SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
Télécharger pour lire hors ligne
1436
Përkufizimi i bidatit
‫حد‬‫ابلدعة‬
<‫األبلانية‬ ‫باللغة‬>
Muhamed El-Xhejzani
‫حممد‬‫بن‬‫ح‬‫اجلزياين‬ ‫سني‬

Përktheu: Jusuf Kastrati
:‫ترمجة‬‫اكسرتايت‬ ‫يوسف‬
Përkufizimi i bidatit  1 
Përkufizimi i bidatit
Kuptimi gjuhësor i fjalës bidat1
Fjala bidat gjuhësisht ka këtë kuptim: “Gjë e shpikur, e paqenë më parë
(risi).”
Në këtë kuptim ka ardhur fjala e Allahut: “Thuaj: “Unë nuk jam risimtar
prej të dërguarve...” [El-Ahkaf: 9].
Po në këtë kuptim ka ardhur edhe fjala e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me
të: “Sa bidat (risi) i mirë!”2
Gjithashtu, edhe disa fjalë të imamëve tjerë, siç është
thënia e imam Shafiut: “Bidati (risia) është dy llojesh; i lavdëruar dhe i përbuzur.
Ai që përputhet me sunnetin është i lavdëruar, kurse ai që bie ndesh me sunnetin
është i përbuzur.”3
Ibën Rexhebi thoshte: “Lavdërimi i disa bidateve që është bërë nga disa
selefë është në kuptimin gjuhësor të bidatit e jo në atë sheriatik. Prej tyre mund ta
cekim fjalën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur i bashkoi njerëzit për
namaz të ramazanit (teravi) në xhami pas një imami dhe kur doli nga xhamia dhe
i pa ashtu tha: “Sa bidat i mirë që është ky!”4
Fjala bidat gjuhësisht ka edhe kuptimin e lodhjes dhe dobësimit.
Thuhet: “Ebdeat el-ibilu”5
kur të ulet deveja në gjunjë për shkak të lodhjes,
dobësimit a sëmundjes.
Mirëpo, ky kuptim kthehet te kuptimi i parë, ngaqë fjala “Ebdeat el-ibilu”
domethënë se lodhja i goditi devetë pasi që nuk kishin qenë të lodhura.
1 Shih: “En-nihaje fi garibil-hadithi uel-etheri” 1/106,107, “Muhtaru es-sihah” 43, 44, El-
Misbah el-munijr” 38, El-I’ëtisam” 1/36.
2 E transmeton Buhariu: 4/260 nr. 2010.
3 E transmeton Ebu Nuajm në “El-hilje” 9/113.
4 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 1/129.
5 Fjala “ebdeat” rrjedh nga fjala bidat, për këtë arsye e ka sjellë autori këtë shembull këtu
(sh.p.).
Përkufizimi i bidatit  2 
Domethënia e bidatit në terminologjinë fetare
Në sunetin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të, janë transmetuar disa hadithe në të cilat tregohet kuptimi
i fjalës bidat, prej tyre janë:
1. Hadithi i Irbad ibën Sarijes, Allahu qoftë i kënaqur me të, në të cilin
gjendet fjala e të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi
të: “Ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat (risi)
dhe çdo bidat është devijim.”6
2. Hadithi i Xhabir ibën Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku
thuhet se i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në
hutben (ligjëratën) e tij thoshte: “Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut,
udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të), ndërsa gjërat më të këqija janë ato të shpikurat
dhe çdo shpikje është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim çon
në zjarr.”7
Pasi e kuptuam nga këto hadithe se bidati qenka diçka e shpikur, atëherë
duhet të shohim se si shpjegohet shpikja në sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqja
dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Përkitazi me këtë çështje ekzistojnë disa
hadithe:
3. Hadithi, të cilin e transmeton Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga
i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në të cilin
thuhet: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është
prej saj, ajo gjë është e refuzuar.”8
6 E transmeton Ebu Davudi në “sunenin” e tij dhe termi është i tij 4/201 nr. 4607, Ibnu Maxhe
1/15 nr. 42 dhe Tirmidhiu 5/44 nr. 2776 i cili ka thënë se ky hadith është hasen-sahih. Hadithin
e ka cilësuar sahih Albani në “dhilalul-xhenneti fij tahrixhi es-sunneti” – Ibën Ebi Asim 17 nr.
27.
7 Me këtë term e ka transmetuar Nesaiu në “sunenin” e tij 3/188, ndërsa esenca e këtij hadithi
