SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  7
DasmaDibrane
Krushqit marrin nusen
Gjithmonë, për të marrë nusen, krushqit e dhëndrit shkonin në numër tek. Do të ishin 7, 9, 13 ose 15
vetë, jo më tepër. Nga krushqit, tre prej tyre duhet të ishin shumë të përgatitur ose siç thotë populli
“të rrahur me vaj e me uthull”. Njëri prej tyre nevojitej të ishte shumë i mençur e me përvojë të
madhe, tjetri duhej të ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund të gjobiteshin” nga krushqit e nuses.
Ndërsa i treti kryesor i krushqve të dhëndrit, duhej të zgjidhej “trim e sypatrembur” në mënyrë që
nëse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (që mund të kërkonte para shumë)
ai të vepronte duke iu kërcënuar atyre. Të gjithë këta krushq që shkonin për të marrë nusen, ishin
burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombëtar. Atë e shoqëronin vllezërit dhe nuni apo
kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore që kishin, nuk binin derisa nusja futej në kufirin e
fshatit të dhëndrit. Atje i prisnin në hyrje të fshatit të gjithë me gëzim, lodra e këngë. Në raste të
rralla, ndodhin edhe ngatërresa, sidomos kur takoheshin dy palë krushq. Në këto raste, njëra palë
duhej të hapte rrugën dhe tjetra të kalonte, e duke mos lëshuar asnjëri fill, kanë ndodhur edhe
vrasje. Madje, këtu në fshatin Shuman, gjendet një episod i habitshëm natyror me 22 gurë përballë
njëri-tjetrit (11 në secilën anë) dhe një gur të 23-të të veçuar. Për 11 gurët e anës së majtë, të
gdhendur nga natyra, njerëzit thonë se janë krushqit e gurëzuar, ndërsa në anën matanë ndodhet
një gur i përkulur, për të cilin thonë se është nusja. E çuditshme është, se dhe në krahun tjetër janë
11 gurë. Tregojnë, se dikur ndodhi që dy karvane me krushq, një në ardhje e një në kthim, u vunë
përballë në rrugën e ngushtë. Asnjë nuk i hapi rrugë tjetërit dhe u... vranë, e u gurosën... por këto lloj
ngatërresash kanë qenë të rralla në Dibër dhe legjendat e moçme tregohen me të qeshur...
Pazari i dajave për nusen
Sigurisht, që nuk mund të harronim në këtë shkrim, episodin e pazarit të dajos së nuses me dajon e
dhëndrit dhe krushqit e tjerë... Një tjetër dibran i hershëm, madje i njohur dhe respektuar në gjithë
zonën, siç ishte Ahmet Eqeremi, zbulon për ne një nga momentet më interesante të dasmës
dibrane; Përballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisë, këmbimet e batutave dhe një alegori e retorikë e
mrekullueshme gjallonte në të tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar në ndjeshëm, deri në
zhdukje të këtij zakoni. “Atje kishte një ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherë shoqërohej me
një garë për trimëri e pasuri...”,- thotë Eqeremi. “Në muhabet e sipër, fillonte daja i vajzës që kishte
të drejtat e veta; Ai do të pyetej për vajzën, por edhe do të kërkonte. Daja i nuses e niste duke
kërkuar një sasi të madhe lekësh. Pastaj fillonin shokët e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi të
dashtun. Prandaj ule këtë vlerë...”. Më tej, dilte një shok tjetër i dajos së nuses dhe thoshte: “Prapë
shumë e ke, ne do çojmë vajzën nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Më në fund, arrinte që daja i dhëndrit
jepte shumë pak, ndonjë peshqesh për atë që bënte kafen, ndonjë dhuratë tjetër për nusen dhe një
bakshish të vogël për derën. Shumë pak ishin ata që nuk të falnin. Nuk ishte dëshirë e dibranit për të
ngacmuar mikun. Shumë rrallë, miqtë dilnin të pakënaqur nga dhomat. Në këto momente shpalosej
urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumë të matura që këmbenin me njëri-tjetrin, duke
dashur të ulnin çmimin që daja i dhëndrit duhet t'i paguante dajos së nuses. Shprehjet përdoreshin
tepër alegorike dhe nuk ishin asnjëherë direkte: “Shqiponja ishte njëherë lart, por tani o ul në një
kep...”,- që do të thotë se kanë qenë kohëra më të mira, por tani daja i dhëndrit është keq
ekonomikisht. Më tej, oratoria vazhdonte me shprehje të tjera: “Rrasa atje në një arë, por miqtë e mi
