SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  25
C’eshte alkooli?
Alkooli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e
sheqerit. Industrialisht fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në
prezencë të acidit fosforik. Alkooli është emri që u jepet nje varg
komponimesh, ku lloji i pijshëm është etanoli ose alkooli
etilik.Alkooli permban shume kalori dhe nuk ka pothuajse fare
vlera ushqimore
Tri llojet bazike të alkoolit:
*Birra përfitohet nga fermentimi i drithërave ku koncentrimi i alkoolit
është prej 3-6%.
*Vera përfitohet nga fermentimi i frutave dhe ka një përmbajtje të
alkoolit prej 11-14%.
*Likeri përfitohet me destilimin e një produkti të fermentuar me qëllim
përfitimin e një pije që zakonisht përmban 40-50% alkool.
Arsyet qe te cojne ne perdorimin e alkoolit
-Stres
-Presioni nga shoqeria
-Kuriozitet
-Probleme ekonomike,sociale,familjare psh. papunsia,
mospranim dhe largim nga shoqeria,bullizem,divorci i
prinderve , humbjen e nje personi te dashur , pakujdesi
nga prinderit tek adoleshentet etj.
-Gjenetike
-Nxitje psh. faktori shoqeri ,prind.
Terma te pergjithshem
VARESI—Perdorimi I perhershem I nje alkooli .Varesia ka te beje
me nje deshire te vazhdueshme dhe te pandryshueshme per
perdorimin e alkoolit. Personi ka nevoje qe te perdore alkool qe te
ndihet normal ose qe te mos kete simptoma te pakendshme. Per
personat nen varesine e alkoolit perdoret termi I ALKOOLIZUAR.
Toleranca- Nese njerzit marrin ςdo here e me shume alkool
atehere trupi i tyre adaptohet dhe toleron rritjen e sasive. D.m.th
qe nevojiten doza me te medha per te arritur efektin.
Mbidoza(Overdose)- Konsumimi i tepruar i nje sasie te alkoolit .
Si ndikon alkooli në tru?
Alkooli vepron në qelizat nervore të trurit tek përdoruesit e alkoolit. Fillimisht,
alkooli shërben si një nxitës duke dhënë ndjenjën e relaksimit dhe duke reduktuar
ankthin. Konsumimi i dy apo tre pijeve në një orë mund të ndikojë në dëmtim të
gjykimit, frenim të ulët dhe të sjell eufori të lehtë. Konsumimi i 5 pijeve brenda 2
orëve mund të rritë nivelin e alkoolit në gjak në 0.10%, mjaftueshëm e lartë për t’u
konsideruar ligjërisht intoksikim apo dehje në çdo shtet.
Shenjat dhe simptomat e përdorimit të alkoolit dhe intoksikimit (dehjes) .
•Kundërmim alkooli nga frymëmarrja
•Nervozizëm,munges ndergjegjshmerie,ndermarrje te veprimeve te nxituara
•Eufori,kenaqesi te ekzagjeruara,zemerim,merzi
•Humbje e koordinimit fizik,marrje mendsh,reflekse te perkeqesuara,erresim i
plote mendor,shikimi dyfish i objekteve ,efekti thellesise
•Sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme
•Humbje e ekuilibrit,ecje e paqëndrueshme
•Të folur të ngadaltë dhe të paqartë
•Humbje e vetëdijes,frymemarrje e shpeshte,rrahje te shpeshta zemre
•Të menduar të ngadalësuar
•Dëmtim i kujtesës afatshkurtër
*Paaftesi fizike,mpirje te ndijimeve,dhimbje te gjymtyrve
Pasojat e konsumimit te vazhdueshem te alkoolit ne shendet
MELCIA
--FUNKSIONET I MELCISE
Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë
funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit
dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e
kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të
përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme
dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli
konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë.
--SI DEMTOHET MELCIA
Abuzimi me alkoolin për një kohë të gjatë, e dëmton mëlçinë në tri faza.
**Gjatë fazës së parë, shpërbërja e etanolit ngadalëson tretjen e yndyrnave dhe bën
që ato të grumbullohen në mëlçi. Kjo quhet steatozë hepatike ose mëlçi e
dhjamosur.
** Me kalimin e kohës krijohet inflamacioni kronik i mëlçisë ose hepatiti. Ndërkohë
që alkooli mund të shkaktojë drejtpërdrejt hepatitin, ai ul edhe rezistencën e trupit
ndaj viruseve të hepatitit B dhe C. Po të mos kurohet, inflamacioni bën që qelizat të
çahen e të vdesin. Duke e rënduar këtë dëmtim, alkooli përshpejton procesin
natyror të vdekjes së qelizave, e quajtur apoptozë.
**Faza e fundit është cirroza. Rrethi vicioz i inflamacionit të vazhdueshëm dhe i shkatërrimit të
qelizave shkakton dëme të pariparueshme. Me kalimin e kohës, mëlçia bëhet e fortë në vend
që të jetë si sfungjer. Si përfundim, indi lidhor në zonat e dëmtuara nuk e lë gjakun të qarkullojë
normalisht, dhe kjo çon në mosfunksionim të mëlçisë dhe në vdekje. Cirroza karakterizohet
anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto
dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit
intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e
margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që
një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston
edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër.
Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.
Dëmtimi
Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga
statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë
steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 1035% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë
cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga
cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Pasojë e përdorimit
pa kriter të alkoolit është dhjamosja e mëlçisë si pasojë e depozitimit të yndyrave në
qelizën e mëlçisë dhe cirroza alkoolike që përfaqëson një dëmtim terminal të mëlçisë.
Steatoza e mëlçisë, ose dhjamosja e mëlçisë, përveç alkoolit, shkaktohet dhe nga
faktorë të tjerë siç janë: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo
dhe përdorimi i estrogjenëve dhe i kortizonikëve.
KANCERI
Alkooli jep edhe një efekt tjetër anësor disi të fshehtë te mëlçia—dobësohet roli
mbrojtës i mëlçisë për të neutralizuar veprimin e lëndëve që shkaktojnë kancerin.
Përveçse krijon terrenin për kancerin e mëlçisë, alkooli rrit ndjeshëm edhe rrezikun e
kancerit të gojës, faringut, laringut dhe ezofagut. Për më tepër, alkooli bën që
substancat kanceroze të duhanit, të depërtojnë më lehtë në membranat e mukozës
së gojës dhe, kështu, rritet rreziku për përdoruesit e duhanit. Gratë që pijnë çdo ditë
alkool, rrezikojnë më shumë të sëmuren nga kanceri i gjirit. Sipas një studimi, rreziku i
kancerit të gjirit te gratë që pinin tri ose më shumë doza standarde në ditë, ishte 69
për qind më i madh sesa tek ato që nuk pinin.
Kanceri melcise Kanceri gjirit
Kanceri ezofagut
PANKREASI
Përdorimi zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa
ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e
tretjes së ushqimeve.Nese demtimi i pankreasit vazhdon mund te zhvillohet pankreatiti
kronik . Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gramë alkool etilik (rreth 100 ml raki) në
ditë është i aftë të dëmtojë, ndërsa pirja e 100 gramë alkooli etilik (dopio raki, 200ml) apo
2 litra birrë, për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.
Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për
pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.
SISTEMI I QARKULLIMIT TE GJAKUT
Në fakt pirja e forte rrit riskun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale , tension të
lartë , ndalim te zemres , demtim te venave dhe arterieve etj.
Pasojat e konsumimit te vazhdueshem te alkoolit ne shoqeri
Pervec ndikimeve negative ndaj shendetit, konsumimi I tepruar I alkoolit ka dhe
pasoja mjaft te renda ne jeten shoqerore. Disa prej ketyre pasojave jane:
-------Probleme familjare. Anetaret e familjes se nje personi te alkolizuar perjetojne:
