Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Skenderbeu by : Detjon Korro

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 19 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Publicité

Skenderbeu by : Detjon Korro

  1. 1. Skenderbeu
  2. 2.  Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike.  Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër)
  3. 3. RINIA E TIJ  Skënderbeu pas mbarimit të shkollës, I njohtur tashme me emrin "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
  4. 4. NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR  Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.  Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.  Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  5. 5. LIDHJA SHQIPETARE E LEZHES  Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të madhe të kohës.  Për këtë qëllim, më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve 30.  Në këtë Kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij), Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesëtarë të kësaj familje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë e tij), Lekë Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj.  Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes, në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance politike e ushtarake ndërmjet drejtuesve të principatave e të krerëve të tjerë të vendit, që njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.  Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.,  Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë e përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu. Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , të cilin ai e fuqizoi gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
  6. 6. Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur ! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”
  7. 7.  Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.  Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.  Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.  Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.  Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.  Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
  8. 8. •Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë shtrenjtë. •Shpresat për ndihma nga jashtë pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që vazhdonte të ishte në luftë me turqit, i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3 mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë, duke nxitur që të sulmonte Elbasanin. • Republika ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të Elbasanit i qe ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin e ta përfshinte në sanxhakun e vet. Duke marrë Durrësin, turqit, të cilët kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin në rrezik epërsinë e republikës në Adriatik. • Dëbimi i turqve nga Elbasani ishte në radhë të parë në interesë të vetë shqiptarëve. Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të Venedikut nuk mund të përballohej më lufta plot sakrifica kundër osmanllijve. • Për të kërkuar burime të reja, të cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend, thirri në janar të vitit 1468 në Lezhë, një kuvend të krerëve shqiptarë. Në pragun e kuvendit një ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrën. Skënderbeu, i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në Lezhë, nuk mundi të merrte pjesë në luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë luftoi pa komandantin e vet dhe korri mbi turqit një fitore tjetër. • Pas pak ditësh më 17 janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë. • Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.
  9. 9. Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me sulltanet osmane.
  10. 10. Kanuni i Skenderbeut
  11. 11. Kanuni i Skenderbeut  Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e jo më 1996 siç shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth, të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i Skënderbeut.  Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
  12. 12. Faleminderit per vemendjen tuaj!

×