SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  67
Télécharger pour lire hors ligne
Figurat letrare:
Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë të afërta në
thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një figurë sintaksore nuk dallon
shumë nga figura e kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim.
Kur flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim gjuhësor
pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i zakonshmi.
Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri
na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e cilësive,
veprimeve, gjendjeve etj
Syni i saj si kokrra e qershisë
ose:
shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun!
Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun
Migjeni, Shpirt’i ri.
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që
lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
- Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë.
-Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë
blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
*Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
Personifikimi:
Personifikomi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e
njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerëz.
– Ç’ke, o flamur, që s’valon?
– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…”
popullore
“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat e maleve”,
D. Agolli, Toka ime, kënga ime.
Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.
* Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e
shpirtëzuara.
Antiteza:
Është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të cilave kryhet me kundërvënie.
Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë kuptimor.
Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve.p.sh:
Se të deshte dhe s’të deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
se të veshte kur të çveshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.------ Noli
Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta:
Pranë sofrës i pangrënë…
Noli, Anës lumenjve
Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu
me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit, Otelloja me Jagon në
tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.
Hiperbola:
Sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të mundshëm, por në një raport jo
të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim e jep shumë më të zmadhuar se sa është
në të vërtetë.
Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue
flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?
N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi.
Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si në
shembullin e mëposhtëm:
Hanko, mos kalo mbi varre,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…
Popullore
Simboli:
Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje
ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N. Frashëri, Manushaqja
Me fjalën “manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra”
nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri
Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie.
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të
tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë,
forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë
simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i
dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe
lirinë; Jago – simbol i së keqes etj.
* Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës
dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një paralelizëm figurativ i
nënkuptuar.
Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas):
Është figurë e afërt me metaforën dhe konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nuk
kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i tërë
veprës zhvillohet në një vijë tjetër kuptimore, që përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë
lloj figure mund të ndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë
letrar Alegoria Soneti V i poemës Scodra të N. Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet
ku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të shumta, me
epitete metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë pamja e përshkruar
afron me një peizazh biblik.
Ironia:
Është figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta e
kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e hollë përmes fjalëve
që kanë karakter lavdërues:
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë me bisedue,
nga mendja jemi holluemun.
F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype
Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e figurës. Si
figurë e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat mbizotëron toni ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri në sarkazëm.
Ironia përdoret më tepër në letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë satirike.
Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë përdorur me
mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
Paralelizmi figurativ:
Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës,
mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie.
Në këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ.
Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i
drejtohet një zogu me këto fjalë:
Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon,
ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim,
unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri…
Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga
e trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e vajzës.
2.2.2.Figurat e intonacionit poetik
Gjatë përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen
emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto ndërhyrje emocionuese që
shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit poetik:
Pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:
Përse të venë në det,
mendimet, o zemra ime?
De Rada Këngët e Milosaos
Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë Naim Frashërit të Lasgush Poradecit janë të kësaj
natyre:
…Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!
…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të
perëndishmë?!
Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më pak t’i
kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që në vetë
shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike shtrohet në pikën
kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension dramatik të pritjes.
Pasthirrma:
Shpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në këtë rast një
ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:
Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty,
o nënë e rreptë burrash t’ashpër
Bajron, Çajld Harold
Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre mbi flamur…
I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat
* Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit,
ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:
O, si nuk kam nji grusht të fortë
malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…
Migjeni, Recital i malësorit
Apostrofi
Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta
ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojnë
kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve.
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë etj.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike,
apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
2.2.3. Figura e fjalorit
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi i
gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhën e
dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të caktuar. Karakteri historik
nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i
faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi.
Dialektizmat:
Janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në
kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë
përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim
i koloritit të mjedisit, karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu
japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar.
Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit: lokalizmat, zhargoni,
profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin
popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe
përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe.
Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe
poezia për kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
Huazimet:
Janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë
depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin
popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke
dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim
ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj
barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet
e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F.
Nolit që ka përdorime të tilla të shumta.
Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave sipas të
cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si
ligjërim përputhen dhe ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të
shqipes (që ndryshe quhen neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin
letrar, gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur mund të
kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta:
me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave për zvogëlim: zogëz, lepurush;
me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore:
atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme: lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes-
hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të
arkaizmave, që janë fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi
kanë funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit letrar
2.2.4. Figurat e fjalës
(Tropet)
Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. Tropos- lëvizje, kthim, kuptim i
zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa
gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një kuptim
tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”,
është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza
nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi
kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i
veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është përdorur për të
shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit
fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë.
Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë.
Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak të përdorimit
të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm. dhe përdoren në mungesë të fjalës.
Metafora
Qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka pranuar
si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor
i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi
fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një
informacion më të madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali fjala lule
mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë,
një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai
ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima më e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i
dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë
themelore të ushtarit, ai mbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës
mund të shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto
nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të
dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin
real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet
në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar
cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të
shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur
gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur
gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e
objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe
quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik.
Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të
dytë të emrit:
Molla t’kputuna nji deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
N.Mjeda:Andrra e jetës
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të
fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e ka humbur
kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose
metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku freskimi bëhet me
anë të epitetit ose sinonimit.
Metonimi:
Për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës nga
kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e
ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia
figurë e prozës.
Metonimitë më të njohura janë kur:
• fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:
“Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?”
“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.”
N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime
• kur përdoret emri i autorit në vend të veprës:
“Kam një javë që po e lexoj Barletin”
Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni) poeti
përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet tyre ekziston
lidhja e varësisë.
Epiteti:
Zakonisht shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e
epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut:
Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,
N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
* Këto i njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur
ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
Ish një kohë bojë hiri.
Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera,
si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i varosur…
Noli
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që cilëson si:
bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga
kundërvënia e dy kuptimeve.
2.2.5.Figurat e sintaksës
Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje ligjërimi fjalët
përdoren sipas rregullave të caktuara.Në bazë të kërkesave të komunikimit ndërtimi
sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për
shkak të kërkesave shprehëse. Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë
(I.Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera,
të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një
varg poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e plotë, dinamike,
plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente
jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kalin e
drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave
të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike
për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor
qëndron në bazë të figurave stilistike.
Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje):
Shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të
ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur
nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike.
I dha erë trëndafilit,
i dha dritë bukurisë,
i dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.
N. Frashëri, Fyelli
Enumeracioni. Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më konkrete,
plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri pas tjetrit.
Ne ecim përdore të dy, unë e ti,
dhe jemi kudo në shtëpi,
kur jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në rrugën e qetë e të gjatë,
në turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,.
ku ka të moshuar e foshnja…
Pol Elyar Ne të dy
Shkallëzimi:
Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret shpesh si në poezi, ashtu edhe
në prozë Në të hasim një organizim shkallë-shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose
peizazh. Fjalët janë të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen
kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë ngjitëse ose zbritëse:
Valimi i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon
2.2.6.Figurat tingullore
Parim organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujve brenda njësisë
poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës poetike (poezisë). Mund
t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore nuk është qëllim në vetvete. Në
aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe
duke e vendosur në një pozicion të ri. Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me
ngjashmëri dhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë,
për shkak të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një kuptim të ri.
Ndër figurat tingullore më të njohura janë:
Asonanca:
Që e ka marrë emrin nga lat. assonare – bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Është
përsëritja e një zanoreje ose e zanoreve të njëjta në varg ose në frazë.
Fëmija pa nanë, si nata pa hanë.
Popullore
Asonanca është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si rrjedhim, edhe i
kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë edhe funksion simbolik:
Vajto, moj botë,
vajto me ne.
L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë
ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë e
vdekur.
Aliteracioni:
Sipas fjalës lat, alliteratio – drejt + shkronja) është përsëritja e bashkëtingëlloreve. Në shumë
raste, me bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja. Në disa raste bashkëvepron aliteracioni
me asonancën si përfundim i vargut:
dif dragoi i dragobisë,
trim tribun i Vegjëlisë
F. Noli, Shpell’e Dragobisë
Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e shumë
poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues.
Vështroni si shket sipër valash,
e tundet anija me nge…
…me krismë e me prush prejt stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
Onomatopeja:
(Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin
e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur
në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me
të cilën lidhet kuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi.
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti
kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë,
kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë tmerri e
ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas
zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
Anafora:
(Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose e ndonjë
shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon shprehësinë dhe veçon kuptimin e
pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i
ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të mbruhej brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë,
Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje.
D. Agolli: Ai mot
Epifora:
(Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora – shtesë) Është përsëritje në fund të vargjeve.
Duke qenë fund vargu mban ngarkesë të madhe emocionesh kuptimore, sepse atje vendoset
kuptimi kryesor i vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët – armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë
Stofa”
Vargu për të formuar një njësi ritmike si strofa nuk funksionon i vetëm por i shoqëruar
me vargje të tjera.
Në këtë mënyrë krijohen grupe të ndryshme vargjesh me gjatësi të barabartë ose të
ndryshme, grup vargjesh që shpreh një moment të caktuar poetik pas të cilit pritet një
pauzë.
Strofat më të zakonshme janë: dyvargëshi, katërvargëshi, gjashtë vargëshi, në
përgjithësi vargjet çifte.
Por kemi edhe vargje monokolonë d.m.th. të pandara në strofa.
Dy vargësh:
“Mjaltëzat lagin me mjaltë
gurzit e prrojeve të thatë” (M. Camaj, “Gjarpijtë e zez”)
Tre vargëshi:
“Haj të mirremi për dore
nepma zemrën që ma more
gjarpërushepikalore” (Popullore)
Katërvargëshi:
“Dy pika shiu ranë mbi qelq
dhe unë për ty seç ndieva mall
Jetojmë të dy në një qytet
dhe rrallë shihemi, sa rrallë!” (I. Kadare, “Mall”)
Gjashtëvargëshi:
“O stërnip i Kainit, tebdil si bari
Ti na shtyp e na shtrydh
e ti gjakun na pi
Ti na ther e na grin e
për qejf na bën fli
O kukuth e lubi; Hosana, Baraba. (Noli, “Marshi i barabait”)
Soneti”
Është një formë e organizimit strofik e përbërë nga 2 katërvargësha dhe 2 të tjerë 3
vargësha. Është formë e njohur në letërsinë botërore ku vlen të përmendet soneti
petrarkian. Në Angli soneti ka strukturë tjetër, ai përbëhet nga 3 katërvagësha dhe një 2
vargësh, dhe quhet sonet elizabetian.
Në letërsinë shqipe soneti italian është përdorur nga Camaj, Mjeda, Shkreli dhe poetë të
tjerë. Soneti i Mjedës “Liria” është një nga krijimet më të bukura të poezisë shqipe.
Madrigali:
Është i përbërë nga 3 strofa trevargëshe të rimuara në mënyrë të ndryshme dhe nga e
fundit me rima të puthitura ose nga 2 trevargëshe dhe dy dyvargëshe me rima të puthitura.
Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike apo
materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia është
zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse themi “e fiton
bukën me djersën e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me punën që shkakton djersë” (marrje e
rezultatit për shkakun).
Më egzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësije:
1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të
vonat” etj.
2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.
3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj.
4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”
5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.
6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more
beu ynë” etj.
7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj.
8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…”
(Kadare)
9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut
theu ushtrinë e sulltanit)
Alegoria, simboli
Alegoria:
Është një figurë retorike, me anë të së cilës, një term i caktuar i referohet një kuptimi më të
thellë e të fshehur. P.sh. poezia e Mjedës “Vaji i bylbylit” është një poezi alegorike.
Një trajtim i alegorisë e konsideron atë një veprim gjuhësor që kryhet mbi përmbajtjen
logjike duke e hequr tërësisht kuptimin themelor. Ky kuptim zëvendësohet me një nivel
tjetër të kuptimit apo me një kuptim të figurshëm, që kuptohet vetëm po t’i drejtohemi një
kodi të fshehtë. Por mendojmë se, zëvendësimi i plotë i kuptimit të parë të një termi me një
kuptim më të thellë e bën të pamundur interpretimin e saktë të alegorisë. Prandaj ajo që
vepron tek alegoria është bashkëegzistenca e njëkohshme e të dy niveleve të kuptimit dhe
verifikimi i herëpashershëm i tyre gjatë interpretimit të alegorisë.
Studiues të tjerë përcaktojnë personifikimin (ku cilësitë njerëzore u atribuohen sendeve
apo kafshëve) si teknikën kryesore të alegorisë.
Si shembuj të veprave alegorike mund të përmendim: “Komedinë hyjnore” të Dantes,
“Parajsën e humbur” të Miltonit, “Fermën e kafshëve” të Orëellit; nga letërsia shqipe “Vajin
e bylbylit” të Mjedës që e përmendëm edhe më lart, “Shkëndij e diellit ndaj manushaqes” e
Naimit, “Shën Pjetri në mangall”, “Mojsiu në mal” të Nolit, etj.
* Si një tip i veçantë alegorie konsiderohen edhe proverbat.
Simboli:
Koncepti i simbolit është pak a shumë i afërt me atë të alegorisë dhe në dosa aspekte edhe
me atë të metaforës. Në fakt “flaka” është një nga tropet më të përdorura në poezi që
simbolizon dashurinë. Që një term konkret të ngrihet në cilësinë e simbolit, në ligjërimin
poetik, vihet theksi tek cilësia dominante e tij duke anashkaluar cilësitë e tjera.
Litota – Është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të
kundërtën. Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më
shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë litota sepse
zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur
vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).
P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.
Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota,
ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit
të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Ëordsëorthit “The prelude”.
Hiperbola – përdorimi i fjalëve të egzagjeruara për të shprehur një koncept përtej kufinjve të
të besueshmes. Në përgjithësi hiperbola ka një kuptim përforcues (efatik) kur do të
nënvizojë një gjendje shpirtërore. Në këtë këndvështrim, mund të përmendim përdorimin e
saj më barok. Shpesh hiperbola ka edhe karakter komik kur vë në pah mospërputhjen e
fjalëve me realitetin ose edhe karakter ironik kur përshkruhen duke përdorur hiperbola,
aventura apo ngjarje të pamundshme.
P.sh.: “Përmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi
dymbdhet pash si re u çue pluhuni!”
(Gjergj Elez Alia)
“Ish rrufe ajo, s’ish shpatë,
Aq ndrinte shumë shpata
Sa shkelte mbi yjt e shkonte,
me vrap nga frika e saj nata
ditëse vend i lëshonte.”
(Naimi)
Nga letërsia botërore e famshme në përdorimin e hiperbolave është pjesa ku Kleopatra
sheh Antonion të vdekur, nga tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe Kleopatra”.
Grotesku – është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe kurioze që vë në
kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta e të largëta të realitetit duke
i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem. Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe
stile edhe gjini të ndryshme për të shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës
dhe të qarës, komikes dhe tragjikes.
Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë
pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku binin në sy figura të vogla
kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.
Shembuj të groteskut në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë, “Shkëlqimi
dhe rënia e shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J. Hashek
etj.
Ironia, sarkazma, paradoksi
Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu lexuesi duhet të
vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte mesazhin, duke u ndihmuar në
këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i thënies. Ironia parakupton gjithmonë aftësinë
e marrësit për të kapur zëvendësimin mes nivelit sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies.
Veçanërisht e rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë nga ana e
autorit e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen nënvizimet ironike, të
fshehura, dykuptimësitë etj.
Sipas një teorie bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon diçka me
anë të diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën.
Tek ironia është e mundshme kjo ndarje:
1. ironia verbale – kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të kuptohet.
2. ironia strukturale – në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i një
tregimtari të pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon tërësisht nga ai i
lexuesve apo i autorit.
3. ironia dramatike – në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më mirë se
personazhet.
Në letërsinë shqipe e kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”), Çajupi,
Migjeni. Nga letërsia botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat e La Fontenit,
tragjeditë e Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj.
Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit dhe nivelit të
