SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  7
Kurani si liber i hyjnor
Kurani eshte libri unik si asnje liber tjeter ne te gjithe boten. Kurani nuk eshte nje liber rreth “fese” ne
kuptimin qe kesaj fjale i jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues i afrohet Kuranit
me nocionet e zakonshme te nje libri ne mendjen e tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te
tij. Shpallja e Kuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne perputhje me
kerkesat e fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i
tille nuk mund te kete uniformitetin e stilit i cili ndiqet nga librat formale rreth fese.
 Hyrje
 Udhezimi i shenjte
 Stili
 Perpilimi
 Universaliteti
 Nje kod i plote
 Sugjerime per studim
 Libri i jetes
Hyrje
Perpara se lexuesi te filloj studimi e Kuranit ai duhet te kete parasysh faktin se ai eshte nje liber i
vecante; Kurani nuk permban informacion, ide dhe argumente rreth temave te vecanta te renditura
sipas rendit letrar. Pikerisht per kete arsye nje i panjohur me Kuranin ne takimin e pare te tij me kete
liber habitet kur nuk zbulon emertimin e nje teme ose nje ndarje ne kapituj dhe seksione apo nje
trajtim te vecante per tema te ndryshme te jetes, te gjitha keto te renditura sipas nje rendi serik. Kjo
eshte dicka me te cilen ai nuk ka qene i njohur me pare dhe e cila nuk koincidon me konceptimin e tij
rreth nje libri.
Ai zbulon se libri trajton kredo, jep udhezime morale, formeson ligje, fton njerezit drejt Islamit,
paralajmeron mosbesimtaret, nxjerr mesime nga ngjarjet historike, paralajmeron, jep lajme te mira;
te gjitha keto te kombinuara me nje menyre terheqese. E njejta teme perseritet ne menyra te
ndryshme dhe nje teme ndjek tjetren pa ndonje lidhje te dukshme. Ne disa raste nje teme e re
trajtohet ne mes te nje teme tjeter pa ndonje arsye te dukshme. Folesi dhe i adresuari, drejtimi dhe
adresa, qe te gjitha keto ndryshojne pa asnje lajmerim.
Ngjarjet historike prezantohen megjithate jo ne menyren qe ndiqet ne librat tradicionale te historise.
Ceshtjet e filozofise dhe metafizikes trajtohen ne nje menyre te ndryshme nga ajo e teksteve te
ketyre lendeve. Njeriu dhe universi permenden ne nje gjuhe te ndryshme nga ajo e shkencave te
natyres. Ne te njejten menyre ai ndjek metoden e vet te zgjidhjes se problemeve kulturore, sociale
dhe ekonomike. Ai gjithashtu trajton principet dhe vendimet ligjore ne nje menyre te ndryshme nga
ajo e sociologeve, avokateve dhe juristeve. Morali mesohet ne nje menyre qe nuk e ka shoqen ne te
gjithe literaturen e kesaj lende. Kurani nuk eshte nje liber rreth “fese” ne kuptimin qe kesaj fjale i
jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues i afrohet Kuranit me nocionet e
zakonshme te nje libri ne mendjen e tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te tij. Ai zbulon
se ne shume vende prapaskena nuk permendet ashtu sic nuk permenden kushtet ne te cilat nje
pasazh i vecante eshte shpallur. Lexuesi i rastit mbetet, ne kete menyre, i paafte per te perfituar
plotesisht nga thesaret me te shtrenjta qe permban Kurani, megjithese ndonjehere ai mund te kete
sukses ne zbulimin e disa gureve te cmueshem atje ketu. Por vetem ata njerez te cilet jane te
pamesuar me keto krakteristika dalluese te Kuranit bien viktima te dyshimeve te tilla.
Lexuesi mund te shpetohet nga te gjitha keto veshtiresi, nese ai paralajmerohet qe ne fillim per kete
pike thelbesore: libri qe ai do te lexoje eshte i vetmi i llojit te tij ne te gjithe boten; stili i tij letrar eshte
mjaft i ndryshem nga ai i librave te tjere. Atehere dhe vetem atehere ai mund ta kuptoje ate.
Udhezimi i shenjte
Para se gjithash, lexuesi duhet te kuptoje natyren e vertete te Kuranit. Pavaresisht nese dikush
beson apo jo se eshte nje liber i shpallur, ai duhet te konsideroje, si nje pike nisjeje, deklarimin qe
libri ashtu si dhe mbajtesi i tij Muhamedi (as) ben, se eshte nje udhezim i shenjte.
