SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  16
Projekt
Lenda:Kimi
Klasa:XIc
Tema:Roli i omega 3 dhe omega 6 ne sistemin e
qarkullimit te gjakut.
Objektivat
Nxenesi duhet:
-Te njihet me strukturat dhe ndertimin e omega 3
dhe omega 6.
-Te analizoje perfitimet mjekesore qe kane
omega 3 dhe 6 ne sistemin e qarkullimit te
gjakut.
-Te njihet me perfitimet e tjera mjekesore qe
kane omega 3 dhe 6 ne organizmin tone.
-Te njihet me produktet qe permbajne omega 3
he 6 dhe rendesine e konsumimit te tyre.
C’fare jane Omega 3 dhe Omega 6?
•Omega-3, (acidi alfa linolenik) me permbajtje te larte ne EPA dhe DHA eshte padyshim acidi
yndyror me i rendesishem per organizmin tone duke luajtur nje sere funksionesh.
Omega-3 luan nje rol te rendesishem ne rregullimin e nivelit te kolesterolit, duke evituar rritjen
e tij dhe formimin e pllakave arteriale. Gjithashtu eshte e rendesishme kunder inflamacioneve si
reumatizma, artriti dhe c’rregullime te ndryshme te traktit tretes.
•Omega-6, (acidi linoleik) nese konsumohet ne dieten tende duke mos e shoqeruar me Omega-
3 mund te provokoje inflamacione. Eshte i rendesishem nje balancim ne konsumimin e ketyre
dy acideve yndyrore. Omega-6 ka funksione shume te rendesishme ne sistemin hormonal dhe
mund te transformohet lehtesisht ne acid gama-linoleik dhe acid arakidonik, te dy shume te
nevojshem ne lidhje me probleme dermatologjike, vecanerisht ne raste te lekures se thate ose
reaksioneve alergjike si psoriaza.
Ku gjenden Omega-3-6?
Te dyja Omega-3 dhe Omega-6 jane nutrient thelbesor per elasticitetin e membranave qelizore.
Nese organizmi ka mungese te ketyre acideve yndyrore do te perdore te tjere me pak te
pershtatshem per ndertimin e qelizave, duke sjelle si pasoje qeliza me membrana qelizore me
pak elastike dhe me pak funksionale, duke reduktuar mireqenien tone. Acidet yndyrore jo te
saturuara Omega 3-6 luajne nje sere funksionesh ne organizem dhe marrja e tyre sigurisht
eshte shume perfituese per shendetin tone. Nje konsum i duhur dhe i rregullt i Omega 3-6
ndihmon ne kontrollin e nivelit te kolesterolit LDL ne organizem dhe, ndihmon ne ruajtjen e
peshes.
Strukturat
Ka 3 lloje te acideve yndyrore te
Omega 3
EPA
Ky lloj Omega 3 gjendet kryesisht ne : peshk , ushqime te pasuruara si
psh disa marka te vezeve , leng portokalli etj. Mund te blihen edhe ne
farmaci keto suplemente te EPA. Ky lloj omega 3 ( EPA) ndihmon per te
pakesuar proceset inflamative te trupit.
DHA
Gjendet ne : peshk , ushqime te pasuruara si psh disa marka te vezeve ,
leng portokalli , tek disa alga etj. Omega 3 ( DHA ) eshte thelbesor per
shendetin dhe funksionin e trurit.
ALA
Kjo forme e Omega 3 eshte me shumice tek arrat , vaji i sojes , vaji i
fares se lirit , vaji i kanoles , vaji i ullirit etj. Trupi yne e konverton ALA
ne format e saj me aktive si EPA dhe DHA por ne sasi mjaf te vogel.
Perfitimet mjekesore te omega 3 dhe omega 6 ne
sistemin e qarkullimit te gjakut
•Ulin nivelin e lartë të triglicerideve në gjak
Marrja e suplementeve me vaj peshku me permbajtje Omega 3 ndikon drejtperdrejte ne uljen e
sasise se triglicerideve ne gjak. Duke ndikuar ne reduktimin e sasise se triglicerideve behet e
mundur menjanimi i nje faktori madhor ne semundjet kardiake.DHA ndikon tek trigliceridet.
Trigliceridet janë njohur si fakor rreziku i pavarur për sëmundjet ishemike të zemrës dhe vdekjen
kardio vaskulare .EPA dhe DHA janë substanca me efekt të fuqishëm kur administrohen në
pacientët me hipertrigliceridemi. Efekti është dozë-vartës. Ekzistojnë një numër i madh faktesh
të cilat tregojnë që n-3 PUFA zvogëlon përqëndrimin plazmatik të triglicerideve nëpërmjet
zvogëlimit të prodhimit endogjen të lipoproteinës me densitet shumë të ulët. Zvogëlimi
postprandial i përqëndrimit plazmatik të triglicerideve nga n-3 PUFA pjesërisht mund të
shpjegojë pse marrja e n-3 PUFA ka një lidhje të anasjelltë me vdekjen kardiovaskulare . Veprimi
është i lidhur direkt me nivelin plazmatik fillestar të triglicerideve(26). Vecanërisht në pacientët
me nivele shumë të larta të triglicerideve, përfitimet janë lehtësisht të dukshme
•Veti antiaritmike
Efekti antiaritmik i PUFA vjen si pasojë e aftësisë së tyre për të modifikuar vetitë
