SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  8
24/01/2010
UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI GJUHEVE TE HUAJA
DEGA: ANGLISHT (Master shkencor: Komunikim Nderkulturor dhe Turistik)
LENDA: LETERSI SHQIPE




   George Gordon Byron vs Jeronim De Rada
       "Udhëtimet e Cajld Haroldit" vs "këngët e Milosaos"




Pranoi: Prof.ADEM JAKLLARI                                    Punoi: SADIONA ABAZAJ
Të bësh një krahasim midis Bajronit dhe De Radës,këtyre dy autorëve kaq të njohur në vëndet
përkatëse,por edhe në mbarë Europën, eshtë e veshtirë, pasi i perkasin të dy periudhes së
romanantizmit.De Rada si një ndër figurat më me zë të romantizmit shqiptar dhe Bajroni si një
nder perfaqësueset më të denjë të romantizmit europian.Për të nxjer në pah vecoritë e secilit prej
këtyre figurave dhe në të njejtën kohë,për të bërë një krahasim,duke dalluar ngjashmëritë dhe
ndryshimet e këtyre dy poetëve,në dy vepra të shquara të letërsis,duhet bërë një tablo e qartë e
romantizmit shqiptar e atij europian.

Në të gjithë botën e qytetëruar lindja e romantizmit ka shoqëruar lindjen e nacionalizmit.
Romantizmi¹) duke dalë nga lëvizjet e mëdha të Europës Perëndimore,u përhap dalëngadalë edhe
në Europën e Lindjes e të Juglindjes,në kohën kur Perëndimi që e lindi,po e braktiste dhe kur atje
kishin dalë të tjera rryma letrare si: realizmi,natyralizmi e simbolizmi.Kjo letërsi lindi së pari si
trumbetuese e madheshtisë kombëtare të popujve.Influencuar nga Sentimentalizmi dhe
Iluminizmi, e gjithë kjo situatë e re letrare u sundua nga kulti i ndienjës dhe i natyrës,ndikimin e
efekteve te jashtme natyrore mbi gjëndjen shpirtërore të njeriut.Por sigurisht që ky drejtim pati
cilësitë e veta të vecanta në vende të ndryshme.

Në Shqipëri nga rrethanat specifike të saj,ideja kombëtare u bë një nga cilesitë kryesore të
poezise romantike,kjo edhe pse në këtë truall mungonte themeli filozofik i poezisë ,si dhe kulti i
individit në lidhje me mjedisin.Prandaj nuk ishte aq i ndjeshëm largimi i poetit romantik nga
realiteti,fluturimi i tij në vise të largëta,si tipar kryesor i romantizmit.Romantikët tanë ndryshe
nga ata europian, i kënduan jo natyrës në përgjithësi,por natyrës shqiptare,per të ngjallur
dashurinë dhe krenarinë për Shqiperinë. Romantizmi shqiptar shkrin në vetvete shqetësime të
trefishta: shqetësimin për robërine e atdheut të të parëve nën pushtuesin osman, shqetësimin për
shtypjen politike që rëndonte mbi ta dhe mbi popullsinë italiane nga ana e pushtuesit të huaj,
shqetësimin për gjëndjen e vështirë politike dhe shoqërore të arbëreshëve, si pakicë kombëtare.
Heroi romantik i Rilindjes është heroi luftëtar që sakrifikon gjithcka për lirinë e atdheut, si dhe
njeriu i thjeshtë bujku, fshatari, bariu që përpiqet të gjejë gëzimin e jetës duke punuar në atdheun
e tij.

Kurse karakteristika kryesore e lëvizjes artistike e kulturore të Romantizmit në Europë
është shprehja e gjëndjes shpirtërore zotëruese të epokës, që mund të përmblidhet me fjalë
zhgënjimi e pakënaqësie ndaj realitetit ekzistues.Heroi romantic europian,përgjithësisht
paraqitet me një botë të pasur ndienjash të bukura dhe idealesh të larta,të cilat krijojnë contrast
me realitetin armiqësor e sfidues që e rrethon.Ndienja që pushton shpirtin e tyre janë zakonisht,
zhgënjimi, mërzia, melankolia, pakënaqësia, rebelimi ose revolta romantike.

Nga pikëpamja politike Romantizmi Europian u frymëzua nga revolucioni francez, amerikan si
dhe nga kryengritjet popullore.Kurse romantizmi shqiptar u angazhua plotësisht në problemet
aktuale politike të vendit.

Nga pikëpamja shoqërore dhe humanitare Romantizmi Europian ngriti lart kauzat
përparimtare, u këndoj virtyteve të larta dhe afirmoj traditat kulturore e patriotike të vendit,Kurse
romantizmi shqiptar u mbështet në shijet dhe aspiratat e popullit shqiptar.

1)Romantizmi eshte nje levizje e gjere letrare –artistike,qe lindi dhe u perhap ne vendet evropiane ne fund te shekXVIII dhe ne dy dhjetevjecaret
e pare te shekXIX.Romantiket e perqendruan vemendjen ne boten e ndienjave te njeriut(ne zhgenjimin,melankoline,pakenaqesine ndaj
realitetit,rebelimin,revoltenapo enderrimet lirike).
Nga pikëpamja iluministe romantizmi europian iu kundërvu kultit të arsyes së Iluminizmit².
kurse ai shqiptar i besoi fuqisë së fjalës për emancipimin dhe përparimin shoqëror të vendit.

