SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  16
1
UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI”
PRIZREN
FAKULTETI EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM SEMINARIK
Lënda: TIK në edukim
Tema: Teknologjia dhe përparësitë e krijuara në mësimdhënie
nga mësimi klasik tek ai modern
Prof.Asoc.Dr.Samedin KRRABAJ Punoi: Samire KARAVIDAJ
Phd.c. Mërgim HOTI Vesa BESIMI
Prizren, 2021
2
Përmbajtja
Hyrje ................................................................................................................................................3
Qëllimi ............................................................................................................................................4
Rëndësia ..........................................................................................................................................4
Arsyeshmëria ..................................................................................................................................4
1. Teknologjia e informimit dhe komunikimit .......................................................................5
2. Mësimi klasik ..……….………………………………………………………………..….8
3. Teknologjia e mësimit modern .…………….………………………………………...9, 10
4. Ndikimi i përdorimit të teknologjisë në arritjet e studentëve .……………………......…11
5. Përparësitë e krijuara në mësimdhënie ngga mësimi klasik tek ai modern ……….....….12
6. Konkluzione dhe rekomandime ………………………………………………………..13
6.1.Konkluzione ………………………………………………………………………....13
6.2.Rekomandime …..…………………………………………………………….....13, 14
6.3.Kontributi ………………………………………………………………….……...…14
7. Referencat ......................................................................................................................... 15
3
Hyrje
Teknologjia është bërë një dukuri e pashmangshme e procesit mësimor në ditët e sotme, mirëpo të
gjithë nuk e dijmë se si ka qenë teknologjia në kohërat e vjetra dhe se si është zhvilluar ajo deri në
ditët e sotme. Është e rëndësishme që ne të jemi të interesuar në marrjen e njohurive rreth kësaj
qështjeje, pasi dobia e saj do të jetë e sigurt dhe shumë domethënëse gjatë procesit të
mësimdhënies. Patjetër që zhvillimi i saj ka edhe përparësitë e saj në mësimdhënie, duke filluar
nga mjetet e teknologjisë që ndihmojnë këtë proces, mundësitë e kërkimit të informacioneve të
ndryshme etj.
Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike,
aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Pra, për të pajisur
nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit në
krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional. Mësuesit duhet të jenë të pajisur dhe
të kenë aftësitë e duhura teknologjike, si dhe të mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që
mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit.
Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit të ilustruara nga interneti dhe multimedia janë një
fokus i rëndësishëm për arsimin në të ardhmen dhe padyshim që duhet të integrohen në mënyrë
efektive në mësimdhënien dhe mësimin zyrtar - veçanërisht në një institucion të edukimit të
mësuesve.
TIK-u po transformon thellësisht arsimin. Në mënyrë që të përfitojmë plotësisht nga kjo
akademikët duhet të rivlerësojnë bindjet e tyre dhe praktikat pedagogjike në lidhje me
mësimdhënien si dhe vlerësimi dhe ndikimi i tyre të jetë i mundshëm në përvojat e nxënësve.
Pra, mësuesit janë agjentë kritikë të ndryshimit gjatë punës akademike. Ata janë instrument
themelor ku ndryshimet në arsim do të bëhen të vërteta falë punës dhe përkushtimit të tyre.
4
Qëllimi i punimit
Ky punim synon të tregojë ecurinë dhe zhvillimin e teknologjisë që nga kohët e mësimit klasik e
deri tash te mësimi modern. Ndikimi i zhvillimit të teknologjisë padyshim që është i dukshëm në
çdo aspekt e në veqanti tek mësimdhënja, duke i krijuar mundësi dhe proces më të lehtë.
Rëndësia
Rëndësia primare e këtij punimi është pajisja e njohurive në lidhje me zhvillimin e teknologjisë
dhe përparësitë e krijuara në procesin e mësimdhënies. Njohuritë në këtë aspekt patjeter që janë të
domosdoshme pasi që na nevojiten në përditshmëri si fillim e pastaj duke menduar dhe shpresuar
që në një të ardhme të afërt ti shfrytezojmë edhe në procesin e shenjtë të mësimdhënies.
Arsyeshmëria
Mendoj që marrja e njohurive të kësaj teme është një arsye e fortë që të vazhdojme tutje. Duke
pasur parasysh gjithë mundin dhe sakrificat e çdo personi që teknologjia të arrij këtu ku është ne
duhet të jemi të lumtur për të vazhduar përdorimin e saj gjithmonë në mënyrë pozitive tek nxënësit.
5
1. Teknologjiae informimit dhe komunikimit
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është përcaktuar si një tërësi e mjeteve të cilat
mundësojnë mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave. Pra me TIK nënkuptohen të gjitha
llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi
një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe Komunikimin. Kurse TIK në edukim
kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor për të
regjistruar dhe përpunuar informacionin në formë digjitale.
Kështu mund të themi se në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë së informimit dhe të
komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet më gjitheperfshires në shumë sfera shoqërore.
Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor
dhe ato janë e drejta fondamentale përçdo qenie njerezore.1 Pra teknologjitë e komunikimit të
informacionit (TIK) aktualisht po ndikojnë në çdo aspekt të jetës njerëzore. Ata po luajnë role të
spikatura në vendet e punës, bizneseve, mesimeve dhe argëtimeve. Kështu në këtë epokë dixhitale,
përdorimi i TIK në klasë është i rëndësishëm për t'u dhënë studentëve mundësi për të mësuar dhe
zbatuar aftësitë e kërkuara të shekullit XXI.
E rëndësishme është të ceket se TIK përmirëson mësimdhënien dhe të nxënit si dhe rëndësinë e
tij për mësuesit në kryerjen e rolit të tyre si krijues të mjediseve pedagogjike. Po ashtu ndihmon
një mësues të paraqesë mësimdhënien e tij në mënyrë tërheqëse dhe të aftë, që nxënësit të mësojnë
ne çdo nivel të programeve arsimore.
1
(http://elisareci.weebly.com/uploads/2/0/3/7/20379979/teknologjia_ne_mesimdhenie.pdf)
Active: 18/04/2021 23:22pm
6
Figura.1. Trendete zhvilluara në bazë të zhvillimit të teknologjisë
2
Burimi: Vishal Dani, Education technology
