SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  12
Mr. Sc. Korab Grabovci
E DREJTA CIVILE
GJILAN, 2017
KORAB GRABOVCI
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
1
E drejta civile është degë pozitive e së drejtë, e cila njëherit është edhe dega më e vjetër e së
drejtës dhe përfshin tërësinë e normavejuridike-civileme të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore
me karakter pasuror, respektivisht edhe marrëdhëniet shoqërore që fillimisht nuk kanë karakter
pasuror por marin karakterin pasuror në instancë të fundit.
I. PARIMET E TË DREJTËS CIVILE
Parimet e së drejtës civile janë barazia e palëve dhe e vullneteve të tyre, iniciativa e lirë e palëve,
qarkullueshmëria e të drejtave subjektive civile dhe sanksioni pasuror.
Barazia e palëve dhe e vullneteve të tyre në marrëdhëniet juridike civile.
Barazia e palëve në procedurën civileështë njëri ndër parimet kryesoredhe palët gjithmonëduhet
të jenë të barabarta në çdo marrëdhëniejuridike civile pavarësisht nga statusi i tyre, që nënkupton që
vullneti i njërës palë nuk duhet ti nënshtrohet palës tjetër dhe se pjesëmarrësit nëprocedurëcivile janë
të barabartë1.
Iniciativa e lirë e palëve (parimi i dispozitivitetit).
Ky parim nënkupton iniciativën e lirë të palëve të marrin vet iniciativën që të krijojnë ose
ndryshojnënjëmarrëdhëniejuridikecivile. Subjektet emarrëdhënievejuridikecivilevendosin në bazë
të vullnetit të tyre nëse do të hyjnë në një marrëdhënie juridike civile apo jo, me kënd dhe kur do të
hyjnë, se cili do të jetë objekti i marrëdhënies etj.
Në të drejtën sendore autonomia e vullnetit të palëve vjen në shprehje nëpërmjet lirisë së
shfrytëzimit dhe dispinimit të pronës, në të drejtën e detyrimeve nëpërmjet lirisë së kontraktimit dhe
përgjegjësisëpër shpërblimin edëmit mbi bazën e fajësisë, ndërsa nëtë drejtën trashëgimorenëpërmjet
shprehjes së vullnetit të fundit të trashëgimlënësit me anë të testamentit.
Qarkullueshmëria (bartja) e të drejtave subjetive civile.
Ky parim nënkupton që në parim në të drejtën civile të drejtat mund të barten prej njëpersoni tek
një person tjetër, sipas marrëveshjes së lirë të tyre, siç është bartja e pronësisë prej një personi tek një
person tjetër, bartja e të drejtës së autorit tek botuesi etj.
Mirëpo, ekzistojnëedhe disa të drejta tëcilat nukmund tëbarten tekpersoni tjetër,siç janëtëdrejtat
personale të subjektit dhe detyrimet që i ka prindi ndaj fëmijës.
1 Neni 3 Ligji për Marrëdheniet e Detyrimeve nr. 04/L-077 i datës 10 maj 2012
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
2
Sanskioni pasuror.
Për dallim nga sanksionet penale, karakteristikëesanksionevenëmarrëdhëniet juridikecivileështë
se gjithmonë goditet masa pasurore e subjetit që nuk i përmbush detyrimet e tij. Karakteristikë e
sanksionit pasuror janë kompenzimi i dëmit (dëmshpërblimi) dhe kthimi i sendit në gjendje të
mëparshme (ristitutio in integrum).
II. SUBJEKTET E TË DREJTËS CIVILE
Me marrëdhëniejuridikecivile nënkuptojmë marrëdhënien juridikee cila bazohet dhe krijohet më
rregullat e të drejtës civile. Marrëdhëniet juridike civile janë të llojllojshme dhe dallojnë në bazë të
mënyrës që krijohen, në bazë të afatit të zgjatjes dhe efektit etj.
Mirëpo, pavarësisht nga lloji,mënyra e krijimit,zgjatjes dheefektit, të gjitha marrëdhëniet juridike
civile kanë elemente të përbashkëta, të cilat janë:
1) Subjekti në marrëdhëniet juridike civile;
2) Objekti i marrëdhënies juridike civile dhe
3) Të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia juridike civile.
Subjektet në të drejtën civile.
Me subjekte në marrëdhëniet juridike civile nënkuptojm bartësit e të drejtave dhe të detyrimeve,
apo subjektet të cilëve u përkasin të drejtat apo detyrimet nga një marrëdhënie e tillë. Subjektet e të
drejtës civile janë:
1) Personat fizik dhe
2) Personat juridik.
Personat fizik.
Persona fizik janëtëgjitha qeniet njerëzoreqë lindin të gjalla dhe që kanë formën e njeriut.Nga kjo
rrjedh sepersoni fizik fiton subjektivitetin esë drejtës nga momenti i lindjes.Përjashtimisht,nërastetë
caktuara subjekte të së drejtës civile janë edhe personat e palindur, siç janë trashëgimia dhe dhurata.
Personi që në kohën e hapjes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së
trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë, ka zotësi për të trashëguar2.
2 Neni 7.1 Ligji për Trashëgiminë i Kosovës nr. 2004/26 i datës 28 korrik 2004
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
3
Konsiderohet se ka qenë zënë në kohën e hapjes së trashëgimisë, ai person që ka lindur i gjallë
brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit3.
Zotësia juridike.
Zotësia juridike nënkupton aftësinë e subjekteve që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve.
Fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij,gjithashtu fëmija kur lind i gjallë gëzon
zotësinë juridike që nga koha e zënies.
Zotësia e veprimit e personit fizik.
Zotësia e veprimit nënkupton aftësinë e subjekteve që personalisht dhe me deklarimin e vullnetit
të tyre të ndërmarrin veprime juridike të cilat janë në pajtueshmëri me të drejtën.
Për dallim nga zotësia juridike, zotësia e veprimit fitohet me arritjen e moshës madhore. Mosha
madhore fitohet me të mbushur 18 vjet4, me përjashtim te lidhja e martesës në bazë të vendimit të
gjykatës pasi që personi ti ketë mbushur 16 vjet.
Personat nga mosha 15 vjeçarederi në moshën madhore e kanë zotësinëe veprimit tëkufizuar nga
se kanë mundësi të lidhin kontratëtë punës, dhe të disponojnë vet të ardhurat personaledhe pasurinë
që e kanë fituar me punën e tyre (neni 217.2 i LFK). Ata kanë detyrim që sipas mundësive të
kontribuojnë në ushqimin, edukimin dhe arsimimin e tyre si dhe për ushqimin e familjes në nivel të
arsyeshëm (neni 217.2 i LFK). Personi i cili ka mbushur 16 vjet mund të përpiloj edhe testament (neni
70.2 i LTK).
Personat fizik të mitur para seti mbushin 14 vjet nukkanë zotësi veprimi,si dhe zotësia e veprimit
mund tëju merret personavemadhorëdhe të shpallen të paaftëpër tëvepruar nëse nuk janënë gjendje
të kujdesen për të drejtat ose interesat e tyre (neni 31 i LPJ), për shkaqe të sëmundjeve mendore dhe
shpirtërore e në raste të veçanta edhe të metat fizike.
