1. “Menaxhmenti dhe vendosja” Ibrahim Kuka; Justina Shiroka Pula; Besnik Krasniqi
Vendosja (Decisions)
Menaxhimi i biznesit në kushtet bashkëkohore dhe dinamike paraqet një sfide të veçante
në punën e menaxherëve. Menaxhimi i suksesshëm i ndërmarrjes nënkupton aftësinë e
këtyre menaxherëve që të marrin vendime kualitative (cilësore).
Prandaj, vendosja konsiderohet si funksion kritik i menaxhmentit.
Të gjitha organizata, pa marre parasysh nëse janë të vogla apo të mëdha, private apo
publike, profitabile apo joprofitabie, pavarësisht nga fusha ku veprojnë, në aktivitetin e
tyre kane të përbashkët- nevojën për t’u menaxhuar.
Për arritjen e një qëllimi këto organizata angazhojnë një sërë burimesh; njerëzore,
materiale dhe financiare.
Në botën moderne të biznesit detyrë e menaxherit është të marr vendime dhe të pranoj
rizikun, në një mjedis dinamik, të influencuar nga faktor ekonomike, social e teknik.
Vendimet kualitative janë çelësi i suksesit të çdo organizate.
Përformanca e menaxherëve (kualiteti i punës) mbështetët në aftësinë e marrjes së
vendimeve afariste apo menaxheriale.
Është e nevojshme të theksohet se prezenca e marrjes së vendimeve në të gjitha
segmentet e jetës qofte private, publike apo afariste behet nga marrësi i vendimeve i cili
shpeshherë nuk është menaxher.
Menaxhimi është term më gjithëpërfshirës sesa termi udhëheqje.
Menaxhimi – kompleks i aktiviteteve ose funksioneve
Udhëheqja – segment i menaxhimit dhe punës menaxheriale.
Marrja e vendimeve është e vjetër, pothuaj sa edhe vete shoqëria njerëzore. Por, studimi
i drejtpërdrejt i vendosjes fillon relativisht vonë, diku kah vitet e tridhjeta të shekullit të
kaluar dhe në vazhdimësi përsoset.
Çdo vendosje jashtë fushës së jetës private e quajmë vendosje afariste.
Vendimet mund të sistemohen sipas atributeve të ndryshme, të cilat dominojnë në
kushtet e dhëna.
Ato mund të jene:
• Strategjike, (Menaxhmenti i larte)
• Taktike, (sigurojnë realizimin e vend. Strategjike; Menaxhmenti i mesëm)
• Operative. (sigurojnë reliz. e Vend taktike, janë të programuara; punëtoret)
Page 1 of 5
2. Si pasoje e disiplinave të shumta që merren me vendosje, ekzistojnë modele të shumta të
vendosjes:
Modeli racional i vendosjes, shfrytëzon teorinë ekonomike klasike dhe niset nga
supozimi se ekziston vetëm një marres i vendimit, ai ka
vetëm një qellim fiks, posedon njohuri të përsosura.
Modeli organizativ apo
bihevioristik i vendosjes
(teoria deskriptive e vendosjes afariste)
Kontributi i përbashkët i modelit racional dhe
organizativ realizohet me procesin e modelit të
vendosjes.
Procesi i modelit të vendosjes supozon se vendosja është proces sipas fazave (Fazat e
procesit të vendosjes
• Identifikimi i problemit,
• Përcaktimi i qëllimit në zgjidhjen e problemit,
• Mbledhja e shënimeve të nevojshme,
• Formulimi i modelit të problemit,
• Definimi i alternativave që do të vlerësohen,
• Vlerësimi i alternativave,
• Zgjidhja,
• Implementimi,
• Përcjellja dhe kontrolli i implementimit.
