SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  11
TITULLI:
LIZINGU NE
SHQIPERI
KONCEPTI I LIZINGUT DHE NDIKIMI I TIJ
NE SHOQERINE E BIZNESIT SHQIPTAR
Duke qënë se biznesi përbën një ndër aktorët më të rëndësishëm (në mos më të rëndësishmin) nëekonominë e
tregut, zgjodha të flas në këtë temë për Lizingun dhe rëndësinë e tij në biznesinShqiptarë.“E qarta është gjithmonë
më pak e kuptueshmja”.Të flasësh për lizingun nuk është e vështirë, por të arrish ta kuptosh atë dhe mënyrën sesi
funksionon është paksa e vështirë.Lizingu,si një instrument financiar, ishte në gjendje për të afirmuar veten në
shumë vende të zhvilluara sinjë nga mekanizmat më efektive dhe të arritshme për financimin, zgjerimin dhe
zhvillimin e mjeteve të prodhimit, financimin e pasurive të nevojshme për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive
të reja në biznes.Është interesante të përmendet fakti që kompanitë shqiptare,të cilatgjithmonë kanë qenë
përdoruesit e rëndë të pasurive të patundshme dhe pajisjeve, përfundimisht e kanë kuptuar që pronësia e tyre mbi
to, do t’i pengojë ato nga të qenit efiçentë në kosto dhe të kenë rritje të bizneseve të tyre.
ABSTRACT
HYRJA
Lizingu është një mundësi për bizneset që të zgjerojnë aksesin e tyre për financim afatshkurtër- dhe afat-
mesëm. Nga një perspektivë ekonomike, lizingu mund të përkufizohet si "një kontratë mes dy palëve ku
njëra palë (qiradhënësi) ofron një pasuri për përdorim të një pale tjetër (qiramarrësi) për një periudhë kohe të
specifikuar, në këmbim të pagesave të specifikuara ". Kjo është reflektuar edhe në përkufizimet në
kontabilitetit: Sipas Standardit të Kontabilitetit SNK 17 "një qira është marrëveshja në të cilën qiradhënësi
përcjell te qiramarrësi në këmbim të njëpagese apo seri të pagesave, të drejtën për të përdorur një aktiv
për një periudhë kohore tëcaktuar ". Lizingu është referuar si financim i bazuar në asete. Ndërsa
qiradhënësit ruajnëpronësinë mbi asetet që ata japin me qira, gjatë gjithë jetës së kontratës, këto asete me
qira janë pra një formë e qenësishme e kolateralit në kontratat e tilla (në krahasim me huadhënien bankare
tradicionale e cila do të jetë ose e pasiguruar ose do të kërkojë përdorimin e llojeve të ndryshme të
kolateralit dhe tipikisht jo asetet fizike të tilla si pajisjet të cilat janë të qenësishme në rastin elizingut).
ATRAKTIVITETI I
LIZINGUT
- Të bëjnë pagesa mujore të vogla, kështu që mund të planifikojnë në avancë
- 100% e financuar, mundëson që të mbajnë të holla thelbësore në
llogaritë e tyreoperative
- Lehtësia e barrës së parasë gjatë cikleve të ngadaltë të biznesit
- Kthimi i të gjitha pajisjeve në fund të mandatit dhe të marrin
pajisje të reja nëfillim të marrëveshjes së qirasë së re
- Blerja e pajisjeve me qira për një tarifë të reduktuar në fund të
marrëveshjes sëqirasë
- Nuk ka ndonjë ndikim në vlerësimin personal të kreditit
- Avantazhet e shumëfishta tatimore
- Rritja e detyrimeve që do të thotë një barrë më të ulët të taksave
- Përdoret si një program ndihmës i shitjes
- Shpenzimet janë regjistruar si një fletë jashtë bilancit (shpenzime operative)
- Liron kapital për nevojat e tjera të biznesit.
- Përdorimi i menjëhershëm i pajisjeve pa paguar çmimin e plotë të kostos.
- Kostot janë të fiksuara për kohëzgjatjen e lejuar
Produkti i lizingut është atraktiv në
tregun shqiptar sepse lizingu
financiarlejon menaxherët dhe
pronarët e bizneseve për të vepruar
si më poshtë:
Interpretimi i ligjit për
qiranë financiare
Për herë të parë qiraja financiare në legjislacionin Shqiptar është
përmendur në “Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” dhe më
saktësisht në nenin 849 “Qiraja Financiare (Lizing)”. Në të thuhet
se me kontratën e qirasë financiare, njëra palë detyrohet të verë në
dispozicion të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të