Procedura për heqjen e zotësisë së veprimit (procedurë jokontestimore) zhvillohet ex offitio, sipas
propozimit tëpersonavetëinteresuar osepropozimit tëvet personit nërastet kur ai e kupton rëndësinë
dhe pasojat e propozimit.
Zotësia deliktore e personit fizik.
Zotësia deliktore nënkupton aftësinë e personit fizik që të përgjigjet për veprimet e veta nga vet
masa e tij pasurore.
III. INTERPRETIMI I LIGJEVE
Me interpretim tëligjeve nënkuptojmë aktivitetin apoprocesin me anë të të cilit zbulohet kuptimi
i vërtetë i normës juridike.
3 Po aty neni 7.2
4 Ligji mbi Familjen i Kosovës nr. 2004/32 i datës 16 shkurt 2006
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
4
Llojet e interpretimit ndahen nëdy grupe: interpretimi nëbazëtë subjektit dhenë bazëtë medotës
që përdoret.
Llojet e interpretimit sipas subjektit.
1) Interpretimi autokton – kur interpretimi bëhet nga organi i cili e ka nxjerrë ligjin. Ky lloj i
interpretimit është i obligueshëm dhe publikohet në gazetën zyrtare;
2) Interpretimi gjyqësor – intepretim i cili bëhet nga gjykata.Nukobligon tëtjerët por vlen vetëm
në raste konkrete dhe
3) Interpretimi dokrtinar – kur intepretimi bëhet nga shkenca juridike.
Llojet e interpretimit sipas metodës që përdoret për sqarimin e normës juridike.
1) Interpretimi gramatikorë – ky interpretim bëhet duke u mbështetur në rregulla gramatikore;
2) Intepretimi logjik;
3) Interpretimi historik – kur norma sqarohet duke marrë për bazë historikun e saj;
4) Interpretimi sistematik – atëherë kur norma sqarohet duke e shikuar sistemimin e saj në
tekstin ligjor;
5) Interpretimi qëllimorë – norma sqarohet duke pasur parasysh qëllimin e saj;
6) Interpretimi i zgjeruar (ekstenziv) dhe
7) Interpretimi i ngushtuar (restrinktiv).
Analogjia.
Analogjia (ngjajshmëria)nënkupton kur njërast i parregulluar me norma juridike zgjidhet duke u
mbështetur nënjë rast tëngjajshëm tërregulluar me norma juridike.Ekziston atëherëkur në të drejtën
ka vakume juridike.
Ekzistojnë dy lloje të analogjisë:
1) Analogjia ligjore – ekziston atëherë kur rasti i ngjajshëm gjendet në një ligj konkret dhe
2) Analogjia juridike – ekziston atëherë kur rasti i parregulluar zgjidhet duke u mbështetur në
raste që ekzistojnë në sistemin juridik.
IV. E DREJTA CIVILE NË KUPTIMIN SUBJEKTIV
E drejta subjektivenënkupton të drejtën tëcilën subjektet e nxjerrin nga norma juridike.Ajo mund
të rrjedhë nga vetë ligji (e drejta e fëmijës për ushqim nga prindërit dhe e kundërta) apo nga ndonjë
punë juridike (kontrata). E drejta subjektive përbëhet nga autorizimi dhe kërkesa.
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
5
E drejta subjektivepërmban një apo më shumë autorizime,p.sh. e drejta e pronësisë për pronarin
përmban tri autorizime: që sendin i të cilit është pronarë ta posedoj, ta siguroj dhe të disponoj me atë
send (neni 1 i LPDTS)5.
E drejta subjektiveqë paraqet të drejtëpër një subjekt,për subjektin tjetër paraqet detyrim,p.sh. e
drejta për ushqim e fëmijës nga ana e prindit, si e drejtë subjektive civile ligjore, ushqimi për fëmijën
paraqet një të drejtë ndërsa për prindërit paraqet detyrim të kontribuojnë për ushqimin e fëmijës dhe
anasjelltas.
Kërkesa, si element tjetër i të drejtës subjektive, në aspektin material nënkupton padinë. Kërkesa
definohet si mundësi e realizimit të dhunshëm të autorizimit nga e drejta subjektive, zakonisht
nëpërmjet gjykatës.
Ndarja e të drejtave subjektive civile.
Varësisht nga elementet e përbashkëta që kanë dhe varësisht nga raporti që ekziston ndërmjet të
drejtave dhe detyrimeve, të drejtat subjetive civile ndahen në:
1) Të drejtat subjetive civile absolute dhe
2) Të drejtat subjektive civile relative.
Të drejtat subjetive civile absolute.
Të drejtat absolute ndahen në të drejtat sendore dhe në të drejtat personale.
Në grupin e të drejtave sendore hyjnë: e drejta e pronësisë, e drejta e servitutit, e drejta e pengut,
barrat sendoredhe e drejta e ndërtimit.Më e rëndësishmja nga këto të drejta është e drejta e pronësisë
e nga kjo e drejtë rrjedhin edhe të drejtat tjera sendore.
E drejta sendore.
E drejta sendore është degë e të drejtës civile e cila përfshinë tërësinë e normave juridike sendore
me të cilat rregullohen marrëdhëniet mes subjeteve lidhur me një send të caktuar, ndryshe thënë, e
drejta sendore rregullon marrëdhëniet shoqërore që për objekt i kanë sendet.
Karakteristikat e të drejtave sendore:
1) Të drejtat sendore janë të numëruara në mënyrë taksative nga ligji (parimi i numërimit
taksativ apo numerus clausus);
2) Të drejtat sendore janë të drejta absolute (parimi i absolutitetit);
3) Të drejtat sendore janë të drejta publike (parimi i publicitetit) dhe
4) Të drejtat sendore janë të përcaktueshme (parimi i specialitetit).
5 Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, Ligji nr. 03/L-154, GZ nr. 57 datë 04.08.2009.
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
6
E drejta pronësore.
E drejta pronësore është e drejtë subjektiveabsolute, e cila titullarit tësaj ia mundëson që sendin,
pronarë i të cilit është, ta përdorë, shfrytëzoj dhe disponoj në mënyrë absolute.
E drejta e servitutit.
E drejta e servitutit nënkupton të drejën e titullarit që ta përdorë sendin e huaj për nevoja të veta
personale. E drejta e servitutit mund të fitohet në tri mënyra:
1) Me anë të punës juridike, në bazë të kontratës ose testamentit;
2) Me vendim të gjykatës, dhe
3) Sipas ligjit apo ex lege.
Karakteristikat eservitutitjanëse,ka të bëjëme sendin e huaj,nuk ka të bëjë me të vepruar,parimi
i restriksionit dhe parimi i papjestueshmërisë.
E drejta e pengut.
E drejta e pengut nënkuptohet si e drejtë që nevojitet për sigurimin e kërkesave, që nënkupton të
drejtën e kreditorit t’ia marrë peng sendin debitorit deri në momentin e përmbushjes së detyrimit.
