Publicité
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
Publicité
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
ADOLESHENCA
Prochain SlideShare
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Chargement dans ... 3
1 sur 8
Publicité

Contenu connexe

Publicité

ADOLESHENCA

  1. 1 Detyrë Kursi Lënda:Koncepte themelore për të kuptuar kurrikulumin. Tema:Adoleshenca një investim i të sotmes në dobi të së ardhmes. Punoi: Pranoi: Algita MESITI Prf.Jonida TIRANA Anxhela XHARI Çamërie GJANA Mereme KAPIDANI Joana TEFAJ
  2. 2 Tabela e Përmbajtjes 1-HYRJE 2- NJË VËSHTRIM I SHPEJTË MBI SITUATËN NË VEND  Cilat janë dy sofizmat karakteristike të mendjes adoleshente?  Me cfarë detyrash të rëndësishme përballen adoleshëlentët gjatë jetës së tyre personale dhe shoqërore? 3- ÇFARË E SHQETËSON MË SHUMË NJË ADOLESHENT?  Probleme të ndryshme të cilat e shqetësojnë adoleshentin.  Mbi shëndetin e adoleshentit. 4- FORMIMI I IDENTITETIT  Marrëdhëniet me moshatarët.  Mardhëniet me prindërit. 5-BIBLIOGRAFIA
  3. 3 Hyrje Adoleshenca është një periudhë tranzicioni nga fëmijëria në të rritur. Edhe pse organizmi pëson ndryshime të rëndësishme, në saj të pubertetit. Adoleshenca gjithashtu ndikon edhe në ndryshime emocionale të vazhdueshme dhe të papritura tek induvidët. Kjo nuk do të thotë që individi në këtë moshë fiton rolin, privilegjet dhe përgjegjësitë e të rriturit, përveç një lirie të kufizuar. Kjo moshë ka nevojë për kuptim të situatave të tyre dhe të besosh në dëshirat e tyre.Kjo grup-moshë ka nevoja specifike, që ndryshojnë nga ato të të rriturve. Ata duhen njohur dhe trajtuar me vëmendje të veçantë, sepse ndryshimi emocional i tyre është i menjëhershëm. Ndodhin implekime të mëdha në lidhje me të ardhmen e "adoleshentit". Promovimi i shëndetit të adoleshentit ka përgjegjës: 1) Prindërit ( por jo vetëm) 2) Mësuesit 3) Specialistët 4) Komunitetin
  4. 4 Adoleshenca është pikërisht midis moshës 10 dhe 20 vjecare. Kjo periudhë karakterizohet jo vetëm nga ndryshime fizike të një trupi që zhvillohet por eshe nga shumë ndryshime emocionale konjitive dhe social-emocione. Adoleshentët janë në dijeni të plotë të ndryshimeve dhe kur i pyet se çfarë nuk pëlqejnë më shumë te vetja, më shpesh nga të gjitha përmendin pamjet e trupi. -Cilat janë dy sofizmat karakteristike të mendjes adoleshente? Gjatë adoleshencës zhvillohet edhe mënyra e të menduarit. Adoleshentat mund t'i kuptojnë dhe t'i manipulojnë konceptet abstrakte, të meditojnë rreth mundësive alternative dhe të arsyetojnë me terma hipotetike. Adoleshentët më të vegjël në veçanti nuk kanë gjasa të jenë objektivë rreth çështjeve që lidhen me ta. Atyre u mungon kuptimi i thellë i vështirësive që kanë gjykimet morale.David Elkind e përdori nocionin e Piazhes mbi egocentrizmin e adoleshentëve për të shpeguar dy sofizma mendimi të kësaj grupmoshe. E oara është audienca imagjinare e cila është prirja e adoleshentëve për të ndjerë se ata qenkan vazhdimisht nën vëzhgimin e të tjerëve dhe se njerëzit qenkan gjithmonë duke gjykuar pamjen dhe sjelljen e tyre.Sofizma tjetëe e mëndimit të adoleshentëve është miti personal e cila është ndjesua realiste e adoleshentëve për karakterin e tyre unik. -Me cfarë detyrash të rëndësishme përballen adoleshëlentët gjatë jetës së tyre personale dhe shoqërore? Adoleshentët janë të etur për të shpallur pavarësinë e tyre prej orindërve por njëkohësisht u trmben edhe oërgjithësive te moshës. G.Stenli Holli