2 https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fkitaboo.com%2Ftrends-in-education-
technology%2F&psig=AOvVaw26BCyxlmp4W50n-
v2nMgD1&ust=1618947533718000&source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTCKCI6_21jPACFQAAAAA
dAAAAABA6
Active: 19/04/2021 22:16pm
7
Figura.2. Ndikimi i teknologjisë në edukim.
3
Burimi: Blog, Technology of education.
3 https://www.google.com/url?sa=i&url=http%3A%2F%2Fwww.sadguruqlsacademy.com%2Fen%2Ftechnology-
in-
education%2F&psig=AOvVaw0BUK3v7ny3F460nLYibsFv&ust=1618950192668000&source=images&cd=vfe&v
ed=0CAIQjRxqFwoTCKD8uPG_jPACFQAAAAAdAAAAABAI
Active: 19/04/2021 22:26pm
8
2. Mësimi klasik
 Ngase koha ka qenë e atillë që kushtet nuk kanë qenë të volitshme, së pari për një jetë
normale dhe mesatare, padyshim që edhe teknologjia nuk ka qenë e pranishme tek mësimi
në atë kohë. Dijmë që mësimi në kohët e vjetra është zhvilluar në kushte jo të mira,
përfshirë këtu edhe pamundësinë e mjeteve bazë të mësimit.
 Si rezultat i metodave të vjetra të mësimdhënies të cilat nuk përkojnë aspak me kohën në
të cilën sot jetojmë, fëmijët po hasin në vështirësi të mëdha në mësimnxënie duke mos
pasur fokus e as interesim të mësojne mësimet që u ofrohen atyre pasi që nuk përkojnë
me botën digjitale në të cilën ata sot jetojnë.4
 Pra, fëmijët sot shumicën e kohës së lirë e kalojnë në teknologji, lidhja e tyre me botën
përmes teknologjisë bën që ata të jenë shumë të vetëdijshëm për trendet globale dhe secili
ka lojën e tyre të preferuar. Në anën tjetër, proceset e mësimdhënies të cilët nxënësit
ndjekin, kanë vazhduar të përcjellin metodat e vjetra tradicionale të cilat nuk përkojnë
aspak me realitetin e tyre, dhe normalisht që kjo bën që atyre të ju bie fokusi dhe interesimi
për të mësuar.
Arsimi- Dje
Mësuesi:
 Tabelë
 Shkumës
 Hartë/ Glob
Nxënësi:
 Fletore
 Lapës/Stilolaps
Arsimi- Sot
Mësuesi:
 Tabelë elektronike
 Video projektor
 Informacione nga interneti
Nxënësi:
 Taletë
 USB, CD/DVD
4 https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/
Active: 19/04/2021 14:27pm
9
3. Teknologjiae mësimit modern
 Dihet që teknologjia po e ndryshon botën rreth nesh si dhe edukimin në përgjithësi.
Mësuesit përdorin teknologjite në mënyre që ta bëjnë mësimdhënien e tyre sa më krijuese,
më inovative dhe tërheqëse. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga
fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të
udhëhequr nga informacionet.
 Tiku gjithashtu ka avantazhe në procesin e mësimdhënies si:
1. Na mundëson shtrirje në një gamë të gjerë të njohurive për gjëra të ndryshme,
2. Mundëson barazi për zgjedhjen e informacioneve (fëmijët nga zona rurale janë të njëjtë me
ata të zonës urbane)
3. Na mundëson të kemi një proces të mësimdhënies më të lehtë, më tërheqës për fëmijët, më
të shpejtë, më efikas etj.
Teknologjitë moderne kërkojnë që mësuesit të mësojnë se si t'i përdorin këto teknologji në
mësimdhënien e tyre. Prandaj, këto teknologji të reja rrisin nevojat për trajnim të mësuesve.
Ndërsa mund të themi se mësuesit nuk kanë gjithmonë qëndrime pozitive ndaj kompjuterëve dhe
qëndrimet e tyre të dobëta mund të çojnë në dështim të projekteve të bazuara në kompjuter.
Kështu disa pengesa që mund të përmendim janë:
 mungesa e kohës;
 mungesa e aksesit;
 mungesa e burimeve;
 mungesa e ekspertizës dhe
 mungesa e mbështetjes.
Janë mjetet e TIK-ut ato që ndihmojnë për llogaritjen dhe analizën e informacionit të marrë për
provim dhe gjithashtu shërbejnë për nxjerrjen e raportit të performancës së studentëve, ku po
kompjuterizohet dhe po bëhet lehtësisht i disponueshëm për hetim.
Pra ndikimi i TIK-ut në arsim, në kontekstin arsimor ka potencialin për të rritur aksesin në arsim
dhe për të përmirësuar rëndësinë dhe cilësinë e tij.
10
Kështu duke marrë parasysh që po jetojmë në epokën e digjitalizimit, adaptimi i logjikës së lojrave
teknologjike e cila po e stimulon shumë kënaqësine e fëmijëve dhe po i motivon ata të vazhdojnë
të luajnë edhe më shumë, është vlerësuar si iniciativ shumë e mire që të ndërlidhet me procesin
mësimor, në mënyrë që të krijojë rezultate në progres si dhe kënaqësi në eksperiencen gjatë
mësimit.5
Është konstatuar se mësimi në formë të lojës është shumë më i suksesshëm se sa mësimi klasik
sepse fëmijët përmes angazhimit te tyre motivohen dhe ndjehen vazhdimisht të sfiduar për më
tepër.
PRA, REZULTATET JANË RRUGËTIM DHE JO OBLIGIM!
5 https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/
Active: 19/04/2021 14:48pm
11
4. Ndikimi i përdorimit të teknologjisënë arritjet e studentëve
Ashtu siq e cekëm në pjesët e lartëpërmendura, shihet se përdorimi i teknologjisë, ka filluar në një
përdorim masiv në gjithë botën, sidomos në shekullin e fundit, ku po arrin një ndikim poztitiv si
te studentët po ashtu po ndikon edhe në lehtësimin e punës së mësuesve. Pra mësuesit në shekullin
XXI gëzojnë akses në informacion dhe burime që paraardhësit e tyre nuk mund t'i imagjinonin, ku
informacionet më të fundit të disponueshme në internet janë 24/7 për temat më të çuditshme si:
imazhe dhe video të ngjarjeve nga e gjithë bota dhe madje edhe universi, grupe të dhënash mbi
rritjen e popullsisë, mjedisin, rrymat oqeanike, modelet e motit, ngjarjet sportive dhe një mori
temash të tjera që janë në dispozicion për analiza dhe kërkime të studentëve në mësimet në klasë
dhe projekte.6
Kështu mjetet e teknologjisë arsimore do të karakterizohen si pajisje elektronike të bazuara në
kompjuter dhe kalkulator, pra që përdoren për të përfunduar një detyrë arsimore. Të mësuarit nga
teknologjia do të thotë dorëzimi i informacionit që është paradigmë e të mësuarit nga mbështetjet
e teknologjisë. Në këtë mënyrë të menduarit për të mësuarit përmes kompjuterit siguron
informacion për studentët, ku studentët lexojnë dhe kuptojnë informacionin, dhe arritja ndodh kur
studentët japin një përgjigje adekuate të pyetjeve në lidhje me përmbajtjen e këtij informacioni.
Studenti shërben si një marrës pasiv i njohurive. Pra në vend që të përdorin teknologjinë si një
burim informacioni për t'u derdhur tek një nxënës pasiv, mësuesit përdorin teknologji për të
angazhuar studentët me zgjidhjen e problemeve në botën reale, me zhvillimin konceptual dhe me
mendimin kritik
Përfshirja e studentëve me teknologjinë përfshin mbledhjen e të dhënave, organizimin, analizën
dhe komunikimin e rezultateve. Përdorimi i burimeve kryesore të të dhënave dhe faqeve të
internetit interaktive ose softuerit u siguron mësuesve mundësi për të angazhuar studentët në