Ekzistojnë tri lloje të pengut: pengu i dorës (për sendet e luajtshme), hipoteka (për sendet e
paluajtshme)dhepengu i regjistruar,ku teky lloj i pengut objekt i pengut është sendet e luajtshme,por
sendi nuk kalon tekreditori por mbetet tedebitori,vetëm se debitori tëdrejtën evet e regjistron nëlibra
të veçantë.
Pengu shuhet me përmbushjen ekërkesës, nëse kërkesa shpallet e pavlefshme, me marrëveshjeetj.
Barra sendore.
Ajo çka është barrësendore për pronarin,është e drejtësendore për personin tjetër.Barra sendore
janë: e drejta e servitutit, e drejta e parablerjes, ndalimi i shitjes, hipoteka etj.
E drejta e ndërtimit.
E drejta e ndërtimit ështëe drejta etitullarit nëtokën e huaj ndërtimore,marrjameqira e tokës për
ndërtim të objekteve të banimit për një afat prej 99 viteve, dhe pas kalimit të afatit të caktuar pronari i
tokës bëhet pronarë i objektit, në kushte të parapara me ligj.
Të drejtat subjektive civile personale.
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
7
Për dallim nga të drejtat sendore, të drejtat personale për objekt kanë të mirat personale dhe nuk
trashëgohen. Ato ndahen në:
1) Të drejta personale të cilat kanë të bëjnë me statusin juridiko civil të personit, siç jane: mosha
madhore, zotësia juridike, zotësia e veprimit, e drejta për të qenë trashëgimtar ligjor etj;
2) Të drejtat personale të cilat për objekt i kanë vlerat e personalitetit, të parashikuara edhe me
kushtetutë, e ato janë: e drejta në integritetin personal, moral dhe shpirtëror, liria e lëvizjes, e
drejta në punë etj dhe
3) Të drejtat eautorit – janëato të drejta tëcilat për objekt kanë produktin e mendjes dhe shpirtit
të njeriut, siç janë: puna shkencore, vepra letrare, piktura etj.
Dallimi mes të drejtave absolute dhe relative.
1) Dallimi i parëështëse tëdrejtat absolutejanëtëdrejtaqëveprojnëndaj tëgjithëve(erga omnes),
ndërsa të drejtat relative veprojnë vetëm në mes palëve (inter partes) ;
2) Të drejtat absolute nuk parashkruhen, ndërsa të drejtat relative parashkruhen;
3) Te të drejtat absoluteveprimi i tëtjerëvenë raport me pronarin ështënegativ (e drejta absolute
vlen vetëm për pronarin), ndërsa te të drejtat relative zakonisht detyrimi është pozitiv që
nënkupton se personi përgjegjës duhet të ndërmerr një veprim ose të jep diçka;
4) Te të drejtat absolute e drejta e kërkesës lind në momentin kur shkelet e drejta, ndërsa te të
drejtat relative detyrimi është gjithmonë i konkrezituar dhe i njohur.
Krijimi, ndryshimi dhe shuarja e të drejtave subjektive civile.
Faktet juridike.
Fakte juridikejanërrethana shoqërore, në bazë të të cilavekrijohet, ndryshohet apo shuhet ndonjë
e drejtë subjektive.
Varësisht se për çfarë të drejte subjektive bëhet fjalë, mund të nevojitet një fakt i vetëm apo një
grumbull i fakteve juridike për fitimin e të drejtës konkrete.
Faktet juridike ndahen në dy grupe: ngjarjet natyrore dhe veprimet e njeriut.
1) Ngjarjet natyrore në bazë të të cilave krijohen, ndryshohen apo shuhen të drejtat subjektive,
siç jane: lindja (personi nëmomentin e lindjes bëhet subjekt i tëdrejtës),mosha madhore(fitimi
i zotësisë së veprimit dhe shuarja e të drejtës prindërore), martesa (me lidhjen e martesës
ndryshon statusi i dy subjekteve), vdekja (humbet subjektiviteti, hapet trashëgimia) dhe
fatkeqësitë natyrore siç janë: tërmeti, zjarri, vërshimet etj;
2) Veprimet e njeriut nënkuptojnë vullnetin e subjektit i cili është fakt juridik në bazë të të cilit
krijohet, ndryshohet ose shuhet një e drejtë subjektive civile. Veprimet e njeriut ndahen në
veprime të lejuara dhe të palejuara.
V. PUNËT JURIDIKE
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
8
Me punë juridikenënkuptojmëçdo shprehjetëvullnetit metëcilën krijohet,ndryshohet oseshuhet
ndonjë marrëdhënie juridike civile. Me punë juridike, si mjet i qarkullimit juridik, nënkuptojmë
shprehjen e vullnetit e cila krijon të drejta relative (detyrime).
Për të qenë e vlefshme një punë juridike, duhet të plotësohen këto kushte:
1) Duhet të ekzistoj vullneti i palëve kontraktuese – duhet të jetë i lirë dhe serioz, mund të
shprehet shprehimishtosedrejtpërdrejtdhemetënënkuptuar (nga veprimet osemosveprimet)
;
2) Duhet të ekzistoj qëllimi (kauza) i lidhjes së punës juridike – efekti të cilin palët duan ta arrijnë
me punën juridike;
3) Duhet të ekzistoj objekti apo lënda e punës juridike – objekti duhet të jetë i mundshëm, i lejuar
dhe i caktuar, në të kundërtën puna juridike është nule;
4) Puna juridike që lidhet duhet të ketë lejueshmëri ligjore, në të kundërtën ajo është nule dhe
5) Të mos ketë të meta formale – të lidhet sipas formës së caktuar me ligj.
VI. PRONËSIA
Me pronësi nënkutohet pushteti faktik dhe juridik mbi një send të caktuar. Ekzistojnë dy lloje të
pronësisë, e që janë: bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët.
Bashkëpronësia.
Bashkëpronësia ekziston në rastet kur dy e më shumë persona kanë të drejtëpronësie mbi sendin
e njejtëdhesecili pronarëedin pjesën e vet e cila i takon. Pjesët e bashkëpronarëvequhen pjesëalikuote
ose pjesë ideale, ato shprehen në përqindje ose me thyesa.
Bashkëpronësia lind në tri (3) mënyra:
1) Me punë juridike;
2) Me vendim të gjykatës, dhe
3) Sipas ligjit apo ex leges.
Pronësia e përbashkët.
Edhe pronësia e përbashkët ekziston atëherë kur dy e më shumë persona kanë të drejtë pronësie
mbi sendin e njejtë, por, dallimi qëndron në atë se te pronësia e përbashkët asnjë nga pronarët nuk e
din cila pjesë i takon derisa të bëhet ndarja.
Fitimi i pronësisë.
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
9
Pronësia mund të fitohet me anë të dy mënyrave:
1) Në bazë të mënyrës derivative,kur e drejta fitohet nga paraardhësi.Për fitimin e pronësisë në
këtë mënyrë duhet të ekzistojë titulli juridik (iustut titullus) dhe mënyra e fitimit (modus
aquirendi) dhe
2) Në bazëtë mënyrës origjinere,kur pronësia nuk fitohet nga paraardhësit,por krijohet për herë
të parë në bazë të ndonjë fakti juridik të cilin ligji e pranon për titull të fitimit të pronësisë.