gjendet në “sahihu muslim” 3/153. Për më shumë ktheju librit “hutbetul-haxheh” – Albani.
8 E transmeton Buhariu 5/301 nr. 2697 dhe Muslimi 12/16 dhe ky term është i tij.
Përkufizimi i bidatit  3 
4. Ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet: “Ai që bën ndonjë vepër që nuk
është në përputhje me çështjen tonë (fenë tonë), ajo vepër është e
refuzuar.”9
Kur i meditojmë këto hadithe shohim se ato tregojnë qartë përkufizimin e
bidatit sipas fesë.
Kjo, për shkak se bidati në fe ka tri kushte specifike dhe nuk mund të quhet
ndonjë gjë bidat në fe pa i plotësuar ato. Këto kushte janë:
1. Të jetë gjë e shpikur.
2. T’i përshkruhet kjo shpikje fesë.
3. Të mos ketë ndonjë bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të
veçantë.
Në vijim do t’i sqarojmë këto kushte:
1. Të jetë gjë e shpikur.
Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të: “Kushdo që shpik” dhe fjala “çdo shpikje është bidat”.
Çka nënkuptojmë me shpikje?
Me shpikje nënkuptojmë bërjen e një gjëje të re që nuk njihej më parë.10
Kështu që, në të hyn çdo gjë e shpikur, qoftë e përbuzur a e lëvduar dhe
qoftë në fe ose jashtë saj.
9 E transmeton Muslimi 12/16.
10 Qoftë ajo gjë e shpikur nga fillimi, pra për herë të parë, meqë më parë nuk kishte ekzistuar,
siç është adhurimi i parë që i është bërë idhujve. Kjo shpikje quhet e plotë. Por, qoftë edhe
shpikje që është bërë për së dyti, e cila kishte ekzistuar më parë, mirëpo është bërë pas
zhdukjes së saj, siç është adhurimi i idhujve në Meke, pasi që e kishte shpikur atë Amër ibën
Lehij. Kjo shpikje quhet e pjesshme. Në të hyjnë gjërat që i janë përshkruar fesë e që nuk janë
prej saj. Në këtë aludon hadithi: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk
është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.” Pra, quhet shpikje në aspektin fetar, mirëpo në ndonjë
aspekt tjetër mund të mos jetë shpikje.
Përkufizimi i bidatit  4 
Pra, nga ky kusht përjashtohen gjërat që në esencë nuk janë të shpikura, siç
janë: namazet e detyrueshme, agjërimi i muajit ramazan dhe veprimi i ndonjë pune
të zakonshme të kësaj bote, siç janë ushqimi, veshja e kështu me radhë.
Pasi që shpikja mund të ndodh në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë, u
detyruam që këtij kushti t’ia shtojmë edhe dy kushtet vijuese:
2. T’i përshkruhet kjo shpikje fesë.
Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të: “në çështjen tonë”. Ndërsa, fjala çështje në këtë rast
nënkupton fenë.11
Atëherë, për ta quajtur një shpikje bidat po u dashka “që shpikja t’i
përshkruhet fesë në ndonjë mënyrë”.
Kjo domethënie arrihet nëpërmjet njërës nga këto tri parime:
I pari prej tyre: Afrimi tek Allahu me diçka që nuk e ka bërë të ligjshme.
I dyti: Dalja nga rregulli i fesë.
Këtyre parimeve i shtohet edhe një i tretë, e që është: Shkaqet që shpijnë në
bidat.
Nga ky kusht përjashtohen zbulimet materiale dhe të gjitha shpikjet e kësaj
bote që nuk kanë të bëjnë me çështjet e fesë, por njëkohësisht edhe mëkatet e
paqena më parë. Pra, këto (mëkate) nuk mund të quhen bidate, përveç nëse bëhen
për t’iu afruar Allahut me to ose bëhen pretekst për të menduar se janë nga feja.
3. Të mos ketë ndonjë bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të
veçantë.
Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të: “që nuk është prej saj” dhe fjala e tij: “që nuk është në
përputhje me çështjen tonë (fenë tonë)”.
11 Shih: “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 1/177.
Përkufizimi i bidatit  5 
Nga ky kusht përjashtohen risitë që kanë të bëjnë me fe, mirëpo kanë bazë
në të, qoftë të përgjithshme a të veçantë.
Prej risive në fe që bazohen në argumente të përgjithshme janë gjërat që u
dëshmuan nëpërmjet interesave të përgjithshme (el-mesalih el-murseleh) siç është
mbledhja e Kur’anit nga sahabët.
