SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  39
Télécharger pour lire hors ligne
1
Riza Haxhiu
Peje, 2011
2
I
Dallgët e jetës
Mitrovice, 1968/69
3
VASHES
Merre rrugën vashe,
kah bredhin sytë e ardhmërisë,
Mbi ylberin me ngjyra
që derdhet mbi ne.
Mjaft i ushqeve
damarët e vetmisë.
Sot, për ne lindi dita
me këngë të re.
4
NUK E DI
Nuk e di kujt ia fala
Fjalën e ëmbël
Bebëzat e syrit
Qe si vullkan zjarri
Shpërthen nga shpirti
D a s h u r i n ë
Dhe sot mallkoj veten
Ditën qe kam lindur
Djepin qe jam rritur
Atë qe me ka bindur
Te bëhem ure e jetës
Kështjellë e vetmisë
Si lypësi zotërisë
Ti përkulem dashurisë
5
PRANVERA
Gjelbërimi erdhi
Lulet në çdo vend
Bilbili çmallë këngën
Në çdo lis me rend
Prej gjembi në gjemb
Fluturon me krenari
Jeta ringjallet
Pranvera ka mbërri
6
DIMRI
Dhuratë të bukur po na bien
Ti o dimër me kënaqësi
Me thuaj Lecit çdo t’i sjellë
Në këto ditë të Vitit të Ri
Do t’ia sjellë një sajë të re
Të rrëshqas me shokët e tij
Do t’ia ngri lumin mbi shtëpi
Leci i vogël të rrëshqas me ski
7
ZOG MENGJEZI
Ciu ciu ciceron
Në dritaren time
Zgjohu me thotë
Nga këto mendime
Diç jam i menduar
Dhe shumë i pikëlluar
Se vargjet për Kosovën
Nuk do mi sjellë mua
Armiku i shkatërroi
Revistat shqiptare
Mësimin e ndaloi
Në shkollat Kosovare
8
II
Për të gjithë,
ata qe i dua
Prishtine, 1970/71
9
NENES SIME
Je dritë e diellit
Që më dhe guximin
Më bërë të lumtur
E ma fale gëzimin
Zëri yt më thërret
Nënëlokja ime
Mbushëm plotë jetë
E ngrohet zemra ime
Me ty dita agon përherë
Mëngjesi është i bardhë
Dimrin ma bërë verë
Të dua e të puth në ballë
Nëna ime shumë te dua
Me këshillove te jem zot i vetes
Rrugën e jetës ma ke trasua
Të jem i kohës dhe i vërtetës
10
LULËS
Lule e dashur
Përse nuk qelë
Në kopshtin tim
Të dashurisë
Ndoshta vesa
Të pengon
Me puthë jetën
E lumturisë
A nuk ke dritë
Të mjaftuar
Ose ushqimi
Të mungon
Ndoshta vetë
Je e amshuar
Nga kjo e keqe
Që s’shpëton
11
ATDHEU IM
Atdheu im i dashur
Me male e fusha plot
Për ty i terë kombi
Me nder krenohet sot
Ti neve na trason
Rrugën e ardhmërisë
Rrita jonë me ty është
Fole e lumturisë
Jam shumë i lumtur
O të dashur miq
Që atdheu ynë i bukur
Është një sihariq
12
VËLLAU IM
Është i vogël
Shtat vjeçar
Shkon në shkollë
Në klasë të parë
POETIT
Të jesh poet është vështir
Sikur të grenësh hekur
Në vargun e lirë
Jetën me shprehë bukur
13
NËNË TEREZËS
Atje larg në Kalkutë
Njerëz të varfër qajnë lotojnë
Për një nënë me dorë të butë
Që na lëmoi e sot jetë ndërroj
LIRIA
Fjala liri
Bukur tingëllon
Është shumë e ëmbël
Zemrat i shëro
14
LIBRI IM
Libri im i mirë
Është një dëshirë
Jetën ma tregon
Të reja më mëson
Është një shok besnik
Prej ti s’ndahem kurrë
Trim e fisnik
Me të kam mu mburrë
15
FESTA E MADHE
Në tokën shqiptare
Në jug të Shqipërisë
Me 28 Nëntor
Me pushkë në dorë
Ismail Qemajli
Së bashku me shokë
Ngriti flamurin
Te bashkuar forte
Aty bën betimin
Të gjithë ishin tok
Në trojet shqiptare
Të jenë vet të zotë
Kjo ditë e bukur
Ka hyrë në histori
Është ditë e lumtur
Në Kosovë e Shqipëri
16
Është ditë e madhe
E popullit shqiptar
E shënuar në ditarë
Një ditë legjendare
Janë këto ditë të vështira
Në Kosovën tonë
Festa jonë e madhe
Disi nuk na gëzon
Armiku na shkatërron
Qenien tonë kombëtare
Mbjell gjak e helm
Në sofrat shqiptare
17
SKENDERBEUT
Luftove për tokat shqiptare
Tri decenie me radhë
Kundër pushtuesit osman
Dhe armiqve barbarë
Në një dorë mbajte shpatën
Në tjetrën flamurin kombëtar
Me shpatën tënde guximtare
Mbrojte shqiponjën dy krenare
Mburojën tënde e kem në ballë
Edhe i vdekur, ende je i gjallë
18
KOSOVES
Kosovë e dashur