Për sendet e luajtshmeafati i fitimit të pronësisë është dhjetë vjet,ndërsa për sendet e paluajtshme
është njëzet vjet.
Titujt juridik të fitimit të pronësisë në mënyrë origjinere.
1) Okupimi (ocupasi), nënkupton pushtimin e sendeve të braktisura (res derelictes) mbi të cilat
vendoset e drejta e pronësisë;
2) Parashkrimi fitues (osucapio), kur poseduesi me kalimin e kohës, me mirëbesim bëhet pronarë
i sendit të caktuar;
3) Thesari (thessaus), kur e drejta e pronësisë fitohet në bazë të thesarit. Thesari është vlerë e
madhe pasurore e fshehur për një kohë të gjatë të cilës nuk i dihet pronari, ai ndahet në mes
personit të cilit e gjen atë, shtetit dhe pronarit të tokës në të cilin ka qenë thesari;
4) Nga jo pronari, rastet kur një subjekt bëhet pronarëi një sendi prej personit i cili nuk ka qenë
pronarë mbi sendin e caktuar;
5) Krijimi i sendi të ri;
6) Përpunimi (specificasios) ;
7) Gjetja e sendit të humbur, vlen vetëm për sendet e luajtshme dhe
8) Bashkimi i sendeve të paluajtshme (alluvio dhe avulsio).
Fitimi i pronësisë në bazë të aktit shtetëror.
1) Nacionalizimi, nënkupton kalimin e pronësisë private në pronësi shtetërore,
2) Konfiskimi, kur si pasojë e veprës penale pronësia private kalon në pronësi shtetërore,
3) Reforma agrare, nënkupton ndërhyrjen e shtetit në marrëdhënie pronësore në fushën e
bujqësisë,me tëcilën ndërhyrjeu ështëmarrëtoka bujqësorepersonaveqënuk e punojnëtokën
dhe u ndahet personave të cilët e punojnë atë,
4) Ekspropriimi, nënkupton kalimin e pronësisë private në pronësi shtetërore për interes të
përgjithshëm, kompenzohet me çmim të tregut,
5) Komosacioni, ekziston në rastet kur një tërësi e tokave të parregulluara shndërrohen nëtërësi
të rregulluar dhe secilit ish pronarë i jepet aq sipërfaqe sa ka pasur më herët,
6) Arondimi, ekziston atëherë kur brenda pronësisë shtetërore ndodhet një pronësi private dhe
me ligj bëhet përjashtimi i pronës private, me kompenzim,
7) Ankandi publik.
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
10
VII. POSEDIMI (possesio).
Për dallim nga pronësia, posedimi është vetëm pushtet faktik mbi një send të caktuar. Posedimi
nuk është e drejtë,por pushtet faktik mbi njësend tëcaktuar. Objekt i posedimit mund të jetë çdo send
në qarkullim, nëse në një send është e mundur pronësia ose ndonjë e drejtë tjetër sendore ose
detyrimore, në atë send është i mundur edhe posedimi.
Llojet e posedimit.
1) Posedimi me mirëbesim – ekziston atëherë kur poseduesi e mban sendin duke menduar se
është i tij, ose nga rrethanat nuk kërkohet që ta dij se sendin që e mban nuk është i tij, dhe
kështu ai me kalimin e kohës bëhet edhe pronarë i sendit;
2) Posedimi me keqbesim – ekziston atëherë kur poseduesi e mban sendin duke qenë në dijeni
se sendi nuk është i tij ose nga rrethanat është dashur që ta dijë;
3) Posedimi i ligjshëm – për tëqenë njëposedim i ligjshëm,duhet të plotësohen dy kushte, kushti
i parë është që duhet të krijohet ose fitohet në bazë të ndonjë titulli të vlefshëm juridik dhe
kushti i dytë është që duhet që të mos jetë fituar me dhunë, mashtrim apo keqpërdorim të
mirëbesimit;
4) Posedimi jo i ligjshëm – e kundërta e posedimit të ligjshëm;
5) Posedimi i drejtëdhe me të meta – posedimi me të meta është ai posedim i cili është fituar me
forcë, me mashtrim apo me keqpërdorim të besimit, që nënkupton se fjala është edhe për
posedim të paligjshëm, ndërsa, nëse posedimi nuk është fituar në ndonjë nga mënyrat e
lartëcekura atëherë posedimi është i drejtë dhe
6) Posedimi i drejtpërdrejt dhe i tërthortë – posedues i drejtpërdrejt është ai i cili personalisht
dhe drejtpërdrejt ushtron pushtetin faktik ndaj një sendi, ndërsa posedim të tërthortë kemi
atëherë kur pronari pushtetin faktik e ushtron nëpërmjet dikujt tjetër,
Fitimi i posedimit.
Posedimi fitohet me marrjen nëpushtet faktiktë njësendi apo një të drejte,përjashtimisht,terastet
e trashëgimisë, trashëgimtari konsiderohet posedues nga momenti i vdekjes së trashëgimlënësit,
pavarësisht nga koha kur do ta ketë edhe pushtetin faktik6.
Mbrojtja e posedimit.
Çdo posedim është i mbrojtur nga marrja e sendit kundër dëshirës së poseduesit apo nga trazimi
(shqetësimi) i poseduesit i cili bëhet pa marrjen e sendit (p.sh. kalimi në tokën e huaj, lëshimi i ujërave
të zeza në tokë të huaj,pengimi në shfrytëzimin e dritës etj). Kjo nënkupton që poseduesi i sendit apo
6 Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, Ligji nr. 03/L-145 i datës 04.09.2009 i publikuar në
Gazetën Zyrtare
E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI
11
të drejtës ka të drejtë në mbrojtje të posedimit ose të drejtës së tij. Si me rastin e marrjes së posedimit
ashtu edhe me rastin e trazimit kemi të bëjmë me pengim posedim.
Mbrojtja e posedimit mund të bëhet në dy mënyra:
1) Me vetndihmë dhe
2) Me mbrojtje institucionale, e cila realizohet përmes gjykatës kompetente.
Varësisht nga fakti se poseduesi mund të pengohet me marrjen e posedimit apo me pengim të
posedimit, edhe mundësia e mbrojtjes me padi është e dyllojshme:
1) Padia për shkak të marrjes sësendit – ky lloj i mbrojtjes (padisë)ekziston atëherë kur posedues
është poseduesi i mëparshëm, i paditur është poseduesi i tanishëm, kërkesa ka të bëjë me
kthimin e sendit, paraqiten provat se posedues është i padituri i cili ia ka marrë posedimin
paditësit (se paditësi e ka pasur posedimin), afati është prekluziv, afati subjektiv i padisë për
shkak të posedimit është 30 ditë ndërsa afati objektiv është 1 vit, ndërsa afati për paraqitjen e
propozimit për përmarim është 30 ditë pas kalimit të afatit për përmbushje vullnetare dhe
2) Padia për shkak të pengim posedimit.

