2. OBJEKTIVAT
Nxenesi duhet:
-Te perkufizoje ceshte kanceri .
-Te analizoje menyren se si shfaqet dhe
perhapet kanceri.
-Te klasifikoje kancerin sipas rrezikshmerise se
tij .
-Te tregoje llojet e kancerit .
-Te njihet me metodat e kurimit te kancerit.
3. C’eshte kanceri dhe si formohet ai ?
Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat
normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një
mënyrë të kontrolluar.Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të
ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm .
Brenda çdo qelize ekzistojnë disa “gjene kontrollues”,
përgjegjës për të mos lejuar që një qelize “e cmendur” (
qelize qe i nenshtrohet nje ndarje te pa kontrolluar) të
mbijetojë. Që të fillojë procesi tumoral, duhet që edhe
këto “gjene kontrollues” të jenë jashtë përdorimit. Për
shkak të këtij defekti, këto qeliza
dyfishohen/shumëfishohen kur nuk duhet dhe pushtojnë
një numer shumë të madh qelizash të tjera, me po të
njëjtin defekt . Ky proces quhet neoplazme .Në këtë
mënyrë, qelizat e shëndetëshme zëvedësohen nga qelizat
neoplastike.
4. • Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të
trupit, ai quhet neoplazme beninje ose tumor beninj . Tumoret
beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.
• Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të
indeve, ai quhet tumor malinj, ose KANCER. Qelizat e një tumori
malinj, si pasojë ndryshimesh të tjera në gjene, priren të
shkëputen, të pushtojnë indet përreth, të migrojnë nga
organi përkatës (i origjinës) dhe të kolonizojnë pjesë të tjera të
organizmit/trupit. Qelizat kanceroze shpërndahen në pjesë të
ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve
limfatike.Kanceret ndonjëherë janë kërcënuese për jetën.
5. Kater kategorite kryesore te kancerit
1)KARCINOMAT janë kancere qe rrjedhin nga indet
epiteliale dhe përfshijnë rreth 80-90 % te numrit te
përgjithshëm te kancerave. Eshte kanceri me i
zakonshem i diagnostikuar qe prek lekuren, mushkrite,
gjinjte,pankreasin dhe organe e gjendra te tjera.
2)SARKOMAT janë kancere te rralle qe prek muskujt,
kockat dhe indet .
3)LEUCEMIA është kancer i tipit qe karakterizohet me
rritje shume te shpejt te numrit te leukociteve.
4)LIMFOME eshte nje lloj kanceri qe prek sistemin
limfatik qe ka te bej me qelizat qe jane pjese e sistemit
imunitar
6. Llojet e kancereve sipas sistemit apo aparatit qe prekin
KANCERI I LEKURES
Kancer i lekures eshte forma me e shpeshte e kancerit .Melanoma eshte
forma me e rrezikshme malinje e kancerit te lekures qe zhvillohet nga rritja
e pakontrolluar e qelizave melanocite.
SHKAQET: Ekspozimi i rritur në rrezet ultraviolet të diellit është faktori
kryesor që shkakton kancerin e lëkurës, përfshirë dhe Melanomën. Në
faktorët e rrezikut përfshihet edhe faktori gjenetik dhe deficitet në sistemin
imun.
7. KANCERI I MUSHKERIVE
Duke u krahasuar me llojet e tjera të kancereve, kanceri i mushkërisë
përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe
prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen prane ose përhapet me
anë të gjakut në organe të tjera të trupit. Në përgjithësi kanceri i mushkërisë
zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë.
SHKAQET: Konsumimi i duhanit,thithja e tymit te duhanit ,ekspozimi ndaj
asbestit ,ekspozimi ndaj elementeve te tjere si psh. celiku,nikeli,kromi,
qymyrguri etj ,ekspozimi dhe rrezatimi ndaj ndotjeve te tjera te ajrit si psh.
tymi, nafta etj.
8. KANCERI I EZOFAGUT
Ezofagu ndodhet ne kraharor. Është i gjate rreth 25.cm. Ai është pjese traktit
tretës, ku ushqimi lëviz prej gojës ne ezofag ne drejtim te stomakut. Ezofagu
është një tub muskulor.Kanceri i ezofagut mund te jete beninj ose malinj .Dy
llojet kryesore te kancerit jane Adenokarcinoma e ezofagut i cili zakonisht
gjendet ne pjesen e poshtme te ezofagut ne afersi te stomakut. Carcinoma me
qeliza skuamoze e ezofagut i cili zakonisht gjendet ne pjesen e siperme te
ezofagut. Qe te dy tipet fillojne ne qelizat e shtreses se brendshme te ezofagut.
