Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Kompozitoret shqiptare

8 848 vues

Publié le

kompozitoret shqiptar

Publié dans : Spirituel
  • Soyez le premier à commenter

Kompozitoret shqiptare

  1. 1. Kompozitoret Shqiptare NJE VESHTRIM I PERGJITHSHEM
  2. 2. Ne vijim do te trajtohen kompozitoret : ▪Aleksander Lalo ▪Prenk Jakova ▪Cesk Zadeja ▪Ferdinand Deda
  3. 3. Aleksander Lalo ▪ Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. ▪ Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.
  4. 4. Kompozime ▪ Tingujt e harresës (1996) (TV) ▪ Historiani dhe kameleoni (1989) ▪ Treni niset më shtatë pa pesë (1988) ▪ Dy herë mat (1986) ▪ Fjalë pa fund (1986) ▪ Asgjë nuk harrohet (1985) ▪ Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) ▪ Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV) ▪ Një vonesë e vogël (1982) ▪ Shi në plazh (1982) ▪ Shtëpia jonë e përbashkët (1981) ▪ ▪ Thesari (1981) ▪ Gëzhoja e vjetër (1980) ▪ Nusja (1980) ▪ Vajzat me kordele të kuqe (1978) ▪ Tomka dhe shokët e tij (1977) ▪ Dimri i fundit (1976) ▪ Emblema e dikurshme (1976) (TV) ▪ Duke kërkuar 5-orëshin (1974) ▪ Odiseja e tifozëve (1972) ▪ Të shoh në sy(1986) ▪ Një gjeneral kapet rob (1980)
  5. 5. Arstisti qe s’plaket kurre ... ▪ Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me prodhues shqiptare, por ndoshta puna e tij nepermjet shifrave do te vinte e paplote edhe sikur te thonim qe ne kompleks do te ishin 200 e me shume ore muzike e prodhuar. I diplomuar ne Akademine e Arteve, puna e tij me voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te spikatura te kinematografise shqiptare si dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te ▪ Ne rastin e 65 vjetorit te tij ne sallen e orekstres se RTSH-se u shfaq filmi dokumentar‘’Lalo’’. Ne kete organizim kishte mjaft kengetar , kompozitore,aktore,gazetare,miq dhe te aferm te kompozitorit. ▪ -’’Sot eshte nje dite e vecante per mua sepse jemi mbledhur per te pare nje film dokumentar per mua ne sallen e RTSH-se, ku un kam bere shume muzike filmash . Nese do te behej ne vend tjeter nuk do kisha keto emocione’’- eshte shprehur kengetari
  6. 6. Prenk Jakova Themeluesi i operas shqiptare
  7. 7. Prenk Jakova lindi më 27 qershor të vitit 1917 dhe vdiq tragjikisht më 16 shtator të vitit 1969 Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"dhe "Mrika" . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
  8. 8. Biografia & Krijmtaria ▪ Prenk Jakova u lind në vitin 1917 në familjen e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufijve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920. ▪ Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë. ▪ Opera e dytë e Prenk Jakovës "Gjergj Kastrioti- Skënderbeu" u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Këngët e tij "Syrin tek qershia" dhe"Margjelo" janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.
  9. 9. Cilesuar si babai i muzikes shqiptare:
  10. 10. Biografia Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane. Ne moshen 14 vjecare studioi në Accademia di Santa Cecilia në Romë. Në vitin 1949-51 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore. Ai kthehet në Shqipëri në vitet 1957-1962 dhe emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si : Konservatori ku punon si pedagog plot tri vite, e më pastaj emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Në vitin 1979-1990 del në profesion të lirë, për t’u kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinë. Vdiq më 15 gusht të vitin 1997
  11. 11. Veprat : 1. “Suita e Veriut”, 2. “Suitë korale”, 3. “Skica simfonike”, 4. “Poema vokale”, 5. “Romanca”, 6. “Simfoni”, 7. “Rapsodi për violinë” 8. "Hej ju male"
  12. 12. Biografia Ferdinant Deda lindi në Peqin, Shqipëri në 5 shkurt të vitit 1941. Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte. Ai ka kompozuar 3 valle simfonike , dhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano etj Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Më 1997 u shpall fitues i "diskut të artë" është nderuar me titullin "Artist i merituar" dhe "Mjeshtër i Madh". Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t'i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali.
  13. 13. Punoi: Kristina Xani Viola Jaupi

×