Allahu, mbreti i universit, krijuesi, zoteruesi dhe sovrani, krijoi njeriun dhe i dhuroi atij aftesite e te
mesuarit, folurit, kuptuarit dhe te dallimit te se mires nga e keqja. Ai i dhuroi njeriut lirine e zgjedhjes
dhe veprimit. Ai i dha atij autoritet te zoteroj dhe perdor gjerat rreth tij. Shkurtimisht Allahu i dhuroi
atij nje lloj autonomie dhe e caktoi ate si perfaqesuesin e tij ne toke dhe e urdheroi te jetonte ne
perputhje me udhezimin e tij.
... Ai i organizoi te gjithe ata qe pranuan udhezimine shenjte ne nje komunitet , te cilit nga ana e vet
iu kerkua te riformesonte menyren kolektive te jeteses duke u bazuar ne udhezimin dhe te perpiqet
per te reformuar boten, e cila eshte ne nje rruge te mbrapshte. Kurani, i cili iu shpall Muhamedit (as),
eshte libri i cili permban ate ftese dhe udhezim te shenjte.
SUBJEKTI te cilin ai shqyrton eshte NJERIU: ai dikuton ato aspekte te jetes njerezore qe cojne ose
ne suksesin e vertete ose ne humbje. TEMA QENDRORE qe gjendet ne te gjithe Kuranin eshte
ekspozimi i realitetit dhe ftesa ne rrugen e drejte qe bazohet ne te.
Ai deklaron se ky realitet eshte i njejti qe iu shpall nga vete Allahu Ademit, ne kohen e caktimit te tij
si perfaqesues i zotit, dhe te gjithe lajmetareve pas tij. QELLIMI DHE OBJEKTI i shpalljeve eshte te
ftojne njeriun ne rrugen e drejte dhe te prezantojne qarte udhezimin te cilin ai e ka humbur per shkak
te neglizhences se tij ose eshte shtremberuar nga imoraliteti i tij. Nese lexuesi ka parasysh keto tre
gjera kryesore ai do te zbuloje se ne liber nuk ka mospajtim ne stil, zbrazeti ne kontinuitet dhe as
mungese nderlidhjesh ndermjet termave te tij te ndryshme.
Faktikisht ky liber nuk eshte asnjehere jorelevant persa i perket subjektit, temes qenrore dhe qellimit
te tij...kjo eshte arsyeja qe deklaron diskuton ose permend nje teme vetem ne masen aq ajo i mbetet
besnike qellimit te saj dhe le jashte detajet jorelevante dhe te panevojshme duke u kthyer here pas
here tek tema qendrore dhe ftesa rreth te ciles c’do teme tjeter sillet. Kur Kurani studiohet ne kete
prizem, asnje dyshim nuk se i gjithi ai eshte nje argument llogjik dhe se ka nje vazhdimesi temash
ne liber.
Stili
Shpallja eKuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne perputhje me kerkesat e
fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i tille nuk
mund te kete llojin e uniformitetit te stilit qe ndiqet ne librat formale fetare. Duhet, gjithashtu, te kihet
parasysh se pjese te ndryshme te Kuranit, qofshin ato te gjata apo te shkurtra, nuk ishin
paramenduar per t’u publikuar ne forme pamfletesh ne kohen e shpalljes se tyre, por duhet te
shperndaheshin si adresa dhe te beheshin te njohura si te tilla. Ne kete menyre ato nuk mund te
ishin ne stilin e fjales se shkruar. Per me teper keto adresa ishin domosdoshmerisht te nje natyre
tjeter nga ato te leksioneve te nje profesori. Profetit (as) i ishte besuar nej mision i vecante dhe iu
desh qe te prekte njekohesisht emocionet dhe intlektin; atij iu desh te bente me njerez me
mentalitetet te ndryshme dhe te perballej me situata dhe eksperienca te ndryshme gjate misionit te
tij. Gjithashtu atij i duhej te sterviste dhe reformonte ndjekesit e tij dhe t’i frymezonte ata me shpirt
dhe kurajo per te refuzuar argumentet e kundershtareve dhe per te ekspozuar dobesine morale te
tyre.