thellë bëhet shumë i madh ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke thelluar ndryshimin
thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës. Mjeshtër të përdorimit të
sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe
“Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të dyja këto figura janë karakterizuar në komedi.
Paradoksi – është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë absurd dhe në
kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e një oksimoroni. P.sh.:
“është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë shkon larg” ose paradoksi i
famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”.
Nga letërsia shqipe mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”; “Bukuria që
vret” etj.
P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të kemi baba
Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli)
Figurat e sintaksës poetike
Elipsi – është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze. Elipsi mund të
jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë d.m.th. kuptohen nga
konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen
(hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht
inferiore në krahasim me kohën e historisë.
P.sh.:
“Kafaz ke qiellin
epshin pengim
e gjithë ku t’rreshket
shkon fluturim”
(Mjeda)
“Fshati për karshi
me kisha, me varre
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare” (Çajupi)
Ndeshet në të gjitha prozat. Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e
Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.
Asindeti- është një figurë e tipit sintaksor që konsiston në eleminimin e qëllimshëm të
lidhëzave mes dy fjalëve apo fjalive. Ligjërata, me përdorimin e kësaj figure merr një pamje
të zgjidhur e të shkëputur. Asindeti është veçanërisht i rëndësishëm në figurat e
numeracionit dhe shkallëzimit.
P.sh.:
“Kudo është bukuria “Malsori a thye, i dbuem ai me tradhti
Në qiej, në dhe, në hënë Pa atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi”
Në diell, në Shenjë, në yj Ndër lule, ndër dritë, ndër pyj”
(Fishta) (Naimi)
Enumeracioni është një figurë retorike që nënkupton grupimin koordinues të fjalëve si me
anë të asindetit, ashtu dhe me anë të polisindetit. Shumë i zakonshëm, sidomos në prozë,
është enumeracioni përmbledhës që rithotë thëniet dhe idetë e trajtuara më parë. Një rast i
veçantë i enumeracionit eliptik që grupon elementet me vlerë simbolike. Objektet e
numëruara mund të shkallëzohen dhe në këtë rast ndajmë shkallëzimin ngjitës (klimaks) dhe
zbritës (antiklimaks).
P.sh. “O vaj, o kob, o marre, ç’turp për ne…” (Fishta), (shkallët – ngjitës)
“Në qytetin tonë asht nji lagje… e n’atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë asht një
lypës, në të cilin jeton një dëshirë me jetue. (Migjeni), (shkallëzim zbritës).
Polisindeti -është përdorimi i qëllimshëm i lidhsave me vlerë ekspresive mes dy a më shumë
fjalëve apo frazave. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi të ndalet veçan në secilin send që
emërohet.
P.sh.: “Për ty flet nata e dita,
e dimni acar e zhegu
e vala e argjendtë dhe bregu
e voesa kur u le drita” (Fishta)
Epinalepsis është ajo figurë që ka në bazë përsëritjen e të njëjtës fjalë në fillim dhe mbarim
të vargut:
P.sh.: “Mue, i mjerë bylbyl, po m’përgjon mue. (Mjeda)
Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më shumë fjalëve në
fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në gjuhësinë e tekstit, anafora
shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston në rimarrjen me anë të një përemri, të një
elementi të shfaqur më parë. Në fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë një ftesë”
– e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan.
P.sh.: “Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.
Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”
(N. Bulka)
“Jam i gjallë e jam në jetë
jam në dritë të vërtet.”
(Naimi”
Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë duke ndërfutur
elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me
figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në sy pjesë vendoset respektivisht në fund të një
vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë
është ndikuar nga letërsia italiane.
P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit
t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)
Anasjella (inversioni)- është një fenomen gjuhësor që konsiston në ndërtimin e një
strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. Me anë të saj vihet në pah një element
duke i dhënë ngjyrim shtesë.
P.sh.: “I natyrës gazmend shihej…”(Mjeda)
“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…”
(Migjeni)
“Atje nalt, n’i paç pa
jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)
shtesë:
Antiteze përftohet duke vene balle për balle dy ane, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri te kundërta, qe te dale me
shprehës e me ne pah mendimi i autorit. Është përafrim i dy antonimeve.
Ajo qe del nga një antiteze e bukur është e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shpërthen nga takimi i dy
ngarkesave te kundërta.
Ashtu sic ka gjera qe ngjajnë te krahasimi, po ashtu ka dhe gjera te kundërta te antiteza.
Ndryshe nga shkallëzimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje, te antiteza kemi një kalim te shpejte
dhe te menjehershem nga një e kundërt te tjetra.
– Antonomazia – – Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo – nderroj emrin. – – Eshte figure stilistike qe
perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje
vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje
togfjalesh,me nje epitet etj.
Apostrofa vjen nga greqishtja “apostrophe” (ndryshim drejtimi, shmangie), nga “apo” (larg), “strophe”
(kthese).
Apostrofa është figure stilistike, me te cilën u drejtohemi ose thërresim sikur t’i kishim pranë njerëz te gjalle
ose te vdekur, a gjera te afërta ose te largëta.
– Asidenti – – Asident vjen nga greqishtja asyndeton – i palidhur ( a – mohuese, sydein – lidh, bashkoj ) – –
Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t’i dhene shprehjes gjalleri e intonacion
te shpejte.
– Asonanca (zanoresia) – – Asonance vjen nga latinishtja adsonare – bashketingellon, i pergjigjet nje titulli. – –
Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera
te fjaleve fundore. – Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut.
– Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.
– Asteizmi – – Asteizem vjen nga greqishtja asteismos – hoke, fjale therese. – – Eshte figura stilistike, me anen
e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme. – Pra,eshte e kunderta e ironise.
– Konsonanca (bashketingelloresia) – – Konsonance vjen nga latinishtja consonantia – bashketingellim. – –
Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane
te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.
Kapërcimi në letërsi është përsëritja e një fjale ose disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa
më të plotë mendimin.
Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e
jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin. Krahasimi
eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e
lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende
a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin. Ne kete
figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te
ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.
Kritika letrare në rradhë të parë merret me vlersimin e veprave letrare. Kritika letrare ka funksionin e
ndërmjetësuesit mes lexuesit dhe veprës.
– Epifora vjen nga greqishtja epiphora – shtese. – – Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te
vargjeve a fjalive per t’u dhene ngarkese emocionale. – – Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si
mbyllje ose si refren pas cdo strofe.
Epitafi në Greqinë e lashtë shënonte një fjalim pranë një varri si dhe një mbishkrim varri që mund të jetë
njëherit edhe shume i shkurtër si që është rasti në Spartë ku shënohej vetëm emri dhe mbiemri i të ndjerit. Kjo
formë e reduktuar vetëm në emër e mbiemër, përdoret më së shumti te muslimanët që nga shekulli i VII.
Epitafi i një gjatësie më të madhe, është zakonisht lavdi për herojtë, për dëshmorët si dhe për merita e të
aritura të tjera në jetë. Epitafi është gjini letrare, elozh foljor gjatë një varimi apo elozh i shkruar si mbishkrim.
Në kohët moderne epitafi vazhdon të jetë gjini letrare por tanimë, i rimëzuar dhe që shpreh një adhurim për
një person apo për veprën e tij.
– Eufemizmi – – Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos – fjale ogurmire. – – Eufemizma quhen zakonisht
gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me
te buta. – Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.Praktikimi i
shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise se njeriut ndaj forcave
shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te
mire fuqite e fshehta e te egra te natyres.
Fantazia apo Fantasia është një zhanër i artit, literaturës, stripit, filmit, serisë, lojrave, muzikës që përdor
magjinë dhe forma tjera mbinatyrshme si element parësor të përmbajtjes, temës dhe vendosjes, apo të tijave.
Figurat Stilistike ndahen në :
1. Figurat e kuptimit : krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli,
paralelizmi figurativ.
2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) : pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa,
retiçenca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, epanastrofeja, epanalepsa, epifora,anafora, aliteracioni,
paronomazia, onomatopeja, asonanca (zanoresia), kansonanca (bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja).
3. Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve : metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, asteimi,
paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia.
4. Figurat e fjalorit poetik (të leksikut) : sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat,
dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet).
5. Figurat e sintaksës poetike : inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsa, pleonazmi, asidenti,
polisidenti, kiazma.
*Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje.
Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst.
Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në
gjuhën shqipe është emër i përgjithshëm i gjinisë femrore.
Alegoria – Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos – tjetër dhe agereia – flas, them, d.m.th te folur për ta
kuptuar ndryshe.
Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ;
metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria
ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve.
– Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio – prane+shkronja. – – Aliteracioni eshte perseritja e
bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. – Aliteracionet krijojne
bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut
Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur.
Shembull :
U ngrit fati i Shqiperise
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhen e Azise,
Duke ikur si i marri.
(Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )
Në këtë pjesë të poemës së mesiperme, Gjon Kastriotit të vdekur i jepen vecori te njerezve te gjalle,si te ecurit ,
te menduarit, te folurit.
Retiçenca vjen nga latinishtja reticentia - heshtje.
Retiçenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me
qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij.
Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe.
Shenohet zakonisht me tri pika ( ... )
Shembull :
Dikush trokiti ne dere ...
- Kush a ?
- A po na fal ndoj send zoje?
- Zoti te dhashte !
- Na fal ndaj send , te dhashte zoti shendet ...
- Hajt ! Zoti te dhashte.
(Migjeni - Zoti te dhashte)
Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti.
Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por
duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza.
Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit
eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.
Per shembull :
Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e
gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski.
Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare :
Kur nenat tona halleshumta
mbeshtetnin kokat siper trungut,
ajo porosiste ne vende te huaja
kolltuke te modes me te fundit.
Kur nenat tona stomak boshe
punonin njezet ore ne dite,
ajo urdheronte nje sherbetore
ta krihte me kreher te florinjte.
(Ndoc Gjetja - Kontrast)
Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert.
Pretericioni- vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur.
Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permendme hollesi ate qe nuk u tha para
heshtjes.Eshte formule,permes se ciles thuhet se nuk do sshprehet ajo,qe do te dale me tej ne fjali me me fuqi.
Ndersa ne reticence kemi te bejme me nje figure sugjestive te drejtperdrejte qe le ne heshtje per te folur me
me fuqi,perkundrazi ne pretericion kemi te bejme me nje figure te terthorte,sugjestive e ngacmuese qe mohon
per te pohuar me force.
Shembull pretericioni :
Gjimon topi ... jo! Midja nga uria.
(Migjeni - Moll' e ndalueme)
Epanastrofeja:vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim.
Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja
quhet epanastofe.
Shembull :
Sot u pame e sot u ndame
Dhe nuk thame dot nje fjale:
Kur u ndame vame e qame,
Qame me ca lot te vale.
( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge)
Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene.
Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim )
Epanalepsa: vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.
Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu.
Shembull :
Kurbeti,shoke,kurbeti,
Kushvate e nuk mbeti?
(Andon Zako Cajupi - Kurbeti )
Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.
Enumeracioni – Jep nje panorame te plote te asaj qe pershkruhet, pra te objekteve, ngjarjeve etj. Naimi e
perdor shpesh: –P.sh: “Cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pyje te gjelberuar”.
Shkallezimi – Eshte nje enumeracion i renditur, pra rrites ose zbrites. Mund te krijohet mbi folje si tek
Prometeu, ose mund te krijohet mbi emra etj. Ka funksion te njejte me enumeracionin, pra jep nje panorame
me te plote te asaj qe pershkruhet. –P.sh: “O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate, fushat e gjera me lule….” –
Ketu kemi shkallezim zbrites pasi nga malet kalojme tek lisat, fushat, bregoret etj.
Shpirtezimi – I jep shpirt dickaje. Ka funksion te njejte me personifikimin. Pra e ben me konkrete ate qe
shpirtezohet. – P.sh: “Edhe muri degjon”.
Thirrori – Shpreh ndenja te caktuara duke ju drejtuar drejtperdrejt dickaje apo dikujt. –P.sh: “O vellezer
Shqiptare”.
Satira – Nje shkalle me lart se ironia. Ajo denoncon dhe demaskon.
Sarkazma – Shkalla me e larte e ironisë. Denoncon, demaskon dhe godet, por ben edhe pergjithesime…
Onomatopeja – Eshte figure stilistike e perseritjes. Ajo ka ne baze imitimin e zhurmave dhe te zerave te
natyres, qenieve te gjalla etj. Funksioni i saj eshte qe te permiresoje tablone tek lexuesi dhe ai ta perfytyroje
me mire ate qe ndodh. – P.sh: “Nen kerkellime zinxhiresh”…
Figurat letrare dhe terme nga letersia(kuptimi):
ALEGORIA
Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të
gjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla.
ALITERACIONi
Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur
fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre.
ANTITEZA
Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta, që përdoret si
mjet stilistik për t'i dhënë shprehjes forcë e qartësi.
APOSTROFA
Figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një
njeriu ose një sendi të personifikuar.
APOSTROFIM
Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj
APOSTROFOJ
I drejtohem me një apostrofë, i bëj thirrje.
ARGUMENT
Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare.
ARITMIK
Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon ritmi.
ASONANCA
Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe
zanore të tjera të fjalëve fundore.
BALADA
Poemë e vogël ose vjershë, në vargje të rregullta, me karakter tregimtar, zakonisht me frymë
popullore e lirike, që jep një ngjarje historike, legjendare a heroike.
CEZURË
Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit, që bëhet në një vend të caktuar, sipas
metrit, për të theksuar me mirë ritmin. Cezurë e vogël (e madhe). Cezurë fundore.
DAKTIL
Në poezinë greke e latine: këmbë trerrokëshe, në të cilat rrokja e parë është e gjatë, ndërsa
dy të tjerat janë të shkurtra; në poezinë e sotme: këmbë trerrokëshe, në të cilën theksi tonik
bie në rrokjen e parë (p.sh. Vijnë vashat valle-valle, gushë-e-gji stolisura).
DAKTILIK
Që përbëhet prej daktilësh; që ka daktilë; rrëshqitës. Varg daktilik.
DIALOGU
Pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve ose fjalët që
shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në formë bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e
dialogut.
DISONANCA
Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, asonancë.
DITARI
Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla.
DITIRAMBI
Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e himnizon dikë dhe që është e ngjashme me odën.
Shkroi ditirambe.
DIVANI
Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e formave të tyre.
Shkruante divane.
DRAMATIK
Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i dramës; që është shkruar si dramë; që luan
drama ose që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e letërsisë që përfshin veprat e
shkruara për t'u luajtur në skenë. Vepër (pjesë) dramatike.
DRAMATIZËM
Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike
një vepër.
Dramatizmi i veprës. Plot (pa) dramatizëm.
DRAMATIZOJ
1.Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër tregimtare (një
roman, një novelë etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi romanin «Njeriu me top».
2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. Karakter dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse
nga ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësues të diçkaje, e bëj dramatike diçka. E
dramatizonte gjendjen.
DRAMATURGJIA
Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e hartimit të veprave dramatike, teoria e dramës;
arti dramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e dramaturgjisë. Kërkesat (problemet,
detyrat) e dramaturgjisë. Në fushën e dramaturgjisë.
DRAMË
Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të
dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra të tilla me
karakter serioz (ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare e
këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare. Dramë
realiste. Dramë lirike (baritore).
DYKËMBËSH
Që ka dy këmbë (për vargje). Varg dykëmbësh.
DYMBËDHJETËRROKËSH
Që ka dymbëdhjetë rrokje. Varg dymbëdhjetërrokësh.
DYSTROFËSH
Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe.
DYSH
Strofë dyshe, strofë me dy vargje, dyvargësh.
DYVARGËSHI
Strofë e thjeshtë me dy vargje zakonisht me rime të puthur e me intonacion të njëjtë.
DHJETËVARGËSH
Që përbëhet nga dhjetë vargje, që ka dhjetë vargje. Strofë dhjetëvargëshe.
EKSPRESIONIST
Që krijon sipas ekspresionizmit; që mbështetet në ekspresionizëm. Art ekspresionist. Letërsi
ekspresioniste. Shkrimtar ekspresionist. Pikturë (muzikë) ekspresioniste.
EKSPRESIONIZËM
Drejtim dekadent e formalist në letërsinë e në artin borgjez të shekullit XX, sipas të cilit
qëllimi kryesor i artit dhe i letërsisë duhet të jetë shprehja e botës së brendshme subjektive
të krijuesit.
ELEGJI
Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme e plot dhembje
shpirtërore. Elegji politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit).
EMFAZË
Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar, që arrihet me mjete të
ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar.
Interpreton me emfazë.
EPIGRAF
Citat i shkurtër a një fjalë e urtë popullore, që një autor e vë në krye të veprës ose në fillim
të një kapitulli, për të treguar frymën a idenë themelore që përshkon veprën. Epigraf i
goditur. Vë një epigraf.
EPIGRAM
Vjershë e shkurtër, zakonisht satirike, që përmban një mendim të mprehtë e thumbues.
Shkruaj një epigram.
EPIK
Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që shkruan vepra tregimtare. Gjini (poezi)
epike. Vepër (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik. Poet epik.
EPIKË
Njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që paraqet në formë tregimi, në vargje
ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli ose të një njeriu; tërësia
e veprave të këtij lloji. Epika historike. Epika legjendare. Epika shqiptare. Epika botërore
(ballkanike).
EPIKO-LIRIK
Që ka të bëjë me epikën dhe me lirikën, që ka karakter epik dhe lirik. Poezi epiko-lirike.
Krijime epiko-lirike.
EPILOG
Kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare, ku jepet zgjidhja e veprës a
përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për fatin e mëtejshëm të personazheve
pasi ka kaluar një farë kohe që nga ngjarjet e treguara.
EPISOD
1. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare me karakter tregimtar e që kanë një
farë mëvetësie brenda kësaj vepre. Episod dramatik (tragjik, komik).
2. Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në dramat e grekëve të vjetër ndërmjet koreve.
EPITET
Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, të një sendi etj. për ta cilësuar e për të
vënë në dukje një tipar karakteristik të tij ose për t'i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e
bukuri artistike; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i
goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës).
EPOPE
Lloj i letërsisë epike, poemë e madhe epike ose vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen
ngjarje e punë legjendare historike, që kanë të bëjnë me jetën e një populli a të një kombi.
Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope.
EPOS
1. Tërësia e krijimeve epike të një populli, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike ose
bëmat e trimëritë e heronjve të tij legjendarë. Eposi popullor. Eposi heroik. Eposi i
kreshnikëve.
2. Gjini tregimtare zakonisht në vargje, lloj i poezisë tregimtare që dallohet nga lirika dhe nga
drama.
EROTIK
Që ka të bëjë me dashurinë, që i këndon dashurisë, i dashurisë. Poezi (vargje, vjershë)
erotike. Tregime erotike. Lirika erotike.
ESE
Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton në mënyrë të
përgjithshme, të lirë e jo të gjithanshme a shteruese çështje shoqërore, shkencore, letrare,
kulturore etj.; vepër e përbërë prej disa artikujsh, zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që
trajtojnë një temë e që kanë një titull të përbashkët; sprovë. Ese kritike. Ese filozofike
(shkencore, historike).
FABUL
1. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende,
veprimet dhe fjalët e të cilave kanë kuptim alegorik e japin një mësim nga përvoja e jetës;
përrallëz. Fabula e qengjit dhe e ujkut. Fabulat e Ezopit.
2. Tërësia e ngjarjeve që janë renditur në një vepër letrare njëra pas tjetrës; subjekt. Fabula
e tregimit.
FARSË
Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë
trashanike, me efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të trashë.
FEJTON
Artikull satirik, që botohet në gazetë a në revistë dhe fshikullon të metat e anët e dobëta në
jetën e në veprimtarinë e njerëzve. Fejton politik
FEMËROR
Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg femëror. Rimë femërore.
FIGURË
1. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara
më parë në ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi
mjetesh lëndore, gjuhësore e ndërtimore. Figurë artistike.
2. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një
fraze që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. Dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e
gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike).
FLUTURIM
Fluturim lirik, ndërprerja e fillit të tregimit të ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të
shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta.
FORMALIST
Që mbështetet në formalizëm; Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor
formalist. Estetët formalistë.
FORMALIZËM
Rrymë në artin e në letërsinë që, duke u nisur nga baza filozofike idealiste e nga
subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar», të shkëputur e të pavarur nga
jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput
këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të
letërsisë. Formalizmi i shekullit XIX (XX).
FORMË
Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve
shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga
ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figura të gjalla
artistike. Forma artistike. Format e vogla vepra a krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të
vështira nga kompozicioni. Formë e lart ë(e përsosur). Forma dhe përmbajtja. Elementet e
formës.
FUNDOR
Rimë fundore. let. rimë me theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë.
FUTURIST
Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e ndjekës i futurizmit.
FUTURIZËM
Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX në letërsinë e në artin e disa
vendeve borgjeze të Evropës, i cili mohoi letërsinë realiste e artin realist të së kaluarës e të
kohës së vet, si edhe çdo trashëgim, kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të
krijimtarisë artistike e kundër brendisë kuptimore të fjalës, e trajtoi njeriun thjesht si një
mekanizëm e I këndoi së shëmtuarës, duke u përpjekur të krijonte gjoja një «stil» të ri, të
ashtuquajturin «artin e së ardhmes».
GALERI
Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh,
figurash).
GOJËTAR
Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me
forcën e fjalës së tij. Gojëtar i madh (i shquar).
GROTESK
Mënyrë e paraqitjes artistike të gjërave reale e të dukurive të jetës duke i zmadhuar tepër e
me qëllim disa anë të tyre, duke dhënë kontraste të forta e të papritura ose figurë artistike e
krijuar në këtë mënyrë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo mënyrë. Mjeshtër i
groteskut. E ka çuar deri në grotesk.
GROTESK
Që ka të bëjë me groteskun, që është krijuar me mënyrat e groteskut. Figurë (karikaturë)
groteske. Personazh grotesk. Komedi groteske. Stil grotesk. Në mënyrë groteske.
GJASHTËMBËDHJETËRROKËSH
Që ka gjashtëmbëdhjetë rrokje, që përbëhet nga bashkimi i dy vargjeve tetërrokëshe. Varg
gjashtëmbëdhjetërrokësh.
GJASHTËVARGËSH
Që përbëhet nga gjashtë vargje, që ka gjashtë vargje (për strofën). Strofë gjashtëvargëshe.
GJINI
Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të
përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën
etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).
GJINOR
Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare e artistike. Tiparet gjinore të romanit.
HEKZAMETËR
Varg me gjashtë këmbë që është përdorur në poezinë e lashtë.
HERO
Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan
një rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i
romanit
HEROIK
Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon bëmave të tyre. Eposi heroik.