nuk më rregullojnë groshët...”. Kur daja kërkonte lekë mund t'ja niste “shtëpia është t'u më ra...”.
Ndërkaq hidhej një nga krushqit për ta zbutur dajën: “Vërtetë është shtëpia duke të ra, por na ke ne,
të ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Më ndihmoni ju, por jeni larg”, ndërkaq dikush tjetër mund
t'ja kthente dajës, “me burrat tanë bëhemi shumë, nja 1000 plita t'i pres unë...”. Por, ka pasur edhe
raste kur krushqit nuk janë marrë vesh dhe daja i nuses ka kërkuar shumë lekë, aq sa krushqit e
dhëndrit kanë mbetur pa nuse dhe janë detyruar të vijnë më pas, e ta marrin me forcë vajzën...
Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e
tij të ardhshme. Ndërkaq, dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen
për herë të parë nëpërmjet saj. “Unë vetë e kam parë nusen ditën e dasmës që brenda unazës”,
tregon Mendu Lusha. “Më parë ne nuk kishim bërë takime dhe aty unë e pashë gruan me duvak, për
herë të parë, nëpërmjet unazës së florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtëpisë dhe në dy krahët i
futeshin bukët, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe një gjel mbi kokë. “Me një
hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.
Ritet kur hyn nusja tek dhëndri
Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat
kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më
vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi
ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij.
Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses,
nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë
me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe
më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t'i sjellë
çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të
“mos ta zinte magjia”.
Nata e parë e dhëndrit me nusen
Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e
dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata
qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje
që ja kanë kënduar atij vetë gjatë martesës: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh,
duke kullotur gomarët...”. Shokët ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhëndër, mos e fal nusen për
sonte...”. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit
e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin
në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen,
ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. “Na këndonin te dera dhe pas
20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanim petullat”. Me
ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas
kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që
duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilje përjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një
djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujë. Të paktën kështu
ka qenë kjo traditë, deri vonë në Dibër...
Martesar dikur dhe Sot
Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një zakon
gëzimi, ngase ka sublimuar kalimin e disa fazave të jetës deri në pjekurinë për punë e jetë dhe, mbi të
gjitha, për shumim. Këtij zakoni familjar i paraprijnë rrita e suksesshme- e fëmijës së shëndoshë dhe të
përgatitur për jetë, kalimin në fazën e pjekurisë për martesë (iniciacion), - për fejesën dhe vetë aktin e
martesës. Fejesa si akt ceremonial, që përcakton publikisht personat që, pas martesës, do të krijojnë
jetën bashkëshortore.
Si e tillë, fejesa është e mbushur me plot veprime e ceremoni rituale, disa të trashëguara nga lashtësitë e
mugëta pagane, po disa më të vona - edhe me rite islame a të krishtera, në varësi nga besimi. Sipas
traditës, është bërë me shkuesi, por më përpara ishte traditë më pak e rastësishme edhe fejesa në bark
dhe fejesa në djep, raste këto të trashëguara nga traditat pagane paraislame. Në të dy rastet, bëhej nga
pjesëtarët e familjes: babai, nëna, i zoti i shtëpisë e, më rrallë, e zonja e shtëpisë, por vetëm në raste kur
dëshirohej të trashëgohej miqësia e mirë e dyanshme, ose shoqëria e fortë në luftë e dy burrave, po edhe