Kjo, gjithashtu, shpjegon pse ceshtjet e njejta perseriten here pas here ne Kuran. Nje mision dhe
levizje kerkojne natyrisht qe te prezantohen vetem ato tema te cilat kerkohen ne nje faze te caktuar
dhe asgje nuk duhet te thuhet per kerkesat e fazave te tjera. Keshtu qe te njejtat udhezime
perseriten here pas here per sa kohe qe Islami qendron ne te njejten faze. Sigurisht qe ato jane
formuluar me fjale dhe stil te ndryshem ne menyre qe t’u evitonte monotonia dhe te shprehura ne nje
gjuhe te bukur dhe te nderuar per t’i bere sa me efektive dhe mbreselenese. Per me teper perseriten
ne vendet e pershtatshme kredoja baze dhe pricipet ne menyre qe Islami te mbetet i forte ne c’do
faze.
Te gjithe kapitujt e Kuranit i referohen kredos baze: unitetit te Allahut, atributeve te tij, jeta pas
vdekjes, pergjegjesise, ndeshkimit dhe shperblimit, profetesise dhe besimit ne liber. Ata te gjithe
mesojne devocion, fuqine shpirterore, durim dhe besim tek Allahu sepse keto virtyte nuk mund te
neglizhohen ne cfaredo faze te Islamit. Nese ndonje nga keto baza do te ishte dobesuar sado pak
ne cfaredo faze, levizja Islame nuk do te kishte bere asnje progres ne shpirtin e saj te vertete.
Perpilimi
Allahu i cili shpalli Kuranin eshte kujdesur per ruajtjen dhe sigurine e perhereshme te tij. Menjehere
pasi nje pasazh i Kuranit shpallej ai u shkruante ne gjethet e drurit te hurmes, levoret e pemeve,
kocka, nen diktimin e profetit, dhe te gjitha keto copeza futeshin ne nje traste. Pervec kesaj disa nga
shoqeruesit i shkruan keto pjeseza per t’i perdorur edhe vete. Ne te njejten kohe muslimanet i
memorizonin keto pasazhe sepse atyre iu duhej t’i lexonin ato gjate faljeve, nje praktike e caktuar qe
ne fillim te Islamit. Po menjehere pas vdekjes se profetit nje ngjarje ndodhi qe e beri te
domosdoshme perpilimin e librit.
Nje stuhi e terbuar renegimi u perhap dhe shume nga shoket e profetit te cilet shkuan ne lufte per ta
shtypur ate u vrane. Mes ketyre martireve kishte prej atyre te cilet e kishin memorizuar te gjithe
Kuranin. Omari (ra) kuptoi se duhet te merreshin hapa te domosdoshme per te ruajtur Kuranin te
pacenuar ne formen e tij origjinale dhe kundra cdo rreziku. Gjithashtu ai llogjikoi se nuk ishte shume
e mencur te vareshin plotesisht nga ata te cilet ishin memorizues te Kuranit. Ai u perpoq te bindte
per domosdoshmerine e ketij hapi Ebu bekrin (ra) [i cili vdiq 2 vjet pas profetit], por ai hezitoi te bente
dicka qe profeti se kishte bere. Por pas disa diskutimeve edhe Ebu Bekri pranoi. Ne kete menyre ai
ia beson punen Zeid bin Thabit (ra) i cili gjithashtu ashtu si Ebu Bekri hezitoi ne fillim po per te nejten
arsye. Por me ne fund ai u bind dhe morri persiper kete pune historike.
Zeid (ra) ishte personi me i kualifikuar per kete pune. Ai kishte sherbyer si shkrues per profetin (as)
dhe ishte nje nga shoqeruesit te cilet e kishin mesuar Kuranin drejtpersedrejti nga ai. Ai ishte
gjithashtu prezent ne rastin kur profeti ia recitoi te gjithe Kuranin e plotesuar engjellit Gabriel.
Pergatitjet u bene per te mblledhur te gjitha pjeset e shkruara te Kuranit te lena nga profeti si edhe
ato te zoteruara nga shoket e tij. Me pas me bashkepunimin e atyre shoqeruesve te cilet e kishin
memorizuar nje pjese ose te gjithe Kuranin fjale per fjale, te gjitha pjeset e shkruara u krahasuan me
njera-tjetren per t’u verifikuar; Zeid (ra) nuk do te pranonte ne doreshkrimin e tij asgje persakohe qe
tre burimet nuk perputheshin me njera-tjetren. Ne kete menyre u perpilua nje kopje korrekte
autentike dhe komplete. Kjo kopje autentike e Kuranit te plote u mbajt ne shtepine e Hafses (ra; ajo
ishte e bija e Omarit dhe nje nga grate e profetit).Gjithashtu u shpall se kushdo qe deshironte mund
te bente nje kopje ose ta krahasonte ate me kopjen qe ai kishte...