luajtshëm apo të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate
periodike, të përcaktuar në lidhje me vlerën e sendit, me
kohëzgjatjen e kontratës dhe eventualisht me elementë të tjerë
sipas marrëveshjes së palëve. Gjithashtu sendi duhet të ishte i fituar
ose i ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës së qiramarrësit dhe ky
i fundit kishte të drejtë të fitonte pronësinë në mbarim të afatit të
kontratës, kundrejt një shume të paracaktuar. Gjithashtu
qiradhënësi duhet të përgjigjej ndaj qiramarrësit sipas rregullave të
përgjithshme për mosdorëzimin e sendit ose vonesën në dorëzimin
e sendit, si dhe për të metat e sendit. Ndër të tjera me marrëveshje
mund të parashikohej që qiramarrësi përpara se të kërkojë nga
qiradhënësi të drejtat e tij, duhet ti drejtohet atij që i dha sendin
(furnizuesit) për të drejtat e tij ose që i kanë kaluar atij. Lizing disa
veçori dalluese nga format e tjera të qirasë të cilat janë;
a. Aktivi objekt i kësaj marrëdhënie përzgjidhet
nga vetë qiramarrësi në pavarësi të plotë nga
qiradhënësi.
b. Sendi i përzgjedhur nga qiramarrësi, blihet apo
sipas rastit ndërtohet me mjetet financiare të
qiradhënësit, me qëllimin e vetëm, për t`ia
dhënë me qira financiare, sipas kontratës së
lidhur ose që do të lidhin palët e për të cilën
furnizuesi ka dijeni të plotë.
c. Qiraja është në formë pagesash, të cilat
përllogariten duke patur parasysh edhe normën
eamortizimit të sendit, të një pjese apo të
pjesës thelbësore të tij.
Kushtet për veprimtarinë e lizingut në Shqipëri
1. Qiradhënësi duhet të ketë të bllokuar një kapital rej 20 milionë lekësh
2. Sendet e luajtshme me afat konsumi deri në 5 vjet kanë afat qiraje minimalisht 1vit
3. Sendet e luajtshme me afat konsumi mbi pesë vjet kanë afat qiraje minimalisht 2vjet
4. Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira për një afat minimal të paktën 3 vjet
5. Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në varësi të plotë prej qiradhënësit
6. Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar normën e
amortizimit.
Analizë e tregut të lizingut financiar në Shqipëri dhe konkurrenca.
➢ Financimi me lizing u krijon mundësi sipërmarrësve të fillojnë të përdorin një aktivpërpara se ata ta kenë realisht në pronësi të tyre. Kjo
nënkupton që gjatë periudhës së pagesave të kësteve të lizingut sipërmarrësi njëkohësisht realizon edhe të ardhura shtesë nëpërmjet përdorimit
të aktivit.
➢ Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qënë se është një financim për
mjetin. Meqënëse kemi të bëjmë me mjete që mund të shiten në një treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut (pronare ligjore e këtyre
mjeteve), brenda normave të lejuara të manaxhimit të riskut, tregohet më tolerante sesa bankat në rastin e kredisë. Pra një financim me lizing
është “teorikisht” më i lehtë për tu marrë sesa një financim me kredi.
➢ Në këtë financim, vetë parapagimi (ose pjesëmarrja e klientit) mbi vlerën e mjetit si edhe
vendosja e vlerës së mbetur në fund të financimit bëjnë që struktura e financimit të përshtatet më shumë se kredia sipas nevojave dhe aftësisë
paguese të klientit.
➢ Në fund të periudhës së financimit me lizing klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së
drejtës së blerjes së mjetit, që në ndryshim nga kredia i lehtëson atij manaxhimin emjeteve në fund të periudhës së një projekti të caktuar.
Klientela e synuar nga kompanitë e lizingut.
Grupi i parë i klientëve të synuar nga kompanitë
shqiptare të lizingut që operojnë në treg janë korporatat,
sipermarrjet te mesme (SME) dhe kryesisht bizneset e
vogla, të cilat përbëjnë një potencial të konsiderueshem
për të marrë me qira pajisje si: autovetura personale ose
për kompani, furgona, kamione të vogla, kamione të
mëdha, autovetura të veçanta si dhe makineri e paisje të
teknologjisë së lartë.
