SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  18
1. Në sa kuptime e kuptojmë termin E Drejta Administrative?
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
Termi E Drejta Administrative e kuptojmë në dy kuptime:
1. Si e drejtë e sistemit juridik dhe
2. Si degë e shkencës juridike.
E Drejta Administrative përkufizohet si tërësi e atyre normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet
shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative.
2. Çka paraqet E Drejta Administrative si degë e sistemit juridik?
E Drejta Administrative paraqet tërësin e normave juridike që rregullojnë marrëdhënie të caktuara
shoqërore.
3. Qka studion E Drejta Administrative si degë e shkencës juridike?
E Drejta Administrative përfshin tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve të
caktuara shoqërore.
4. Qfarë rëndësie e ka administrata, në sistemin juridik edhe tiparet e saj?
Administrata radhitet si degë shumë e rëndësishme në sistemin juridik së bashku me drejtën civile dhe drejtën
penale.
Tipare që e dallojnë pikërisht tek objketi i veqantë që e studion dhe karakteri i veqantë i këtyre mërrëdhenieve që i
referon këtij objekti.
5. Dallimi i drejtës administrative si degë e sistemit juridik dhe e shkencës juridike?
E drejta administrative si degë e sistemit juridik dhe si shkencë juridike nuk mund ti identifikojmë.
Dallimi është se e Drejta Aministrative si degë e sistemir juridik përfshin në vete vetëm një kategori të caktuar të
normave juridike që kanë të bëjnë me organizimin dhe veprimtarinë e org. të administatës shoqërore, kurse si
dëgë e shkencës juridike përfshin në mënyrë më të përgjithshme që ka të bëjë me objektin, burimet dhe sistemin e
përgjithshëm.
6. Çfarë rëndësie ka objekti i një dege?
Me rastin e përcaktimit të kriterit të përgjithshëm dhe përmbajtjes themelore të një dege duhet të
përkufizohet objekti.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
7. Kush është objekt i një dege?
Objekt studimi i së drejtës paraqesin normat juridike të cilat rregullojnë veprimtari administrative
varësisht se çfarë nënkupton me të rregullimi shtetëror një vendi të caktuar në kohë të caktuar.
8. Sa përkufizime njihen lidhur me objektin e drejtës administrative?
Dy përkufizime 1. Përkufizimet Pozitive – Përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative dhe 2.
Përkufizimet Negative – sipas të cilave e drejta administrative studion normat që i përkasin administratës dhe
nuk i përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.
9. Si ndahen përkufizimet pozitive?
Përkufizimet pozitive ndahen në dy grupe:
1. Në ato që për objektin e drejtës administrative konsiderojnë të gjitha normat që i përkasin, përkatësisht
studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës.
2. Përkufizimet që për objekt të administatës konsiderojnë vetëm ato norma të cilat rregullojnë organizatat
administrative, veprimtarinë administrative dhe veprimtaritë tjera lidhur me marrëdhëniet juridike-
administrative.
10. Me cilat degë të së drejtës ka raporte e Drejta Administrative?
Me të drejtën kushtetuese, civile, penale, të drejtën e punës, familiare, ekonomike, financiare etj.
11. Si ndahen burimet e së drejtës administrative?
Burimet e drejtës administrative ndahen në
1. Burime formale dhe
2. Burimet materiale.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
12. Cilat janë burimet formale të drejtës administrative?
Kushtetuta, ligji, dekretligji dhe aktet nënligjore.
13. Cilat janë burimet e dorës së dytë?
Zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike.
14. Çka është sistemi i drejtës administrative?
E Drejta Administrative përfshin normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e
administatës shtetërore, tërësia e këtyre normave paraqet sistemin e drejtës administrative.
15. Çka përfshin në vete sistemi i drejtës administrative?
Në sistemin e Drejtës Administrative përfshihen normat që përmbajnë kushtetutën e një vendi të caktuar
që sanksionojnë organizimin dhe veprimtarinë e administratës.
Në radhë të dytë janë normat që sanksionojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administatës shtetërore si:
ligji, dekreti dhe aktet tjera.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
16. Si sistemohen shkenca e drejtës administrative dhe pjesa e përgjithshme?
E Drejta Administrative sistemohet në:
1. Në pjesën e përgjithshme – organizimi dhe veprimtaria e organeve administrative shtetërore.
2. Pjesa e veqantë – normat juridike që rregullojnë zbatimin e parimeve të përgjithshme në degë konkrete të
administatës shtetërore.
17. Çka studion pjesa formale e çka ajo materiale?
Pjesa formale studion normat juridike që i përkasin procedurës administrative, kontrollit gjyqësor mbi
ligjshmërinë e akteve administrative dhe së drejtës në kundërvajtje.
Pjesa materiale studion normat që rregullojnë organizimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore.
18. Ç’është organizata dhe elementet e saj?
Organizata paraqet një grup njerëzish në lidhje të ndërsjelltë mes tyre që ushtrojnë punë të përbashkëta
për të arritur qëllimin e caktuar.
Elementet e organizatës janë: 1. Njerëzit; 2. Qëllimi i caktuar; 3. Mjetet materiale dhe juridike 4.
Struktura organizative dhe 5. Mevëtësia në punë.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
19. Në sa kuptime e kuptojnë termin organizatë?
Termi organizatë kuptohet ne dy aspekte:
1. Si punë e organizuar për tia arritur qëllimit të cakruar dhe
2. Institucione që kane elemente të caktuara që të realizojnë qëllime të caktuara.
20. Cilat janë parimet e organizatës?
1. Parimi i ndarjes së punëve; 2. Parimi i koordinimit;
3. Centralizimi dhe Decentralizimi 3. Koncentrimi dhe Dekoncentrimi.
21. Çka është organizata administrative dhe tiparet e saj?
Organizatat Administrative paraqesin at lloj të organizatës të cilat hyjnë në mënyrë autoritative në
marrëdhënie juridike me subjektet juridike.
Tiparet kryesore janë kontinuiteti, profesionalizimi i nënpunësve, autorizimet, punët shoqërore.
22. Pse dallojmë organizatat administrative nga organizatat e tjera?
Organizatat administrative dallojmë nga organet tjera në bazë të dy karakteristikave 1. Në organizatat
administrave kryhen punët e përgjithshme shoqërore; 2. Punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin
e pushtetit, ushtrmin e shërbimeve për subjektin juridik me mundësi të shfrytëzimit të autorizimeve publike që
nënkupton pushtet të deleguar.
23. Si ndahen organizatat sipas punëve që ushtrojnë?
Organizatat ndahen në 2 grupe:
1. Punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit dhe
2. E përbëjnë organizatat administrative që përbëjnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar mundësinë e
ushtrimit të një pushteti të deleguar përmes autorizimeve publike.
24. Çka janë organet administrative dhe pse ato konsiderohen shtetërore?
Fjala organ nënkupton njerëzit qoftë si individ apo si grup përmes së cilave shteti ushtron punët e veta.
Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtëtëror e cila është e ngarkuar me veprimtarinë
administrative si njëri nga vetitë e përgjithshme që ushtron shteti. Ato konsiderohen shtetërore-m’veshja e tyre me
targa të pushtetit.
