SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  10
Télécharger pour lire hors ligne
1
Barrët siguruese mbi pasuritë e luajtshme1
-CASE STUDY-
Av. K. Karameta LLM
SHQIPËRI
Literatur: Y. Baranes, R.C.C. Cuming, Handbook on the Albanian Collateral Law, 2001; T.
Meyer/C. Atheanstaedt, Einführung der besitzlosen Registerpfandrechte in Südosteuropa, 2008;
E.Topi, “Collateral Rights on movable in Albania and entrepreneurial development” in: Civil Law
Forum for South East Europe, Vol. II, 2010.
1) Rezerva e pronësisë sipas Kodit Civil Shqiptar (KC)
Një nga format më të përhapura në ekonomi për vendosjen e një barre siguruese mbi një send të
luajtshëm është shitja me rezervë e pronësisë. Shembujt më tipikë nga praktika janë shitjet midis
1
Artikulli eshte botuar si pjese e nje botimi qe permbledh kontribute nga vende te ndryshme ne lidhje me barret
siguruese mbi sendet e luajtshme ne disa vende te botes.
2
hallkave të ndryshme të zinxhirëve të furnizimit botëror ose kombtar, ku p.sh. prodhuesit e
mallrave furnizojnë me mallra hallka të tjera të ndërmjetme të zinxhirit furnizues – biznese të
ndërmjetme – deri tek hallka e fundit që nënkupton konsumatorin, duke u paguar nga këta të
fundit, pasi ata e kanë shitur mallin tek furnizuesit e rangut të mëposhtëm. Konkretisht si rast
ilustrues mund të shërbejë shembulli i një fabrike birre, e cila furnizon me një sasi të madhe birre
një magazinë të madhe qendrore të shpërndarjes së mallrave. Magazina nga ana e saj furnizon
një magazinë lokale, e cila furnizon më tej një rrjet supermarketesh, që shërben së fundmi si pikë
fundore blerjeje për konsumatorin. Shpesh ndodh që furnizuesi i parë ia kalon mallin furnizuesit
të dytë në posedim dhe pagesa bëhet pasi furnizuesi i dytë e shet mallin tek të tretët. Në këtë rast
furnizuesi i parë mbetet pronar i mallit deri në momentin që ky mall paguhet tërësisht nga
furnizuesi i dytë. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me shitje me rezervë pronësie.
Legjislacioni shqiptar e njeh rezervën e pronësisë vetëm si një formë të vecantë të kontratës së
shitjes. Sipas nenit 746 të KC (Kodi i parë Civil modern pas mbarimit të periudhës komuniste në
Shqipëri i miratuar në 1994) kur një send shitet me këste, blerësi e fiton pronësinë e sendit me
pagimin e këstit të fundit, duke marrë përsipër rrezikun që nga koha e dorëzimit. Më tej, nëse
kontrata zgjidhet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e blerësit, shitësi duhet
të kthejë të gjitha këstet e marra, përpos të drejtës për shpërblim të drejtë për dëmet që ka pësuar
sendi nga përdorimi. Kodi Civil shqiptar parashikon vetëm 3 nene që rregullojnë rezervën e
pronësisë. Megjithatë, ky institut nuk ka gjetur zbatim te gjerë në praktikë. Mund të duket se
shpjegimi logjik për këtë fakt është rregullimi ligjor i pakët i këtij instituti në KC. Gjithsesi, po të
shikojmë në legjislacione civile të tjera kontinentale - më konkretisht në legjislacionin civil gjerman
- Kodi Civil gjerman (BGB) përmban vetëm një dispozitë për rezervën e pronësisë (neni 449 BGB)
dhe ky fakt nuk ka përbërë pengesë për zbatimin e gjerë në praktikë të këtij mjeti sigurues. Sipas
doktrinës ligjore gjermane rezerva e pronësisë është “një mjet sigurimi natyror i furnizuesve, të
cilët shesin mallrat e tyre me kredi”. Sidoqoftë, rregullimi i pakët në Kodin Civil shqiptar shoqëruar
me faktin se doktrina nuk e ka elaboruar këtë institut më në detaje, mungesa e parashikimeve
specifike nga ligjet e tjera për këtë institut, kombinuar dhe me mungesën e publicitetit ndaj të
tretëve, rezultuan në një zbatim në masë të vogël në praktikë të këtij instituti në Shqipërinë post-
komuniste në vitet '90.
Nga ana tjetër, përsa i përket kontratave të shitjes me rezervë pronësie të sendeve të luajtshme
dispozitat e Kodit Civil shqiptar e kanë humbur efektin e tyre, për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit
të ri nr. 8537 “Ligji për Barrët Siguruese” (shkurt LBS), i miratuar në 18. 10. 1999. Në të njëjtën
datë hyri në fuqi dhe neni 749/a i Kodit Civil i cili parashikon se dispozitat e tij mbi rezervën e
3
pronësisë nuk zbatohen më për të drejtat e siguruara që rregullohen nga “Ligji për Barrët
Siguruese”.
2) Ligji për Barrët Siguruese
Ligji modern për Barrët Siguruese (LBS) i miratuar në Shqipëri në vitin 1999 ka pasur si burim
kryesor ligjet për sigurimin e transaksioneve financiare të Kanadasë dhe disa shteteve të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konceptimi i tij ishte i tillë që të përfshiheshin në një ligj të
vetëm të gjitha transaksionet me funksion të njëjtë dhe si rrjedhojë gjithë legjislacioni i
zbatueshëm për transaksionet financiare ku një barrë siguruese vendoset mbi një send te
luajtshëm parashikohen nga ky ligj. Duhet thënë se Shqipëria si vend europian ndjek traditën
kontinentale të rregullimit ligjor me kodifikim. Bërja e një ligji të vecantë për rregullimin e aspekteve
të të drejtave mbi sendet, ndërhyrja në Kodin Civil për shfuqizimin e dispozitave të këtij Kodi në
mënyrë që ti hapet rruga zbatimit të këtij ligji paraqet, nga pikpamja dogmatike, një thyerje të këtij
principi dhe ndërhyrje në harmoninë e një sistematike të caktuar. Nga ana tjetër, rregullimin me
ligj të vecantë të barrëve siguruese mbi sendet e luajtshme e gjejmë në shumë vende të sistemit
“common laë” të së drejtës anglo-saksone – arsyeja evidente është pikërisht mungesa e një Kodi
Civil në legjislacionin e tyre.
(1) Fusha e zbatimit të ligjit
Sipas nenit 2 të Ligjit shqiptar për Barrët Siguruese një transaksion krijon barrë siguruese nëse