SHKAQET: Konsumimi i duahnit,alkoolit,mosha etj.
9. KANCERI I PANKERASIT
Kanceri në pankreas është tepër i
rrezikëshëm. Vetëm 5 përqind e
pacientëve mund të jetojnë për 5
vjet nga dita e diagnostikimit me
këtë kancer.
SHKAQET:
Mosha,duhanpirja,diabeti,pankreatit
i kronik, faktori gjenetik.
KANCERI I STOMAKUT
Tre janë llojet kryesore të kancerit në
stomak:
•Limfatik, janë kancere të indeve të
sistemit imunitar që ndonjëherë
gjendet në “muret” e stomakut.
•Tumori i stomakut zhvillohet nga
indet e “mureve të stomakut”.
•Tumoret kancerogjene janë tumoret
e qelizave të stomakut.
SHKAQET: anemi,infeksioni
helikobakter,faktori gjenetik,
kequshqyerja,ulcere ne stomak etj.
10. KANCERI I GJAKUT (LEUCEMIA)
Leucemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Ekzistojnë dy lloje të
leucemisë: ajo kronike dhe leucemia akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt
sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leucemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes
zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt.
Leucemia kronike Në fazat e hershme të leucemisë kronike, qelizat leucemike ende mund
të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë
simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leucemi kronike
gjatë ndonjë kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leucemia
kronike përkeqësohet. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe
përkeqësohen gradualisht.
Leucemia akute Në rastin e leucemisë akute, qelizat leucemike nuk mund të bëjnë
asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leucemike
rritet me shpejtësi, prandaj leucemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.
SHKAQET: Substanca kimike,radioaktivet,viruse,ilaci kunder insekteve,nafta etj.
11. KANCERI I GJIRIT
Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit.
-Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit :
KARCINOMA DUCTAL : fillon në kanalet e qumështit nga gjiri e deri tek maja e
gjirit. Kjo lloj karcinome është me e zakonshmja.
KARCINOMA LOBULARE : fillon në pjesët e gjirit te cilat quhen lobula në te cilat
prodhohet qumështi.
Në raste te rralla mund te paraqitet edhe në pjesë te tjera te gjirit.
-Karcinoma e gjirit mund te jete dy lloje :
INVAZIVE do te thotë që karcinoma është përhapur nga kanalet e qumështit në
inde te tjera te gjirit.
JO-INVAZIVE do te thotë se ende nuk janë përfshire indet e tjera te gjirit përveç
në atë vend te lokalizuar.
SHKAQET: Mosha,faktori gjenetik,terapia e rrezatimit ne gjoks,mungesw e
aktivitetit fizik, kequshqyerja,konsumimi i duahnit.
12. KANCERI I VESHKAVE
Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i
veshkave përfshin këto dy lloje të kancereve:
Karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave
shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e
panevojshme)
Karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku
mblidhet urina).
SHKAQET: Pirja e duhanit,obeziteti,faktori gjenetik,
13. Llojet te tjera të kancerit
•Kanceri i zgavrës së gojës
•Kanceri i mushkërive
•Tumor të trurit
•Kanceri i lëkurës
•Kanceri fytit (laringut)
•Kanceri i mëlçisë
•Tumoret e kockës
•Kanceri mezenderit (pjesë e mesit e zorrës së trashë) dhe i rektumit
•Limfoma
•Kanceri i gjirit
•Kanceri i fshikëzës
•Kanceri i stomakut
•Kancer pankreatik
•Onkologji & Hematologji Pediatrike
•Kanceri i prostatës
•Kanceri Endometrial (mitrës)
•Kanceri Cervikal (qafën e mitrës)
•Kanceri i tiroideve
•Kanceri Ovarian
14. KURIMI I KANCERIT
---KIMIOTERAPIA
Kimioterapia eshte nje nder metodat e kurimit te kancerit. Ndryshe nga kirurgjia e cila e
trajton kancerin lokalisht, kimioterapia bën të mundur çrrënjosjen e qelizave tumorale të
përhapura në organizëm me gjakun apo limfen. Kimioterapia përdoret për t’i eliminuar
qelizat kanceroze në të gjitha vendet në trupin e njeriut, duke i vrarë drejtpërdrejt ose
duke e penguar shumimin e qelizave tumore. Kimioterapia vepron mbi të gjitha qelizat
tumore, bile edhe te ato të cilat nuk mund të shihen gjatë ekzaminimeve. Ndjeshmëria e
kimioterapisë është e ndryshme te lloje të ndryshme të tumoreve dhe kjo varet nga tipi i
tumorit dhe vendi prej ku e ka origjinën. Sa më shumë është i ndjeshëm tumori nga
kimioterapia aq më i madh është efikasiteti nga i njëjti.