Ne disa vende, Kurani flet per veten si liber. Per shembull ne Suretun Muzammil, nje shpallje e heret
Mekase, Allahu i drejtohet profetit (as) “...dhe Kuranin lexoje me rend...” (LXXIII:4). Kjo gjithashtu
tregon se Kurani supozohej te ishte nje liber qe nga fillimi i shpalljes dhe nje liber duhet te ndjeki
njefare rregulli.
Kurani, i cili eshte tashme ne perdorim ne te gjithe boten, eshte nje kopje ekzakte e Kuranit qe u
perpilua me urdherin e Ebu Bekrit dhe kopjeve te te cilit u derguan ne vende te ndryshme nga Omari
(ra). Edhe sot shume nga kopjet mjaft te vjetra gjenden ne bibliotekat e medha ne pjese te ndryshme
te botes. Nje skeptik mund te dyshoj per shpalljen e tij nga Allahu por askush nuk mund te kete
ndonje dyshim persa i perket autenticitetit , imunitetit dhe pastertise se tij nga c’do lloj shtese,
shkurtimi apo ndryshimi, sepse nuk ka asgje me autentike ne te gjithe historine njerezore sesa ky
fakt rreth Kuranit; qe eshte i njejti Kuran i cili u prezantua nga profeti (as)
Universalizmi
C’dokush e di se Kurani deklaron per te siguruar udhezim per te gjithe njerezimin. Por kur e lexon
ate dikush zbulon se ai i adresohet kryesisht arabeve te cilet jetuan ne kohen e shpalljes se tij.
Megjithese here-here ai i adresohet njerezve te tjere dhe njerezimit ai kryesisht diskuton ato gjera te
cilat ishin relevante per shijet e arabeve dhe ishin te lidhura me ambientin, historine dhe zakonet e
tyre. Fakti i vetem qe Kurani refuzon kredot blasfemike dhe denon zakonet e liga te njerezve te
caktuar, qe jetojne ne nje kohe dhe vend te caktuar, dhe bazon argumentet per unitetin e Allahut ne
materialin e grumbulluar nga ambjenti i tyre, nuk eshte prove e mjaftueshme per te pohuar se ftesa
dhe thirrja e tij ishin lokale dhe te perkoheshme.
Ne duhet ta shqyrtojme pyetjen me kujdes dhe te vendosim nese cfare ai thote rreth njerezve
blasfemike te Arabise eshte apo nuk eshte i vertete per c’do periudhe dhe vend, dhe nese a
mundemi te perdorim apo te mos perdorim kudo, me ndryshime te vogla, te njejtat argumente qe
Kurani parashtron per unitetin e Allahut. Nese pergjigjia e ketyre pyetjeve shte pozitive atehere nuk
ka arsye qe nje shpallje e tille universale te quhet lokale ose e perkoheshme, vetem sepse iu
adresua nje komuniteti te vecante gjate nje periudhe te vecante. Nuk ka asnje filozofi, menyre jetese
e religjion ne bote qe te shtjelloj c’do gje qe nga fillimi deri ne fund pa iu referuar rasteve te caktuara
dhe konkrete, sepse eshte e pamundur te ndertosh nje model jete vetem ne abstrakt. Edhe nese
paramendojme per hir te argumentit se nje gje e tille do te ishte e mundur me siguri nje sistem i tille
do te mbetej nje teori ne leter dhe nuk do te merrte kurre nje forme praktike.
Nje sistem ideologjik i caktuar nuk kthehet nacional vetem sepse i eshte prezantuar ne fillim nje
kombi te caktuar dhe se argumentet e tij i jane drejtuar njerezve te caktuar. Faktikisht ajo cfare e
dallon nje sistem kombetar nga nderkombetar dhe nje sistem te perkohshem nga te perjetshem
eshte kjo: nje sistem kombetar ose synon formesimin e superiorotetit te tij ose pretendimet e
vecanta te tij per vendet e tjera ose prezanton principe dhe teori te cilat nga vet natyra e tyre nuk
mund te aplikohen ne vendet e tjera. Ne anen tjeter nje sistem nderkombetar siguron status dhe te
drejta te barabarta per te gjithe njerezit dhe parashtron principe te aplikimit universal. Pricipet e nje
sistemi te perkohshem behen jopraktike me kalimin e kohes, ndersa principet e nje sistemi te
perhershem jane te aplikueshme ne te gjitha kohet.