Poemë heroike. Simfoni (sonatë, dramë muzikore) heroike. Varg heroik,varg në metrikën e
lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues.
HIPERBOLIK
Që shprehet me anë të hiperbolës; që mbështetet në hiperbolën, që ka shumë hiperbola; që
ka karakterin e një hiperbole. Satirë hiperbolike. Krahasim hiperbolik. Stil hiperbolik.
HUMOR
Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike
duke i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër
letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës.
Humori dhe satira.
IDIL
1. Krijim i vogël në vargje, zakonisht me subject dashurie, që paraqit jetën e barinjve në gji të
natyrës në mënyrë të idealizuar, pa brenga e pa kokëçarje.
2. Dashuri e thjeshtë dhe e pastër; ngjarje e vogël dashurie, skenë dashurie. Lindi një idil.
3. Je
IMAZH
Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike
(realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.
IMPRESIONIST
Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit. Impresionistët evropianë.
IMPRESIONIST
Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët, i impresionizmit ose i
impresionistëve; që është karakteristik për impresionizmin ose për impresionistët, që është
bërë sipas parimeve të impresionizmit. Pikturë (skulpturë, vepër) impresioniste. Letërsia
(muzika) impresioniste. Arti impresionist.
IMPRESIONIZËM
Rryma e parë formaliste e cila mohon përmbajtjen shoqërore e ideshmërinë e artit e të
letërsisë, shkëputet nga traditat dhe synon kryesisht të paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet
subjektive e të çastit, ndijimet më të holla, përjetimet e impresionit vetjake të artistit a të
shkrimtarit. Impresionizmi francez. Impresionizmi në pikturë (në muzikë, në letërsi).
INDIVIDUALITETI
Tërësia e tipareve dhe e veçorive individuale të krijimtarisë së një artisti a shkrimtari në
organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe
që e dallojnë atë nga të tjerët. Individualitet krijues. Individualiteti I shkrimtarit (i artistit).
INTRIGA
Një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të ngatërruara, me kthesa të papritura, që
zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe që
ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të saj.
IRONIA
Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një
kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e
asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka.
JAMB
Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është
e shkurtër dhe e dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla, që përdorej kryesisht në
poezinë satirike; fjalë dyrrokëshe me theks në rrokjen e dytë. Gjinia e jambit. Skema e
jambit.
KADENCË
Ritëm që përcaktohet nga mënyra e theksimit në vargjet e poezisë.
KALORËSIAK
Që trajton tema të jetës së zbrazët e të veprimtarisë së feudalëve oborrtarë në mesjetë (në
disa vende të Evropës). Letërsia kalorësiake. Poemë kalorësiake. Roman kalorësiak. Heronj
kalorësiakë.
KALLËZIMTAR
Tregimtar. Letërsi kallëzimtare. Stili kallëzimtar.
KANGJELE
Secila nga pjesët e një poeme të madhe, këngë. Kangjelet e «Milosaos».
KANTATË
Lloj i poezisë lirike me karakter solemn, që është frymëzuar nga një ngjarje e rëndësishme
historike.
KAPËRCIM
Përsëritja e një fjale ose e disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të
plotë mendimin.
KARAKTER
Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të
përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në
një epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (igjallë). Karakter
dramatik (tragjik).
KATASTROFË
Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me
pasoja tragjike për heroin (në tragjedinë greke).
KATËRKËMBËSH
Që përbëhet nga katër këmbë. Jamb katërkëmbësh.
KATËRSH
Strofë e përbërë prej katër vargjesh
KATËRVARGËSH
Që ka katër vargje, me katër vargje. Strofë katërvargëshe.
KATËRROKËSH
Varg prej katër rrokjesh, me theks zakonisht në rrokjen e tretë.
KËMBË
Njësi poetike a masë vargu që përbëhet nga një grup rrokjesh të gjata e të shkurtra, të cilat
përsëriten
në mënyrë ritmike (në poezinë greke e latine). Këmbë jambike (daktilike).
KËNGË
Secila nga pjesët që përbëjnë një poemë të madhe zakonisht epike ose didaskalike. Kënga e
dytë e Iliadës.
KLASICIZËM
Drejtim letrar e artistik në shekujt XVII-XVIII, që merrte si model veprat e letërsisë e të artit
antik dhe mbështetej në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike. Klasicizmi frëng.
Normat e ngurta të klasicizmit.
KLASIK
1. Pasues i klasicizmit.
2. Shkrimtar i letërsisë së vjetër greke a romake.
KOMEDIA
Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me subjekt gazmor, të cilat godasin veset e sjelljet
e këqija të njerëzve, duke i vënë ato në lojë e duke i bërë qesharake; tërësia e veprave të
këtij lloji; vepër e këtij lloji që mund të shfaqet në skenë; shfaqja e kësaj vepre në skenë.
Komedi muzikore.
KOMIK
Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike dhe që
buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet dhe së vërtetës, ndërmjet fjalëve dhe
veprave etj., duke krijuar pamje e situata qesharake. Tragjikja dhe komikja. Pasqyrimi i
komikes në art.
KOMPOZICION
Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore artistike, që përcaktohet nga synimi për
të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse
të veprës. Kompozicioni i romanit (i pikturës, i një opere).
KONFLIKT
Ndeshja ndërmjet synimeve të kundërta të personazheve në një vepër letrare, të cilën e
përdor shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre shoqëror.
KONTRAST
Mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari ballafaqon figura artistike, karaktere, tipare e ide të
kundërta, për të pasqyruar më qartë kontradiktat që ekzistojnë në natyrë e në shoqëri.
Vepër (roman, tregim) me kontraste
KRAHASIM
Figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke
vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme më të dhe më të njohur, më të
qartë e më të kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora).
KRITIKË
Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave
letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të
caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me
kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike).
KRONIKË
Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me
përpikëri rendin kohor.
KUNDËRPËRGJIGJE
Përgjigje që një personazh i veprës letrare i jep një personazhi tjetër, ose që një aktor i jep
një aktori tjetër; replikë.
KUPLET
Këngë satirike me disa vargje të ndara nga një refren, që vë në lojë e godet veset e të metat
e njerëzve dhe këndohet zakonisht në estradë; refreni që, duke u përsëritur, jep idenë
kryesore të kësaj kënge. Shfaqje me skeçe e kuplete.
LIBRET
Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, operete etj. Libreti i
operës (i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin.
LIDHJE
Nyjë. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
LIRË
Varg i lirë, varg pa rimë.
LIRI
Liria poetike, heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime të tjera gjuhësore në vargjet për të
ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj.
LIRIK
1. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, I lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia
lirike.
Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike. Heroi lirik i poemës.
2. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik.
LIRIKA
Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet,
dëshirat e përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj gjinie, poezia lirike. Lirika
popullore. Lirika politike (filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e Naimit.
LIRIZËM
Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja lirike; të qenët lirik.
Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e Serembes.
LLOJ
Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të
brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e
epikës.
MADRIGAL
Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së
zemrës.
MASË
Numri dhe mënyra e radhitjes së rrokjeve të theksuara e të patheksuara në llojet e ndryshme
të vargjeve. Masa e vargut. Masat e një vjershe
MASHKULLOR
Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.
Rimë e mbyllur -rimë e një strofe katërshe, ku vargu i parë përkon me të katërtin dhe i dyti
me të tretin (skema abba ). Rrokje e mbyllur
MELODRAMATIK
Që lidhet me melodramën; që i përket melodramës, i melodramës. Pjesë (shfaqje)
melodramatike. Rol melodramatik. Me karakter melodramatik.
MELODRAMË
1. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë
spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara
tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e
artificiale.
2. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë
3. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë
të qara e të qeshura. Pati një melodramë.
METAFORË
Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas
ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me
këtë mënyrë (p.sh. qesh natyra, vullnet i çeliktë etj.) Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare
(gjuhësore).
METAFORIK
1. Që është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në krahasim, që është një
metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë, shprehje) metaforike. Varg metaforik. Në mënyrë
metaforike.
2. Që ka shumë metafora, i pasur me metafora; i figurshëm. Stil metaforik. Ligjëratë
metaforike.
METËR
Ndërtimi i vargut sipas numrit e rendit të rrokjeve të theksuara e të patheksuara; masa e
vargut. Metër i lirë. Metri i vargut. Llojet e metrave.
METONIMI
Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që
kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit
etj. (p.sh. «tryezë e pasur» në vend të «gjellë a të ngrëna të shumta», «u rreshtua klasa e
tretë» në vend të «nxënësit e klasës së tretë», «u nis i tërë fshati» në vend të «fshatarët»,
«me hekur e me zjarr» në vend të «me shpatë e me zjarr» etj.); fjala a shprehja e përdorur
me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë. Metonimi gjuhësore (letrare).
METONIMIK
Që ka karakterin e metonimisë; që ka metonimi. Shprehje metonimike. Kuptim (përdorim)
metonimik.
METRIKË
Teoria mbi rregullat e ndërtimit të vargjeve dhe të strofave; tërësia e masave të vargut.
Metrika shqipe. Metrika antike.
MINIATURË
Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenëdramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale
(dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale, pianistike). Teatri i miniaturave.
MISTER
Dramë fetare në mesjetën e vonë, në të cilën trajtoheshin tema nga bibla, të ndërthurura
me skena komike nga jeta e përditshme.
MODERNIZËM
Tërësi rrymash, drejtimesh e shkollash subjektiviste e formaliste të artit në undit të shekullit
XIX e të shekullit XX (si kubizmi, futurizmi, abstraksionizmi etj.),
që i kundërvihen artit përparimtar realist, heqin dorë nga pasqyrimi i realitetit.
MONOLOG
1. Pjesë në prozë ose në vargje në një vepër letrare, që përmban kuvendimin e një
personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje
teatrale); pjesë dramatike me një personazh, zakonisht me një akt a me një skenë të vetme.
Monolog lirik. Recitoi një monolog.
2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si
mjet artistic që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare. Monolog i brendshëm.
Shfrytëzon shumë monologun (në një vepër).
MOTIV
Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si
bërthamë organizuese e saj; ideja kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e
tij; fill që përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund. Motivi kryesor.
Motive plotësuese (të njohura)
NATYRALIST
1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla (rryma) natyraliste.
2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e
të dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Përshkrim natyralist. Skenë
natyraliste.
NATYRALIZËM
1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që paraqiste me imtësi
hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i
zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës. Rryma
e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit.
2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë
përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Shfaqje natyralizmi.
NËNTËRROKËSH
Që është i përbërë nga nëntë rrokje. Varg nëntërrokësh.
NYJË
Ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër
letrare. Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.
ODE
Vjershë lirike a këngë solemne, me frymë të ngritur, që u kushtohet ngjarjeve historike të
shënuara a njerëzve të shquar ose që shpreh me forcë ndjenjat e dashurisë, të nderimit, të
gëzimit, të miqësisë etj. Odet e Serembes. Shkroi ode.
PAMFLET
Shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale, që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës
shoqërore e politike. Pamflet politik. Pamflet i ashpër
PARAFRAZË
1. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të
caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan
këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.).
2. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të
tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj.
3. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj.
PARAFRAZOJ
1. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit
me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë
për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar.
2. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera
përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin.
3. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj.
PARAFUNDOR
1. Që gjendet para rrokjes së fundit të një fjale; që bie në rrokjen e parafundit. Rrokja
parafundore. Theks parafundor.
2. Që krijohet nga rënia e theksit në rrokjen e parafundit të dy fjalëve, të cilat bëjnë rimë.
Rimë parafundore.
PARALELIZËM
Krahasim i zgjeruar ndërmjet dy a më shumë sendesh, dukurish etj. me anë ndërtimesh
sintaksore të ngjashme, që vihen njëri pas tjetrit. Paralelizëm i figurshëm.
PARODI
Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton
në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për
teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë. Parodi e njohur. Parodi e miteve
biblike.
PARODIZOJ
Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike; e kthej një vepër, një
pjesë etj. Në parodi; shkruaj një parodi.
PASTHIRRMË
Figurë retorike, me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie,
urrejtje, gëzim, frikë etj.
PATOS
Frymëzimi emocional dhe tërësia e ndjenjave të ngritura, që përshkojnë një vepër letrare a
artistike; idetë e larta e të zjarrta që përshkojnë veprën artistike ose ekzekutimin e saj. Patos
ideor (patriotik). Patosi i veprës. I këndon me patos.
PEIZAZH
Përshkrimi i natyrës në një vepër letrare. Mjeshtër peizazhi. Peizazhet e romanit «Lumi i
vdekur».
PERIFRAZË
Shprehje a grup fjalësh që përdoren në vend të emrit të një njeriu, të emërtimit të një sendi,
të një dukurie etj. për të nxjerrë në pah shenja të qenësishme, tipare, veti a cilësi të tyre ose
për të paraqitur në mënyrë të gjallë e më artistikisht figurën e tyre.
PERSONAZH
Individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tipareve vetjake të të cilit
mishërohen disa anë tipik të një karakteri shoqëror, të kuptuara dhe ta vlerësuara sipas një
botëkuptimi të caktuar ideologjik. Personazh kryesor (i dorës së dytë). Personazh pozitiv
(negativ). Personazh tipik.
PERSONIFIKIM
1. Veprimi sipas, kuptimeve të foljes personifikoj.
2. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu. Ka
shumë personifikime.
PESËKËMBËSH
Që përbëhet nga pesë këmbë si masë vargu. Varg pesëkëmbësh.
PESËRROKËSH
Që ka pesë rrokje. Fjalë pesërrokëshe. Varg pesërrokësh.
PESËSH
Që përbëhet nga pesë njësi ose që ka një pjesë me pesë njësi. Strofë pesëshe, strofë me
pesë vargje.
PËRKTHESË
Refren.
PËRLIGJJE
Përputhja e veprimeve të një personazhi me gjendjen a me prejardhjen e tij shoqërore, me
nivelin e tij, me mjedisin ku jeton etj., motivim.
PËRSËRITJE
Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të
shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).
PËRSHKRIM
Lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën
e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një
dukuri e jetës, një ngjarje etj. Përshkrim letrar. Përshkrim i shkurtër (i goditur). Botoi një
përshkrim tërheqës.
PËRSHTATJE
Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me
rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi
origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).
PLEONAZËM
Figurë stilistike që përbëhet nga disa fjalë me kuptim të njëjtë ose shumë të afërt dhe që
përdoret zakonisht për t'i dhënë forcë e gjallëri shprehjes (p.sh. Ishte shumë plak, i vjetër, i
thyer.).
POEMË
Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. Poemë lirike. Poemë epike. Poemë satirike.
Poema e Naimit «Bagëti e Bujqësi».
POETIK
Që ka të bëjë me poezinë, që i përket poezisë, i poezisë; që është karakteristik për poezinë;
që është në vargje; që përmban vjersha. Krijimtaria poetike. Vepër poetike. Vëllim poetik
vëllim me vjersha.
POETIKË
1. Degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e veçorive të krijimtarisë letrare (të
rrëfimit, të subjektit, të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera artistike).
2. Tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari ose të një drejtimi letrar.
Poetika popullore. Poetika e romantizmit. Poetika e Ndre Mjedës.
PORTRET
Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale;
përshkrimi i një sendi a dukurie; lloj shkrimi që bën përshkrim të tillë. Portreti i komunistit.
Portreti i gruas në letërsi. Portreti i fshatit.
PORTRETIZOJ
Përshkruaj pamjen e jashtme të një njeriu, së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, bëj
portretin e dikujt a të diçkaje. Portretizon heroin e ditëve tona. E portretizon me mjeshtëri.
PROLOG
Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu, që e lidh
lexuesin me temën e veprës ose e njeh me disa ngjarje që kanë ndodhur më parë, por nuk
trajtohen në vepër; kund. epilog. Prologu i romanit (i dramës, i filmit).
PROTAGONIST
Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, heroi
kryesor. Protagonisti i veprës.
PROTOTIP
Njeriu i vërtetë që mishëron tiparet kryesore të një grupi njerëzish dhe i shërben shkrimtarit
për të krijuar një tip të caktuar në veprën e tij letrare.
PROZAIK
Që i ngjan tepër prozës; që i mungon fryma poetike, që përmban prozaizma (zakonisht për
një vepër poetike). Vepër prozaike. Është prozaike.
PROZAIZËM
Mungesë e frymës poetike në një vepër artistike, nënvlerësim i mjeteve shprehëse që janë
karakteristike për artin. Prozaizëm i rëndomtë (i theksuar). Ra në prozaizëm. Poema vuan
nga prozaizmi.
PROZODI
Tërësia e elementeve gjuhësore e ritmike (gjatësia dh shkurtësia e zanoreve, theksi, rima,
ritmi, ngritja e ulja e tonit etj.), sipas të cilave ndërtohet një sistem i caktuar vjershërimi;
metrikë.
Rimë e puthur: rimë në strofa ku vargjet rimojnë dy e nga dy njëri pas tjetrit.
RAPSOD
1. Këngëtar popullor, që këndon krijime të epikës legjendare e historike; këngëtar popullor
që këndon dhe krijon këngë epike e trimërie nga jeta e sotme. Rapsod popullor. Krijime të
rapsodëve. Këndon rapsodi me lahutë.
2. Këngëtar shëtitës në Greqinë e lashtë, që këndonte këngë nga poemat e Homerit dhe
këngë të tjera legjendare.
RAPSODI
1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një
rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Rapsodi popullore. Rapsoditë e
kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish.
2. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga
rapsodët në Greqinë e lashtë.
REALIST
Që mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që e pasqyron realitetin me vërtetësi. Vepër
realiste. Art realist. Shkrimtar realist. Drejtim realist.
REALIZËM
Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i
riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e
të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja
e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode.
REFREN
Strofë, varg a fjalë që përsëritet rregullisht në fund të pjesëve të një vjershe ose të një
kënge.
RETORIK
1. Që i përket retorikës, i retorikës; që bëhet sipas rregullave të retorikës. Vepër retorike.
Rregulla retorike. Vjershë retorike. Mjete retorike. Figurë retorike, figurë që përdoret për t'i
dhënë më tepër gjallëri stilit.
RIMË
Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e
theksuar. Rimë e brendshme (e puthur, e kryqëzuar, e mbyllur). Rimë femërore përputhja e
fjalëve me theks në rrokjen e parafundit. Rimë mashkullore përputhja e fjalëve me theks në
rrokjen e fundit. Rimë foljore përputhja e plotë e rrokjeve të foljeve në fund të vargjeve.
RITËM
Përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara ose e rrokjeve të gjata e të
shkurtra në një varg. Ritëm poetik. Ritmi i vargut. Skema e ritmit.
RITMIKË
Mënyra e organizimit të ritmit në një poezi ose në një pjesë muzikore; tërësia e veçorive të
ritmit në një vepër; dega e teorisë së letërsisë dhe e muzikës që merret me studimin e kësaj
mënyre dhe të këtyre veçorive. Ritmika popullore.
ROMAN
Vepër letrare e gjatë, zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e
dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e
ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto lloj veprash.
Roman i gjatë (i shkurtër). Roman shoqëror (historik, epik, psikologjik). Roman kalorësiak
(policor, fantastik). Roman në vargje. Autor romanësh. Heroi I romanit. Cikël romanësh.
Shkruaj (botoj) një roman.
ROMANCË
Vjershë e shkurtër lirike, që u kushtohet zakonisht ndjenjave dhe vihet në muzikë.
RUBAI
Strofë e poezisë lirike të popujve të Lindjes që përbëhet nga katër vargje, nga të cilat vargu i
parë, i dytë dhe I katërt rimojnë në mes tyre, kurse i treti është i lirë.
Rimë rrëshqitëse -Që e ka theksin në rrokjen e tretë para fundit (për rimën e vargjeve)..
SAGË
Këngë epike popullore ose legjendë e përhapur sidomos në vendet skandinave e në Islandë
në mesjetën e hershme. Sagë historike. Saga të lashta. Sagat norvegjeze (daneze).
SASI
Zgjatja e shqiptimit të një tingulli; zgjatja e shqiptimit të një rrokjeje në një varg.
SATIRË
Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të
sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë; vet. nj. gjinia
letrare që përfshin këto vepra; tërësia e veprave satirike të një autori. Satirë e mprehtë (e
ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë.
SENDËRGJI
Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të natyrshme e të vetvetishme; mjet i
sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar ndonjë cen trupor etj.;
sajim. Stil plot me sendërgji, stil me shprehje të panatyrshme, me stoli të tepruara
SENTIMENTAL
1. Që preket shumë shpejt në ndjenjat, tepër i ndjeshëm. Njeri sentimental. Psherëtima
sentimentale.
2. Që i kushtohet shumë botës së ndjenjave të njeriut, që e përshkruan njeriun dhe natyrën
me shumë ndjenjë e zbukurime. Letërsia sentimentale. Roman sentimental. Ndikime
sentimentale.
SENTIMENTALIZËM
1. Vetia e njeriut sentimental, të qenët sentimental; qëndrim tepër zemërbutë, që niset nga
ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit.
2. Drejtim letrar i gjysmës së dytë të shekullit XVIII, që e përqendronte tepër vëmendjen te
pasqyrimi i jetës së brendshme, i ndjenjave të njeriut dhe i natyrës, duke i paraqitur gjërat në
mënyrë të idealizuar.
SIMBOL
Figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të
realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.
SINEKDOKË
Përdorimi i një fjale emërtuese duke i dhënë një kuptim më të gjerë ose më të ngushtë, duke
përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin etj. (p.sh.
shqiptari në vend të shqiptarët, fshati në vend të fshatarët etj.).
SINTAKSË
Sintaksa poetike, ndërtim i posaçëm i fjalisë për t`i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes.
SITUATË
Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një
drejtim. Situata komike (tragjike).
SKICË
Përshkrim i shkurtër faktesh e ngjarjesh, të jetuara a të para drejtpërdrejt nga autori, që
paraqiten me një stil të thjeshtë e të rrjedhshëm, zakonisht në shtypin periodik. Skicë
letrare.
SONET
Vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër vargjesh dhe dy
të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në
mënyra të ndryshme; tingëllimë. Sonetet e Mjedës (e Serembes).
STIL
Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien
në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhe që
përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Stil romantik. Stil realist. Stili gotik. Stili bizantin.
Stili i arkitekturës popullore. Stili i epokës (I kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i
Migjenit).
STILISTIK
1. Që ka të bëjë me stilin, i stilit. Ngjyrime (veçori) stilistike. Shtresimi stilistik. Mjetet
stilistike. Sinonime stilistike. Figurat stilistike. Norma stilistike. Shënimet stilistike në fjalor.
2. Që ka të bëjë me stilistikën, që lidhet me stilistikën.
STROFË
Tufë prej disa vargjesh, të lidhura nga ana kuptimore dhe shpesh me rimë ndërmjet tyre, nga
të cilat përbëhet një vjershë a një poemë. Strofë katërshe (tetëshe). Strofa e parë dhe e
fundit. Vjershë me katër strofa. Mësoi dy strofa përmendsh.
SHESTIM
Përvijimi i përgjithshëm që bëhet në mendjen e shkrimtarit për përmbajtjen dhe për formën
artistike të një vepre letrare.
SHKALLËZIM
Figurë stilistike, e cila krijohet duke e paraqitur mendimin me fjalë që vijnë njëra pas tjetrës
më të fuqishme ose më të dobëta. Shkallëzim ngjitës (zbritës).
TABLO
Pjesë e një vepre dramatike ose nënndarje e një akti, në të cilën ndërron dekori, pamje;
pjesë muzikore, artistike etj. e mëvetësishme, që trajton një temë nga jeta. Tabloja e parë.
Tablo muzikore (koreografike). Dramë me tre akte e me pesë tablo.
TINGËLLIMË
Poezi lirike me katër strofa, prej të cilave dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga
tre vargje zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme; sonet. Ka
shkruar tingëllima. Recitoi një tingëllimë. I kushtoi një tingëllimë.
TIP
Personazh në tiparet vetjake të të cilit mishërohen artistikisht veçoritë e përbashkëta e më
thelbësore të një klase a shtrese shoqërore, të një kombësie a kombi etj. Tipi i revolucionarit
( i komunistit). Tipi i punëtorit (i kooperativistit). Tipi i borgjezit (i feudalit). Tipi i intelektualit.
Tipi i burokratit. Tipi i malësorit shqiptar.
TIPIK
Që mishëron artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një grupi shoqëror, të
një klase, të një kombi a të dukurive në një periudhë të caktuar historike, që bëhet
përfaqësues i tyre. Hero tipik. Personazhe tipike në rrethana tipike.
TIPIZOJ
Zgjedh atë që është tipike për një grup të caktuar njerëzish ose për një varg dukurish të jetës
dhe e mishëroj atë të përgjithësuar në mënyrë krijuese në figurat artistike duke theksuar ato
anë që zbulojnë më mirë thelbin e tyre dhe që shprehin më qartë qëndrimin e shkrimtarit.
TIPOLOGJI
Klasifikimi i qenieve, sendeve, i gjuhëve dhe i dukurive të ndryshme sipas tipareve
thelbësore të përbashkëta, ndarja e tyre në tipa. Tipologjia e gjuhëve. gjuh. Tipologjia e
romanit
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare
Figurat letrare

