15. Skeda I
-Veshja e nuses dhe e dhendrit.
Fustani eshte veshja e vjeter e gruas ne Jug,me vone u perdoren edhe citjanet.Veshja e vjeter e burrit karakterizohet nga
kemisha e gjate,fustanella,te gjata ose te shkurtra,poturet,qellotat si dhe qylafi i bardhe me thumb ne maje. Per kepucet
fillimisht ishin opingat e lopes apo ato me sholle te regjur,me xhufka, etj.
-Paja nga nusja dhe nga dhendri.
Per veshjet e nuses dhe te dhendrit ose per te ashtuquajturen paje,tradita nuk ka ndryshuar. Ajo pergatitet nga te dyja palet.
Paja e nuses ka origjine shume te lashte dhe me kalimin e viteve ky zakon eshte me I dukshem ne zonat e thella te Shqiperise
ku femrat pergatisin pajen e tyre duke qendisur apo punuar me grep cdo detaj.Keshtu, duke realizuar punimet e tyre. Qe ne
momentin ku vajza lind,nena e saj kujdeset per gjithcka qe t’ia ruaje vajzes per paje (kuverte,peshqire,mbulesa,carcafe etj.).
Per nenen ishte mburrje qe te pergatiste pajen e vajzes sa me bukur,me material te mira dhe fije ari.Paja dilte nga shtepia
vetem te premteve.
-Kenget per nusen dhe dhendrin dhe kenget qe vene ne loje krushqinjte,kenget e vajit,kenget e punes
dhe kenget e djepit.
Kush Te Beri Nuse Geri Rushiti
Kush Ta Hodhi Vellon Alma Velaj
Lulen Çe Qendis E Ema
Dile Moj Nuse
Xhinxhile Fatmir Dule
Si Borbardha Ne Peralle Sami Kallmi
16. Do Ta Marr Nusen Korçare
Manushaqe
Mire Se Vjen O Nuse
Lotët mbi fustan të bardhë
Dhëndër Ku Vete Kështu
Krushqve
Kenget e dasmes.
Mire Se Vjen O Nuse Fatmir Dule
Urome Baba Urome Fatmir Dule
Gushebardha Si Debora
Shpetim Levendi Feat. Tom Qelibari
Matke Te Therret Jot Eme
Shpetim Levendi Feat. Tom Qelibari
Dy Cupa Nga Struga Maksi Islami
As E Vogel As E Madhe Maksi Islami
Manushaqe Maksi Islami
Moj Saranda Moj Delvina Fatmir Dule
Xhinxhile Fatmir Dule
Si Borbardha Ne Peralle Sami Kallmi
Do Ta Marr Nusen Korçare Maksi Islami
Dile Moj Nuse Kujtim Shqipo
17. Skeda II
Vallet.
Lirike:
Vallet lirike zene vend te madh ne folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate, me pak nga burrat osegra e burra bashke.
Llojet e tyre jane vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmes (“Nusja jone arberore”, Lunxheri
– Gjirokaster etj); vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, etj).
Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak
nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake ,Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).
Liriko-Epike:
Ne disa valle ka gershetim te lirikes me epiken, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenike – Elbasan etj) dhe valle
epiko-lirike (“Kercim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj) ,Vallja e Osman Takes etj.
18. Veshjet popullore.
Gra:
Fustani është veshja e vjetër e gruas në Labëri, më vonë u përdorën edhe çitjanet. Veshja e vjetër e burrit karakterizohet nga
këmisha e gjatë, fustanella, tirqet, të gjata ose të shkurtra, poturet, qëllotat si dhe qylafi i bardhë me thumb në majë. Për këpucët
fillimisht ishin opingat e lopës apo ato me shollë të regjur, me xhufka, etj.
Burra:
Veshja me fustanelle
Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen
kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa
raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurter me
menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi,
19. Emertimet e valleve.
Vallja Çamiko
Vallja Dardharë
Pogonishte
Katjushka
Gajdja
Lunxheri
mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje
ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje
eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërise se
Jugut.