Kurse, prej risive në fe që bazohen në argumente të veçanta është falja e
namazit të teravive me xhemat në kohën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të,
pasi që ai u bazua në një argument të veçantë të sheriatit. Prej tyre mund të
përmendim gjithashtu edhe rigjallërimin e ligjeve të braktisura. Shembujt për këto
ligje ndryshojnë sipas kohës dhe vendit, mirëpo si shembull për këtë mund të
theksojmë përmendjen e Allahut në vendet e gafletit (shkujdesjes).
Nëse shikojmë kuptimin gjuhësor të fjalës bidat, atëherë edhe gjërat që
bazohen në argumente fetare mund të quhen risi, ngase ato u shfaqën sërish, pasi
që ishin braktisur a harruar. Kjo risi quhet risi gjenealogjike.
Porse, dihet qartë se çdo risi që është e vërtetuar me ndonjë argument nga
sheriati nuk quhet sipas sheriatit shpikje ose risi, ngaqë sipas tij shpikje a risi quhet
vetëm ajo që nuk është e bazuar në ndonjë argument.
Në vijim do të paraqesim disa thënie të dijetarëve që vërtetojnë këto
tri kushte:
Ibën Rexhebi thoshte: “Kushdo që shpik diçka duke ia përshkruar atë fesë
dhe duke mos qenë e bazuar në të (në fe), ajo i kthehet atij. Madje kjo risi është
devijim dhe feja është e pastër nga ajo.”12
Gjithashtu thoshte: “Bidati nënkupton çdo shpikje a risi që nuk është e
bazuar në fe. Ndërsa ajo që është e bazuar në fe nuk quhet bidat sipas sheriatit,
edhe pse gjuhësisht quhet ashtu.”13
12 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 2/128.
13 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 2/127.
Përkufizimi i bidatit  6 
Ndërsa Ibën Haxheri thoshte: “Fjala e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe
lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Çdo bidat është devijim” nënkupton çdo
shpikje që nuk ka bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të veçantë.”14
Po ashtu thoshte: “Hadithi “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë)
diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar” numërohet prej parimeve
bazë të Islamit dhe rregullave të tij. Prandaj, kushdo që shpik diçka në fe, e cila
nuk dëshmohet me argumentet e saj (fesë) ajo gjë nuk duhet të merret parasysh.”15
Përkufizimi fetar i bidatit:
Kuptimin e bidatit sipas fesë, i cili përfshin tri kushtet e sipërpërmendura,
mund ta përkufizojmë nga ajo që pamë deri më tani.
Mbase, përkufizimi më i mirë i cili i përfshin tri kushtet e lartpërmendura
mund të jetë përkufizimi vijues: “Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fenë e
Allahut dhe e pabazuar në ndonjë argument të përgjithshëm a të veçantë”.
Ose thënë më shkurt: “Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fe pa ndonjë
argument”.
14 “Fet’hul-barij” 13/254.
15 “Fet’hul-barij” 5/302. Shih gjithashtu “me’arixh el-kabul” 2/426 dhe “sherh lum’atil-i’ëtikad”
23.
Përkufizimi i bidatit  7 
Dallimi mes kuptimit gjuhësor të bidatit dhe atij fetar
Bidati në kuptimin gjuhësor dallon nga ai fetar në dy aspekte:
1. Kuptimi gjuhësor i bidatit është më i përgjithshëm se ai fetar. Pra, këto
dy kuptime dallohen sipas kuptimit të përgjithshëm dhe atij të veçantë,
sepse çdo bidat fetar bën pjesë në kuptimin gjuhësor, porse jo
anasjelltas. Pra, disa bidate në kuptimin gjuhësor, siç janë risitë
materiale, nuk bëjnë pjesë në kuptimin fetar të bidatit.16
2. Bidati në kuptimin fetar është bidati që përmendet në hadithin “çdo
bidat është devijim” dhe jo ai gjuhësor. Për këtë shkak bidati fetar
përshkruhet si devijim dhe i refuzuar, pa ndonjë përjashtim. Kurse,
bidati gjuhësor nuk kufizohet vetëm në hadithin “çdo bidat është
devijim”. Pra, nuk kushtëzohet që bidati gjuhësor të cilësohet si devijim
ose i përbuzur e as që e ka dispozitën e njëjtë me atë të bidatit fetar, pra
nuk është kusht të jetë i refuzuar.
Marrë nga libri: “Kavaid ma’ërifeti el-bide’i”
16 Shih: “Iktidaus-sirat el-mustekijm” 2/590.
Përkufizimi i bidatit  1 