Contenu connexe

Tendances

Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeaulenc gjini
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeAna Ana
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 

Tendances (20)

Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematike
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Historiku matematika
Historiku matematikaHistoriku matematika
Historiku matematika
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Historia e numrit
Historia e numritHistoria e numrit
Historia e numrit
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 

Similaire à Figurat letrare

Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëArdiPerla
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIMarjan DODAJ
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi#MesueseAurela Elezaj
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaMarjan DODAJ
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Lendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeLendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeArian Idrizaj
 
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësPermbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësMario Peleshka
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Adriatik Rexha
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Faruk Istogu
 
Bukuria- ARDI STEFA
Bukuria- ARDI STEFABukuria- ARDI STEFA
Bukuria- ARDI STEFAArdi Stefa
 

Similaire à Figurat letrare (20)

Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQIArif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
 
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo ZybaNje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
Nje udhetim ne boten shpirterore te Arvanitasve – Pilo Zyba
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Lendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshmeLendet e-pergjitheshme
Lendet e-pergjitheshme
 
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhësPermbledhje e Gramatikave të gjuhës
Permbledhje e Gramatikave të gjuhës
 
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
Bedri Islami ``Perjetesia E Dyfishte``
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs
 
Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020
 
Bukuria- ARDI STEFA
Bukuria- ARDI STEFABukuria- ARDI STEFA
Bukuria- ARDI STEFA
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 

Plus de shkumbin muzlijaj

Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna konstruktiv
Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna  konstruktivTeknologjia betonit afate te zgjidhura fna  konstruktiv
Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna konstruktivshkumbin muzlijaj
 
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktiv
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktivTeknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktiv
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktivshkumbin muzlijaj
 
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fna
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fnaTeknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fna
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fnashkumbin muzlijaj
 
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj shkumbin muzlijaj
 
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...shkumbin muzlijaj
 
Materiale ndertimore ii çeliku
Materiale ndertimore  ii çelikuMateriale ndertimore  ii çeliku
Materiale ndertimore ii çelikushkumbin muzlijaj
 
Rregullativë Ndërtimore FNA - Universiteti i Prishtinës
Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i PrishtinësRregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës
Rregullativë Ndërtimore FNA - Universiteti i Prishtinësshkumbin muzlijaj
 
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fna
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fnaHyrje në ndërtimtari punim seminarik fna
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fnashkumbin muzlijaj
 

Plus de shkumbin muzlijaj (8)

Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna konstruktiv
Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna  konstruktivTeknologjia betonit afate te zgjidhura fna  konstruktiv
Teknologjia betonit afate te zgjidhura fna konstruktiv
 
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktiv
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktivTeknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktiv
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura fna-konstruktiv
 
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fna
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fnaTeknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fna
Teknologjia betonit detyra te zgjidhura Naser Kabashi fna
 
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
Tërmetet -Gjeologji-shkumbin muzlijaj
 
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...
Proceset gjeologjike që ndodhin në tokë- Gjeologjia në ndërtimtari-shkumbin m...
 