Duke marrë parasysh ngjashmërite,si romantizmi europian e ai shqiptar synuan drejt poems ose
baladës me karakter liriko-filozofik me elemente fantastikë,si dhe dramen lirike e atë liriko-
filozofike në vargje,për të shtjelluar tema të jashtëzakonshme dhe ideale të guximshme të
mëshiruara në heronj të jashtëzakonshëm. Lulëzuan gjini dhe lloje të ndryshme letrare,
vecanërisht poezia lirike.Përdorim të gjërë mori dhe poema e gjateë epiko-lirike, e cila theu
kufinjtë e ngurtë ndërmjet epikës dhe lirikës dhe i dha mundësi shkrimtarit që, njëkohësisht, të
shprehte ndienja të fuqishme dhe të shpaloste tablo të gjera të natyrës dhe të jetës shoqërore. Një
tjetër ngjashmëri ishte drejtimi drejt folklorit.Duke u mbështetur në të, romantizmi fitoj vecori
dhe origjinalitet.Ashtu si romantikët europianë që u frymëzuan dhe e shfrytëzuan gjerësisht
krijimtarinë popullore, folklorin e popullit të tyre, edhe romantikët shqiptarë iu drejtuan
folklorit. Shumë shkrimtar romantikë u frymëzuan nga luftrat për liri e pavarësi kombëtare, nga
heroizmi dhe virtytet e larta të njerëzve të thjeshtë.

Përsa I përket përshkrimeve vëmendja kryesore i kushtohet pasqyrimit të botës së brendshme të
heronjve, pikturohet edhe dekori i jashtëm, mjedisi material, kushtet konkrete natyrore, madje
dhe ato shoqërore. Ata japin jo vetëm përshkrime piktoreske, të gjalla, të cilat i lidhin me
gjëndjen shpirtërore të heroit.

Gjuha dhe mjetet stilistikore i'u përshtatën m së miri tematikës së re të romantikëve, situatave
dhe heronjve të jashtëzakonshëm. Mjetet e figurat artistike janë të pasura e të zgjedhura me
kujdes. Gjuha është plot ngjyra të ndezura e kontraste të forta. Figurat që përdoren me dendur
janë personifikimet e elementëve natyrorë, mitologjike biblike, apostrofat, hiperbolat, antitezat,
emfazat dhe epitetet. Përvec këtyre përdoren mjaft dhe krahasimet e metaforat, sidomos në
poezinë lirike, si dhe shkallëzimi ngjitës e zbritës aliteracioni, onomatopeja etj.

Të gjitha këto karakteristika që u përmendën me sipër trashëgohen nga dy përfaqësues të denjë
dhe më të shquar të rrymës së Romantizmit. Jeronim De Rada, figura më e ndritur e kësaj letërsie
dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë me poemën liriko-epike "Këngët e Milosaos"
dhe figura, poeti, artisti, krijuesi i vlerave të mëdha shpirtërore (George Gordon Byron) Xhorxh
Gordon Bajron, me veprën "Udhëtimet e Cajld Haroldit" (Childe Harold’s Pilgrimage).
Poetika e De Rades është tepër origjinale, një poetikë e sintezës dhe e nëntekstit, një poetikë e
zhbirimit në shpirtin njerëzor dhe e figuracionit befasues. Tri janë burimet që e kanë ushqyer atë:
poezia poullore e kombit të tij, estetika e poezisë antike greke-romake dhe poezia romantike.
"Këngët e Milosaos" është vepra e parë e tij. Është e rëndësishmë të përmendim dy thënie për
autorin nga dy personalitete të shquar si:
Mikel Markianoi ka thënë se: "Milosao ka fuqinë dhe madhështine e poezisë se Safos. Imazhet
jane nga me të zgjedhurat".
Viktor Hygo është shprehur së: "Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike, të
lexojë "Këngët e Milosaos" të zotëri Jeronim De Rades".
 Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe
origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një
dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po këtij motivi të njohur De Rada i jep një freski të
2)Iluminizmi eshte nje levizje e fuqishme mendore qe u zhvillua ne periudhen e luftrave te borgjezise kunder feudalizmit.Iluministet synonin
arsimin e popullit ,njohjen e tij me shkencen e artit,clirimin e ndergj. Nga cdo paraghykim.perfaqesuesit me te shquar jane Didero,Volter,Ruso etj
jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të
idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit:
disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në
luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si
ide e madhe njerëzore.
Në këtë poemë zë vend kulti i gëzimit i trashëguar nga poezia antike, po edhe dyshimet dhe
melankolia e romantikut. Nëpërmjet kësaj jepet dialektika e jetës njerëzore.Vepra është shkruar
në vetën e parë cka bën që ngjarjet të shihen në këndvështrimin e heroit.Poeti depërton thellë në
botën shpirtërore të personazheve të tij dhe e pasqyron atë me larmi nuancash.Ai përshkruan po
me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ashtu dhe ndienjën e ndrojtur të vajzes që nuk
di t’ia shpjegoj as vetes së saj.