e nënave, të njohura në ditë gëzimesh e hidhërimesh, ndenjjesh apo të punës – me pëlqimin e
dyanshëm, pa marrë parasysh se cili do jetë marrës e cili dhënës.
Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtime të ndërhyrjeve më tepër formale, nga ndonjë i afërm
ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë bashkëshortore. Akti përfundimtar i
martesës është dasma (në shtëpinë e dhëndrit ) dhe kanaxheçi (në shtëpinë e vajzës). Në të dy rastet
këtë gëzim e organizojnë burrat, sipas traditës, por edhe femra është pjesëmarrëse aktive, sidomos në
punët që u përkasin grave. Dasmat tradicionale zgjatnin tri ditë e net dhe organizoheshin për të marrë
nusen ditën e hënë ose të enjte. Të marteve martoheshin të vejat, me më së shumi 7 krushq. Në kohën
tonë nuk veprohet kështu. Të gjitha ditët e javës janë dhe ditë dasmash.
Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një
traditë tashmë e tejkaluar–dasmat bëhen gjatë gjithë vitit. Dasma tradicionale organizohej në shtëpinë e
dhëndrit, dhe kënaxheçi në shtëpinë e vajzës.
Tash dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra. Fatkeqësisht, ka raste të
shpeshta, që përbëjnë një gabim gjykuar në aspektin islam, që të marrin pjesë bashkërisht burra e gra,
ndonëse, sipas traditës, organizoheshin në hapësira të ndara. Tash nga kërkesa të shumta për lokale
dhe muzikantë, caktimi i datës së dasmës detyrohet nga këto dy mundësi: sipas orarit që caktojnë
muzikantët dhe pronari i lokalit. Marrja e nuses me qerre të mbuluara dhe qerre të saksanës, pothuajse
është një e shkuar.
Nusja tash merret me automobila. Nga mënyra e organizimit, kanë ngelur si forma më tepër simbolike
sesa reale: përgjegjës të dasmës ishin: bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit, shpërndarja e drithërave dhe
sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çiknisë dhe ardhjes së saj – hyrjes në oborr të
dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e
saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë; grushtimi i saj tri herë në shpinë nga i vëllai; vaji i
nuses (vajzës, në raste gjithnjë e më të rralla); zbritja e nuses nga vetura me këmbë të djathtë dhe e
shoqëruar nga kunetër apo vjehrri; shkelja mbi një objekt bujqësie; hyrja në shtëpinë e dhëndrit me
këmbë të djathtë; prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj. etj., ishin disa nga format e përhapura në
traditën shqiptare, në disa raste edhe duke bërë mëkate pjesëmarrësit e atyre riteve. Sa për ilustrim, pa u
zgjeruar që të shpjegojmë secilin rit veç e veç, do të cekim vetëm rastin kur nusja merret dhe në mbrëmje
atë e shajnë me fjalorin më të pistë, kurse të nesërmen presin që ajo edhe t’i respektojë dhe t’i dojë ato,
një traditë që ishte mjaft e përhapur, mirëpo, falë Allahut, tani kemi fare pak raste të tilla. Dasma
shqiptare e traditës ka fazat e saja të organizimit:
a) faza përgatitore;
b) fillimi i dasmës;
c)nata e dasmës;
ç) dita e dasmës dhe
d) përfundimi i dasmës.
a) Në fazën përgatitore hyjnë të gjitha punët derisa të fillojë dasma, do thotë deri ditën e premte (kur
nusja merrej të hënën), ose të enjten (kur nusja merrej ditën e diel). Në këto punë hyjnë të gjitha
konsultimet - bërja dert – me pjesëtarë të familjes, vëllazërisë apo fshatit për: mënyrën e organizimit të
dasmës; vendin ku do të priten miqtë – dasmorët (ngase ata nuk priten në shtëpinë e të zotit të dasmës;
madhësinë e saj; ftuarjen e dasmorëve; ditën e dasmës; sigurimin e druve për dasmë; rregullimin e odës
së krushqve; pritjen e miqve dhe sidomos të atyre më të largtëve; bajraktarin e dasmës; pritësit;
hyzmeqarët; kafexhiun; akçinë; odabashin; shërbyesit e tjerë dhe mbajtësit e rendit; muzikantët, etj..
b) Fillimi i dasmës konsiderohet dita e kulaçit dhe fillimi i tëhollimit të petëve – gatimi, që shoqërohet me
kërcime para defit të një djali, sa për t’ia filluar, i cili sit pak miell nga mielli i tëhollimit të petëve. Këtu pra
kemi një lloj besëtytnie: djali e sit miellin në mënyrë që edhe nusja, sipas besimit të tyre, të lindë djem,