mësime shkencore të bazuara në kërkime nga niveli parashkollor në kolegj. Këto mësime të
bazuara në kërkime i regjistrojnë studentët në shkencë praktike si dhe inkurajojnë të menduarit
krijues dhe zgjidhjen e problemeve.
6 Karen E. Irving, Teaching Science 21st Century, fq. 3
Active: 18/04/2021 23:43pm
12
5. Përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern
Koha klasike e mësimit ishte një periudhë e vështirë e procesit të mësimdhënies sepse i mungonin
mjetet e të mësuarit. Gjithçka që kishin ishte një shkumës, dërrasa e zezë dhe një fletore për
nxënësit. Këto kushte bënin që mësimi të ishte jotërheqës për fëmijët dhe në shumë raste edhe tejet
i mërzitshëm. Mirëpo në atë kohë dhe në ato kushte e rëndësishme ishte vetem që të mbahej mësimi
sidoqoftë rezultati. Duke u zhvilluar çdo gjë, erdhi edhe tek zhvillimi i arsimit i cili mundësoi libra
të shumtë për fëmijë, mjete mësimore të ndryshme, lojra të ndryshme të cilat i shihnin të
domosdoshme për kyçje në proces mësimor, e deri në zhvillimin e teknologjisë që ishte arritja më
e suksesshme deri më sot. Teknologjia e zhvilluar ndikoi shumë në procesin e mësimit dhe ndikon
edhe në ditët e sotme. Ajo me mjetet e ndryshme të saj bën që ky proces të ngjall kureshtje dhe
interesim të madh të fëmijëve, po ashtu një mësimdhënie më të lehtë në aspektin e të qenurit e
kapshme për fëmijët, më efikase dhe më e dobishme.
Kështu në ditët e sotme, procesi trajnues-arsimor është një proces dinamik dhe kompleks, i cili
përdor metodat klasike dhe ato moderne të mësimdhënies, për të arritur performancën në arsim.
Edhe pse metodat tradicionale të mësimdhënies kanë një ndërveprim zyrtar të karakterit midis
mësuesit dhe studentëve, kjo është ballë për ballë dhe për këtë arsye studentët mund të japin një
përgjigje të menjëhershme.
Përparësitë e metodave klasike të mësimdhënies janë: ato stimulojnë aftësinë e studentit për
njohuri, informacioni perceptohet në një mënyrë të lehtë, secila ide shpjegohet në detaje,
informacioni i transmetuar ka një vëllim më të madh dhe shoqërohet me shpjegime të mëtejshme,
që i nxit studentët të mbajnë shënime, ato janë më pak të kushtueshme, informacioni i paraqitur
nga mësuesi shkruhet nga nxënësit, dhe kështu mbahet mend më lehtë nga ata.
Ndërsa disavantazhet e metodave klasike të mësimdhënies janë: krijimtaria e studentëve nuk
stimulohet, mësimdhënia mund të bëhet monotone, pra ato nuk janë interaktive.7
I tërë ky zhvillim mundëson që nxënësit/studentët të kenë mundësine që të mësojnë, të hulumtojnë
dhe sigurisht që të përparojnë diqka në jetë.
7 Eleonora Gabriela, The role of classical and modern teaching methods in business education,University of
Bucharest, Bucharest, Romania fq. 27
Active: 19/04/2021 20:17pm
13
6. Konkluzionet dhe rekomandimet
6.1. Konkluzione
Në baze të temës kemi arritur ti nxjerrim disa konkluzione rreth punimit, ku duke u bazuar në temë
mund të themi, se qasja teknologjike ndaj arsimit është e pashmangshme nëse dëshirojmë që
shumica e popullsisë të integrohet në kulturën dhe shoqërinë moderne me pajisjet e saj të
sofistikuara teknike dhe strukturat e ndërlikuara shoqërore. Kështu një konkluzion të rëndësishëm
që mund të cekim, është se kërkimet e fundit demonstrojnë avantazhe të qasjes teknologjike ku si
pasojë, kemi ardhur në nevojën për të aplikuar metoda shkencore për hartimin, vlerësimin dhe
përdorimin e teknologjisë arsimore.
E rëndësishmë është të themi se teknologjia pedagogjike ka për qëllim zhvillimin e krijimtarisë së
mësuesve dhe rritjen e aftësive të tij për të arritur një nivel më të lartë në veprimtarinë e tij
profesionale. Prandaj mësuesi duhet të përdorë teknologjinë pedagogjike për zhvillimin e
intelektit, aftësive dhe njohurive të studentëve.
6.2. Rekomandime
Disa rekomandime që mund ti cekim rreth ketij punimi seminarik janë:
 Ndikimi i TIK-ut në arsim, në kontekstin arsimor, ka potencialin për të rritur aksesin në
arsim dhe për të përmirësuar rëndësinë dhe cilësinë e tij, po ashtu ka një ndikim të
jashtëzakonshëm për sa i përket përvetësimit dhe thithjes së njohurive si për mësuesit ashtu
edhe për studentët.
 TIK inkurajon ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve, mësuesve,
pavarësisht nga distanca që është ndërmjet tyre. Ai gjithashtu u siguron studentëve
mundësinë për të punuar me njerëz nga kultura të ndryshme dhe për të punuar së bashku
në grupe, kështu arrin që t'i ndihmojë studentët të rrisin aftësitë e tyre komunikuese, si dhe
vetëdijen e tyre globale.
 TIK-u i lejon studentët të zbulojnë dhe të mësojnë përmes mënyrave të reja të
mësimdhënies dhe të të nxënit të cilat mbështeten nga teoritë konstruktiviste të të mësuarit
në vend se studentët të mësojnë përmendësh dhe të mësojnë në tokë.
14
 Një rekomandim me rëndësi që mund të cekim është, se për shkak të përdorimit të një
teknologjie të tillë në arsim, imagjinata e studentëve ndikohet si dhe aftësia e tyre e të
menduarit po zvogëlohet.
 Ndërsa një rekomandim tjetër me rezultat pozitiv është se, ndihmon studentët me orare të
ngjeshura, ofron liri për të punuar në shtëpi në kohën e tyre, si dhe trajnon studentët të
mësojnë aftësi të teknologjisë së re që mund ti përdorin më vonë në vendin e punës.
6.3. Kontributi
Mendoj që kontributi i këtij punimi është i rëndësishëm dhe shumë domethënës sepse na ofron
njohuri për teknologjinë e cila u zhvillua shkallë-shkallë, të dhëna rreth procesit të mësimit si gjatë
kohës klasike po ashtu edhe të kësaj moderne, përparësitë dhe ndikimin e saj në mësimdhënie etj.
15
Referencat
1. Karen E. Irving, Teaching Science 21st Century
2. Eleonora Gabriela, The role of classical and modern teaching methods in business
education, University of Bucharest, Bucharest, Romania
3. https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fkitaboo.com%2Ftrends-in-
education-technology%2F&psig=AOvVaw26BCyxlmp4W50n-
v2nMgD1&ust=1618947533718000&source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTC
KCI6_21jPACFQAAAAAdAAAAABA6
4. https://www.google.com/url?sa=i&url=http%3A%2F%2Fwww.sadguruqlsacademy.com
%2Fen%2Ftechnology-in-
education%2F&psig=AOvVaw0BUK3v7ny3F460nLYibsFv&ust=1618950192668000&
source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTCKD8uPG_jPACFQAAAAAdAAAAA
BAI
5. http://elisareci.weebly.com/uploads/2/0/3/7/20379979/teknologjia_ne_mesimdhenie.pdf/
6. https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/
16