Grupi dytë i synuar i klientëve do të jenë dhe individët privat, që jetojnë në Shqipëri apo
nënshtetas të huaj, të cilët janë të punësuar nga institucionet e përmendura më sipër me
qëllim financimin me anë të lizingut të autoveturave me vlerë nga 8,000 EUR deri në 20,000
EUR.
Por nuk do të jenë klientë potencialë të lizingut:
• Subjektet me qëndrim në Shqipëri me një ekzistencë legale jo të qartë
• Subjektet që nuk kanë një strukturë të qartë ortakërie
• Aktivitetet “start-up”
• Aplikantë me referenca dhe historik jopozitiv
Një biznes “start-up” do të financohet në rastet kur pronari ka dhe aktivitete të tjera
mbështetëse, që mbulojnë kostot fillestare të aktivitetit të ri por edhe të pagesave të lizingut,
kur del garantor një kompani e konsoliduar në treg, ose kur vendoset një depozitë bankare në
banakat që janë pjesë e grupeve ku kompanitë e lizingut bëjnë pjesë.
TRAJTIMI FISKAL I LIZINGUT NË SHQIPËRI
Gjatë zbatimit në praktikë të Ligjit “Për Qiranë Financiare”, janë parë disa probleme dhe mangësi të cilat ligji nuk i rregullon, parashikon apo nuk shprehet
qartë. Kuadri ligjor në të cilin ushtrojnë veprimtarinë shoqëritë e lizingut janë:
▪ Ligji “Për qiranë financiare”
▪ Ligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
▪ Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”
▪ Vendime të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzime, të dala në zbatim të ketyre ligjeve Problemet e hasura do t’i trajtojmë në dy aspekte, në atë të
zbatimit të ligjeve në praktikë dhe tëmangësive të hasura në legjislacion. Ligji nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë në lidhje metrajtimin
fiskal të këtij transaksioni. Duhet theksuar fort që trajtimi fiskal i lizingut financiarështë ndër çështjet më të mprehta dhe më të paqarta
aktualisht në Shqipëri. Ka ardhur koha qëaktorët kryesorë të këtij tregu të kenë një tablo të qartë fiskale në mënyrë që të dinë si tua
prezantojnë klientëve të tyre avantazhet reale që sjell kjo formë financimi.
Aktualisht dy janë tatimet që kanë ndikimin më të madh në këtë produkt financiar:
1. Tatimi mbi të ardhurat (fitimin)
2. Tatimi mbi vlerën e shtuar
Le ti shohim këto në dy kënvështrimet si të qiramarrësit dhe të qiradhënësit.
KONKLUZIONE
➢ Ligjet fleksibile të lizing-ut mund të rritin konkurrencën përmes eliminimit te joefikasitetit të tregut në lidhje me mbikëqyrjen dhe kontrollin financiar dhe
shkëmbimit të informacionit.
➢ Mjedisi për zhvillimin e lizingut në Shqipëri mori një hov të madh pozitiv me miratimin eLigjit për Lizing-un.
➢ Në vazhdimësi të arsyeve të trajtuara më sipër, lizingu është një alternativë shumë e mirë financimi dhe kjo sidomos për biznesin e mesëm dhe të vogël të cilët kanë
mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar pa burime financiare shtesë.
➢ Lizingu Financiar efektivisht është një instrument i tregut kapital. Megjithëse disa karakteristika e bëjnë atë të jetë i ndryshëm nga format e tjera të financimit me të
ardhura fikse, parimet mbi të cilat vlerësohen anët pozitive dhe ato negative të përdorimit të tij janë të njëjta.
➢ Karakteristika kryesore e lizingut është ndarja e pronësisë nga përdorimi i aktivit, në veprimtari ligjore dhe ekonomike. Një marrëveshje qiraje financiare varet më
shumë nga përmbajtja ekonomike e transaksionit se sa nga forma ligjore e kontratës. Marrëveshjet e qirasë që plotësojnë kriteret e një qiraje financiare, do të njihen në
pasqyrat financiare si qira financiare,pavarësisht faktit që nga ana ligjore ose formale ato mund të konsiderohen si marrëveshje të një qiraje.
➢ Kushtet më të përshtatshme që ofron Lizingu Financiar krahasuar me huamarrjen apo blerjen e aktiveve të kapitalit, si dhe tatimi më i favorshëm bëjnë që lizingu të
kthehet në mjetin financiar më tërheqës për shoqëritë e lizingut për biznesin e tyre.
FALEMINDERIT