**Ndenja faji, frike, turpi, konfuzioni ose ankthi.
**Dhune fizike dhe psikologjike
**Problem financiare
**Pasiguri, shqetesim emocional, konflikt.
**Problem komunikimi, etj.
--------Problem financiare per vet personin qe konsumon alkool.
--------Problem me ligjin
--------Divorc te personat e martuar
--------Ulje te rezultateve ne shkolle, rritje te numrit te mungesave deri ne
perjashtim nga shkolla.
--------Ulje te performances ne pune, deri ne humbjen e saj
--------Izolim nga mjedisi I jashtem dhe miqte
--------Humbje te dinjitetit,humbje te respektit nga te tjeret
--------Vetvleresim I ulet dhe shqetesime emocionale.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, alkoolistet “ jane pijetare me nje vartesi
alkoolike qe ka arritur nivele kaq te larta, sa qe manifestojne nje crregullim te
theksuar fizik apo nje nderhyrje ne shendetin e tyre fizik dhe mendor, me reaksione
qe ndjehen ne zhvillimin e tyre social dhe ekonomik, apo ne ato subjekte qe tregojne
shenja fillestare te nje cfaqje patologjike “. Vartesia eshte pra nje aspekt kryesor i
alkoolizmit dhe eshte ajo qe e transformon nje zakon te te jetuarit ne nje sindrom
patologjik. Pikerisht kjo eshte ajo qe sjell pasojat e lartpermendur
OBSH radhite alkoolin ne vend te pare per demet
sociale, ne vend te dyte per nga vdekshmeria fiziko-
organike dhe ne vend te trete per crregullime te
shendetit mendor. Keto trgues paraqesin demet e medha
qe shkakton alkooli ne jete.
Qendrat e trajtimit te personave te alkoolizuar ne Shqiperi
Sherbimet e alkoologjise dhe te toksikologjise ne qendrat shendetesore te vendin tone
funksionojne vetem me trajtime me medikamente cka nuk perben nje kurim definitive per
pacientet e alkoolizuar.
Specialistet e Pavijonit te Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak ne Tirane thone se ne keto
qendra mungojne strategjite per nje kurim perfundimtar pasi pervec cintoksikimit vartesit e
alkoolit kane nevoje edhe per trajtime te tjera sociale dhe psikologjike per nje kohe te caktuar
dhe te gjate. Pikerisht kjo mungese strategjie ben qe shumica e rasteve qe trajtohen ne kete
pavijon ti rikthehen pirjes se alkoolit vetem pak dite pasi kane marre trajtimin ku kane
pastruar trupin nga substancat alkoolike. Sipas specialisteve modalitetet trajtuese te ketij
sherbimi jane plotesisht te percaktuara ne protokollin e mjekimit dhe konsistojne ne trajtimin
e fenomenit te terheqjes dhe varesise alkoolike.
Teknika trajtuese konsiston ne kombinimin e vertetuar si shume efikas midis terapise se
sjelljes ne grup komunitetet ku marrin pjese psikologe ndihmes sociale dhe familjare apo
tutore te pacienteve si dhe farmakoterapise. Kjo terapi hospitalore ka nje kohezgjatje rreth
nje muaj dhe do te perbeje vetem fazen e pare te trajtimit te varesise alkoolike e cila duhet te
pasohet nga faza e dyte ajo e trajtimit ambulator per rreth 11 muaj. Ky trajtim eshte i
domosdoshem pasi i sensibilizon dhe i ndergjegjeson pacientet duke i ambientuar ata me
jeten e re pa alkool.
Mjeket pohojne gjithashtu se pasojat e perdoruesve qe e lene nje here pijen alkoolike pastaj
e rifilloje prape ate jane edhe me fatale. Si pasoje e kesaj trupi fiton imunitet nga alkooli dhe
perdoruesi e ka te domosdoshem konsumimin e tij. Pasojat e konsumimit te tepruar te
alkoolit ka reflektuar ne shendetin e tyre duke sjelle deme te renda ne zhvillimin e tyre fizik
mendor dhe moral.
Per here te pare ne vendin tone, sherbimeve shendetesore ne Qendren Spitalore
Univeratre "Nene Tereza" i shtohet dhe sherbimi i alkoologjise. Cdo muaj ne kete
qender do te trajtohen rreth 12 paciente, nderkohe qe shifrat qe deklaron ministria e
Shendetesise, thone se rreth 2% e popullates ne vendin tone jane te alkoolizuar.
Gjithashtu dhe Shkodra ka nje qender rehabilitimi per te droguarit dhe alkoolizuarit
ne fshatin Nenshat qe quhet Qendra komunitare “Papa Gjoni 23”.
Ja disa qendra te rehabilitimit nga alkooli me te mirat ne bote:
--Detox ne Floriden e veriut, ka një ekip mjekësor të gatshëm për të ndihmuar ata që luftojnë
me varësinë.
--Beachway Therapy Cente, janë të vendosura në Delray Beach, Florida.
--Beachside Rehab vendosur në Hutchinson Island në Fort Pierce, Florida..
--Seasons në Malibu është një qendër trajtimin e varësisë në Malibu, Kaliforni.
--Retorno International Rehab, Ajo u themelua nga një rabin në vitin 1989.
--Orchid Rimëkëmbjes Center është e vendosur në South Florida . Suncoast Center është një
qendër --rehabilitimi ndodhur në Spring Hill, Florida
-- Premton Treatment Centers. Kompania ka dege në Malibu, West Los Angeles dhe Austin.
--Pasazhe Malibu, Kompania ka dy dege në Malibu dhe Ventura, Kaliforni.
INFORMACIONE TE RENDESISHME RRETH ALKOOLIT
Çfarë është alkoolizmi?
Alkoolizmi, i njohur edhe si vartësia nga alkooli, është një sëmundje e cila përfshin katër
simptomat e mëposhtme: “Dëshirë e papërmbajtur për të pirë. Humbje e kontrollit, pra të mos
jesh në gjendje të ndalosh të pirën nëse ke filluar. Vartësi fizike. Simptomat e tërheqjes prej tij si
ndjenja e të vjellës, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të të pirës. Toleranca, nevoja për të
pirë sasira gjithnjë e më të mëdha alkooli për të ardhur në “qejf”.
A është alkoolizmi një sëmundje?
Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e
fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga
problemet familjare, legale apo shëndetësore Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do
të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të
parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t‘u bërë alkoolist varet si nga gjenet ashtu
edhe nga mënyra e jetesës së personit.
A trashëgohet alkoolizmi?
Në fakt studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia e gjeneve të një personi
e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor. Aktualisht po
punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmeria e
alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin riskun e alkoolizmit. Por mos harroni së risku nuk është një
fat. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish fëmija e një alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa
njerëz bëhen alkoolistë edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të alkoolit. Por
duke e ditur se ju jeni nën risk, është një gjë e mire që ju ndihmon për të mbrojtur vetën që mos
të bëheni alkoolist.
A mund të kurohet alkoolizmi?
Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një
kohë të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë
kjo ai duhet të shmangë pijet alkoolike.
A mund të trajtohet alkoolizmi?
Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si këshillimin
ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve kërkojnë ndihmë
për të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim shumë alkooliste ndalojnë të piren dhe
fillojnë ndërtimin e një jetë të re.Ne Shqiperi alkooli mund te trajtohet ne Qendren
e Vartesise nga Alkooli, QSUT.
Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin?
Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. “Valium” dhe “Librium”
përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët, për ta ndihmuar atë
që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente nuk mund të përdoret pas kalimit të
ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë shpejt me to. Medikamente të tjera përdoren
që t‘i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë esëll. Një medikament që përdoret për këtë qëllim
është “ReVia”. Kur kombinohet me këshillime të mjekut ai mund të ndihmoje në pakësimin e
dëshirës së madhe për të pirë alkool ose mund ta pengojë një person që t’i kthehet përsëri të