Contenu connexe

Tendances

E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Menaxherat
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
Refik Mustafa
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
zogaj
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
Melos Jashari
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Donikë Mjaki
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
petritzogaj
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
Refik Mustafa
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
dritashala
 

Tendances (20)

Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta penale
E drejta penaleE drejta penale
E drejta penale
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 

Similaire à E drejta civile

Similaire à E drejta civile (20)

E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Punet juridike
Punet    juridikePunet    juridike
Punet juridike
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par E Drejta Penale Pjesa E par
E Drejta Penale Pjesa E par
 
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
Edrejtapenale 100126140908-phpapp02
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
DEMI JO PASUROR.ppt
DEMI JO PASUROR.pptDEMI JO PASUROR.ppt
DEMI JO PASUROR.ppt
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 

E drejta civile

  • 1. Mr. Sc. Korab Grabovci E DREJTA CIVILE GJILAN, 2017 KORAB GRABOVCI
  • 2. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 1 E drejta civile është degë pozitive e së drejtë, e cila njëherit është edhe dega më e vjetër e së drejtës dhe përfshin tërësinë e normavejuridike-civileme të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror, respektivisht edhe marrëdhëniet shoqërore që fillimisht nuk kanë karakter pasuror por marin karakterin pasuror në instancë të fundit. I. PARIMET E TË DREJTËS CIVILE Parimet e së drejtës civile janë barazia e palëve dhe e vullneteve të tyre, iniciativa e lirë e palëve, qarkullueshmëria e të drejtave subjektive civile dhe sanksioni pasuror. Barazia e palëve dhe e vullneteve të tyre në marrëdhëniet juridike civile. Barazia e palëve në procedurën civileështë njëri ndër parimet kryesoredhe palët gjithmonëduhet të jenë të barabarta në çdo marrëdhëniejuridike civile pavarësisht nga statusi i tyre, që nënkupton që vullneti i njërës palë nuk duhet ti nënshtrohet palës tjetër dhe se pjesëmarrësit nëprocedurëcivile janë të barabartë1. Iniciativa e lirë e palëve (parimi i dispozitivitetit). Ky parim nënkupton iniciativën e lirë të palëve të marrin vet iniciativën që të krijojnë ose ndryshojnënjëmarrëdhëniejuridikecivile. Subjektet emarrëdhënievejuridikecivilevendosin në bazë të vullnetit të tyre nëse do të hyjnë në një marrëdhënie juridike civile apo jo, me kënd dhe kur do të hyjnë, se cili do të jetë objekti i marrëdhënies etj. Në të drejtën sendore autonomia e vullnetit të palëve vjen në shprehje nëpërmjet lirisë së shfrytëzimit dhe dispinimit të pronës, në të drejtën e detyrimeve nëpërmjet lirisë së kontraktimit dhe përgjegjësisëpër shpërblimin edëmit mbi bazën e fajësisë, ndërsa nëtë drejtën trashëgimorenëpërmjet shprehjes së vullnetit të fundit të trashëgimlënësit me anë të testamentit. Qarkullueshmëria (bartja) e të drejtave subjetive civile. Ky parim nënkupton që në parim në të drejtën civile të drejtat mund të barten prej njëpersoni tek një person tjetër, sipas marrëveshjes së lirë të tyre, siç është bartja e pronësisë prej një personi tek një person tjetër, bartja e të drejtës së autorit tek botuesi etj. Mirëpo, ekzistojnëedhe disa të drejta tëcilat nukmund tëbarten tekpersoni tjetër,siç janëtëdrejtat personale të subjektit dhe detyrimet që i ka prindi ndaj fëmijës. 1 Neni 3 Ligji për Marrëdheniet e Detyrimeve nr. 04/L-077 i datës 10 maj 2012
  • 3. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 2 Sanskioni pasuror. Për dallim nga sanksionet penale, karakteristikëesanksionevenëmarrëdhëniet juridikecivileështë se gjithmonë goditet masa pasurore e subjetit që nuk i përmbush detyrimet e tij. Karakteristikë e sanksionit pasuror janë kompenzimi i dëmit (dëmshpërblimi) dhe kthimi i sendit në gjendje të mëparshme (ristitutio in integrum). II. SUBJEKTET E TË DREJTËS CIVILE Me marrëdhëniejuridikecivile nënkuptojmë marrëdhënien juridikee cila bazohet dhe krijohet më rregullat e të drejtës civile. Marrëdhëniet juridike civile janë të llojllojshme dhe dallojnë në bazë të mënyrës që krijohen, në bazë të afatit të zgjatjes dhe efektit etj. Mirëpo, pavarësisht nga lloji,mënyra e krijimit,zgjatjes dheefektit, të gjitha marrëdhëniet juridike civile kanë elemente të përbashkëta, të cilat janë: 1) Subjekti në marrëdhëniet juridike civile; 2) Objekti i marrëdhënies juridike civile dhe 3) Të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia juridike civile. Subjektet në të drejtën civile. Me subjekte në marrëdhëniet juridike civile nënkuptojm bartësit e të drejtave dhe të detyrimeve, apo subjektet të cilëve u përkasin të drejtat apo detyrimet nga një marrëdhënie e tillë. Subjektet e të drejtës civile janë: 1) Personat fizik dhe 2) Personat juridik. Personat fizik. Persona fizik janëtëgjitha qeniet njerëzoreqë lindin të gjalla dhe që kanë formën e njeriut.Nga kjo rrjedh sepersoni fizik fiton subjektivitetin esë drejtës nga momenti i lindjes.Përjashtimisht,nërastetë caktuara subjekte të së drejtës civile janë edhe personat e palindur, siç janë trashëgimia dhe dhurata. Personi që në kohën e hapjes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë, ka zotësi për të trashëguar2. 2 Neni 7.1 Ligji për Trashëgiminë i Kosovës nr. 2004/26 i datës 28 korrik 2004