pra këtu duhet të kemi kujdes se edhe ky është një rit me bazë pagane si shumë të tjera që, me dije apo
pa të, zbatoheshin në masë të madhe në traditën shqiptare, por dita ditës po bëhen më të zbehta.
Dasmën e vazhdojnë këtë ditë para dreke me të kërcyer hallat e bijat, duke kënduar këngë dasme, për
djalin që martojnë.
c) Natën e dasmës fillon ardhja e dasmorëve, miqve – të ftuarve në dasmë dhe ata vendosen: burrat në
odë e granimi në vendin e caktuar në shtëpi të dhëndrit. Në orë më të vona të kësaj dite nipat fillojnë të
zënë pula, kudo që i hasin nëpër lagj,e dhe i therin e ua japin vajzave dasmore për t’ua fërguar. Edhe ky
një gabim, ngase bëhet fjalë për vjedhjen e tyre’. Ndërkaq, vajzat bëjnë gati kulaçin e nuses në prani të
një djali, të cilit ia vënë tre plisa në kokë, si simbol i shtimit të meshkujve nga martesa që po bëhet në atë
shtëpi.
ç) Dita e dasmës është dita kur merret nusja.
d) Përfundimi i dasmës ishte dita e martë (kur nusja merrej të hënën) ose dita e hënë (kur nusja merrej të
dielën), dita kur shpërndahen dasmorët , pasi të kenë ngrënë drekë.
Mënyra e marrjes së nuses
Dasmor, sipas tradite ka mund të ishte vetëm burri që i kishte dalë zot pushkës, që domethënë fëmijët
nuk merreshin krushq. Krushqve u prinin dy burra të moshës së mesme, të cilët dilnin para bajraktarit,
pastaj vinin bajraktari, kleri (hoxha tek myslimanet ose prifti tek katolikët), prapa tij krushqit e tjerë. Kur
nusja merrej me kalë, kalin e shoqëronin katër persona: dy përpara, që mbanin kalin për freri nga të dy
anët, dhe dy shoqërues prapa tyre, por anash kalit. Krushqit e tjerë vinin këmbë në rend njëri pas tjetrit.
Ndërkaq, kur nusja merrej me qerre kuajsh, krushqit shkonin hipur në qerre. Në rrugën për ta marrë
nusen, qerrja e nuses dhe e seksanes duhej të nisej disa minuta deri një orë para krushqve, në varësi
nga largësia, në mënyrë që në shtëpinë e vajzës të kthehej drekë për krushkat derisa e bënin nusen gati
dhe derisa ngarkonin seksanen (pajën – qeizin) në qerre. Në të kthyer nga miku, qerrja e nuses dhe,
prapa saj e seksanes, vinin pas krushqve. Me t’ u nisur krushqit nga shtëpia e dhëndrit për ta marrë
nusen, këngëtarët u prinin dasmorëve me këngë malsorçe. Me këngë malsorçe edhe hynin edhe dilnin
nga fshati, këngë këto të pashoqëruara me instrumente muzikore, aty ku merrej nusja si dhe me të arritur
në fshatin e dhëndrit. Si në nisjen e në arritjen e krushqëve, ashtu edhe në të hyrë të fshatit të mikut e në
të dalë prej tij, ishte traditë
që dasmorët-krushqit të shtinin në ajër me armë zjarri. Ishte traditë po ashtu të thyhej udha në të kthyer të
krushqve. Dhëndri, sipas traditës, derisa krushqit shkonin për t’ia marrë nusen, bënte ritualin e pastrimit
dhe përgatitej për fazën e iniciacionit. Ardhjen e nuses e priste i fshehur në objekte të oborrit të shtëpisë,
nga një vend më i lartë se nusja dhe prej nga e vrojtonte nusen gjatë zbritjes nga qerrja. Ceremonia e
dasmës vazhdon edhe këtë natë me përurime për babanë dhe të zotin e shtëpisë. Dhëndri në odë
burrash hynte për herë të parë pas ardhjes dhe zbritjes së nuses nga qerrja, kur dasmorët do t’i uronin
martesën. Dasmorëve u jepej çaj ose kafe. Duke hyrë në gjerdek, dhëndri shoqërohet nga
bashkëmoshatarë të tij, të cilët e godasin me grushta (një nga ritet më të hershme të kohës pagane). Të
nesërmen dhëndri zgjohet herët në mëngjes, i veshur me rroba dhëndërie, si një shenjë që ai tashmë
është ndarë nga mjedisi i tij social dhe i takon një grupi tjetër, atij të burrërisë. Kemi të bëjmë pra me
kalimin nga një fazë e jetës në tjetrën, që njihet si iniciacion.
Thënë, krejt në fund, nga ajo që shohim e dëgjojmë sot, kanë mbetur pak rituale nga tradicionalja dhe
kemi një ndryshim shumë të madh në ceremoninë martesore tek ne shqiptarët, dhe kjo është shumë larg
nga rruga e drejtë gjykuar nga aspekti fetar islam. E ç’t’i themi për tërë ato që shohim - lakuriqësi, muzikë,
përzierje burrash e grash, tërë kjo si pasojë e largimit nga rruga e Allahut xh.sh. dhe pasimi i epshit dhe
rrugës së shejtanit të mallkuar.