Contenu connexe

Tendances

Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt MatematikeS Gashi
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...FlorijePergjegjajRre
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikhamrarexha
 
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatKurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatValbona Imeraj
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeaferditasopa
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrieravniv
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitRamiz Ilazi
 
Histori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuteraveHistori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuteraveEGLI TAFA
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri romina balla
 

Tendances (20)

Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Bioteknologjia
  Bioteknologjia  Bioteknologjia
Bioteknologjia
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...Tik  power point  te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
Tik power point te mirat dhe te metat e teknologjise dhe ndikimi tek femije...
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Projekt: Riciklimi
Projekt: RiciklimiProjekt: Riciklimi
Projekt: Riciklimi
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatKurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencat
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Kshillim ne karrier
Kshillim ne karrierKshillim ne karrier
Kshillim ne karrier
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 
Histori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuteraveHistori dhe zhvillimi i kompjuterave
Histori dhe zhvillimi i kompjuterave
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 

Similaire à Teknologjia dhe përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern

Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...ArdisonaKrasniqi
 
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atëQasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atëSarandShijaku
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeaferditasopa
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikekaltrinahoxha3
 
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin  e femijeveprezentim ne lidhje me edukiin  e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeveVullnetIbrahimi
 
Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet onlineNotaKabashi
 
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"Olsi Cufi
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbaneIrena Gjoni
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeAlush Kryeziu
 
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecareTeknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecarekotrri
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeAlush Kryeziu
 
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimoreMetodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimoreBajramaCekan
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisMbaresa Demaj
 
Ict policies lius-support-examples_2015_alb
Ict policies lius-support-examples_2015_albIct policies lius-support-examples_2015_alb
Ict policies lius-support-examples_2015_albEsko Lius
 
Teknologjia dikur dhe sot
Teknologjia dikur dhe sotTeknologjia dikur dhe sot
Teknologjia dikur dhe sotFijollaTotaj
 
Strategjit e tikut
Strategjit e tikutStrategjit e tikut
Strategjit e tikutsaimirmeti
 
Projekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisjaProjekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisjaRinorAjeti1
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetAgnesaGashi5
 

Similaire à Teknologjia dhe përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern (20)

Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
Sfidat dhe problemet qe teknologjia ka zgjidhur ne nivelin e shkollave te mes...
 