25. Si ndahen organet administrative?
Sipas kriterit të shtrirjes e veprimtarisë së organit adminstrativ:
Organet qendrore dhe komunale,
Sipas mënyrës së vendosjes
Organe individuale dhe këshilluese,
Sipas kriterit të llojit të punëve që kryejnë
Organe aktive dhe këshilluese,
Sipas kriterit të shkallës së m’vetësisë në punë
Organet e m’vetësisë.
Sipas kriterit të raportit ndërmjet administratës shtetërore në
Organe të larta dhe të ulta:
Sipas veprimit të punëve
Organet e përgjithshme dhe të veqanta.
26. Parimet e organizimit të administratës?
Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ, parimi i
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dhe parimi i federalizmit.
27. Ç’janë shërbimet publike sipas Digit dhe ku lindi ky intitucion?
Digi është përfaqësues i teorisë së funksioneve sociale. Sipas tij ky shërbim publik paraqet secilën
veprimtari, ushtrimi i së cilës do të duhej të sigurohej të rregullohej dhe të kontrollohet nga ata që qeverisin. Ky
institucion lindi në Francë.
28. E qka janë sipas Lobadenit?
E përcakton si aktivitet të trupave kolektive publike (shteti, departamenti, komuna) i cili është i drejtuar
kah plotësimi i ndonjë nevoje me interes të përgjithshëm.
29. Si ndahen shërbimet publike?
Shërbimet publike klasifikohen sipas objektit të shërbimit publik dhe mënyra se si sigurohet
interesi publik.
30. Kujt i takojën autorizimet publike?
Autorizimet publike i përkasin ushtrimit të veprimtarisë administrative, përkatësisht funksioneve
administrative.
31. Si caktohet gjendja juridike e organizatave?
Gjendja juridike e organizatave caktohet me kushtetutë?
32. Cilat janë fuknsionet apo veprimtaritë themelore të shtetit?
Janë veprimtaritë ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore ligjvënëse, (parlamenti nxjerr ligje;
qeveria ekzekuton në dy kuptime
Kuptimi i gjerë-funksioni ekzekutiv dhe funksioni administrativ
Gjykatat ndajnë drejtësinë dhe janë funksione shkallës të ndryshme.
33. Si përkufizohet veprimtaria ekzekutive?
Veprimtaria ekzekutive ushtrohet nga organet e pushtetit shtetqror që themelohen në bazë të ligjit dhe
për zbatimin e ligjit.
Veprimtaria ekzekutive përkufizohet në dy kuptime:
1. Në kuptim të gjerë në të cilin përveq funksioneve ekzekutive përfshihen edhe funksionet administrative
dhe
2. Në kuptimin e ngushtë ku përfshihen vetëm funksionet ekzekutive.
34. Çështë administrata shtetërore dhe pikëpamjet lidhur me të?
Administrata shtetërore është veprimtari shtetërore që ushtrohet nga organet administrative të
shtetit.(Administrata shtetërore mund të përkufizohet si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet
administrative në bazë të ligjit).
Kemi dy lloje pikëpamje:
1. Formale
2.
35. Në kuptimin e gjerë si shprehet administrata shtetërore?
Shprehet në dy drejtime, si veprimtari ekzekutive, (qëndron në kujdesin e zbatimit të ligjit) dhe
veprimtari administrative (qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit).
36. Tiparet kryesore të administratës shtetërore?
Tipare kryesore është karakteri i tij nënligjore dmth administrimi shtetëror si veprimtari administrative që
ushtrohet nga organet e administtratës në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit.
37. Cilët janë parimet e punës në administratë?
Parimi i ligjshmërise, parimi i m’vetësisë, parimi i oficialitetit, parimi i punës së hapur.
38. Çka nënkupton parimi i ligjshmërisë dhe pse është i rëndësishëm për administratën?
Parimi i lighshmërise nënkupton zbatimin e ligjit, dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore të jenë në pajtim me
ligjin. Parimi i ligjshmërisë në kuptim të gjerë është parimi më i rëndësishëm që nënkupton ligjshmërisë e akteve,
pajtueshmërisë e normave më të ulta me ato më të larta – në kuptim të ngushtë më të gjitha normat e përgjithshme
duhet të jenë në pajtim me ligjin.
39. Kur kemi raste apo veprime të kundërligjshme?
Çdo veprim i kundërt i administratës me ligjin nënkupton veprim të kundëligjshëm.
1. Inkompetenca 2. Cenimi i të drejtave në procedurë 3. Cenimi i të drejtave materiale-juridike 4. Vërtetimi i
gabueshëm i gjendjes faktike
5. Paligjshmëria në aportonitetin ose qëllimin e aktit.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
40. Ç’është inkompetenca?
Mospërmbajtja e të drejtave dhe detyrave nga ana e autorizimeve të organeve nënkupton,
inkompetencë. Shfaqet edhe me cenim e kompetencës lëndore dhe funksionale.
41. Çka është cenimi i drejtës në procedurë dhe si ndahet?
Njihet edhe si gabim formal apo procedural. Ndahet në gabim formal esencial-që aplikojnë në
vendosjen e qështjes dhe gabime formale joesenciale që ndikojnë në vendosjen e aktit.
42. Çka është cenimi i të drejtës materiale – juridike?
Në dy mënyra: në rastin konkret të mos aplikohen norma e cila është dashur të aplikohet ose kur është
aplikuar norma por aplikimi është bërë gabimisht në bazë të interpretimit të gabueshëm.
43. Kur keni vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike?
Vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike kemi atëherë kur nuk vërtetohen të gjitha faktet relavante për
nxjerrjen e aktit.
44. Çka kuptojmë me paligjshmëri të opurtunitetit?
Ekziston kur organi i administratës nxjerr aktim mbi realizimin e qëllimit tjetër e jo të atij që buron nga ligji.
Shkenca juridike franceze merret me këtë qështje – keqpërdorimi i autorizimit. Në shtetet që bazohen në parimin e
ligjshmërisë zhvillohet edhe parimi i diskrecionit apo çuarjes së lirë.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
45. Çka paraqet parimi i m’vetësisë?
Parimi i m’vetësisë paraqet zbatim të dënjë ta parimit të ligjshmërisë sepse ai nënkupton se administrata
mund të punojë vetëm për atë të cilën është e autorizuar me kushtetutë dhe me ligj.
47. Çka kuptojmë me m’vetësi të organit administrativ?
Paraqesin hapësirë të veprimit të saj brendapërbrenda kompetencave të caktuara me kushtetutë dhe ligj.
48. Si ndahen apo caktohen kompetencat?
Kompetencat përkufizohen si e drejtë dhe detyrë e organit administrativ për ushtrimin e punës së caktuar
administrative. Kemi dy ndarje: lëndore dhe territoriale.
49. Çka kuptojmë me parim të efikasitetit dhe kush ka ndikim në rritjen e tij?
Fjala efikasitet nënkupton raportin optimal të parashtruar të detyrave dhe rezultateve të arritura.
Ndikim në rritjen e efikasitetit kanë: organizimi funksional i administratës, modernizimi i punës, ngritja e kuadrave
profesionale, informimi dhe komunikimi në administratë.
50. Çka kuptojmë me parim të punës së hapur?