Contenu connexe

Similaire à PROJEKT SKK.pptx

Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Shpejtim Rudi
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
Menaxherat
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiii
Fisnik Morina
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Kastriot Gashi
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Shpejtim Rudi
 
proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary finance
Elvis Zaimi
 

Similaire à PROJEKT SKK.pptx (20)

Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudiPunim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
Punim seminarik e drejta biznesore kontraktore – shpejtim rudi
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiarekapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
E drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeE drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrime
 
Kontratat
KontratatKontratat
Kontratat
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Qirate
Qirate Qirate
Qirate
 
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiii
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimit
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
E drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - LigjërataE drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
E drejta biznesore nderkombëtare - Ligjërata
 
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary finance
 
Kontratat ne Biznes
Kontratat ne BiznesKontratat ne Biznes
Kontratat ne Biznes
 
Df 3 teste pazgjidhura
Df 3 teste pazgjidhuraDf 3 teste pazgjidhura
Df 3 teste pazgjidhura
 

PROJEKT SKK.pptx

  • 1. TITULLI: LIZINGU NE SHQIPERI KONCEPTI I LIZINGUT DHE NDIKIMI I TIJ NE SHOQERINE E BIZNESIT SHQIPTAR
  • 2. Duke qënë se biznesi përbën një ndër aktorët më të rëndësishëm (në mos më të rëndësishmin) nëekonominë e tregut, zgjodha të flas në këtë temë për Lizingun dhe rëndësinë e tij në biznesinShqiptarë.“E qarta është gjithmonë më pak e kuptueshmja”.Të flasësh për lizingun nuk është e vështirë, por të arrish ta kuptosh atë dhe mënyrën sesi funksionon është paksa e vështirë.Lizingu,si një instrument financiar, ishte në gjendje për të afirmuar veten në shumë vende të zhvilluara sinjë nga mekanizmat më efektive dhe të arritshme për financimin, zgjerimin dhe zhvillimin e mjeteve të prodhimit, financimin e pasurive të nevojshme për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të reja në biznes.Është interesante të përmendet fakti që kompanitë shqiptare,të cilatgjithmonë kanë qenë përdoruesit e rëndë të pasurive të patundshme dhe pajisjeve, përfundimisht e kanë kuptuar që pronësia e tyre mbi to, do t’i pengojë ato nga të qenit efiçentë në kosto dhe të kenë rritje të bizneseve të tyre. ABSTRACT
  • 3. HYRJA Lizingu është një mundësi për bizneset që të zgjerojnë aksesin e tyre për financim afatshkurtër- dhe afat- mesëm. Nga një perspektivë ekonomike, lizingu mund të përkufizohet si "një kontratë mes dy palëve ku njëra palë (qiradhënësi) ofron një pasuri për përdorim të një pale tjetër (qiramarrësi) për një periudhë kohe të specifikuar, në këmbim të pagesave të specifikuara ". Kjo është reflektuar edhe në përkufizimet në kontabilitetit: Sipas Standardit të Kontabilitetit SNK 17 "një qira është