  • 4. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 3 Konsiderohet se ka qenë zënë në kohën e hapjes së trashëgimisë, ai person që ka lindur i gjallë brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit3. Zotësia juridike. Zotësia juridike nënkupton aftësinë e subjekteve që të jenë bartës të të drejtave dhe detyrimeve. Fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij,gjithashtu fëmija kur lind i gjallë gëzon zotësinë juridike që nga koha e zënies. Zotësia e veprimit e personit fizik. Zotësia e veprimit nënkupton aftësinë e subjekteve që personalisht dhe me deklarimin e vullnetit të tyre të ndërmarrin veprime juridike të cilat janë në pajtueshmëri me të drejtën. Për dallim nga zotësia juridike, zotësia e veprimit fitohet me arritjen e moshës madhore. Mosha madhore fitohet me të mbushur 18 vjet4, me përjashtim te lidhja e martesës në bazë të vendimit të gjykatës pasi që personi ti ketë mbushur 16 vjet. Personat nga mosha 15 vjeçarederi në moshën madhore e kanë zotësinëe veprimit tëkufizuar nga se kanë mundësi të lidhin kontratëtë punës, dhe të disponojnë vet të ardhurat personaledhe pasurinë që e kanë fituar me punën e tyre (neni 217.2 i LFK). Ata kanë detyrim që sipas mundësive të kontribuojnë në ushqimin, edukimin dhe arsimimin e tyre si dhe për ushqimin e familjes në nivel të arsyeshëm (neni 217.2 i LFK). Personi i cili ka mbushur 16 vjet mund të përpiloj edhe testament (neni 70.2 i LTK). Personat fizik të mitur para seti mbushin 14 vjet nukkanë zotësi veprimi,si dhe zotësia e veprimit mund tëju merret personavemadhorëdhe të shpallen të paaftëpër tëvepruar nëse nuk janënë gjendje të kujdesen për të drejtat ose interesat e tyre (neni 31 i LPJ), për shkaqe të sëmundjeve mendore dhe shpirtërore e në raste të veçanta edhe të metat fizike. Procedura për heqjen e zotësisë së veprimit (procedurë jokontestimore) zhvillohet ex offitio, sipas propozimit tëpersonavetëinteresuar osepropozimit tëvet personit nërastet kur ai e kupton rëndësinë dhe pasojat e propozimit. Zotësia deliktore e personit fizik. Zotësia deliktore nënkupton aftësinë e personit fizik që të përgjigjet për veprimet e veta nga vet masa e tij pasurore. III. INTERPRETIMI I LIGJEVE Me interpretim tëligjeve nënkuptojmë aktivitetin apoprocesin me anë të të cilit zbulohet kuptimi i vërtetë i normës juridike. 3 Po aty neni 7.2 4 Ligji mbi Familjen i Kosovës nr. 2004/32 i datës 16 shkurt 2006
  • 5. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 4 Llojet e interpretimit ndahen nëdy grupe: interpretimi nëbazëtë subjektit dhenë bazëtë medotës që përdoret. Llojet e interpretimit sipas subjektit. 1) Interpretimi autokton – kur interpretimi bëhet nga organi i cili e ka nxjerrë ligjin. Ky lloj i interpretimit është i obligueshëm dhe publikohet në gazetën zyrtare; 2) Interpretimi gjyqësor – intepretim i cili bëhet nga gjykata.Nukobligon tëtjerët por vlen vetëm në raste konkrete dhe 3) Interpretimi dokrtinar – kur intepretimi bëhet nga shkenca juridike. Llojet e interpretimit sipas metodës që përdoret për sqarimin e normës juridike. 1) Interpretimi gramatikorë – ky interpretim bëhet duke u mbështetur në rregulla gramatikore; 2) Intepretimi logjik; 3) Interpretimi historik – kur norma sqarohet duke marrë për bazë historikun e saj; 4) Interpretimi sistematik – atëherë kur norma sqarohet duke e shikuar sistemimin e saj në tekstin ligjor; 5) Interpretimi qëllimorë – norma sqarohet duke pasur parasysh qëllimin e saj; 6) Interpretimi i zgjeruar (ekstenziv) dhe 7) Interpretimi i ngushtuar (restrinktiv). Analogjia. Analogjia (ngjajshmëria)nënkupton kur njërast i parregulluar me norma juridike zgjidhet duke u mbështetur nënjë rast tëngjajshëm tërregulluar me norma juridike.Ekziston atëherëkur në të drejtën ka vakume juridike. Ekzistojnë dy lloje të analogjisë: 1) Analogjia ligjore – ekziston atëherë kur rasti i ngjajshëm gjendet në një ligj konkret dhe 2) Analogjia juridike – ekziston atëherë kur rasti i parregulluar zgjidhet duke u mbështetur në raste që ekzistojnë në sistemin juridik. IV. E DREJTA CIVILE NË KUPTIMIN SUBJEKTIV E drejta subjektivenënkupton të drejtën tëcilën subjektet e nxjerrin nga norma juridike.Ajo mund të rrjedhë nga vetë ligji (e drejta e fëmijës për ushqim nga prindërit dhe e kundërta) apo nga ndonjë punë juridike (kontrata). E drejta subjektive përbëhet nga autorizimi dhe kërkesa.
  • 6. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 5 E drejta subjektivepërmban një apo më shumë autorizime,p.sh. e drejta e pronësisë për pronarin përmban tri autorizime: që sendin i të cilit është pronarë ta posedoj, ta siguroj dhe të disponoj me atë send (neni 1 i LPDTS)5. E drejta subjektiveqë paraqet të drejtëpër një subjekt,për subjektin tjetër paraqet detyrim,p.sh. e drejta për ushqim e fëmijës nga ana e prindit, si e drejtë subjektive civile ligjore, ushqimi për fëmijën paraqet një të drejtë ndërsa për prindërit paraqet detyrim të kontribuojnë për ushqimin e fëmijës dhe anasjelltas. Kërkesa, si element tjetër i të drejtës subjektive, në aspektin material nënkupton padinë. Kërkesa definohet si mundësi e realizimit të dhunshëm të autorizimit nga e drejta subjektive, zakonisht nëpërmjet gjykatës. Ndarja e të drejtave subjektive civile. Varësisht nga elementet e përbashkëta që kanë dhe varësisht nga raporti që ekziston ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve, të drejtat subjetive civile ndahen në: 1) Të drejtat subjetive civile absolute dhe 2) Të drejtat subjektive civile relative. Të drejtat subjetive civile absolute. Të drejtat absolute ndahen në të drejtat sendore dhe në të drejtat personale. Në grupin e të drejtave sendore hyjnë: e drejta e pronësisë, e drejta e servitutit, e drejta e pengut, barrat sendoredhe e drejta e ndërtimit.Më e rëndësishmja nga këto të drejta është e drejta e pronësisë e nga kjo e drejtë rrjedhin edhe të drejtat tjera sendore. E drejta sendore. E drejta sendore është degë e të drejtës civile e cila përfshinë tërësinë e normave juridike sendore me të cilat rregullohen marrëdhëniet mes subjeteve lidhur me një send të caktuar, ndryshe thënë, e drejta sendore rregullon marrëdhëniet shoqërore që për objekt i kanë sendet. Karakteristikat e të drejtave sendore: 1) Të drejtat sendore janë të numëruara në mënyrë taksative nga ligji (parimi i numërimit taksativ apo numerus clausus); 2) Të drejtat sendore janë të drejta absolute (parimi i absolutitetit); 3) Të drejtat sendore janë të drejta publike (parimi i publicitetit) dhe 4) Të drejtat sendore janë të përcaktueshme (parimi i specialitetit). 5 Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, Ligji nr. 03/L-154, GZ nr. 57 datë 04.08.2009.