Kur fillon mjekimi me kimioterapi?
Kimioterapi neoadjuvante mund të fillojë para intervenimit kirurgjik. Ajo ka për qëllim ta
zvogëlojë madhësinë e tumorit, me çka do ta lehtësojë trajtimin kirurgjik, ta zvogëlojë
rrezikun nga përsëritja e sëmundjes dhe ta vlerësojë efikasitetin e ilaçeve në mjekimin e
tumorit.
Kimioterapia adjuvante e cila përdoret pas trajtimit kirurgjik është zgjedhje e mjekimit
me qëllim që ta zvogëlojë rrezikun nga përsëritja e sëmundjes.
Kimioterapia paliative ka për qëllim mjekimin e sëmundjes metastatike.
15. --Me kimioterapi mund të fillohet pas fitimit të rezultateve nga më shumë ekzaminime.
Mjeku varësisht nga rezultatet e cakton tipin e kimioterapisë dhe mënyra e markës së tij.
Kohëzgjatja e kimioterapisë është e ndryshme dhe adaptohet individualisht për çdo të
sëmurë dhe nuk varet nga pesha e sëmundjes.
Si merret kimioterapia?
Kimioterapia mund të merret në më shumë mënyra:
-Intravenoze, që do të thotë marrja e ilaçeve drejtpërdrejtë në venë
-Orale, ilaçet merren përmes gojës
-Intramuskulore, ilaçet injektohen në muskul
-Shumë rrallë drejtpërdrejt në tumor ose në ndonjë zbrazëtirë në organizëm që e ka
përfshirë tumori
Cilat nga këto mënyra të marrjes së ilaçeve kimioterapeutike do të zgjidhet varet nga ajo se
cili lloj i ilaçeve do të përdoren, frekuenca e marrjes së tyre dhe kohëzgjatja e marrjes. Ekipi
mjekësor e adapton mënyrën e marrjes së kimioterapisë për çdo të sëmurë individualisht.
Efikasiteti i kimioterapisë nuk varet nga mënyra e marrjes.
16. Cilat janë reagimet e padëshiruara prej kimioterapisë?
Ilaçet të cilat përdoren në kimioterapi nuk vepron vetëm te qelizat tumore, por edhe te ato
të shëndetshmet, veçanërisht qelizat të cilat shumohen shpesh. Reagimet e padëshiruara
nga kimioterapia janë drejtpërdrejt të lidhura me ilaçin, i cili e ka të administruar dozën e
vet dhe inter reagimet me ilaçet tjera, reagimi individual i çdo pacienti ndaj ilaçeve të
ndryshme, si dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Reagimet më të shpeshta të
padëshiruara nga kimioterapia janë gërditja, vjellja, diarreja, obstipacioni, tharja e gojës,
afta, alopecia (rënia e flokëve). Kimioterapia vepron edhe te palca kurrizore ku prodhohen
qelizat e kuqe dhe të bardha dhe trombocitet që sjell deri te zvogëlimi i tyre që nuk është e
përhershme.
Shpesh paraqitet lodhje, tharje në sy, të mpirit e këmbëve, dhimbje në muskuj, zvogëlimi i
memories dhe çrregullimi i fertilitetit. Shumica e efekteve të padëshiruara nga kimioterapia
nuk janë të përhershme dhe kalojnë, ndërsa mund të parandalohen dhe të limituara me
ilaçe adekuate, dhe këshilla të cilat pacientët i marrin nga mjekët, për çka duhet të kenë
kujdes gjatë mjekimit me kimioterapi.
---NDERHYRJA KIRURGJIKALE
Nderhyrja kirurgjikale eshjte gjithashtu nje nder metodat me te zakonshme per kurimin e
kancerit .Ajo aplikohet ne rastet kur masa tumoriale eshte e perqendruar ne nje zone te
caktuar dhe behet e mundur heqja e saj . Ne varesi te llojit dhe permasave te tumroti
nderhyrja kirurgjikale shoqerohet me kimioterapi para ose pas nderhyrjes.Menyrat e
nderhyrjeve kirurgjikale per heqejen e kancerit sa vine edhe behen me moderne.Madje ne
QSUT eshte bere e mundur heqja e nje mase tumoriale ne tru e nje pacientjeje nderkohe
qe ajo ishte zgjuar.