20. Momentet e kercimit.
Vallet Labe të Burrave
Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësuesish emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosiepik që i karakterizon shprehet
përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi
popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësuesish e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore
vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën osembi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëronme iso luan
me hapa të thjeshte portë rende, në përshtatje me karakterin e valles.
Vallja Çamiko
Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Ka fuqi të madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e
saj edhe tek greke. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e
popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Këto emra, gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashe Tepelenës.
Janë valle epike. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup, rolin kryesor e luan valltari i parë. Një nder figurat e trupit te tij më origjinale është kjo : bën ecje të lehte,
ngrihet mbi njërën këmbe, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemenë ose token, ndërkohe valltaret e tjerë kalojnë mbi trupin e tij.
Vallja Dardharë
Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i Korçës. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për
duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë
dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së
këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.
Pogonishte
Kërcimi e ka origjinën nga Shqipëria e Jugut. Ritmi është 2/4 dhe kërcehet i hapur dhe në formë cikli nga njerëz te bashkuar. Stili është krenar.Po ashtu ka dhe kostume popullore per gra dhe meshkuj.
21. Skeda III
-Gatimet,pijet tradicionale dhe shtrimi I tavolines.
Gatimet tradicionale.
Me mish:
Pace me veze
Kec i mbushur,i pjekur në enë balte
Qebap
Kukureci
Jahni
Me brume:
Lakror me spinaq
Gurabija
Bakllava
Byrek me kungull
Hithenik
Petë misri me hither
Petë misri me presh
Lakror
Petulla tradicionale
Sallatat:
Sallate me domate
Sallatë ruse
Sallatë me tranguj dhe kos
Sallatë me lakër dhe karrotë
Sallate me sallate jeshile.
22. Embelsirat:
Bon-bone
Kek
Pandispanj
Shendetlli
Llokume (Sheqerpare)
Biskota me gjalp
Pijet tradicionale.
Rakia
Rehania
Vera
Shtrimi i tavolines.
Ne fillim shtrojme mbulesen.Me pas ne cdo vend ku ndodhen karriget shperndajme kartopecetat dhe mbi secilen veme luge,pirunj
edhe thike.Me pas shtrojme pjatat.Pjata vihen prane pecetave.Buka mund te vihet ne nje tase te thurur me kercinj te holle druri osete
shperndahet ne cdo person.Pijet,sallatat dhe buka vendosen ne mes te tavolines,ne menyre qe cdo njeri te mundet te marri nga
to.Gotatvihen prane pjatave.Me ne fund kur serviret embelsira ajo shperndahet ne cdo persondhe selici shijon ushqimin e tij.
23. Lojrat popullore.
Emri i lojes: Aeroplani
Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise, vemendjes dhe kercueshmerise
Mjetet: Shkumes, pafka te sheshta rrumbullake
Zhvillimi i lojes:
Ne nje fushe te vizatuar (rreth 50 cm te gjere e te gjate) duhet te kapercesh nga kuadrati ne kuadrat hopthi me nje kembe, pa shkelur
mbi vijat si ne rrugen e vajtjes ashtu edhe ne kthim. Kush ben gabim del jashte dhe pret rradhen derisa te filloje nga fillimi. Ne
versione te ndryshme lejohet qe ndalosh te kuadrati i “pushimit“ me te dyja kembet.
Kuadratet duhet kapercyer gjithashtu edhe gjate shtyrjes se pafkave, te cilat nuk duhet te ndalojne ne te kuadratin e “pushimit“. Ekzistojne variante te tjera te kesaj loje, si psh.:
kerce me kemben e majte, kerce me kemben e djathte, vendos nje gure mbi koke dhe ecen, vendos nje gur ne maje te kembes dhe ecen, vendos pafken ne toke dhe e shtyn me
kembe (pafka nuk duhet te ndaloje ne asnje menyre tek vijat).
Emri i lojes:Tigri
Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise dhe kercueshmerise
Mjetet: Top futbolli
Zhvillimi i lojes:
Formohet nje rreth. Topi mund te luhet kryq e terthor. Ne mes qendron nje lojtar (tigri). Ai perpiqet qe te preke ose te kape topin,
duke kercyer e levizur por brenda njedistance ne caktuar. Nese tigri e prek ose kap topin atehere lojtari qe humbi topin ze
vendin e tij.