në thelb parashikon një interes mbi pasuri të luajtshme me qëllim bërjen të mundur te pagesës
ose përmbushjen e një detyrimi. Rrjedhimisht një barrë siguruese është një e drejtë reale (ius in
rem) mbi pasurinë, në kuptimin që është një e drejtë reale mbi pasuri të luajtshme e krijuar nga
kontrata. Sipas nenit 2, paragrafit 2 të LBS pesë llojet e marrveshjeve janë:
- Marrëveshjet siguruese (të gjitha marrëveshjet që krijojnë barrë siguruese mbi sende të
luajtshme, pasuri të paprekshme ose mbi të drejtat e pronarit)
- Kontrata për shitjen e pasurisë se luajtshme ku shitësi e ruan të drejtën e pronësisë deri
në pagimin e plotë të cmimit të blerjes (kontrata me rezervë pronësie)
- Transaksionet e shitjes së llogarive (llogaria është detyrimi në para që nuk pasqyrohet në
një instrument ose titull dhe që ekziston pavarësisht nëse debitori ka përmbushur ose jo
detyrimin)
4
- Transaksionet me anë të të cilave pronari i sendit i kalon posedimin e sendit një personi
tjetër me qëllimin e shitjes së tij (të njohur si komisioni i mallrave)
- Kontratat e qerasë me afat mbi një vit.
(2) Objekti i barrës siguruese
Sipas LBS objekti i barrës siguruese përkufizohet si kolateral dhe mund të jetë send i luajtshëm,
pasuri e paprekshme ose të drejtat e pronarit (Neni 1 i LBS). Kolaterali mund të ekzistojë ose të
krijohet në të ardhmen duke mos u kufizuar kështu vetëm në pasurinë e luajtshme në pronësi të
barrdhënësit apo një të drejte të tij aktuale. Më tej kolaterali mund të ndodhet kudo, brenda ose
jashtë Shqipërisë, me kusht që e drejta e siguruar të regjistrohet në bazë të legjislacionit shqiptar.
Objekti i barrës siguruese mund të përfshijë gjithashtu edhe të ardhurat nga sendi objekt i barrës
siguruese. Ligji liston si objekt të barrës siguruese:
Instrumentat (një e drejtë që i jep zotëruesit të saj përfitimin e një vlere në para mbi bazën e një
marrëveshjeje të nënshkruar më parë)
Titujt (instrumenta financiarë që emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet
administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre.)
Llogari (detyrimi në para që nuk pasqyrohet në një instrument ose titull dhe që ekziston
pavarësisht nëse debitori ka përmbushur ose jo detyrimin. Llogaria është një nënkategori e
“pasurisë së paprekshme”)
Mallrat (sende te luajtshme te prekshme. Ato përfshijnë sende të luajtshme që bashkohen me
sende të tjera të luajtshme apo të paluajtshme). LBS parashikon tre lloje mallrash:
- Mallra konsumi, do te thotë mallra që përdoren apo blihen për përdorim kryesisht
personal, familjar ose shtëpiak.
- Inventarë, do të thotë mallra te cilat mbahen nga një person për t'u shitur apo për t'u
dhënë me qira, ose qe janë dhënë me qira nga ai person si qiradhënës. Ky përkufizim
përfshin edhe mallrat që furnizohen apo mallrat që do të furnizohen sipas kontratave të
ndryshme për kryerje shërbimesh.
- Pajisje, do të thotë mallra të cilat përdoren vetëm për veprimtari tregtare dhe që nuk janë
as mallra konsumi dhe as inventarë.
Pasuri e paprekshme (është çdo lloj pasurie që nuk është send, instrument ose titull. Janë pasuri
e paprekshme pronësia intelektuale, llogaritë etj.)
5
2 a) Mallrat e përzier / Shtesat
Për sa më sipër, shtrohet pyetja nëse një barrë siguruese e vendosur mbi mallrat (pra sendet e
luajtshme të prekshme) do të vazhdojë të qëndrojë nëse ato mallra janë përzier me mallra të tjerë.
Sipas nenit 18 të LBS mallrat e përzier përkufizohen si mallra që u janë bashkuar fizikisht mallrave
të tjerë e që humbasin identitetin e tyre si rrjedhojë e krijimit të një njësie apo produkti të vetëm.
Ligji parashikon se mbi mallrat e përzierë nuk mund të krijohet barrë siguruese, por nëse kolaterali
(mallra mbi të cilët ekziston tashmë një barrë siguruese) shndërrohet në mallra të përzier, cdo
barrë siguruese ekzistuese mbi kolateralin fillestar i lidhet produktit apo njësisë se përftuar. Barra
siguruese e kompletuar (barra siguruese e regjistruar) mbi mallrat qe bëhen mallra të përziera,
mbetet e kompletuar edhe mbi njësinë ose produktin. Nëse vlera e njësisë ose produktit në kohën
e ekzekutimit të barrës siguruese është më e madhe se vlera e kolateralit në momentin e
shndërrimit të tij në mallra të përziera, barremarresi nuk ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e kësaj
barre për vlerën e shtuar.
Kur ka më shumë se një barrë siguruese të kompletuar (barra siguruese është e regjistruar ose
malli i siguruar është në posedim të barrëmarrësit) në kohën që kolaterali është shndërruar në
mallra te përziera, ato preferohen në mënyrë të barabartë ne përpjesëtim me vlerën që kishte
kolaterali në çastin e shndërrimit të tij në mallra të përziera.
Më tej ligji parashikon dhe konceptin e “shtesave” të cilat, sipas nenit 17 të LBS, janë mallrat që
janë lidhur me mallra të tjera në një mënyrë të tillë që nuk e humbasin identitetin e tyre fillestar
dhe mund të ndahen pa qenë nevoja të bëhen shpenzime thelbësore ose pa i shkaktuar atyre
dëmtime thelbësore. Në një hipotezë të tillë ligji përcakton se barra siguruese mbi mallrat vazhdon
të qëndrojë edhe pasi këto mallra bëhen shtesa dhe kompletimi i saj shtrihet edhe mbi shtesat.
Barra siguruese e kompletuar mbi shtesat preferohet mbi të drejtat e pronarit të mallrave të cilave
u është bashkuar shtesa në kohën kur shtesa lidhet me mallrat, si edhe mbi pretendimet e
kreditorit ekzekutues dhe ato të personit që fiton të drejta pronësie ose bëhet barremarrës i
mallrave ose i shtesës, pasi të jetë kompletuar barra siguruese.
Në rast mospërmbushje të detyrimit, barrëmarrësi i preferuar mund ta shkëputë shtesën nga