Sa shumë luftove
E lirinë e pritur
Ende se fitove
Trimat tu moj nënë
Jetën për ty e dhanë
Në beteja të vështira
Ata për liri ranë
19
SHQIPËRISE
Shqipëri oj Shqipëri
Unë po rritem sot me ty
Unë lozi e ti këndon
I ter vendi sot lulëzon
Shqipëri oj Shqipëri
Ti tri motra sot i ki
Është Kosova Arbëria
Edhe bukura Çamëria
Që të tria jeni tok
S’ka armik që ju ndan dot
Kush tenton me ju përça
Zemra dysh ka me ju nda
20
III
ATEHERE KUR POPULLI IM
KERKONTE LIRI
Peje, Qershor 1998
21
JEMI NE TROJET TONA
Po luftojnë trimat shqiptar
Për flamurin tonë kombëtar
Kemi luftuar e do luftojmë
Për liri në Kosovën tonë
Ngihuni ju trima kosovar
Tregohuni se jeni të gjallë
Nuk i lëshojmë ne trojet tona
Nga armiket gjakatar
22
LUFTA DHE VDEKJA
Kush sytë mi mbyllë
Veshët mi shurdhon
Gojën ma shqyen
Këmbët mi ngurtëson
E duart mi ligështon
Është lufta e keqe
Varfëria e mjerë
Qe shtriga kryeneçe
Vdekjen na sjelle
PAQES
Fjala paqe ka shumë vlerë
Fjalë e shtrenjtë e me nder
Është gëzim e lumturi
Për ata që duan liri
Ku ka paqe ka qetësi
Ka bashkim e harmoni
Njerëzit janë të lumtur
Dhe kanë ardhmëri
23
KAM NJË DESHIRË
Një dëshirë çdo kush e ka
Çdo njeri që është i gjallë
Edhe mua zemra me rrah
Një dëshirë ç’e kam për mall
Një dëshirë qe pres me vite
Për popullin tim legjendar
Nga armiku shekullor
Të çlirohet sa më parë
24
EVROPËS
Moj Evropë krenare
Ku të mbeti syri,
Qe nuk po i sheh
Masakrat shtazarake
Mbi rininë shqiptare!
Ku të mbetën veshët
Që nuk po i dëgjon
Vuajtjet e mjerimin
E popullit tendë
Ku të mbeti goja
Që nuk po i flet
Armikut barbar
Për ketë luftë
Të pa drejtë
25
ADEM JASHARIT
O Adem, Adem Jashari
Në luftë gjithnjë ishe i pari
Me ty krenohet sot Drenica
Kështu të mësoi
Azem Galica
Emri yt gjithë do përmendet
Brez pas brezi në këto vatra
Se luftove si burrë Drenicës
Nëpër malet e Qiqavicës
NJE KOHE PA KOHE
Ishin kohëra pa kohë e pa mend
Kohëra te fshehura e te mbuluara
Të zymta, të ngrysura në çdo kënd
Thjeshtë të ndara e të izoluara
Me mure të gjalla e kufi të ndarë
Me skuta e hapësira plot errësirë
Pa ajër që ta ndal frymën si në varrë
26
Në vuajtje, me lot e heshtje pa mëshirë
Erëra të rënda e përshkojnë këtë vend
Më dërmojnë e më lanë pa mend
E gjithçka që fshihet nuk është e pa fund
Lirinë time nuk e gjeja askund
Dua të ndalëm kështu këmbë këputur
Të mbështetëm në këtë mur me gur
Për një kohë më të mirë duke u lutur
Kjo kohë e sotme duhet të përfundoj dikur
Një rreze drite në horizont po shihet
Tani çdo gjë serish do të ndërron
Zëri i fëmijës përsëri do te ndihet
Liria e fituar me gjak, atë do e gëzon
Lotët i ndalen, fytyra i qesh nga gëzimi
Ata qe sollën ankthin e friken, sot ikën
Më në fund përfundoj vuajtja e trishtimi
Pas shumë vjetëve që jetën na fikën
Tani e gëzojmë jetën, e shijuam lirinë
27
Ankthin e kaluam me plot mund
Armiqtë tanë më kurrë s’do të vinë
Sot jemi zot e vetës, më në fund
(Qershor, 1999)
KOSOVA IME
Një vend që
zbukuron këtë tokë
Për ne është lule
në ketë botë
Është një
vend shqiptarë
Që ka male,
fusha e barë
E ka një popull
plotë urti
Është proktotoriat
por ka parti
Ka parlament e
nuk është shtet
28
Ka edhe kryeqytet
që nuk është as qytet
Oj Kosovë nënë
e shqiptarëve
Në ty gjithmonë
ishim të parët
Të gjakosi shteti serbë
të shëmtuar, të
la të verbët
Shumë të vrarë
e të zhdukur
Shtëpi të djegura
e pa idare
Të leckosur
e te këputur
Ende jeton me
ndihma humanitare
Edhe tani për ty
vendosin, do të huaj
Që e lënë popullin
prapë të vuaj
29
Nuk po e duan
një Kosovë mike
Por një vend
multietnike
(Nëntor, 2001)
CAKU I FUNDIT
Me freskun e mëngjesit ti do te vjen...