pirës së fortë. Një tjetër medikament është Antabuse që bën një dekurajim të të pirës, pasi e
bën tjetrin të ndihet keq kur pi alkool.
Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shërojë këdo dhe kurdo. Zhvillimi i
medikamenteve të tilla po përbën një nga prioritetet bazë të atyre që merren me alkoolizmin.
A ka grupe specifike njerëzish më tepër mundësi të kenë probleme me
alkoolin?
Abuzimi me alkool dhe alkoolizmi nuk duan t’ia dijë për gjininë, racën apo kombin.
Megjithatë përgjithësisht ka më tepër gra sesa burra që varen nga alkooli ose kanë
probleme me alkoolin. Problemet me alkoolin janë më të mëdha në moshën 18-29
vjeç dhe më të pakta në moshën mbi 65 vjeç. Gjithashtu dihet se njerëzit që e
fillojnë alkoolin në mosha të hershme si 14 vjeç e më pak, kanë shumë mundësi që
të kenë probleme me alkoolin gjatë jetës së tyre, sesa ata që e fillojnë më vonë
Alkooli demton më tepër gratë sesa burrat
Po alkooli vepron ndryshe edhe tek femrat. Madje shëndeti i këtyre të fundit është
shumë herë më i rrezikuar. Gratë dëmtohen më lehtë se burrat pas pirjes të së
njëjtës sasi të alkoolit. Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo
ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato
koncentrohet më tepër. Po ashtu mendohet së gratë kanë një shtresë të brendshme
që vesh stomakun, më të hollë dhe me sasi më të vogël të enzimës “detoksifikuese
alcohol dehydrogenase”. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që
dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi më e vogël alkooli. Përveç
kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon më tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga
alkooli dhe problemet që lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë
përparon shumë me shpejt tek gratë sesa tek burrat.
Cili është niveli i sigurte i të pirës?
Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për
burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme.
Alkooli vepron ndryshe tek të moshuarit
Efektet e alkoolit ndryshojnë me moshë. Koha e reagimit më e ngadaltë, probleme me dëgjimin
dhe shikimin dhe një tolerancë më e ulët ndaj efekteve të alkoolit, i vendosin të moshuarit në
një risk më të lartë për t‘u rrëzuar, për t‘u përplasur me makinë dhe lloje të tjera dëmtimesh që
mund të vijnë nga të pirët.
Të moshuarit po ashtu kanë tendencë të marrin më tepër medikamente se të rinjtë. Përzierja e
alkoolit me medikamente mund të jetë shumë e rrezikshme, madje fatale. Më tepër se 150
medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Përveç kësaj shumë gjendje të
zakonshme shëndetësore të kësaj moshe si ulcera, tensioni, alkooli mund t‘i rëndojë dhe më
tepër. Ndryshimet fizike të pleqërisë mund t‘i bëjnë të moshuarit që të ndjehen në “formë”
edhe me shumë pak alkool. Pra të moshuarit duhet të reduktojnë pirjen e alkoolit vetëm në një
gotë në ditë.
Alkooli duhet ndërprerë kur jeni duke marrë mjekim
Mundësisht. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin.
Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje. Efektet e alkoolit
rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qendror si ato që merren për gjumë,
antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit dhe disa medikamente kundër dhembjes. Po
ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund
të kenë ndërveprim të dëmshëm me alkoolin. Nëse ju jeni duke marrë medikamente, do të
bënit mirë të pyesnit mjekun nëse mund të pinit apo jo alkool gjatë asaj kohe.
Alarmi tek të rinjtë
Fatkeqësisht alkooli është kërcënim real për një të ri, ul aftësinë e të mësuarit, pengon
zhvillimin emocional dhe mendor, redukton aftësinë për të arritur qëllimet e njeriut në jetë,
rrit rrezikun për abuzimin me drogë, pirja në adoleshencë mund të ketë pasoja serioze të
lidhura me: “Aksidentet, ekspozim të rrezikshëm ndaj aktiviteteve kriminale dhe abuzimit,
shkelje të ligjit dhe konflikt me prindërit, seks i pasigurt të (HIV, shtatzani aksidentale,
përdhunime), konflikte, luftime ,humbje te miqve. Qindra të rinj shqiptarë abuzojnë në
alkoolpirjen duke shkaktuar dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral.
Konsumi i lartë i pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia nga ana e prindërve dhe mësuesve, të
cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të
tyre prej alkoolpirjes. Më tej nga një sondazh i bërë në Tirane 15 për qind e përdoruesve të
automjeteve janë përdorues të rregullt të alkoolit dhe 19 për qind janë përdorues të
rastësishëm.
Sidoqoftë alkooli mund të sjell: “Çlirim të përkohshëm në një situatë të stresuar, vizione të
këndshme dhe njëkohësisht të rrezikshme, ul vetëkontrollin dhe ndikon në një periudhë
reagimi, sjell eufori dhe ulje të reflekseve gjatë përdorimit të automjeteve”.
Por disa njerëz nuk duhet të pinë fare si:
-Gratë shatëzana ose ato që planifikojnë një shtatzani
-Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që kërkojnë
vëmendje të madhe (me makineri me shpejtësi të mëdha)
-Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë
-Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të pirët
-Alkoolistët në kurë e sipër
-Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç
Te mirat e alkoolit ne organizem : mit apo e vertete ?
Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më
pak gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata
që nuk pinë fare alkool ose ata që pinë më tepër se kaq. Mendohet se kjo sasi
alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteriet
e zemrës. Vera e kuqe eshte e dobishme per organizmin kur ajo konsumohet ne
masen e duhur . E rendesishme eshte proksianidina, e cila gjendet ne vere dhe
ndihmon ne reduktimin e presionit te gjakut dhe uljen e nivelit te kolosterolit. Nje
tjeter ingredient, resveratrol ngadaleson plakjen e zemres, muskujve syve dhe ruan
aftesine e kataraktit, dobi qe perftohen nga vera e kuqe. Ashtu si çokollata, vera e
kuqe duhet te konsumohet me kriter, asnjehere nuk duhet tepruar me te. Disa lloje
te veres se kuqe tradicionale qe vijne nga jugperendimi i Frances. Sardenja dhe
Kreta shfaqen si me te pasurat me ingrediente "magjike".
10 vendet me konsumim me te madh te alkoolit ne bote
1. Luksemburgu
Konsumimi vjetor i alko0lit: 15.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra);
18 (pijet e tjera alkoolike)
2. Franca
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra);
18 (pijet e tjera alkoolike)
3. Irlanda
Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç
4. Hungaria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12 litra për banor
Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç
5. Çekia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.8 litra për banor
Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjec
 6. Spanja
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç
7. Danimarka
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor
Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç
(vetëm në bare ka limite)
8. Portugalia
Konsumimi vjetor i alkoolit: 12.9 litra për banor
Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç
9. Zvicra
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.2 litra për banor
Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për
birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)
10. Austria
Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.1 litra për banor
Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë
Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për
birra); 18 (për pije të tjera alkoolike)

