) më i ulët se ajo e vëndit tjetër.
 Një vënd përfiton nga tregtia me një vend tjetër duke eksportuar mallrat ose shërbimet për të cilat
ka përparësi relative/krahasuese dhe duke importuar mallra dhe shërbime për të cilat ka
disavantazhe relative/krahasuese- Ligji i përparsieve krahasuese
 Shikojme dhe diskutojme shembujt në libër. Diskutojme edhe kuptimin e “Specializimit” të një
vendi
Tregtia e lirë dhe proteksionizmi
 Tregtia e lirë nënkupton këmbimin e produkteve dhe shërbimeve midis vëndeve, pa pengesa, pa
kufizime. Sot akoma nuk kemi tregti të lirë midis vëndeve.
 Diskutim: a duhet të ketë tregëti të lirë midis vënde? Si mund të realizohet kjo? Jep shembuj! Nga
info që kemi, pse nuk ka tregti të lirë?
Pengesat në tregtinë ndërkombëtare
1. Tarifat: janë pagesa që vendoset nga vëndet për çdo produkt që importohet
2. Kuotat: janë kufizime maksimum mbi sasinë e vlerës së përgjithëshme të produkteve të veçanta të
importuara nga një vend në një periudhë të caktuar kohe.
3. Subvencionet ndaj eksporeve: janë pagesa që qeveria ju jep prodhuesve vëndas për të ndikuar në
rritjen e sasisë së produkteve që ata eksportojnë.
4. Embargoja: është eliminimi total i tregëtisë në një vënd të veçantë një kohë të veçantë (Rusi ose
vënde që deshirojnë të hyjnë ne BE)
5. Pengesat jo tarifore: kanë të bëjnë me krijimin e vështirësive artificiale, administrative ndaj
produkteve të importuara.
Të gjitha këto futen në një kategori të quajtura politika proteksoioniste, të cilat nënkuptojnë mast
kufizuese ndaj tregtisë, në veçanti ndaj importeve të shërbimeve dhe produkteve

Contenu connexe

Similaire à Tregetia kombetare.pptx

Similaire à Tregetia kombetare.pptx (13)

Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
 
3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregut3. integrimi i tregut
3. integrimi i tregut
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
 
Oferta e sektorit ne tregun konkurencial
Oferta e sektorit ne tregun konkurencialOferta e sektorit ne tregun konkurencial
Oferta e sektorit ne tregun konkurencial
 
Tregtia - Barrierat dhe marrëveshjet tregtare
Tregtia - Barrierat dhe marrëveshjet tregtareTregtia - Barrierat dhe marrëveshjet tregtare
Tregtia - Barrierat dhe marrëveshjet tregtare
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe GlobalizimiBiznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Doganat seminari Berat Peci Kandidat i Masterit në Fakultetin Juridik Drejti...
Doganat seminari Berat Peci Kandidat i Masterit në Fakultetin Juridik  Drejti...Doganat seminari Berat Peci Kandidat i Masterit në Fakultetin Juridik  Drejti...
Doganat seminari Berat Peci Kandidat i Masterit në Fakultetin Juridik Drejti...
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 