Me erën e freskët ne dhomën e gjumit,
Heshtazi dikush me thotë, kështu e ka jeta
Vaji, dhimbja e heshtja janë katranosur
Po, e di se nuk te pëlqen kur nuk jam
Pa premtime për takime te reja,
Mjegulla qohet me kalimin e natës
Unë jetoj me besimin dhe shpresën
A do te me zgjojnë duart e tuaja te bardha
Shtrëngoj buzët e ngrira qe me dridhen
Ku isha dhe ku do shkoj nuk e di
kryesore është se unë do te vdes
30
Dhe çdo here kur mendoj qe kjo mjafton
I mbyll dritaret, derën dhe fiku dritën
E kuptoj se kjo me nuk përsëritet
Letë te ndodhe kjo ne agun e dritës
Duke ecur ne qiell mbi retë e larta
Duke pare rrezet e arta te mëngjesit
Do te fluturoj me zemër guri te shkrirë
Duke lëviz duart e mija edhe tani te vdekura
PEJE, TETOR 2013
DETIT JON
Ku te gjej një vend te bukur
ne detin e Mesdheut te vjetër
Një vend te qet dhe te lumtur
me bukurin si askund tjetër
Pushimi është kënaqësi
ne bukurinë e detit Jon
31
Na jep shëndet e lumturi
për kënaqësinë tone
Ne një plazhe te madhe
buze pishave me gjelbërim
Me benë te ëndërroj syhapur
Parajsën e vendit tim
Fale ujit te ngrohet e te pastër
bashkë për te shijuar me shume
I zhytur ne gjelbërimin e pishave
ketë bukuri se gjejmë as kund
Peje, korrik 2013
DASHURI E TRETUR NE TOKEN E HUAJ
Po ndie diçka, që për mu është e drejtë
çfarë ju nuk ndjeni në shpirtin tuaj,
Është diçka që rrah mbi zemër të thyer
dashuria e tretur në token e huaj.
Sa kujtime të ëmbla me sillen vërdallë
kur shkëlqente rrezja e hënës ,
32
Për rreth, syri shikon bukurin e rrallë
I lumtur dhe i shtrirë në prehrin e nenës.
Kur zgjohem nga gjumi, shikoj përreth
ëndrra ime me duket e paqartë,
Prania e shpirtit, këtu me rrëqeth
sepse e përsosura nuk është krejt e qartë.
Çdo ditë shpresoj, se do të marr at rrugë
Të iku nga misteret e kësaj bote të shkretë,
Shumë kohë kalova i vetëm si në burg
me ëndrra, për kujtimet që me kanë metë.
Pejë, Gusht 2013
ASAJ
Pran dritares se hapur vështroj qiellin e pafund,
Nga qepallat e syrit,pikon shiu si mjegulla gri,
Në atë që nuk mund të ndryshohet askund,
Jo, për mua kjo nuk është as një rastësi,
Të ndryshoi zakoni, vesi dhe vizioni im.
Ah, letë bie shi, por mos ma merr lotin tim,
33
Në pritje te një nate të re,
Në këto ëndrra qe vijnë natë e ditë,
E çdo ëndërr e natës është një shpresë,
Kur, unë jam pranë teje, edhe nata shndritë.
Janar, 1981
E DUA VENDIN TIM
Për çfarë dua të jem i gatshëm,
Për një erë te fort qe shpërndan energji,
Qe dritat te zhduken në transit,
Duke na lënë vetëm natën me erë,
Terri i natës do te ndryshoj ngjyrën,
Agimin e bardh ka për të sjellë.
Fshehtësia është, në drejtim të dritës,
Por qëllimi duhet te mbetet i qartë,
Për ne, te gjithë yjet njësoj shndrisin,
Për të cilët nuk ka ngjyrë as emër,
Ne hapësirën e pafund ne qiellin e lartë.
Dhe kjo ndjenjë, qe te gjithë duam dritë,
Letë prek fundin e një shpresë të mirë,
Te shohim reflektimin e fytyrës se diellit,
Për një lajm te mirë qe largon mërzit,
Ne vendin tonë të vogël me vuajtje e mundime,
34
Me një porosi, se ne të gjithë duam te jetojmë,
Jo për te sunduar, për plaçkitje e përfitime,
Por, pse e duam atë ta shohim te lirë.
NJË NATË DIMRI
Në orët e vona kur ende kotem nën qiellin e lartë,
dëgjoj,shushurimën e degëve të mbuluara me borë.
Në zjarrin e ndezur në vatër, kërcasin druajt e thatë,
mbi kurorën e pishave, shtrihet dimri i gjatë,
Mbi pullaze shikoj vetëm borën e valëvitur me erë,
Në çdo vend sundon heshtja dhe qetësia e pafund.
Përgjatë shesheve dhe rrugëve të gjata me rërë,
Nuk duam apo jo, bora bie qetë mbi tokë çdo kund.
Bora jashtë dritares s’do e ftoh zemrën tuaj,
Mbi qepallat e mbyllura, ajo lehte do të rrëshqas.
Është një kohë e ëndërruar që unë e ruaj,
Më shumë se heshtja mbi lumin e ngrirë, s’do flas.
Dhe heshtja mbi lumin e ngrirë që qëndron,
Tani nuk jam fëmijë, të shtihem se jam gëzuar.
Një gënjeshtër nën këmbët e saj mbretëron,
Mbi akullin e ngrirë në lumin e trazuar.
