SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  2
Rreth lendes se artit…
Pergatiti:anisasela@hotmail.com
7
GJIMNAZI “IBRAHIM RUGOVA”
KAMEZ
Fillimet e artit figurativ ne truallin e
Shqiperise jane te hereshme. Gjurmet e para
i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet
zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te
ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera
qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj, qe u
perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt
te shqiptareve te sotem. Prodhimet me te hereshme
jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to
shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe
te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe
elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne
shekullin e trete p.e.re ne qeramika vizatohen linja
dhe figura gjeometrike; forma ndertohet me siluet
me elegant dhe pasurohet me elemente plastike.
Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne
muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta
artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne
artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si helenet,
maqedonet apo romaket.Gjurmët më të hershme.
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të
herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se
neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike,
në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e
mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që
u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të
shqiptarëve të sotem. Prodhimet më të herëshme janë të
thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe
vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu
edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë.
Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në
qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma
ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me
elementë plastikë.Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen
sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta
artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e
fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët
apo romakët. Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me
dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës
në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu
bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të
Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me
formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue,
Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia,
Oriku.Arti IlirNë qytetet ilire mori zhvillim më të
madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej
me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u
zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen,
sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.Më vonë,
nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene,
arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda
kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë
qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin
mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin
në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të
importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm
te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të
papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë
për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë
zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të
herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u
prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit
antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara
paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga
garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë
me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe
me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në
periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në
lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë
krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe
terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura
fëmijësh, barinjsh etj.Figura me vlerë artistike ndeshim
edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u
realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa
qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të
madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri
formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët
e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë
u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që
shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të
dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u
pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet
ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U
duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u
ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu
fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare.
Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten
përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj. Në vitet e
pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i
trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e
përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë
artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe
me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e
këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë
ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.
Zhvillimi i Mozaikut
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në
truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe
arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I
përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë
Rreth lendes se artit…
Pergatiti:anisasela@hotmail.com
7
GJIMNAZI “IBRAHIM RUGOVA”
KAMEZ
zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që
shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet
Bukuroshja e Durrësit dhe mund të cilësohet si
bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani
në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe
mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I rë, sic
përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e
zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi,
mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë
zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me
monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të
motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave
të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke
u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të
shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura
kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole
të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë
disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint,
mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e
deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në
Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket
shekullit VI-VII-të.
Piktura Murore (Afresket)
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në
mesjetën e herëshme, skulptura vjen duke u zbehur deri
në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i
pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim
më të madh mori sidomos piktura murore brenda
tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe
ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta
të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë
periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari mbetet ende
anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga
krijimtaria më e herëshme, vetëm disa fragmente.
Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës
kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke
zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën
dhe historinë kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen
ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut
1272), si dhe lindore (Vau i Dejës shek. XIV-të) të artit
bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të
Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera
artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të
artit bizantin në Shqipëri.

Contenu connexe

Tendances

Krahasim neoklasicizmi-rilindja
Krahasim neoklasicizmi-rilindjaKrahasim neoklasicizmi-rilindja
Krahasim neoklasicizmi-rilindjaNatty S
 
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotmeSkulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotmeOlsi Sita
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neAn An
 
Teatri ne shqiperi
Teatri ne shqiperiTeatri ne shqiperi
Teatri ne shqiperiXheni Marku
 
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatNdikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatornela rama
 
Arti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeArti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeAnja Cami
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimitArlinda
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Diana Lamaj
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatNdikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatAn An
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*Vajza Vogel
 

Tendances (18)

Krahasim neoklasicizmi-rilindja
Krahasim neoklasicizmi-rilindjaKrahasim neoklasicizmi-rilindja
Krahasim neoklasicizmi-rilindja
 
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotmeSkulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
Skulptura nga mesjeta ne ditet e sotme
 
Arti barok
Arti barokArti barok
Arti barok
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike ne
 
Teatri ne shqiperi
Teatri ne shqiperiTeatri ne shqiperi
Teatri ne shqiperi
 
Arkeologji
ArkeologjiArkeologji
Arkeologji
 
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatNdikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
 
Arti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te NdryshmeArti ne Epoka te Ndryshme
Arti ne Epoka te Ndryshme
 
Fillimet e kercimit
Fillimet e kercimitFillimet e kercimit
Fillimet e kercimit
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevatNdikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
Ndikimi i teatrit grek dhe romak në trevat
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*
 
SULOVAR
SULOVARSULOVAR
SULOVAR
 

Similaire à 7

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...UNESCO Venice Office
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaAn An
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik sara7991
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1Lo Ri
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Lo Ri
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 

Similaire à 7 (20)

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisa
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Presentation1
Presentation1Presentation1
Presentation1
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)
 
EKONOMIA E ILYRICIUMIT !!!!
EKONOMIA E ILYRICIUMIT  !!!!EKONOMIA E ILYRICIUMIT  !!!!
EKONOMIA E ILYRICIUMIT !!!!
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Flamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptarFlamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptar
 
Anuuuuuuuuuuuuuuu
AnuuuuuuuuuuuuuuuAnuuuuuuuuuuuuuuu
Anuuuuuuuuuuuuuuu
 

Plus de Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 

7

  • 1. Rreth lendes se artit… Pergatiti:anisasela@hotmail.com 7 GJIMNAZI “IBRAHIM RUGOVA” KAMEZ Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hereshme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj, qe u perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt te shqiptareve te sotem. Prodhimet me te hereshme jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne shekullin e trete p.e.re ne qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndertohet me siluet me elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si helenet, maqedonet apo romaket.Gjurmët më të hershme. Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotem. Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë.Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët. Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.Arti IlirNë qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj. Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës. Zhvillimi i Mozaikut Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë
  • 2. Rreth lendes se artit… Pergatiti:anisasela@hotmail.com 7 GJIMNAZI “IBRAHIM RUGOVA” KAMEZ zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet Bukuroshja e Durrësit dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I rë, sic përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint. Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të. Piktura Murore (Afresket) Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e herëshme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga krijimtaria më e herëshme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.