Me parim të punës së hapur nënkuptojmë hapjen e administratës para shoqërisë përkatësisht informimi i
qytetarëve mbi punën e saj
(Kjo bëhet përmes mjeteve të informimit publik).
51. A munden disa punë të jenë sekrete dhe cilat janë ato?
Disa punë në administratë duhet të mbahen sekrete, ato caktohen në legjislacionin e çdo vendi.
52. Ç’janë normat juridike administrative?
Normat juridike administrative janë ato rregulla të detyrueshme të sjelljes që vendosen ose sanksionohen
nga shteti për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.
Krijohen në procesin e veprimtarisë administrative.
53. Pse dallojnë këto normat juridike administrative nga tjerat?
Këto norma dallojnë nga objekti i veqantë i rregullimit juridik.
54. Kush janë karakteristika e normave juridike administrative?
Norma juridike administrative është bazë për lidhjen e marrëdhënieve administrative.
Norma juridike administrative ka karakter imperativ ose urdhërime kategorike që i bëhen subjekteve përkatëse.
Elementet e normës juridike administrative karakterizohen nga disa ndryshime në krahasim më normat tjera.
55. Si ndahen normat juridike administrative?
1. Nomat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të cilat janë të përbashkëta për të
administratën shtetërore.
2. Normat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të nje dege të veqantë të
administratës shtetërore.
56. Si realizohen normat juridike administrative?
Realizohen në dy forma kryesore: 1. Në formën e ekzekutimit dhe 2. Në formën e zbatimit.
Ekzekutimi është i detyrueshëm për subjektet e drejtës administrative.
57. Si bahet zbatimi i normave juridike administrative?
1. Vetëm nga ai subjekt i autorizuar me ligj,
2. Në rastet konkrete në përputhje me përmbajtjen e vërtet
3. Duke respektuar të gjitha rregullat e procedurës që i ka caktuar një shtet
58. Çka janë marrëdhëniet juridike administrative?
Marrëdhëniet juridike administrative janë ato marrëdhënie që krijohen në fushën e veprimtarisë
administrative.
59. Cilat janë veçoritë kryesore të marrëdhënieve juridike administrative?
Ato janë marrëdhëniet shoqërore juridike si të tilla dallohen nga marrëdhënia shoqërore në përgjithësi
sepse rregullohen nga normat juridike administrative, ndërsa nga marrëdhëniet tjera shoqërore dallohen se kryhen
në fushën e veprimtarisë administrative.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
60. Kush është paë në këto marrëdhënie?
Njëra nga palët duhet të jetë doemos shteti i përfaqësuar nga organi i tij.
61. Si lindin “ndryshohen” e shuhen këto marrëdhënie?
Faktet që shkaktojnë lindjen, ndryshimin dhe shuarjen janë aktet me karakter administrativ.
62. Si ndahen marrëdhëniet juridike administrative?
Si kriter kryesor për ndarjen janë:
Përmbajtja konkrete e marrëdhënieve juridike administrative,
Karakteri i vetë marrëdhënieve,
Karakteri i subjekteve,
Metodat e mbajtjes së marrëdhënieve administrative.
63. Si ndahen aktet administrative?
Organet e administratës: aktet juridike dhe matet materiale.
64. Ç’janë aktet juridike dhe si ndahen?
Aktet juridike të adminsitatës nënkuptojmë shprehjen e vullnetit të organit me rastin e ushtrimit të punëve
që janë besuar dhe me qëllim të shkaktimit të ndryshimeve, ndahen në të përgjithshme ose individuale.
65. Çka janë aktet aktet normative dhe llojet?
Aktet normative janë akte që organet shtetërore i nxjerrin me veprimtarinë e vet më të cilat rregullohne
normat e sjelljes në mënyrë të përgjithshme.
Llojet janë: rregullorja, rdhëresa dhe udhëzimi.
66. Ç’është rregullorja?
Rregullorja është akt juridik normativ i përgjithshëm i roganeve të administratës.
Rregullorja nxirret për dy qëllime:
1. Për të caktuar organizimin e brendshëm të organit dhe
2. Pet të përcaktuar rrethveprimin.
67. Ç’është udhëzimi?
Udhëzimi është akt juridik normativ dhe nxjerret me qëllim të drejtimit, këshillimit ose dhënies së
instrukcioneve të ndrsyhme lidhur me zbatimin e ligjit apo dispozitave tjera.
Udhëzimi ka karakter detyrues por në masë më të dobët se urdhëresa apo rregullorja,
Ekziston udhëzimi fakultativ apo i padetyrueshëm si instruksion profesional.
Udhëzimi nxirret nga organet më të larta që iu drejtohen organeve më të ulëta.
68. Ç’është urdhëresa?
Urdhëresa është akt juridike normativ me të cilin bëhet zbatimi i dispozitave ligjore dhe i akteve të
përgjithshme të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe organeve ekzekutive.
69. Ç’janë aktet konkrete administrative?
Shpehja ajt administrativ ka prejardhjne franceze. Akti administrativ pëkufizohet:
“Si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një çështje konkrete”.
70. Si ndahen aktet konkrete administrative?
1. Akte individuale dhe gjeniale
2.
3.
4.
5.
71. Cilat janë elementet përmbajtësore të aktit kushtetues?
Elementet përmbajtësore janë konkretizimi i lëndës dhe i subjekteve të aktit:
Dispozitivi, arsyetimi, udhëzimi për mjetin juridik.
Akti administrativ përmban lëndën dhe subjektet.
Esenca e aktit administrativ është dispozitivi.
Pa dispozitiv nuk ka akt administrativ.
Në arsyetim shkruhet pse është vendosur ashtu si në dispozitiv.
Në udhëzim informohet pala për mundësinë ose pamundësinë e përdorimit të mjetit juridik.
72. Çka janë aktet materiale dhe si ndahen?
Me akte materiale nuk shprehet autoriteti i organeve te administratës.
Këto akte ndahen në tri pjesë:
1. a
2. b
3. c
Disa veprime nuk mund të përfshihen në kategorinë e larpërmendu si “puna më palë”.
73. Cili është dallimi në mës organit administrativ dhe personit zyrtar?
Me shprehjen organ administrativ tregohet një formacion individual ose kolektiv me organizimin e tij të
brendshëm që është pjese përbërëse e aparatit administrativ.
Me shprehjen person zyrtar tregon njeriun konkret që kryn funksion administrativ.
74. Si klasifikohen veprimtaritë administrative?
1. Sektorët,
2. deget,
3. fushat,
4. shërbimet dhe
5. makroorganizimi i administratës.
75. Ç’janë sektorët?
Sektorët paraqesin punë administrative në degë të administratës :
Ato ndahen:
1. Sektorët administrative
2. Sektorët administrative gjyqësore dhe
3. Fusha e veprimtarisë shoqërore.
76. Ç’janë degët?
Degët e administratës konsiderohen punët që kanë ngjajshmëri dhe përbëjnë tërësi të vetme. Për degë
të ngjajshme formohen organe të m’vetësishme.
77. Ç’janë fushat?
Fushë ë administratës shtetërore emerohen si rregull degë të copëtuara të saj p.sh. degë të
administratës paraqet industria ndersa fusha janë industria ndërtimore metalike.
78. Ç’janë shërbimet administrative?