Ne 5 klasa ne Gjimnazin e Pergjthshem “5 TETORI” u zhvillua interviste me teme
ALKOOLI,DUHANI,DROGA . Intervista u zhvillua ne dy klasa te X-ta dhe tre te XI-ta .Gjithesej
u intervistuan 124 nxenes qe i perkisnin grupmoshave 15-16-17-18 vjece. Intervista kishte si
synim te tregonte se sa konsumator te ketyre substancave jane adoleshentet ,arsyeja pse i
kosumojne ato dhe sa informacion kane ne lidhje me rrezikshmerite qe sjell perdorimi i
ketyre substancave.
Struktura e intervistes ishte e tille:
INTERVISTE
KLASA_______________ MOSHA_______________
1.Sa shpesh I konsumoni substancat e meposhtme?
2.Cila ka qene arsyeja qe ju ka shtyre te provoni per here te pare nje nga substancat e
mesiperme(duhan,alkool,droge.)?
3.A u ka ndodhur ndonjehere ju apo personave qe njihni te keni kryer veprime te rrezikshme nen efektin
e ketyre substancave?(Ne qofte se Po, jepni shembuj.)
4.Sa informacion mendoni se keni ne lidhje me rrezikshmerite qe sjell perdorimi I duhanit,alkoolit dhe
droges ne shendet?
ASNJEHERE NJEHERE NDONJEHERE GJITHMONE
DUHAN
ALKOOL
DROGE
Konsumimi i alkoolit
Nga intervista rezulton se :
--58 nxenes nuk e kane konsumuar asnjehere alkoolin,pra 46.7% .Prej tyre 22.4% i perkasin
grupmoshes 15 vjece , 36.2% grupmoshes 16 vjece ,36.2% grupmoshes 17 vjecare dhe 5.2
grupmoshes 18 vjece.
-- 20 nxenes kane konsumuar vetem nje here alkool ,pra 16% .Prej tyre 10% i perkasin
grupmoshes 15vjece, 45% grupmoshes 16 vjece , 35% grupmoshes 17 vjece dhe 10% 18
vjece.
0
10
20
30
40
50
60
70
Asnjehere Njehere Ndonjehere Gjithmone
--32 nxenes konsumojne alkool ndonjehere ,pra 25.8%.Prej tyre 15.6 % i perkasin
grupmoshes 15vjece , 34.3% grupmoshes 16 vjece, 50.1% grupmoshes 17 vjece dhe 0%
grupmoshes 18 vjece.
--13 nxenes konsumojne gjithmone alkool ,pra 11.5% .Prej tyre 0% i perkasin grupmoshes
15 vjece ,38.4% grupmoshes 16 vjece,38.4 grupmoshes 17 vjece dhe 23.2% grupmoshes
18 vjece
3.Nga intervista rezulton se rreth 80% e te intervistuarve u ka ndodhur ose kane pare te
kryen veprime te rrezikshme nen efektin e alkoolit,droges ose duhanit si psh :
-dhune fizike dhe psikologjike
--aksidente rrugore
--plagosje te vetes ose personave te tjere perreth
dhe keta persona shfaqin
-humbje vetkontrolli
-humbje ndjenjash
-dhimbje ne pjese te ndryshme te trupit