elektrofiziologjike të qelizave kardiake (kardiocytes) . Është parë eksperimentalisht se ato janë të
afta të ndikojnë si mbi potencialin e membranës në prehje apo gjatë diastolës ashtu edhe mbi
zgjatjen e periudhës refraktare . Në këtë mënyrë, ata ndërhyjnë në përcjellshmërinë e kanaleve
jonike në sarkolemë dhe veprojnë duke stabilizuar elektrikisht cdo qelizë të muskulit kardiak.
Efekti antiaritmik i PUFA mendohet të jetë përgjegjës për uljen domethënëse të vdekjes së
papritur, e parë kjo në shumë prova klinike me Omega-3.
•Kane veti antiinflamatore
Qelizat inflamatore kanë veprime të shumëfishta kur rrethojnë
qelizat e muskulaturës së lëmuar. Në stadet e hërshme të
aterogjenezes ato prodhojne citokinat dhe faktorin e rritjes të cilat
tërheqin qelizat e muskulaturës së lëmuar duke stimuluar kështu
proliferimin e tyre. Më vonë, ato prodhojnë citokinat të cilat
frenojnë prodhimin e matriksit dhe induktojnë vdekjen (apoptosis)
e qelizave të muskulaturës së lëmuar, ndërsa në të njëjtën kohë
shkatërrojnë matriksin e kapsulës fibroze .
Omega-3 dhe omega-6 PUFA janë të përfshira edhe në
homeostazën e vazave të gjakut. Ndërkohë që PUFA prej familjes
omega-3 rezultojnë në prostaglandina që zvogëlojnë përgjigjen
inflamatore, PUFA nga familja omega-6 kanë efekt të kundërt. Pra,
Omega-3 dhe omega-6 PUFA janë të afta të ndikojnë në procesin
inflamator . Ato konkurojnë për të njëjtën enzimë. Rritja në dietë e
njërës prej tyre, ul metabolizmin e tjetrës.
•Ulin frekuencen kardiake.
Konsumimi i PUFA shoqërohet gjithashtu edhe me ulje të frekuencës kardiake.
Në eksperimentet kros-seksional në 9758 burra pa sëmundje koronare , u vu re
një ulje domethënëse e frekuencës kardiake në lidhje me konsumin e PUFA.
Midis konsumatorëve të vajit të peshkut të cilët hanin peshk më shumë se
2 herë në javë u vu re një ulje e frekuencës kardiake me 2,4 rrahjë në minutë
në krahasim me ata të cilët nuk konsumonin peshk. Serisht, efekti duket të jetë
dozë-vartës .
•Ulin presionin e gjakut
Vaji i peshkut mund të japë një ulje të lehtë të presionit të gjakut (0,18,34,35).
Ky efekt është dozë-vartës. Megjithëse modest, ky fakt mund të ndihmojë ne
zvogëlimin e ndodhive klinike.
Perfitime te tjera mjekesore
•Artriti reumatoid
Nje numer studimesh kane theksuar se suplementet e Omega 3 dhe konkretisht EPA+DHA
reduktojne ndjeshem ngurtesimin dhe proceset inflamatore te ligamenteve .
•Depresioni
Sipas disa studimeve te kryera ,popullatat qe konsumojne me shume prodhime deti te
cilat kane nivele te larta te Omega 3 kane predispozite me te ulet per tu prekur nga
depresioni. Vete Omega 3 ka veti te ndihmoje ne uljen e simptomave depresive te
crregullimit bipolar.
•Astma
Nje diete e larte me Omega 3 ose suplementet e saj ul inflamimin ,nje proces ky tek
astma. Mendohet se konsumimi i sasive te nevojshme te suplementeve te Omega 3
zvogelon perdorimin e medikamenteve qe perdoren per trajtimin e kesaj semundjeje.
•ADHD ( Attention Deficit Hyperactivity Disorder )
Omega 3 mund te zvogeloje simptomat e ADHD ne disa femije dhe te permiresoje
funksionin e tyre njohes.
•Shendeti gjate shtatzanise.
DHA eshte e rendesishme per zhvillimin vizual dhe neurologjik te foshnjes. Megjithate kur
bie fjala per zhvillimin e femijes ende te palindur ,cdo informacion duhet marre me shume
rezerva pasi edhe studimet jane ende ne numer te paket te rasteve.
•Semundja e Alzheimer dhe demenca.
Sipas studimeve me te fundit DHA ka nje veprim pozitiv mbi humbjen graduale
te kujteses dhe demencen. Veprimi i saj shihet gjithnje e me pozitiv nga
kerkuesit e kasaj fushe sepse ne pothuajse te gjitha rastet e perdorimit te
Omega 3 jane vene re ndyshime te matshme.
Zemra dhe truri jane gjithashu subjekte te perfitimit te efekteve te omega 3.
Goditjet ne tru ose zemer mund te reduktohen nqs mbahet nen kontroll
arterioskleroza dhe faktore te tjere ne te cilet Omega 3 ka nje rol permiresues.
Nje preparat mjaft i njohur eshte LOVAZA qe permban nje kombinim te EPA
dhe DHA.
•Suplementët Omega – 3 mund të ndihmojnë duhanpirësit që të heqin dorë
nga ky ves.
Duhanpirësit të cilëve iu dha çdo ditë kapsula omega – 3 përgjatë 1 muaji, ulën
dozën e konsumit të duhanit me 11 përqind. Pirja e duhanit ul nivelin e acideve
yndyrore në tru, esenciale sidomos atë të omega – 3. Mungesa e omega – 3