24. Emri i lojes:Transport i trareve
Qellimi: Ekujlibrimi dhe forcimi i muskujve
Mjetet: Nuk nevojiten
Zjvillimi i lojes:
Te gjithe pjesemarresit shtrihen me shpine ne dy grupe prane njeri-tjetrit ne menyre qe
kokat e tyre te gjenden ne nje vije dhe veshet te prekin njeri tjetrin( si dhembet e nje
zinxhiri).
Krahet shtrihen drejt lart dhe pellembet te shtrira horizontalisht. Nje ndihmes e ndihmon “traun“ qe te shtrihet me kurriz i palevizshem tek
duart e para. Ketu fillon nje transport gazmor i lekundshem. Pasi transpotrimi mbaron, “trau” shtrihet dhe behet gati, nderkoh
qe nje tjeter nxenes ze vendin e tij.
Keshilla:
Duart duhet te qendrojne te shtrira drejt. Mos pickoni e as mos gudulisni!
Emri i lojes:Vellezerit Siameze
Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise dhe bashkepunimit
Mjetet: Shami
Zhvillimi i lojes:
Te gjithe lojtaret lidhen ne cifte ne kembet e brendshme. Njeren dore e hedhin mbi supet
e partnerit. Skuadra
A ka per detyre kapjen e cifteve te skuadres B. Vrapimi i tyre i detyron qe te sinkronizojne hapat per te arritur te kapin ciftet e percaktuara.
Nese kapen te gjithe ciftet e skuadres B, atehere rolet nderrohen.
25. Emri i lojes: Macja dhe miu Qellimi: Nxitja e shkathtesise
Mjetet: Nuk nevojiten Zhvillimi i lojes:
Lojtaret kapen per duarsh dhe formojne nje rreth. Ne mes te rrethit qendron
miu dhe jashte tij qendron macja. Miu vrapon macja e ndjek, here brenda rrethit e
here jashte rrethit.
Lojtaret e rrethit mbajne anen e miut dhe sa here qe miu do te kaloje ndermjet tyre ato i ngrene duart qe miu te kaloje sa me kollaj. Ne
te kundert ato i ulin duart poshte dhe afrohen prane njeri-tjetrit kur macja do te kaloje. Pasi macja e kap miun, zgjidhet nje cift tjeter.
Emri i lojes:Stafete lavjeresi Qellimi: Nxitja e shpirtit konkurues, vigjilences dhe
shkathtesise
Mjetet: Stafete
Zhvilimi i lojes:
Tek stafeta e lavjeresit gjysma e lojtareve vendoset perballe tjetres me nje distance prej 2 m.
Nxenesit ndahen ne dy skuadra. Te dyja skuadrat A dhe B kane te njejtin qellim. Te
pasojne stafeten sa me pare. Lojtari numer 1 i cdo skuadre vrapon pas sinjalit duke i dhene stafeten lojtarit qe pret nga ana tjeter dhe
pastaj rreshtohet ne fund te grupit. Te njejten gje ndjekin dhe lojtaret pasardhes. Fiton ajo skuader e cila pason me shpejt
safeten perseri tek lojtari numer 1.
26. Emri i lojes:Topaluftash, njeri kunder tjetrit
Qellimi: Nxitja e shpirtit konkurues, vigjilences dhe shkathtesise
Mjetet:Topa futbolli
Zhvillimi i lojes:
Te gjithe pjesemarresit shperndahen lirshem ne fushe. Drejtuesi i lojes hedh aq topa ne fushe sa nje e treta e numrit te lojtareve. Lojtaret
perpiqen qe te marrin ne zoterim topin dhe me kembe te qellojne te tjeret. Kush goditet ulet ne toke. Ai mund te luaje serish nese mund te marre
topin ne zoterim ne pozicionin ulur qe eshte.