Contenu connexe

Tendances

Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
Egi Zenelaj
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
olinuhi
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
22062002
 

Tendances (20)

Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirja
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Projekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valetProjekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valet
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 

Similaire à Alkooli (9)

Alkoolizmi
AlkoolizmiAlkoolizmi
Alkoolizmi
 
Alkoli droga
Alkoli droga  Alkoli droga
Alkoli droga
 
neurologji projekt
neurologji projektneurologji projekt
neurologji projekt
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
 
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
 
Endokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe NefrologjiEndokrinologji dhe Nefrologji
Endokrinologji dhe Nefrologji
 
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
 

Plus de Klevi Hoxha (10)

Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakutRoli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes Perendimore
 
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteFigura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
 
England
 England England
England
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
 

Alkooli

  • 1.
  • 2.
  • 3.
  • 4. C’eshte alkooli? Alkooli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik. Alkooli është emri që u jepet nje varg komponimesh, ku lloji i pijshëm është etanoli ose alkooli etilik.Alkooli permban shume kalori dhe nuk ka pothuajse fare vlera ushqimore Tri llojet bazike të alkoolit: *Birra përfitohet nga fermentimi i drithërave ku koncentrimi i alkoolit është prej 3-6%. *Vera përfitohet nga fermentimi i frutave dhe ka një përmbajtje të alkoolit prej 11-14%. *Likeri përfitohet me destilimin e një produkti të fermentuar me qëllim përfitimin e një pije që zakonisht përmban 40-50% alkool.
  • 5. Arsyet qe te cojne ne perdorimin e alkoolit -Stres -Presioni nga shoqeria -Kuriozitet -Probleme ekonomike,sociale,familjare psh. papunsia, mospranim dhe largim nga shoqeria,bullizem,divorci i prinderve , humbjen e nje personi te dashur , pakujdesi nga prinderit tek adoleshentet etj. -Gjenetike -Nxitje psh. faktori shoqeri ,prind.
  • 6. Terma te pergjithshem VARESI—Perdorimi I perhershem I nje alkooli .Varesia ka te beje me nje deshire te vazhdueshme dhe te pandryshueshme per perdorimin e alkoolit. Personi ka nevoje qe te perdore alkool qe te ndihet normal ose qe te mos kete simptoma te pakendshme. Per personat nen varesine e alkoolit perdoret termi I ALKOOLIZUAR. Toleranca- Nese njerzit marrin ςdo here e me shume alkool atehere trupi i tyre adaptohet dhe toleron rritjen e sasive. D.m.th qe nevojiten doza me te medha per te arritur efektin. Mbidoza(Overdose)- Konsumimi i tepruar i nje sasie te alkoolit .
  • 7. Si ndikon alkooli në tru? Alkooli vepron në qelizat nervore të trurit tek përdoruesit e alkoolit. Fillimisht, alkooli shërben si një nxitës duke dhënë ndjenjën e relaksimit dhe duke reduktuar ankthin. Konsumimi i dy apo tre pijeve në një orë mund të ndikojë në dëmtim të gjykimit, frenim të ulët dhe të sjell eufori të lehtë. Konsumimi i 5 pijeve brenda 2 orëve mund të rritë nivelin e alkoolit në gjak në 0.10%, mjaftueshëm e lartë për t’u konsideruar ligjërisht intoksikim apo dehje në çdo shtet. Shenjat dhe simptomat e përdorimit të alkoolit dhe intoksikimit (dehjes) . •Kundërmim alkooli nga frymëmarrja •Nervozizëm,munges ndergjegjshmerie,ndermarrje te veprimeve te nxituara •Eufori,kenaqesi te ekzagjeruara,zemerim,merzi •Humbje e koordinimit fizik,marrje mendsh,reflekse te perkeqesuara,erresim i plote mendor,shikimi dyfish i objekteve ,efekti thellesise •Sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme •Humbje e ekuilibrit,ecje e paqëndrueshme •Të folur të ngadaltë dhe të paqartë •Humbje e vetëdijes,frymemarrje e shpeshte,rrahje te shpeshta zemre •Të menduar të ngadalësuar •Dëmtim i kujtesës afatshkurtër *Paaftesi fizike,mpirje te ndijimeve,dhimbje te gjymtyrve
  • 8. Pasojat e konsumimit te vazhdueshem te alkoolit ne shendet MELCIA --FUNKSIONET I MELCISE Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë. --SI DEMTOHET MELCIA Abuzimi me alkoolin për një kohë të gjatë, e dëmton mëlçinë në tri faza. **Gjatë fazës së parë, shpërbërja e etanolit ngadalëson tretjen e yndyrnave dhe bën që ato të grumbullohen në mëlçi. Kjo quhet steatozë hepatike ose mëlçi e dhjamosur. ** Me kalimin e kohës krijohet inflamacioni kronik i mëlçisë ose hepatiti. Ndërkohë që alkooli mund të shkaktojë drejtpërdrejt hepatitin, ai ul edhe rezistencën e trupit ndaj viruseve të hepatitit B dhe C. Po të mos kurohet, inflamacioni bën që qelizat të çahen e të vdesin. Duke e rënduar këtë dëmtim, alkooli përshpejton procesin natyror të vdekjes së qelizave, e quajtur apoptozë.
  • 9. **Faza e fundit është cirroza. Rrethi vicioz i inflamacionit të vazhdueshëm dhe i shkatërrimit të qelizave shkakton dëme të pariparueshme. Me kalimin e kohës, mëlçia bëhet e fortë në vend që të jetë si sfungjer. Si përfundim, indi lidhor në zonat e dëmtuara nuk e lë gjakun të qarkullojë normalisht, dhe kjo çon në mosfunksionim të mëlçisë dhe në vdekje. Cirroza karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare. Dëmtimi Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 1035% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Pasojë e përdorimit pa kriter të alkoolit është dhjamosja e mëlçisë si pasojë e depozitimit të yndyrave në qelizën e mëlçisë dhe cirroza alkoolike që përfaqëson një dëmtim terminal të mëlçisë. Steatoza e mëlçisë, ose dhjamosja e mëlçisë, përveç alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë siç janë: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe përdorimi i estrogjenëve dhe i kortizonikëve.