Djali: Vec me sy të shihemi                                   Vajza: Nga m’erdhi të kurmi gjith ky gezim
        Bota të përmbyset ³)


Këngët e Milosaos është një shembull tipik i parregullsisë lirike romantike.Poema është
ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm, madje
këngët e poems mund të duken si vjersha të vecanta.
Unitetin poemës nuk ja jep bashkërendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike.
Kompozicioni i poems i ngjan një mozaiku: secila këngë është pjesë e një të tërë, e megjithatë
zotëron një farë pavarësie. Nga ana tjetër i ngjan një kurbe të dallgëzuar.Copëzimi i poemës
është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të
shfrytëzojë nëntekstin. Këto parime i japin poemës koncizitet e forcë emociaonale, po nganjëhere
e kalon masën.
Nga pikëpamja popullore, poezia e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me
optimizmin e natyrshëm, përmes së cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka
dhënë veprës figuracion të pasur, të freskët e tepër original si dhe metrikën ku zotëron vargu i
parë tonik.
Në poemë nuk mungojnë edhe elementët e realizmit në pasqyrimin e mjedisit arbëresh dhe në
krijimin e disa karaktereve tipike si: Rina, tipi i një vajze fshati arbëreshe dhe nëna e Milosaos,
tipi i aristokrates shqiptarë. Nga pikëpamja e llojit, kjo poemë është një kryqëzim origjinal i
poemës lirike të kulluar dhe i romanit në vargje.
Kurse Shtegëtimet e Cajld Haroldit është vepra e parë madhore që i solli Bajronit sukses të
menjëhershëm letrar dhe e vendosi në rradhën e parë të poetëve romantikë të shek XIX. Cajld
Hroldi është një poemë epiko-lirike, e cila u krijua nga ditari poetik i Bajronit mbajtur gjatë
shtegëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të Europës. Poema përbëhet nga katër këngë të gjata
me mbi pesëqind strofa.Kjo vepër pasqyron me çiltërsi përvojën jetësore dhe ndienjat e vetë
autorit. Poema ruan në tërësi trajtën e një rrëfimi të lire poetic, pa ndonjë kufizim në shtjellimin e
subjektit.


3)Kenga II,vargu 20, faq13 Jeronim De Rada "Kenget e Milosaos" botuar nga Shtepia Botuese Mesonjetorja, Tirane 1998
Kjo poemë jep një shembull të qartë të çlirimit kompozicional nga dogmat e ngurta letrare të
klasicizmit dukuri e njejtë kjo me poemën e De Radës. Poema është shkruar përgjithësisht në
strofa me nëntë vargje të quajtura strofa spenseriane. Këto strofa kane rrimë të ndryshme dhe
vargje me gjatësi të ndryshme, por në to mbizotëron vargu pesëkëmbësh jambik. Poeti përdor
herë-herë edhe strofat katërvargëshe në interlude lirike. Në poemë përdoret forma e
vetërrëfimit, në të dyja veprat, e parapëlqyer nga romantikët.
Një element me shumë rëndësi te "Këngët e Milosaos" po ashtu edhe tek vepra e Bajronit është
natyra, gjithnjë e shkrirë me ndienjat e personazheve. Tek "Këngët e Milosaos", shqetësimin e
djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhimbjen e tij
të thellë me vdekjen e gruas, e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.Kurse
tek Bjroni shohim se ai i këndon bukurive të natyrës shqiptare, jetës së gjallë të blegtorëve:


Të ngrysur çohen lart përpara syve,                       Rrezes kënga lëviz me gjë të gjallë;
Si amfiteatër vullkanik natyre,                           Blegërinj grigjat, rrjedhin përrenjtë…
Se majti djathtas, Alpet e Himarës;


Shqipëria nuk është thjesht vendi i ekzotikës, kaq i parapëlqyer nga poetët romantikë; ajo nuk e
tërheq poetin aq me bukuritë e veta të mahnitëshme, me mendësinë e një izolimi të virgjërt
romantik, sesa me traditat e zakonet burrërore, me virtytet, me trimërinë e dashurinë e flaktë që
kanë shqiptarët për lirinë:


“Ç’armiq për vdekje, pos a miq besnikë!
Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun,
Si trima rurren ku t’içojë i pari i tyre.” 4)


Në meditimet lirike të "Çajld Haroldit", heroit të poemës, parakalojnë çastet më të rëndësishme
të historisë së shqiptarëve, që nga lashtësia deri në kohën kur ai takon Ali Pashë Tepelenën, të
cilin e përshkruan me simpati të veçantë, si një burrë shteti trim, diplomat, të hollë e tepër të
zgjuar. Një vend të veçantë u kushton poeti përshtypjeve të tij në vargjet e poemës, por edhe në
shënimet e tij për virtytet e larta të shqiptarëve.
Duke vazhduar me analizën e veprave, shohim se të gjitha dukuritë e realitetit jepen në vepër me
një dorë prej piktori, dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i
lartë. Vepra ka një origjinalitet të vecantë që vjen nga shkrirja e mahnitjes, gezimit fëminor në
soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore me shqetësimët, dyshimet e forta të poetit
romantik.



