2. • Mjedisi është burimi kryesor i jetës në
Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur
dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot
përdoret në mënyrë të pabarabartë
në vende të ndryshme të botës dhe
kërcënohet nga faktorë të shumtë.
Mbrojtja e tij është një
domosdoshmëri jo vetëm për brezat e
sotëm, por edhe për brezat e
ardhshëm.
Mjedisi apo ambienti, është tërësia e
rrethanave përreth një organizmi ose
shume organizmave, kombinimin I
kushteve atmosferike me jeten e
gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën
e organizmave. Mjedisi mund te
perkufizohet edhe si teresia e
elementeve biotike dhe abiotike ne
Toke.Sot, mjedisi ku zhvillohet
aktiviteti i botës së gjallë, është
shumë i ndotur nga 4 faktore te
ndryshem qe jane ....
3. 1.Veprimtaria njerezore
• Ne pjesen me te madhe te globit tokesor, ekosistemet natyrore
jane shnderuar ne toka bujqesore te projektuara per prodhimin e
ushqimit. Toka bujqesore shpesh here mbillet me monokulture dhe
si rezultat ka nje diversitet te ulet llojor. Nje pjese e siperfaqes
tokesore perdoret per siperfaqe banimi duke formuar fshatrat,
qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbeshtetese qe perfshin
rruget, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytezimi i burimeve
natyrore si: nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetesime mjedisore.
Kerkesat per energji kane cuar ne shfrytezimin e drurit si lende
djegese, e qymyrit nga minierat dhe nxjerrjes te naftes e gazit
natyror nga burimet e tyre. Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa
vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin
.Pervec tyre ka dhe pasoja te tjera te shumta. Pasojat e veprimtarise
njerezore dhe ndikimi i tyre ne ekosistemet natyrore po ndjehen
cdo dite ne mjedis I cili eshte fajtor vete njeriu .
7. Llojet e ndotjes :
•Ndotja e tokës
•Ndotja e ajrit
•Ndotja e ujit
•Ngrohja globale
8. Ndotja e tokes
• Ndotja e tokës paraqet
ndotjen e sipërfaqes
natyrore të Tokës nga
aktivitetet industriale,
komerciale, shtëpiake dhe
bujqësore.
Mënyra më e mirë për të
parandaluar ndotjen e tokës
është përmes menaxhimit
të mbeturinave në mënyrë
te organizuar, shfrytëzimit
të tokës në mënyrë te
organizuar dhe praktikave
adekuate bujqësore.
9. Ndotja e ajrit
• Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e
atyre substancave të rrezikshme në
atmosferë të cilat substanca rrezikojnë
jetën e njerëzve dhe të gjallesave të
tjera.
Mënyra më e mirë për parandalimin e
ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose
të ngasim biçikletën dhe të ngasim
makinat më pak. Kjo do të parandalojë
ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.
• Ndotesit kryesore te ajrit jane :
• Avujt e ujit (H2O)
• Dioksidi I Karbonit (Co2)
• Metani (CH4)
• Dioksidi I Sulfurit (SO2)
• Oksidi I nitrogjenit( Nox)
• Ozoni (O3)
• Kloroflurokarboni (CFCs)
10. Ndotja e ujit
• Ndotja e ujit paraqet hedhjen e
materieve kimike, biologjike dhe
fizike nëpër sasi të mëdha të ujit,
të cilat materie shkatërrojnë
cilësinë e gjallesave në të dhe që e
shpenzojnë atë.
Mënyra më e mirë për
parandalimin e ndotjes së ujit
është që të mos hedhim
mbeturina dhe materie të tjera
kimike të dëmshme në burimet
tona të furnizimit me ujë.
• Ndotesit kryesore te ujerave jane :
• Kloridet
• Sulfatet
• Detergjentet
• Derivatet e ndryshme të naftës
• Pesticidet dhe plehrat kimike
11. Ngrohja globale
• Ndryshimet e mëdha klimatike që po ndodhin në
hapësirën tokësore si në rastin e ngritjes dhe uljes së
temperaturave tokësore në shumë vende të botës
emërtohen si ngrohje globale. Shkencërisht ky lloj efekti
njihet edhe si efekt serrë për shkak të rrethimit të
gazërave që bëhen në trajtë serrë. Ky efekt vie si pasojë
e lirimit të një sasie të madhe të CO2, dhe gazërave të tjerë
si oksidet e sulfurit, azotit të cilat marrin shtrirje në hapësirën
ajërore dhe atë tokësore poashtu duke ndotur ambientin dhe
rrezikuar shëndetin e botës së gjallë. Ngrohja Globale nga
të gjithë shkaktarët e mundshëm dhe pasojat që ka në
hapësirën tokësore dhe atmosferën e tokës lë pasoja
dhe kushton shumë në njerëz, kjo për faktin se duke
shkatërruar dalëngadalë ambientin sigurisht që edhe
kushton në njerëz në aspekte të ndryshme si pasojë e
ngritjes së temperaturave dhe uljes së tyre në një nivel
mjaftë të lartë .Çështjes së shkaktimit të një numri të
madh sëmundjesh nga ana e ngrohjes globale i kanë
prirë me studime shtetet e shumta botërore ku ndër to
shquhet SHBA- ja, dhe shtetet e evropës qendrore e
veriore. Në mesin e këtyre hulumtimeve të bëra që prej
vitit 2000 ku parashihnin shumë statistika për vitet në
vazhdim deri në vitin 2020, duke përbërë edhe
krahasime që prej viteve të 90- ta me vitin e tanishëm
dhe me të ardhshmit. Sipas tyre ekzistojnë një numër i
madh sëmundjesh që shkaktohen nga ngrohja globale të
cilat janë edhe vdekje prurëse e të cilat vijnë si rrjedhojë
e temperaturave të ulta apo të larta.
12. Si te ndalojme ndotjen e mjedisit ?
Parimet me të rëndësishme për
mbrojtjës së mjedisit:
•Shfrytëzimi racional i burimeve,
reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i
ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i
mbeturinave;
•Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të
mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe
faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë
natyrore;
•Mbështetja në përdorimin e burimeve të
ripërtërishme, bashkë-prodhimin e këtyre
burimeve dhe të llojeve të ndryshme të
energjisë;
•Promovimi i kursimit të energjisë në
mesin e publikut
•Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me
efikasitet të lartë, të tilla si llambat e
dritës;
•Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
•Mbrojtja e mjedisit
13. Mjedisi është çdo gjë rreth nesh –toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për
të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të cilin e
thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që
hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi nevojë që
mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë –notuar, vrapuar
ose për të luajtur në park , prandaj mbroje ate .
14. Mendo sot për një
të nesërme më të
mirë!
Një llambë më
pak –më shumë
energji!
Ajër i pastër për
jetë të gjatë!
Të shpenzosh më
pak letër do të
thotë më shumë
pyje dhe oksigjen!
Mbillni një lule
për një botë më
të mirë!
Keshilla per mbrojtja e mjedisit