  • 10. KANCERI Alkooli jep edhe një efekt tjetër anësor disi të fshehtë te mëlçia—dobësohet roli mbrojtës i mëlçisë për të neutralizuar veprimin e lëndëve që shkaktojnë kancerin. Përveçse krijon terrenin për kancerin e mëlçisë, alkooli rrit ndjeshëm edhe rrezikun e kancerit të gojës, faringut, laringut dhe ezofagut. Për më tepër, alkooli bën që substancat kanceroze të duhanit, të depërtojnë më lehtë në membranat e mukozës së gojës dhe, kështu, rritet rreziku për përdoruesit e duhanit. Gratë që pijnë çdo ditë alkool, rrezikojnë më shumë të sëmuren nga kanceri i gjirit. Sipas një studimi, rreziku i kancerit të gjirit te gratë që pinin tri ose më shumë doza standarde në ditë, ishte 69 për qind më i madh sesa tek ato që nuk pinin. Kanceri melcise Kanceri gjirit Kanceri ezofagut
  • 11. PANKREASI Përdorimi zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.Nese demtimi i pankreasit vazhdon mund te zhvillohet pankreatiti kronik . Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gramë alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë është i aftë të dëmtojë, ndërsa pirja e 100 gramë alkooli etilik (dopio raki, 200ml) apo 2 litra birrë, për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. SISTEMI I QARKULLIMIT TE GJAKUT Në fakt pirja e forte rrit riskun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale , tension të lartë , ndalim te zemres , demtim te venave dhe arterieve etj.
  • 12. Pasojat e konsumimit te vazhdueshem te alkoolit ne shoqeri Pervec ndikimeve negative ndaj shendetit, konsumimi I tepruar I alkoolit ka dhe pasoja mjaft te renda ne jeten shoqerore. Disa prej ketyre pasojave jane: -------Probleme familjare. Anetaret e familjes se nje personi te alkolizuar perjetojne: **Ndenja faji, frike, turpi, konfuzioni ose ankthi. **Dhune fizike dhe psikologjike **Problem financiare **Pasiguri, shqetesim emocional, konflikt. **Problem komunikimi, etj. --------Problem financiare per vet personin qe konsumon alkool. --------Problem me ligjin --------Divorc te personat e martuar --------Ulje te rezultateve ne shkolle, rritje te numrit te mungesave deri ne perjashtim nga shkolla. --------Ulje te performances ne pune, deri ne humbjen e saj --------Izolim nga mjedisi I jashtem dhe miqte --------Humbje te dinjitetit,humbje te respektit nga te tjeret --------Vetvleresim I ulet dhe shqetesime emocionale.
  • 13. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, alkoolistet “ jane pijetare me nje vartesi alkoolike qe ka arritur nivele kaq te larta, sa qe manifestojne nje crregullim te theksuar fizik apo nje nderhyrje ne shendetin e tyre fizik dhe mendor, me reaksione qe ndjehen ne zhvillimin e tyre social dhe ekonomik, apo ne ato subjekte qe tregojne shenja fillestare te nje cfaqje patologjike “. Vartesia eshte pra nje aspekt kryesor i alkoolizmit dhe eshte ajo qe e transformon nje zakon te te jetuarit ne nje sindrom patologjik. Pikerisht kjo eshte ajo qe sjell pasojat e lartpermendur OBSH radhite alkoolin ne vend te pare per demet sociale, ne vend te dyte per nga vdekshmeria fiziko- organike dhe ne vend te trete per crregullime te shendetit mendor. Keto trgues paraqesin demet e medha qe shkakton alkooli ne jete.
  • 14. Qendrat e trajtimit te personave te alkoolizuar ne Shqiperi Sherbimet e alkoologjise dhe te toksikologjise ne qendrat shendetesore te vendin tone funksionojne vetem me trajtime me medikamente cka nuk perben nje kurim definitive per pacientet e alkoolizuar. Specialistet e Pavijonit te Toksikologjise ne Spitalin Ushtarak ne Tirane thone se ne keto qendra mungojne strategjite per nje kurim perfundimtar pasi pervec cintoksikimit vartesit e alkoolit kane nevoje edhe per trajtime te tjera sociale dhe psikologjike per nje kohe te caktuar dhe te gjate. Pikerisht kjo mungese strategjie ben qe shumica e rasteve qe trajtohen ne kete pavijon ti rikthehen pirjes se alkoolit vetem pak dite pasi kane marre trajtimin ku kane pastruar trupin nga substancat alkoolike. Sipas specialisteve modalitetet trajtuese te ketij sherbimi jane plotesisht te percaktuara ne protokollin e mjekimit dhe konsistojne ne trajtimin e fenomenit te terheqjes dhe varesise alkoolike. Teknika trajtuese konsiston ne kombinimin e vertetuar si shume efikas midis terapise se sjelljes ne grup komunitetet ku marrin pjese psikologe ndihmes sociale dhe familjare apo tutore te pacienteve si dhe farmakoterapise. Kjo terapi hospitalore ka nje kohezgjatje rreth nje muaj dhe do te perbeje vetem fazen e pare te trajtimit te varesise alkoolike e cila duhet te pasohet nga faza e dyte ajo e trajtimit ambulator per rreth 11 muaj. Ky trajtim eshte i domosdoshem pasi i sensibilizon dhe i ndergjegjeson pacientet duke i ambientuar ata me jeten e re pa alkool. Mjeket pohojne gjithashtu se pasojat e perdoruesve qe e lene nje here pijen alkoolike pastaj e rifilloje prape ate jane edhe me fatale. Si pasoje e kesaj trupi fiton imunitet nga alkooli dhe perdoruesi e ka te domosdoshem konsumimin e tij. Pasojat e konsumimit te tepruar te alkoolit ka reflektuar ne shendetin e tyre duke sjelle deme te renda ne zhvillimin e tyre fizik mendor dhe moral.
  • 15. Per here te pare ne vendin tone, sherbimeve shendetesore ne Qendren Spitalore Univeratre "Nene Tereza" i shtohet dhe sherbimi i alkoologjise. Cdo muaj ne kete qender do te trajtohen rreth 12 paciente, nderkohe qe shifrat qe deklaron ministria e Shendetesise, thone se rreth 2% e popullates ne vendin tone jane te alkoolizuar. Gjithashtu dhe Shkodra ka nje qender rehabilitimi per te droguarit dhe alkoolizuarit ne fshatin Nenshat qe quhet Qendra komunitare “Papa Gjoni 23”. Ja disa qendra te rehabilitimit nga alkooli me te mirat ne bote: --Detox ne Floriden e veriut, ka një ekip mjekësor të gatshëm për të ndihmuar ata që luftojnë me varësinë. --Beachway Therapy Cente, janë të vendosura në Delray Beach, Florida. --Beachside Rehab vendosur në Hutchinson Island në Fort Pierce, Florida.. --Seasons në Malibu është një qendër trajtimin e varësisë në Malibu, Kaliforni. --Retorno International Rehab, Ajo u themelua nga një rabin në vitin 1989. --Orchid Rimëkëmbjes Center është e vendosur në South Florida . Suncoast Center është një qendër --rehabilitimi ndodhur në Spring Hill, Florida -- Premton Treatment Centers. Kompania ka dege në Malibu, West Los Angeles dhe Austin. --Pasazhe Malibu, Kompania ka dy dege në Malibu dhe Ventura, Kaliforni.