Puna administrative të specializuara të cilat janë të organizuara me organe të m’vetësishme p.sh.
inspektorateve.
79. Çka paraqet mikro dhe makroorganizimi?
Mikroorganizimi i takon vetëm administratës në legjislacionet e vendeve të ndryshme, organeve
ligjvënëse dhe ekzekutive t’u takojë e drejta e përcaktimit e të parimeve të përgjithshme mbi organizimin e
brendshëm të administratës.
Makroorganizimi i administratës nënkupton organizimin e përgjithshëm të administrimit të cilën e bëjnë
organet të cilat janë edhe themeluese të administratës.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
80. Si vështrohet marrëdhëniet mes organeve të administratës?
Marrëdhëniet mes organeve të administratës mund të vështrohen në tri grupe:
1. Përfshihen marrëdhëniet e të gjitha organeve të admnistratës pa marrë parasysh marrëdhëniet mes një
tërësie territoriale.(Këto marrëdhënie shprehen me dhënien e ndihmës juridike).
2. Bëjnë pjesë marëdhëniet juridike ndërmjet organeve të njësive të ngushta dhe të gjera territoriale.(Këto
janë të ashtuquajtura marrëdhënie vertikale).
3. Hyjnë marrëdhëniet e ndërsjellta, përkatësisht ato reciproke të së njëjtës njësi territoriale.(Këto janë të
ashtuquajturat marrëdhënie horizontale).
81. Çka kuptojnë me dhënie të ndihmës juridike?
Dhënia e ndihmës juridike nënkupton ushtrimin e veprimeve të caktuara të një organi për një organ tjetër të
administratës pa marrë parasysh a është fjala për organin e një njësie apo të ndryshme territoriale.
82. Cilat janë parimet kryesore në bazë të cilave zhvillohet marrëdhënia vertikale mes organeve
administrative?
Marrëdhënia vertikale zhvillohet në bazë të dy parimeve:
1. Parimi i m’vetësisë së njësisë territoriale nënkupton interesat specifike ndërmjet organeve të njësive të
ndryshme territoriale administrative mund të vendosen marrëdhëniet kierarkike – detyrimin e organeve më të ulëta
dhe kontrollin e aktit lidhur me ligjshmërinë, zgjedhjen e konflikteve.
2. Parimi i rendit komunal është i rendësishëm për marrëdhëniet vertikale të administratës, se në parim të gjitha
punët publike ushtrohen në komunë si njësi themelore territoriale nëse nuk gjenden në kompetencë të njësisë më
të gjerë.
83. Çka është sabordinimi?
Sabordinimi paraqet detyrimin e organeve të nënshtruara që ti kryej urdhëresat konkrete të organeve
eprore.
84. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ligjvënëse?
Marrëdhëniet e organeve administrative shtetërire me organet ligjvënëse vështrohen në kuadër të disa
grupeve (qështjeve).
1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ligjvënës që ti përcaktojnë parimet e
përgjithshme të organizimit të tyre)
2. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimiet e organit ligjvënës të nxjerra dispozitat të cilat janë
të detyrueshme për organin e administratës shtetërore sepse paraqesin bazën për punën e tyre).
3. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet që të emërojnë dhe të shkarkojnë funksionet e
organeve të administratës. Funksionet emërohen në funksione për periudhë të caktuar, mund të shkarkohen ende
pa i skaduar mandati për shkaqe të ndryshme.
85. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ekzekutive?
Këti marrëdhënie mund të vërtetohennë disa grupe:
1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti përcaktojnë parimet e
përgjithshme të organizimit të mbrendshëm të organeve të administratës shtetërore.
2. Të drejtat e karakterit funksional (shprehen në autorizimit e organit ekzekutiv që të përcaktojnë të drejtat dhe
detyrat e organeve administrative shtetërore që realizohen përmes nxjerrjes së akteve për zbatimin e ligjeve).
3. Të drejtat e karakterit personal (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti emërojnë funksionet e
organeve administrative shtetërore administrative që nuk emërohen dhe shkarkohen nga organi ligjëvënës.
4. Të drejtat e karakterit financiar (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që të përcaktojnë masat për
shfrytëzim të mjeteve për punën e organeve të administratës).
5. Të drejtat e ushtrimit të kontrollit ( shprehen në autorizimet e organeve ekzekutive që të ushtrojnë kontrollin ndaj
organeve të administratës shtetërore).
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
86. Pse organet gjyqësore mund të kontrollojnë organet administrative dhe çfarë mund të jetë?
Me gjithë parimin e m’vetësisë së gjykatave ato ushtrojnë forma të caktuara të kontrollit mbi punën e
organizatës shtetërore. Kjo e drejtë e tyre buron nga detyrimi i administratës që të punojë në bazë dhe zbatim të
ligjit. Ekzistojnë disa forma të kontrollit të gjykatave:
1. Kontrolli i kushtetutshmërise dhe ligjshmërise së akteve të përgjithshme të organeve administrative.
2. Kontrolli i ligjshmërisë së akteve administrative.
87. Çfarë mund të jetë kontrolli i punës së administratës?
Mund të jetë 2 llojesh:
1. Kontroll administrativ i jashtëm dhe
2. Kontroll adminsitrativ i mbrendshëm.
88. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të brendshëm).
Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet varëse,
lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare.
89. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të jashtëm).
Ndikimi i organit të specializuar administrativ mbi organet administrative dhe mbi zbatuesit tjerë me
qëllim të siguritmit, të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve e akteve nënligjore të organeve më të ulëta.
Ushtrimi i kontrollit të brendshëm është kontrolli i organeve më të larta ndaj organeve më të ulëta.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi
90. Çfarë karakteri juridik kanë kontrollet e jashme dhe të brendshme?
Të dyja kto kontrolle kanë karakter juridik të pushtetit.
91. Cili është qëllimi i kontrollot administrativ?
Qëllimi kryesor është që të sigurohet zbatimi i plotë dhe në kohë i ligjeve dhe i vendimeve në fushën e
administratës shtetërore.
92. Çfarë është kontrolli i brendshëm dhe si zhvillohet?
Kontrolli i brendshëm në organet e administratës shtetërore në esencë është kontroll i organeve më të
larta ndaj organeve më të ulta të administratës. Kontrolli i brendshëm zhvillihet në 2 forma:
1. Kontrolli instancional dhe
2. Kontrolli kierarkik.
93. Cilat janë format kryesore të decentralizimit?
Format kryesore të decentralizimit janë: ndarja e sovranitetit përkatësisht federata, konfederata,
decentralizimi territorial, vetëadministrimi lokal.