mallrat e tjerë dhe nëse pronari i mallrave me të cilat është bashkuar shtesa nuk është
barrëdhënësi, barrëmarrësi duhet ta kompensojë atë për shpenzimet e kryera për riparimin e çdo
dëmtimi fizik që vjen si pasojë e heqjes së shtesës. Ndryshe nga barrëmarrësi, i cili nuk ka
detyrimin e kompesimit të zvogëlimin të vlerës së mallrave që rezulton nga heqja e shtesës.
6
2 b) Bashkimi i mallrave me pasuri të paluajtshme
Akoma më tej shtrohet pyetja nëse mund të vendoset një barrë siguruese mbi mallra që i janë
bashkuar pasurisë së paluajtshme. Një hipoteze të tillë i përgjigjet neni 16 i LBS, sipas të cilit
barra siguruese mund të vendoset mbi produktet bujqësore ose mbi mallra që i janë bashkuar
ose që do t'i bashkohen pasurisë së paluajtshme. Ligji madje nuk pengon as krijimin e hipotekës
mbi sende që i bashkohen pasurisë së paluajtshme sipas Kodit Civil shqiptar apo ligjeve të tjera.
Në këtë rast barrëmarrësi i cili ka një barrë siguruese mbi prodhimet bujqësore dhe mallrat që i
janë bashkuar apo do t'i bashkohen pasurisë së paluajtshme gëzon të drejtat dhe preferimet që
parashikon ligji, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me ligje të tjera të cilat trajtojnë hipotekën. Barra
siguruese e kompletuar mbi prodhimet bujqësore ose mbi mallrat që i janë bashkuar pasurisë së
paluajtshme preferohet mbi të drejtat e pronarit të pasurisë së paluajtshme në çastin që mbillet
bima apo që mallrat i bashkohen pasurisë së paluajtshme.
Në rastet e mospërmbushjes se detyrimit barrëmarrësi që preferohet sipas nenit 16 të LBS ka të
drejtë t'i heqë ose shkëpusë prodhimet bujqësore apo mallrat që i janë bashkuar pasurisë së
paluajtshme. Nëse pronari i pasurisë së paluajtshme së cilës i janë bashkuar prodhimet bujqësore
dhe mallrat nuk është barredhenesi, barrëmarrësi duhet ta kompensojë atë për shpenzimet e
kryera për riparimin e çdo dëmtimi fizik të pasurisë së paluajtshme, që ka ardhur si pasojë e
heqjes apo shkëputjes së prodhimeve bujqësore apo mallrave. Barrëmarrësi nga ana tjetër, nuk
ka detyrim të kompensojë zvogëlimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme, që ka ardhur nga heqja
apo shkëputja e prodhimeve bujqësore apo e mallrave.
(3) Kushtet per krijimin e Barrës Siguruese
Barra siguruese krijohet kur përmbushen 3 kushtet e mëposhtme (Neni 5 i LBS).
3 a) Marrveshja siguruese e shkruar
Marrveshja siguruese duhet të jetë në formë të shkruar dhe të përmbajë përshkrimin e pasurisë
së rënduar me barrë. Nuk kërkohet një formë e vecantë marrveshje apo akt noterial. Parimisht
kërkohet që të bëhet e dukshme se barrëdhënësi ka vendosur një barrë siguruese mbi pasurinë
e tij në favor të një personi tjetër, për të siguruar përmbushjen e detyrimit të përshkruar në
marrveshje. Nuk është e detyrueshme që marrveshja siguruese të përmbajë një përshkrim të
plotë të kolateralit, por është i nevojshëm një përshkrim sa më i detajuar në mënyrë që të
shmangen mosmarrveshjet eventuale mes barrëmarrrësit dhe barrëdhënësit mbi kushtet
kontraktore.
7
3 b) Pronësia mbi pasurinë e luajtshme
Kushti tjetër për ekzistencën e barres siguruese është pronësia e barrëdhenësit mbi pasurinë e
luajtshme ose autorizimi i tij kundrejt një personi tjetër që lejon vendosjen e barrës mbi pasurinë
në fjalë. Personi që është pronar i pasurisë së luajtshme mund të jetë gjithashtu dhe një blerës
në një kontratë shitje me rezervë, shitës i një llogarie dhe një person të cilit i është dorëzuar
pasuria e luajtshme me qëllim shitjen e saj, ose një qiramarrës me kontratë qeraje me afat më të
gjatë se një vit.
3 c) Një marrveshje e mëparshme mes barrëmarrësit dhe barrëdhënësit
Duhet të ekzistojë një marrveshje e mëparshme (kontratë) mes barrëmarrësit dhe barrëdhënësit
e cila parashikon kredi ose para të huazuara kundrejt barrëdhënësit ose një personi tjetër, ose
për përmbushur cdo detyrim tjetër për ose me kërkesë të barrëdhënësit.
4) Efektet e barrës siguruese
Efektet e barrës siguruese shpalosen mes palëve (efekti inter partes) dhe gjithashtu ndaj të
tretëve (efekti vis- à-vis të tretëve).
4 a) Efekti mes palëve (Inter Partes)
Situata e të drejtave dhe detyrimeve të palëve në një marrveshje siguruese lidhet me ekzistencën
dhe zbatueshmërinë e barrës siguruese mes barrëmarrësit e barrëdhënësit nëpërmjet
sekuestrimit dhe posedimit të kolateralit. Në rast mospërmbushje të detyrimeve nga palët ligji
përcakton se dispozitat e tij do të zbatohen vetëm për transaksionet e parashikuara nga neni 2/a
(kontrata e shijes së mallrave me rezervë pronësie). Ndërkohë, për marrëveshjet e tjera siguruese
të parashikuara nga neni 2/b, c, ç procedura e ekzekutimit rregullohet sipas përcaktimeve të Kodit
të Procedurës Civile. Nëse blerësi nuk paguan këstet sipas parashikimeve në marrveshjen
siguruese, shitësi ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit të papërmbushur nëpërmjet
përmbaruesit gjyqësor (sipas nenit 31 të LBS, marrveshja siguruese është titull ekzekutiv). Kjo
dispozitë nuk zbatohet në rast se kolaterali i është shitur një blerësi tjetër në mirëbesim (Neni 39).
4 b) Efekti ndaj palëve të treta (Vis-à-vis palëve të treta)
Neni 1 i LBS e përcakton barrën siguruese (kolateralin) si një të drejtë reale (ius in rem) dhe si e
tillë ajo është e lidhur me kolateralin dhe ka automatikisht efekt ndaj palëve të treta. Ligji i rregullon
8
efektet e barrës siguruese kundrejt të tretëve nëpërmjet kompletimit të barrës (Neni 8, LBS).
Kompletimi i barrës siguruese mund të bëhet në katër mënyra:
- Me regjistrim në Regjistrin e Barrave Siguruese (RBS)
- Me posedimin e pasurisë së luajtshme të prekshme nga barrëmarrësi ose agjenti i tij