  • 16. INFORMACIONE TE RENDESISHME RRETH ALKOOLIT Çfarë është alkoolizmi? Alkoolizmi, i njohur edhe si vartësia nga alkooli, është një sëmundje e cila përfshin katër simptomat e mëposhtme: “Dëshirë e papërmbajtur për të pirë. Humbje e kontrollit, pra të mos jesh në gjendje të ndalosh të pirën nëse ke filluar. Vartësi fizike. Simptomat e tërheqjes prej tij si ndjenja e të vjellës, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të të pirës. Toleranca, nevoja për të pirë sasira gjithnjë e më të mëdha alkooli për të ardhur në “qejf”. A është alkoolizmi një sëmundje? Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t‘u bërë alkoolist varet si nga gjenet ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit. A trashëgohet alkoolizmi? Në fakt studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia e gjeneve të një personi e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor. Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmeria e alkoolit janë faktorë të tjerë që rrisin riskun e alkoolizmit. Por mos harroni së risku nuk është një fat. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish fëmija e një alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa njerëz bëhen alkoolistë edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të alkoolit. Por duke e ditur se ju jeni nën risk, është një gjë e mire që ju ndihmon për të mbrojtur vetën që mos të bëheni alkoolist.
  • 17. A mund të kurohet alkoolizmi? Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një kohë të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë kjo ai duhet të shmangë pijet alkoolike. A mund të trajtohet alkoolizmi? Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve kërkojnë ndihmë për të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim shumë alkooliste ndalojnë të piren dhe fillojnë ndërtimin e një jetë të re.Ne Shqiperi alkooli mund te trajtohet ne Qendren e Vartesise nga Alkooli, QSUT. Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin? Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. “Valium” dhe “Librium” përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët, për ta ndihmuar atë që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente nuk mund të përdoret pas kalimit të ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë shpejt me to. Medikamente të tjera përdoren që t‘i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë esëll. Një medikament që përdoret për këtë qëllim është “ReVia”. Kur kombinohet me këshillime të mjekut ai mund të ndihmoje në pakësimin e dëshirës së madhe për të pirë alkool ose mund ta pengojë një person që t’i kthehet përsëri të pirës së fortë. Një tjetër medikament është Antabuse që bën një dekurajim të të pirës, pasi e bën tjetrin të ndihet keq kur pi alkool. Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shërojë këdo dhe kurdo. Zhvillimi i medikamenteve të tilla po përbën një nga prioritetet bazë të atyre që merren me alkoolizmin.
  • 18. A ka grupe specifike njerëzish më tepër mundësi të kenë probleme me alkoolin? Abuzimi me alkool dhe alkoolizmi nuk duan t’ia dijë për gjininë, racën apo kombin. Megjithatë përgjithësisht ka më tepër gra sesa burra që varen nga alkooli ose kanë probleme me alkoolin. Problemet me alkoolin janë më të mëdha në moshën 18-29 vjeç dhe më të pakta në moshën mbi 65 vjeç. Gjithashtu dihet se njerëzit që e fillojnë alkoolin në mosha të hershme si 14 vjeç e më pak, kanë shumë mundësi që të kenë probleme me alkoolin gjatë jetës së tyre, sesa ata që e fillojnë më vonë Alkooli demton më tepër gratë sesa burrat Po alkooli vepron ndryshe edhe tek femrat. Madje shëndeti i këtyre të fundit është shumë herë më i rrezikuar. Gratë dëmtohen më lehtë se burrat pas pirjes të së njëjtës sasi të alkoolit. Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet më tepër. Po ashtu mendohet së gratë kanë një shtresë të brendshme që vesh stomakun, më të hollë dhe me sasi më të vogël të enzimës “detoksifikuese alcohol dehydrogenase”. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi më e vogël alkooli. Përveç kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon më tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon shumë me shpejt tek gratë sesa tek burrat.
  • 19. Cili është niveli i sigurte i të pirës? Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme. Alkooli vepron ndryshe tek të moshuarit Efektet e alkoolit ndryshojnë me moshë. Koha e reagimit më e ngadaltë, probleme me dëgjimin dhe shikimin dhe një tolerancë më e ulët ndaj efekteve të alkoolit, i vendosin të moshuarit në një risk më të lartë për t‘u rrëzuar, për t‘u përplasur me makinë dhe lloje të tjera dëmtimesh që mund të vijnë nga të pirët. Të moshuarit po ashtu kanë tendencë të marrin më tepër medikamente se të rinjtë. Përzierja e alkoolit me medikamente mund të jetë shumë e rrezikshme, madje fatale. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Përveç kësaj shumë gjendje të zakonshme shëndetësore të kësaj moshe si ulcera, tensioni, alkooli mund t‘i rëndojë dhe më tepër. Ndryshimet fizike të pleqërisë mund t‘i bëjnë të moshuarit që të ndjehen në “formë” edhe me shumë pak alkool. Pra të moshuarit duhet të reduktojnë pirjen e alkoolit vetëm në një gotë në ditë. Alkooli duhet ndërprerë kur jeni duke marrë mjekim Mundësisht. Më tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje. Efektet e alkoolit rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qendror si ato që merren për gjumë, antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit dhe disa medikamente kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm me alkoolin. Nëse ju jeni duke marrë medikamente, do të bënit mirë të pyesnit mjekun nëse mund të pinit apo jo alkool gjatë asaj kohe.
