1. Evolucioni biologjik dhe njeriu
Studimi i të gjitha formave të provave (pra jo vetëm fizike) ka sjellë
përfundimin se njerëzit kanë evoluar nga primatët ancestralë. Në
shekullin e 19-të, ideja se njerëzit dhe majmunët kishin një para-ardhës
të lashtë të përbashkët ishte ende një fantazi, dhe ishte një temë mbi të
cilën debatohej shumë nga shkencetarët e kohës së Çarls Darvinit, po
ashtu edhe në vitet e mëpasshme. Dozat e ironisë dhe të talljes nuk
mungonin; madje ndonjëherë shërbenin edhe si argument.
Por sot nuk ka asnjë dyshin rreth marrëdhënieve të ngushta evolutive
midis njerëzve dhe primatëve të tjerë. Duke përdorur të njëjtat metoda
shkencore dhe mjete që janë përdorur për të studjuar evolucionin e
specieve të tjera, kërkuesit shkencorë kanë mbledhur një numër gjithnjë
e më të madh fosilesh dhe provash të tjera molekulare që tregojnë kiartë
se të njëjat forca përgjegjese për evolucionin e formave të tjera të jetës
në Tokë janë përgjegjese edhe për evolucionin biologjik të
karakteristikave të njerëzve.
Bazuar në forcën e provave të krahasimit të ADN-së, para-ardhësi i
përbashkët i njerëzve dhe shimpanzevemendohet se ka jetuar afërsisht 6
deri në 7 milion vite më parë në Afrikë. Pema evolutive që të çon nga ky
para-ardhës ancestral deri tek njerëzit modernë përmban një sërë
degëzimesh anësore, që përfaqësojnë popullatat dhe speciet që janë
zhdukur. Kështu duket se në të shkuarën planeti ynë ka qenë populluar
nga lloje të ndryshme speciesh, të ngjashme me njeriun.
Rreth 4.1 milion vite më parë në kontinentin mëmë, Afrikë, u shfaq një
specie e re, të cilën antropologët e vendosin në gjininë Australopitekus,
që do të thotë “majmun jugor”. Truri i një të rrituri të Australopithecus-it
kishte pothuajse të njëjtën madhësi me atë të majmunëve modernë
(sikundër është dokumentuar nga madhësia e kafkës tek fosili).
Duket se Austrolopitekusi e kalonte një pjesë të kohës së vet duke u
kacavjerrë nëpër pemë, sikurse tregojnë këmbët e shkurtra dhe tiparet e
gjymyrëve të sipërme. Por Australopithecusi mundej gjithashtu të ecte
2. drejt mbi dy këmbë, sikurse njerëzit. Shenjat e këmbeve[1] të lëna nga
një prej Ausralopitekusëve të hershëm të Afrikës mund të shihen në
fotografinë e mëposhtëme; shenjat janë ruajtur në formën e tyre
origjinale nga hiri vullkanik i ngurtësuar.
Rreth 2.3 milion vite më parë, specia më e hershme Homo, gjinia të cilës
i përkasin të gjithë njerëzit modernë, evoluoi duke filluar në Afrika. Kjo
specie (e parë, e hershme e Homo-ve) njihet si Homo habilis (“njeri i
aftë”). Madhësia mesatare e trurit të Homo habilisit, sikundër është
përcaktuar nga kafkat e datuara 2 milion vite më parë, ishte rreth 50
përqind (50%) më e madhe se ajo e Australopitekusëve të
hershëm. Mjetet e para prej guri u shfaqën, apo më mirë të themi
datohen, rreth 2.6 milion vite më parë.
Rreth 1.8 milion vite më parë, u shfaq një specie më e evoluar, Homo
erectus-i (“njeri i ngritur”). Kjo specie u shpërnda nga Afrika në
Euroazi.Speciet më të aferta, pergjithesisht, kanë tru me të madh se ato
të mëparshmet.Provat tregojnë se njerëzit anatomikisht modernë (Homo
sapiens – “njeri i ditur”) me trup dhe tru si yni, evoluan në Afrikë prej
formave më të hershme të njerëzve. Fosili më i vjetër i njohur i një
njeriu modern (Homo sapiens) është më pak se 200,000 vite i vjetër.
Anëtarët e këtij grupimi u shpërndanë në Afrikë dhe më së fundmi në
Azi, Australi, Europë dhe në dy Amerikat, duke zëvendësuar popullatat
e hershme njerëzore që jetonin në disa pjesë të botës.
[1] Behet fjale për gjurmët (e këmbëve), 3.75 milion vite të vjetra të
gjetura në Afrikën Lindore në Laetoli, Tanzani. (fotografia)
Posted in Anatomi, Antropologji, Evolucioni, Procesi i Evolucionit. Etiketuar
me Austrolopiteku,Evolucioni i njeriut, Gjurmet ne Laetoli, Homo erectus, Homo
habilis, Homo sapiens, Laetoli, mëma Afrikë, procesi i evolucionit.