E prekur nga acari, e zhytur në mendime,
35
mbi fijet e qepallave dhe flokun tuaj të lehtë.
Syri të shpërthen si dritë në rrugën time,
Sa gjatë do të hesht zemra e juaj e shkretë?
Fishkëllima e erës dëgjohet kudo në rrugë,
përmes mjegullës, ngricave dhe stuhisë së bores.
Të kërkoj në floskat e borës, por s’të gjej askund,
Për të ecur në shtegun e pafund dora dorës.
Unë, nuk mundem të qëndroj pa këmbë e krye,
nëse mbshtjellima tani godet supet e mia,
Unë prapë do eci duke kënduar këngën për ty,
në ditët dhe netët e ngopura nga vetmia.
Një natë Nëntori
Në orët e vona kur ende kotem në gjumë , dëgjoj,
shushurimën e qete te degëve te mbuluara me borë.
Në zjarrin e ndezur ne vatër, kërcasin druajt e thatë,
mbi kurorën e pishave, pas vjeshtës erdhi dimri i gjatë,
Mbi pullaze shikoj vetëm borën e valëvitur me erë,
Ne çdo vend sundon heshtja dhe qetësia
Përgjatë shesheve dhe rrugëve te gjata
Nuk duam apo jo, bora bie qetë mbi toke
Bora jashtë dritares .s’do e ftoh zemrën tuaj
Mbi qepallat e mbyllura bora lehte do te bie
36
Çfarë donë , kjo është kohe e ëndërruar
Me shume se heshtja mbi lumin e ngrirë
Heshtja mbi lumin e ngrirë qëndron
I them vetes, nuk jam fëmijë,
por shtihem se jam i gëzuar me Te,
Është një gënjeshtër nen këmbët e saj.
I prekur nga acari i zhytur në mendime
mbi fijet e qepallave dhe flokut tuaj të lehte
Syri me shpërthen si një yll ne qiell
Sa gjate do të hesht zemra e juaj?
Fishkëllima e erës dëgjohet në rrugë,
Përmes mjegullës, ngricave dhe stuhisë së bores
Unë, ma nuk mundem te qëndroj në këmbë
Mos harro , nëse mbështjellimi, godet mbi supet e mija,
Prapë do eci duke kënduar këngën e shkruar për ty
në ditët dhe netët e shkuara me shi .
PSE IKE TI?...
Shkove, me le të vetmuar, me ike nga sytë
Të gjitha rrugët e jetës, mi mbylle përherë
Mbeta si në shkretinë, ku vapa të mbytë
Nuk të vjen keq, qe me len kështu të mjerë
Në agun e çdo mëngjesi, n’ëndërr të kërkoj
Kah do qe sillem, nuk të gjej askund
37
Që të kam humbur, ende nuk besoj
Në mendje të mbaj, ne kujtimin e pa fund
Shpesh të thërras, se për ty kam mall
Vrapoj rrugës se pa fund, e sillem vërdallë
Por nuk të gjej dot askund, se tani ke ikur
Dhe me le të vetmuar, si një lule të vyshkur
As dielli për mua, tani nuk bën dritë
Mbeta si send i hedhur që nuk ka vlerë
Si një lule e vetme, që qelë në pranverë
Si një lis i thatë, diku në mes të malit
Si kartolinë e humbur, në skaje të sirtarit
Si një gjethe që bie nga pema e thatë
Sytë e tu nuk shohin trupin tim të ngratë
Ishim të lumtur, si dy rreze në agim
Çdo kund ku ishe, me sjellësh gëzim
Kenë do që shikoja, ti ishe ma e mira
Edhe tani, për ty s’me fiket dëshira
Pejë, 2019
38
BILBILIT TE KOSOVËS
(Nexhmie Pagarushës)
I këndove lules dhe dashurisë
I këndove jetës, por edhe vetmisë
Që të mos vdes kurrë zëri yt i art
Artin tonë të vjetër e ngrite mjaft lart
Zëri yt i bukur kudo sjelli gëzim
Ku do që këndove do ta kenë me mall
Zërin tënd hyjnor deri në amshim
I pa harruar për jetë i gravuar në ballë
Fuqia e këngës sate me zemër e pasion
Si një bilbil i verës që në degë këndon
Do të mbetet përherë për neve inspirim
Gjenerata të tëra do ta kenë ushqim
Me zërin që kumboi si një zanë mali
I ëmbël dhe i shquar cicërim bilbili
Artit shqiptar madhështinë ja fali
Si një rreze drite që shkëlqen nga dielli
Ikonë e jonë e muzikës shqiptare
Terë jetën ja fale këngës tonë krenare
Zëri yt hyjnor deri në amshim
I pa harruar në kujtesë në vendin tim
39
Shënime për autorin:
Riza Haxhiu,
Lindi në Fshatin Rakosh, Komuna e
Istogut. Me profesion është inxhinier i
diplomuar i makinerisë. Është mësimdhënës në
Shkollën e Mesme Teknike në Pejë.
Me shkrime poezish ka filluar të merret sa
ishte nxënës në Shkollën e mesme Teknike në
Mitrovicë. Poezitë e tija janë botuar në shumë
revista të atëhershme si: Pionieri, Zëri i Rinisë,
Bota e Re etj.