4)Kenga II , Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
Përsa i përkët mjeteve stilistikore tek "Udhëtimi i Cajld Haroldit", Bjroni ka përdorur një larmi
të pasur mjetesh stilistikore.Ai krijon përshkrime piktoreske të jetës dhe tablo të mbrekullueshme
të natyrës me krahasime, epitete e metafora, sic janë përshkrimet e bregdetit e të natyrës
mesdhetare të Portugalise tek kënga e parë, peisazhi shqiptar e grek në këngën e dytë,
madhështia e Alpeve në këngën e tretë dhe në kengën e katërt, përshkrimi i Venedikut.
Tipare kryesore të stilit të poemës "Udhëtimet e Cajld Haroldit" janë apostrofat, pasthirmat,
hiperbolat, antitezat, kontrastet, personifikimet, ndryshimet e papritura të subjektit, ritmit e tonit.
Me apostrofa të fuqishme personifikuese është realizuar shpërthimi lirik dhe gjëndje
emocionuese të ndryshme të poetit si në vargjet që vijojne:


O lamtumirë! Atdheu im                                                 - Mos të tremb deti me tallaz,
Po zhduket dalëngadalë                                                   e sqota të tmerron?
gjëmon stuhia me tërbim,                                                - Pra,merrmë,o lundër dhe vrapo
Cacri gërhet mbi valë                                                     Në detin plot bucim; 5)
Pas diellit që po flakëron


Edhe pyetjet retorike janë të shpeshta dhe shprehin qëndrim emocional momental të poetit ndaj
ideve që do të theksojë. Nganjëherë marrin nuancë ironie e qortimi.


"Ti pazh’ I vogel, pa mu qas!                                                -"M’u qas, m’u qas,ti trim besnik;
Pse qan e po vajton?                                                           përse më qënke zverdhur?
Mos të trëmb deti me tallaz,                                                   Mos trëmbesh nga një freg armik,
E sqota te tmerron                                                             apo nga det’i ndezur?" 6)


Në poemë nuk mungojnë as onomatopetë e aliteracioni, të cilat i japin vargut muzikalitet,
gjallëri e rritëm. Në sajë të këtyre mjeteve të pasura stilistikore, rrëfimi poetic i Bajronit merr
forcë shprehëse e emocionuese.
Heroi Bajronian është pasionant, melankolik, i kulturuar dhe shumë i zgjuar, individualist i
vetmuar, i zhgënjyer dhe i pakënaqur nga realiteti. Krahas këtij heroi kemi dhe heroin kolektiv, i
cili shpreh aspiratat demokratike të poetit. Haroldi mbetet deri në fund si vëzhgues pasiv. Ai
vërtet magjepset nga natyra e bukur, entuziasmohet nga veprat heroike te një kombi, dënon
nënshtrimin e shtypjen, por hiqet mënjane, nuk ngatërrohet dhe vazhdon shtegëtimin e tij.


5)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998

6)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
Kurse në krahun tjetër Milosaoja është një hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mëshiron
heroin romantik më botë të gjerë shpirtërore, që ngrihet më lart se mjedisi: njëkohësisht edhe
njeriun që kryen një faj tragjik dhe disi të zbehtë nga fundi, edhe heroin luftëtar.


Duke qënë se të dyja veprat janë ndër më të rëndesishmet në letersitë përkatëse dhe botërore, të
dyja veprat mëshirojnë forca përfekte shprehëse dhe emocionuese, dhe të dyja janë të
kompuzuara nga autorët më me zë të letrave. De Rada i cili mbetet poeti që hodhi themelet e
letërsise me të vërtetë artistike arbërëshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për gjithë letërsinë
kombëtare. Ai ishte i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skëndërbeut. Ai është
njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështetjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De
Rada ishte edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Në
thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizëm vecanërisht origjinal,
që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada
është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohët
për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur.
Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshe dhe nje ndikim më të vogël të
shkrimtarët e tjerë të Rilindjes. Kurse të flasesh për Bajronin nuk është e lehtë. Me saktë nga të
gjithë është shprehur për këtë vështirësi tipologjike poeti ynë Fishta. Ai ka shkruar: "Edhe fjalët
janë sende, thotë Bajroni, si nje cirke vese mbi nje mendim ban me mendue mija e mija ndoshta
miliona njerez". Por Bajroni arriti të krijojë artin e tij botëformues në imagjinatën e rebelimit si
rrallëkush në botë. Ai erdhi në Shqipëri për të mos u larguar kurrë prej saj në të gjitha kuptimet.


                                                                                          FUND
Bibliografia:
-Histori e Letërsise Shqiptare by Robert Elsie 1995
-Letërsia Boterore 1996
-Gazeta Drita 23 Nentor 2003
  1. Artikull nga Sokol Jakova

-Gazeta Drita 28 Nentor 2004
  1. Vatra dhe bota në poezine e De rades nga Dr Eqerem Cabej (ARTIKULL)

  2. Tri personalitete franceze për poemen "Këngët e Milosaos"(ARTIKULL)

-Libri: "Këngët e Milosaos" nga Jeronim De Rada, Shtëpia Botuese "Mesonjtorja” Tiranë 1998

-Libri: The Major works (Oxford World's Classics)

        George Gordon Lord Byron (Author), Jerome J. McGann (Editor)

Contenu connexe

Tendances

Algat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyreAlgat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyre
G. Muça
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Bleona Çoba
 
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
rekamustafa
 

Tendances (20)

Algat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyreAlgat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyre
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
 
Resurset
ResursetResurset
Resurset
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptar
 
Kallëzuesi
KallëzuesiKallëzuesi
Kallëzuesi
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
Romantizmi
RomantizmiRomantizmi
Romantizmi
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Fjalia e përbërë
Fjalia e përbërëFjalia e përbërë
Fjalia e përbërë
 
Puna
PunaPuna
Puna
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
Hidrocentralet
 
Kohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherencaKohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherenca
 