- Me lëshimin e një dokumenti pronësie nga ana e depozitarit në emër të barrëmarrësit ose
me mbajtjen e mallrave nga ana e tij për llogari të barrëmarrësit
- Si rezultat i kompletimit të barrës siguruese për shkak të ligjit pa pasur nevojë për regjistrim
apo posedim nga barrëmarrësi.
Barra siguruese mund të jetë e detyrueshme kundrejt barrëdhënësit por mund të mos sjellë efekte
kundrejt pretendimeve të palëve të treta mbi kolateralin nëse nuk është e kompletuar ose kur
pretendimi i palës tjetër bazohet në një barrë siguruese që është kompletuar më parë në kohë.
4c) Në procedurat e falimentimit të blerësit
Nëse blerësi i një kontrate shitje me rezervë pronësie hap procedurat e falimentimit, sipas Ligjit
për Falimentimin (Neni 37) 2
, shitësi ka ka të drejtë të vlerësojë pasurinë e siguruar, në përputhje
me kushtet e saj. Shitësi konsiderohet si kreditor i rradhës së parë ndërmjet kreditorëve të tjerë
për të gjitha pretendimet e siguruara deri në vlerën e pasurisë që shërben si kolateral (Neni 144,
Ligji për Falimentimin), duke qënë kështu i preferuar kundrejt gjithë të tjerëve. Për shkak të faktit
se regjistrimi i marrveshjes siguruese në Regjistrin e Barrave Siguruese nuk është një element
konstitutiv për vlefshmërinë e marrveshjes, efekti i barrës siguruese ndaj palëve të tjera në këtë
rast është i njëjtë për të dy llojet e marrveshjeve (e regjistruar ose jo e regjistruar).
4d) Në procedurat e ekzekutimit
Në rast ekzekutimi të marrveshjes kundrejt blerësit, përmbaruesi gjyqësor mund ta sekuestrojë
kolateralin e përshkruar në marrëveshjen siguruese dhe t’ia dorëzojë atë shitësit ose një personi
të autorizuar prej tij. Nuk është i nevojshem një njoftim paraprak nga ana e përmbaruesit që vë
në djeni blerësin për nisjen e procedurave të ekzekutimit (në cdo rast tjetër Kodi i Procedurës
Civile përcakton se është i detyrueshëm një njoftim paraprak 10 ditor përpara nisjes së
procedurave të ekzekutimit kundrejt debitorit – i ashtuquajtui ekzekutim vullnetar i debitorit). Përsa
2
Neni 37, Ligji për Falimentimin: Kreditorët me të drejta të vlefshme mbi pasuritë e siguruara, me peng, hipotekë ose ndonjë
formë tjetër sigurimi të njohur nga Kodi Civil ose ligje të tjera të veçanta mbi pasurinë e debitorit të përfshirë në masën e
falimentimit kanë të drejtë të vlerësojnë pasurinë e siguruar, në përputhje me kushtet e saj, duke iu nënshtruar përjashtimeve të
përfshira në pjesën VI, kreu II, të këtij ligji.
9
i përket efekteve të procedurës së ekzekutimit kundrejt palëve të treta, cdo person ka të drejtë t’i
kërkojë Gjykatës të lëshojë urdhër për të mbrojtur të drejtat e tij mbi kolateralin (Neni 32/b).
Gjithashtu pala e tretë ka të drejtë t’i kërkojë Gjykatës të lëshojë urdhër edhe për pezullimin e
procedurës së ekzekutimit ose shitjes eventuale të kolateralit nga përmbaruesi në një ankand
publik ose privat.
5) Regjistrimi i Barrës Siguruese në Regjistër (RBS)
Barrët Siguruese mund të regjistrohen në Regjistrin e Barrave Siguruese. Regjistrimi i barrës
siguruese është i vlefshëm për një afat nga 1 deri në 25 vjet ose pafundësisht në varësi të shënimit
të regjistrimit, me përjashtim të rasteve kur barra fshihet përpara afatit të përcaktuar.
Funksionet e Regjistrit të Barrave Siguruese janë:
 T’u sigurojë barrëmarrësve (kreditorëve) mjete për të regjistruar barrë siguruese mbi
pasurinë e luajtshme të prekshme dhe të paprekshme të barrëdhënësve (debitorëve).
 Të sigurojë një sistem kërkimi me informacion të saktë dhe aktual për palët e interesuara
për të blerë apo për të dhënë hua duke u bazuar mbi pasuritë e prekshme apo të
paprekshme si kolateral (funksioni publicitar dhe dijenia e palëve të treta). Regjistrimi
është një mënyrë kompletimi e barrës siguruese që përcakton rradhën e preferimit të
pretendimeve mbi asetet e debitorit.
Regjistri i Barrëve Siguruese është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
5 a) Kohëzgjatja e vlefshmërisë
Afatet gjatë të cilit regjistrimi i barrës siguruese është i vlefshëm përcaktohen nga Ministria e
Financës (Neni 26/f).
6) Barrët Siguruese sipas rregullimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Private
Në rast të konfliktit të normave (raste ku përfshihen dhe legjislacione të tjera vec atij shqiptar) ligji
shqiptar parashikon situatat e mëposhtme:
6 a) Vendndodhja e barrëdhënësit
Kur
10
- Kolaterali i barrës siguruese është një llogari, instrument ose para e kompletuar me
regjistrim
- automjet që nuk është mall konsumi, aeroplan ose vagon treni që nuk është inventar
Në këto raste ligji i aplikueshëm mbi barrën siguruese është ligji i vendit ku ndodhet barrëdhënësi
në momentin e vendosjes së barrës. Vendndodhja e barrëdhënësit është vendi kryesor ku ai
ushtron veprimtari tregtare ose vendbanimi i tij, në qoftë se nuk zhvillon veprimtari tregtare.
Vendndodhja e personit juridik është vendi i selisë së tij.
6 b) Vendndodhja e kolateralit
Kur barra siguruese është:
- automjet që është mall konsumi
- instrument ose para në posedim të barrëmarrësit
Në rastet si më sipër ligji i aplikueshëm mbi barrën siguruese është ligji i vendit ku ndodhet
kolaterali në momentin e vendosjes së barrës siguruese.
6 c) Kolaterali që vjen nga një shtet tjetër
Kur kolaterali është mallra që vjijnë në Shqipëri nga një vend tjetër me barrë siguruese mbi të
dhe që është kompletuar brenda 60 ditëve, barra siguruese mbetet e kompletuar dhe në Shqipëri.
Kur kolaterali blihet ose merret me qera përpara se barra siguruese të kompletohet në Shqipëri,
blerësi ose qiramarrësi i kolateralit e merr atë të parënduar prej barrës.