Ka në dorëshkrim një përmbledhje të
poezive, të cilat pret ti botoi kur ti krijohen
mundësitë materiale.

Contenu connexe

Tendances

Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"the blue bee
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore Xheni Marku
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 

Tendances (20)

Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 

Similaire à Poezi

Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiSuad Bajrami
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIMarjan Dodaj
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshtebotimetshqiptare
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxORIADAHASA
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljestancela
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Programi festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletProgrami festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletAberi Kajo
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Ibrahim Hajdari
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitAgjencia eMagic
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnoretancela
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014ALB-AID Kukes
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJMarjan DODAJ
 

Similaire à Poezi (20)

Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Programi festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletProgrami festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime komplet
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
 

Poezi

  • 3. 3 VASHES Merre rrugën vashe, kah bredhin sytë e ardhmërisë, Mbi ylberin me ngjyra që derdhet mbi ne. Mjaft i ushqeve damarët e vetmisë. Sot, për ne lindi dita me këngë të re.
  • 4. 4 NUK E DI Nuk e di kujt ia fala Fjalën e ëmbël Bebëzat e syrit Qe si vullkan zjarri Shpërthen nga shpirti D a s h u r i n ë Dhe sot mallkoj veten Ditën qe kam lindur Djepin qe jam rritur Atë qe me ka bindur Te bëhem ure e jetës Kështjellë e vetmisë Si lypësi zotërisë Ti përkulem dashurisë
  • 5. 5 PRANVERA Gjelbërimi erdhi Lulet në çdo vend Bilbili çmallë këngën Në çdo lis me rend Prej gjembi në gjemb Fluturon me krenari Jeta ringjallet Pranvera ka mbërri
  • 6. 6 DIMRI Dhuratë të bukur po na bien Ti o dimër me kënaqësi Me thuaj Lecit çdo t’i sjellë Në këto ditë të Vitit të Ri Do t’ia sjellë një sajë të re Të rrëshqas me shokët e tij Do t’ia ngri lumin mbi shtëpi Leci i vogël të rrëshqas me ski
  • 7. 7 ZOG MENGJEZI Ciu ciu ciceron Në dritaren time Zgjohu me thotë Nga këto mendime Diç jam i menduar Dhe shumë i pikëlluar Se vargjet për Kosovën Nuk do mi sjellë mua Armiku i shkatërroi Revistat shqiptare Mësimin e ndaloi Në shkollat Kosovare
  • 8. 8 II Për të gjithë, ata qe i dua Prishtine, 1970/71
  • 9. 9 NENES SIME Je dritë e diellit Që më dhe guximin Më bërë të lumtur E ma fale gëzimin Zëri yt më thërret Nënëlokja ime Mbushëm plotë jetë E ngrohet zemra ime Me ty dita agon përherë Mëngjesi është i bardhë Dimrin ma bërë verë Të dua e të puth në ballë Nëna ime shumë te dua Me këshillove te jem zot i vetes Rrugën e jetës ma ke trasua Të jem i kohës dhe i vërtetës
  • 10. 10 LULËS Lule e dashur Përse nuk qelë Në kopshtin tim Të dashurisë Ndoshta vesa Të pengon Me puthë jetën E lumturisë A nuk ke dritë Të mjaftuar Ose ushqimi Të mungon Ndoshta vetë Je e amshuar Nga kjo e keqe Që s’shpëton
  • 11. 11 ATDHEU IM Atdheu im i dashur Me male e fusha plot Për ty i terë kombi Me nder krenohet sot Ti neve na trason Rrugën e ardhmërisë Rrita jonë me ty është Fole e lumturisë Jam shumë i lumtur O të dashur miq Që atdheu ynë i bukur Është një sihariq
  • 12. 12 VËLLAU IM Është i vogël Shtat vjeçar Shkon në shkollë Në klasë të parë POETIT Të jesh poet është vështir Sikur të grenësh hekur Në vargun e lirë Jetën me shprehë bukur
  • 13. 13 NËNË TEREZËS Atje larg në Kalkutë Njerëz të varfër qajnë lotojnë Për një nënë me dorë të butë Që na lëmoi e sot jetë ndërroj LIRIA Fjala liri Bukur tingëllon Është shumë e ëmbël Zemrat i shëro
  • 14. 14 LIBRI IM Libri im i mirë Është një dëshirë Jetën ma tregon Të reja më mëson Është një shok besnik Prej ti s’ndahem kurrë Trim e fisnik Me të kam mu mburrë