94. Cila është e drejta e ministrave që të lirohen nga përgjegjësia?
Që të lirohen nga përgjegjësia ministrat kanë vetëm një akt-DORËHEQJA.
www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi

Contenu connexe

Tendances

Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoEsi Hasko
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreBessnik Latifi
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )Ardenia Flowers
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
JurispodencaJURIST
 

Tendances (20)

Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Ese
EseEse
Ese
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
ADMINISTRIM PUBLIK (I AVANCUAR )
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 

Similaire à Administrative 2

E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeRinorAjeti1
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
Pyetjet e dr._kushtetuese
Pyetjet e dr._kushtetuesePyetjet e dr._kushtetuese
Pyetjet e dr._kushtetueseRobert Feto
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeErsid Peri
 

Similaire à Administrative 2 (20)

E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publike
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Pyetjet e dr._kushtetuese
Pyetjet e dr._kushtetuesePyetjet e dr._kushtetuese
Pyetjet e dr._kushtetuese
 
Ese
EseEse
Ese
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Kodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrativeKodi i procedurave administrative
Kodi i procedurave administrative
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 

Administrative 2

  • 1. 1. Në sa kuptime e kuptojmë termin E Drejta Administrative? www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi Termi E Drejta Administrative e kuptojmë në dy kuptime: 1. Si e drejtë e sistemit juridik dhe 2. Si degë e shkencës juridike. E Drejta Administrative përkufizohet si tërësi e atyre normave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative. 2. Çka paraqet E Drejta Administrative si degë e sistemit juridik? E Drejta Administrative paraqet tërësin e normave juridike që rregullojnë marrëdhënie të caktuara shoqërore. 3. Qka studion E Drejta Administrative si degë e shkencës juridike? E Drejta Administrative përfshin tërësinë e studimeve që i referohen rregullimit juridik të marrëdhënieve të caktuara shoqërore. 4. Qfarë rëndësie e ka administrata, në sistemin juridik edhe tiparet e saj? Administrata radhitet si degë shumë e rëndësishme në sistemin juridik së bashku me drejtën civile dhe drejtën penale. Tipare që e dallojnë pikërisht tek objketi i veqantë që e studion dhe karakteri i veqantë i këtyre mërrëdhenieve që i referon këtij objekti. 5. Dallimi i drejtës administrative si degë e sistemit juridik dhe e shkencës juridike? E drejta administrative si degë e sistemit juridik dhe si shkencë juridike nuk mund ti identifikojmë. Dallimi është se e Drejta Aministrative si degë e sistemir juridik përfshin në vete vetëm një kategori të caktuar të normave juridike që kanë të bëjnë me organizimin dhe veprimtarinë e org. të administatës shoqërore, kurse si dëgë e shkencës juridike përfshin në mënyrë më të përgjithshme që ka të bëjë me objektin, burimet dhe sistemin e përgjithshëm. 6. Çfarë rëndësie ka objekti i një dege? Me rastin e përcaktimit të kriterit të përgjithshëm dhe përmbajtjes themelore të një dege duhet të përkufizohet objekti.
  • 2. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 7. Kush është objekt i një dege? Objekt studimi i së drejtës paraqesin normat juridike të cilat rregullojnë veprimtari administrative varësisht se çfarë nënkupton me të rregullimi shtetëror një vendi të caktuar në kohë të caktuar. 8. Sa përkufizime njihen lidhur me objektin e drejtës administrative? Dy përkufizime 1. Përkufizimet Pozitive – Përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative dhe 2. Përkufizimet Negative – sipas të cilave e drejta administrative studion normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës. 9. Si ndahen përkufizimet pozitive? Përkufizimet pozitive ndahen në dy grupe: 1. Në ato që për objektin e drejtës administrative konsiderojnë të gjitha normat që i përkasin, përkatësisht studiohen nga ndonjë degë tjetër e së drejtës. 2. Përkufizimet që për objekt të administatës konsiderojnë vetëm ato norma të cilat rregullojnë organizatat administrative, veprimtarinë administrative dhe veprimtaritë tjera lidhur me marrëdhëniet juridike- administrative. 10. Me cilat degë të së drejtës ka raporte e Drejta Administrative? Me të drejtën kushtetuese, civile, penale, të drejtën e punës, familiare, ekonomike, financiare etj. 11. Si ndahen burimet e së drejtës administrative? Burimet e drejtës administrative ndahen në 1. Burime formale dhe 2. Burimet materiale.
  • 3. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 12. Cilat janë burimet formale të drejtës administrative? Kushtetuta, ligji, dekretligji dhe aktet nënligjore. 13. Cilat janë burimet e dorës së dytë? Zakoni, praktika gjyqësore, shkenca juridike. 14. Çka është sistemi i drejtës administrative? E Drejta Administrative përfshin normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administatës shtetërore, tërësia e këtyre normave paraqet sistemin e drejtës administrative. 15. Çka përfshin në vete sistemi i drejtës administrative? Në sistemin e Drejtës Administrative përfshihen normat që përmbajnë kushtetutën e një vendi të caktuar që sanksionojnë organizimin dhe veprimtarinë e administratës. Në radhë të dytë janë normat që sanksionojnë marrëdhëniet shoqërore në fushën e administatës shtetërore si: ligji, dekreti dhe aktet tjera. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 16. Si sistemohen shkenca e drejtës administrative dhe pjesa e përgjithshme? E Drejta Administrative sistemohet në: 1. Në pjesën e përgjithshme – organizimi dhe veprimtaria e organeve administrative shtetërore. 2. Pjesa e veqantë – normat juridike që rregullojnë zbatimin e parimeve të përgjithshme në degë konkrete të administatës shtetërore. 17. Çka studion pjesa formale e çka ajo materiale? Pjesa formale studion normat juridike që i përkasin procedurës administrative, kontrollit gjyqësor mbi ligjshmërinë e akteve administrative dhe së drejtës në kundërvajtje.
  • 4. Pjesa materiale studion normat që rregullojnë organizimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore. 18. Ç’është organizata dhe elementet e saj? Organizata paraqet një grup njerëzish në lidhje të ndërsjelltë mes tyre që ushtrojnë punë të përbashkëta për të arritur qëllimin e caktuar. Elementet e organizatës janë: 1. Njerëzit; 2. Qëllimi i caktuar; 3. Mjetet materiale dhe juridike 4. Struktura organizative dhe 5. Mevëtësia në punë. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 19. Në sa kuptime e kuptojnë termin organizatë? Termi organizatë kuptohet ne dy aspekte: 1. Si punë e organizuar për tia arritur qëllimit të cakruar dhe 2. Institucione që kane elemente të caktuara që të realizojnë qëllime të caktuara. 20. Cilat janë parimet e organizatës? 1. Parimi i ndarjes së punëve; 2. Parimi i koordinimit; 3. Centralizimi dhe Decentralizimi 3. Koncentrimi dhe Dekoncentrimi. 21. Çka është organizata administrative dhe tiparet e saj? Organizatat Administrative paraqesin at lloj të organizatës të cilat hyjnë në mënyrë autoritative në marrëdhënie juridike me subjektet juridike. Tiparet kryesore janë kontinuiteti, profesionalizimi i nënpunësve, autorizimet, punët shoqërore. 22. Pse dallojmë organizatat administrative nga organizatat e tjera? Organizatat administrative dallojmë nga organet tjera në bazë të dy karakteristikave 1. Në organizatat administrave kryhen punët e përgjithshme shoqërore; 2. Punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, ushtrmin e shërbimeve për subjektin juridik me mundësi të shfrytëzimit të autorizimeve publike që nënkupton pushtet të deleguar.