Contenu connexe

Tendances

Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Shkumbim Jakupi
 
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ Albanian
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ AlbanianUdhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ Albanian
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ AlbanianAbdullah Baspren
 
Sq brief illustrated guide to understanding islam الدليل المصور الموجز لفهم...
Sq brief illustrated guide to understanding islam   الدليل المصور الموجز لفهم...Sq brief illustrated guide to understanding islam   الدليل المصور الموجز لفهم...
Sq brief illustrated guide to understanding islam الدليل المصور الموجز لفهم...Loveofpeople
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)Libra Islame
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditmatildad93
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Shkumbim Jakupi
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)Shkumbim Jakupi
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Shkumbim Jakupi
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Adriatik Rexha
 

Tendances (16)

Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Bazat në Usulul Fikh (për fillestarë)
 
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ Albanian
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ AlbanianUdhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ Albanian
Udhezues I Ilustruar Mbi Islamin _ Albanian
 
Sq brief illustrated guide to understanding islam الدليل المصور الموجز لفهم...
Sq brief illustrated guide to understanding islam   الدليل المصور الموجز لفهم...Sq brief illustrated guide to understanding islam   الدليل المصور الموجز لفهم...
Sq brief illustrated guide to understanding islam الدليل المصور الموجز لفهم...
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu iv (ixhmai)
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu iv (ixhmai)
 
Bazat e-teuhidit
Bazat e-teuhiditBazat e-teuhidit
Bazat e-teuhidit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
 
Abetarja
AbetarjaAbetarja
Abetarja
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Sureja Fatiha
Sureja  Fatiha Sureja  Fatiha
Sureja Fatiha
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu III (Kur'ani dhe suneti)
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli Fikhu IV (Ixhmai)
 
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
Harun Jahja ``Profeti Jusuf``
 
Sureja Fatiha
Sureja Fatiha Sureja Fatiha
Sureja Fatiha
 

Similaire à Sq perkufizimi i bidatit

POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANLexo dhe Mëso
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëFatos
 
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeAkideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeLexo dhe Mëso
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditRregullatIslame
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarFatos
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLexo dhe Mëso
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreRregullatIslame
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamRregullatIslame
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarLexo dhe Mëso
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveRregullatIslame
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamLexo dhe Mëso
 

Similaire à Sq perkufizimi i bidatit (20)

Rregullat fikhore
Rregullat fikhoreRregullat fikhore
Rregullat fikhore
 
Rregullat fikhore
Rregullat fikhoreRregullat fikhore
Rregullat fikhore
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
 
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeAkideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të Teuhidit
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të Teuhidit
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
Besimi i Saktë
Besimi i SaktëBesimi i Saktë
Besimi i Saktë
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin Islam
 
Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.Sekti Kur’anij.
Sekti Kur’anij.
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuar
 
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teraviveAgjërimi, namazi i natës dhe i teravive
Agjërimi, namazi i natës dhe i teravive
 
Betimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin IslamBetimet në këndvështrimin Islam
Betimet në këndvështrimin Islam
 

Plus de Loveofpeople

Ms pillars of islam
Ms pillars of islamMs pillars of islam
Ms pillars of islamLoveofpeople
 
Ms pillars of eman
Ms pillars of emanMs pillars of eman
Ms pillars of emanLoveofpeople
 
Ms dialogue between atheist prof and muslim student
Ms dialogue between atheist prof and muslim studentMs dialogue between atheist prof and muslim student
Ms dialogue between atheist prof and muslim studentLoveofpeople
 