Tregetia kombetare.pptx

  • 1. 1.Tregtia Ndërkombëtare 2. Tregtia e Lirë dhe Proteksionizmi 3. Kurset e Këmbimit valutor dhe Tregtia
  • 2. Tregtia Ndërkombëtare  Tregtia ndërkombëtare përfshin këmbimin e mallrave, kapitalit dhe shërbimeve mes shteteve. Njohja e rëndësisë dhe përfitimit të këtij aktiviteti daton nga epoka e merkantilizmit (shek. XV deri XIX) dhe mbështetet edhe nga Adam Smith, i njohur si "Babai i ekonomisë moderne", në librin e tij “Pasuria e Kombeve” të botuar në vitin 1776.  Ky aktivitet ndodh mes shteteve me ekonomi të hapur të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet eksportit dhe importit. Se sa e hapur është ekonomia e një vendi shprehet nëpërmjet raportit të eksport-importit ndaj GDP. Kur raporti është më I madh ekonomia e një vendi është më e hapur. Ekonomi me shkallë të lartë të hapjes kanë zakonisht shtetet e zhvilluara  Importi: Blerje e produkteve ose mallrave të prodhuara në një vënd tjeter, konsumohen brënda vëndit  Eksporti: Shitje e produkteve dhe mallrave të prodhuar brënda një vendi dhe shiten në një vënd tjeter, konsumohen në një vend tjetër.  Detyrë Klase: Shkruaj 2 arsye pse ndodh Eksporti dhe 2 arsye pse duhet të ndodh edhe Importi?  Eksport: 1. Sigurim të monedhës së huaj për të blerë në tregun ndërkombëtar, 2. Ka të ardhura të mira në GDP psi produktet shiten me çmime më të larta.  Importi: 1. Sepse jo çdo vënd mund dhe ka kushtet të prodhojë çdo gje. 2. Kërkesa për produkte të diferencuara
  • 3. Përparësitë Absolute dhe Krahasuese  Mundësia e eksportit lidhet me diferencën midis çmimit kombëtarë dhe atij ndërkombëtar. Pyetje! Në çfarë kushtesh çmimi i brëndëshm (kombëtar) është mëë i ulët si ai ndërkombëtar?  Kur kostoja e brëndëshme e atij produkti është më e ulët se kosto në vëndet partnere në tregëti. Kjo sjell produktivitet (prodhim) më të lart për njësi pune (faktor prodhimi) të ndryshuar. Thënë me fjalë të tjera: Një vënd ka përparësi absolute në prodhimin e një produkti, ndaj një vëndi tjetër, nëse prodhon me shumë produkte për të njëjtën sasi burimesh, kjo sjell kosto me të ulët se ajo e vëndeve partnere. Adam Smith.  David Rikardo: Një vend mund të specializohet në prodhimin e një produkti dhe ta eksportojë atë edhe kur kostoja e prodhimit është me e lart se ajo e njëë vëndi tjetër, por kur ka çmim relativ (krahasues) më i ulët se ajo e vëndit tjetër.  Një vënd përfiton nga tregtia me një vend tjetër duke eksportuar mallrat ose shërbimet për të cilat ka përparësi relative/krahasuese dhe duke importuar mallra dhe shërbime për të cilat ka disavantazhe relative/krahasuese- Ligji i përparsieve krahasuese  Shikojme dhe diskutojme shembujt në libër. Diskutojme edhe kuptimin e “Specializimit” të një vendi
  • 4. Tregtia e lirë dhe proteksionizmi  Tregtia e lirë nënkupton këmbimin e produkteve dhe shërbimeve midis vëndeve, pa pengesa, pa kufizime. Sot akoma nuk kemi tregti të lirë midis vëndeve.  Diskutim: a duhet të ketë tregëti të lirë midis vënde? Si mund të realizohet kjo? Jep shembuj! Nga info që kemi, pse nuk ka tregti të lirë?
  • 5. Pengesat në tregtinë ndërkombëtare 1. Tarifat: janë pagesa që vendoset nga vëndet për çdo produkt që importohet 2. Kuotat: janë kufizime maksimum mbi sasinë e vlerës së përgjithëshme të produkteve të veçanta të importuara nga një vend në një periudhë të caktuar kohe. 3. Subvencionet ndaj eksporeve: janë pagesa që qeveria ju jep prodhuesve vëndas për të ndikuar në rritjen e sasisë së produkteve që ata eksportojnë. 4. Embargoja: është eliminimi total i tregëtisë në një vënd të veçantë një kohë të veçantë (Rusi ose vënde që deshirojnë të hyjnë ne BE) 5. Pengesat jo tarifore: kanë të bëjnë me krijimin e vështirësive artificiale, administrative ndaj produkteve të importuara. Të gjitha këto futen në një kategori të quajtura politika proteksoioniste, të cilat nënkuptojnë mast kufizuese ndaj tregtisë, në veçanti ndaj importeve të shërbimeve dhe produkteve