  • 5. 23. Si ndahen organizatat sipas punëve që ushtrojnë? Organizatat ndahen në 2 grupe: 1. Punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit dhe 2. E përbëjnë organizatat administrative që përbëjnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti të deleguar përmes autorizimeve publike. 24. Çka janë organet administrative dhe pse ato konsiderohen shtetërore? Fjala organ nënkupton njerëzit qoftë si individ apo si grup përmes së cilave shteti ushtron punët e veta. Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtëtëror e cila është e ngarkuar me veprimtarinë administrative si njëri nga vetitë e përgjithshme që ushtron shteti. Ato konsiderohen shtetërore-m’veshja e tyre me targa të pushtetit. 25. Si ndahen organet administrative? Sipas kriterit të shtrirjes e veprimtarisë së organit adminstrativ: Organet qendrore dhe komunale, Sipas mënyrës së vendosjes Organe individuale dhe këshilluese, Sipas kriterit të llojit të punëve që kryejnë Organe aktive dhe këshilluese, Sipas kriterit të shkallës së m’vetësisë në punë Organet e m’vetësisë. Sipas kriterit të raportit ndërmjet administratës shtetërore në Organe të larta dhe të ulta: Sipas veprimit të punëve Organet e përgjithshme dhe të veqanta. 26. Parimet e organizimit të administratës? Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ, parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dhe parimi i federalizmit. 27. Ç’janë shërbimet publike sipas Digit dhe ku lindi ky intitucion?
  • 6. Digi është përfaqësues i teorisë së funksioneve sociale. Sipas tij ky shërbim publik paraqet secilën veprimtari, ushtrimi i së cilës do të duhej të sigurohej të rregullohej dhe të kontrollohet nga ata që qeverisin. Ky institucion lindi në Francë. 28. E qka janë sipas Lobadenit? E përcakton si aktivitet të trupave kolektive publike (shteti, departamenti, komuna) i cili është i drejtuar kah plotësimi i ndonjë nevoje me interes të përgjithshëm. 29. Si ndahen shërbimet publike? Shërbimet publike klasifikohen sipas objektit të shërbimit publik dhe mënyra se si sigurohet interesi publik. 30. Kujt i takojën autorizimet publike? Autorizimet publike i përkasin ushtrimit të veprimtarisë administrative, përkatësisht funksioneve administrative. 31. Si caktohet gjendja juridike e organizatave? Gjendja juridike e organizatave caktohet me kushtetutë? 32. Cilat janë fuknsionet apo veprimtaritë themelore të shtetit? Janë veprimtaritë ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore ligjvënëse, (parlamenti nxjerr ligje; qeveria ekzekuton në dy kuptime Kuptimi i gjerë-funksioni ekzekutiv dhe funksioni administrativ Gjykatat ndajnë drejtësinë dhe janë funksione shkallës të ndryshme. 33. Si përkufizohet veprimtaria ekzekutive?
  • 7. Veprimtaria ekzekutive ushtrohet nga organet e pushtetit shtetqror që themelohen në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit. Veprimtaria ekzekutive përkufizohet në dy kuptime: 1. Në kuptim të gjerë në të cilin përveq funksioneve ekzekutive përfshihen edhe funksionet administrative dhe 2. Në kuptimin e ngushtë ku përfshihen vetëm funksionet ekzekutive. 34. Çështë administrata shtetërore dhe pikëpamjet lidhur me të? Administrata shtetërore është veprimtari shtetërore që ushtrohet nga organet administrative të shtetit.(Administrata shtetërore mund të përkufizohet si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet administrative në bazë të ligjit). Kemi dy lloje pikëpamje: 1. Formale 2. 35. Në kuptimin e gjerë si shprehet administrata shtetërore? Shprehet në dy drejtime, si veprimtari ekzekutive, (qëndron në kujdesin e zbatimit të ligjit) dhe veprimtari administrative (qëndron në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit). 36. Tiparet kryesore të administratës shtetërore? Tipare kryesore është karakteri i tij nënligjore dmth administrimi shtetëror si veprimtari administrative që ushtrohet nga organet e administtratës në bazë të ligjit dhe për zbatimin e ligjit. 37. Cilët janë parimet e punës në administratë? Parimi i ligjshmërise, parimi i m’vetësisë, parimi i oficialitetit, parimi i punës së hapur. 38. Çka nënkupton parimi i ligjshmërisë dhe pse është i rëndësishëm për administratën?
  • 8. Parimi i lighshmërise nënkupton zbatimin e ligjit, dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore të jenë në pajtim me ligjin. Parimi i ligjshmërisë në kuptim të gjerë është parimi më i rëndësishëm që nënkupton ligjshmërisë e akteve, pajtueshmërisë e normave më të ulta me ato më të larta – në kuptim të ngushtë më të gjitha normat e përgjithshme duhet të jenë në pajtim me ligjin. 39. Kur kemi raste apo veprime të kundërligjshme? Çdo veprim i kundërt i administratës me ligjin nënkupton veprim të kundëligjshëm. 1. Inkompetenca 2. Cenimi i të drejtave në procedurë 3. Cenimi i të drejtave materiale-juridike 4. Vërtetimi i gabueshëm i gjendjes faktike 5. Paligjshmëria në aportonitetin ose qëllimin e aktit. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 40. Ç’është inkompetenca? Mospërmbajtja e të drejtave dhe detyrave nga ana e autorizimeve të organeve nënkupton, inkompetencë. Shfaqet edhe me cenim e kompetencës lëndore dhe funksionale. 41. Çka është cenimi i drejtës në procedurë dhe si ndahet? Njihet edhe si gabim formal apo procedural. Ndahet në gabim formal esencial-që aplikojnë në vendosjen e qështjes dhe gabime formale joesenciale që ndikojnë në vendosjen e aktit. 42. Çka është cenimi i të drejtës materiale – juridike? Në dy mënyra: në rastin konkret të mos aplikohen norma e cila është dashur të aplikohet ose kur është aplikuar norma por aplikimi është bërë gabimisht në bazë të interpretimit të gabueshëm. 43. Kur keni vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike? Vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike kemi atëherë kur nuk vërtetohen të gjitha faktet relavante për nxjerrjen e aktit. 44. Çka kuptojmë me paligjshmëri të opurtunitetit?
  • 9. Ekziston kur organi i administratës nxjerr aktim mbi realizimin e qëllimit tjetër e jo të atij që buron nga ligji. Shkenca juridike franceze merret me këtë qështje – keqpërdorimi i autorizimit. Në shtetet që bazohen në parimin e ligjshmërisë zhvillohet edhe parimi i diskrecionit apo çuarjes së lirë. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 45. Çka paraqet parimi i m’vetësisë? Parimi i m’vetësisë paraqet zbatim të dënjë ta parimit të ligjshmërisë sepse ai nënkupton se administrata mund të punojë vetëm për atë të cilën është e autorizuar me kushtetutë dhe me ligj. 47. Çka kuptojmë me m’vetësi të organit administrativ? Paraqesin hapësirë të veprimit të saj brendapërbrenda kompetencave të caktuara me kushtetutë dhe ligj. 48. Si ndahen apo caktohen kompetencat? Kompetencat përkufizohen si e drejtë dhe detyrë e organit administrativ për ushtrimin e punës së caktuar administrative. Kemi dy ndarje: lëndore dhe territoriale. 49. Çka kuptojmë me parim të efikasitetit dhe kush ka ndikim në rritjen e tij? Fjala efikasitet nënkupton raportin optimal të parashtruar të detyrave dhe rezultateve të arritura. Ndikim në rritjen e efikasitetit kanë: organizimi funksional i administratës, modernizimi i punës, ngritja e kuadrave profesionale, informimi dhe komunikimi në administratë. 50. Çka kuptojmë me parim të punës së hapur? Me parim të punës së hapur nënkuptojmë hapjen e administratës para shoqërisë përkatësisht informimi i qytetarëve mbi punën e saj (Kjo bëhet përmes mjeteve të informimit publik). 51. A munden disa punë të jenë sekrete dhe cilat janë ato? Disa punë në administratë duhet të mbahen sekrete, ato caktohen në legjislacionin e çdo vendi.