Ms brief illustrated guide to understanding islam
Ms brief illustrated guide to understanding islamMs brief illustrated guide to understanding islam
Ms brief illustrated guide to understanding islamLoveofpeople
 
Ms islam religi all
Ms islam religi allMs islam religi all
Ms islam religi allLoveofpeople
 
Zh this is islam briefly web
Zh this is islam briefly webZh this is islam briefly web
Zh this is islam briefly webLoveofpeople
 
En why people accept islam
En why people accept islamEn why people accept islam
En why people accept islamLoveofpeople
 
Zh khatem elnabeen
Zh khatem elnabeenZh khatem elnabeen
Zh khatem elnabeenLoveofpeople
 
Ru znanie islamskoy aqydy
Ru znanie islamskoy aqydyRu znanie islamskoy aqydy
Ru znanie islamskoy aqydyLoveofpeople
 
Ru talim assolyat bihtisar
Ru talim assolyat bihtisarRu talim assolyat bihtisar
Ru talim assolyat bihtisarLoveofpeople
 
Ru ma yageb ma3reftoh 3an tahara
Ru ma yageb ma3reftoh 3an taharaRu ma yageb ma3reftoh 3an tahara
Ru ma yageb ma3reftoh 3an taharaLoveofpeople
 

Plus de Loveofpeople (20)

Ms virus syiah
Ms virus syiahMs virus syiah
Ms virus syiah
 
Ms prophets pray
Ms prophets prayMs prophets pray
Ms prophets pray
 
Ms pillars of islam
Ms pillars of islamMs pillars of islam
Ms pillars of islam
 
Ms pillars of eman
Ms pillars of emanMs pillars of eman
Ms pillars of eman
 
Ms im a muslim
Ms im a muslimMs im a muslim
Ms im a muslim
 
Ms hisn muslim
Ms hisn muslimMs hisn muslim
Ms hisn muslim
 
Ms dialogue between atheist prof and muslim student
Ms dialogue between atheist prof and muslim studentMs dialogue between atheist prof and muslim student
Ms dialogue between atheist prof and muslim student
 
Ms brief illustrated guide to understanding islam
Ms brief illustrated guide to understanding islamMs brief illustrated guide to understanding islam
Ms brief illustrated guide to understanding islam
 
Ms islam religi all
Ms islam religi allMs islam religi all
Ms islam religi all
 
Ms azkar muslim
Ms azkar muslimMs azkar muslim
Ms azkar muslim
 
Sr jednoca boga
Sr jednoca bogaSr jednoca boga
Sr jednoca boga
 
Zh this is islam briefly web
Zh this is islam briefly webZh this is islam briefly web
Zh this is islam briefly web
 
Zh this is islam
Zh this is islamZh this is islam
Zh this is islam
 
En why people accept islam
En why people accept islamEn why people accept islam
En why people accept islam
 
Zh khatem elnabeen
Zh khatem elnabeenZh khatem elnabeen
Zh khatem elnabeen
 
Ru znanie islamskoy aqydy
Ru znanie islamskoy aqydyRu znanie islamskoy aqydy
Ru znanie islamskoy aqydy
 
Ru talim assolyat bihtisar
Ru talim assolyat bihtisarRu talim assolyat bihtisar
Ru talim assolyat bihtisar
 
Ru subhan llah
Ru subhan llahRu subhan llah
Ru subhan llah
 
Ru prizyv k aqyde
Ru prizyv k aqydeRu prizyv k aqyde
Ru prizyv k aqyde
 
Ru ma yageb ma3reftoh 3an tahara
Ru ma yageb ma3reftoh 3an taharaRu ma yageb ma3reftoh 3an tahara
Ru ma yageb ma3reftoh 3an tahara
 