marrëveshja në të cilën qiradhënësi përcjell te qiramarrësi në këmbim të njëpagese apo seri të pagesave, të drejtën për të përdorur një aktiv për një periudhë kohore tëcaktuar ". Lizingu është referuar si financim i bazuar në asete. Ndërsa qiradhënësit ruajnëpronësinë mbi asetet që ata japin me qira, gjatë gjithë jetës së kontratës, këto asete me qira janë pra një formë e qenësishme e kolateralit në kontratat e tilla (në krahasim me huadhënien bankare tradicionale e cila do të jetë ose e pasiguruar ose do të kërkojë përdorimin e llojeve të ndryshme të kolateralit dhe tipikisht jo asetet fizike të tilla si pajisjet të cilat janë të qenësishme në rastin elizingut).
  • 4. ATRAKTIVITETI I LIZINGUT - Të bëjnë pagesa mujore të vogla, kështu që mund të planifikojnë në avancë - 100% e financuar, mundëson që të mbajnë të holla thelbësore në llogaritë e tyreoperative - Lehtësia e barrës së parasë gjatë cikleve të ngadaltë të biznesit - Kthimi i të gjitha pajisjeve në fund të mandatit dhe të marrin pajisje të reja nëfillim të marrëveshjes së qirasë së re - Blerja e pajisjeve me qira për një tarifë të reduktuar në fund të marrëveshjes sëqirasë - Nuk ka ndonjë ndikim në vlerësimin personal të kreditit - Avantazhet e shumëfishta tatimore - Rritja e detyrimeve që do të thotë një barrë më të ulët të taksave - Përdoret si një program ndihmës i shitjes - Shpenzimet janë regjistruar si një fletë jashtë bilancit (shpenzime operative) - Liron kapital për nevojat e tjera të biznesit. - Përdorimi i menjëhershëm i pajisjeve pa paguar çmimin e plotë të kostos. - Kostot janë të fiksuara për kohëzgjatjen e lejuar Produkti i lizingut është atraktiv në tregun shqiptar sepse lizingu financiarlejon menaxherët dhe pronarët e bizneseve për të vepruar si më poshtë:
  • 5. Interpretimi i ligjit për qiranë financiare Për herë të parë qiraja financiare në legjislacionin Shqiptar është përmendur në “Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” dhe më saktësisht në nenin 849 “Qiraja Financiare (Lizing)”. Në të thuhet se me kontratën e qirasë financiare, njëra palë detyrohet të verë në dispozicion të palës tjetër, për një kohë të caktuar, një send të luajtshëm apo të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate periodike, të përcaktuar në lidhje me vlerën e sendit, me kohëzgjatjen e kontratës dhe eventualisht me elementë të tjerë sipas marrëveshjes së palëve. Gjithashtu sendi duhet të ishte i fituar ose i ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës së qiramarrësit dhe ky i fundit kishte të drejtë të fitonte pronësinë në mbarim të afatit të kontratës, kundrejt një shume të paracaktuar. Gjithashtu qiradhënësi duhet të përgjigjej ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për mosdorëzimin e sendit ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit. Ndër të tjera me marrëveshje mund të parashikohej që qiramarrësi përpara se të kërkojë nga qiradhënësi të drejtat e tij, duhet ti drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit) për të drejtat e tij ose që i kanë kaluar atij. Lizing disa veçori dalluese nga format e tjera të qirasë të cilat janë; a. Aktivi objekt i kësaj marrëdhënie përzgjidhet nga vetë qiramarrësi në pavarësi të plotë nga qiradhënësi. b. Sendi i përzgjedhur nga qiramarrësi, blihet apo sipas rastit ndërtohet me mjetet financiare të qiradhënësit, me qëllimin e vetëm, për t`ia dhënë me qira financiare, sipas kontratës së lidhur ose që do të lidhin palët e për të cilën furnizuesi ka dijeni të plotë. c. Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke patur parasysh edhe normën eamortizimit të sendit, të një pjese apo të pjesës thelbësore të tij.