dëmton strukturën qelizave nervore dhe ndërpret komunikimin midis nervave
në disa pjesë të trurit ku bëjnë pjesë ndjesia e kënaqësisë dhe
sadisfaksionit.Sipas shkencëtarëve këto pjesë të trurit janë esenciale në
vendimmarrje dhe shumtë të rëndësishme sa i përket varësisë, ndaj mungesa e
Omega – 3 bën që trupi ta ketë të vështirë që t’i rezistojë dëshirës për një
tjetër cigare.
Cilat produkte ushqimore jane burim i omega 3 dhe
omega 6?
Te pasur me Omega-3-6-9 jane peshqit me yndyre si salmoni,
sardelet, koce, vaj peshku Krill, arrat, farat e linit, farat e lulediellit,
farat e kungullit, farat e susamit, vaj i ullirit, avokado.
• Vaji Krill eshte nje burim Omega-3 me biodisponibiliet te madh ne krahasim me burime te tjera natyrore te
Omega-3, dhe eshte shume i vecante fale karakteristikes se fosfolipideve qe e bejne kete vaj unik.
Ndryshe nga vaji i peshkut ose vaji i linit, te cilat jane te ndertuara ne trigliceride qe transformohen ne melci ne
fosfolipide, vaji Krill mund te perdoret direkt ne organizem pa qene i nevojshem transformimi.
Si burim natyror i Omega-3, vaji Krill ndihmon vecanerisht ne raste te nivelit te larte te kolesterolit, duke ndihmuar
ne uljen e kolesterolit dhe si pasoje ne reduktimin e rrezikut te arteriosklerozes dhe probleme te lidhura me te.
Fosfolipidet e vajit Krill jane shume te ngjashme me fosfolipidet e trurit tone. Keto luajne nje rol kyc ne rrjetin e
nervave dhe te qelizave te trurit. Fosfolipidet ndihmojne ne formimin e neurotransmetueseve dhe sigurojne
fleksibilitet te membranave qelizore. Fosfolipidet e vajit Krill fale ngjashmerise se struktures biokimike me fosfolipidet
e trurit, jane te konsideruar nje burim ushqimor per trurin dhe nervat dhe mund te perdoren ne menyre optimale
prej organizmit tone.
Vaji Krill, ashtu sikurse te gjitha acidet yndyrore Omega-3 mund te perdoret ne raste te proceseve inflamatore.
Permban shume antioksidante, vecanerisht astaxantina, nje antioksidant shume aktiv qe i jep ngjyren e
kuqe. Astaxantina neutralizon radikalet e lire dhe luan nje rol te fuqishem ne mbrojten e qelizave. Astaxantina eshte
100 here me e fuqishme se betakarotene ose vitamina E. Ne studime mbi antioksidanet eshte treguar qe eshte 1000
here me efektive se vitamina C.
Eshte shume e rendesishme per organizmin nje diete e shendetshme dhe e ekuilibruar me acidet yndyrore te
saturuara dhe ato jo te saturuara. Duhet ndjekur nje plan ushqimor i pasur me peshk, perime, vaji ulliri, farat e
permendura me siper dhe, sa me pak yndyre te monosaturuar. Ne vendin tone konsumimi i peshkut me yndyre eshte
shume i ulet. Si suplement ushqimor vaji Krill mund te merret ne forme te rregullt duke te falur keshtu nje stil jetese
te shendetshme dhe aktive.
•Vaji i Peshkut
Në organizmin tonë ndihmon shumë edhe
vaji i peshkut, i cili është një produkt ushqimor
që kuron disa nga sëmundjet, të cilat jo rrallë
herë sjellin edhe vdekjen. Vetitë e tij është shumë
e vështirë t'i gjesh në produkte të tjera ushqimore.
Acidet yndyrore Omega -3 që ndodhen në vaj,
të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve
të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit të enëve
të gjakut dhe nivelin e triglicerideve.
Vaji i peshkut minimizon infeksionin e kyçeve dhe
degjenerimin makular ( sëmundje e syve). Është shumë
i dobishëm sepse ekuilibron acidin yndyror omega -3 me
atë omega-6.
Kapsulat e vajit të peshkut nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë
këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit.
Vaji i peshkut është një produkt i cili ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit të
organizmi tonë. Por, së fundi një shqyrtim i hulumtimeve sugjeron se vaji i peshkut mund të mbroj
edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit. Studiuesit Kinez kanë shikuar në mbi 21 studime dhe kanë
gjetur se një përdorim i lartë i vajit të peshkut, jo domosdoshmërisht vet peshku, dukej se ishte i lidhur
me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë gjatë jetës. Në mënyrë specifike ata zbuluar se
konsumi i lartë i acideve yndyrore që gjenden në vaj peshku ishte i lidhur (asociuar) me 14 përqind
zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë post-menopauze.