Sq perkufizimi i bidatit

  • 1. 1436 Përkufizimi i bidatit ‫حد‬‫ابلدعة‬ <‫األبلانية‬ ‫باللغة‬> Muhamed El-Xhejzani ‫حممد‬‫بن‬‫ح‬‫اجلزياين‬ ‫سني‬  Përktheu: Jusuf Kastrati :‫ترمجة‬‫اكسرتايت‬ ‫يوسف‬
  • 2. Përkufizimi i bidatit  1  Përkufizimi i bidatit Kuptimi gjuhësor i fjalës bidat1 Fjala bidat gjuhësisht ka këtë kuptim: “Gjë e shpikur, e paqenë më parë (risi).” Në këtë kuptim ka ardhur fjala e Allahut: “Thuaj: “Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve...” [El-Ahkaf: 9]. Po në këtë kuptim ka ardhur edhe fjala e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Sa bidat (risi) i mirë!”2 Gjithashtu, edhe disa fjalë të imamëve tjerë, siç është thënia e imam Shafiut: “Bidati (risia) është dy llojesh; i lavdëruar dhe i përbuzur. Ai që përputhet me sunnetin është i lavdëruar, kurse ai që bie ndesh me sunnetin është i përbuzur.”3 Ibën Rexhebi thoshte: “Lavdërimi i disa bidateve që është bërë nga disa selefë është në kuptimin gjuhësor të bidatit e jo në atë sheriatik. Prej tyre mund ta cekim fjalën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur i bashkoi njerëzit për namaz të ramazanit (teravi) në xhami pas një imami dhe kur doli nga xhamia dhe i pa ashtu tha: “Sa bidat i mirë që është ky!”4 Fjala bidat gjuhësisht ka edhe kuptimin e lodhjes dhe dobësimit. Thuhet: “Ebdeat el-ibilu”5 kur të ulet deveja në gjunjë për shkak të lodhjes, dobësimit a sëmundjes. Mirëpo, ky kuptim kthehet te kuptimi i parë, ngaqë fjala “Ebdeat el-ibilu” domethënë se lodhja i goditi devetë pasi që nuk kishin qenë të lodhura. 1 Shih: “En-nihaje fi garibil-hadithi uel-etheri” 1/106,107, “Muhtaru es-sihah” 43, 44, El- Misbah el-munijr” 38, El-I’ëtisam” 1/36. 2 E transmeton Buhariu: 4/260 nr. 2010. 3 E transmeton Ebu Nuajm në “El-hilje” 9/113. 4 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 1/129. 5 Fjala “ebdeat” rrjedh nga fjala bidat, për këtë arsye e ka sjellë autori këtë shembull këtu (sh.p.).
  • 3. Përkufizimi i bidatit  2  Domethënia e bidatit në terminologjinë fetare Në sunetin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, janë transmetuar disa hadithe në të cilat tregohet kuptimi i fjalës bidat, prej tyre janë: 1. Hadithi i Irbad ibën Sarijes, Allahu qoftë i kënaqur me të, në të cilin gjendet fjala e të Dërguarit paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat (risi) dhe çdo bidat është devijim.”6 2. Hadithi i Xhabir ibën Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku thuhet se i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në hutben (ligjëratën) e tij thoshte: “Fjala më e vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të), ndërsa gjërat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo shpikje është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim çon në zjarr.”7 Pasi e kuptuam nga këto hadithe se bidati qenka diçka e shpikur, atëherë duhet të shohim se si shpjegohet shpikja në sunetin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Përkitazi me këtë çështje ekzistojnë disa hadithe: 3. Hadithi, të cilin e transmeton Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, në të cilin thuhet: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.”8 6 E transmeton Ebu Davudi në “sunenin” e tij dhe termi është i tij 4/201 nr. 4607, Ibnu Maxhe 1/15 nr. 42 dhe Tirmidhiu 5/44 nr. 2776 i cili ka thënë se ky hadith është hasen-sahih. Hadithin e ka cilësuar sahih Albani në “dhilalul-xhenneti fij tahrixhi es-sunneti” – Ibën Ebi Asim 17 nr. 27. 7 Me këtë term e ka transmetuar Nesaiu në “sunenin” e tij 3/188, ndërsa esenca e këtij hadithi gjendet në “sahihu muslim” 3/153. Për më shumë ktheju librit “hutbetul-haxheh” – Albani. 8 E transmeton Buhariu 5/301 nr. 2697 dhe Muslimi 12/16 dhe ky term është i tij.