Contenu connexe

Tendances

Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeAna Ana
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxdaskakamakak
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONEEdlira Ekmekciu
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!#MesueseAurela Elezaj
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREroni45
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitAn An
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 

Tendances (20)

Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Syprina e trapezit
Syprina e trapezitSyprina e trapezit
Syprina e trapezit
 

En vedette

Dasma shqiptare, klasa 8
Dasma shqiptare, klasa 8Dasma shqiptare, klasa 8
Dasma shqiptare, klasa 8elasuela1
 
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Xhoana Pepa
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimitArlinda
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodraneEva Kajushi
 
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte Mesimet ne Biologji pjesa e dyte
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte EliotDylazeka
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFK
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFKPlan per mesim me eko standarde kl.III SHFK
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFKZekirja Latifi
 
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IV
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IVPlanifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IV
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IVZekirja Latifi
 
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXThithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXlira kuca
 
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaProjekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaEdlira Ira Krasniqi
 

En vedette (20)

Dasma shqiptare, klasa 8
Dasma shqiptare, klasa 8Dasma shqiptare, klasa 8
Dasma shqiptare, klasa 8
 
Dasmat shqiptare
Dasmat shqiptareDasmat shqiptare
Dasmat shqiptare
 
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
Vallet shqiptare dhe baleti shqiptar
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimit
 
Mesimi ne biologji
Mesimi ne biologji Mesimi ne biologji
Mesimi ne biologji
 
Ore mesimore tik
Ore mesimore tikOre mesimore tik
Ore mesimore tik
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodrane
 
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte Mesimet ne Biologji pjesa e dyte
Mesimet ne Biologji pjesa e dyte
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Projekt-Arte
Projekt-ArteProjekt-Arte
Projekt-Arte
 
Criminal Law
Criminal LawCriminal Law
Criminal Law
 
Pak sutikno
Pak sutiknoPak sutikno
Pak sutikno
 
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFK
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFKPlan per mesim me eko standarde kl.III SHFK
Plan per mesim me eko standarde kl.III SHFK
 
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IV
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IVPlanifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IV
Planifikim vjetor-per-mesim-te-integruar-me Eko-standarde-kl-IV
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IXThithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
Thithja dhe trabsporti i ujit te bimet Egi Kacani shkolla"Albanet"klasa IX
 
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi hakaProjekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
Projekt kurrikular kimi punoi klajdi haka
 