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atëQasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
Qasja pedagogjike e të mësuarit të teknologjisë se si ta përdorim atë
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjikeMirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
Mirëvajtja e një ore mësimore me anë të mjeteve teknologjike
 
Tik 3
Tik 3Tik 3
Tik 3
 
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin  e femijeveprezentim ne lidhje me edukiin  e femijeve
prezentim ne lidhje me edukiin e femijeve
 
Aplikacionet online
Aplikacionet onlineAplikacionet online
Aplikacionet online
 
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
O. Cufi "Studim mbi përdorimin e teknologjisë në realitetin arsimor shqiptar"
 
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbanePerdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
Perdorimi i teknologjise ne popullsite urbane
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecareTeknologjia ne shkollat 9 vjecare
Teknologjia ne shkollat 9 vjecare
 
Tik e.c
Tik e.cTik e.c
Tik e.c
 
Udhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqeUdhëzime për një web faqe
Udhëzime për një web faqe
 
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimoreMetodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
Metodat mesimdhenese dhe teknologjite mbeshtetese arsimore
 
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e TeknologjisPunim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
Punim Seminari Ne Lenden e Teknologjis
 
Ict policies lius-support-examples_2015_alb
Ict policies lius-support-examples_2015_albIct policies lius-support-examples_2015_alb
Ict policies lius-support-examples_2015_alb
 
Teknologjia dikur dhe sot
Teknologjia dikur dhe sotTeknologjia dikur dhe sot
Teknologjia dikur dhe sot
 
Strategjit e tikut
Strategjit e tikutStrategjit e tikut
Strategjit e tikut
 
Projekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisjaProjekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisja
 
Siguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internetSiguria e femijeve ne internet
Siguria e femijeve ne internet
 