Pa marre parasysh numrin e madh të fazave të marrjes së vendimeve duhet ditur se çdo
vendim, si rezultat i analizës së gjendjes në të kaluarën (përmes bazës së të dhënave), i
cili është i orientuar kah arritja e ndonjë qëllimi, mban në vete pasoja të cilat do të bëhen
të njohura në të ardhmen.
Natyra e procesit të vendosjes
Fazat e procesit të vendosjes
Gjendj Vendim Qëllimi
E kaluara E tanishmja E ardhmja
(Dimensioni kohor i vendosjes)
Page 2 of 5
3. Faktorët e vendosjes,
Vendosja paraqet një proces kompleks të marrjes së vendimeve dhe zhvillohet nën
ndikimin një numrit madhetëfaktorëve. Nga ndikimi i tyre varet kualiteti i vendimit.
• Kufizimet në vendosje (mjetet, informacionet, koha)
• Rrethina e vendosjes (mjedisi i brendshëm-aktivitetet, natyra e org., struktura e
org., )
• Teknologjia dhe metodat e vendosjes (zinxhiri i dhënies së urdhrave)
(mjedisi i jashtëm-faktorët ekonomik, politik, teknologjik, shoqëror, dhe ndërkombëtar)
• Mënyra e vendosjes dhe kushtet në të cilat vendoset
• Raportet e ndërsjella të vendimeve të ndryshme
• Aftësia personale e menaxherit për vendosje, dhe
• Faktorët subjektiv të vendosjes
Aftësia e menaxherit, për të sjell vendime të drejta varet nga shumë faktorë, si dija dhe
përvoja e menaxherit, aftësia për të kuptuar dhe shqyrtuar problemin, aftësia për analize
dhe sinteze, karakteristikat e personalitetit të tij etj.
Dmth.
Një menaxher i aftë për të marrë vendime të duhura dhe në kohe të duhur duhet të këtë
• Aftësi teknike,
• Aftësi shoqërore dhe humane,
• Aftësi konceptuale
Roli i menaxherit klasifikohet në tri grupe
• Ndërpërsonal (figure qendrore, lider, ndërlidhës)
• Informues (monitorues, shpërndarës, zëdhënës)
• Vendimmarrës (ndërmarrës, trajtues i konflikteve alokator i resurseve,
negociator)
Menaxheri sot, në boten bashkëkohore, ku gjerat ndryshojnë shpejtë, ndryshimi
konceptohet si mënyre e jetës dhe si domosdoshmëri. Në këtë kohë të përdorimit të
teknologjisë se avancuar, burimet njerëzore janë aseti më i çmuar i organizatës (nisemi
nga klienti i cili është mbret i biznesit të cilit i shërbejnë punëtoret, e mbështesin liderët
e ekipit dhe top menaxheret).
Mënyrat e vendosjes
• Vendosja individuale dhe grupore (nga aspekti i numrit të pjesëmarrjes në
vendosje)
• Vendosja intuitive, në baze të gjykimit, dhe vendosja racionale (nga aspekti i
mënyrës së vendosjes).
Page 3 of 5
4. Teknikat e vendosjes grupore, nga një numër i madh i teknikave të vendosjes grupore
me të njohurat janë:
• “Stuhia e truve” (Brainstorming)
Parqet metode të vendosjes e cila bazohet në diskutimin intensiv, respektivisht në
diskutimin ndërmjet anëtareve të grupit).
• Teknika nominale grupore,
Kjo teknike e vendosjes në krahasim me brainstormingun ka përparësi sepse
përdoret në të gjitha fazat e procesit të vendosjes. Anëtaret e grupit veprojnë në
mënyrë të pavarur dhe në shume raste nuk kane nevoje të jene në vend të njëjtë,
kurse grupet formohen në baze të emrave.
• Teknika Delfi, në esence, bazohet në supozimin dhe në domosdoshmërinë e
përdorimit interdiciplinar të shkencës mbi vendosjen. Logjika e kësaj metode
është që, duke i shfrytëzuar në mënyrë sistematike ekspertet, të simulohet e
ardhmja, dmth. të merret vendimi.