Contenu connexe

Tendances

E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetarefidankryeziu
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoEsi Hasko
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 

Tendances (20)

E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike NderkombetareBurimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
Burimet E Se Drejtes Publike Nderkombetare
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 

Similaire à Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi

proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary financeElvis Zaimi
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispruburimemra
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Valbona Bali
 
PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxXhoanaKola
 
e drejta nderkombetare private pj2
e drejta nderkombetare private pj2e drejta nderkombetare private pj2
e drejta nderkombetare private pj2Nasuf GËRMIZAJ
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeErsid Peri
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 

Similaire à Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi (15)

proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary finance
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
 
PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptx
 
e drejta nderkombetare private pj2
e drejta nderkombetare private pj2e drejta nderkombetare private pj2
e drejta nderkombetare private pj2
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Kambiali
KambialiKambiali
Kambiali
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrative
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 

Barret siguruese mbi pasurite e luajtshme ne Shqiperi

  • 1. 1 Barrët siguruese mbi pasuritë e luajtshme1 -CASE STUDY- Av. K. Karameta LLM SHQIPËRI Literatur: Y. Baranes, R.C.C. Cuming, Handbook on the Albanian Collateral Law, 2001; T. Meyer/C. Atheanstaedt, Einführung der besitzlosen Registerpfandrechte in Südosteuropa, 2008; E.Topi, “Collateral Rights on movable in Albania and entrepreneurial development” in: Civil Law Forum for South East Europe, Vol. II, 2010. 1) Rezerva e pronësisë sipas Kodit Civil Shqiptar (KC) Një nga format më të përhapura në ekonomi për vendosjen e një barre siguruese mbi një send të luajtshëm është shitja me rezervë e pronësisë. Shembujt më tipikë nga praktika janë shitjet midis 1 Artikulli eshte botuar si pjese e nje botimi qe permbledh kontribute nga vende te ndryshme ne lidhje me barret siguruese mbi sendet e luajtshme ne disa vende te botes.
  • 2. 2 hallkave të ndryshme të zinxhirëve të furnizimit botëror ose kombtar, ku p.sh. prodhuesit e mallrave furnizojnë me mallra hallka të tjera të ndërmjetme të zinxhirit furnizues – biznese të ndërmjetme – deri tek hallka e fundit që nënkupton konsumatorin, duke u paguar nga këta të fundit, pasi ata e kanë shitur mallin tek furnizuesit e rangut të mëposhtëm. Konkretisht si rast ilustrues mund të shërbejë shembulli i një fabrike birre, e cila furnizon me një sasi të madhe birre një magazinë të madhe qendrore të shpërndarjes së mallrave. Magazina nga ana e saj furnizon një magazinë lokale, e cila furnizon më tej një rrjet supermarketesh, që shërben së fundmi si pikë fundore blerjeje për konsumatorin. Shpesh ndodh që furnizuesi i parë ia kalon mallin furnizuesit të dytë në posedim dhe pagesa bëhet pasi furnizuesi i dytë e shet mallin tek të tretët. Në këtë rast furnizuesi i parë mbetet pronar i mallit deri në momentin që ky mall paguhet tërësisht nga furnizuesi i dytë. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me shitje me rezervë pronësie. Legjislacioni shqiptar e njeh rezervën e pronësisë vetëm si një formë të vecantë të kontratës së shitjes. Sipas nenit 746 të KC (Kodi i parë Civil modern pas mbarimit të periudhës komuniste në Shqipëri i miratuar në 1994) kur një send shitet me këste, blerësi e fiton pronësinë e sendit me pagimin e këstit të fundit, duke marrë përsipër rrezikun që nga koha e dorëzimit. Më tej, nëse kontrata zgjidhet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e blerësit, shitësi duhet të kthejë të gjitha këstet e marra, përpos të drejtës për shpërblim të drejtë për dëmet që ka pësuar sendi nga përdorimi. Kodi Civil shqiptar parashikon vetëm 3 nene që rregullojnë rezervën e pronësisë. Megjithatë, ky institut nuk ka gjetur zbatim te gjerë në praktikë. Mund të duket se shpjegimi logjik për këtë fakt është rregullimi ligjor i pakët i këtij instituti në KC. Gjithsesi, po të shikojmë në legjislacione civile të tjera kontinentale - më konkretisht në legjislacionin civil gjerman - Kodi Civil gjerman (BGB) përmban vetëm një dispozitë për rezervën e pronësisë (neni 449 BGB) dhe ky fakt nuk ka përbërë pengesë për zbatimin e gjerë në praktikë të këtij mjeti sigurues. Sipas doktrinës ligjore gjermane rezerva e pronësisë është “një mjet sigurimi natyror i furnizuesve, të cilët shesin mallrat e tyre me kredi”. Sidoqoftë, rregullimi i pakët në Kodin Civil shqiptar shoqëruar me faktin se doktrina nuk e ka elaboruar këtë institut më në detaje, mungesa e parashikimeve specifike nga ligjet e tjera për këtë institut, kombinuar dhe me mungesën e publicitetit ndaj të tretëve, rezultuan në një zbatim në masë të vogël në praktikë të këtij instituti në Shqipërinë post- komuniste në vitet '90. Nga ana tjetër, përsa i përket kontratave të shitjes me rezervë pronësie të sendeve të luajtshme dispozitat e Kodit Civil shqiptar e kanë humbur efektin e tyre, për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të ri nr. 8537 “Ligji për Barrët Siguruese” (shkurt LBS), i miratuar në 18. 10. 1999. Në të njëjtën datë hyri në fuqi dhe neni 749/a i Kodit Civil i cili parashikon se dispozitat e tij mbi rezervën e