Contenu connexe

Tendances

Parimet e ndihmes se shpejte
Parimet e ndihmes se shpejteParimet e ndihmes se shpejte
Parimet e ndihmes se shpejteHysni Dida
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Ndotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiNdotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiErvis Leçi
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet16211903
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimVlora Osmani
 
Ndotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurmaNdotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurmaAtien Mati
 
Një jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeMario Peleshka
 
Elementet kimike
Elementet kimike Elementet kimike
Elementet kimike Dritan Baha
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drDonalda Kellezi
 
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI Emiljano Vladi
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneFialdoMema
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 

Tendances (20)

Parimet e ndihmes se shpejte
Parimet e ndihmes se shpejteParimet e ndihmes se shpejte
Parimet e ndihmes se shpejte
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Ndotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiNdotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne Shqiperi
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
 
Ndotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurmaNdotja e mjedisit nga zhurma
Ndotja e mjedisit nga zhurma
 
Një jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshme
 
Elementet kimike
Elementet kimike Elementet kimike
Elementet kimike
 
Pitagora
PitagoraPitagora
Pitagora
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te dr
 
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
MATEMATIKA PROJEKT BY ELDA VLADI
 
Tema:Mjedisi
Tema:MjedisiTema:Mjedisi
Tema:Mjedisi
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Lojrat popullore
Lojrat populloreLojrat popullore
Lojrat popullore
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 

Similaire à Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut

23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...nastela1
 
Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Egla Mërzheku
 
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjetMarjan DODAJ
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimoreXhuLia Muca
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetBurim Derveni
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetKorba Ferizaj
 
Ushqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeErvis Duti
 
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE Universiteti Politeknik Tirane
 

Similaire à Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut (13)

23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
23208349 hiperkolesterolemia-si-perkufizim-eshte-permbajtja-plasma-tike-e-kol...
 
Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
 
Prezantim
Prezantim  Prezantim
Prezantim
 
Dietologji
DietologjiDietologji
Dietologji
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimore
 
Te ushqyerit
Te ushqyeritTe ushqyerit
Te ushqyerit
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
 
Ushqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshme
 
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
 
Projekt kimi
Projekt kimiProjekt kimi
Projekt kimi
 

Plus de Klevi Hoxha

Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreKlevi Hoxha
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Klevi Hoxha
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreKlevi Hoxha
 
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteFigura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteKlevi Hoxha
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitKlevi Hoxha
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKlevi Hoxha
 

Plus de Klevi Hoxha (10)

Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Siguria rrugore
Siguria rrugoreSiguria rrugore
Siguria rrugore
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes Perendimore
 
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne boteFigura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
Figura te njohura te sportit ne Shqiperi dhe ne bote
 
England
 England England
England
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
Alkooli
Alkooli Alkooli
Alkooli
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
 

Roli i Omega 3 dhe Omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut

  • 1. Projekt Lenda:Kimi Klasa:XIc Tema:Roli i omega 3 dhe omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut.
  • 2. Objektivat Nxenesi duhet: -Te njihet me strukturat dhe ndertimin e omega 3 dhe omega 6. -Te analizoje perfitimet mjekesore qe kane omega 3 dhe 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut. -Te njihet me perfitimet e tjera mjekesore qe kane omega 3 dhe 6 ne organizmin tone. -Te njihet me produktet qe permbajne omega 3 he 6 dhe rendesine e konsumimit te tyre.
  • 3. C’fare jane Omega 3 dhe Omega 6? •Omega-3, (acidi alfa linolenik) me permbajtje te larte ne EPA dhe DHA eshte padyshim acidi yndyror me i rendesishem per organizmin tone duke luajtur nje sere funksionesh. Omega-3 luan nje rol te rendesishem ne rregullimin e nivelit te kolesterolit, duke evituar rritjen e tij dhe formimin e pllakave arteriale. Gjithashtu eshte e rendesishme kunder inflamacioneve si reumatizma, artriti dhe c’rregullime te ndryshme te traktit tretes. •Omega-6, (acidi linoleik) nese konsumohet ne dieten tende duke mos e shoqeruar me Omega- 3 mund te provokoje inflamacione. Eshte i rendesishem nje balancim ne konsumimin e ketyre dy acideve yndyrore. Omega-6 ka funksione shume te rendesishme ne sistemin hormonal dhe mund te transformohet lehtesisht ne acid gama-linoleik dhe acid arakidonik, te dy shume te nevojshem ne lidhje me probleme dermatologjike, vecanerisht ne raste te lekures se thate ose reaksioneve alergjike si psoriaza. Ku gjenden Omega-3-6? Te dyja Omega-3 dhe Omega-6 jane nutrient thelbesor per elasticitetin e membranave qelizore. Nese organizmi ka mungese te ketyre acideve yndyrore do te perdore te tjere me pak te pershtatshem per ndertimin e qelizave, duke sjelle si pasoje qeliza me membrana qelizore me pak elastike dhe me pak funksionale, duke reduktuar mireqenien tone. Acidet yndyrore jo te saturuara Omega 3-6 luajne nje sere funksionesh ne organizem dhe marrja e tyre sigurisht eshte shume perfituese per shendetin tone. Nje konsum i duhur dhe i rregullt i Omega 3-6 ndihmon ne kontrollin e nivelit te kolesterolit LDL ne organizem dhe, ndihmon ne ruajtjen e peshes.
