More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
SUPERVIZOR NDËRKOMBËTAR I PERSONELIT TË SALDIMIT SIPAS NORMËS EN ISO 14731
1. SUPERVIZOR NDËRKOMBËTAR I PERSONELIT
TË SALDIMIT SIPAS NORMËS EN ISO 14731
RISI NË INDUSTRINË E PËRPUNIMIT TË METALIT
NË GJUHËN SHQIPE
www.aie.al AIEx - Austrian Institute of Excellence
2. Nivelet e Supervizorëve të Saldimit sipas direktivave
të IIW (International Institute of Welding)
Trajnimet e personelit mbikëqyrës të saldimit
Njohuritë Kualifikimi sipas EN ISO 14731
Njohuri bazë teknike
IWS
360 Njësi Mësimore
Njohuri specifike teknike
IWT
440 Njësi Mësimore
Njohuri gjithëpërfshirëse teknike
IWE
480 Njësi Mësimore
IWS
Specialist Ndërkombëtar saldimi
IWS Diploma
International Welding Specialist
IWT
Teknolog Ndërkombëtar saldimi
IWT Diploma
International Welding Technolog
IWE
Inxhinier Ndërkombëtar saldimi
IWE Diploma
International Welding Engineer
Kriteret: 3 vite eksperiencë në përpunimin e
metalit, përfundim me sukses i modulit IWS 0
Kriteret: 2 vite eksperiencë në përpunimin e
metalit, përfundim me sukses i modulit IWS
Kriteret: 3 vite eksperiencë në përpunimin e
metalit, titull inxhinier, përfundim me sukses i
modulit IWE 1
www.aie.al
3. Supervizorë saldimi sipas normës ndërkombëtare
EN ISO 14731
Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS
Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT
Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE
Personeli teknik i saldimit, në varësi të llojit dhe kompleksitetit të punës,
klasifikohet sipas grupit përkatës.
• Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike bazë,
të cilat nevojiten për planifikimin, zbatimin, supervizimin dhe kontrollin e punimeve me saldim brënda
një fushë të caktuar teknike, që përfshin konstruksione të thjeshta saldimi (kriteret elementare të
cilësisë, sipas EN ISO 3834-4):
Specialistët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, përkatësisht teknologun
gjatë përmbushjes së detyrave të tyre – dhe janë përgjegjës për supervizimin e saldimit në të gjitha fushat,
ku kryhen saldime të thjeshta dhe të standardizuara.
• Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike specifike,
të cilat nevojiten për planifikimin, zbatimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e detyrave dhe përgjegjësive
brenda një fushe specifike të caktuar (kriteret standarde të cilësisë, sipas EN ISO 3834-3):
Teknologët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, gjatë përmbushjes së
detyrave të tij dhe janë përgjegjës për mbikqyrjen e saldimit në të gjitha fushat, ku duhet të përmbushen
kriteret e cilësive të standardizuara në saldim.
• Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike gjithëpërfshirëse,
të cilat janë të domosdoshme për planifikim, zbatimin, mbikqyrjen dhe testimin e të gjithë detyrave dhe
përgjegjësive për metodën teknike të përdorur në saldim (të gjitha kriteret e cilësisë, sipas EN ISO
3834-2):
Inxhinierët e saldimit mbulojnë spektrin e gjerë të detyrave të saldimit teknik, duke filluar që nga
parashtrimi i ofertës, gjatë konstruksionit e deri te përfundimi i produktit. Duke pasur njohuri të gjera
teknike përmbushin detyrat në konstruksionet e enëve nën presion, të urave, të automjeteve, të makiner-
ive, në sistemet me tubacione dhe të mjeteve lëvizëse mbi shina.
www.aie.al AIEx - Austrian Institute of Excellence
4. Programi i Kualifikimit për Specialist Ndërkombëtar Saldimi:
Diplomë – IWS sipas EN ISO 14731
Supervizimi i saldimit
• Me njohuritë teknike bazë sipas EN ISO 14731
• Për përmbushjen e “kritereve elementare të cilësisë”
për saldimin me shkrirje të materialeve metalike (EN ISO
3834-4)
Kushtet paraprake per pjesemarrjen ne IWS
• Praktikë 3-vjecare në një kompani metalpërpunuese
• Perfundim me sukses i modulit IWS - 0
IWS – Moduli 0 92 njësi mësimore
• Bazat e konstruksionit dhe përllogaritja;
Përllogaritja teknike, vizatim teknik, njësitë ndërkom-
bëtare (SI), aspektet mekanike.
• Bazat e materialeve;
Bazat e materialeve, bazat e kimisë, bazat e elek-
troteknikës, produktet metalike, përpunimi i metalit.
• Bazat e procesit të saldimit;
Pasqyra e proceseve te saldimit.
Provimi IWS-0 4 njësi mësimore
• Provim me shkrim dhe me gojë mbi IWS-0
Pas përfundimit me sukses të IWS-0 fillohet direkt me
programin IWS.
Kursi IWS ca. 220 njësi mësimore
• Teknikat e zbatimit;
Testimi i materialit të punës, testimi i saldatorit dhe
procesit te saldimit, tensioni dhe tkurrja, aspekti ekono-
mik, siguria e cilësise, siguria në punë, paisja e vendit të
punës, shembuj të ndryshëm.
• Konstruksione dhe përllogaritje;
Metoda mbi ngurtësimin, përllogaritja e tegelit të saldimit,
mekanika e thyerjes, konstruksioni dhe reaksioni i pjesëve
të salduara me ngarkesa të ndryshme.
• Materialet dhe raporti i tyre gjatë saldimit;
Prodhimi i çelikut, diagrami i hekur-karbonit, përzierjet,
metalografia, trajtimi me nxehtësi, krijimi i çarjeve,
korrozioni, materialet jometalike.
• Procesi i saldimit dhe aparatura;
Saldimi me oksigjen, saldimi me hark elektrik, saldimi me
gaz mbrojtes dhe inert, procese të tjera saldimi.
Praktikë 40 njësi mësimore
Saldim me oksigjen, saldim MIG/MAG, saldim TIG,
saldim me Hark Elektrik-Elektrodë.
• Demostrim 20 njësi mësimore
Saldim me buraço, saldim me rrotullim, teknologjia e
lazerit, teknologjia e robotëve dhe proceset e tjera.
Provimi i IWS 14 njësi mësimore
• Provim me shkrim i ndërmjetëm
• Provim përfundimtar me komision për
Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS
Kohëzgjatja gjithsej IWS ca. 390 njësi mësimore
www.aie.al
5. www.aie.al
KONTAKT - AUSTRIAN INSTITUTE OF EXCELLENCE
Austrian Training Center
Degë e AIEx
Rr. Hajdar Dushi 9, Nr.5,
H.I, K.III, 10000 Prishtinë, Kosovë
Mob.: 00 0386 (0) 49 343 400
E-mail: kosova@aie.al
Austrian Institute of Excellence
Rr. Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C1,
Nd. 64, H.6, Kati 9, Ap.36,
1017 Tirana, Albania
Tel.: +355(0)4 2 419 552
Mob.: +355 (0)68 20 50 673
E-Mail: office@aie.al
Web: www.aie.al
Technical & Welding Training
Tel.: +355(0)4 2 419 552
Mob.: +355 (0)68 90 25 404
saldime@aie.al | info@aie.al
Web: www.aie.al