Tropoja
Tropoja Tropoja
Tropoja
 

Dasma dibrane

  • 1. DasmaDibrane Krushqit marrin nusen Gjithmonë, për të marrë nusen, krushqit e dhëndrit shkonin në numër tek. Do të ishin 7, 9, 13 ose 15 vetë, jo më tepër. Nga krushqit, tre prej tyre duhet të ishin shumë të përgatitur ose siç thotë populli “të rrahur me vaj e me uthull”. Njëri prej tyre nevojitej të ishte shumë i mençur e me përvojë të madhe, tjetri duhej të ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund të gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndërsa i treti kryesor i krushqve të dhëndrit, duhej të zgjidhej “trim e sypatrembur” në mënyrë që nëse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (që mund të kërkonte para shumë) ai të vepronte duke iu kërcënuar atyre. Të gjithë këta krushq që shkonin për të marrë nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombëtar. Atë e shoqëronin vllezërit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore që kishin, nuk binin derisa nusja futej në kufirin e fshatit të dhëndrit. Atje i prisnin në hyrje të fshatit të gjithë me gëzim, lodra e këngë. Në raste të rralla, ndodhin edhe ngatërresa, sidomos kur takoheshin dy palë krushq. Në këto raste, njëra palë duhej të hapte rrugën dhe tjetra të kalonte, e duke mos lëshuar asnjëri fill, kanë ndodhur edhe vrasje. Madje, këtu në fshatin Shuman, gjendet një episod i habitshëm natyror me 22 gurë përballë njëri-tjetrit (11 në secilën anë) dhe një gur të 23-të të veçuar. Për 11 gurët e anës së majtë, të gdhendur nga natyra, njerëzit thonë se janë krushqit e gurëzuar, ndërsa në anën matanë ndodhet një gur i përkulur, për të cilin thonë se është nusja. E çuditshme është, se dhe në krahun tjetër janë 11 gurë. Tregojnë, se dikur ndodhi që dy karvane me krushq, një në ardhje e një në kthim, u vunë përballë në rrugën e ngushtë. Asnjë nuk i hapi rrugë tjetërit dhe u... vranë, e u gurosën... por këto lloj ngatërresash kanë qenë të rralla në Dibër dhe legjendat e moçme tregohen me të qeshur...
  • 2. Pazari i dajave për nusen Sigurisht, që nuk mund të harronim në këtë shkrim, episodin e pazarit të dajos së nuses me dajon e dhëndrit dhe krushqit e tjerë... Një tjetër dibran i hershëm, madje i njohur dhe respektuar në gjithë zonën, siç ishte Ahmet Eqeremi, zbulon për ne një nga momentet më interesante të dasmës dibrane; Përballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisë, këmbimet e batutave dhe një alegori e retorikë e mrekullueshme gjallonte në të tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar në ndjeshëm, deri në zhdukje të këtij zakoni. “Atje kishte një ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherë shoqërohej me një garë për trimëri e pasuri...”,- thotë Eqeremi. “Në muhabet e sipër, fillonte daja i vajzës që kishte të drejtat e veta; Ai do të pyetej për vajzën, por edhe do të kërkonte. Daja i nuses e niste duke kërkuar një sasi të madhe lekësh. Pastaj fillonin shokët e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi të dashtun. Prandaj ule këtë vlerë...”. Më tej, dilte një shok tjetër i dajos së nuses dhe thoshte: “Prapë shumë e ke, ne do çojmë vajzën nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Më në fund, arrinte që daja i dhëndrit jepte shumë pak, ndonjë peshqesh për atë që bënte kafen, ndonjë dhuratë tjetër për nusen dhe një bakshish të vogël për derën. Shumë pak ishin ata që nuk të falnin. Nuk ishte dëshirë e dibranit për të ngacmuar mikun. Shumë rrallë, miqtë dilnin të pakënaqur nga dhomat. Në këto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumë të matura që këmbenin me njëri-tjetrin, duke dashur të ulnin çmimin që daja i dhëndrit duhet t'i paguante dajos së nuses. Shprehjet përdoreshin tepër alegorike dhe nuk ishin asnjëherë direkte: “Shqiponja ishte njëherë lart, por tani o ul në një kep...”,- që do të thotë se kanë qenë kohëra më të mira, por tani daja i dhëndrit është keq ekonomikisht. Më tej, oratoria vazhdonte me shprehje të tjera: “Rrasa atje në një arë, por miqtë e mi nuk më rregullojnë groshët...”. Kur daja kërkonte lekë mund t'ja niste “shtëpia është t'u më ra...”. Ndërkaq hidhej një nga krushqit për ta zbutur dajën: “Vërtetë është shtëpia duke të ra, por na ke ne, të ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Më ndihmoni ju, por jeni larg”, ndërkaq dikush tjetër mund t'ja kthente dajës, “me burrat tanë bëhemi shumë, nja 1000 plita t'i pres unë...”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janë marrë vesh dhe daja i nuses ka kërkuar shumë lekë, aq sa krushqit e dhëndrit kanë mbetur pa nuse dhe janë detyruar të vijnë më pas, e ta marrin me forcë vajzën...