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
Trevat shqipetare megjithese perbejne nje trung te vetem ndodhen politikisht ...
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 

En vedette (7)

Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Konformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji SocialeKonformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji Sociale
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës ShtetëroreProgramet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
Programet orientuese për provimin e maturës Shtetërore
 

Similaire à George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ

Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
nonavet
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
Vilma Kafexhiu
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Darla Evangjeli
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
ornela rama
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri
 

Similaire à George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ (20)

Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Zonja bovari
Zonja bovariZonja bovari
Zonja bovari
 

Plus de Sadiona Abazaj

"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJLeasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJKurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJThe effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJAlbanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Sadiona Abazaj
 
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJTurizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Sadiona Abazaj
 
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
Sadiona Abazaj
 

Plus de Sadiona Abazaj (12)

"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
"Verbal and Visual Techniques" in UK's Brochures by SADIONA ABAZAJ
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJLeasing by SADIONA ABAZAJ
Leasing by SADIONA ABAZAJ
 
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJKurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
Kurt Vonnegut by SADIONA ABAZAJ
 
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJThe effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
The effects of EC in the United Kingdom (2) by SADIONA ABAZAJ
 
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJAlbanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian tourist guide by SADIONA ABAZAJ
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
 
Leasing
LeasingLeasing
Leasing
 
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
Visual techniques of the language of tourism.SADIONA ABAZAJ (3)
 
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJTurizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
Turizmi sportiv dhe i eventeve.SADIONA ABAZAJ
 
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJLevizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
Levizja e lire e mallrave ne Bashkimin Europian.SADIONA ABAZAJ
 
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
American’s twenty first century issues and concerns.SADIONA ABAZAJ p.p.1 (2)
 