Teknologjia dhe përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern

  • 1. 1 UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” PRIZREN FAKULTETI EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM SEMINARIK Lënda: TIK në edukim Tema: Teknologjia dhe përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern Prof.Asoc.Dr.Samedin KRRABAJ Punoi: Samire KARAVIDAJ Phd.c. Mërgim HOTI Vesa BESIMI Prizren, 2021
  • 2. 2 Përmbajtja Hyrje ................................................................................................................................................3 Qëllimi ............................................................................................................................................4 Rëndësia ..........................................................................................................................................4 Arsyeshmëria ..................................................................................................................................4 1. Teknologjia e informimit dhe komunikimit .......................................................................5 2. Mësimi klasik ..……….………………………………………………………………..….8 3. Teknologjia e mësimit modern .…………….………………………………………...9, 10 4. Ndikimi i përdorimit të teknologjisë në arritjet e studentëve .……………………......…11 5. Përparësitë e krijuara në mësimdhënie ngga mësimi klasik tek ai modern ……….....….12 6. Konkluzione dhe rekomandime ………………………………………………………..13 6.1.Konkluzione ………………………………………………………………………....13 6.2.Rekomandime …..…………………………………………………………….....13, 14 6.3.Kontributi ………………………………………………………………….……...…14 7. Referencat ......................................................................................................................... 15
  • 3. 3 Hyrje Teknologjia është bërë një dukuri e pashmangshme e procesit mësimor në ditët e sotme, mirëpo të gjithë nuk e dijmë se si ka qenë teknologjia në kohërat e vjetra dhe se si është zhvilluar ajo deri në ditët e sotme. Është e rëndësishme që ne të jemi të interesuar në marrjen e njohurive rreth kësaj qështjeje, pasi dobia e saj do të jetë e sigurt dhe shumë domethënëse gjatë procesit të mësimdhënies. Patjetër që zhvillimi i saj ka edhe përparësitë e saj në mësimdhënie, duke filluar nga mjetet e teknologjisë që ndihmojnë këtë proces, mundësitë e kërkimit të informacioneve të ndryshme etj. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanë përfituar aftësi kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet e tyre të punës. Pra, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet të përdorim metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarit tradicional. Mësuesit duhet të jenë të pajisur dhe të kenë aftësitë e duhura teknologjike, si dhe të mësojnë të përdorin mjetet e reja teknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit. Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit të ilustruara nga interneti dhe multimedia janë një fokus i rëndësishëm për arsimin në të ardhmen dhe padyshim që duhet të integrohen në mënyrë efektive në mësimdhënien dhe mësimin zyrtar - veçanërisht në një institucion të edukimit të mësuesve. TIK-u po transformon thellësisht arsimin. Në mënyrë që të përfitojmë plotësisht nga kjo akademikët duhet të rivlerësojnë bindjet e tyre dhe praktikat pedagogjike në lidhje me mësimdhënien si dhe vlerësimi dhe ndikimi i tyre të jetë i mundshëm në përvojat e nxënësve. Pra, mësuesit janë agjentë kritikë të ndryshimit gjatë punës akademike. Ata janë instrument themelor ku ndryshimet në arsim do të bëhen të vërteta falë punës dhe përkushtimit të tyre.
  • 4. 4 Qëllimi i punimit Ky punim synon të tregojë ecurinë dhe zhvillimin e teknologjisë që nga kohët e mësimit klasik e deri tash te mësimi modern. Ndikimi i zhvillimit të teknologjisë padyshim që është i dukshëm në çdo aspekt e në veqanti tek mësimdhënja, duke i krijuar mundësi dhe proces më të lehtë. Rëndësia Rëndësia primare e këtij punimi është pajisja e njohurive në lidhje me zhvillimin e teknologjisë dhe përparësitë e krijuara në procesin e mësimdhënies. Njohuritë në këtë aspekt patjeter që janë të domosdoshme pasi që na nevojiten në përditshmëri si fillim e pastaj duke menduar dhe shpresuar që në një të ardhme të afërt ti shfrytezojmë edhe në procesin e shenjtë të mësimdhënies. Arsyeshmëria Mendoj që marrja e njohurive të kësaj teme është një arsye e fortë që të vazhdojme tutje. Duke pasur parasysh gjithë mundin dhe sakrificat e çdo personi që teknologjia të arrij këtu ku është ne duhet të jemi të lumtur për të vazhduar përdorimin e saj gjithmonë në mënyrë pozitive tek nxënësit.
  • 5. 5 1. Teknologjiae informimit dhe komunikimit Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është përcaktuar si një tërësi e mjeteve të cilat mundësojnë mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave. Pra me TIK nënkuptohen të gjitha llojet e teknologjisë, të cilat përdoren për të shfrytëzuar dhe manipuluar informacionin, pra kemi një kombinim të Teknologjisë me Informacionin dhe Komunikimin. Kurse TIK në edukim kuptohet si një implementim i pajisjeve dhe mjeteve teknologjike në procesin mësimor për të regjistruar dhe përpunuar informacionin në formë digjitale. Kështu mund të themi se në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë së informimit dhe të komunikimit (TIK) gjithnjë e më shumë bëhet më gjitheperfshires në shumë sfera shoqërore. Ky zbatim nuk e anashkalon as arsimin. Arsimimi dhe dituria janë baza e çdo zhvillimi njerëzor dhe ato janë e drejta fondamentale përçdo qenie njerezore.1 Pra teknologjitë e komunikimit të informacionit (TIK) aktualisht po ndikojnë në çdo aspekt të jetës njerëzore. Ata po luajnë role të spikatura në vendet e punës, bizneseve, mesimeve dhe argëtimeve. Kështu në këtë epokë dixhitale, përdorimi i TIK në klasë është i rëndësishëm për t'u dhënë studentëve mundësi për të mësuar dhe zbatuar aftësitë e kërkuara të shekullit XXI. E rëndësishme është të ceket se TIK përmirëson mësimdhënien dhe të nxënit si dhe rëndësinë e tij për mësuesit në kryerjen e rolit të tyre si krijues të mjediseve pedagogjike. Po ashtu ndihmon një mësues të paraqesë mësimdhënien e tij në mënyrë tërheqëse dhe të aftë, që nxënësit të mësojnë ne çdo nivel të programeve arsimore. 1 (http://elisareci.weebly.com/uploads/2/0/3/7/20379979/teknologjia_ne_mesimdhenie.pdf) Active: 18/04/2021 23:22pm