  • 3. 3 pronësisë nuk zbatohen më për të drejtat e siguruara që rregullohen nga “Ligji për Barrët Siguruese”. 2) Ligji për Barrët Siguruese Ligji modern për Barrët Siguruese (LBS) i miratuar në Shqipëri në vitin 1999 ka pasur si burim kryesor ligjet për sigurimin e transaksioneve financiare të Kanadasë dhe disa shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Konceptimi i tij ishte i tillë që të përfshiheshin në një ligj të vetëm të gjitha transaksionet me funksion të njëjtë dhe si rrjedhojë gjithë legjislacioni i zbatueshëm për transaksionet financiare ku një barrë siguruese vendoset mbi një send te luajtshëm parashikohen nga ky ligj. Duhet thënë se Shqipëria si vend europian ndjek traditën kontinentale të rregullimit ligjor me kodifikim. Bërja e një ligji të vecantë për rregullimin e aspekteve të të drejtave mbi sendet, ndërhyrja në Kodin Civil për shfuqizimin e dispozitave të këtij Kodi në mënyrë që ti hapet rruga zbatimit të këtij ligji paraqet, nga pikpamja dogmatike, një thyerje të këtij principi dhe ndërhyrje në harmoninë e një sistematike të caktuar. Nga ana tjetër, rregullimin me ligj të vecantë të barrëve siguruese mbi sendet e luajtshme e gjejmë në shumë vende të sistemit “common laë” të së drejtës anglo-saksone – arsyeja evidente është pikërisht mungesa e një Kodi Civil në legjislacionin e tyre. (1) Fusha e zbatimit të ligjit Sipas nenit 2 të Ligjit shqiptar për Barrët Siguruese një transaksion krijon barrë siguruese nëse në thelb parashikon një interes mbi pasuri të luajtshme me qëllim bërjen të mundur te pagesës ose përmbushjen e një detyrimi. Rrjedhimisht një barrë siguruese është një e drejtë reale (ius in rem) mbi pasurinë, në kuptimin që është një e drejtë reale mbi pasuri të luajtshme e krijuar nga kontrata. Sipas nenit 2, paragrafit 2 të LBS pesë llojet e marrveshjeve janë: - Marrëveshjet siguruese (të gjitha marrëveshjet që krijojnë barrë siguruese mbi sende të luajtshme, pasuri të paprekshme ose mbi të drejtat e pronarit) - Kontrata për shitjen e pasurisë se luajtshme ku shitësi e ruan të drejtën e pronësisë deri në pagimin e plotë të cmimit të blerjes (kontrata me rezervë pronësie) - Transaksionet e shitjes së llogarive (llogaria është detyrimi në para që nuk pasqyrohet në një instrument ose titull dhe që ekziston pavarësisht nëse debitori ka përmbushur ose jo detyrimin)
  • 4. 4 - Transaksionet me anë të të cilave pronari i sendit i kalon posedimin e sendit një personi tjetër me qëllimin e shitjes së tij (të njohur si komisioni i mallrave) - Kontratat e qerasë me afat mbi një vit. (2) Objekti i barrës siguruese Sipas LBS objekti i barrës siguruese përkufizohet si kolateral dhe mund të jetë send i luajtshëm, pasuri e paprekshme ose të drejtat e pronarit (Neni 1 i LBS). Kolaterali mund të ekzistojë ose të krijohet në të ardhmen duke mos u kufizuar kështu vetëm në pasurinë e luajtshme në pronësi të barrdhënësit apo një të drejte të tij aktuale. Më tej kolaterali mund të ndodhet kudo, brenda ose jashtë Shqipërisë, me kusht që e drejta e siguruar të regjistrohet në bazë të legjislacionit shqiptar. Objekti i barrës siguruese mund të përfshijë gjithashtu edhe të ardhurat nga sendi objekt i barrës siguruese. Ligji liston si objekt të barrës siguruese: Instrumentat (një e drejtë që i jep zotëruesit të saj përfitimin e një vlere në para mbi bazën e një marrëveshjeje të nënshkruar më parë) Titujt (instrumenta financiarë që emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre.) Llogari (detyrimi në para që nuk pasqyrohet në një instrument ose titull dhe që ekziston pavarësisht nëse debitori ka përmbushur ose jo detyrimin. Llogaria është një nënkategori e “pasurisë së paprekshme”) Mallrat (sende te luajtshme te prekshme. Ato përfshijnë sende të luajtshme që bashkohen me sende të tjera të luajtshme apo të paluajtshme). LBS parashikon tre lloje mallrash: - Mallra konsumi, do te thotë mallra që përdoren apo blihen për përdorim kryesisht personal, familjar ose shtëpiak. - Inventarë, do të thotë mallra te cilat mbahen nga një person për t'u shitur apo për t'u dhënë me qira, ose qe janë dhënë me qira nga ai person si qiradhënës. Ky përkufizim përfshin edhe mallrat që furnizohen apo mallrat që do të furnizohen sipas kontratave të ndryshme për kryerje shërbimesh. - Pajisje, do të thotë mallra të cilat përdoren vetëm për veprimtari tregtare dhe që nuk janë as mallra konsumi dhe as inventarë. Pasuri e paprekshme (është çdo lloj pasurie që nuk është send, instrument ose titull. Janë pasuri e paprekshme pronësia intelektuale, llogaritë etj.)
  • 5. 5 2 a) Mallrat e përzier / Shtesat Për sa më sipër, shtrohet pyetja nëse një barrë siguruese e vendosur mbi mallrat (pra sendet e luajtshme të prekshme) do të vazhdojë të qëndrojë nëse ato mallra janë përzier me mallra të tjerë. Sipas nenit 18 të LBS mallrat e përzier përkufizohen si mallra që u janë bashkuar fizikisht mallrave të tjerë e që humbasin identitetin e tyre si rrjedhojë e krijimit të një njësie apo produkti të vetëm. Ligji parashikon se mbi mallrat e përzierë nuk mund të krijohet barrë siguruese, por nëse kolaterali (mallra mbi të cilët ekziston tashmë një barrë siguruese) shndërrohet në mallra të përzier, cdo barrë siguruese ekzistuese mbi kolateralin fillestar i lidhet produktit apo njësisë se përftuar. Barra siguruese e kompletuar (barra siguruese e regjistruar) mbi mallrat qe bëhen mallra të përziera, mbetet e kompletuar edhe mbi njësinë ose produktin. Nëse vlera e njësisë ose produktit në kohën e ekzekutimit të barrës siguruese është më e madhe se vlera e kolateralit në momentin e shndërrimit të tij në mallra të përziera, barremarresi nuk ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e kësaj barre për vlerën e shtuar. Kur ka më shumë se një barrë siguruese të kompletuar (barra siguruese është e regjistruar ose malli i siguruar është në posedim të barrëmarrësit) në kohën që kolaterali është shndërruar në mallra te përziera, ato preferohen në mënyrë të barabartë ne përpjesëtim me vlerën që kishte kolaterali në çastin e shndërrimit të tij në mallra të përziera. Më tej ligji parashikon dhe konceptin e “shtesave” të cilat, sipas nenit 17 të LBS, janë mallrat që janë lidhur me mallra të tjera në një mënyrë të tillë