  • 15. 15 FESTA E MADHE Në tokën shqiptare Në jug të Shqipërisë Me 28 Nëntor Me pushkë në dorë Ismail Qemajli Së bashku me shokë Ngriti flamurin Te bashkuar forte Aty bën betimin Të gjithë ishin tok Në trojet shqiptare Të jenë vet të zotë Kjo ditë e bukur Ka hyrë në histori Është ditë e lumtur Në Kosovë e Shqipëri
  • 16. 16 Është ditë e madhe E popullit shqiptar E shënuar në ditarë Një ditë legjendare Janë këto ditë të vështira Në Kosovën tonë Festa jonë e madhe Disi nuk na gëzon Armiku na shkatërron Qenien tonë kombëtare Mbjell gjak e helm Në sofrat shqiptare
  • 17. 17 SKENDERBEUT Luftove për tokat shqiptare Tri decenie me radhë Kundër pushtuesit osman Dhe armiqve barbarë Në një dorë mbajte shpatën Në tjetrën flamurin kombëtar Me shpatën tënde guximtare Mbrojte shqiponjën dy krenare Mburojën tënde e kem në ballë Edhe i vdekur, ende je i gjallë
  • 18. 18 KOSOVES Kosovë e dashur Sa shumë luftove E lirinë e pritur Ende se fitove Trimat tu moj nënë Jetën për ty e dhanë Në beteja të vështira Ata për liri ranë
  • 19. 19 SHQIPËRISE Shqipëri oj Shqipëri Unë po rritem sot me ty Unë lozi e ti këndon I ter vendi sot lulëzon Shqipëri oj Shqipëri Ti tri motra sot i ki Është Kosova Arbëria Edhe bukura Çamëria Që të tria jeni tok S’ka armik që ju ndan dot Kush tenton me ju përça Zemra dysh ka me ju nda
  • 20. 20 III ATEHERE KUR POPULLI IM KERKONTE LIRI Peje, Qershor 1998
  • 21. 21 JEMI NE TROJET TONA Po luftojnë trimat shqiptar Për flamurin tonë kombëtar Kemi luftuar e do luftojmë Për liri në Kosovën tonë Ngihuni ju trima kosovar Tregohuni se jeni të gjallë Nuk i lëshojmë ne trojet tona Nga armiket gjakatar
  • 22. 22 LUFTA DHE VDEKJA Kush sytë mi mbyllë Veshët mi shurdhon Gojën ma shqyen Këmbët mi ngurtëson E duart mi ligështon Është lufta e keqe Varfëria e mjerë Qe shtriga kryeneçe Vdekjen na sjelle PAQES Fjala paqe ka shumë vlerë Fjalë e shtrenjtë e me nder Është gëzim e lumturi Për ata që duan liri Ku ka paqe ka qetësi Ka bashkim e harmoni Njerëzit janë të lumtur Dhe kanë ardhmëri
  • 23. 23 KAM NJË DESHIRË Një dëshirë çdo kush e ka Çdo njeri që është i gjallë Edhe mua zemra me rrah Një dëshirë ç’e kam për mall Një dëshirë qe pres me vite Për popullin tim legjendar Nga armiku shekullor Të çlirohet sa më parë
  • 24. 24 EVROPËS Moj Evropë krenare Ku të mbeti syri, Qe nuk po i sheh Masakrat shtazarake Mbi rininë shqiptare! Ku të mbetën veshët Që nuk po i dëgjon Vuajtjet e mjerimin E popullit tendë Ku të mbeti goja Që nuk po i flet Armikut barbar Për ketë luftë Të pa drejtë
  • 25. 25 ADEM JASHARIT O Adem, Adem Jashari Në luftë gjithnjë ishe i pari Me ty krenohet sot Drenica Kështu të mësoi Azem Galica Emri yt gjithë do përmendet Brez pas brezi në këto vatra Se luftove si burrë Drenicës Nëpër malet e Qiqavicës NJE KOHE PA KOHE Ishin kohëra pa kohë e pa mend Kohëra te fshehura e te mbuluara Të zymta, të ngrysura në çdo kënd Thjeshtë të ndara e të izoluara Me mure të gjalla e kufi të ndarë Me skuta e hapësira plot errësirë Pa ajër që ta ndal frymën si në varrë
  • 26. 26 Në vuajtje, me lot e heshtje pa mëshirë Erëra të rënda e përshkojnë këtë vend Më dërmojnë e më lanë pa mend E gjithçka që fshihet nuk është e pa fund Lirinë time nuk e gjeja askund Dua të ndalëm kështu këmbë këputur Të mbështetëm në këtë mur me gur Për një kohë më të mirë duke u lutur Kjo kohë e sotme duhet të përfundoj dikur Një rreze drite në horizont po shihet Tani çdo gjë serish do të ndërron Zëri i fëmijës përsëri do te ndihet Liria e fituar me gjak, atë do e gëzon Lotët i ndalen, fytyra i qesh nga gëzimi Ata qe sollën ankthin e friken, sot ikën Më në fund përfundoj vuajtja e trishtimi Pas shumë vjetëve që jetën na fikën Tani e gëzojmë jetën, e shijuam lirinë
  • 27. 27 Ankthin e kaluam me plot mund Armiqtë tanë më kurrë s’do të vinë Sot jemi zot e vetës, më në fund (Qershor, 1999) KOSOVA IME Një vend që zbukuron këtë tokë Për ne është lule në ketë botë Është një vend shqiptarë Që ka male, fusha e barë E ka një popull plotë urti Është proktotoriat por ka parti Ka parlament e nuk është shtet