  • 20. Alarmi tek të rinjtë Fatkeqësisht alkooli është kërcënim real për një të ri, ul aftësinë e të mësuarit, pengon zhvillimin emocional dhe mendor, redukton aftësinë për të arritur qëllimet e njeriut në jetë, rrit rrezikun për abuzimin me drogë, pirja në adoleshencë mund të ketë pasoja serioze të lidhura me: “Aksidentet, ekspozim të rrezikshëm ndaj aktiviteteve kriminale dhe abuzimit, shkelje të ligjit dhe konflikt me prindërit, seks i pasigurt të (HIV, shtatzani aksidentale, përdhunime), konflikte, luftime ,humbje te miqve. Qindra të rinj shqiptarë abuzojnë në alkoolpirjen duke shkaktuar dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral. Konsumi i lartë i pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia nga ana e prindërve dhe mësuesve, të cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre prej alkoolpirjes. Më tej nga një sondazh i bërë në Tirane 15 për qind e përdoruesve të automjeteve janë përdorues të rregullt të alkoolit dhe 19 për qind janë përdorues të rastësishëm. Sidoqoftë alkooli mund të sjell: “Çlirim të përkohshëm në një situatë të stresuar, vizione të këndshme dhe njëkohësisht të rrezikshme, ul vetëkontrollin dhe ndikon në një periudhë reagimi, sjell eufori dhe ulje të reflekseve gjatë përdorimit të automjeteve”. Por disa njerëz nuk duhet të pinë fare si: -Gratë shatëzana ose ato që planifikojnë një shtatzani -Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që kërkojnë vëmendje të madhe (me makineri me shpejtësi të mëdha) -Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë -Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të pirët -Alkoolistët në kurë e sipër -Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç
  • 21. Te mirat e alkoolit ne organizem : mit apo e vertete ? Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më pak gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë fare alkool ose ata që pinë më tepër se kaq. Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteriet e zemrës. Vera e kuqe eshte e dobishme per organizmin kur ajo konsumohet ne masen e duhur . E rendesishme eshte proksianidina, e cila gjendet ne vere dhe ndihmon ne reduktimin e presionit te gjakut dhe uljen e nivelit te kolosterolit. Nje tjeter ingredient, resveratrol ngadaleson plakjen e zemres, muskujve syve dhe ruan aftesine e kataraktit, dobi qe perftohen nga vera e kuqe. Ashtu si çokollata, vera e kuqe duhet te konsumohet me kriter, asnjehere nuk duhet tepruar me te. Disa lloje te veres se kuqe tradicionale qe vijne nga jugperendimi i Frances. Sardenja dhe Kreta shfaqen si me te pasurat me ingrediente "magjike".
  • 22. 10 vendet me konsumim me te madh te alkoolit ne bote 1. Luksemburgu Konsumimi vjetor i alko0lit: 15.5 litra për banor Konsumimi i birrës: 84.4 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike) 2. Franca Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor Konsumimi i birrës: 35.5 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (birra); 18 (pijet e tjera alkoolike) 3. Irlanda Konsumimi vjetor i alkoolit: 14.2 litra për banor Konsumimi i birrës: 131.1 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç 4. Hungaria Konsumimi vjetor i alkoolit: 12 litra për banor Konsumimi i birrës: 75.3 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç 5. Çekia Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.8 litra për banor Konsumimi i birrës: 156.9 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjec  6. Spanja Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor Konsumimi i birrës: 83.8 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç 7. Danimarka Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.5 litra për banor Konsumimi i birrës: 89.9 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 18 vjeç (vetëm në bare ka limite) 8. Portugalia Konsumimi vjetor i alkoolit: 12.9 litra për banor Konsumimi i birrës: 59.96 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç 9. Zvicra Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.2 litra për banor Konsumimi i birrës: 57.3 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike) 10. Austria Konsumimi vjetor i alkoolit: 11.1 litra për banor Konsumimi i birrës: 108.3 litra për banorë Mosha ligjore e përdorimit të alkoolit: 16 vjeç (për birra); 18 (për pije të tjera alkoolike) 
  • 23. Ne 5 klasa ne Gjimnazin e Pergjthshem “5 TETORI” u zhvillua interviste me teme ALKOOLI,DUHANI,DROGA . Intervista u zhvillua ne dy klasa te X-ta dhe tre te XI-ta .Gjithesej u intervistuan 124 nxenes qe i perkisnin grupmoshave 15-16-17-18 vjece. Intervista kishte si synim te tregonte se sa konsumator te ketyre substancave jane adoleshentet ,arsyeja pse i kosumojne ato dhe sa informacion kane ne lidhje me rrezikshmerite qe sjell perdorimi i ketyre substancave. Struktura e intervistes ishte e tille: INTERVISTE KLASA_______________ MOSHA_______________ 1.Sa shpesh I konsumoni substancat e meposhtme? 2.Cila ka qene arsyeja qe ju ka shtyre te provoni per here te pare nje nga substancat e mesiperme(duhan,alkool,droge.)? 3.A u ka ndodhur ndonjehere ju apo personave qe njihni te keni kryer veprime te rrezikshme nen efektin e ketyre substancave?(Ne qofte se Po, jepni shembuj.) 4.Sa informacion mendoni se keni ne lidhje me rrezikshmerite qe sjell perdorimi I duhanit,alkoolit dhe droges ne shendet? ASNJEHERE NJEHERE NDONJEHERE GJITHMONE DUHAN ALKOOL DROGE
  • 24. Konsumimi i alkoolit Nga intervista rezulton se : --58 nxenes nuk e kane konsumuar asnjehere alkoolin,pra 46.7% .Prej tyre 22.4% i perkasin grupmoshes 15 vjece , 36.2% grupmoshes 16 vjece ,36.2% grupmoshes 17 vjecare dhe 5.2 grupmoshes 18 vjece. -- 20 nxenes kane konsumuar vetem nje here alkool ,pra 16% .Prej tyre 10% i perkasin grupmoshes 15vjece, 45% grupmoshes 16 vjece , 35% grupmoshes 17 vjece dhe 10% 18 vjece. 0 10 20 30 40 50 60 70 Asnjehere Njehere Ndonjehere Gjithmone
  • 25. --32 nxenes konsumojne alkool ndonjehere ,pra 25.8%.Prej tyre 15.6 % i perkasin grupmoshes 15vjece , 34.3% grupmoshes 16 vjece, 50.1% grupmoshes 17 vjece dhe 0% grupmoshes 18 vjece. --13 nxenes konsumojne gjithmone alkool ,pra 11.5% .Prej tyre 0% i perkasin grupmoshes 15 vjece ,38.4% grupmoshes 16 vjece,38.4 grupmoshes 17 vjece dhe 23.2% grupmoshes 18 vjece 3.Nga intervista rezulton se rreth 80% e te intervistuarve u ka ndodhur ose kane pare te kryen veprime te rrezikshme nen efektin e alkoolit,droges ose duhanit si psh : -dhune fizike dhe psikologjike --aksidente rrugore --plagosje te vetes ose personave te tjere perreth dhe keta persona shfaqin -humbje vetkontrolli -humbje ndjenjash -dhimbje ne pjese te ndryshme te trupit