  • 4. Përkufizimi i bidatit  3  4. Ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet: “Ai që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen tonë (fenë tonë), ajo vepër është e refuzuar.”9 Kur i meditojmë këto hadithe shohim se ato tregojnë qartë përkufizimin e bidatit sipas fesë. Kjo, për shkak se bidati në fe ka tri kushte specifike dhe nuk mund të quhet ndonjë gjë bidat në fe pa i plotësuar ato. Këto kushte janë: 1. Të jetë gjë e shpikur. 2. T’i përshkruhet kjo shpikje fesë. 3. Të mos ketë ndonjë bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të veçantë. Në vijim do t’i sqarojmë këto kushte: 1. Të jetë gjë e shpikur. Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Kushdo që shpik” dhe fjala “çdo shpikje është bidat”. Çka nënkuptojmë me shpikje? Me shpikje nënkuptojmë bërjen e një gjëje të re që nuk njihej më parë.10 Kështu që, në të hyn çdo gjë e shpikur, qoftë e përbuzur a e lëvduar dhe qoftë në fe ose jashtë saj. 9 E transmeton Muslimi 12/16. 10 Qoftë ajo gjë e shpikur nga fillimi, pra për herë të parë, meqë më parë nuk kishte ekzistuar, siç është adhurimi i parë që i është bërë idhujve. Kjo shpikje quhet e plotë. Por, qoftë edhe shpikje që është bërë për së dyti, e cila kishte ekzistuar më parë, mirëpo është bërë pas zhdukjes së saj, siç është adhurimi i idhujve në Meke, pasi që e kishte shpikur atë Amër ibën Lehij. Kjo shpikje quhet e pjesshme. Në të hyjnë gjërat që i janë përshkruar fesë e që nuk janë prej saj. Në këtë aludon hadithi: “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar.” Pra, quhet shpikje në aspektin fetar, mirëpo në ndonjë aspekt tjetër mund të mos jetë shpikje.
  • 5. Përkufizimi i bidatit  4  Pra, nga ky kusht përjashtohen gjërat që në esencë nuk janë të shpikura, siç janë: namazet e detyrueshme, agjërimi i muajit ramazan dhe veprimi i ndonjë pune të zakonshme të kësaj bote, siç janë ushqimi, veshja e kështu me radhë. Pasi që shpikja mund të ndodh në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë, u detyruam që këtij kushti t’ia shtojmë edhe dy kushtet vijuese: 2. T’i përshkruhet kjo shpikje fesë. Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “në çështjen tonë”. Ndërsa, fjala çështje në këtë rast nënkupton fenë.11 Atëherë, për ta quajtur një shpikje bidat po u dashka “që shpikja t’i përshkruhet fesë në ndonjë mënyrë”. Kjo domethënie arrihet nëpërmjet njërës nga këto tri parime: I pari prej tyre: Afrimi tek Allahu me diçka që nuk e ka bërë të ligjshme. I dyti: Dalja nga rregulli i fesë. Këtyre parimeve i shtohet edhe një i tretë, e që është: Shkaqet që shpijnë në bidat. Nga ky kusht përjashtohen zbulimet materiale dhe të gjitha shpikjet e kësaj bote që nuk kanë të bëjnë me çështjet e fesë, por njëkohësisht edhe mëkatet e paqena më parë. Pra, këto (mëkate) nuk mund të quhen bidate, përveç nëse bëhen për t’iu afruar Allahut me to ose bëhen pretekst për të menduar se janë nga feja. 3. Të mos ketë ndonjë bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të veçantë. Argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “që nuk është prej saj” dhe fjala e tij: “që nuk është në përputhje me çështjen tonë (fenë tonë)”. 11 Shih: “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 1/177.