  • 6. 6 Figura.1. Trendete zhvilluara në bazë të zhvillimit të teknologjisë 2 Burimi: Vishal Dani, Education technology 2 https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fkitaboo.com%2Ftrends-in-education- technology%2F&psig=AOvVaw26BCyxlmp4W50n- v2nMgD1&ust=1618947533718000&source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTCKCI6_21jPACFQAAAAA dAAAAABA6 Active: 19/04/2021 22:16pm
  • 7. 7 Figura.2. Ndikimi i teknologjisë në edukim. 3 Burimi: Blog, Technology of education. 3 https://www.google.com/url?sa=i&url=http%3A%2F%2Fwww.sadguruqlsacademy.com%2Fen%2Ftechnology- in- education%2F&psig=AOvVaw0BUK3v7ny3F460nLYibsFv&ust=1618950192668000&source=images&cd=vfe&v ed=0CAIQjRxqFwoTCKD8uPG_jPACFQAAAAAdAAAAABAI Active: 19/04/2021 22:26pm
  • 8. 8 2. Mësimi klasik  Ngase koha ka qenë e atillë që kushtet nuk kanë qenë të volitshme, së pari për një jetë normale dhe mesatare, padyshim që edhe teknologjia nuk ka qenë e pranishme tek mësimi në atë kohë. Dijmë që mësimi në kohët e vjetra është zhvilluar në kushte jo të mira, përfshirë këtu edhe pamundësinë e mjeteve bazë të mësimit.  Si rezultat i metodave të vjetra të mësimdhënies të cilat nuk përkojnë aspak me kohën në të cilën sot jetojmë, fëmijët po hasin në vështirësi të mëdha në mësimnxënie duke mos pasur fokus e as interesim të mësojne mësimet që u ofrohen atyre pasi që nuk përkojnë me botën digjitale në të cilën ata sot jetojnë.4  Pra, fëmijët sot shumicën e kohës së lirë e kalojnë në teknologji, lidhja e tyre me botën përmes teknologjisë bën që ata të jenë shumë të vetëdijshëm për trendet globale dhe secili ka lojën e tyre të preferuar. Në anën tjetër, proceset e mësimdhënies të cilët nxënësit ndjekin, kanë vazhduar të përcjellin metodat e vjetra tradicionale të cilat nuk përkojnë aspak me realitetin e tyre, dhe normalisht që kjo bën që atyre të ju bie fokusi dhe interesimi për të mësuar. Arsimi- Dje Mësuesi:  Tabelë  Shkumës  Hartë/ Glob Nxënësi:  Fletore  Lapës/Stilolaps Arsimi- Sot Mësuesi:  Tabelë elektronike  Video projektor  Informacione nga interneti Nxënësi:  Taletë  USB, CD/DVD 4 https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/ Active: 19/04/2021 14:27pm
  • 9. 9 3. Teknologjiae mësimit modern  Dihet që teknologjia po e ndryshon botën rreth nesh si dhe edukimin në përgjithësi. Mësuesit përdorin teknologjite në mënyre që ta bëjnë mësimdhënien e tyre sa më krijuese, më inovative dhe tërheqëse. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të TIK-ut në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet.  Tiku gjithashtu ka avantazhe në procesin e mësimdhënies si: 1. Na mundëson shtrirje në një gamë të gjerë të njohurive për gjëra të ndryshme, 2. Mundëson barazi për zgjedhjen e informacioneve (fëmijët nga zona rurale janë të njëjtë me ata të zonës urbane) 3. Na mundëson të kemi një proces të mësimdhënies më të lehtë, më tërheqës për fëmijët, më të shpejtë, më efikas etj. Teknologjitë moderne kërkojnë që mësuesit të mësojnë se si t'i përdorin këto teknologji në mësimdhënien e tyre. Prandaj, këto teknologji të reja rrisin nevojat për trajnim të mësuesve. Ndërsa mund të themi se mësuesit nuk kanë gjithmonë qëndrime pozitive ndaj kompjuterëve dhe qëndrimet e tyre të dobëta mund të çojnë në dështim të projekteve të bazuara në kompjuter. Kështu disa pengesa që mund të përmendim janë:  mungesa e kohës;  mungesa e aksesit;  mungesa e burimeve;  mungesa e ekspertizës dhe  mungesa e mbështetjes. Janë mjetet e TIK-ut ato që ndihmojnë për llogaritjen dhe analizën e informacionit të marrë për provim dhe gjithashtu shërbejnë për nxjerrjen e raportit të performancës së studentëve, ku po kompjuterizohet dhe po bëhet lehtësisht i disponueshëm për hetim. Pra ndikimi i TIK-ut në arsim, në kontekstin arsimor ka potencialin për të rritur aksesin në arsim dhe për të përmirësuar rëndësinë dhe cilësinë e tij.
  • 10. 10 Kështu duke marrë parasysh që po jetojmë në epokën e digjitalizimit, adaptimi i logjikës së lojrave teknologjike e cila po e stimulon shumë kënaqësine e fëmijëve dhe po i motivon ata të vazhdojnë të luajnë edhe më shumë, është vlerësuar si iniciativ shumë e mire që të ndërlidhet me procesin mësimor, në mënyrë që të krijojë rezultate në progres si dhe kënaqësi në eksperiencen gjatë mësimit.5 Është konstatuar se mësimi në formë të lojës është shumë më i suksesshëm se sa mësimi klasik sepse fëmijët përmes angazhimit te tyre motivohen dhe ndjehen vazhdimisht të sfiduar për më tepër. PRA, REZULTATET JANË RRUGËTIM DHE JO OBLIGIM! 5 https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/ Active: 19/04/2021 14:48pm
  • 11. 11 4. Ndikimi i përdorimit të teknologjisënë arritjet e studentëve Ashtu siq e cekëm në pjesët e lartëpërmendura, shihet se përdorimi i teknologjisë, ka filluar në një përdorim masiv në gjithë botën, sidomos në shekullin e fundit, ku po arrin një ndikim poztitiv si te studentët po ashtu po ndikon edhe në lehtësimin e punës së mësuesve. Pra mësuesit në shekullin XXI gëzojnë akses në informacion dhe burime që paraardhësit e tyre nuk mund t'i imagjinonin, ku informacionet më të fundit të disponueshme në internet janë 24/7 për temat më të çuditshme si: imazhe dhe video të ngjarjeve nga e gjithë bota dhe madje edhe universi, grupe të dhënash mbi rritjen e popullsisë, mjedisin, rrymat oqeanike, modelet e motit, ngjarjet sportive dhe një mori temash të tjera që janë në dispozicion për analiza dhe kërkime të studentëve në mësimet në klasë dhe projekte.6 Kështu mjetet e teknologjisë arsimore do të karakterizohen si pajisje elektronike të bazuara në kompjuter dhe kalkulator, pra që përdoren për të përfunduar një detyrë arsimore. Të mësuarit nga teknologjia do të thotë dorëzimi i informacionit që është paradigmë e të mësuarit nga mbështetjet e teknologjisë. Në këtë mënyrë të menduarit për të mësuarit përmes kompjuterit siguron informacion për studentët, ku studentët lexojnë dhe kuptojnë informacionin, dhe arritja ndodh kur studentët japin një përgjigje adekuate të pyetjeve në lidhje me përmbajtjen e këtij informacioni. Studenti shërben si një marrës pasiv i njohurive. Pra në vend që të përdorin teknologjinë si një burim informacioni për t'u derdhur tek një nxënës pasiv, mësuesit përdorin teknologji për të angazhuar studentët me zgjidhjen e problemeve në botën reale, me zhvillimin konceptual dhe me mendimin kritik Përfshirja e studentëve me teknologjinë përfshin mbledhjen e të dhënave, organizimin, analizën dhe komunikimin e rezultateve. Përdorimi i burimeve kryesore të të dhënave dhe faqeve të internetit interaktive ose softuerit u siguron mësuesve mundësi për të angazhuar studentët në mësime shkencore të bazuara në kërkime nga niveli parashkollor në kolegj. Këto mësime të bazuara në kërkime i regjistrojnë studentët në shkencë praktike si dhe inkurajojnë të menduarit krijues dhe zgjidhjen e problemeve. 6 Karen E. Irving, Teaching Science 21st Century, fq. 3 Active: 18/04/2021 23:43pm