Emri i lojes:Gjueti
Qellimi: Zhvillimi i shkathtesise
Mjetet: Topa futbolli
Zhvillimi i lojes:
Skuadra A gjendet brenda fushes dhe skuadra B jashte fushes. Detyra per skuadren A eshte qe me
kembe te godase lojtaret e skuadres B me
top. Pasi goditen te gjithe lojaret e skuaders B, rolet nderrohen. Goditjet mbi brez nuk lejohen.
-Lojra te tjera jane edhe: kembecali,shtepiash,gurmac,pofka,kala dibrance,hapa dollapa
etj…
31. Sipas zakonit një valle e kercejnë vetem krushqit e
dhëndrit ku nuk duhet te nderhyne njerez të tjerë.
Nuses i hidhen lekë.
32. Kjo është dita e shtunë ku nusja sëbashku me familjen e saj
pret në shtepi vizita nga te afërmit duke i qerasur me
llokume dhe raki për burrat.
33. Nusja vinte hipur mbi kalë dhe kalin
ia jepte babai, ishte pjesë e
pajës së saj. Zakoni ka qënë që ta
shoqëronte një mashkull nga familja,
zakonisht vellai i vogël.
34. Të dielën herët në mengjës dhëndri sëbashku me
krushqit merr nusen në shtepine e saj dhe drejtohen
për në kishë.
35. Ne pragun e deres nusen e pret vjerra.
Ajo I lyen gishtat me mjalt nuses dhe tjetra ben nje
shenje ne cepat e deres.
Ka domethenie qe nusja te jete e embel si mjalti .Hyn
brenda me kemben e djathte
44. SHKODRA
Shkodra,nder shekuj kryeqendra e
shqiperise se veriut.qytet qe
kryerende I qendron mbi shpine kalaja
e Rozafatit.Shodra qe perkedhelet
nga dallget e Adriatikut, e freskohet
nga ujerat e lumit Buna.DjepiI
kultures,vendlindja e
Barletit,Migjenit,Gurakuqit, Prenke
Jakoves,Marubit etj. Plejada e
njerezve te shquar
,atyre qe kane lene gjurme te ndritura
apo atyre qe ende vazhdojne ti japin ketij
vendi,eshte e gjate.Ne cdo gur e ne cdo
lagje ka nje histori me te cilen ata
krenohen.
45. TIPARET ETNOKULTURORE
Banoret e zones se Shkodres e kane te
shtrenjte atdheun,jane te lidhur me
token,trojen dhe ruajne kultin e te
pareve.ata kane ta zhvilluar ndjenjen e
trimerise,qendreses, dhe jane
krenare.Banoret kane trasheguar dhe
festojne ritet e motit ,vecanerisht ato te
nderrimit te stineve,ardhjen e stines se
blerte,daljen nga dimri,diten e
pranveres,Shen Gjergjin,Buzmin bujar ne
malesi,reshjet e para etj.Shkodranet
historikisht jane shquar per nje respektim
te besimit fetar.ne qyte ishte nje tradite e
ardhur ne breza,ku lagjet e myslimaneve
ishin te ndara nga ato te katolikeve.
46. VESHJA
Kultura e te veshurit eshte shfaqja e
botes se pasur shpirterore te
banoreve.terheqese jane veshjet e grave
fusharake me ngjyra,pambuk,mendafsh
apo shajak,te cilat shoqerohen me
qendisje karakteristike te punuara sipas
zonave,me shaje mendafshi,riza
shumengjyreshe,stoli e sumbullate
ndryshme.e mahnitshme eshte xhubleta
e gruas malesore.ajo misheron krenarine
e banoreve.
47. VESHJA
Veshja e gruas myslimane Karakterizohet
nga dimi, kemishe e bardhe mendafshi,
Jelek e gjybe e gjate e qendisur, Me fije e
shiriita ari.veshja plotesohet me pantoflat
e zbukuruara me qendisma me ngjyra.ne
koke vihet nje kesule e zbukuruara me fije
apo monedha ari e argjendi.
Pjesa me e bukur eshte jeleku me
kembeza e qendisura.