  • 7. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 6 E drejta pronësore. E drejta pronësore është e drejtë subjektiveabsolute, e cila titullarit tësaj ia mundëson që sendin, pronarë i të cilit është, ta përdorë, shfrytëzoj dhe disponoj në mënyrë absolute. E drejta e servitutit. E drejta e servitutit nënkupton të drejën e titullarit që ta përdorë sendin e huaj për nevoja të veta personale. E drejta e servitutit mund të fitohet në tri mënyra: 1) Me anë të punës juridike, në bazë të kontratës ose testamentit; 2) Me vendim të gjykatës, dhe 3) Sipas ligjit apo ex lege. Karakteristikat eservitutitjanëse,ka të bëjëme sendin e huaj,nuk ka të bëjë me të vepruar,parimi i restriksionit dhe parimi i papjestueshmërisë. E drejta e pengut. E drejta e pengut nënkuptohet si e drejtë që nevojitet për sigurimin e kërkesave, që nënkupton të drejtën e kreditorit t’ia marrë peng sendin debitorit deri në momentin e përmbushjes së detyrimit. Ekzistojnë tri lloje të pengut: pengu i dorës (për sendet e luajtshme), hipoteka (për sendet e paluajtshme)dhepengu i regjistruar,ku teky lloj i pengut objekt i pengut është sendet e luajtshme,por sendi nuk kalon tekreditori por mbetet tedebitori,vetëm se debitori tëdrejtën evet e regjistron nëlibra të veçantë. Pengu shuhet me përmbushjen ekërkesës, nëse kërkesa shpallet e pavlefshme, me marrëveshjeetj. Barra sendore. Ajo çka është barrësendore për pronarin,është e drejtësendore për personin tjetër.Barra sendore janë: e drejta e servitutit, e drejta e parablerjes, ndalimi i shitjes, hipoteka etj. E drejta e ndërtimit. E drejta e ndërtimit ështëe drejta etitullarit nëtokën e huaj ndërtimore,marrjameqira e tokës për ndërtim të objekteve të banimit për një afat prej 99 viteve, dhe pas kalimit të afatit të caktuar pronari i tokës bëhet pronarë i objektit, në kushte të parapara me ligj. Të drejtat subjektive civile personale.
  • 8. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 7 Për dallim nga të drejtat sendore, të drejtat personale për objekt kanë të mirat personale dhe nuk trashëgohen. Ato ndahen në: 1) Të drejta personale të cilat kanë të bëjnë me statusin juridiko civil të personit, siç jane: mosha madhore, zotësia juridike, zotësia e veprimit, e drejta për të qenë trashëgimtar ligjor etj; 2) Të drejtat personale të cilat për objekt i kanë vlerat e personalitetit, të parashikuara edhe me kushtetutë, e ato janë: e drejta në integritetin personal, moral dhe shpirtëror, liria e lëvizjes, e drejta në punë etj dhe 3) Të drejtat eautorit – janëato të drejta tëcilat për objekt kanë produktin e mendjes dhe shpirtit të njeriut, siç janë: puna shkencore, vepra letrare, piktura etj. Dallimi mes të drejtave absolute dhe relative. 1) Dallimi i parëështëse tëdrejtat absolutejanëtëdrejtaqëveprojnëndaj tëgjithëve(erga omnes), ndërsa të drejtat relative veprojnë vetëm në mes palëve (inter partes) ; 2) Të drejtat absolute nuk parashkruhen, ndërsa të drejtat relative parashkruhen; 3) Te të drejtat absoluteveprimi i tëtjerëvenë raport me pronarin ështënegativ (e drejta absolute vlen vetëm për pronarin), ndërsa te të drejtat relative zakonisht detyrimi është pozitiv që nënkupton se personi përgjegjës duhet të ndërmerr një veprim ose të jep diçka; 4) Te të drejtat absolute e drejta e kërkesës lind në momentin kur shkelet e drejta, ndërsa te të drejtat relative detyrimi është gjithmonë i konkrezituar dhe i njohur. Krijimi, ndryshimi dhe shuarja e të drejtave subjektive civile. Faktet juridike. Fakte juridikejanërrethana shoqërore, në bazë të të cilavekrijohet, ndryshohet apo shuhet ndonjë e drejtë subjektive. Varësisht se për çfarë të drejte subjektive bëhet fjalë, mund të nevojitet një fakt i vetëm apo një grumbull i fakteve juridike për fitimin e të drejtës konkrete. Faktet juridike ndahen në dy grupe: ngjarjet natyrore dhe veprimet e njeriut. 1) Ngjarjet natyrore në bazë të të cilave krijohen, ndryshohen apo shuhen të drejtat subjektive, siç jane: lindja (personi nëmomentin e lindjes bëhet subjekt i tëdrejtës),mosha madhore(fitimi i zotësisë së veprimit dhe shuarja e të drejtës prindërore), martesa (me lidhjen e martesës ndryshon statusi i dy subjekteve), vdekja (humbet subjektiviteti, hapet trashëgimia) dhe fatkeqësitë natyrore siç janë: tërmeti, zjarri, vërshimet etj; 2) Veprimet e njeriut nënkuptojnë vullnetin e subjektit i cili është fakt juridik në bazë të të cilit krijohet, ndryshohet ose shuhet një e drejtë subjektive civile. Veprimet e njeriut ndahen në veprime të lejuara dhe të palejuara. V. PUNËT JURIDIKE
  • 9. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 8 Me punë juridikenënkuptojmëçdo shprehjetëvullnetit metëcilën krijohet,ndryshohet oseshuhet ndonjë marrëdhënie juridike civile. Me punë juridike, si mjet i qarkullimit juridik, nënkuptojmë shprehjen e vullnetit e cila krijon të drejta relative (detyrime). Për të qenë e vlefshme një punë juridike, duhet të plotësohen këto kushte: 1) Duhet të ekzistoj vullneti i palëve kontraktuese – duhet të jetë i lirë dhe serioz, mund të shprehet shprehimishtosedrejtpërdrejtdhemetënënkuptuar (nga veprimet osemosveprimet) ; 2) Duhet të ekzistoj qëllimi (kauza) i lidhjes së punës juridike – efekti të cilin palët duan ta arrijnë me punën juridike; 3) Duhet të ekzistoj objekti apo lënda e punës juridike – objekti duhet të jetë i mundshëm, i lejuar dhe i caktuar, në të kundërtën puna juridike është nule; 4) Puna juridike që lidhet duhet të ketë lejueshmëri ligjore, në të kundërtën ajo është nule dhe 5) Të mos ketë të meta formale – të lidhet sipas formës së caktuar me ligj. VI. PRONËSIA Me pronësi nënkutohet pushteti faktik dhe juridik mbi një send të caktuar. Ekzistojnë dy lloje të pronësisë, e që janë: bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët. Bashkëpronësia. Bashkëpronësia ekziston në rastet kur dy e më shumë persona kanë të drejtëpronësie mbi sendin e njejtëdhesecili pronarëedin pjesën e vet e cila i takon. Pjesët e bashkëpronarëvequhen pjesëalikuote ose pjesë ideale, ato shprehen në përqindje ose me thyesa. Bashkëpronësia lind në tri (3) mënyra: 1) Me punë juridike; 2) Me vendim të gjykatës, dhe 3) Sipas ligjit apo ex leges. Pronësia e përbashkët. Edhe pronësia e përbashkët ekziston atëherë kur dy e më shumë persona kanë të drejtë pronësie mbi sendin e njejtë, por, dallimi qëndron në atë se te pronësia e përbashkët asnjë nga pronarët nuk e din cila pjesë i takon derisa të bëhet ndarja. Fitimi i pronësisë.