  • 3. Nusja shikohej nga unaza Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq, dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen për herë të parë nëpërmjet saj. “Unë vetë e kam parë nusen ditën e dasmës që brenda unazës”, tregon Mendu Lusha. “Më parë ne nuk kishim bërë takime dhe aty unë e pashë gruan me duvak, për herë të parë, nëpërmjet unazës së florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtëpisë dhe në dy krahët i futeshin bukët, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe një gjel mbi kokë. “Me një hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses. Ritet kur hyn nusja tek dhëndri Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t'i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të “mos ta zinte magjia”. Nata e parë e dhëndrit me nusen Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje që ja kanë kënduar atij vetë gjatë martesës: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh, duke kullotur gomarët...”. Shokët ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhëndër, mos e fal nusen për sonte...”. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. “Na këndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanim petullat”. Me ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilje përjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujë. Të paktën kështu ka qenë kjo traditë, deri vonë në Dibër...
  • 4. Martesar dikur dhe Sot Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një zakon gëzimi, ngase ka sublimuar kalimin e disa fazave të jetës deri në pjekurinë për punë e jetë dhe, mbi të gjitha, për shumim. Këtij zakoni familjar i paraprijnë rrita e suksesshme- e fëmijës së shëndoshë dhe të përgatitur për jetë, kalimin në fazën e pjekurisë për martesë (iniciacion), - për fejesën dhe vetë aktin e martesës. Fejesa si akt ceremonial, që përcakton publikisht personat që, pas martesës, do të krijojnë jetën bashkëshortore. Si e tillë, fejesa është e mbushur me plot veprime e ceremoni rituale, disa të trashëguara nga lashtësitë e mugëta pagane, po disa më të vona - edhe me rite islame a të krishtera, në varësi nga besimi. Sipas traditës, është bërë me shkuesi, por më përpara ishte traditë më pak e rastësishme edhe fejesa në bark dhe fejesa në djep, raste këto të trashëguara nga traditat pagane paraislame. Në të dy rastet, bëhej nga pjesëtarët e familjes: babai, nëna, i zoti i shtëpisë e, më rrallë, e zonja e shtëpisë, por vetëm në raste kur dëshirohej të trashëgohej miqësia e mirë e dyanshme, ose shoqëria e fortë në luftë e dy burrave, po edhe e nënave, të njohura në ditë gëzimesh e hidhërimesh, ndenjjesh apo të punës – me pëlqimin e dyanshëm, pa marrë parasysh se cili do jetë marrës e cili dhënës. Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtime të ndërhyrjeve më tepër formale, nga ndonjë i afërm ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë bashkëshortore. Akti përfundimtar i martesës është dasma (në shtëpinë e dhëndrit ) dhe kanaxheçi (në shtëpinë e vajzës). Në të dy rastet këtë gëzim e organizojnë burrat, sipas traditës, por edhe femra është pjesëmarrëse aktive, sidomos në punët që u përkasin grave. Dasmat tradicionale zgjatnin tri ditë e net dhe organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Të marteve martoheshin të vejat, me më së shumi 7 krushq. Në kohën tonë nuk veprohet kështu. Të gjitha ditët e javës janë dhe ditë dasmash. Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një traditë tashmë e tejkaluar–dasmat bëhen gjatë gjithë vitit. Dasma tradicionale organizohej në shtëpinë e
  • 5. dhëndrit, dhe kënaxheçi në shtëpinë e vajzës. Tash dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra. Fatkeqësisht, ka raste të shpeshta, që përbëjnë një gabim gjykuar në aspektin islam, që të marrin pjesë bashkërisht burra e gra, ndonëse, sipas traditës, organizoheshin në hapësira të ndara. Tash nga kërkesa të shumta për lokale dhe muzikantë, caktimi i datës së dasmës detyrohet nga këto dy mundësi: sipas orarit që caktojnë muzikantët dhe pronari i lokalit. Marrja e nuses me qerre të mbuluara dhe qerre të saksanës, pothuajse është një e shkuar. Nusja tash merret me automobila. Nga mënyra e organizimit, kanë ngelur si forma më tepër simbolike sesa reale: përgjegjës të dasmës ishin: bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit, shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çiknisë dhe ardhjes së saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë; grushtimi i saj tri herë në shpinë nga i vëllai; vaji i nuses (vajzës, në raste gjithnjë e më të rralla); zbritja e nuses nga vetura me këmbë të djathtë dhe e shoqëruar nga kunetër apo vjehrri; shkelja mbi një objekt bujqësie; hyrja në shtëpinë e dhëndrit me këmbë të djathtë; prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj. etj., ishin disa nga format e përhapura në traditën shqiptare, në disa raste edhe duke bërë mëkate pjesëmarrësit e atyre riteve. Sa për ilustrim, pa u zgjeruar që të shpjegojmë secilin rit veç e veç, do të cekim vetëm rastin kur nusja merret dhe në mbrëmje atë e shajnë me fjalorin më të pistë, kurse të nesërmen presin që ajo edhe t’i respektojë dhe t’i dojë ato, një traditë që ishte mjaft e përhapur, mirëpo, falë Allahut, tani kemi fare pak raste të tilla. Dasma shqiptare e traditës ka fazat e saja të organizimit: a) faza përgatitore; b) fillimi i dasmës; c)nata e dasmës; ç) dita e dasmës dhe d) përfundimi i dasmës. a) Në fazën përgatitore hyjnë të gjitha punët derisa të fillojë