17. ---ONKOLOGJIA E RREZATIMIT
Onkologjia e Rrezatimit është diciplinë e cila përmes përdorimit të rrezatimit jonizues
shqyrton efektet e rrezatimit në kancer, sjelljen e tumoreve dhe gjithashtu bën hulumtime
në këtë fushë.
Onkologjia e rrezatimit ka dy fusha aplikimi: Radioterapinë dhe Radiokirurgjinë.
RADIOTERAPIA(Terapi me rreze -X)
Radioterapia përdoret si në trajtimin e indeve kanceroze ashtu edhe tek trajtimi i disa
tumoreve jo-malinje me rrezatim. Ajo njihet edhe si “terapi rrezatuese” apo “Terapi me
rreze X“. Rrezet e përdorura në radioterapi kanë për qëllim t’i vrasin kanceroze apo të
ndalojnë rritjen e tyre. Radioterapia aplikohet shpesh në trajtimin e kancerit. 60-80% e
pacientëve të diagnostifikuar me kancer kanë nevojë të paktën për një dozë radioterapie.
Pajisjet trajtuese të përdorura gjatë aplikimit të Onkologjisë Rrezatuese:
1.Rapidark
Rapidark është një pajisje radioterapie e teknologjisë së
lartë e cila redukton sasinë e kohës që pacientët duhet t’i
nënshtrohen terapisë rrezatuese. Ajo siguron rehati më të
madhe dhe lehtësi për pacientin duke ulur kohëzgjatjen
e seancave të radioterapisë nga 15-30 minuta në më pak
se 2 minuta.
18. 2.Trilogjia
Trilogjia është një lloj i përshpejtuesit linear (pajisje LINAC) e cila
përdoret në trajtimin me radioterapi. Pajisja Trilogji bashkon
karakteristika të ndryshme që gjenden në pajisjet e tjera duke
mundësuar ndërhyrjen e saktë nga specialistët në hapësirën
më të shkurtër kohore dhe në një proporcion ideal. Kjo do të
thotë se pacienti merr trajtim më të saktë në hapësirë kohore më të shkurtër.
3.Brakiterapia
Brakiterapia është një metodë që përdoret për të rritur kontrollin lokal të çrregullimit duke
rritur dozën e rrezatimit që aplikohet në tumor para dhe pas radioterapisë së jashtme.
Megjithatë, ajo gjithashtu mund të përdoret më vete për qëllime kurative në pacientët
gjendja e të cilëve ka nevojë për një trajtim të tillë.
Në Brakiterapi burimet radioaktive vendosen në indet e tumorit dhe shënjestrojnë tumoret
me metoda unike duke siguruar kufizimin i dozës rreth burimeve.
Teknikat e përdorura në zbatimin e Onkologjisë së Rrezatimit:
IGRT : Terapia rrezatuese e drejtuar sipas imazhit
IMRT: Terapia rrrezatuese me intensitet të moduluar
Radioterapi konformale: Radioterapia konformale 3D
SRT/SRS: Radioterapia Stereotaktike/Radiokirurgjia Stereotaktike
19. Në bazë të gjendjes së sëmundjes radioterapia mund të ndahet në dy grupe kryesore:
Radioterapia kurative – Në dritën e informatave në dispozicion rreth sëmundjes ajo
aplikohet në rastet kur sëmundja mund të trajtohet plotësisht. Ajo mund të aplikohet vetëm
apo me kirurgji ose kimioterapi.
Radioterapia paliative – Zbatohet në rastet kur është e pamundur shkatërrimi i plotë i
sëmundjes. Qëllimi i saj është të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet dhe për të
përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit që përballen me sëmundje serioze e komplekse.
Për shembull dhimbja e kockave nga një pacient mund të reduktohet me anë të
radioterapisë. Humbja e gjakut mund të vihet nën kontroll me anë të radioterapisë të
aplikuar në tumoret hemorragjike. Doza e rrezatimit të dhënë në këtë lloj radioterapie është
më pak sesa doza e dhënë në radioterapinë kurative. Kohëzgjatja e trajtimit është po ashtu
më e shkurtër.
Radiokirurgjia (Trajtimi kirurgjik pa bisturi dhe pa gjakderdhje duke përdorur rrezet)
Qëllimi themelor në radiokirurgji është drejtimi i rrezeve me energji shumë të ulët në zonën
e sëmurë duke u fokusuar rrezet me energji të larta vetëm në atë zonë.
Qëllimi është që të tkurrë ose vrasë qelizat kanceroze me rreze intensive duke i mbrojtur
indet e shëndosha përreth nga efektet e dëmshme të rrezatimit.