Kushtet dhe teknikat e vendosjes
Ekzistojnë kushte të ndryshme në të cilat merren vendimet, të volitshme apo të pa
volitshme, varësisht nga probabiliteti mund të parashihen rezultatet. Menaxheret si
bartës të vendosjes afariste, duhet të i njohin këto kushte për të marre vendime të mira
dhe të drejta afariste.
Varësisht nga kushtet në të cilat vendoset, mund të flitet për:
• Kushtet e qarta
• Kushtet e rrezikut
• Kushtet e paqarta, dhe
• Kushtet e konfliktit.
Programimi linear
Shume lëmenj shkencore hulumtojnë, krijojnë dhe zhvillojnë parime, metoda dhe mjete,
në baze të të cilave është e mundshme të zgjidhen problemet dhe detyrat.
Fusha e cila ka të beje me kërkimet operacionale është i lidhur me udhëheqjen
organizative, teknike dhe sistemet tjera.
Nëse me termin program nënkuptojmë jo vetëm planin por edhe menaxhimin e
realizimit të tij, menaxheret duhet të veprojnë në pajtueshmëri me rregullat e caktuara.
Është e vështirë të theksojmë se cilat janë metodat matematikore bashkëkohore të
aplikuara në procesin e përgatitjes, marrjes dhe realizimit të vendimeve udhëheqëse. Por
është edhe me e vështirë të përcaktohet kufiri i aplikimit.
Nga njohuria e metodave analitike të programimit linear dhe mundësitë e aplikimit të
tyre varet se çfarë do të jenë masat udhëheqëse, në bazë të kësaj dhe pasojat e veprimit
të tyre.
Page 4 of 5
5. Sistemet informative dhe vendosja afariste
Vendosja afariste bashkëkohore është e pa mundur të realizohet pa mbështetje të fortë
informative. në kohe të fundit informacioni është bere resursi i gjashte organizativ së
bashku me resurset tradicionale (njerëzit, makinat, paraja, materiali dhe Menaxhmenti)
ndërtimi i sistemit informativ afarist, i cili është i nevojshëm për mbledhjen, ruajtjen dhe
shfrytëzimin e informacioneve kur për to ka nevoje, si dhe për përkrahje gjate marrjes së
vendimeve afariste, si imperativ.
Ekziston një numër i madh i llojeve të sistemeve të kompjuterizuara informative, dhe
atë
• sistemi për përpunimin e të dhënave dhe transaksionit,
• sistemi qeverisës informativ, dhe
• sistemi menaxherial i përkrahjes.
Definimi i ekonomiksit menaxherial
Ekonomiksi menaxherial është një disipline ekonomike, i cili bën aplikimin e teorive
ekonomike si dhe mjeteve për marrjen e vendimeve për të ekzaminuar se si një
ndërmarrje mund të arrije qëllimet dhe objektivat saj në mënyre sa ma efiçiente.
Problemet e vendimeve menaxheriale zgjedhën përmes teorisë (koncepteve) ekonomike
(makroekonomia dhe mikroekonomia) dhe mjetet e marrjes së vendimeve (analiza
numerike, analiza statistikore, planifikimi, teria e lojërave, optimizmi). Kështu behet
zgjedhja e problemeve të vendimeve menaxheriale.
Sipas teorie ekonomike, sasia e kërkuar e produkteve (Q) është funksion i çmimit të
produktit (P), të ardhurave të konsumatorëve (Y) dhe çmimit të mallrave të lidhur
(zëvendësues apo plotësues Pc apo Ps). Nëse supozojmë se shitjet e konsumatorëve janë
konstante, atëherë si pikë fillestare mund të marrim modelin matematikor.
Q=f(P<y,pc,Ps).
Kur i mbledhim këto të dhëna mund të vlerësojmë lidhen empirike (konometrinë).
Page 5 of 5