  • 6. Kushtet për veprimtarinë e lizingut në Shqipëri 1. Qiradhënësi duhet të ketë të bllokuar një kapital rej 20 milionë lekësh 2. Sendet e luajtshme me afat konsumi deri në 5 vjet kanë afat qiraje minimalisht 1vit 3. Sendet e luajtshme me afat konsumi mbi pesë vjet kanë afat qiraje minimalisht 2vjet 4. Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira për një afat minimal të paktën 3 vjet 5. Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në varësi të plotë prej qiradhënësit 6. Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar normën e amortizimit.
  • 7. Analizë e tregut të lizingut financiar në Shqipëri dhe konkurrenca. ➢ Financimi me lizing u krijon mundësi sipërmarrësve të fillojnë të përdorin një aktivpërpara se ata ta kenë realisht në pronësi të tyre. Kjo nënkupton që gjatë periudhës së pagesave të kësteve të lizingut sipërmarrësi njëkohësisht realizon edhe të ardhura shtesë nëpërmjet përdorimit të aktivit. ➢ Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qënë se është një financim për mjetin. Meqënëse kemi të bëjmë me mjete që mund të shiten në një treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut (pronare ligjore e këtyre mjeteve), brenda normave të lejuara të manaxhimit të riskut, tregohet më tolerante sesa bankat në rastin e kredisë. Pra një financim me lizing është “teorikisht” më i lehtë për tu marrë sesa një financim me kredi. ➢ Në këtë financim, vetë parapagimi (ose pjesëmarrja e klientit) mbi vlerën e mjetit si edhe vendosja e vlerës së mbetur në fund të financimit bëjnë që struktura e financimit të përshtatet më shumë se kredia sipas nevojave dhe aftësisë paguese të klientit. ➢ Në fund të periudhës së financimit me lizing klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së drejtës së blerjes së mjetit, që në ndryshim nga kredia i lehtëson atij manaxhimin emjeteve në fund të periudhës së një projekti të caktuar.
  • 8. Klientela e synuar nga kompanitë e lizingut. Grupi i parë i klientëve të synuar nga kompanitë shqiptare të lizingut që operojnë në treg janë korporatat, sipermarrjet te mesme (SME) dhe kryesisht bizneset e vogla, të cilat përbëjnë një potencial të konsiderueshem për të marrë me qira pajisje si: autovetura personale ose për kompani, furgona, kamione të vogla, kamione të mëdha, autovetura të veçanta si dhe makineri e paisje të teknologjisë së lartë. Grupi dytë i synuar i klientëve do të jenë dhe individët privat, që jetojnë në Shqipëri apo nënshtetas të huaj, të cilët janë të punësuar nga institucionet e përmendura më sipër me qëllim financimin me anë të lizingut të autoveturave me vlerë nga 8,000 EUR deri në 20,000 EUR. Por nuk do të jenë klientë potencialë të lizingut: • Subjektet me qëndrim në Shqipëri me një ekzistencë legale jo të qartë • Subjektet që nuk kanë një strukturë të qartë ortakërie • Aktivitetet “start-up” • Aplikantë me referenca dhe historik jopozitiv Një biznes “start-up” do të financohet në rastet kur pronari ka dhe aktivitete të tjera mbështetëse, që mbulojnë kostot fillestare të aktivitetit të ri por edhe të pagesave të lizingut, kur del garantor një kompani e konsoliduar në treg, ose kur vendoset një depozitë bankare në banakat që janë pjesë e grupeve ku kompanitë e lizingut bëjnë pjesë.