Materiale ndertimore ii çeliku
Materiale ndertimore  ii çelikuMateriale ndertimore  ii çeliku
Materiale ndertimore ii çeliku
 
Rregullativë Ndërtimore FNA - Universiteti i Prishtinës
Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i PrishtinësRregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës
Rregullativë Ndërtimore FNA - Universiteti i Prishtinës
 
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fna
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fnaHyrje në ndërtimtari punim seminarik fna
Hyrje në ndërtimtari punim seminarik fna
 

Figurat letrare

  • 1. Figurat letrare: Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë të afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim. Kur flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim gjuhësor pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i zakonshmi. Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbi bazën e cilësive, veprimeve, gjendjeve etj Syni i saj si kokrra e qershisë ose: shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun! Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun Migjeni, Shpirt’i ri. Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj. - Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë. -Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.: Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë, . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua, vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua. N. Frashëri, Bagëti e bujqësia *Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
  • 2. Personifikimi: Personifikomi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerëz. – Ç’ke, o flamur, që s’valon? – Jam sëmurë e po rënkoj, jam goditur brinjë më brinjë, që kur sollën Italinë…” popullore “Tokë e dashur, ti diçka ke kërkuar nga unë. “Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat e maleve”, D. Agolli, Toka ime, kënga ime. Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar. * Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e shpirtëzuara. Antiteza: Është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të cilave kryhet me kundërvënie. Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë kuptimor. Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve.p.sh: Se të deshte dhe s’të deshnin, se të qante kur të qeshnin, se të veshte kur të çveshnin, nëno moj, të ra dëshmor.------ Noli Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta: Pranë sofrës i pangrënë… Noli, Anës lumenjve
  • 3. Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit, Otelloja me Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj. Hiperbola: Sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të mundshëm, por në një raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim e jep shumë më të zmadhuar se sa është në të vërtetë. Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue, porsi dielli kur vete n’perêndim? N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi. Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si në shembullin e mëposhtëm: Hanko, mos kalo mbi varre, se të vdekurit i ngjalle, të gjallët i vdiqe fare… Popullore Simboli: Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli. Manushaqe, bukuroshe, pse s’ngre kryet përpjetë? …………………………, Shpendëra, hithëra, ferra, përsipër të kanë rënë dhe dritën ta kanë zënë….etj. N. Frashëri, Manushaqja
  • 4. Me fjalën “manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra” nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie. Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes etj. * Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një paralelizëm figurativ i nënkuptuar. Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas): Është figurë e afërt me metaforën dhe konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet në një vijë tjetër kuptimore, që përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë lloj figure mund të ndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërë letrar Alegoria Soneti V i poemës Scodra të N. Mjedës: E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet ku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të shumta, me epitete metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë pamja e përshkruar afron me një peizazh biblik. Ironia: Është figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërta e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e hollë përmes fjalëve që kanë karakter lavdërues: Na sot jem për t’u lavdue, dijmë me folë me bisedue, nga mendja jemi holluemun. F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype
  • 5. Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat mbizotëron toni ironik. Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri në sarkazëm. Ironia përdoret më tepër në letërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinë satirike. Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanë përdorur me mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën. Paralelizmi figurativ: Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie. Në këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ. Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i drejtohet një zogu me këto fjalë: Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon, ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë. Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim, unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri… Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e vajzës. 2.2.2.Figurat e intonacionit poetik Gjatë përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto ndërhyrje emocionuese që shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit poetik: Pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.: Përse të venë në det, mendimet, o zemra ime? De Rada Këngët e Milosaos
  • 6. Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë Naim Frashërit të Lasgush Poradecit janë të kësaj natyre: …Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?! …Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?! …T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të perëndishmë?! Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më pak t’i kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension dramatik të pritjes. Pasthirrma: Shpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në këtë rast një ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit: Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’ashpër Bajron, Çajld Harold Me ngadalë, o shpend, përmbi plagë m’u ul, merr nga gjaku im, vëre mbi flamur… I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat * Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit, ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës: O, si nuk kam nji grusht të fortë malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë… Migjeni, Recital i malësorit
  • 7. Apostrofi Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve. O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë etj. N. Frashëri, Bagëti e bujqësia Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik. 2.2.3. Figura e fjalorit Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhën e dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi. Dialektizmat: Janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim i gjuhës së personazheve, etj. Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit: lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese. Huazimet: Janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.
  • 8. Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të shumta. Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe quhen neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar, gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme: lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes- hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit letrar 2.2.4. Figurat e fjalës (Tropet) Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. Tropos- lëvizje, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me një kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”, është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse. Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë. Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm. dhe përdoren në mungesë të fjalës.
  • 9. Metafora Qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali fjala lule mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima më e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, ai mbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm. Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi. Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit: Molla t’kputuna nji deget, Dy qershija lidhë n’nji rrfanë, N.Mjeda:Andrra e jetës Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
  • 10. Metonimi: Për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës. Metonimitë më të njohura janë kur: • fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas: “Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?” “Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…” “Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.” N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime • kur përdoret emri i autorit në vend të veprës: “Kam një javë që po e lexoj Barletin” Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni) poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë. Epiteti: Zakonisht shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi. Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut: Ishte Uran-bukuroshi dhe Tanushi kordhë-larë Hamzaj, Muzakë-djaloshi ——————————————— Maneshi, shpatulla-gjërë, Golemi mjekërë-ziu, N. Frashëri: Histori e Skënderbeut * Këto i njohim si epitetet tradicionake.
  • 11. Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm. Ish një kohë bojë hiri. Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera, si: Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur e katosur as i gjallë, as i varosur… Noli Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy kuptimeve. 2.2.5.Figurat e sintaksës Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara.Në bazë të kërkesave të komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave shprehëse. Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I.Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj. Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.
  • 12. Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje): Shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike. I dha erë trëndafilit, i dha dritë bukurisë, i dha këngët bilbilit, i dha shije gjithësisë. N. Frashëri, Fyelli Enumeracioni. Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e më konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri pas tjetrit. Ne ecim përdore të dy, unë e ti, dhe jemi kudo në shtëpi, kur jemi nën qiellin e natës, nën strehën ku ndizet oxhaku, në rrugën e qetë e të gjatë, në turmën plot me vështrime ku ka dijetarë dhe loço,. ku ka të moshuar e foshnja… Pol Elyar Ne të dy Shkallëzimi: Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret shpesh si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një organizim shkallë-shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh. Fjalët janë të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë ngjitëse ose zbritëse: Valimi i anijes së lehtë qetohet, ndalohet, mbaron: gjeniu i anijes përpjetë hepohet…anohet…valon
  • 13. 2.2.6.Figurat tingullore Parim organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujve brenda njësisë poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore nuk është qëllim në vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe duke e vendosur në një pozicion të ri. Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëri dhe me kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për shkak të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një kuptim të ri. Ndër figurat tingullore më të njohura janë: Asonanca: Që e ka marrë emrin nga lat. assonare – bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Është përsëritja e një zanoreje ose e zanoreve të njëjta në varg ose në frazë. Fëmija pa nanë, si nata pa hanë. Popullore Asonanca është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si rrjedhim, edhe i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë edhe funksion simbolik: Vajto, moj botë, vajto me ne. L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë e vdekur. Aliteracioni: Sipas fjalës lat, alliteratio – drejt + shkronja) është përsëritja e bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja. Në disa raste bashkëvepron aliteracioni me asonancën si përfundim i vargut: dif dragoi i dragobisë, trim tribun i Vegjëlisë F. Noli, Shpell’e Dragobisë
  • 14. Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e shumë poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues. Vështroni si shket sipër valash, e tundet anija me nge… …me krismë e me prush prejt stërkalash mi të shkrepëtiu një rrufe. L. Poradeci, Gjeniu i anijes Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës: Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh ulurimë, kuje e lemeri Gjeneral Moisi. I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike. Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose e ndonjë shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon shprehësinë dhe veçon kuptimin e pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i ritmit. Shembull: Për atë mot që do të mbruhej brumi në magje, Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë, Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje. D. Agolli: Ai mot
  • 15. Epifora: (Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora – shtesë) Është përsëritje në fund të vargjeve. Duke qenë fund vargu mban ngarkesë të madhe emocionesh kuptimore, sepse atje vendoset kuptimi kryesor i vargjeve: Si s’na u ndanë-armiqtë Të neveritshmit, barbarët – armiqtë Agresorët, të dobëtit – armiqtë I. Kadare: Armiqtë Stofa” Vargu për të formuar një njësi ritmike si strofa nuk funksionon i vetëm por i shoqëruar me vargje të tjera. Në këtë mënyrë krijohen grupe të ndryshme vargjesh me gjatësi të barabartë ose të ndryshme, grup vargjesh që shpreh një moment të caktuar poetik pas të cilit pritet një pauzë. Strofat më të zakonshme janë: dyvargëshi, katërvargëshi, gjashtë vargëshi, në përgjithësi vargjet çifte. Por kemi edhe vargje monokolonë d.m.th. të pandara në strofa. Dy vargësh: “Mjaltëzat lagin me mjaltë gurzit e prrojeve të thatë” (M. Camaj, “Gjarpijtë e zez”) Tre vargëshi: “Haj të mirremi për dore nepma zemrën që ma more gjarpërushepikalore” (Popullore)
  • 16. Katërvargëshi: “Dy pika shiu ranë mbi qelq dhe unë për ty seç ndieva mall Jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë shihemi, sa rrallë!” (I. Kadare, “Mall”) Gjashtëvargëshi: “O stërnip i Kainit, tebdil si bari Ti na shtyp e na shtrydh e ti gjakun na pi Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli O kukuth e lubi; Hosana, Baraba. (Noli, “Marshi i barabait”) Soneti” Është një formë e organizimit strofik e përbërë nga 2 katërvargësha dhe 2 të tjerë 3 vargësha. Është formë e njohur në letërsinë botërore ku vlen të përmendet soneti petrarkian. Në Angli soneti ka strukturë tjetër, ai përbëhet nga 3 katërvagësha dhe një 2 vargësh, dhe quhet sonet elizabetian. Në letërsinë shqipe soneti italian është përdorur nga Camaj, Mjeda, Shkreli dhe poetë të tjerë. Soneti i Mjedës “Liria” është një nga krijimet më të bukura të poezisë shqipe. Madrigali: Është i përbërë nga 3 strofa trevargëshe të rimuara në mënyrë të ndryshme dhe nga e fundit me rima të puthitura ose nga 2 trevargëshe dhe dy dyvargëshe me rima të puthitura. Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike apo materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia është zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse themi “e fiton bukën me djersën e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me punën që shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
  • 17. Më egzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësije: 1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të vonat” etj. 2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj. 3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj. 4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit” 5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj. 6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more beu ynë” etj. 7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj. 8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…” (Kadare) 9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut theu ushtrinë e sulltanit) Alegoria, simboli Alegoria: Është një figurë retorike, me anë të së cilës, një term i caktuar i referohet një kuptimi më të thellë e të fshehur. P.sh. poezia e Mjedës “Vaji i bylbylit” është një poezi alegorike. Një trajtim i alegorisë e konsideron atë një veprim gjuhësor që kryhet mbi përmbajtjen logjike duke e hequr tërësisht kuptimin themelor. Ky kuptim zëvendësohet me një nivel tjetër të kuptimit apo me një kuptim të figurshëm, që kuptohet vetëm po t’i drejtohemi një kodi të fshehtë. Por mendojmë se, zëvendësimi i plotë i kuptimit të parë të një termi me një kuptim më të thellë e bën të pamundur interpretimin e saktë të alegorisë. Prandaj ajo që vepron tek alegoria është bashkëegzistenca e njëkohshme e të dy niveleve të kuptimit dhe verifikimi i herëpashershëm i tyre gjatë interpretimit të alegorisë. Studiues të tjerë përcaktojnë personifikimin (ku cilësitë njerëzore u atribuohen sendeve apo kafshëve) si teknikën kryesore të alegorisë. Si shembuj të veprave alegorike mund të përmendim: “Komedinë hyjnore” të Dantes, “Parajsën e humbur” të Miltonit, “Fermën e kafshëve” të Orëellit; nga letërsia shqipe “Vajin e bylbylit” të Mjedës që e përmendëm edhe më lart, “Shkëndij e diellit ndaj manushaqes” e Naimit, “Shën Pjetri në mangall”, “Mojsiu në mal” të Nolit, etj. * Si një tip i veçantë alegorie konsiderohen edhe proverbat.