48. VESHJA
Veshja e gruas katolike karakterizohet
nga dimi me ngjyre te zeze, kemishe
mendafshi te celur e te endur me
avlemend shtepiak, jelek
,gjybe me ngjyre vishnje te erret blu ose
te kuqe te ndezur per rastet
ceremonale.kjo veshje ne koke ka
sallman,nje lloj rripi I qendisur me motive
te ndryshme.veshjet shoqeroheshin me
stoli te kushtueshme.
49. VESHJA
Edhe veshjet e burrave jane
interesante.ato kane tirq te bardhe ,jelek
te kuq oae te zi me brez te gjere.armet
kompletojne veshjet tradicionale
burrerore.te vecanta jane sumbullat e
xhamadanit,cibuket,qosteket prej
ari,qeleshet etj.keto veshje beheshin nga
mjeshter vendas.
50. ARTI I GATIMIT
Pjese e tradites jane edhe gatimet
karakteristike.mjedisi me te mirat e
siguruar nga mali,ujerat,fushadhe klima
kane bere qe ne zonen e Shkodres te kete
nje kulture te te ushqyerit dhe nje
trashgimi shume te pasur.gjellet e
hershme jane te gatuara ne ene te
posacme si veksh ose bagrazh dhe ene te
ndryshme prej bakri.per te pergatitur
sazemerin eshte perdorur nje tigan I madh
me nje bisht te gjate gati 1 meter.
52. Gatimet e peshkut
Embelsirat
Gatimet e peshkut jane:
Ngjala jahni
Krap jahni I cili eshte edhe gatimi me
I njohur dhe me I perdorur ne
Shkoder, Putarga
Saraga te thata.
Embelsirat jane:
Haxhimakulle Bakllava
Aksude Fugace Hallve
Mafishe
Pegmazi e cila eshte tradite e
Shkodres.
54. Veshjet popullore, janë pa
dyshim një nga manifestimet
më të fuqishme të kulturës
tradicionale. Ato janë
trashëguese e transmetuese të
shumë elementëve, që vijnë
nga lashtësia dhe nga koha e
mesme, por janë njëkohësisht
edhe shprehje e marrëdhënieve
kulturore me popuj të tjerë
gjatë shekujve.
55. Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë:
kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë
(cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të
shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si
veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë
pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të
tjerat.
Pjesët më të zbukuruara
ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë
mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla
dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të
gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura
pasurisht.
56. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me
xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më
këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy
futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e
tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i
hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin
simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi
krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj
të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur
moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli,
flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte
rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i
pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për
dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të
pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse
këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i
tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej.
Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës.
Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga
zbukurimet.
57. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta,
gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të
zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët
përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha
të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet
mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera
që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe
elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund
të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës
popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave,
strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve
respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre
elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e
arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik,
veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg
tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi
etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të
popujve të tjerë.
58. Veshja me Xhublete
Ne kete veshje bie ne sy forma e
xhubletes, krejt e veeante nga edo veshje
tjeter, menyra e zbukurimit te pjeseve te
saja me motive dhe ngjyra te plota, por
shume te zgjedhura; si ngjyra e zeze,
ciklamin, vjollce ose blu.
Kjo veshje eshte mbajtur ne te
gjitha malesite e Alpeve te
Shqiperise perfshire edhe pjesen e
alpeve ne Malin e Zi. Xhubleta
perfaqeson veshjen me te hershme
ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ajo
sjell mesazhet e qyteterimit ilir ne
kulturen popullore shqiptare.
59. Veshja me kemishe te gjate dhe
perparje
Pjese kryesore e kesaj veshje eshte
kemisha e gjate, me menge te gjata,
te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo
shterngohej nga nje brez leshi me
ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne
pjesen e perparme nga nje perparse e
leshte ose e pambukte me madhesi e
zbukurime qe ndryshonin nga njera
krahine ne tjetren. Kjo veshje qe e
perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat,
eermenike, Dumre, Myzeqe, Berat,
Korce, Kolonje, Gjirokaster, Sarande.
etj.