  • 10. 52. Ç’janë normat juridike administrative? Normat juridike administrative janë ato rregulla të detyrueshme të sjelljes që vendosen ose sanksionohen nga shteti për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore. Krijohen në procesin e veprimtarisë administrative. 53. Pse dallojnë këto normat juridike administrative nga tjerat? Këto norma dallojnë nga objekti i veqantë i rregullimit juridik. 54. Kush janë karakteristika e normave juridike administrative? Norma juridike administrative është bazë për lidhjen e marrëdhënieve administrative. Norma juridike administrative ka karakter imperativ ose urdhërime kategorike që i bëhen subjekteve përkatëse. Elementet e normës juridike administrative karakterizohen nga disa ndryshime në krahasim më normat tjera. 55. Si ndahen normat juridike administrative? 1. Nomat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të cilat janë të përbashkëta për të administratën shtetërore. 2. Normat juridike administrative që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore të nje dege të veqantë të administratës shtetërore. 56. Si realizohen normat juridike administrative? Realizohen në dy forma kryesore: 1. Në formën e ekzekutimit dhe 2. Në formën e zbatimit. Ekzekutimi është i detyrueshëm për subjektet e drejtës administrative. 57. Si bahet zbatimi i normave juridike administrative? 1. Vetëm nga ai subjekt i autorizuar me ligj, 2. Në rastet konkrete në përputhje me përmbajtjen e vërtet 3. Duke respektuar të gjitha rregullat e procedurës që i ka caktuar një shtet
  • 11. 58. Çka janë marrëdhëniet juridike administrative? Marrëdhëniet juridike administrative janë ato marrëdhënie që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative. 59. Cilat janë veçoritë kryesore të marrëdhënieve juridike administrative? Ato janë marrëdhëniet shoqërore juridike si të tilla dallohen nga marrëdhënia shoqërore në përgjithësi sepse rregullohen nga normat juridike administrative, ndërsa nga marrëdhëniet tjera shoqërore dallohen se kryhen në fushën e veprimtarisë administrative. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 60. Kush është paë në këto marrëdhënie? Njëra nga palët duhet të jetë doemos shteti i përfaqësuar nga organi i tij. 61. Si lindin “ndryshohen” e shuhen këto marrëdhënie? Faktet që shkaktojnë lindjen, ndryshimin dhe shuarjen janë aktet me karakter administrativ. 62. Si ndahen marrëdhëniet juridike administrative? Si kriter kryesor për ndarjen janë: Përmbajtja konkrete e marrëdhënieve juridike administrative, Karakteri i vetë marrëdhënieve, Karakteri i subjekteve, Metodat e mbajtjes së marrëdhënieve administrative. 63. Si ndahen aktet administrative? Organet e administratës: aktet juridike dhe matet materiale. 64. Ç’janë aktet juridike dhe si ndahen?
  • 12. Aktet juridike të adminsitatës nënkuptojmë shprehjen e vullnetit të organit me rastin e ushtrimit të punëve që janë besuar dhe me qëllim të shkaktimit të ndryshimeve, ndahen në të përgjithshme ose individuale. 65. Çka janë aktet aktet normative dhe llojet? Aktet normative janë akte që organet shtetërore i nxjerrin me veprimtarinë e vet më të cilat rregullohne normat e sjelljes në mënyrë të përgjithshme. Llojet janë: rregullorja, rdhëresa dhe udhëzimi. 66. Ç’është rregullorja? Rregullorja është akt juridik normativ i përgjithshëm i roganeve të administratës. Rregullorja nxirret për dy qëllime: 1. Për të caktuar organizimin e brendshëm të organit dhe 2. Pet të përcaktuar rrethveprimin. 67. Ç’është udhëzimi? Udhëzimi është akt juridik normativ dhe nxjerret me qëllim të drejtimit, këshillimit ose dhënies së instrukcioneve të ndrsyhme lidhur me zbatimin e ligjit apo dispozitave tjera. Udhëzimi ka karakter detyrues por në masë më të dobët se urdhëresa apo rregullorja, Ekziston udhëzimi fakultativ apo i padetyrueshëm si instruksion profesional. Udhëzimi nxirret nga organet më të larta që iu drejtohen organeve më të ulëta. 68. Ç’është urdhëresa? Urdhëresa është akt juridike normativ me të cilin bëhet zbatimi i dispozitave ligjore dhe i akteve të përgjithshme të kuvendeve të bashkësive shoqërore-politike dhe organeve ekzekutive.
  • 13. 69. Ç’janë aktet konkrete administrative? Shpehja ajt administrativ ka prejardhjne franceze. Akti administrativ pëkufizohet: “Si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një çështje konkrete”. 70. Si ndahen aktet konkrete administrative? 1. Akte individuale dhe gjeniale 2. 3. 4. 5. 71. Cilat janë elementet përmbajtësore të aktit kushtetues? Elementet përmbajtësore janë konkretizimi i lëndës dhe i subjekteve të aktit: Dispozitivi, arsyetimi, udhëzimi për mjetin juridik. Akti administrativ përmban lëndën dhe subjektet. Esenca e aktit administrativ është dispozitivi. Pa dispozitiv nuk ka akt administrativ. Në arsyetim shkruhet pse është vendosur ashtu si në dispozitiv. Në udhëzim informohet pala për mundësinë ose pamundësinë e përdorimit të mjetit juridik. 72. Çka janë aktet materiale dhe si ndahen? Me akte materiale nuk shprehet autoriteti i organeve te administratës. Këto akte ndahen në tri pjesë: 1. a 2. b 3. c Disa veprime nuk mund të përfshihen në kategorinë e larpërmendu si “puna më palë”. 73. Cili është dallimi në mës organit administrativ dhe personit zyrtar?
  • 14. Me shprehjen organ administrativ tregohet një formacion individual ose kolektiv me organizimin e tij të brendshëm që është pjese përbërëse e aparatit administrativ. Me shprehjen person zyrtar tregon njeriun konkret që kryn funksion administrativ. 74. Si klasifikohen veprimtaritë administrative? 1. Sektorët, 2. deget, 3. fushat, 4. shërbimet dhe 5. makroorganizimi i administratës. 75. Ç’janë sektorët? Sektorët paraqesin punë administrative në degë të administratës : Ato ndahen: 1. Sektorët administrative 2. Sektorët administrative gjyqësore dhe 3. Fusha e veprimtarisë shoqërore. 76. Ç’janë degët? Degët e administratës konsiderohen punët që kanë ngjajshmëri dhe përbëjnë tërësi të vetme. Për degë të ngjajshme formohen organe të m’vetësishme. 77. Ç’janë fushat? Fushë ë administratës shtetërore emerohen si rregull degë të copëtuara të saj p.sh. degë të administratës paraqet industria ndersa fusha janë industria ndërtimore metalike. 78. Ç’janë shërbimet administrative?