  • 28. 28 Ka edhe kryeqytet që nuk është as qytet Oj Kosovë nënë e shqiptarëve Në ty gjithmonë ishim të parët Të gjakosi shteti serbë të shëmtuar, të la të verbët Shumë të vrarë e të zhdukur Shtëpi të djegura e pa idare Të leckosur e te këputur Ende jeton me ndihma humanitare Edhe tani për ty vendosin, do të huaj Që e lënë popullin prapë të vuaj
  • 29. 29 Nuk po e duan një Kosovë mike Por një vend multietnike (Nëntor, 2001) CAKU I FUNDIT Me freskun e mëngjesit ti do te vjen... Me erën e freskët ne dhomën e gjumit, Heshtazi dikush me thotë, kështu e ka jeta Vaji, dhimbja e heshtja janë katranosur Po, e di se nuk te pëlqen kur nuk jam Pa premtime për takime te reja, Mjegulla qohet me kalimin e natës Unë jetoj me besimin dhe shpresën A do te me zgjojnë duart e tuaja te bardha Shtrëngoj buzët e ngrira qe me dridhen Ku isha dhe ku do shkoj nuk e di kryesore është se unë do te vdes
  • 30. 30 Dhe çdo here kur mendoj qe kjo mjafton I mbyll dritaret, derën dhe fiku dritën E kuptoj se kjo me nuk përsëritet Letë te ndodhe kjo ne agun e dritës Duke ecur ne qiell mbi retë e larta Duke pare rrezet e arta te mëngjesit Do te fluturoj me zemër guri te shkrirë Duke lëviz duart e mija edhe tani te vdekura PEJE, TETOR 2013 DETIT JON Ku te gjej një vend te bukur ne detin e Mesdheut te vjetër Një vend te qet dhe te lumtur me bukurin si askund tjetër Pushimi është kënaqësi ne bukurinë e detit Jon
  • 31. 31 Na jep shëndet e lumturi për kënaqësinë tone Ne një plazhe te madhe buze pishave me gjelbërim Me benë te ëndërroj syhapur Parajsën e vendit tim Fale ujit te ngrohet e te pastër bashkë për te shijuar me shume I zhytur ne gjelbërimin e pishave ketë bukuri se gjejmë as kund Peje, korrik 2013 DASHURI E TRETUR NE TOKEN E HUAJ Po ndie diçka, që për mu është e drejtë çfarë ju nuk ndjeni në shpirtin tuaj, Është diçka që rrah mbi zemër të thyer dashuria e tretur në token e huaj. Sa kujtime të ëmbla me sillen vërdallë kur shkëlqente rrezja e hënës ,
  • 32. 32 Për rreth, syri shikon bukurin e rrallë I lumtur dhe i shtrirë në prehrin e nenës. Kur zgjohem nga gjumi, shikoj përreth ëndrra ime me duket e paqartë, Prania e shpirtit, këtu me rrëqeth sepse e përsosura nuk është krejt e qartë. Çdo ditë shpresoj, se do të marr at rrugë Të iku nga misteret e kësaj bote të shkretë, Shumë kohë kalova i vetëm si në burg me ëndrra, për kujtimet që me kanë metë. Pejë, Gusht 2013 ASAJ Pran dritares se hapur vështroj qiellin e pafund, Nga qepallat e syrit,pikon shiu si mjegulla gri, Në atë që nuk mund të ndryshohet askund, Jo, për mua kjo nuk është as një rastësi, Të ndryshoi zakoni, vesi dhe vizioni im. Ah, letë bie shi, por mos ma merr lotin tim,
  • 33. 33 Në pritje te një nate të re, Në këto ëndrra qe vijnë natë e ditë, E çdo ëndërr e natës është një shpresë, Kur, unë jam pranë teje, edhe nata shndritë. Janar, 1981 E DUA VENDIN TIM Për çfarë dua të jem i gatshëm, Për një erë te fort qe shpërndan energji, Qe dritat te zhduken në transit, Duke na lënë vetëm natën me erë, Terri i natës do te ndryshoj ngjyrën, Agimin e bardh ka për të sjellë. Fshehtësia është, në drejtim të dritës, Por qëllimi duhet te mbetet i qartë, Për ne, te gjithë yjet njësoj shndrisin, Për të cilët nuk ka ngjyrë as emër, Ne hapësirën e pafund ne qiellin e lartë. Dhe kjo ndjenjë, qe te gjithë duam dritë, Letë prek fundin e një shpresë të mirë, Te shohim reflektimin e fytyrës se diellit, Për një lajm te mirë qe largon mërzit, Ne vendin tonë të vogël me vuajtje e mundime,
  • 34. 34 Me një porosi, se ne të gjithë duam te jetojmë, Jo për te sunduar, për plaçkitje e përfitime, Por, pse e duam atë ta shohim te lirë. NJË NATË DIMRI Në orët e vona kur ende kotem nën qiellin e lartë, dëgjoj,shushurimën e degëve të mbuluara me borë. Në zjarrin e ndezur në vatër, kërcasin druajt e thatë, mbi kurorën e pishave, shtrihet dimri i gjatë, Mbi pullaze shikoj vetëm borën e valëvitur me erë, Në çdo vend sundon heshtja dhe qetësia e pafund. Përgjatë shesheve dhe rrugëve të gjata me rërë, Nuk duam apo jo, bora bie qetë mbi tokë çdo kund. Bora jashtë dritares s’do e ftoh zemrën tuaj, Mbi qepallat e mbyllura, ajo lehte do të rrëshqas. Është një kohë e ëndërruar që unë e ruaj, Më shumë se heshtja mbi lumin e ngrirë, s’do flas. Dhe heshtja mbi lumin e ngrirë që qëndron, Tani nuk jam fëmijë, të shtihem se jam gëzuar. Një gënjeshtër nën këmbët e saj mbretëron, Mbi akullin e ngrirë në lumin e trazuar. E prekur nga acari, e zhytur në mendime,