George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ

  • 1. 24/01/2010 UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI GJUHEVE TE HUAJA DEGA: ANGLISHT (Master shkencor: Komunikim Nderkulturor dhe Turistik) LENDA: LETERSI SHQIPE George Gordon Byron vs Jeronim De Rada "Udhëtimet e Cajld Haroldit" vs "këngët e Milosaos" Pranoi: Prof.ADEM JAKLLARI Punoi: SADIONA ABAZAJ
  • 2. Të bësh një krahasim midis Bajronit dhe De Radës,këtyre dy autorëve kaq të njohur në vëndet përkatëse,por edhe në mbarë Europën, eshtë e veshtirë, pasi i perkasin të dy periudhes së romanantizmit.De Rada si një ndër figurat më me zë të romantizmit shqiptar dhe Bajroni si një nder perfaqësueset më të denjë të romantizmit europian.Për të nxjer në pah vecoritë e secilit prej këtyre figurave dhe në të njejtën kohë,për të bërë një krahasim,duke dalluar ngjashmëritë dhe ndryshimet e këtyre dy poetëve,në dy vepra të shquara të letërsis,duhet bërë një tablo e qartë e romantizmit shqiptar e atij europian. Në të gjithë botën e qytetëruar lindja e romantizmit ka shoqëruar lindjen e nacionalizmit. Romantizmi¹) duke dalë nga lëvizjet e mëdha të Europës Perëndimore,u përhap dalëngadalë edhe në Europën e Lindjes e të Juglindjes,në kohën kur Perëndimi që e lindi,po e braktiste dhe kur atje kishin dalë të tjera rryma letrare si: realizmi,natyralizmi e simbolizmi.Kjo letërsi lindi së pari si trumbetuese e madheshtisë kombëtare të popujve.Influencuar nga Sentimentalizmi dhe Iluminizmi, e gjithë kjo situatë e re letrare u sundua nga kulti i ndienjës dhe i natyrës,ndikimin e efekteve te jashtme natyrore mbi gjëndjen shpirtërore të njeriut.Por sigurisht që ky drejtim pati cilësitë e veta të vecanta në vende të ndryshme. Në Shqipëri nga rrethanat specifike të saj,ideja kombëtare u bë një nga cilesitë kryesore të poezise romantike,kjo edhe pse në këtë truall mungonte themeli filozofik i poezisë ,si dhe kulti i individit në lidhje me mjedisin.Prandaj nuk ishte aq i ndjeshëm largimi i poetit romantik nga realiteti,fluturimi i tij në vise të largëta,si tipar kryesor i romantizmit.Romantikët tanë ndryshe nga ata europian, i kënduan jo natyrës në përgjithësi,por natyrës shqiptare,per të ngjallur dashurinë dhe krenarinë për Shqiperinë. Romantizmi shqiptar shkrin në vetvete shqetësime të trefishta: shqetësimin për robërine e atdheut të të parëve nën pushtuesin osman, shqetësimin për shtypjen politike që rëndonte mbi ta dhe mbi popullsinë italiane nga ana e pushtuesit të huaj, shqetësimin për gjëndjen e vështirë politike dhe shoqërore të arbëreshëve, si pakicë kombëtare. Heroi romantik i Rilindjes është heroi luftëtar që sakrifikon gjithcka për lirinë e atdheut, si dhe njeriu i thjeshtë bujku, fshatari, bariu që përpiqet të gjejë gëzimin e jetës duke punuar në atdheun e tij. Kurse karakteristika kryesore e lëvizjes artistike e kulturore të Romantizmit në Europë është shprehja e gjëndjes shpirtërore zotëruese të epokës, që mund të përmblidhet me fjalë zhgënjimi e pakënaqësie ndaj realitetit ekzistues.Heroi romantic europian,përgjithësisht paraqitet me një botë të pasur ndienjash të bukura dhe idealesh të larta,të cilat krijojnë contrast me realitetin armiqësor e sfidues që e rrethon.Ndienja që pushton shpirtin e tyre janë zakonisht, zhgënjimi, mërzia, melankolia, pakënaqësia, rebelimi ose revolta romantike. Nga pikëpamja politike Romantizmi Europian u frymëzua nga revolucioni francez, amerikan si dhe nga kryengritjet popullore.Kurse romantizmi shqiptar u angazhua plotësisht në problemet aktuale politike të vendit. Nga pikëpamja shoqërore dhe humanitare Romantizmi Europian ngriti lart kauzat përparimtare, u këndoj virtyteve të larta dhe afirmoj traditat kulturore e patriotike të vendit,Kurse romantizmi shqiptar u mbështet në shijet dhe aspiratat e popullit shqiptar. 1)Romantizmi eshte nje levizje e gjere letrare –artistike,qe lindi dhe u perhap ne vendet evropiane ne fund te shekXVIII dhe ne dy dhjetevjecaret e pare te shekXIX.Romantiket e perqendruan vemendjen ne boten e ndienjave te njeriut(ne zhgenjimin,melankoline,pakenaqesine ndaj realitetit,rebelimin,revoltenapo enderrimet lirike).
  • 3. Nga pikëpamja iluministe romantizmi europian iu kundërvu kultit të arsyes së Iluminizmit². kurse ai shqiptar i besoi fuqisë së fjalës për emancipimin dhe përparimin shoqëror të vendit. Duke marrë parasysh ngjashmërite,si romantizmi europian e ai shqiptar synuan drejt poems ose baladës me karakter liriko-filozofik me elemente fantastikë,si dhe dramen lirike e atë liriko- filozofike në vargje,për të shtjelluar tema të jashtëzakonshme dhe ideale të guximshme të mëshiruara në heronj të jashtëzakonshëm. Lulëzuan gjini dhe lloje të ndryshme letrare, vecanërisht poezia lirike.Përdorim të gjërë mori dhe poema e gjateë epiko-lirike, e cila theu kufinjtë e ngurtë ndërmjet epikës dhe lirikës dhe i dha mundësi shkrimtarit që, njëkohësisht, të shprehte ndienja të fuqishme dhe të shpaloste tablo të gjera të natyrës dhe të jetës shoqërore. Një tjetër ngjashmëri ishte drejtimi drejt folklorit.Duke u mbështetur në të, romantizmi fitoj vecori dhe origjinalitet.Ashtu si romantikët europianë që u frymëzuan dhe e shfrytëzuan gjerësisht krijimtarinë popullore, folklorin e popullit të tyre, edhe romantikët shqiptarë iu drejtuan folklorit. Shumë shkrimtar romantikë u frymëzuan nga luftrat për liri e pavarësi kombëtare, nga heroizmi dhe virtytet e larta të njerëzve të thjeshtë. Përsa I përket përshkrimeve vëmendja kryesore i kushtohet pasqyrimit të botës së brendshme të heronjve, pikturohet edhe dekori i jashtëm, mjedisi material, kushtet konkrete natyrore, madje dhe ato shoqërore. Ata japin jo vetëm përshkrime piktoreske, të gjalla, të cilat i lidhin me gjëndjen shpirtërore të heroit. Gjuha dhe mjetet stilistikore i'u përshtatën