Nje kod i plote
Nje aspekt tjeter qe shkakton konfuzion eshte theksimi i shpeshte se Kurani eshte nje kod i plote i
jetes. Por kur dikush e lexon ate, ai nuk gjen rregulla te detajuara persa i perket problemeve sociale,
kulturore, politike dhe ekonomike. Dikush mund te habitet kur shikon se ai nuk permban ndonje
rregull te detajuar persa i perket namazit dhe zekatit, te cilat jane detyra aq te rendesishme saqe
Kurani streson here pas here praktikimin e tyre. Nje lexues i rastesishem nuk mund ta kuptoje sesi
ky liber mund te quhet nje kod i plote. Ky konfuzion shkaktohet sepse lexuesi anashkalon faktin se
Allahu jo vetem qe dergoi librin por gjithashtu caktoi edhe lajmetarin e tij per te demonstruar
mesimet e tij duke i vene ato ne praktike. Per te ilustruar kete mund te marrim shembullin e ndertimit
te nje ndertese.
Nese per ndertimin e saj parashtrohet vetem nje plan dhe asnje inxhinier nuk do te marre pjese per
drejtimin e punimeve, atehere cdo hollesi duhet te jepet. Por nese nje inxhinjer caktohet gjithashtu
bashke me planin per te ndertuar ndertesen atehere nuk ka nevoje per nje plan te hollesishem. Ne
kete rast vetem nje skec me pikat me thelbesore do te ishte mese i mjaftueshem. Ne kete menyre
do te ishte gabim te quaje nje plan te tille jo te plote. Qe kur Allahu dergoi lajmetarin e tij bashke me
Kuranin vetem principet kryesore dhe udhezimet thelbesore nevojiteshin, jo hollesirat e tyre.
Funksioni kryesor i Kuranit eshte te prezantoj qarte bazat intelektuale dhe morale te rruges islame te
te jetuarit dhe t’i perforcoj ato me argumente dhe thirrje zemres. Persa i perket anes praktike te
ndertimit te rruges islame te se jetuarit, ai mjaftohet me perkufizimin e kufijve te c’do aspekti jetesor
pa dhene rregulla te hollesishme. Per me teper ai fikson tabela per udhezim ne disa vende te
rendesishme per te treguar sesi ato duhen te ndertohen ne perputhje me vullnetin e Allahut.
Perpjekja aktuale e te ndertuarit te menyres islame te jeteses ne perputhje me udhezimet qe
gjenden ne liber, iu besua profetit (as) i cili u dergua posacerisht per te themeluar modelin e jeteses:
nje i vlefshem per individin, shoqerine dhe shtetin islam per t’u ndertuar ne vija praktike me principet
e Kuranit.
Nje pyetje tjeter e cila shkakton konfuzion tek disa eshte ajo e divergjences ne interpretimin e
Kuranit. Njerezit thone se ne njeren ane Kurani denon shume ashper ata njerez te cilet krijojne
ndryshime ne librin e Allahut dhe shkaktojne ndarje ne religjionin e tyre; nga ana tjeter ekziston nje
numer i madh i interpretimeve te ndryshme rreth urdherave te Kuranit saqe mezi mund te gjesh nje
urdher i cili ka vetem nje interpretim qe pranohet universalisht. Dhe nuk jane vetem njerezit e
periudhave te ndryshme kohore te cilet ndryshojne nga njeri-tjetri por edhe shkollaret e periudhes se
hershme duke perfshire edhe shoqeruesit e profetit (as) dhe ndjekesit e tyre, te cilet nuk rane dakort
unanimisht ne c’do hollesi sesi te interpretonin urdherat dhe ndalimet. A meritojne te gjithe keta
njerez denimin e shprehur ne Kuran per interpretime te ndryshme?
Ketu mjafton te permendim se Kurani nuk eshte kundra ndryshimeve te shendosha ne opinione dhe
interpretimin e urdherave te tij persa kohe qe a) ka nje pajtim ne principet baze te Islamit ndermjet
atyre te cilet kane interpretime te ndryshme dhe b) ata qendrojne te bashkuar perbrenda komunitetit
musliman. Kurani kundershton ate lloj divergjence qe fillon me vet-adhurim dhe pandershmeri dhe te
con drejt grindjeve dhe te sektarianizmit. Meqenese keto dy lloje ndryshimesh nuk jane te ngjashme
as ne natyren e tyre as ne rezultatet e tyre, ato nuk duhen te vendosen ne te njejten kategori.
