Publicité
Kafshet ne rrezik zhdukje
Kafshet ne rrezik zhdukje
Prochain SlideShare
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukjeBimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
Chargement dans ... 3
1 sur 2
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Kafshet ne rrezik zhdukje

  1. 1. Ariu polar Ariu polar është padyshim simboli i specieve të cilat janë drejt zhdukjes. Që prej 2009 WWL ka shënuar 2156 specie të zhdukura, viktima të gjuetisë së paligjshme apo të ngrohjes klimatike. Kjo specie e mrekullueshme mund të zhduket në 75 vitet e ardhshme. 2. Tigri i Bengalit Tigri i Bengalit nuk numëron më shumë se 1800 homologë. Duke përfshirë të gjitha racat, 95 % e popullatës së tij është zhdukur gjatë shekullit të kaluar, sipas WWL. Dhëmbët e tij, kthetrat e tij apo edhe lëkura janë përdorur si trofe nga njeriu duke qenë se është një nga kafshët më të rrezikshme të botës. 3. Pinguini Perandor Në dekadat e ardhshme 50% e popullatës së kësaj specie mund të zhduket. Në Antarktikë, disa koloni kanë humbur 2/3 e pjesëtarëve të tyre. 53900 janë zhdukur që prej 2009 . 4. Elefanti i Afrikës Elefanti i Afrikës është në rrezik të madh. I kërcënuar nga gjuetia e paligjshme, i gjuajtur për fildishin e tij, elefanti afrikan është gjithashtu viktimë e thatësirës, mungesës së ujit dhe ushqimit të nevojshëm për mbijetesën e tij. 5. Koralet e detit Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve, thelbësore për biodiversitetin nënujore, mund të zhduken rreth 80% në dekadat e ardhshme. Koralet janë viktima të drejtpërdrejta të pranisë të lartë të CO2 në ujë. Pothuajse 50.000 m² janë zhdukur tashmë që prej 2009. 6. Gorilla e malit Gorilla e malit është një nga speciet më të rrezikuara të planetit. Ka më pak se 700. Viktima të shpyllëzimit ai është i kërkuar nga gjahtarët që e gjuajnë për mishin e tij, kafkën dhe duart, mendohet se sjellin fat të mirë.
  2. 7. Kondori i Andeve Kondori i Andeve është i kërcënuar me zhdukje. Më i madhi zog grabitqar në botë, rënia e numrit të popullatës së tij është kryesisht për shkak të helmimit të tërthortë, kryesisht nga kafshët e ngordhura ose “persekutimet” njerëzore. Megjithatë, për shumë amerikano-jugorë, ai konsiderohet si hyjnor. Edhe kushërinjtë e tij, shqiponja dhe huta kërcënohen gjithashtu. 8. Panda Gjigante Janë jo më shumë se 1600 Panda Gjigante që jetojnë në natyrë. Barngrënëse, panda është viktimë direkte e shpyllëzimit. 9. Beluga Beluga e quajtur ndryshe balena e bardhë ose delfini i bardhë. Kjo specie është shumë e ndjeshme dhe zhdukja e saj graduale është kryesisht për shkak të ndotjes detare. 10. Papagalli Ara dë Lear Papagalli Ara de Lear (emër të cilin e ka marrë nga shkrimtari i njohur anglez Eduard Lear), i cili falë përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë braziliane dhe OJQ-ve ndërkombëtare, ka kaluar nga kategoria në ‘rrezik kritik’ në të ‘kërcënuar’ për zhdukje. 11 .Foka e Kaspikut Foka e Kaspikut ka parë popullatën e saj të bjerë me 90% 100 vitet e fundit si rezultat i degradimit të habitatit, të ndotjes dhe gjuetisë. 12. Rrëqebulli Rrëqebulli ose Links-i i Spanjës është gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi të kafshëve më të rrezikuara në botë. I ndarë midis jugut të Spanjës dhe Portugalisë, nuk janë më shumë se 215–265 ekzemplarë.
Publicité