Teknikat e përdorura në aplikimin e Onkologjisë së Rrezatimit SRS / SRT:
Radiokirurgjia Stereotaktike(SRS) njihet si trajtimi i një objektivi specifik perms koordinatave
3-D e cila bën të mundur shkatërrimin e plotë të tumorit me anë të dozave të larta të
rrezatimit.
Në rastet kur kjo terapi aplikohet në më shumë se një seancë (zakonisht 3-5 seanca) quhet
Radioterapi Stereotaktike (SRT).
21. ---IMUNOTERAPIA
Imunoterapia (bioterapia ose terapia biologjike) është një lloj i trajtimit për shërimin e
kancerit përmes së cilës rritet aftësia natyrore e trupit për t’u mbrojtur nga qelizat e
kancerit.
Edhe pse shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurtë se si ndikon imunoterapia në
kancer, deri më tani ata kanë konstatuar se ajo definitivisht mund ta ngadalësojë ose
ndalojë përhapjen e qelizave të kancerit.
Ekzistojnë disa lloje të imunoterapisë, ndërsa më së shumti përdoren:
- terapia qelizore
- terapia me antitrupa
- terapia me citokinine
CAR T - terapia qelizore është një lloj i imunoterapisë, një mënyrë e re e trajtimit
eksperimental përmes të cilit sistemin imunitar stimulohet për t’i njohur dhe sulmuar
qelizat e kancerit, transmeton Koha.net, por edhe sëmundjet e tjera. Imunoterapinë disa
ekspertë e konsiderojnë premtuese.
Këtë vit, FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA) i miratoi edhe 2 ilaçe për
imunoterapi të cilat do të përdoren në trajtimin e melanomës dhe leukemisë kronike
limfocitike.
Ekspertët theksojnë se, për ta trajtuar kancerin, ata synojnë të punojnë në zbulimin e
mënyrave të reja për ta forcuar imunitetin. Kjo e sjell një qasje krejt të re të vrasjes së
qelizave të kancerit.
22. Rëndësia e qelizave T
Qelizat T ndodhen në sistemin vaskular dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme në njohjen
dhe shkatërrimin e infeksionit. Qelizat e kancerit sillen si qeliza normale, kështu që sistemi
imunitar nuk kupton se ato janë të parregullta. Shkencëtarët i kanë modifikuar qelizat T që
ato t’i njohin dhe sulmojnë qelizat e kancerit.
Temperatura e lartë është një shenjë që qelizat T po e bëjnë punën e tyre. Nëse mjekët nuk
mund të arrijnë ta ulin temperaturën e trupit tuaj, ata duhet ta zvogëlojnë nivelin e qelizave
T me ilaçe të tjera dhe ta përfundojnë trajtimin e kancerit.
Hulumtuesit vazhdojë t’i testojnë qelizat e modifikuara T në llojet e tjera të kancerit, si
leukemia, limfoma dhe mieloma. Ata gjithashtu do të punojnë në modifikimin e qelizave T
për trajtimin e kancereve më të zakonshme, si kanceri kolorektal, kanceri ovarian dhe
kanceri i gjirit.
23. A jemi në gjurmë të një ilaçi për kancer?
Kanceri mund të zhvillohet, sepse sistemi imunitar nuk e sulmon absolutisht çdo
qelizë të kancerit. Sistemi imunitar pas një kohe bën pauzë, apo fillon të punojë
më dobët dhe pastaj me kohë vazhdon të punojë siç duhet.
Sikur sistemi imunitar do të ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë kohës,
temperatura e trupit do të ishte e ngritur vazhdimisht dhe do të shfaqej skuqja e
lëkurës.
Shkencëtarët tani janë duke u përpjekur që sa më shumë të jetë e mundur ta
reduktojnë kohëzgjatjen e këtyre fazave gjatë të cilave sistemi imunitar punon më
dobët. Ky lloj i trajtimit duhet të jetë i suksesshëm në kancerin e mushkërive,
fshikëzës dhe veshkave.
Megjithatë, ekziston një rrezik që qelizat T të fillojnë t’i sulmojnë edhe qelizat e
shëndetshme të trupit. Kjo mund të shkaktojë probleme si koliti, hepatiti, skuqje
të rënda të lëkurës, inflamacion të hipofizës dhe inflamacion të tiroideve. Deri
tani, ky lloj trajtimi ka ndihmuar në shërimin e melanomës, formës më të
rrezikshme të kancerit të lëkurës.
Shkencëtarët shpresojnë se do të kenë rezultate po aq pozitive në trajtimin e
kancerit të gjirit, mushkërive, qafës së mitrës, prostatës, kokës, qafës, tiroideve
dhe veshkave.