m së miri tematikës së re të romantikëve, situatave dhe heronjve të jashtëzakonshëm. Mjetet e figurat artistike janë të pasura e të zgjedhura me kujdes. Gjuha është plot ngjyra të ndezura e kontraste të forta. Figurat që përdoren me dendur janë personifikimet e elementëve natyrorë, mitologjike biblike, apostrofat, hiperbolat, antitezat, emfazat dhe epitetet. Përvec këtyre përdoren mjaft dhe krahasimet e metaforat, sidomos në poezinë lirike, si dhe shkallëzimi ngjitës e zbritës aliteracioni, onomatopeja etj. Të gjitha këto karakteristika që u përmendën me sipër trashëgohen nga dy përfaqësues të denjë dhe më të shquar të rrymës së Romantizmit. Jeronim De Rada, figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë me poemën liriko-epike "Këngët e Milosaos" dhe figura, poeti, artisti, krijuesi i vlerave të mëdha shpirtërore (George Gordon Byron) Xhorxh Gordon Bajron, me veprën "Udhëtimet e Cajld Haroldit" (Childe Harold’s Pilgrimage). Poetika e De Rades është tepër origjinale, një poetikë e sintezës dhe e nëntekstit, një poetikë e zhbirimit në shpirtin njerëzor dhe e figuracionit befasues. Tri janë burimet që e kanë ushqyer atë: poezia poullore e kombit të tij, estetika e poezisë antike greke-romake dhe poezia romantike. "Këngët e Milosaos" është vepra e parë e tij. Është e rëndësishmë të përmendim dy thënie për autorin nga dy personalitete të shquar si: Mikel Markianoi ka thënë se: "Milosao ka fuqinë dhe madhështine e poezisë se Safos. Imazhet jane nga me të zgjedhurat". Viktor Hygo është shprehur së: "Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike, të lexojë "Këngët e Milosaos" të zotëri Jeronim De Rades". Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po këtij motivi të njohur De Rada i jep një freski të 2)Iluminizmi eshte nje levizje e fuqishme mendore qe u zhvillua ne periudhen e luftrave te borgjezise kunder feudalizmit.Iluministet synonin arsimin e popullit ,njohjen e tij me shkencen e artit,clirimin e ndergj. Nga cdo paraghykim.perfaqesuesit me te shquar jane Didero,Volter,Ruso etj
  • 4. jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore. Në këtë poemë zë vend kulti i gëzimit i trashëguar nga poezia antike, po edhe dyshimet dhe melankolia e romantikut. Nëpërmjet kësaj jepet dialektika e jetës njerëzore.Vepra është shkruar në vetën e parë cka bën që ngjarjet të shihen në këndvështrimin e heroit.Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të tij dhe e pasqyron atë me larmi nuancash.Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ashtu dhe ndienjën e ndrojtur të vajzes që nuk di t’ia shpjegoj as vetes së saj. Djali: Vec me sy të shihemi Vajza: Nga m’erdhi të kurmi gjith ky gezim Bota të përmbyset ³) Këngët e Milosaos është një shembull tipik i parregullsisë lirike romantike.Poema është ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm, madje këngët e poems mund të duken si vjersha të vecanta. Unitetin poemës nuk ja jep bashkërendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Kompozicioni i poems i ngjan një mozaiku: secila këngë është pjesë e një të tërë, e megjithatë zotëron një farë pavarësie. Nga ana tjetër i ngjan një kurbe të dallgëzuar.Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Këto parime i japin poemës koncizitet e forcë emociaonale, po nganjëhere e kalon masën. Nga pikëpamja popullore, poezia e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, përmes së cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracion të pasur, të freskët e tepër original si dhe metrikën ku zotëron vargu i parë tonik. Në poemë nuk mungojnë edhe elementët e realizmit në pasqyrimin e mjedisit arbëresh dhe në krijimin e disa karaktereve tipike si: Rina, tipi i një vajze fshati arbëreshe dhe nëna e Milosaos, tipi i aristokrates shqiptarë. Nga pikëpamja e llojit, kjo poemë është një kryqëzim origjinal i poemës lirike të kulluar dhe i romanit në vargje. Kurse Shtegëtimet e Cajld Haroldit është vepra e parë madhore që i solli Bajronit sukses të menjëhershëm letrar dhe e vendosi në rradhën e parë të poetëve romantikë të shek XIX. Cajld Hroldi është një poemë epiko-lirike, e cila u krijua nga ditari poetik i Bajronit mbajtur gjatë shtegëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të Europës. Poema përbëhet nga katër këngë të gjata me mbi pesëqind strofa.Kjo vepër pasqyron me çiltërsi përvojën jetësore dhe ndienjat e vetë autorit. Poema ruan në tërësi trajtën e një rrëfimi të lire poetic, pa ndonjë kufizim në shtjellimin e subjektit. 3)Kenga II,vargu 20, faq13 Jeronim De Rada "Kenget e Milosaos" botuar nga Shtepia Botuese Mesonjetorja, Tirane 1998
  • 5. Kjo poemë jep një shembull të qartë të çlirimit kompozicional nga dogmat e ngurta letrare të klasicizmit dukuri e njejtë kjo me poemën e De Radës. Poema është shkruar përgjithësisht në strofa me nëntë vargje të quajtura strofa spenseriane. Këto strofa kane rrimë të ndryshme dhe vargje me gjatësi të ndryshme, por në to mbizotëron vargu pesëkëmbësh jambik. Poeti përdor herë-herë edhe strofat katërvargëshe në interlude lirike. Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, në të dyja veprat, e parapëlqyer nga romantikët. Një element me shumë rëndësi te "Këngët e Milosaos" po ashtu edhe tek vepra e Bajronit është natyra, gjithnjë e shkrirë me ndienjat e personazheve. Tek "Këngët e Milosaos", shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhimbjen e tij të thellë me vdekjen e gruas, e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.Kurse tek Bjroni shohim se ai i këndon bukurive të natyrës shqiptare, jetës së gjallë të blegtorëve: Të ngrysur çohen lart përpara syve, Rrezes kënga lëviz me gjë të gjallë; Si amfiteatër vullkanik natyre, Blegërinj grigjat, rrjedhin përrenjtë… Se majti djathtas, Alpet e Himarës; Shqipëria nuk është thjesht vendi i ekzotikës, kaq i parapëlqyer nga poetët romantikë; ajo nuk e tërheq poetin aq me bukuritë e veta të mahnitëshme, me mendësinë e një izolimi të virgjërt romantik, sesa me traditat e zakonet burrërore, me virtytet, me trimërinë e dashurinë e flaktë që kanë shqiptarët për lirinë: “Ç’armiq për vdekje, pos a miq besnikë! Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun, Si trima rurren ku t’içojë i pari i tyre.” 4) Në meditimet lirike të "Çajld Haroldit", heroit të poemës, parakalojnë çastet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, që nga lashtësia deri në kohën kur ai takon Ali Pashë Tepelenën, të cilin e përshkruan me simpati të veçantë, si një burrë shteti trim, diplomat, të hollë e tepër të zgjuar. Një vend të veçantë u kushton poeti përshtypjeve të tij në vargjet e poemës, por edhe në shënimet e tij për virtytet e larta të shqiptarëve. Duke vazhduar me analizën e veprave, shohim se të gjitha dukuritë e realitetit jepen në vepër me një dorë prej piktori, dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë. Vepra ka një origjinalitet të vecantë që vjen nga shkrirja e mahnitjes, gezimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore me shqetësimët, dyshimet e forta të poetit romantik. 4)Kenga II , Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
  • 6. Përsa i përkët mjeteve stilistikore tek "Udhëtimi i Cajld Haroldit", Bjroni ka përdorur një larmi të pasur mjetesh stilistikore.Ai krijon përshkrime piktoreske të jetës dhe tablo të mbrekullueshme të natyrës me krahasime, epitete e metafora, sic janë përshkrimet e bregdetit e të natyrës mesdhetare të Portugalise tek kënga e parë, peisazhi shqiptar e grek në këngën e dytë, madhështia e Alpeve në këngën e tretë dhe në kengën e katërt, përshkrimi i Venedikut. Tipare kryesore të stilit të poemës "Udhëtimet e Cajld Haroldit" janë apostrofat, pasthirmat, hiperbolat, antitezat, kontrastet, personifikimet, ndryshimet e papritura të subjektit, ritmit e tonit. Me apostrofa të fuqishme personifikuese është realizuar shpërthimi lirik dhe gjëndje emocionuese të ndryshme të poetit si në vargjet që vijojne: O lamtumirë! Atdheu im - Mos të tremb deti me tallaz, Po zhduket dalëngadalë e sqota të tmerron? gjëmon stuhia me tërbim, - Pra,merrmë,o lundër dhe vrapo Cacri gërhet mbi valë Në detin plot bucim; 5) Pas diellit që po flakëron Edhe pyetjet retorike janë të shpeshta dhe shprehin qëndrim emocional momental të poetit ndaj ideve që do të theksojë. Nganjëherë marrin nuancë ironie e qortimi. "Ti pazh’ I vogel, pa mu qas! -"M’u qas, m’u qas,ti trim besnik; Pse qan e po vajton? përse më qënke zverdhur? Mos të trëmb deti me tallaz, Mos trëmbesh nga një freg armik, E sqota te tmerron apo nga det’i ndezur?" 6) Në poemë nuk mungojnë as onomatopetë e aliteracioni, të cilat i japin vargut muzikalitet, gjallëri e rritëm. Në sajë të këtyre mjeteve të pasura stilistikore, rrëfimi poetic i Bajronit merr forcë shprehëse e emocionuese. Heroi Bajronian është pasionant, melankolik, i kulturuar dhe shumë i zgjuar, individualist i vetmuar, i zhgënjyer dhe i pakënaqur nga realiteti. Krahas këtij heroi kemi dhe heroin kolektiv, i cili shpreh aspiratat demokratike të poetit. Haroldi mbetet deri në fund si vëzhgues pasiv. Ai vërtet magjepset nga natyra e bukur, entuziasmohet nga veprat heroike te një kombi, dënon nënshtrimin e shtypjen, por hiqet mënjane, nuk ngatërrohet dhe vazhdon shtegëtimin e tij. 5)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998 6)Strofa I dhe Strofa III Kenga e Lamtumires,Childe Harold’s Pilgrimage viti 1998
  • 7. Kurse në krahun tjetër Milosaoja është një hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mëshiron heroin romantik më botë të gjerë shpirtërore, që ngrihet më lart se mjedisi: njëkohësisht edhe njeriun që kryen një faj tragjik dhe disi të zbehtë nga fundi, edhe heroin luftëtar. Duke qënë se të dyja veprat janë ndër më të rëndesishmet në letersitë përkatëse dhe botërore, të dyja veprat mëshirojnë forca përfekte shprehëse dhe emocionuese, dhe të dyja janë të kompuzuara nga autorët më me zë të letrave. De Rada i cili mbetet poeti që hodhi themelet e letërsise me të vërtetë artistike arbërëshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për gjithë letërsinë kombëtare. Ai ishte i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skëndërbeut. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështetjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada ishte edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizëm vecanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohët për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur. Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshe dhe nje ndikim më të vogël të shkrimtarët e tjerë të Rilindjes. Kurse të flasesh për Bajronin nuk është e lehtë. Me saktë nga të gjithë është shprehur për këtë vështirësi tipologjike poeti ynë Fishta. Ai ka shkruar: "Edhe fjalët janë sende, thotë Bajroni, si nje cirke vese mbi nje mendim ban me mendue mija e mija ndoshta miliona njerez". Por Bajroni arriti të krijojë artin e tij botëformues në imagjinatën e rebelimit si rrallëkush në botë. Ai erdhi në Shqipëri për të mos u larguar kurrë prej saj në të gjitha kuptimet. FUND
  • 8. Bibliografia: -Histori e Letërsise Shqiptare by Robert Elsie 1995 -Letërsia Boterore 1996 -Gazeta Drita 23 Nentor 2003 1. Artikull nga Sokol Jakova -Gazeta Drita 28 Nentor 2004 1. Vatra dhe bota në poezine e De rades nga Dr Eqerem Cabej (ARTIKULL) 2. Tri personalitete franceze për poemen "Këngët e Milosaos"(ARTIKULL) -Libri: "Këngët e Milosaos" nga Jeronim De Rada, Shtëpia Botuese "Mesonjtorja” Tiranë 1998 -Libri: The Major works (Oxford World's Classics) George Gordon Lord Byron (Author), Jerome J. McGann (Editor)