dasma, do thotë deri ditën e premte (kur nusja merrej të hënën), ose të enjten (kur nusja merrej ditën e diel). Në këto punë hyjnë të gjitha konsultimet - bërja dert – me pjesëtarë të familjes, vëllazërisë apo fshatit për: mënyrën e organizimit të dasmës; vendin ku do të priten miqtë – dasmorët (ngase ata nuk priten në shtëpinë e të zotit të dasmës; madhësinë e saj; ftuarjen e dasmorëve; ditën e dasmës; sigurimin e druve për dasmë; rregullimin e odës së krushqve; pritjen e miqve dhe sidomos të atyre më të largtëve; bajraktarin e dasmës; pritësit; hyzmeqarët; kafexhiun; akçinë; odabashin; shërbyesit e tjerë dhe mbajtësit e rendit; muzikantët, etj.. b) Fillimi i dasmës konsiderohet dita e kulaçit dhe fillimi i tëhollimit të petëve – gatimi, që shoqërohet me kërcime para defit të një djali, sa për t’ia filluar, i cili sit pak miell nga mielli i tëhollimit të petëve. Këtu pra kemi një lloj besëtytnie: djali e sit miellin në mënyrë që edhe nusja, sipas besimit të tyre, të lindë djem, pra këtu duhet të kemi kujdes se edhe ky është një rit me bazë pagane si shumë të tjera që, me dije apo pa të, zbatoheshin në masë të madhe në traditën shqiptare, por dita ditës po bëhen më të zbehta.
  • 6. Dasmën e vazhdojnë këtë ditë para dreke me të kërcyer hallat e bijat, duke kënduar këngë dasme, për djalin që martojnë. c) Natën e dasmës fillon ardhja e dasmorëve, miqve – të ftuarve në dasmë dhe ata vendosen: burrat në odë e granimi në vendin e caktuar në shtëpi të dhëndrit. Në orë më të vona të kësaj dite nipat fillojnë të zënë pula, kudo që i hasin nëpër lagj,e dhe i therin e ua japin vajzave dasmore për t’ua fërguar. Edhe ky një gabim, ngase bëhet fjalë për vjedhjen e tyre’. Ndërkaq, vajzat bëjnë gati kulaçin e nuses në prani të një djali, të cilit ia vënë tre plisa në kokë, si simbol i shtimit të meshkujve nga martesa që po bëhet në atë shtëpi. ç) Dita e dasmës është dita kur merret nusja. d) Përfundimi i dasmës ishte dita e martë (kur nusja merrej të hënën) ose dita e hënë (kur nusja merrej të dielën), dita kur shpërndahen dasmorët , pasi të kenë ngrënë drekë. Mënyra e marrjes së nuses Dasmor, sipas tradite ka mund të ishte vetëm burri që i kishte dalë zot pushkës, që domethënë fëmijët nuk merreshin krushq. Krushqve u prinin dy burra të moshës së mesme, të cilët dilnin para bajraktarit, pastaj vinin bajraktari, kleri (hoxha tek myslimanet ose prifti tek katolikët), prapa tij krushqit e tjerë. Kur nusja merrej me kalë, kalin e shoqëronin katër persona: dy përpara, që mbanin kalin për freri nga të dy anët, dhe dy shoqërues prapa tyre, por anash kalit. Krushqit e tjerë vinin këmbë në rend njëri pas tjetrit. Ndërkaq, kur nusja merrej me qerre kuajsh, krushqit shkonin hipur në qerre. Në rrugën për ta marrë nusen, qerrja e nuses dhe e seksanes duhej të nisej disa minuta deri një orë para krushqve, në varësi nga largësia, në mënyrë që në shtëpinë e vajzës të kthehej drekë për krushkat derisa e bënin nusen gati dhe derisa ngarkonin seksanen (pajën – qeizin) në qerre. Në të kthyer nga miku, qerrja e nuses dhe, prapa saj e seksanes, vinin pas krushqve. Me t’ u nisur krushqit nga shtëpia e dhëndrit për ta marrë nusen, këngëtarët u prinin dasmorëve me këngë malsorçe. Me këngë malsorçe edhe hynin edhe dilnin nga fshati, këngë këto të pashoqëruara me instrumente muzikore, aty ku merrej nusja si dhe me të arritur në fshatin e dhëndrit. Si në nisjen e në arritjen e krushqëve, ashtu edhe në të hyrë të fshatit të mikut e në të dalë prej tij, ishte traditë që dasmorët-krushqit të shtinin në ajër me armë zjarri. Ishte traditë po ashtu të thyhej udha në të kthyer të krushqve. Dhëndri, sipas traditës, derisa krushqit shkonin për t’ia marrë nusen, bënte ritualin e pastrimit dhe përgatitej për fazën e iniciacionit. Ardhjen e nuses e priste i fshehur në objekte të oborrit të shtëpisë, nga një vend më i lartë se nusja dhe prej nga e vrojtonte nusen gjatë zbritjes nga qerrja. Ceremonia e dasmës vazhdon edhe këtë natë me përurime për babanë dhe të zotin e shtëpisë. Dhëndri në odë burrash hynte për herë të parë pas ardhjes dhe zbritjes së nuses nga qerrja, kur dasmorët do t’i uronin martesën. Dasmorëve u jepej çaj ose kafe. Duke hyrë në gjerdek, dhëndri shoqërohet nga
  • 7. bashkëmoshatarë të tij, të cilët e godasin me grushta (një nga ritet më të hershme të kohës pagane). Të nesërmen dhëndri zgjohet herët në mëngjes, i veshur me rroba dhëndërie, si një shenjë që ai tashmë është ndarë nga mjedisi i tij social dhe i takon një grupi tjetër, atij të burrërisë. Kemi të bëjmë pra me kalimin nga një fazë e jetës në tjetrën, që njihet si iniciacion. Thënë, krejt në fund, nga ajo që shohim e dëgjojmë sot, kanë mbetur pak rituale nga tradicionalja dhe kemi një ndryshim shumë të madh në ceremoninë martesore tek ne shqiptarët, dhe kjo është shumë larg nga rruga e drejtë gjykuar nga aspekti fetar islam. E ç’t’i themi për tërë ato që shohim - lakuriqësi, muzikë, përzierje burrash e grash, tërë kjo si pasojë e largimit nga rruga e Allahut xh.sh. dhe pasimi i epshit dhe rrugës së shejtanit të mallkuar.