  • 35. 35 mbi fijet e qepallave dhe flokun tuaj të lehtë. Syri të shpërthen si dritë në rrugën time, Sa gjatë do të hesht zemra e juaj e shkretë? Fishkëllima e erës dëgjohet kudo në rrugë, përmes mjegullës, ngricave dhe stuhisë së bores. Të kërkoj në floskat e borës, por s’të gjej askund, Për të ecur në shtegun e pafund dora dorës. Unë, nuk mundem të qëndroj pa këmbë e krye, nëse mbshtjellima tani godet supet e mia, Unë prapë do eci duke kënduar këngën për ty, në ditët dhe netët e ngopura nga vetmia. Një natë Nëntori Në orët e vona kur ende kotem në gjumë , dëgjoj, shushurimën e qete te degëve te mbuluara me borë. Në zjarrin e ndezur ne vatër, kërcasin druajt e thatë, mbi kurorën e pishave, pas vjeshtës erdhi dimri i gjatë, Mbi pullaze shikoj vetëm borën e valëvitur me erë, Ne çdo vend sundon heshtja dhe qetësia Përgjatë shesheve dhe rrugëve te gjata Nuk duam apo jo, bora bie qetë mbi toke Bora jashtë dritares .s’do e ftoh zemrën tuaj Mbi qepallat e mbyllura bora lehte do te bie
  • 36. 36 Çfarë donë , kjo është kohe e ëndërruar Me shume se heshtja mbi lumin e ngrirë Heshtja mbi lumin e ngrirë qëndron I them vetes, nuk jam fëmijë, por shtihem se jam i gëzuar me Te, Është një gënjeshtër nen këmbët e saj. I prekur nga acari i zhytur në mendime mbi fijet e qepallave dhe flokut tuaj të lehte Syri me shpërthen si një yll ne qiell Sa gjate do të hesht zemra e juaj? Fishkëllima e erës dëgjohet në rrugë, Përmes mjegullës, ngricave dhe stuhisë së bores Unë, ma nuk mundem te qëndroj në këmbë Mos harro , nëse mbështjellimi, godet mbi supet e mija, Prapë do eci duke kënduar këngën e shkruar për ty në ditët dhe netët e shkuara me shi . PSE IKE TI?... Shkove, me le të vetmuar, me ike nga sytë Të gjitha rrugët e jetës, mi mbylle përherë Mbeta si në shkretinë, ku vapa të mbytë Nuk të vjen keq, qe me len kështu të mjerë Në agun e çdo mëngjesi, n’ëndërr të kërkoj Kah do qe sillem, nuk të gjej askund
  • 37. 37 Që të kam humbur, ende nuk besoj Në mendje të mbaj, ne kujtimin e pa fund Shpesh të thërras, se për ty kam mall Vrapoj rrugës se pa fund, e sillem vërdallë Por nuk të gjej dot askund, se tani ke ikur Dhe me le të vetmuar, si një lule të vyshkur As dielli për mua, tani nuk bën dritë Mbeta si send i hedhur që nuk ka vlerë Si një lule e vetme, që qelë në pranverë Si një lis i thatë, diku në mes të malit Si kartolinë e humbur, në skaje të sirtarit Si një gjethe që bie nga pema e thatë Sytë e tu nuk shohin trupin tim të ngratë Ishim të lumtur, si dy rreze në agim Çdo kund ku ishe, me sjellësh gëzim Kenë do që shikoja, ti ishe ma e mira Edhe tani, për ty s’me fiket dëshira Pejë, 2019
  • 38. 38 BILBILIT TE KOSOVËS (Nexhmie Pagarushës) I këndove lules dhe dashurisë I këndove jetës, por edhe vetmisë Që të mos vdes kurrë zëri yt i art Artin tonë të vjetër e ngrite mjaft lart Zëri yt i bukur kudo sjelli gëzim Ku do që këndove do ta kenë me mall Zërin tënd hyjnor deri në amshim I pa harruar për jetë i gravuar në ballë Fuqia e këngës sate me zemër e pasion Si një bilbil i verës që në degë këndon Do të mbetet përherë për neve inspirim Gjenerata të tëra do ta kenë ushqim Me zërin që kumboi si një zanë mali I ëmbël dhe i shquar cicërim bilbili Artit shqiptar madhështinë ja fali Si një rreze drite që shkëlqen nga dielli Ikonë e jonë e muzikës shqiptare Terë jetën ja fale këngës tonë krenare Zëri yt hyjnor deri në amshim I pa harruar në kujtesë në vendin tim
  • 39. 39 Shënime për autorin: Riza Haxhiu, Lindi në Fshatin Rakosh, Komuna e Istogut. Me profesion është inxhinier i diplomuar i makinerisë. Është mësimdhënës në Shkollën e Mesme Teknike në Pejë. Me shkrime poezish ka filluar të merret sa ishte nxënës në Shkollën e mesme Teknike në Mitrovicë. Poezitë e tija janë botuar në shumë revista të atëhershme si: Pionieri, Zëri i Rinisë, Bota e Re etj. Ka në dorëshkrim një përmbledhje të poezive, të cilat pret ti botoi kur ti krijohen mundësitë materiale.