  • 12. 12 5. Përparësitë e krijuara në mësimdhënie nga mësimi klasik tek ai modern Koha klasike e mësimit ishte një periudhë e vështirë e procesit të mësimdhënies sepse i mungonin mjetet e të mësuarit. Gjithçka që kishin ishte një shkumës, dërrasa e zezë dhe një fletore për nxënësit. Këto kushte bënin që mësimi të ishte jotërheqës për fëmijët dhe në shumë raste edhe tejet i mërzitshëm. Mirëpo në atë kohë dhe në ato kushte e rëndësishme ishte vetem që të mbahej mësimi sidoqoftë rezultati. Duke u zhvilluar çdo gjë, erdhi edhe tek zhvillimi i arsimit i cili mundësoi libra të shumtë për fëmijë, mjete mësimore të ndryshme, lojra të ndryshme të cilat i shihnin të domosdoshme për kyçje në proces mësimor, e deri në zhvillimin e teknologjisë që ishte arritja më e suksesshme deri më sot. Teknologjia e zhvilluar ndikoi shumë në procesin e mësimit dhe ndikon edhe në ditët e sotme. Ajo me mjetet e ndryshme të saj bën që ky proces të ngjall kureshtje dhe interesim të madh të fëmijëve, po ashtu një mësimdhënie më të lehtë në aspektin e të qenurit e kapshme për fëmijët, më efikase dhe më e dobishme. Kështu në ditët e sotme, procesi trajnues-arsimor është një proces dinamik dhe kompleks, i cili përdor metodat klasike dhe ato moderne të mësimdhënies, për të arritur performancën në arsim. Edhe pse metodat tradicionale të mësimdhënies kanë një ndërveprim zyrtar të karakterit midis mësuesit dhe studentëve, kjo është ballë për ballë dhe për këtë arsye studentët mund të japin një përgjigje të menjëhershme. Përparësitë e metodave klasike të mësimdhënies janë: ato stimulojnë aftësinë e studentit për njohuri, informacioni perceptohet në një mënyrë të lehtë, secila ide shpjegohet në detaje, informacioni i transmetuar ka një vëllim më të madh dhe shoqërohet me shpjegime të mëtejshme, që i nxit studentët të mbajnë shënime, ato janë më pak të kushtueshme, informacioni i paraqitur nga mësuesi shkruhet nga nxënësit, dhe kështu mbahet mend më lehtë nga ata. Ndërsa disavantazhet e metodave klasike të mësimdhënies janë: krijimtaria e studentëve nuk stimulohet, mësimdhënia mund të bëhet monotone, pra ato nuk janë interaktive.7 I tërë ky zhvillim mundëson që nxënësit/studentët të kenë mundësine që të mësojnë, të hulumtojnë dhe sigurisht që të përparojnë diqka në jetë. 7 Eleonora Gabriela, The role of classical and modern teaching methods in business education,University of Bucharest, Bucharest, Romania fq. 27 Active: 19/04/2021 20:17pm
  • 13. 13 6. Konkluzionet dhe rekomandimet 6.1. Konkluzione Në baze të temës kemi arritur ti nxjerrim disa konkluzione rreth punimit, ku duke u bazuar në temë mund të themi, se qasja teknologjike ndaj arsimit është e pashmangshme nëse dëshirojmë që shumica e popullsisë të integrohet në kulturën dhe shoqërinë moderne me pajisjet e saj të sofistikuara teknike dhe strukturat e ndërlikuara shoqërore. Kështu një konkluzion të rëndësishëm që mund të cekim, është se kërkimet e fundit demonstrojnë avantazhe të qasjes teknologjike ku si pasojë, kemi ardhur në nevojën për të aplikuar metoda shkencore për hartimin, vlerësimin dhe përdorimin e teknologjisë arsimore. E rëndësishmë është të themi se teknologjia pedagogjike ka për qëllim zhvillimin e krijimtarisë së mësuesve dhe rritjen e aftësive të tij për të arritur një nivel më të lartë në veprimtarinë e tij profesionale. Prandaj mësuesi duhet të përdorë teknologjinë pedagogjike për zhvillimin e intelektit, aftësive dhe njohurive të studentëve. 6.2. Rekomandime Disa rekomandime që mund ti cekim rreth ketij punimi seminarik janë:  Ndikimi i TIK-ut në arsim, në kontekstin arsimor, ka potencialin për të rritur aksesin në arsim dhe për të përmirësuar rëndësinë dhe cilësinë e tij, po ashtu ka një ndikim të jashtëzakonshëm për sa i përket përvetësimit dhe thithjes së njohurive si për mësuesit ashtu edhe për studentët.  TIK inkurajon ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve, mësuesve, pavarësisht nga distanca që është ndërmjet tyre. Ai gjithashtu u siguron studentëve mundësinë për të punuar me njerëz nga kultura të ndryshme dhe për të punuar së bashku në grupe, kështu arrin që t'i ndihmojë studentët të rrisin aftësitë e tyre komunikuese, si dhe vetëdijen e tyre globale.  TIK-u i lejon studentët të zbulojnë dhe të mësojnë përmes mënyrave të reja të mësimdhënies dhe të të nxënit të cilat mbështeten nga teoritë konstruktiviste të të mësuarit në vend se studentët të mësojnë përmendësh dhe të mësojnë në tokë.
  • 14. 14  Një rekomandim me rëndësi që mund të cekim është, se për shkak të përdorimit të një teknologjie të tillë në arsim, imagjinata e studentëve ndikohet si dhe aftësia e tyre e të menduarit po zvogëlohet.  Ndërsa një rekomandim tjetër me rezultat pozitiv është se, ndihmon studentët me orare të ngjeshura, ofron liri për të punuar në shtëpi në kohën e tyre, si dhe trajnon studentët të mësojnë aftësi të teknologjisë së re që mund ti përdorin më vonë në vendin e punës. 6.3. Kontributi Mendoj që kontributi i këtij punimi është i rëndësishëm dhe shumë domethënës sepse na ofron njohuri për teknologjinë e cila u zhvillua shkallë-shkallë, të dhëna rreth procesit të mësimit si gjatë kohës klasike po ashtu edhe të kësaj moderne, përparësitë dhe ndikimin e saj në mësimdhënie etj.
  • 15. 15 Referencat 1. Karen E. Irving, Teaching Science 21st Century 2. Eleonora Gabriela, The role of classical and modern teaching methods in business education, University of Bucharest, Bucharest, Romania 3. https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fkitaboo.com%2Ftrends-in- education-technology%2F&psig=AOvVaw26BCyxlmp4W50n- v2nMgD1&ust=1618947533718000&source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTC KCI6_21jPACFQAAAAAdAAAAABA6 4. https://www.google.com/url?sa=i&url=http%3A%2F%2Fwww.sadguruqlsacademy.com %2Fen%2Ftechnology-in- education%2F&psig=AOvVaw0BUK3v7ny3F460nLYibsFv&ust=1618950192668000& source=images&cd=vfe&ved=0CAIQjRxqFwoTCKD8uPG_jPACFQAAAAAdAAAAA BAI 5. http://elisareci.weebly.com/uploads/2/0/3/7/20379979/teknologjia_ne_mesimdhenie.pdf/ 6. https://shkolladigjitale.com/blog/metodologjia-me-e-re-e-mesimdhenies-ne-bote/
  • 16. 16