  • 4.
  • 6. Ka 3 lloje te acideve yndyrore te Omega 3 EPA Ky lloj Omega 3 gjendet kryesisht ne : peshk , ushqime te pasuruara si psh disa marka te vezeve , leng portokalli etj. Mund te blihen edhe ne farmaci keto suplemente te EPA. Ky lloj omega 3 ( EPA) ndihmon per te pakesuar proceset inflamative te trupit. DHA Gjendet ne : peshk , ushqime te pasuruara si psh disa marka te vezeve , leng portokalli , tek disa alga etj. Omega 3 ( DHA ) eshte thelbesor per shendetin dhe funksionin e trurit. ALA Kjo forme e Omega 3 eshte me shumice tek arrat , vaji i sojes , vaji i fares se lirit , vaji i kanoles , vaji i ullirit etj. Trupi yne e konverton ALA ne format e saj me aktive si EPA dhe DHA por ne sasi mjaf te vogel.
  • 7.
  • 8. Perfitimet mjekesore te omega 3 dhe omega 6 ne sistemin e qarkullimit te gjakut •Ulin nivelin e lartë të triglicerideve në gjak Marrja e suplementeve me vaj peshku me permbajtje Omega 3 ndikon drejtperdrejte ne uljen e sasise se triglicerideve ne gjak. Duke ndikuar ne reduktimin e sasise se triglicerideve behet e mundur menjanimi i nje faktori madhor ne semundjet kardiake.DHA ndikon tek trigliceridet. Trigliceridet janë njohur si fakor rreziku i pavarur për sëmundjet ishemike të zemrës dhe vdekjen kardio vaskulare .EPA dhe DHA janë substanca me efekt të fuqishëm kur administrohen në pacientët me hipertrigliceridemi. Efekti është dozë-vartës. Ekzistojnë një numër i madh faktesh të cilat tregojnë që n-3 PUFA zvogëlon përqëndrimin plazmatik të triglicerideve nëpërmjet zvogëlimit të prodhimit endogjen të lipoproteinës me densitet shumë të ulët. Zvogëlimi postprandial i përqëndrimit plazmatik të triglicerideve nga n-3 PUFA pjesërisht mund të shpjegojë pse marrja e n-3 PUFA ka një lidhje të anasjelltë me vdekjen kardiovaskulare . Veprimi është i lidhur direkt me nivelin plazmatik fillestar të triglicerideve(26). Vecanërisht në pacientët me nivele shumë të larta të triglicerideve, përfitimet janë lehtësisht të dukshme •Veti antiaritmike Efekti antiaritmik i PUFA vjen si pasojë e aftësisë së tyre për të modifikuar vetitë elektrofiziologjike të qelizave kardiake (kardiocytes) . Është parë eksperimentalisht se ato janë të afta të ndikojnë si mbi potencialin e membranës në prehje apo gjatë diastolës ashtu edhe mbi zgjatjen e periudhës refraktare . Në këtë mënyrë, ata ndërhyjnë në përcjellshmërinë e kanaleve jonike në sarkolemë dhe veprojnë duke stabilizuar elektrikisht cdo qelizë të muskulit kardiak. Efekti antiaritmik i PUFA mendohet të jetë përgjegjës për uljen domethënëse të vdekjes së papritur, e parë kjo në shumë prova klinike me Omega-3.
  • 9. •Kane veti antiinflamatore Qelizat inflamatore kanë veprime të shumëfishta kur rrethojnë qelizat e muskulaturës së lëmuar. Në stadet e hërshme të aterogjenezes ato prodhojne citokinat dhe faktorin e rritjes të cilat tërheqin qelizat e muskulaturës së lëmuar duke stimuluar kështu proliferimin e tyre. Më vonë, ato prodhojnë citokinat të cilat frenojnë prodhimin e matriksit dhe induktojnë vdekjen (apoptosis) e qelizave të muskulaturës së lëmuar, ndërsa në të njëjtën kohë shkatërrojnë matriksin e kapsulës fibroze . Omega-3 dhe omega-6 PUFA janë të përfshira edhe në homeostazën e vazave të gjakut. Ndërkohë që PUFA prej familjes omega-3 rezultojnë në prostaglandina që zvogëlojnë përgjigjen inflamatore, PUFA nga familja omega-6 kanë efekt të kundërt. Pra, Omega-3 dhe omega-6 PUFA janë të afta të ndikojnë në procesin inflamator . Ato konkurojnë për të njëjtën enzimë. Rritja në dietë e njërës prej tyre, ul metabolizmin e tjetrës.