  • 18. Simboli: Koncepti i simbolit është pak a shumë i afërt me atë të alegorisë dhe në dosa aspekte edhe me atë të metaforës. Në fakt “flaka” është një nga tropet më të përdorura në poezi që simbolizon dashurinë. Që një term konkret të ngrihet në cilësinë e simbolit, në ligjërimin poetik, vihet theksi tek cilësia dominante e tij duke anashkaluar cilësitë e tjera. Litota – Është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën. Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj. Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin). P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”. Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Ëordsëorthit “The prelude”. Hiperbola – përdorimi i fjalëve të egzagjeruara për të shprehur një koncept përtej kufinjve të të besueshmes. Në përgjithësi hiperbola ka një kuptim përforcues (efatik) kur do të nënvizojë një gjendje shpirtërore. Në këtë këndvështrim, mund të përmendim përdorimin e saj më barok. Shpesh hiperbola ka edhe karakter komik kur vë në pah mospërputhjen e fjalëve me realitetin ose edhe karakter ironik kur përshkruhen duke përdorur hiperbola, aventura apo ngjarje të pamundshme. P.sh.: “Përmbi kryet topuzi i ka fjurue, dymbdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi dymbdhet pash si re u çue pluhuni!” (Gjergj Elez Alia) “Ish rrufe ajo, s’ish shpatë, Aq ndrinte shumë shpata Sa shkelte mbi yjt e shkonte, me vrap nga frika e saj nata ditëse vend i lëshonte.” (Naimi)
  • 19. Nga letërsia botërore e famshme në përdorimin e hiperbolave është pjesa ku Kleopatra sheh Antonion të vdekur, nga tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe Kleopatra”. Grotesku – është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe kurioze që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta e të largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem. Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe tragjikes. Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku binin në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur. Shembuj të groteskut në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J. Hashek etj. Ironia, sarkazma, paradoksi Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu lexuesi duhet të vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte mesazhin, duke u ndihmuar në këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i thënies. Ironia parakupton gjithmonë aftësinë e marrësit për të kapur zëvendësimin mes nivelit sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies. Veçanërisht e rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë nga ana e autorit e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen nënvizimet ironike, të fshehura, dykuptimësitë etj. Sipas një teorie bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon diçka me anë të diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën. Tek ironia është e mundshme kjo ndarje: 1. ironia verbale – kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të kuptohet. 2. ironia strukturale – në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i një tregimtari të pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon tërësisht nga ai i lexuesve apo i autorit. 3. ironia dramatike – në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më mirë se personazhet.
  • 20. Në letërsinë shqipe e kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”), Çajupi, Migjeni. Nga letërsia botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat e La Fontenit, tragjeditë e Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj. Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit dhe nivelit të thellë bëhet shumë i madh ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke thelluar ndryshimin thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës. Mjeshtër të përdorimit të sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të dyja këto figura janë karakterizuar në komedi. Paradoksi – është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë absurd dhe në kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e një oksimoroni. P.sh.: “është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë shkon larg” ose paradoksi i famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”. Nga letërsia shqipe mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”; “Bukuria që vret” etj. P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të kemi baba Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli) Figurat e sintaksës poetike Elipsi – është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze. Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}). Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht inferiore në krahasim me kohën e historisë. P.sh.: “Kafaz ke qiellin epshin pengim e gjithë ku t’rreshket shkon fluturim” (Mjeda)
  • 21. “Fshati për karshi me kisha, me varre rrotull ca shtëpi të vogëla fare” (Çajupi) Ndeshet në të gjitha prozat. Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut. Asindeti- është një figurë e tipit sintaksor që konsiston në eleminimin e qëllimshëm të lidhëzave mes dy fjalëve apo fjalive. Ligjërata, me përdorimin e kësaj figure merr një pamje të zgjidhur e të shkëputur. Asindeti është veçanërisht i rëndësishëm në figurat e numeracionit dhe shkallëzimit. P.sh.: “Kudo është bukuria “Malsori a thye, i dbuem ai me tradhti Në qiej, në dhe, në hënë Pa atme sot ka mbetë, pa plang, pa shpi” Në diell, në Shenjë, në yj Ndër lule, ndër dritë, ndër pyj” (Fishta) (Naimi) Enumeracioni është një figurë retorike që nënkupton grupimin koordinues të fjalëve si me anë të asindetit, ashtu dhe me anë të polisindetit. Shumë i zakonshëm, sidomos në prozë, është enumeracioni përmbledhës që rithotë thëniet dhe idetë e trajtuara më parë. Një rast i veçantë i enumeracionit eliptik që grupon elementet me vlerë simbolike. Objektet e numëruara mund të shkallëzohen dhe në këtë rast ndajmë shkallëzimin ngjitës (klimaks) dhe zbritës (antiklimaks). P.sh. “O vaj, o kob, o marre, ç’turp për ne…” (Fishta), (shkallët – ngjitës) “Në qytetin tonë asht nji lagje… e n’atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë asht një lypës, në të cilin jeton një dëshirë me jetue. (Migjeni), (shkallëzim zbritës). Polisindeti -është përdorimi i qëllimshëm i lidhsave me vlerë ekspresive mes dy a më shumë fjalëve apo frazave. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi të ndalet veçan në secilin send që emërohet. P.sh.: “Për ty flet nata e dita, e dimni acar e zhegu e vala e argjendtë dhe bregu e voesa kur u le drita” (Fishta)
  • 22. Epinalepsis është ajo figurë që ka në bazë përsëritjen e të njëjtës fjalë në fillim dhe mbarim të vargut: P.sh.: “Mue, i mjerë bylbyl, po m’përgjon mue. (Mjeda) Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston në rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë një ftesë” – e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan. P.sh.: “Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën. Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…” (N. Bulka) “Jam i gjallë e jam në jetë jam në dritë të vërtet.” (Naimi” Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në sy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga letërsia italiane. P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta) Anasjella (inversioni)- është një fenomen gjuhësor që konsiston në ndërtimin e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. Me anë të saj vihet në pah një element duke i dhënë ngjyrim shtesë. P.sh.: “I natyrës gazmend shihej…”(Mjeda) “Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni) “Atje nalt, n’i paç pa jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)
  • 23. shtesë: Antiteze përftohet duke vene balle për balle dy ane, dy gjendje, dy pamje, dy dukuri te kundërta, qe te dale me shprehës e me ne pah mendimi i autorit. Është përafrim i dy antonimeve. Ajo qe del nga një antiteze e bukur është e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shpërthen nga takimi i dy ngarkesave te kundërta. Ashtu sic ka gjera qe ngjajnë te krahasimi, po ashtu ka dhe gjera te kundërta te antiteza. Ndryshe nga shkallëzimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje, te antiteza kemi një kalim te shpejte dhe te menjehershem nga një e kundërt te tjetra. – Antonomazia – – Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo – nderroj emrin. – – Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj. Apostrofa vjen nga greqishtja “apostrophe” (ndryshim drejtimi, shmangie), nga “apo” (larg), “strophe” (kthese). Apostrofa është figure stilistike, me te cilën u drejtohemi ose thërresim sikur t’i kishim pranë njerëz te gjalle ose te vdekur, a gjera te afërta ose te largëta. – Asidenti – – Asident vjen nga greqishtja asyndeton – i palidhur ( a – mohuese, sydein – lidh, bashkoj ) – – Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t’i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte. – Asonanca (zanoresia) – – Asonance vjen nga latinishtja adsonare – bashketingellon, i pergjigjet nje titulli. – – Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore. – Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut. – Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem. – Asteizmi – – Asteizem vjen nga greqishtja asteismos – hoke, fjale therese. – – Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme. – Pra,eshte e kunderta e ironise. – Konsonanca (bashketingelloresia) – – Konsonance vjen nga latinishtja consonantia – bashketingellim. – – Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme. Kapërcimi në letërsi është përsëritja e një fjale ose disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë mendimin. Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin. Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin. Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.
  • 24. Kritika letrare në rradhë të parë merret me vlersimin e veprave letrare. Kritika letrare ka funksionin e ndërmjetësuesit mes lexuesit dhe veprës. – Epifora vjen nga greqishtja epiphora – shtese. – – Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t’u dhene ngarkese emocionale. – – Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe. Epitafi në Greqinë e lashtë shënonte një fjalim pranë një varri si dhe një mbishkrim varri që mund të jetë njëherit edhe shume i shkurtër si që është rasti në Spartë ku shënohej vetëm emri dhe mbiemri i të ndjerit. Kjo formë e reduktuar vetëm në emër e mbiemër, përdoret më së shumti te muslimanët që nga shekulli i VII. Epitafi i një gjatësie më të madhe, është zakonisht lavdi për herojtë, për dëshmorët si dhe për merita e të aritura të tjera në jetë. Epitafi është gjini letrare, elozh foljor gjatë një varimi apo elozh i shkruar si mbishkrim. Në kohët moderne epitafi vazhdon të jetë gjini letrare por tanimë, i rimëzuar dhe që shpreh një adhurim për një person apo për veprën e tij. – Eufemizmi – – Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos – fjale ogurmire. – – Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta. – Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.Praktikimi i shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise se njeriut ndaj forcave shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqite e fshehta e te egra te natyres. Fantazia apo Fantasia është një zhanër i artit, literaturës, stripit, filmit, serisë, lojrave, muzikës që përdor magjinë dhe forma tjera mbinatyrshme si element parësor të përmbajtjes, temës dhe vendosjes, apo të tijave. Figurat Stilistike ndahen në : 1. Figurat e kuptimit : krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli, paralelizmi figurativ. 2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) : pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, retiçenca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, epanastrofeja, epanalepsa, epifora,anafora, aliteracioni, paronomazia, onomatopeja, asonanca (zanoresia), kansonanca (bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja). 3. Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve : metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmi, asteimi, paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia. 4. Figurat e fjalorit poetik (të leksikut) : sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet). 5. Figurat e sintaksës poetike : inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsa, pleonazmi, asidenti, polisidenti, kiazma. *Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje. Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës. Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
  • 25. Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst. Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në gjuhën shqipe është emër i përgjithshëm i gjinisë femrore. Alegoria – Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos – tjetër dhe agereia – flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe. Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. – Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio – prane+shkronja. – – Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. – Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur. Shembull : U ngrit fati i Shqiperise Si i vdekuri nga varri, Mori udhen e Azise, Duke ikur si i marri. (Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut ) Në këtë pjesë të poemës së mesiperme, Gjon Kastriotit të vdekur i jepen vecori te njerezve te gjalle,si te ecurit , te menduarit, te folurit. Retiçenca vjen nga latinishtja reticentia - heshtje. Retiçenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij. Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe. Shenohet zakonisht me tri pika ( ... ) Shembull : Dikush trokiti ne dere ... - Kush a ? - A po na fal ndoj send zoje? - Zoti te dhashte ! - Na fal ndaj send , te dhashte zoti shendet ... - Hajt ! Zoti te dhashte. (Migjeni - Zoti te dhashte)
  • 26. Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti. Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza. Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere. Per shembull : Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski. Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare : Kur nenat tona halleshumta mbeshtetnin kokat siper trungut, ajo porosiste ne vende te huaja kolltuke te modes me te fundit. Kur nenat tona stomak boshe punonin njezet ore ne dite, ajo urdheronte nje sherbetore ta krihte me kreher te florinjte. (Ndoc Gjetja - Kontrast) Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert. Pretericioni- vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur. Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permendme hollesi ate qe nuk u tha para heshtjes.Eshte formule,permes se ciles thuhet se nuk do sshprehet ajo,qe do te dale me tej ne fjali me me fuqi. Ndersa ne reticence kemi te bejme me nje figure sugjestive te drejtperdrejte qe le ne heshtje per te folur me me fuqi,perkundrazi ne pretericion kemi te bejme me nje figure te terthorte,sugjestive e ngacmuese qe mohon per te pohuar me force. Shembull pretericioni : Gjimon topi ... jo! Midja nga uria. (Migjeni - Moll' e ndalueme)
  • 27. Epanastrofeja:vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim. Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe. Shembull : Sot u pame e sot u ndame Dhe nuk thame dot nje fjale: Kur u ndame vame e qame, Qame me ca lot te vale. ( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge) Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene. Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim ) Epanalepsa: vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje. Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu. Shembull : Kurbeti,shoke,kurbeti, Kushvate e nuk mbeti? (Andon Zako Cajupi - Kurbeti ) Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse. Enumeracioni – Jep nje panorame te plote te asaj qe pershkruhet, pra te objekteve, ngjarjeve etj. Naimi e perdor shpesh: –P.sh: “Cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pyje te gjelberuar”. Shkallezimi – Eshte nje enumeracion i renditur, pra rrites ose zbrites. Mund te krijohet mbi folje si tek Prometeu, ose mund te krijohet mbi emra etj. Ka funksion te njejte me enumeracionin, pra jep nje panorame me te plote te asaj qe pershkruhet. –P.sh: “O malet e Shqiperise e ju o lisat e gjate, fushat e gjera me lule….” – Ketu kemi shkallezim zbrites pasi nga malet kalojme tek lisat, fushat, bregoret etj. Shpirtezimi – I jep shpirt dickaje. Ka funksion te njejte me personifikimin. Pra e ben me konkrete ate qe shpirtezohet. – P.sh: “Edhe muri degjon”. Thirrori – Shpreh ndenja te caktuara duke ju drejtuar drejtperdrejt dickaje apo dikujt. –P.sh: “O vellezer Shqiptare”. Satira – Nje shkalle me lart se ironia. Ajo denoncon dhe demaskon. Sarkazma – Shkalla me e larte e ironisë. Denoncon, demaskon dhe godet, por ben edhe pergjithesime… Onomatopeja – Eshte figure stilistike e perseritjes. Ajo ka ne baze imitimin e zhurmave dhe te zerave te natyres, qenieve te gjalla etj. Funksioni i saj eshte qe te permiresoje tablone tek lexuesi dhe ai ta perfytyroje me mire ate qe ndodh. – P.sh: “Nen kerkellime zinxhiresh”…
  • 28. Figurat letrare dhe terme nga letersia(kuptimi): ALEGORIA Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla. ALITERACIONi Përsëritja pranë e pranë e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për ta rritur fuqinë shprehëse të tingëllimit të tyre. ANTITEZA Vënia përballë e përqasja e dy nocioneve, mendimeve a figurave të kundërta, që përdoret si mjet stilistik për t'i dhënë shprehjes forcë e qartësi. APOSTROFA Figurë që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar. APOSTROFIM Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj APOSTROFOJ I drejtohem me një apostrofë, i bëj thirrje. ARGUMENT Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare. ARITMIK Që e ka të çrregullt ritmin; që i mungon ritmi. ASONANCA Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore. BALADA Poemë e vogël ose vjershë, në vargje të rregullta, me karakter tregimtar, zakonisht me frymë popullore e lirike, që jep një ngjarje historike, legjendare a heroike.
