1. Lenda: Histori e thelluar
Tema: Kanunet shqipetare dhe roli
i tyre ne organizimin e jeteses
Punoi:Anton Perpepaj
Klasa: 12-6
2.
Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të
pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë
gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe
që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave
të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës
zakonore . Prejardhja e termit “Kanun” siç dihet, ka ngjallur
diskutime ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At
Gjergj Fishta në parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë
Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon”
që u përhap edhe në gjuhë të tjera”.
Historiani Kristo Frashëri mendon se termi “kanun” është me
origjinë bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.
Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet
turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.
Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri
është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha
variantet e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.
3. Ne
territoret shqiptare, gjate shkujve ka
vepruar e drejta tradizionale, e perhapur
dhe e aplikaur ne forme autonome.
Kanuni i Leke Dukagjinit. ( Mledhur dhe
kodifikuar nga GJecovi)
Kanuni i Leke Dukagjinit variant i pukes.
(Pjeserisht i mbledhur nga Meci)
Kanuni i Skenderbeut. ( Mbledhur dhe
kodifikuar nga Ilia)
Kanuni i Laberise. (Mbledhur ne dorshkrime
nga Zojzi)
4.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e
ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një
libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë
Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të
dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për
gati gjashtë shekuj.
Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të
mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të
ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë
në Shqipëri dheKosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë
shtegtuar shqiptarët.Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke
Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë
Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate
viteve 1910-1925.Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në
gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në
ndonjë gjuhë tjetër.
5.
Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin
XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi
dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli
rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se
në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare
kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas
brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm
shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin
“Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron
në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit
dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine
Qendrore ndër krahinat e Principates se
Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat,
Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me
veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne
jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te
kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
6.
Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por
të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të
Labërisë”.
Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori,
edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht
variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:
Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e
deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm
edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke
kanë qenë më të ndjeshme.
Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës
zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.
Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh
përmbajtjen e tij.
Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të
pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore
nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve
juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave
sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes
vendore, pa ndikimin e shtetit.
7.
Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me
termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje
zakonesh të Labërisë”.