  • 10. •Ulin frekuencen kardiake. Konsumimi i PUFA shoqërohet gjithashtu edhe me ulje të frekuencës kardiake. Në eksperimentet kros-seksional në 9758 burra pa sëmundje koronare , u vu re një ulje domethënëse e frekuencës kardiake në lidhje me konsumin e PUFA. Midis konsumatorëve të vajit të peshkut të cilët hanin peshk më shumë se 2 herë në javë u vu re një ulje e frekuencës kardiake me 2,4 rrahjë në minutë në krahasim me ata të cilët nuk konsumonin peshk. Serisht, efekti duket të jetë dozë-vartës .
  • 11.
  • 12. •Ulin presionin e gjakut Vaji i peshkut mund të japë një ulje të lehtë të presionit të gjakut (0,18,34,35). Ky efekt është dozë-vartës. Megjithëse modest, ky fakt mund të ndihmojë ne zvogëlimin e ndodhive klinike.
  • 13. Perfitime te tjera mjekesore •Artriti reumatoid Nje numer studimesh kane theksuar se suplementet e Omega 3 dhe konkretisht EPA+DHA reduktojne ndjeshem ngurtesimin dhe proceset inflamatore te ligamenteve . •Depresioni Sipas disa studimeve te kryera ,popullatat qe konsumojne me shume prodhime deti te cilat kane nivele te larta te Omega 3 kane predispozite me te ulet per tu prekur nga depresioni. Vete Omega 3 ka veti te ndihmoje ne uljen e simptomave depresive te crregullimit bipolar. •Astma Nje diete e larte me Omega 3 ose suplementet e saj ul inflamimin ,nje proces ky tek astma. Mendohet se konsumimi i sasive te nevojshme te suplementeve te Omega 3 zvogelon perdorimin e medikamenteve qe perdoren per trajtimin e kesaj semundjeje. •ADHD ( Attention Deficit Hyperactivity Disorder ) Omega 3 mund te zvogeloje simptomat e ADHD ne disa femije dhe te permiresoje funksionin e tyre njohes. •Shendeti gjate shtatzanise. DHA eshte e rendesishme per zhvillimin vizual dhe neurologjik te foshnjes. Megjithate kur bie fjala per zhvillimin e femijes ende te palindur ,cdo informacion duhet marre me shume rezerva pasi edhe studimet jane ende ne numer te paket te rasteve.
  • 14. •Semundja e Alzheimer dhe demenca. Sipas studimeve me te fundit DHA ka nje veprim pozitiv mbi humbjen graduale te kujteses dhe demencen. Veprimi i saj shihet gjithnje e me pozitiv nga kerkuesit e kasaj fushe sepse ne pothuajse te gjitha rastet e perdorimit te Omega 3 jane vene re ndyshime te matshme. Zemra dhe truri jane gjithashu subjekte te perfitimit te efekteve te omega 3. Goditjet ne tru ose zemer mund te reduktohen nqs mbahet nen kontroll arterioskleroza dhe faktore te tjere ne te cilet Omega 3 ka nje rol permiresues. Nje preparat mjaft i njohur eshte LOVAZA qe permban nje kombinim te EPA dhe DHA. •Suplementët Omega – 3 mund të ndihmojnë duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves. Duhanpirësit të cilëve iu dha çdo ditë kapsula omega – 3 përgjatë 1 muaji, ulën dozën e konsumit të duhanit me 11 përqind. Pirja e duhanit ul nivelin e acideve yndyrore në tru, esenciale sidomos atë të omega – 3. Mungesa e omega – 3 dëmton strukturën qelizave nervore dhe ndërpret komunikimin midis nervave në disa pjesë të trurit ku bëjnë pjesë ndjesia e kënaqësisë dhe sadisfaksionit.Sipas shkencëtarëve këto pjesë të trurit janë esenciale në vendimmarrje dhe shumtë të rëndësishme sa i përket varësisë, ndaj mungesa e Omega – 3 bën që trupi ta ketë të vështirë që t’i rezistojë dëshirës për një tjetër cigare.