  • 6. Përkufizimi i bidatit  5  Nga ky kusht përjashtohen risitë që kanë të bëjnë me fe, mirëpo kanë bazë në të, qoftë të përgjithshme a të veçantë. Prej risive në fe që bazohen në argumente të përgjithshme janë gjërat që u dëshmuan nëpërmjet interesave të përgjithshme (el-mesalih el-murseleh) siç është mbledhja e Kur’anit nga sahabët. Kurse, prej risive në fe që bazohen në argumente të veçanta është falja e namazit të teravive me xhemat në kohën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, pasi që ai u bazua në një argument të veçantë të sheriatit. Prej tyre mund të përmendim gjithashtu edhe rigjallërimin e ligjeve të braktisura. Shembujt për këto ligje ndryshojnë sipas kohës dhe vendit, mirëpo si shembull për këtë mund të theksojmë përmendjen e Allahut në vendet e gafletit (shkujdesjes). Nëse shikojmë kuptimin gjuhësor të fjalës bidat, atëherë edhe gjërat që bazohen në argumente fetare mund të quhen risi, ngase ato u shfaqën sërish, pasi që ishin braktisur a harruar. Kjo risi quhet risi gjenealogjike. Porse, dihet qartë se çdo risi që është e vërtetuar me ndonjë argument nga sheriati nuk quhet sipas sheriatit shpikje ose risi, ngaqë sipas tij shpikje a risi quhet vetëm ajo që nuk është e bazuar në ndonjë argument. Në vijim do të paraqesim disa thënie të dijetarëve që vërtetojnë këto tri kushte: Ibën Rexhebi thoshte: “Kushdo që shpik diçka duke ia përshkruar atë fesë dhe duke mos qenë e bazuar në të (në fe), ajo i kthehet atij. Madje kjo risi është devijim dhe feja është e pastër nga ajo.”12 Gjithashtu thoshte: “Bidati nënkupton çdo shpikje a risi që nuk është e bazuar në fe. Ndërsa ajo që është e bazuar në fe nuk quhet bidat sipas sheriatit, edhe pse gjuhësisht quhet ashtu.”13 12 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 2/128. 13 “Xhami’u el-‘ulumi uel-hikemi” 2/127.
  • 7. Përkufizimi i bidatit  6  Ndërsa Ibën Haxheri thoshte: “Fjala e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Çdo bidat është devijim” nënkupton çdo shpikje që nuk ka bazë në fe, qoftë në mënyrë të përgjithshme a të veçantë.”14 Po ashtu thoshte: “Hadithi “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar” numërohet prej parimeve bazë të Islamit dhe rregullave të tij. Prandaj, kushdo që shpik diçka në fe, e cila nuk dëshmohet me argumentet e saj (fesë) ajo gjë nuk duhet të merret parasysh.”15 Përkufizimi fetar i bidatit: Kuptimin e bidatit sipas fesë, i cili përfshin tri kushtet e sipërpërmendura, mund ta përkufizojmë nga ajo që pamë deri më tani. Mbase, përkufizimi më i mirë i cili i përfshin tri kushtet e lartpërmendura mund të jetë përkufizimi vijues: “Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fenë e Allahut dhe e pabazuar në ndonjë argument të përgjithshëm a të veçantë”. Ose thënë më shkurt: “Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fe pa ndonjë argument”. 14 “Fet’hul-barij” 13/254. 15 “Fet’hul-barij” 5/302. Shih gjithashtu “me’arixh el-kabul” 2/426 dhe “sherh lum’atil-i’ëtikad” 23.
  • 8. Përkufizimi i bidatit  7  Dallimi mes kuptimit gjuhësor të bidatit dhe atij fetar Bidati në kuptimin gjuhësor dallon nga ai fetar në dy aspekte: 1. Kuptimi gjuhësor i bidatit është më i përgjithshëm se ai fetar. Pra, këto dy kuptime dallohen sipas kuptimit të përgjithshëm dhe atij të veçantë, sepse çdo bidat fetar bën pjesë në kuptimin gjuhësor, porse jo anasjelltas. Pra, disa bidate në kuptimin gjuhësor, siç janë risitë materiale, nuk bëjnë pjesë në kuptimin fetar të bidatit.16 2. Bidati në kuptimin fetar është bidati që përmendet në hadithin “çdo bidat është devijim” dhe jo ai gjuhësor. Për këtë shkak bidati fetar përshkruhet si devijim dhe i refuzuar, pa ndonjë përjashtim. Kurse, bidati gjuhësor nuk kufizohet vetëm në hadithin “çdo bidat është devijim”. Pra, nuk kushtëzohet që bidati gjuhësor të cilësohet si devijim ose i përbuzur e as që e ka dispozitën e njëjtë me atë të bidatit fetar, pra nuk është kusht të jetë i refuzuar. Marrë nga libri: “Kavaid ma’ërifeti el-bide’i” 16 Shih: “Iktidaus-sirat el-mustekijm” 2/590.