60. Veshja me dy futa
Edhe kjo veshje perbehej nga nje
kemishe e gjate, jelekun apo
mitanin, brezi disa ngjyresh, porse
shoqerohej edhe me dy futa te
gjata (perparje), njera e ngjeshur
ne pjesen e perparme dhe tjetra
pak me e vogel vendosej prapa. Ne
kete variant (te gjata) ishin
perparjet (futat) qe mbanin grate
e Postrripes (Shkoder) ato te
fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj,
te rrethit te Matit.
61. Veshje me mbeshtjellese
Pjese kryesore ne kete tip veshje
eshte nje lloj fundi i gjere, me pala
te vogla. Nen te vishej nje kemishe
e ngushte, kurse ne pjesen e
siperme vishej jeleku dhe nje si
fanelle me menge te ngushta.
Ne fshatrat e krahines se Zadrimes
mbahej nje variant mbeshtjellsje palat
e se ciles vendoseshin vetem ne pjesen
e pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte
ngjyre te zeze.
Ne disa fshatra te Pukes dhe te
Malesise se Gjakoves, mbeshjellsa, e
cila zakonisht kishte ngjyre vishnje ose
te gjelber dhe me rralle ngjyre
vjollce, kishte nje pamje mjaft
elegante dhe shoqerohej me eorape te
leshta te zbukuruar me disa motive
disa ngjyreshe.
Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra
te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i
mbajtur ne Shishtavec (Kukes)
shoqerohej me mbathje te gjata,
kembezat e te cilave beheshin te gjera
dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme.
62. Veshja me dimiq (dimija)
Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj
pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te
zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e
veshura me brekesha vishnin kemishe te
shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin
corape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi
brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje
perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa
ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume
ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne
forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur
ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati
perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te
Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis,
Berzeshte, Gur i Bardhe etj.
Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane
mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te
njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe,
gje qe lidhet me levizjet e popullsise,
marrdhëniet e krushqive etj, etj.
63. Veshja me fustanelle
Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i
bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen
kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga
nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne
disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe
quhen kofshare. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte
mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne
eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se
Jugut.
64. Veshja me kemishe te
gjate e dollame (ose
cibun)
Pjeset me te rendesishme
te kesaj veshje per burra
jane; kemisha e me ngjyre
te bardhe si dhe dollama
ose cibuni i gjate prej
shajaku. Kjo veshje eshte
perdorur ne Mirdite, Mat,
ne Diber, ne Malesi te
Madhe, ne Koree,
Kolonje,Gjirokaster etj.
Mbas Luftes II Boterore ky
tip veshje u zevendesua me
veshjen me tire.
65. Veshja me tirq
Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit
te cilet kane formen e pantollonave te
ngushta prej shajaku (me te shumten e
rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose
te murme). Pergjithesishte ato lidhen
poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar
edhe me nje brez te lesht me vija
disangjyreshe.
Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe
me menge te gjata, jelek pa menge dhe
xhamadan me menge te gjata, te dy prej
shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan
vishej edhe
nje xhakete me menge te shkurta dhe
me jake marinari (prej shajaku me
ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi,
diku tjeter kaporane ose herke
.Tirqit zakonisht jane mbajtur ne
Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne
Shqiperine Verilindore, duke arritur deri
ne rrethin e Beratit.
66. Veshja me Brekesha
Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me
pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e
pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi
ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak.
Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e
kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te
gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne
pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me
menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e
ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku,
vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete
me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur
ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne
Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit,
Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj.
67. Veshjet më të
hershme
Kostumi më i hershëm, që
përcjell një mesazh
qindravjeçar është
xhubleta, e cila e ka
origjinën përgjatë Alpeve
dhe kalon deri në malësinë
e Malit të
Zi.Tredicionale.pptx
Megjithëse etnografët më të
shquar të Shqipërisë kanë bërë
studime nga më të ndryshme,
për të akoma nuk është
arritur në një shpjegim
konkret, pse kjo veshje ka
qenë ekzistente vetëm në
malësinë e Veriut. Ndërsa
elemente të tjera të
antikitetit, që përcillen
nëpërmjet veshjes popullore,
janë këmisha e gjatë, struka
(pelerina e gjatë) dhe opingat
me majë.