  • 15. Cilat produkte ushqimore jane burim i omega 3 dhe omega 6? Te pasur me Omega-3-6-9 jane peshqit me yndyre si salmoni, sardelet, koce, vaj peshku Krill, arrat, farat e linit, farat e lulediellit, farat e kungullit, farat e susamit, vaj i ullirit, avokado. • Vaji Krill eshte nje burim Omega-3 me biodisponibiliet te madh ne krahasim me burime te tjera natyrore te Omega-3, dhe eshte shume i vecante fale karakteristikes se fosfolipideve qe e bejne kete vaj unik. Ndryshe nga vaji i peshkut ose vaji i linit, te cilat jane te ndertuara ne trigliceride qe transformohen ne melci ne fosfolipide, vaji Krill mund te perdoret direkt ne organizem pa qene i nevojshem transformimi. Si burim natyror i Omega-3, vaji Krill ndihmon vecanerisht ne raste te nivelit te larte te kolesterolit, duke ndihmuar ne uljen e kolesterolit dhe si pasoje ne reduktimin e rrezikut te arteriosklerozes dhe probleme te lidhura me te. Fosfolipidet e vajit Krill jane shume te ngjashme me fosfolipidet e trurit tone. Keto luajne nje rol kyc ne rrjetin e nervave dhe te qelizave te trurit. Fosfolipidet ndihmojne ne formimin e neurotransmetueseve dhe sigurojne fleksibilitet te membranave qelizore. Fosfolipidet e vajit Krill fale ngjashmerise se struktures biokimike me fosfolipidet e trurit, jane te konsideruar nje burim ushqimor per trurin dhe nervat dhe mund te perdoren ne menyre optimale prej organizmit tone. Vaji Krill, ashtu sikurse te gjitha acidet yndyrore Omega-3 mund te perdoret ne raste te proceseve inflamatore. Permban shume antioksidante, vecanerisht astaxantina, nje antioksidant shume aktiv qe i jep ngjyren e kuqe. Astaxantina neutralizon radikalet e lire dhe luan nje rol te fuqishem ne mbrojten e qelizave. Astaxantina eshte 100 here me e fuqishme se betakarotene ose vitamina E. Ne studime mbi antioksidanet eshte treguar qe eshte 1000 here me efektive se vitamina C. Eshte shume e rendesishme per organizmin nje diete e shendetshme dhe e ekuilibruar me acidet yndyrore te saturuara dhe ato jo te saturuara. Duhet ndjekur nje plan ushqimor i pasur me peshk, perime, vaji ulliri, farat e permendura me siper dhe, sa me pak yndyre te monosaturuar. Ne vendin tone konsumimi i peshkut me yndyre eshte shume i ulet. Si suplement ushqimor vaji Krill mund te merret ne forme te rregullt duke te falur keshtu nje stil jetese te shendetshme dhe aktive.
  • 16. •Vaji i Peshkut Në organizmin tonë ndihmon shumë edhe vaji i peshkut, i cili është një produkt ushqimor që kuron disa nga sëmundjet, të cilat jo rrallë herë sjellin edhe vdekjen. Vetitë e tij është shumë e vështirë t'i gjesh në produkte të tjera ushqimore. Acidet yndyrore Omega -3 që ndodhen në vaj, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit të enëve të gjakut dhe nivelin e triglicerideve. Vaji i peshkut minimizon infeksionin e kyçeve dhe degjenerimin makular ( sëmundje e syve). Është shumë i dobishëm sepse ekuilibron acidin yndyror omega -3 me atë omega-6. Kapsulat e vajit të peshkut nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit. Vaji i peshkut është një produkt i cili ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit të organizmi tonë. Por, së fundi një shqyrtim i hulumtimeve sugjeron se vaji i peshkut mund të mbroj edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit. Studiuesit Kinez kanë shikuar në mbi 21 studime dhe kanë gjetur se një përdorim i lartë i vajit të peshkut, jo domosdoshmërisht vet peshku, dukej se ishte i lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë gjatë jetës. Në mënyrë specifike ata zbuluar se konsumi i lartë i acideve yndyrore që gjenden në vaj peshku ishte i lidhur (asociuar) me 14 përqind zvogëlim të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë post-menopauze.