  • 10. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 9 Pronësia mund të fitohet me anë të dy mënyrave: 1) Në bazë të mënyrës derivative,kur e drejta fitohet nga paraardhësi.Për fitimin e pronësisë në këtë mënyrë duhet të ekzistojë titulli juridik (iustut titullus) dhe mënyra e fitimit (modus aquirendi) dhe 2) Në bazëtë mënyrës origjinere,kur pronësia nuk fitohet nga paraardhësit,por krijohet për herë të parë në bazë të ndonjë fakti juridik të cilin ligji e pranon për titull të fitimit të pronësisë. Për sendet e luajtshmeafati i fitimit të pronësisë është dhjetë vjet,ndërsa për sendet e paluajtshme është njëzet vjet. Titujt juridik të fitimit të pronësisë në mënyrë origjinere. 1) Okupimi (ocupasi), nënkupton pushtimin e sendeve të braktisura (res derelictes) mbi të cilat vendoset e drejta e pronësisë; 2) Parashkrimi fitues (osucapio), kur poseduesi me kalimin e kohës, me mirëbesim bëhet pronarë i sendit të caktuar; 3) Thesari (thessaus), kur e drejta e pronësisë fitohet në bazë të thesarit. Thesari është vlerë e madhe pasurore e fshehur për një kohë të gjatë të cilës nuk i dihet pronari, ai ndahet në mes personit të cilit e gjen atë, shtetit dhe pronarit të tokës në të cilin ka qenë thesari; 4) Nga jo pronari, rastet kur një subjekt bëhet pronarëi një sendi prej personit i cili nuk ka qenë pronarë mbi sendin e caktuar; 5) Krijimi i sendi të ri; 6) Përpunimi (specificasios) ; 7) Gjetja e sendit të humbur, vlen vetëm për sendet e luajtshme dhe 8) Bashkimi i sendeve të paluajtshme (alluvio dhe avulsio). Fitimi i pronësisë në bazë të aktit shtetëror. 1) Nacionalizimi, nënkupton kalimin e pronësisë private në pronësi shtetërore, 2) Konfiskimi, kur si pasojë e veprës penale pronësia private kalon në pronësi shtetërore, 3) Reforma agrare, nënkupton ndërhyrjen e shtetit në marrëdhënie pronësore në fushën e bujqësisë,me tëcilën ndërhyrjeu ështëmarrëtoka bujqësorepersonaveqënuk e punojnëtokën dhe u ndahet personave të cilët e punojnë atë, 4) Ekspropriimi, nënkupton kalimin e pronësisë private në pronësi shtetërore për interes të përgjithshëm, kompenzohet me çmim të tregut, 5) Komosacioni, ekziston në rastet kur një tërësi e tokave të parregulluara shndërrohen nëtërësi të rregulluar dhe secilit ish pronarë i jepet aq sipërfaqe sa ka pasur më herët, 6) Arondimi, ekziston atëherë kur brenda pronësisë shtetërore ndodhet një pronësi private dhe me ligj bëhet përjashtimi i pronës private, me kompenzim, 7) Ankandi publik.
  • 11. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 10 VII. POSEDIMI (possesio). Për dallim nga pronësia, posedimi është vetëm pushtet faktik mbi një send të caktuar. Posedimi nuk është e drejtë,por pushtet faktik mbi njësend tëcaktuar. Objekt i posedimit mund të jetë çdo send në qarkullim, nëse në një send është e mundur pronësia ose ndonjë e drejtë tjetër sendore ose detyrimore, në atë send është i mundur edhe posedimi. Llojet e posedimit. 1) Posedimi me mirëbesim – ekziston atëherë kur poseduesi e mban sendin duke menduar se është i tij, ose nga rrethanat nuk kërkohet që ta dij se sendin që e mban nuk është i tij, dhe kështu ai me kalimin e kohës bëhet edhe pronarë i sendit; 2) Posedimi me keqbesim – ekziston atëherë kur poseduesi e mban sendin duke qenë në dijeni se sendi nuk është i tij ose nga rrethanat është dashur që ta dijë; 3) Posedimi i ligjshëm – për tëqenë njëposedim i ligjshëm,duhet të plotësohen dy kushte, kushti i parë është që duhet të krijohet ose fitohet në bazë të ndonjë titulli të vlefshëm juridik dhe kushti i dytë është që duhet që të mos jetë fituar me dhunë, mashtrim apo keqpërdorim të mirëbesimit; 4) Posedimi jo i ligjshëm – e kundërta e posedimit të ligjshëm; 5) Posedimi i drejtëdhe me të meta – posedimi me të meta është ai posedim i cili është fituar me forcë, me mashtrim apo me keqpërdorim të besimit, që nënkupton se fjala është edhe për posedim të paligjshëm, ndërsa, nëse posedimi nuk është fituar në ndonjë nga mënyrat e lartëcekura atëherë posedimi është i drejtë dhe 6) Posedimi i drejtpërdrejt dhe i tërthortë – posedues i drejtpërdrejt është ai i cili personalisht dhe drejtpërdrejt ushtron pushtetin faktik ndaj një sendi, ndërsa posedim të tërthortë kemi atëherë kur pronari pushtetin faktik e ushtron nëpërmjet dikujt tjetër, Fitimi i posedimit. Posedimi fitohet me marrjen nëpushtet faktiktë njësendi apo një të drejte,përjashtimisht,terastet e trashëgimisë, trashëgimtari konsiderohet posedues nga momenti i vdekjes së trashëgimlënësit, pavarësisht nga koha kur do ta ketë edhe pushtetin faktik6. Mbrojtja e posedimit. Çdo posedim është i mbrojtur nga marrja e sendit kundër dëshirës së poseduesit apo nga trazimi (shqetësimi) i poseduesit i cili bëhet pa marrjen e sendit (p.sh. kalimi në tokën e huaj, lëshimi i ujërave të zeza në tokë të huaj,pengimi në shfrytëzimin e dritës etj). Kjo nënkupton që poseduesi i sendit apo 6 Ligji për Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, Ligji nr. 03/L-145 i datës 04.09.2009 i publikuar në Gazetën Zyrtare
  • 12. E DREJTA CIVILE | KORAB GRABOVCI 11 të drejtës ka të drejtë në mbrojtje të posedimit ose të drejtës së tij. Si me rastin e marrjes së posedimit ashtu edhe me rastin e trazimit kemi të bëjmë me pengim posedim. Mbrojtja e posedimit mund të bëhet në dy mënyra: 1) Me vetndihmë dhe 2) Me mbrojtje institucionale, e cila realizohet përmes gjykatës kompetente. Varësisht nga fakti se poseduesi mund të pengohet me marrjen e posedimit apo me pengim të posedimit, edhe mundësia e mbrojtjes me padi është e dyllojshme: 1) Padia për shkak të marrjes sësendit – ky lloj i mbrojtjes (padisë)ekziston atëherë kur posedues është poseduesi i mëparshëm, i paditur është poseduesi i tanishëm, kërkesa ka të bëjë me kthimin e sendit, paraqiten provat se posedues është i padituri i cili ia ka marrë posedimin paditësit (se paditësi e ka pasur posedimin), afati është prekluziv, afati subjektiv i padisë për shkak të posedimit është 30 ditë ndërsa afati objektiv është 1 vit, ndërsa afati për paraqitjen e propozimit për përmarim është 30 ditë pas kalimit të afatit për përmbushje vullnetare dhe 2) Padia për shkak të pengim posedimit.