që nuk e humbasin identitetin e tyre fillestar dhe mund të ndahen pa qenë nevoja të bëhen shpenzime thelbësore ose pa i shkaktuar atyre dëmtime thelbësore. Në një hipotezë të tillë ligji përcakton se barra siguruese mbi mallrat vazhdon të qëndrojë edhe pasi këto mallra bëhen shtesa dhe kompletimi i saj shtrihet edhe mbi shtesat. Barra siguruese e kompletuar mbi shtesat preferohet mbi të drejtat e pronarit të mallrave të cilave u është bashkuar shtesa në kohën kur shtesa lidhet me mallrat, si edhe mbi pretendimet e kreditorit ekzekutues dhe ato të personit që fiton të drejta pronësie ose bëhet barremarrës i mallrave ose i shtesës, pasi të jetë kompletuar barra siguruese. Në rast mospërmbushje të detyrimit, barrëmarrësi i preferuar mund ta shkëputë shtesën nga mallrat e tjerë dhe nëse pronari i mallrave me të cilat është bashkuar shtesa nuk është barrëdhënësi, barrëmarrësi duhet ta kompensojë atë për shpenzimet e kryera për riparimin e çdo dëmtimi fizik që vjen si pasojë e heqjes së shtesës. Ndryshe nga barrëmarrësi, i cili nuk ka detyrimin e kompesimit të zvogëlimin të vlerës së mallrave që rezulton nga heqja e shtesës.
  • 6. 6 2 b) Bashkimi i mallrave me pasuri të paluajtshme Akoma më tej shtrohet pyetja nëse mund të vendoset një barrë siguruese mbi mallra që i janë bashkuar pasurisë së paluajtshme. Një hipoteze të tillë i përgjigjet neni 16 i LBS, sipas të cilit barra siguruese mund të vendoset mbi produktet bujqësore ose mbi mallra që i janë bashkuar ose që do t'i bashkohen pasurisë së paluajtshme. Ligji madje nuk pengon as krijimin e hipotekës mbi sende që i bashkohen pasurisë së paluajtshme sipas Kodit Civil shqiptar apo ligjeve të tjera. Në këtë rast barrëmarrësi i cili ka një barrë siguruese mbi prodhimet bujqësore dhe mallrat që i janë bashkuar apo do t'i bashkohen pasurisë së paluajtshme gëzon të drejtat dhe preferimet që parashikon ligji, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me ligje të tjera të cilat trajtojnë hipotekën. Barra siguruese e kompletuar mbi prodhimet bujqësore ose mbi mallrat që i janë bashkuar pasurisë së paluajtshme preferohet mbi të drejtat e pronarit të pasurisë së paluajtshme në çastin që mbillet bima apo që mallrat i bashkohen pasurisë së paluajtshme. Në rastet e mospërmbushjes se detyrimit barrëmarrësi që preferohet sipas nenit 16 të LBS ka të drejtë t'i heqë ose shkëpusë prodhimet bujqësore apo mallrat që i janë bashkuar pasurisë së paluajtshme. Nëse pronari i pasurisë së paluajtshme së cilës i janë bashkuar prodhimet bujqësore dhe mallrat nuk është barredhenesi, barrëmarrësi duhet ta kompensojë atë për shpenzimet e kryera për riparimin e çdo dëmtimi fizik të pasurisë së paluajtshme, që ka ardhur si pasojë e heqjes apo shkëputjes së prodhimeve bujqësore apo mallrave. Barrëmarrësi nga ana tjetër, nuk ka detyrim të kompensojë zvogëlimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme, që ka ardhur nga heqja apo shkëputja e prodhimeve bujqësore apo e mallrave. (3) Kushtet per krijimin e Barrës Siguruese Barra siguruese krijohet kur përmbushen 3 kushtet e mëposhtme (Neni 5 i LBS). 3 a) Marrveshja siguruese e shkruar Marrveshja siguruese duhet të jetë në formë të shkruar dhe të përmbajë përshkrimin e pasurisë së rënduar me barrë. Nuk kërkohet një formë e vecantë marrveshje apo akt noterial. Parimisht kërkohet që të bëhet e dukshme se barrëdhënësi ka vendosur një barrë siguruese mbi pasurinë e tij në favor të një personi tjetër, për të siguruar përmbushjen e detyrimit të përshkruar në marrveshje. Nuk është e detyrueshme që marrveshja siguruese të përmbajë një përshkrim të plotë të kolateralit, por është i nevojshëm një përshkrim sa më i detajuar në mënyrë që të shmangen mosmarrveshjet eventuale mes barrëmarrrësit dhe barrëdhënësit mbi kushtet kontraktore.
  • 7. 7 3 b) Pronësia mbi pasurinë e luajtshme Kushti tjetër për ekzistencën e barres siguruese është pronësia e barrëdhenësit mbi pasurinë e luajtshme ose autorizimi i tij kundrejt një personi tjetër që lejon vendosjen e barrës mbi pasurinë në fjalë. Personi që është pronar i pasurisë së luajtshme mund të jetë gjithashtu dhe një blerës në një kontratë shitje me rezervë, shitës i një llogarie dhe një person të cilit i është dorëzuar pasuria e luajtshme me qëllim shitjen e saj, ose një qiramarrës me kontratë qeraje me afat më të gjatë se një vit. 3 c) Një marrveshje e mëparshme mes barrëmarrësit dhe barrëdhënësit Duhet të ekzistojë një marrveshje e mëparshme (kontratë) mes barrëmarrësit dhe barrëdhënësit e cila parashikon kredi ose para të huazuara kundrejt barrëdhënësit ose një personi tjetër, ose për përmbushur cdo detyrim tjetër për ose me kërkesë të barrëdhënësit. 4) Efektet e barrës siguruese Efektet e barrës siguruese shpalosen mes palëve (efekti inter partes) dhe gjithashtu ndaj të tretëve (efekti vis- à-vis të tretëve). 4 a) Efekti mes palëve (Inter Partes) Situata e të drejtave dhe detyrimeve të palëve në një marrveshje siguruese lidhet me ekzistencën dhe zbatueshmërinë e barrës siguruese mes barrëmarrësit e barrëdhënësit nëpërmjet sekuestrimit dhe posedimit të kolateralit. Në rast mospërmbushje të detyrimeve nga palët ligji përcakton se dispozitat e tij do të zbatohen vetëm për transaksionet e parashikuara nga neni 2/a (kontrata e shijes së mallrave me rezervë pronësie). Ndërkohë, për marrëveshjet e tjera siguruese të parashikuara nga neni 2/b, c, ç procedura e ekzekutimit rregullohet sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile. Nëse blerësi nuk paguan këstet sipas parashikimeve në marrveshjen siguruese, shitësi ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit të papërmbushur nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor (sipas nenit 31 të LBS, marrveshja siguruese është titull ekzekutiv). Kjo dispozitë nuk zbatohet në rast se kolaterali i është shitur një blerësi tjetër në mirëbesim (Neni 39). 4 b) Efekti ndaj palëve të treta (Vis-à-vis palëve të treta) Neni 1 i LBS e përcakton barrën siguruese (kolateralin) si një të drejtë reale (ius in rem) dhe si e tillë ajo është e lidhur me kolateralin dhe ka automatikisht efekt ndaj palëve të treta. Ligji i rregullon