një nga psikologët e parë të zhvillimit e portretizonte adoleshencën si një periudhë "stuhie dhs stresi" e mbushur me vuajtje, pasione dhe rebelizëm kundër autoritetit të të rriturve. Shumica e adoleshentëve nuk e përshkruajnë jetën e tyre si të rrëmbyer nga trazirat dhe kaosi. Adoleshenca, në menyre të pashmangshme shoqërohet edhe me stres të madh, qe lidhet me shkollën, familjen dhe moshatarët. Studimet tregojnë se kujdesi i duhur lrindëror dhe lidhjet e sigurta me prinderit gjatë adoleshencës, janë po aq efektive sa edhe gjatë fëmijërisë së hershme, për t'i ndihmuar adoleshentët në kapërcimin e periudhave të vështira. Çfarë e shqetëson një adoleshent? Kjo grupmoshë ka shqetësimet specifike të saj, ndër të cilat mund të përmendim: 1. Puçrrat ose aknet Aknet janë një prekje e lëkurës që shfaqen në pubertet tek vajzat në moshën 13-14 vjeçare, ndërsa te djemtë 14-15 vjeçare. Lokalizimi më i shpeshtë është në ballë, por ato përhapen edhe në pjesë të tjera të fytyrës. 2. Pesha Adoleshenca është një periudhë disekuilibri natyror gjatë së cilës, veçanërisht për vajzat frika për t’u shëndoshur, kthehet ndonjëherë në fiksim. Kjo është një periudhë ku nevojat ushqyese të trupit rriten shumë. Pra nga njëra anë duhet që adoleshentët të ushqehen më shumë, nga ana tjetër nuk duhet të tejkalojnë sasinë, për të mos u shëndoshur. Shtimi në peshë është normal në periudhën e pubertetit.
  5. 5 3. Problemi i SIDA-s Është mjaft e rëndësishme që grup-mosha e adoleshentëve të marrë edukimin dhe informimin e duhur lidhur me problemin e SIDA-s dhe të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST-të). Në kuadrin e edukatës shëndetësore dhe asaj seksuale, ata duhet të informohen si të mbrohen nga SST-të dhe SIDA. 4. Gjumi Çrregullimet e gjumit janë mjaft të shpeshta në moshën e adoleshencës. Për këtë ndikojnë disa faktorë si: faktorët kulturorë dhe shkollorë. Nevoja për gjumë është mesatarisht 8 orë në këtë moshë. Duhet theksuar se vështirësitë e gjumit në këtë moshë janë kalimtare. 5. Lodhja Në fjalorin e adoleshentit termi “lodhje” përdoret vazhdimisht dhe mund të përcaktojë gjendje të ndryshme: veç rasteve të lodhjes fizike ajo mund të përdoret edhe për të thënë “unë jam i mërzitur”, “nuk ndihem mirë”, “më ka ardhur në majë të hundës”, “jam i trishtuar” etj. Gjendja e lodhjes në moshën e adoleshencës, lidhet me gjendjen e gjumit, rritjen e shpejtë dhe balancën energjitike. 6. Probleme të tjera të sëmundshmërisë së adoleshentit  Çrregullime somatike Disa çrregullime somatike janë të shprehura, si çrregullime të shikimit, dhëmbëve, të sistemit kockor etj.  Çrregullime funksionale e psikologjike Çrregullime funksionale (dhimbje koke, barku, kyçesh), lodhja nga çrregullimet e gjumit janë relativisht të shpeshta tek adoleshentët.  Idetë e tentativës së vetëvrasjes Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta në këtë drejtim në vendin tonë, njihen tendenca në moshën e adoleshentit për tentativa vetëvrasjeje. Tragjike janë disa raste të kohëve të fundit, të cilat duhet të trajtohen me prioritet dhe profesionalizëm, për ta mbrojtur maksimalisht këtë grupmoshë.  Përdorimi i lëndëve psikotrope  Konstatohet një rritje jo vetëm shqetësuese, por edhe kërcënuese e përdorimit të këtyre produkteve në moshën e adoleshencës. Ka një rritje të shpejtë të përdorimit të duhanit, alkoolit dhe drogave të ndryshme.  Vaksinimet Është e këshillueshme që të ndiqet vaksinimi dhe në moshën e adoleshentit.