  • 9. TRAJTIMI FISKAL I LIZINGUT NË SHQIPËRI Gjatë zbatimit në praktikë të Ligjit “Për Qiranë Financiare”, janë parë disa probleme dhe mangësi të cilat ligji nuk i rregullon, parashikon apo nuk shprehet qartë. Kuadri ligjor në të cilin ushtrojnë veprimtarinë shoqëritë e lizingut janë: ▪ Ligji “Për qiranë financiare” ▪ Ligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” ▪ Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” ▪ Vendime të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzime, të dala në zbatim të ketyre ligjeve Problemet e hasura do t’i trajtojmë në dy aspekte, në atë të zbatimit të ligjeve në praktikë dhe tëmangësive të hasura në legjislacion. Ligji nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë në lidhje metrajtimin fiskal të këtij transaksioni. Duhet theksuar fort që trajtimi fiskal i lizingut financiarështë ndër çështjet më të mprehta dhe më të paqarta aktualisht në Shqipëri. Ka ardhur koha qëaktorët kryesorë të këtij tregu të kenë një tablo të qartë fiskale në mënyrë që të dinë si tua prezantojnë klientëve të tyre avantazhet reale që sjell kjo formë financimi. Aktualisht dy janë tatimet që kanë ndikimin më të madh në këtë produkt financiar: 1. Tatimi mbi të ardhurat (fitimin) 2. Tatimi mbi vlerën e shtuar Le ti shohim këto në dy kënvështrimet si të qiramarrësit dhe të qiradhënësit.
  • 10. KONKLUZIONE ➢ Ligjet fleksibile të lizing-ut mund të rritin konkurrencën përmes eliminimit te joefikasitetit të tregut në lidhje me mbikëqyrjen dhe kontrollin financiar dhe shkëmbimit të informacionit. ➢ Mjedisi për zhvillimin e lizingut në Shqipëri mori një hov të madh pozitiv me miratimin eLigjit për Lizing-un. ➢ Në vazhdimësi të arsyeve të trajtuara më sipër, lizingu është një alternativë shumë e mirë financimi dhe kjo sidomos për biznesin e mesëm dhe të vogël të cilët kanë mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar pa burime financiare shtesë. ➢ Lizingu Financiar efektivisht është një instrument i tregut kapital. Megjithëse disa karakteristika e bëjnë atë të jetë i ndryshëm nga format e tjera të financimit me të ardhura fikse, parimet mbi të cilat vlerësohen anët pozitive dhe ato negative të përdorimit të tij janë të njëjta. ➢ Karakteristika kryesore e lizingut është ndarja e pronësisë nga përdorimi i aktivit, në veprimtari ligjore dhe ekonomike. Një marrëveshje qiraje financiare varet më shumë nga përmbajtja ekonomike e transaksionit se sa nga forma ligjore e kontratës. Marrëveshjet e qirasë që plotësojnë kriteret e një qiraje financiare, do të njihen në pasqyrat financiare si qira financiare,pavarësisht faktit që nga ana ligjore ose formale ato mund të konsiderohen si marrëveshje të një qiraje. ➢ Kushtet më të përshtatshme që ofron Lizingu Financiar krahasuar me huamarrjen apo blerjen e aktiveve të kapitalit, si dhe tatimi më i favorshëm bëjnë që lizingu të kthehet në mjetin financiar më tërheqës për shoqëritë e lizingut për biznesin e tyre.