  • 29. CEZURË Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit, që bëhet në një vend të caktuar, sipas metrit, për të theksuar me mirë ritmin. Cezurë e vogël (e madhe). Cezurë fundore. DAKTIL Në poezinë greke e latine: këmbë trerrokëshe, në të cilat rrokja e parë është e gjatë, ndërsa dy të tjerat janë të shkurtra; në poezinë e sotme: këmbë trerrokëshe, në të cilën theksi tonik bie në rrokjen e parë (p.sh. Vijnë vashat valle-valle, gushë-e-gji stolisura). DAKTILIK Që përbëhet prej daktilësh; që ka daktilë; rrëshqitës. Varg daktilik. DIALOGU Pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve ose fjalët që shkëmbejnë ata; vepër letrare e shkruar në formë bashkëbisedimi. Arti (mjeshtëria) e dialogut. DISONANCA Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, asonancë. DITARI Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. DITIRAMBI Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e himnizon dikë dhe që është e ngjashme me odën. Shkroi ditirambe. DIVANI Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, të renditura sipas llojeve e formave të tyre. Shkruante divane. DRAMATIK Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i dramës; që është shkruar si dramë; që luan drama ose që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e letërsisë që përfshin veprat e shkruara për t'u luajtur në skenë. Vepër (pjesë) dramatike. DRAMATIZËM Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër. Dramatizmi i veprës. Plot (pa) dramatizëm.
  • 30. DRAMATIZOJ 1.Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi romanin «Njeriu me top». 2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. Karakter dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse nga ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësues të diçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen. DRAMATURGJIA Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e hartimit të veprave dramatike, teoria e dramës; arti dramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e dramaturgjisë. Kërkesat (problemet, detyrat) e dramaturgjisë. Në fushën e dramaturgjisë. DRAMË Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra të tilla me karakter serioz (ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare e këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare. Dramë realiste. Dramë lirike (baritore). DYKËMBËSH Që ka dy këmbë (për vargje). Varg dykëmbësh. DYMBËDHJETËRROKËSH Që ka dymbëdhjetë rrokje. Varg dymbëdhjetërrokësh. DYSTROFËSH Që përbëhet nga dy strofa. Vjershë dystrofëshe. DYSH Strofë dyshe, strofë me dy vargje, dyvargësh. DYVARGËSHI Strofë e thjeshtë me dy vargje zakonisht me rime të puthur e me intonacion të njëjtë.
  • 31. DHJETËVARGËSH Që përbëhet nga dhjetë vargje, që ka dhjetë vargje. Strofë dhjetëvargëshe. EKSPRESIONIST Që krijon sipas ekspresionizmit; që mbështetet në ekspresionizëm. Art ekspresionist. Letërsi ekspresioniste. Shkrimtar ekspresionist. Pikturë (muzikë) ekspresioniste. EKSPRESIONIZËM Drejtim dekadent e formalist në letërsinë e në artin borgjez të shekullit XX, sipas të cilit qëllimi kryesor i artit dhe i letërsisë duhet të jetë shprehja e botës së brendshme subjektive të krijuesit. ELEGJI Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar, të përvajshme e plot dhembje shpirtërore. Elegji politike. Elegjitë e Çajupit (e Nolit). EMFAZË Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar, që arrihet me mjete të ndryshme retorike dhe me anë të intonacionit. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë. EPIGRAF Citat i shkurtër a një fjalë e urtë popullore, që një autor e vë në krye të veprës ose në fillim të një kapitulli, për të treguar frymën a idenë themelore që përshkon veprën. Epigraf i goditur. Vë një epigraf. EPIGRAM Vjershë e shkurtër, zakonisht satirike, që përmban një mendim të mprehtë e thumbues. Shkruaj një epigram. EPIK Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që shkruan vepra tregimtare. Gjini (poezi) epike. Vepër (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik. Poet epik. EPIKË Njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që paraqet në formë tregimi, në vargje ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli ose të një njeriu; tërësia e veprave të këtij lloji. Epika historike. Epika legjendare. Epika shqiptare. Epika botërore (ballkanike). EPIKO-LIRIK
  • 32. Që ka të bëjë me epikën dhe me lirikën, që ka karakter epik dhe lirik. Poezi epiko-lirike. Krijime epiko-lirike. EPILOG Kapitull i fundit ose pjesë përmbyllëse në një vepër letrare, ku jepet zgjidhja e veprës a përfundimi i ngjarjeve që shtjellohen në të ose flitet për fatin e mëtejshëm të personazheve pasi ka kaluar një farë kohe që nga ngjarjet e treguara. EPISOD 1. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare me karakter tregimtar e që kanë një farë mëvetësie brenda kësaj vepre. Episod dramatik (tragjik, komik). 2. Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në dramat e grekëve të vjetër ndërmjet koreve. EPITET Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, të një sendi etj. për ta cilësuar e për të vënë në dukje një tipar karakteristik të tij ose për t'i dhënë ligjërimit forcë shprehëse e bukuri artistike; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës). EPOPE Lloj i letërsisë epike, poemë e madhe epike ose vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen ngjarje e punë legjendare historike, që kanë të bëjnë me jetën e një populli a të një kombi. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope. EPOS 1. Tërësia e krijimeve epike të një populli, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike ose bëmat e trimëritë e heronjve të tij legjendarë. Eposi popullor. Eposi heroik. Eposi i kreshnikëve. 2. Gjini tregimtare zakonisht në vargje, lloj i poezisë tregimtare që dallohet nga lirika dhe nga drama. EROTIK Që ka të bëjë me dashurinë, që i këndon dashurisë, i dashurisë. Poezi (vargje, vjershë) erotike. Tregime erotike. Lirika erotike. ESE Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton në mënyrë të përgjithshme, të lirë e jo të gjithanshme a shteruese çështje shoqërore, shkencore, letrare, kulturore etj.; vepër e përbërë prej disa artikujsh, zakonisht të shkurtër e të ndryshëm, që trajtojnë një temë e që kanë një titull të përbashkët; sprovë. Ese kritike. Ese filozofike (shkencore, historike).
  • 33. FABUL 1. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende, veprimet dhe fjalët e të cilave kanë kuptim alegorik e japin një mësim nga përvoja e jetës; përrallëz. Fabula e qengjit dhe e ujkut. Fabulat e Ezopit. 2. Tërësia e ngjarjeve që janë renditur në një vepër letrare njëra pas tjetrës; subjekt. Fabula e tregimit. FARSË Komedi e shkurtër me një akt, me përmbajtje të lehtë, që luhet nga aktorët në mënyrë trashanike, me efekte të jashtme e të tepruara; komedi me humor të trashë. FEJTON Artikull satirik, që botohet në gazetë a në revistë dhe fshikullon të metat e anët e dobëta në jetën e në veprimtarinë e njerëzve. Fejton politik FEMËROR Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg femëror. Rimë femërore. FIGURË 1. Realizim artistik, që mishëron veçori tipike të jetës shoqërore, të njohura e të pasqyruara më parë në ndërgjegjen e artistit a të shkrimtarit dhe që arrihet me anën e një sistemi mjetesh lëndore, gjuhësore e ndërtimore. Figurë artistike. 2. Fjalë a shprehje e përdorur në mënyrë të figurshme, mënyrë e veçantë e ndërtimit të një fraze që bëhet për të shprehur një ide, një ndjenjë etj. Dhe për t’i dhënë ligjërimit forcë e gjallëri të veçantë. Figurë stilistike (poetike, retorike). FLUTURIM Fluturim lirik, ndërprerja e fillit të tregimit të ngjarjeve në një vepër letrare nga autori për të shprehur me lirizëm ndjenjat e mendimet e veta.
  • 34. FORMALIST Që mbështetet në formalizëm; Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor formalist. Estetët formalistë. FORMALIZËM Rrymë në artin e në letërsinë që, duke u nisur nga baza filozofike idealiste e nga subjektivizmi, e sheh artin si sferë «të ndërgjegjes së kulluar», të shkëputur e të pavarur nga jeta dhe i kundërvihet realizmit, i jep rëndësi vetëm formës si qëllim në vetvete, e shkëput këtë nga përmbajtja, mohon përmbajtjen ideore dhe rolin njohës e edukues të artit e të letërsisë. Formalizmi i shekullit XIX (XX). FORMË Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figura të gjalla artistike. Forma artistike. Format e vogla vepra a krijime jo të mëdha nga vëllimi dhe jo të vështira nga kompozicioni. Formë e lart ë(e përsosur). Forma dhe përmbajtja. Elementet e formës. FUNDOR Rimë fundore. let. rimë me theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë. FUTURIST Ai që mbështetet në parimet e futurizmit; përkrahës e ndjekës i futurizmit. FUTURIZËM Drejtim tejet formalist e dekadent i fillimit të shekullit XX në letërsinë e në artin e disa vendeve borgjeze të Evropës, i cili mohoi letërsinë realiste e artin realist të së kaluarës e të kohës së vet, si edhe çdo trashëgim, kulturor, u ngrit kundër përmbajtjes ideore të krijimtarisë artistike e kundër brendisë kuptimore të fjalës, e trajtoi njeriun thjesht si një mekanizëm e I këndoi së shëmtuarës, duke u përpjekur të krijonte gjoja një «stil» të ri, të ashtuquajturin «artin e së ardhmes». GALERI Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).
  • 35. GOJËTAR Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e fjalës së tij. Gojëtar i madh (i shquar). GROTESK Mënyrë e paraqitjes artistike të gjërave reale e të dukurive të jetës duke i zmadhuar tepër e me qëllim disa anë të tyre, duke dhënë kontraste të forta e të papritura ose figurë artistike e krijuar në këtë mënyrë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo mënyrë. Mjeshtër i groteskut. E ka çuar deri në grotesk. GROTESK Që ka të bëjë me groteskun, që është krijuar me mënyrat e groteskut. Figurë (karikaturë) groteske. Personazh grotesk. Komedi groteske. Stil grotesk. Në mënyrë groteske. GJASHTËMBËDHJETËRROKËSH Që ka gjashtëmbëdhjetë rrokje, që përbëhet nga bashkimi i dy vargjeve tetërrokëshe. Varg gjashtëmbëdhjetërrokësh. GJASHTËVARGËSH Që përbëhet nga gjashtë vargje, që ka gjashtë vargje (për strofën). Strofë gjashtëvargëshe. GJINI Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike). GJINOR Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare e artistike. Tiparet gjinore të romanit. HEKZAMETËR Varg me gjashtë këmbë që është përdorur në poezinë e lashtë. HERO Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit HEROIK
  • 36. Që bën fjalë për trimëritë e guximin e heronjve, që u këndon bëmave të tyre. Eposi heroik. Poemë heroike. Simfoni (sonatë, dramë muzikore) heroike. Varg heroik,varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues. HIPERBOLIK Që shprehet me anë të hiperbolës; që mbështetet në hiperbolën, që ka shumë hiperbola; që ka karakterin e një hiperbole. Satirë hiperbolike. Krahasim hiperbolik. Stil hiperbolik. HUMOR Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira. IDIL 1. Krijim i vogël në vargje, zakonisht me subject dashurie, që paraqit jetën e barinjve në gji të natyrës në mënyrë të idealizuar, pa brenga e pa kokëçarje. 2. Dashuri e thjeshtë dhe e pastër; ngjarje e vogël dashurie, skenë dashurie. Lindi një idil. 3. Je IMAZH Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh. IMPRESIONIST Përfaqësues e pasues a ithtar i impresionizmit. Impresionistët evropianë. IMPRESIONIST
  • 37. Që ka të bëjë me impresionizmin ose me impresionistët, i impresionizmit ose i impresionistëve; që është karakteristik për impresionizmin ose për impresionistët, që është bërë sipas parimeve të impresionizmit. Pikturë (skulpturë, vepër) impresioniste. Letërsia (muzika) impresioniste. Arti impresionist. IMPRESIONIZËM Rryma e parë formaliste e cila mohon përmbajtjen shoqërore e ideshmërinë e artit e të letërsisë, shkëputet nga traditat dhe synon kryesisht të paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet subjektive e të çastit, ndijimet më të holla, përjetimet e impresionit vetjake të artistit a të shkrimtarit. Impresionizmi francez. Impresionizmi në pikturë (në muzikë, në letërsi). INDIVIDUALITETI Tërësia e tipareve dhe e veçorive individuale të krijimtarisë së një artisti a shkrimtari në organizimin e përmbajtjes dhe të formës artistike, që përcaktohen nga botëkuptimi i tij dhe që e dallojnë atë nga të tjerët. Individualitet krijues. Individualiteti I shkrimtarit (i artistit). INTRIGA Një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të ngatërruara, me kthesa të papritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe që ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të saj. IRONIA Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve, shprehjeve etj. një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a diçka. JAMB Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e shkurtër dhe e dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla, që përdorej kryesisht në poezinë satirike; fjalë dyrrokëshe me theks në rrokjen e dytë. Gjinia e jambit. Skema e jambit. KADENCË Ritëm që përcaktohet nga mënyra e theksimit në vargjet e poezisë. KALORËSIAK Që trajton tema të jetës së zbrazët e të veprimtarisë së feudalëve oborrtarë në mesjetë (në disa vende të Evropës). Letërsia kalorësiake. Poemë kalorësiake. Roman kalorësiak. Heronj kalorësiakë.
  • 38. KALLËZIMTAR Tregimtar. Letërsi kallëzimtare. Stili kallëzimtar. KANGJELE Secila nga pjesët e një poeme të madhe, këngë. Kangjelet e «Milosaos». KANTATË Lloj i poezisë lirike me karakter solemn, që është frymëzuar nga një ngjarje e rëndësishme historike. KAPËRCIM Përsëritja e një fjale ose e disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë mendimin. KARAKTER Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (igjallë). Karakter dramatik (tragjik). KATASTROFË Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me pasoja tragjike për heroin (në tragjedinë greke). KATËRKËMBËSH Që përbëhet nga katër këmbë. Jamb katërkëmbësh. KATËRSH Strofë e përbërë prej katër vargjesh KATËRVARGËSH Që ka katër vargje, me katër vargje. Strofë katërvargëshe. KATËRROKËSH Varg prej katër rrokjesh, me theks zakonisht në rrokjen e tretë.
  • 39. KËMBË Njësi poetike a masë vargu që përbëhet nga një grup rrokjesh të gjata e të shkurtra, të cilat përsëriten në mënyrë ritmike (në poezinë greke e latine). Këmbë jambike (daktilike). KËNGË Secila nga pjesët që përbëjnë një poemë të madhe zakonisht epike ose didaskalike. Kënga e dytë e Iliadës. KLASICIZËM Drejtim letrar e artistik në shekujt XVII-XVIII, që merrte si model veprat e letërsisë e të artit antik dhe mbështetej në një sistem të rreptë normash e rregullash estetike. Klasicizmi frëng. Normat e ngurta të klasicizmit. KLASIK 1. Pasues i klasicizmit. 2. Shkrimtar i letërsisë së vjetër greke a romake. KOMEDIA Lloj i gjinisë dramatike, që përfshin veprat me subjekt gazmor, të cilat godasin veset e sjelljet e këqija të njerëzve, duke i vënë ato në lojë e duke i bërë qesharake; tërësia e veprave të këtij lloji; vepër e këtij lloji që mund të shfaqet në skenë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Komedi muzikore. KOMIK Veçori e botës emocionale që përshkon një vepër letrare ose artistike dhe që buron nga mospërputhja ndërmjet asaj që paraqitet dhe së vërtetës, ndërmjet fjalëve dhe veprave etj., duke krijuar pamje e situata qesharake. Tragjikja dhe komikja. Pasqyrimi i komikes në art. KOMPOZICION Ndërtimi i brendshëm i një vepre letrare, muzikore artistike, që përcaktohet nga synimi për të zbuluar më mirë idenë e veprës; mënyra si janë lidhur e si janë vendosur pjesët përbërëse të veprës. Kompozicioni i romanit (i pikturës, i një opere). KONFLIKT Ndeshja ndërmjet synimeve të kundërta të personazheve në një vepër letrare, të cilën e përdor shkrimtari për të zbuluar veçoritë e karakterit të tyre shoqëror.
  • 40. KONTRAST Mjet artistik, me anë të të cilit shkrimtari ballafaqon figura artistike, karaktere, tipare e ide të kundërta, për të pasqyruar më qartë kontradiktat që ekzistojnë në natyrë e në shoqëri. Vepër (roman, tregim) me kontraste KRAHASIM Figurë letrare që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të qartë mendimin e shprehur, duke vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme më të dhe më të njohur, më të qartë e më të kuptueshme (p.sh. i bardhë si bora). KRITIKË Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike). KRONIKË Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri rendin kohor. KUNDËRPËRGJIGJE Përgjigje që një personazh i veprës letrare i jep një personazhi tjetër, ose që një aktor i jep një aktori tjetër; replikë. KUPLET Këngë satirike me disa vargje të ndara nga një refren, që vë në lojë e godet veset e të metat e njerëzve dhe këndohet zakonisht në estradë; refreni që, duke u përsëritur, jep idenë kryesore të kësaj kënge. Shfaqje me skeçe e kuplete. LIBRET Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, operete etj. Libreti i operës (i operetës). Autori i libretit. Shkroi libretin. LIDHJE Nyjë. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
  • 41. LIRË Varg i lirë, varg pa rimë. LIRI Liria poetike, heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime të tjera gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj. LIRIK 1. Që ka të bëjë me lirikën, që i përket lirikës, I lirikës; që shkruan vepra të kësaj gjinie. Gjinia lirike. Vepër (poemë, poezi) lirike. Poet lirik. Nota lirike. Heroi lirik i poemës. 2. Ai që krijon vepra lirike, poet lirik. LIRIKA Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, shqetësimet, dëshirat e përjetimet e tjera të poetit; tërësia e veprave të kësaj gjinie, poezia lirike. Lirika popullore. Lirika politike (filozofike, patriotike, qytetare, dashurore). Lirika e Naimit. LIRIZËM Karakteri lirik i një vepre letrare ose artistike, përmbajtja lirike; të qenët lirik. Lirizmi në poezi (në muzikë). Lirizmi në veprat e Serembes. LLOJ Nënndarje e gjinive artistike, e cila përfshin vepra që dallohen nga disa veçori të caktuara të brendisë e të formës. Llojet e epikës (e dramatikës, e lirikës). Romani është një nga llojet e epikës. MADRIGAL Vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së zemrës. MASË Numri dhe mënyra e radhitjes së rrokjeve të theksuara e të patheksuara në llojet e ndryshme të vargjeve. Masa e vargut. Masat e një vjershe MASHKULLOR