  6. 6 Formimi i identitetit Për të realizuar kalimin nga varësia prej prindërve nga varësia prej vetes, adoleshentët duhet të zhvillojnë një ndjenjë të qendrueshne ndaj vetvetes. Ky proces është formimi i identitetit. James Marcia beson se gjetja e një identiteti kërkon një periudhë intesive vetëksplorimi që quhet kriza e identitetit. Ai njeh katër rezultate të mundshme të këtij procesi. 1. Njëri është arritja e identitetit. Adoleshentët qe kanë arritur këtë status kanë kaluar përmes krizës së identitetit dhe kanë arritur sukses në gjetjen e zgjidhjeve personale për besimin dhe qëllimet s tyre. 2. Disa prej adoleshentëve kanë ndjekur shtegun e marrjes së identitetit. Me caktimin parapraktisht të një identiteti të zgjedhur për ta nga të tjerët, ata janë bërë aahtu siç të tjerët do të dinin të ishin. 3. Adoleshentët e tjerë janë në monitoriumin e zgjedhjes së një identiteti. Ata janë në procesin e eksplorimit aktiv të roleve të ndryshme, por ende nuk i janë qepur ndonjërit prej tyre.. Ata e shmangin shqyrtimin e roleve në mënyrë të vetëdijshme. Disa që janë të pakënaqur me këtë gjendje, por që janë të paaftë për të nisur një kërkim "për të gjetur veten", gjejnë ngushëllim tëk droga apo abuzimi me alkoolin. Marrëdhëniet me moshatarët Shumë adoleshentë, grupi i moshatarëve iu siguron një rrjet mbështetje sociale dhe emocionale qe iu mundëson jo vetëm pavërsi më të madhe nga të rruturit, por edhe kërkimin e identitetit vetjak. Grupet e shoqërisë në fillimet e adoleshencës kanë prirje të jenë grupe të vogla te quajtura klika me tre deri në nëntë veta. Nga mezi i adoleshencës, klikat e një seksi zakonisht iu hapin udhën grupeve me sekse të përziera. Mardhëniet me prindërit Ndërkohë që janë duke kërkuar indentitetin e tyre vetjak, duke u përpjekur për pavarësi dhe duke mësuar për të menduar mbi pasojat afatgjata të veprimeve të tyre , adoleshentët kërkojnë udhëzime dhe argumente nga të rriturit, sidomos nga prindërit. Ndryshe nga fëmijët e vegjël që mendojnë që prindërit dinë gjithcka, adoleshentët janë plotësisht të ndërgjegjshëm për mangësitë e prindërve të tyre. Niveli i ulët i mardhënieve prind- fëmijë zakonisht ndodh në adoleshencën e hershme, kur ndodhin ndryshimet fizike të pubertetit. Konfliktet me prindërit kanë prirje të jenë për cështje të vogla dhe zakonisht nuk janë të ndera. Vetëm në një pakicë të vogël familjesh marrëdhëniet prindër- fëmijë prishen dukshëm gjatë adoleshencës.
  7. 7 BIBLIOGRAFIA Pernaska,Lajla;Katro,Jeta;Shabanaj,Nadja;Beluli,Amelda;Karamani Marjola,Adoleshenca,një investim i të sotmes në dobi të së ardhmes,botimet"IGLI",Tiranë 2006. Ivanova.VEtika për vajzat,Tiranë:Omsca-1,2006. Charles G. Morris Albert A. MaistoPsikologjua shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore Qendra për Arsim Demokratik Tiranë 2008. Prof. Dr. Zyhdi Dervishi Sociologjia SHBLSH e Re 2015
  8. 8
Publicité