  • 15. Puna administrative të specializuara të cilat janë të organizuara me organe të m’vetësishme p.sh. inspektorateve. 79. Çka paraqet mikro dhe makroorganizimi? Mikroorganizimi i takon vetëm administratës në legjislacionet e vendeve të ndryshme, organeve ligjvënëse dhe ekzekutive t’u takojë e drejta e përcaktimit e të parimeve të përgjithshme mbi organizimin e brendshëm të administratës. Makroorganizimi i administratës nënkupton organizimin e përgjithshëm të administrimit të cilën e bëjnë organet të cilat janë edhe themeluese të administratës. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 80. Si vështrohet marrëdhëniet mes organeve të administratës? Marrëdhëniet mes organeve të administratës mund të vështrohen në tri grupe: 1. Përfshihen marrëdhëniet e të gjitha organeve të admnistratës pa marrë parasysh marrëdhëniet mes një tërësie territoriale.(Këto marrëdhënie shprehen me dhënien e ndihmës juridike). 2. Bëjnë pjesë marëdhëniet juridike ndërmjet organeve të njësive të ngushta dhe të gjera territoriale.(Këto janë të ashtuquajtura marrëdhënie vertikale). 3. Hyjnë marrëdhëniet e ndërsjellta, përkatësisht ato reciproke të së njëjtës njësi territoriale.(Këto janë të ashtuquajturat marrëdhënie horizontale). 81. Çka kuptojnë me dhënie të ndihmës juridike? Dhënia e ndihmës juridike nënkupton ushtrimin e veprimeve të caktuara të një organi për një organ tjetër të administratës pa marrë parasysh a është fjala për organin e një njësie apo të ndryshme territoriale. 82. Cilat janë parimet kryesore në bazë të cilave zhvillohet marrëdhënia vertikale mes organeve administrative? Marrëdhënia vertikale zhvillohet në bazë të dy parimeve: 1. Parimi i m’vetësisë së njësisë territoriale nënkupton interesat specifike ndërmjet organeve të njësive të ndryshme territoriale administrative mund të vendosen marrëdhëniet kierarkike – detyrimin e organeve më të ulëta dhe kontrollin e aktit lidhur me ligjshmërinë, zgjedhjen e konflikteve.
  • 16. 2. Parimi i rendit komunal është i rendësishëm për marrëdhëniet vertikale të administratës, se në parim të gjitha punët publike ushtrohen në komunë si njësi themelore territoriale nëse nuk gjenden në kompetencë të njësisë më të gjerë. 83. Çka është sabordinimi? Sabordinimi paraqet detyrimin e organeve të nënshtruara që ti kryej urdhëresat konkrete të organeve eprore. 84. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ligjvënëse? Marrëdhëniet e organeve administrative shtetërire me organet ligjvënëse vështrohen në kuadër të disa grupeve (qështjeve). 1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ligjvënës që ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të tyre) 2. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimiet e organit ligjvënës të nxjerra dispozitat të cilat janë të detyrueshme për organin e administratës shtetërore sepse paraqesin bazën për punën e tyre). 3. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet që të emërojnë dhe të shkarkojnë funksionet e organeve të administratës. Funksionet emërohen në funksione për periudhë të caktuar, mund të shkarkohen ende pa i skaduar mandati për shkaqe të ndryshme. 85. Çfarë marrëdhënie kanë organet administrative me ato ekzekutive? Këti marrëdhënie mund të vërtetohennë disa grupe: 1. Të drejtat e karakterit organizativ (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti përcaktojnë parimet e përgjithshme të organizimit të mbrendshëm të organeve të administratës shtetërore. 2. Të drejtat e karakterit funksional (shprehen në autorizimit e organit ekzekutiv që të përcaktojnë të drejtat dhe detyrat e organeve administrative shtetërore që realizohen përmes nxjerrjes së akteve për zbatimin e ligjeve). 3. Të drejtat e karakterit personal (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që ti emërojnë funksionet e organeve administrative shtetërore administrative që nuk emërohen dhe shkarkohen nga organi ligjëvënës. 4. Të drejtat e karakterit financiar (shprehen në autorizimet e organit ekzekutiv që të përcaktojnë masat për shfrytëzim të mjeteve për punën e organeve të administratës).
  • 17. 5. Të drejtat e ushtrimit të kontrollit ( shprehen në autorizimet e organeve ekzekutive që të ushtrojnë kontrollin ndaj organeve të administratës shtetërore). www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 86. Pse organet gjyqësore mund të kontrollojnë organet administrative dhe çfarë mund të jetë? Me gjithë parimin e m’vetësisë së gjykatave ato ushtrojnë forma të caktuara të kontrollit mbi punën e organizatës shtetërore. Kjo e drejtë e tyre buron nga detyrimi i administratës që të punojë në bazë dhe zbatim të ligjit. Ekzistojnë disa forma të kontrollit të gjykatave: 1. Kontrolli i kushtetutshmërise dhe ligjshmërise së akteve të përgjithshme të organeve administrative. 2. Kontrolli i ligjshmërisë së akteve administrative. 87. Çfarë mund të jetë kontrolli i punës së administratës? Mund të jetë 2 llojesh: 1. Kontroll administrativ i jashtëm dhe 2. Kontroll adminsitrativ i mbrendshëm. 88. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të brendshëm). Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare. 89. Çka kuptojmë me kontroll administrativ (të jashtëm). Ndikimi i organit të specializuar administrativ mbi organet administrative dhe mbi zbatuesit tjerë me qëllim të siguritmit, të zbatimit të rregullt nga ana e atyre ligjeve e akteve nënligjore të organeve më të ulëta. Ushtrimi i kontrollit të brendshëm është kontrolli i organeve më të larta ndaj organeve më të ulëta. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi 90. Çfarë karakteri juridik kanë kontrollet e jashme dhe të brendshme? Të dyja kto kontrolle kanë karakter juridik të pushtetit.
  • 18. 91. Cili është qëllimi i kontrollot administrativ? Qëllimi kryesor është që të sigurohet zbatimi i plotë dhe në kohë i ligjeve dhe i vendimeve në fushën e administratës shtetërore. 92. Çfarë është kontrolli i brendshëm dhe si zhvillohet? Kontrolli i brendshëm në organet e administratës shtetërore në esencë është kontroll i organeve më të larta ndaj organeve më të ulta të administratës. Kontrolli i brendshëm zhvillihet në 2 forma: 1. Kontrolli instancional dhe 2. Kontrolli kierarkik. 93. Cilat janë format kryesore të decentralizimit? Format kryesore të decentralizimit janë: ndarja e sovranitetit përkatësisht federata, konfederata, decentralizimi territorial, vetëadministrimi lokal. 94. Cila është e drejta e ministrave që të lirohen nga përgjegjësia? Që të lirohen nga përgjegjësia ministrat kanë vetëm një akt-DORËHEQJA. www.juridiku-gjilan.tk – Muhamet Kamberi