  • 42. Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore. Rimë e mbyllur -rimë e një strofe katërshe, ku vargu i parë përkon me të katërtin dhe i dyti me të tretin (skema abba ). Rrokje e mbyllur MELODRAMATIK Që lidhet me melodramën; që i përket melodramës, i melodramës. Pjesë (shfaqje) melodramatike. Rol melodramatik. Me karakter melodramatik. MELODRAMË 1. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e artificiale. 2. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë 3. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë të qara e të qeshura. Pati një melodramë. METAFORË Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë (p.sh. qesh natyra, vullnet i çeliktë etj.) Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare (gjuhësore). METAFORIK 1. Që është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në krahasim, që është një metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë, shprehje) metaforike. Varg metaforik. Në mënyrë metaforike. 2. Që ka shumë metafora, i pasur me metafora; i figurshëm. Stil metaforik. Ligjëratë metaforike.
  • 43. METËR Ndërtimi i vargut sipas numrit e rendit të rrokjeve të theksuara e të patheksuara; masa e vargut. Metër i lirë. Metri i vargut. Llojet e metrave. METONIMI Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj. (p.sh. «tryezë e pasur» në vend të «gjellë a të ngrëna të shumta», «u rreshtua klasa e tretë» në vend të «nxënësit e klasës së tretë», «u nis i tërë fshati» në vend të «fshatarët», «me hekur e me zjarr» në vend të «me shpatë e me zjarr» etj.); fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë. Metonimi gjuhësore (letrare). METONIMIK Që ka karakterin e metonimisë; që ka metonimi. Shprehje metonimike. Kuptim (përdorim) metonimik. METRIKË Teoria mbi rregullat e ndërtimit të vargjeve dhe të strofave; tërësia e masave të vargut. Metrika shqipe. Metrika antike. MINIATURË Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenëdramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale (dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale, pianistike). Teatri i miniaturave. MISTER Dramë fetare në mesjetën e vonë, në të cilën trajtoheshin tema nga bibla, të ndërthurura me skena komike nga jeta e përditshme. MODERNIZËM Tërësi rrymash, drejtimesh e shkollash subjektiviste e formaliste të artit në undit të shekullit XIX e të shekullit XX (si kubizmi, futurizmi, abstraksionizmi etj.), që i kundërvihen artit përparimtar realist, heqin dorë nga pasqyrimi i realitetit.
  • 44. MONOLOG 1. Pjesë në prozë ose në vargje në një vepër letrare, që përmban kuvendimin e një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve (në një shfaqje teatrale); pjesë dramatike me një personazh, zakonisht me një akt a me një skenë të vetme. Monolog lirik. Recitoi një monolog. 2. Shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave të një personazhi duke kuvenduar me vetveten si mjet artistic që përdoret nga shkrimtarët në veprat letrare. Monolog i brendshëm. Shfrytëzon shumë monologun (në një vepër). MOTIV Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; ideja kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij; fill që përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund. Motivi kryesor. Motive plotësuese (të njohura) NATYRALIST 1. Që ka të bëjë me natyralizmin, i natyralizmit. Shkolla (rryma) natyraliste. 2. Që i përshkruan ose i paraqit me imtësi e drejtpërdrejt, ashtu siç i sheh, hollësitë e jetës e të dukurive, por pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Përshkrim natyralist. Skenë natyraliste. NATYRALIZËM 1. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tipizimin e tyre, dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet e thjeshta biologjike të natyrës. Rryma e natyralizmit. Përfaqësuesit e natyralizmit. 2. Paraqitja në një vepër arti e jetës dhe e dukurive drejtpërdrejt e me imtësi, pa bërë përgjithësimin dhe tipizimin e tyre. Shfaqje natyralizmi. NËNTËRROKËSH Që është i përbërë nga nëntë rrokje. Varg nëntërrokësh. NYJË Ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër letrare. Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.
  • 45. ODE Vjershë lirike a këngë solemne, me frymë të ngritur, që u kushtohet ngjarjeve historike të shënuara a njerëzve të shquar ose që shpreh me forcë ndjenjat e dashurisë, të nderimit, të gëzimit, të miqësisë etj. Odet e Serembes. Shkroi ode. PAMFLET Shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale, që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore e politike. Pamflet politik. Pamflet i ashpër PARAFRAZË 1. Fjali a shprehje që jep në mënyrë përshkruese kuptimin e një fjale a të një shprehjeje të caktuar, parafrazim (p.sh. «ajo që e ka lindur e rritur» në vend të «e ëma», «ai që shkruan këtë letër» ose «autori i kësaj letre» në vend të «unë» etj.). 2. Shpjegimi me fjalët e veta i një pjese letrare të vështirë a të errët; shpjegimi me fjalë të tjera i përmbajtjes së një vepre, i ideve të saj etj. 3. Përkthim i lirë dhe i zgjeruar i një vepre, i një vjershe etj. PARAFRAZOJ 1. Jap në mënyrë përshkruese përmbajtjen e një fjale a të një shprehjeje të caktuar; përsërit me fjalët e mia mendimin e një tjetri ose diçka që kam lexuar a dëgjuar. Nuk i ka dhënë fjalë për fjalë ato që dëgjoi por i ka parafrazuar. 2. Shpjegoj me fjalët e mia një pjesë letrare të vështirë a të errët; shpjegoj me fjalë të tjera përmbajtjen e një vepre, idetë e saj etj. Parafrazoi tregimin. 3. Përkthej në mënyrë të lirë dhe të zgjeruar një vepër, një tekst, një vjershë etj. PARAFUNDOR 1. Që gjendet para rrokjes së fundit të një fjale; që bie në rrokjen e parafundit. Rrokja parafundore. Theks parafundor. 2. Që krijohet nga rënia e theksit në rrokjen e parafundit të dy fjalëve, të cilat bëjnë rimë. Rimë parafundore. PARALELIZËM Krahasim i zgjeruar ndërmjet dy a më shumë sendesh, dukurish etj. me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme, që vihen njëri pas tjetrit. Paralelizëm i figurshëm.
  • 46. PARODI Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letrare serioze, stilin e saj etj.; pjesë e tillë për teatrin e estradës, që zakonisht shoqërohet me muzikë. Parodi e njohur. Parodi e miteve biblike. PARODIZOJ Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike; e kthej një vepër, një pjesë etj. Në parodi; shkruaj një parodi. PASTHIRRMË Figurë retorike, me anë të së cilës autori shpreh një ndjenjë të fortë një thirrje çudie, urrejtje, gëzim, frikë etj. PATOS Frymëzimi emocional dhe tërësia e ndjenjave të ngritura, që përshkojnë një vepër letrare a artistike; idetë e larta e të zjarrta që përshkojnë veprën artistike ose ekzekutimin e saj. Patos ideor (patriotik). Patosi i veprës. I këndon me patos. PEIZAZH Përshkrimi i natyrës në një vepër letrare. Mjeshtër peizazhi. Peizazhet e romanit «Lumi i vdekur». PERIFRAZË Shprehje a grup fjalësh që përdoren në vend të emrit të një njeriu, të emërtimit të një sendi, të një dukurie etj. për të nxjerrë në pah shenja të qenësishme, tipare, veti a cilësi të tyre ose për të paraqitur në mënyrë të gjallë e më artistikisht figurën e tyre. PERSONAZH Individualiteti i krijuar nga shkrimtari në një vepër nëpërmjet tipareve vetjake të të cilit mishërohen disa anë tipik të një karakteri shoqëror, të kuptuara dhe ta vlerësuara sipas një botëkuptimi të caktuar ideologjik. Personazh kryesor (i dorës së dytë). Personazh pozitiv (negativ). Personazh tipik. PERSONIFIKIM 1. Veprimi sipas, kuptimeve të foljes personifikoj. 2. Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi, etj. vetitë a tiparet e një njeriu. Ka shumë personifikime.
  • 47. PESËKËMBËSH Që përbëhet nga pesë këmbë si masë vargu. Varg pesëkëmbësh. PESËRROKËSH Që ka pesë rrokje. Fjalë pesërrokëshe. Varg pesërrokësh. PESËSH Që përbëhet nga pesë njësi ose që ka një pjesë me pesë njësi. Strofë pesëshe, strofë me pesë vargje. PËRKTHESË Refren. PËRLIGJJE Përputhja e veprimeve të një personazhi me gjendjen a me prejardhjen e tij shoqërore, me nivelin e tij, me mjedisin ku jeton etj., motivim. PËRSËRITJE Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.). PËRSHKRIM Lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës, një ngjarje etj. Përshkrim letrar. Përshkrim i shkurtër (i goditur). Botoi një përshkrim tërheqës. PËRSHTATJE Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri). PLEONAZËM Figurë stilistike që përbëhet nga disa fjalë me kuptim të njëjtë ose shumë të afërt dhe që përdoret zakonisht për t'i dhënë forcë e gjallëri shprehjes (p.sh. Ishte shumë plak, i vjetër, i thyer.). POEMË Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. Poemë lirike. Poemë epike. Poemë satirike. Poema e Naimit «Bagëti e Bujqësi».
  • 48. POETIK Që ka të bëjë me poezinë, që i përket poezisë, i poezisë; që është karakteristik për poezinë; që është në vargje; që përmban vjersha. Krijimtaria poetike. Vepër poetike. Vëllim poetik vëllim me vjersha. POETIKË 1. Degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e veçorive të krijimtarisë letrare (të rrëfimit, të subjektit, të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera artistike). 2. Tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari ose të një drejtimi letrar. Poetika popullore. Poetika e romantizmit. Poetika e Ndre Mjedës. PORTRET Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale; përshkrimi i një sendi a dukurie; lloj shkrimi që bën përshkrim të tillë. Portreti i komunistit. Portreti i gruas në letërsi. Portreti i fshatit. PORTRETIZOJ Përshkruaj pamjen e jashtme të një njeriu, së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale, bëj portretin e dikujt a të diçkaje. Portretizon heroin e ditëve tona. E portretizon me mjeshtëri. PROLOG Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu, që e lidh lexuesin me temën e veprës ose e njeh me disa ngjarje që kanë ndodhur më parë, por nuk trajtohen në vepër; kund. epilog. Prologu i romanit (i dramës, i filmit). PROTAGONIST Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, heroi kryesor. Protagonisti i veprës. PROTOTIP Njeriu i vërtetë që mishëron tiparet kryesore të një grupi njerëzish dhe i shërben shkrimtarit për të krijuar një tip të caktuar në veprën e tij letrare. PROZAIK Që i ngjan tepër prozës; që i mungon fryma poetike, që përmban prozaizma (zakonisht për një vepër poetike). Vepër prozaike. Është prozaike.
  • 49. PROZAIZËM Mungesë e frymës poetike në një vepër artistike, nënvlerësim i mjeteve shprehëse që janë karakteristike për artin. Prozaizëm i rëndomtë (i theksuar). Ra në prozaizëm. Poema vuan nga prozaizmi. PROZODI Tërësia e elementeve gjuhësore e ritmike (gjatësia dh shkurtësia e zanoreve, theksi, rima, ritmi, ngritja e ulja e tonit etj.), sipas të cilave ndërtohet një sistem i caktuar vjershërimi; metrikë. Rimë e puthur: rimë në strofa ku vargjet rimojnë dy e nga dy njëri pas tjetrit. RAPSOD 1. Këngëtar popullor, që këndon krijime të epikës legjendare e historike; këngëtar popullor që këndon dhe krijon këngë epike e trimërie nga jeta e sotme. Rapsod popullor. Krijime të rapsodëve. Këndon rapsodi me lahutë. 2. Këngëtar shëtitës në Greqinë e lashtë, që këndonte këngë nga poemat e Homerit dhe këngë të tjera legjendare. RAPSODI 1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Rapsodi popullore. Rapsoditë e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish. 2. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga rapsodët në Greqinë e lashtë. REALIST Që mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që e pasqyron realitetin me vërtetësi. Vepër realiste. Art realist. Shkrimtar realist. Drejtim realist. REALIZËM Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode. REFREN Strofë, varg a fjalë që përsëritet rregullisht në fund të pjesëve të një vjershe ose të një kënge.
  • 50. RETORIK 1. Që i përket retorikës, i retorikës; që bëhet sipas rregullave të retorikës. Vepër retorike. Rregulla retorike. Vjershë retorike. Mjete retorike. Figurë retorike, figurë që përdoret për t'i dhënë më tepër gjallëri stilit. RIMË Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit të dy a më shumë vargjeve, duke filluar nga zanorja e theksuar. Rimë e brendshme (e puthur, e kryqëzuar, e mbyllur). Rimë femërore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit. Rimë mashkullore përputhja e fjalëve me theks në rrokjen e fundit. Rimë foljore përputhja e plotë e rrokjeve të foljeve në fund të vargjeve. RITËM Përsëritje e rregullt e rrokjeve të theksuara e të patheksuara ose e rrokjeve të gjata e të shkurtra në një varg. Ritëm poetik. Ritmi i vargut. Skema e ritmit. RITMIKË Mënyra e organizimit të ritmit në një poezi ose në një pjesë muzikore; tërësia e veçorive të ritmit në një vepër; dega e teorisë së letërsisë dhe e muzikës që merret me studimin e kësaj mënyre dhe të këtyre veçorive. Ritmika popullore. ROMAN Vepër letrare e gjatë, zakonisht në prozë, e cila pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta dhe karaktere, që shtjellohen në zhvillimin e tyre dhe në lidhjet e ndërlikuara me kohën e me jetën e shoqërisë; gjinia letrare që përfshin këto lloj veprash. Roman i gjatë (i shkurtër). Roman shoqëror (historik, epik, psikologjik). Roman kalorësiak (policor, fantastik). Roman në vargje. Autor romanësh. Heroi I romanit. Cikël romanësh. Shkruaj (botoj) një roman. ROMANCË Vjershë e shkurtër lirike, që u kushtohet zakonisht ndjenjave dhe vihet në muzikë. RUBAI Strofë e poezisë lirike të popujve të Lindjes që përbëhet nga katër vargje, nga të cilat vargu i parë, i dytë dhe I katërt rimojnë në mes tyre, kurse i treti është i lirë. Rimë rrëshqitëse -Që e ka theksin në rrokjen e tretë para fundit (për rimën e vargjeve)..
  • 51. SAGË Këngë epike popullore ose legjendë e përhapur sidomos në vendet skandinave e në Islandë në mesjetën e hershme. Sagë historike. Saga të lashta. Sagat norvegjeze (daneze). SASI Zgjatja e shqiptimit të një tingulli; zgjatja e shqiptimit të një rrokjeje në një varg. SATIRË Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë; vet. nj. gjinia letrare që përfshin këto vepra; tërësia e veprave satirike të një autori. Satirë e mprehtë (e ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë. SENDËRGJI Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar ndonjë cen trupor etj.; sajim. Stil plot me sendërgji, stil me shprehje të panatyrshme, me stoli të tepruara SENTIMENTAL 1. Që preket shumë shpejt në ndjenjat, tepër i ndjeshëm. Njeri sentimental. Psherëtima sentimentale. 2. Që i kushtohet shumë botës së ndjenjave të njeriut, që e përshkruan njeriun dhe natyrën me shumë ndjenjë e zbukurime. Letërsia sentimentale. Roman sentimental. Ndikime sentimentale. SENTIMENTALIZËM 1. Vetia e njeriut sentimental, të qenët sentimental; qëndrim tepër zemërbutë, që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit. 2. Drejtim letrar i gjysmës së dytë të shekullit XVIII, që e përqendronte tepër vëmendjen te pasqyrimi i jetës së brendshme, i ndjenjave të njeriut dhe i natyrës, duke i paraqitur gjërat në mënyrë të idealizuar. SIMBOL Figurë me domethënie të dyfishtë, në të cilën përgjithësohen dukuri të rëndësishme të realitetit, që mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve, sendeve etj.
  • 52. SINEKDOKË Përdorimi i një fjale emërtuese duke i dhënë një kuptim më të gjerë ose më të ngushtë, duke përmendur pjesën për të tërën ose të tërën për pjesën, njëjësin për shumësin etj. (p.sh. shqiptari në vend të shqiptarët, fshati në vend të fshatarët etj.). SINTAKSË Sintaksa poetike, ndërtim i posaçëm i fjalisë për t`i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes. SITUATË Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një drejtim. Situata komike (tragjike). SKICË Përshkrim i shkurtër faktesh e ngjarjesh, të jetuara a të para drejtpërdrejt nga autori, që paraqiten me një stil të thjeshtë e të rrjedhshëm, zakonisht në shtypin periodik. Skicë letrare. SONET Vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme; tingëllimë. Sonetet e Mjedës (e Serembes). STIL Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhe që përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Stil romantik. Stil realist. Stili gotik. Stili bizantin. Stili i arkitekturës popullore. Stili i epokës (I kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit). STILISTIK 1. Që ka të bëjë me stilin, i stilit. Ngjyrime (veçori) stilistike. Shtresimi stilistik. Mjetet stilistike. Sinonime stilistike. Figurat stilistike. Norma stilistike. Shënimet stilistike në fjalor. 2. Që ka të bëjë me stilistikën, që lidhet me stilistikën. STROFË Tufë prej disa vargjesh, të lidhura nga ana kuptimore dhe shpesh me rimë ndërmjet tyre, nga të cilat përbëhet një vjershë a një poemë. Strofë katërshe (tetëshe). Strofa e parë dhe e fundit. Vjershë me katër strofa. Mësoi dy strofa përmendsh.
  • 53. SHESTIM Përvijimi i përgjithshëm që bëhet në mendjen e shkrimtarit për përmbajtjen dhe për formën artistike të një vepre letrare. SHKALLËZIM Figurë stilistike, e cila krijohet duke e paraqitur mendimin me fjalë që vijnë njëra pas tjetrës më të fuqishme ose më të dobëta. Shkallëzim ngjitës (zbritës). TABLO Pjesë e një vepre dramatike ose nënndarje e një akti, në të cilën ndërron dekori, pamje; pjesë muzikore, artistike etj. e mëvetësishme, që trajton një temë nga jeta. Tabloja e parë. Tablo muzikore (koreografike). Dramë me tre akte e me pesë tablo. TINGËLLIMË Poezi lirike me katër strofa, prej të cilave dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga tre vargje zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme; sonet. Ka shkruar tingëllima. Recitoi një tingëllimë. I kushtoi një tingëllimë. TIP Personazh në tiparet vetjake të të cilit mishërohen artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një klase a shtrese shoqërore, të një kombësie a kombi etj. Tipi i revolucionarit ( i komunistit). Tipi i punëtorit (i kooperativistit). Tipi i borgjezit (i feudalit). Tipi i intelektualit. Tipi i burokratit. Tipi i malësorit shqiptar. TIPIK Që mishëron artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një grupi shoqëror, të një klase, të një kombi a të dukurive në një periudhë të caktuar historike, që bëhet përfaqësues i tyre. Hero tipik. Personazhe tipike në rrethana tipike. TIPIZOJ Zgjedh atë që është tipike për një grup të caktuar njerëzish ose për një varg dukurish të jetës dhe e mishëroj atë të përgjithësuar në mënyrë krijuese në figurat artistike duke theksuar ato anë që zbulojnë më mirë thelbin e tyre dhe që shprehin më qartë qëndrimin e shkrimtarit. TIPOLOGJI Klasifikimi i qenieve, sendeve, i gjuhëve dhe i dukurive të ndryshme sipas tipareve thelbësore të përbashkëta, ndarja e tyre në tipa. Tipologjia e gjuhëve. gjuh. Tipologjia e romanit