  • 8. 8 efektet e barrës siguruese kundrejt të tretëve nëpërmjet kompletimit të barrës (Neni 8, LBS). Kompletimi i barrës siguruese mund të bëhet në katër mënyra: - Me regjistrim në Regjistrin e Barrave Siguruese (RBS) - Me posedimin e pasurisë së luajtshme të prekshme nga barrëmarrësi ose agjenti i tij - Me lëshimin e një dokumenti pronësie nga ana e depozitarit në emër të barrëmarrësit ose me mbajtjen e mallrave nga ana e tij për llogari të barrëmarrësit - Si rezultat i kompletimit të barrës siguruese për shkak të ligjit pa pasur nevojë për regjistrim apo posedim nga barrëmarrësi. Barra siguruese mund të jetë e detyrueshme kundrejt barrëdhënësit por mund të mos sjellë efekte kundrejt pretendimeve të palëve të treta mbi kolateralin nëse nuk është e kompletuar ose kur pretendimi i palës tjetër bazohet në një barrë siguruese që është kompletuar më parë në kohë. 4c) Në procedurat e falimentimit të blerësit Nëse blerësi i një kontrate shitje me rezervë pronësie hap procedurat e falimentimit, sipas Ligjit për Falimentimin (Neni 37) 2 , shitësi ka ka të drejtë të vlerësojë pasurinë e siguruar, në përputhje me kushtet e saj. Shitësi konsiderohet si kreditor i rradhës së parë ndërmjet kreditorëve të tjerë për të gjitha pretendimet e siguruara deri në vlerën e pasurisë që shërben si kolateral (Neni 144, Ligji për Falimentimin), duke qënë kështu i preferuar kundrejt gjithë të tjerëve. Për shkak të faktit se regjistrimi i marrveshjes siguruese në Regjistrin e Barrave Siguruese nuk është një element konstitutiv për vlefshmërinë e marrveshjes, efekti i barrës siguruese ndaj palëve të tjera në këtë rast është i njëjtë për të dy llojet e marrveshjeve (e regjistruar ose jo e regjistruar). 4d) Në procedurat e ekzekutimit Në rast ekzekutimi të marrveshjes kundrejt blerësit, përmbaruesi gjyqësor mund ta sekuestrojë kolateralin e përshkruar në marrëveshjen siguruese dhe t’ia dorëzojë atë shitësit ose një personi të autorizuar prej tij. Nuk është i nevojshem një njoftim paraprak nga ana e përmbaruesit që vë në djeni blerësin për nisjen e procedurave të ekzekutimit (në cdo rast tjetër Kodi i Procedurës Civile përcakton se është i detyrueshëm një njoftim paraprak 10 ditor përpara nisjes së procedurave të ekzekutimit kundrejt debitorit – i ashtuquajtui ekzekutim vullnetar i debitorit). Përsa 2 Neni 37, Ligji për Falimentimin: Kreditorët me të drejta të vlefshme mbi pasuritë e siguruara, me peng, hipotekë ose ndonjë formë tjetër sigurimi të njohur nga Kodi Civil ose ligje të tjera të veçanta mbi pasurinë e debitorit të përfshirë në masën e falimentimit kanë të drejtë të vlerësojnë pasurinë e siguruar, në përputhje me kushtet e saj, duke iu nënshtruar përjashtimeve të përfshira në pjesën VI, kreu II, të këtij ligji.
  • 9. 9 i përket efekteve të procedurës së ekzekutimit kundrejt palëve të treta, cdo person ka të drejtë t’i kërkojë Gjykatës të lëshojë urdhër për të mbrojtur të drejtat e tij mbi kolateralin (Neni 32/b). Gjithashtu pala e tretë ka të drejtë t’i kërkojë Gjykatës të lëshojë urdhër edhe për pezullimin e procedurës së ekzekutimit ose shitjes eventuale të kolateralit nga përmbaruesi në një ankand publik ose privat. 5) Regjistrimi i Barrës Siguruese në Regjistër (RBS) Barrët Siguruese mund të regjistrohen në Regjistrin e Barrave Siguruese. Regjistrimi i barrës siguruese është i vlefshëm për një afat nga 1 deri në 25 vjet ose pafundësisht në varësi të shënimit të regjistrimit, me përjashtim të rasteve kur barra fshihet përpara afatit të përcaktuar. Funksionet e Regjistrit të Barrave Siguruese janë:  T’u sigurojë barrëmarrësve (kreditorëve) mjete për të regjistruar barrë siguruese mbi pasurinë e luajtshme të prekshme dhe të paprekshme të barrëdhënësve (debitorëve).  Të sigurojë një sistem kërkimi me informacion të saktë dhe aktual për palët e interesuara për të blerë apo për të dhënë hua duke u bazuar mbi pasuritë e prekshme apo të paprekshme si kolateral (funksioni publicitar dhe dijenia e palëve të treta). Regjistrimi është një mënyrë kompletimi e barrës siguruese që përcakton rradhën e preferimit të pretendimeve mbi asetet e debitorit. Regjistri i Barrëve Siguruese është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. 5 a) Kohëzgjatja e vlefshmërisë Afatet gjatë të cilit regjistrimi i barrës siguruese është i vlefshëm përcaktohen nga Ministria e Financës (Neni 26/f). 6) Barrët Siguruese sipas rregullimeve të së Drejtës Ndërkombëtare Private Në rast të konfliktit të normave (raste ku përfshihen dhe legjislacione të tjera vec atij shqiptar) ligji shqiptar parashikon situatat e mëposhtme: 6 a) Vendndodhja e barrëdhënësit Kur
  • 10. 10 - Kolaterali i barrës siguruese është një llogari, instrument ose para e kompletuar me regjistrim - automjet që nuk është mall konsumi, aeroplan ose vagon treni që nuk është inventar Në këto raste ligji i aplikueshëm mbi barrën siguruese është ligji i vendit ku ndodhet barrëdhënësi në momentin e vendosjes së barrës. Vendndodhja e barrëdhënësit është vendi kryesor ku ai ushtron veprimtari tregtare ose vendbanimi i tij, në qoftë se nuk zhvillon veprimtari tregtare. Vendndodhja e personit juridik është vendi i selisë së tij. 6 b) Vendndodhja e kolateralit Kur barra siguruese është: - automjet që është mall konsumi - instrument ose para në posedim të barrëmarrësit Në rastet si më sipër ligji i aplikueshëm mbi barrën siguruese është ligji i vendit ku ndodhet kolaterali në momentin e vendosjes së barrës siguruese. 6 c) Kolaterali që vjen nga një shtet tjetër Kur kolaterali është mallra që vjijnë në Shqipëri nga një vend tjetër me barrë siguruese mbi të dhe që është kompletuar brenda 60 ditëve, barra siguruese mbetet e kompletuar dhe në Shqipëri. Kur kolaterali blihet ose merret me qera përpara se barra siguruese të kompletohet në Shqipëri, blerësi ose qiramarrësi i kolateralit e merr atë të parënduar prej barrës.