Ndryshimi i pare eshte thelbesor per progres dhe eshte vete shpirti i jetes dhe c’do komunitet
njerezish mendues dhe inteligjente duhet ta inkurajojne ate. Ekzistimi i tij eshte nje shenje vitaliteti
dhe vetem ai komunitet qe deshiron te kete budallenj ne gjirin e tij mund ta shtyp ate.
Sugjerime per studim
Nje kusht per kuptimin e Kuranit eshte ta studiosh ate mendjehapur. Pavaresisht nese dikush beson
apo jo qe ai eshte nje liber i shpallur, ai duhet qe sa me shume te jete e mundur te cliroje mendjen e
tij nga animi pro ose kunder tij, ta cliroje nga te gjitha opinionet paraprake dhe me pas t’i qaset atij
me deshiren e vetme per ta kuptuar ate.
Nese dikush deshiron te kete nje njohuri te thelle te tij, atij do t’i duhet te lexoje ate disa here dhe
c’do here nga nje pikeveshtrim i ndryshem. Ata te cilet deshirojne te bejne nje studim te plote te
Kuranit duhet ta lexojne ate te pakten dy here me qellimin e vetem per te kuptuar teresisht sistemin
e jetes qe ai prezanton. Ai duhet te perpiqet te zbuloje principet baze dhe rrugen e jetes qe Kurani
syon te ndertoje mbi to. Gjate ketij studimi paraprak nese disa pyetje vijne ne mendjen e lexuesit ai
duhet t’i shenoje ato dhe te vazhdoje durimisht studimin e tij sepse ai mund t’i gjej pergjigjet e
pyetjeve diku ne vet Kuranin. Nese ai i gjen pergjigjet e pyetjeve ai duhet t’i shenoje ato ne nje vend
me pyetjet. Por nese ai nuk gjen asnje pergjigje per te gjitha pyetjet qe ne leximin e pare ai duhet me
durim te filloj rileximin e tij. Une mund te them duke u bazuar tek eksperienca ime se me leximin e
dyte zorr se ngelet pyetje pa pergjigje.
Pasi ka formuar, ne kete menyre, nje mendim te pergjithshem per Kuranin lexuesi duhet te filloj
studimin e hollesishem dhe duhet te mbaj shenime rreth aspekteve te shumta te mesimeve te
Kuranit. Per shembull ai duhet te shenoje cilen menyre jetese Kurani aprovon dhe cilen nuk
aprovon. Lexuesi duhet te shenoje cilesite e nje njeriu te mire dhe atij te keq, afer njera tjetres, ne
menyre qe te krijoje nje opinion per te dy menyrat ne te njejten kohe. Ngjashmerisht ai duhet te
shkruaje perbri njera tjetres ato gjera qe cojne drejt suksesit dhe shpetimit nje njeri dhe ato te cilat
cijne drejt humbjes dhe shkaterrimit. Ne te njejten menyre ai duhet te shenoje nen tituj te ndryshem
mesimet dhe udhezimet e Kuranit rreth kredos, moralit, detyrave, obligimeve, civilizimeve, kultures,
ekonomise, politikes, ligjit, sistemeve sociale, paqes, luftes dhe problemeve te tjera njerezore.
Libri i jetes
Por, megjithe ndihmen e ketyre mjeteve, dikush nuk mund ta kape shpirtin frymezues te Kuranit
vetem neqoftese ai fillon ta veje ne praktike mesazhin e tij, sepse Kurani nuk eshte as nje liber idesh
dhe teorish abstrakte te cilat mund te studiohen lehtesisht ne karrige, as nje liber i enigmave
religjioze te cilat mund te zgjidhen vetem ne universitete dhe manastire. Ai eshte nje liber i cili eshte
derguar per te ftuar njerezit drejt fillimit te nje levizjeje dhe per te udhehequr aktivitetet e tyre drejt
arritjes se misionit te tij. Dikush duhet, ne kete menyere, te shkoj ne sheshbetejen e jetes per te
kuptuar kuptimin e tij real.
Eshte ne kete menyre afermendsh qe dikush nuk mund ta kuptoj te verteten qe permban Kurani
thjesht me leximin e fjaleve te tij. Per kete qellim ai duhet te marre pjese aktive ne kpnfliktin ndermjet
besimit dhe jobesimit, Islamit dhe joIslamit, te vertetes dhe mosvertetes. Dikush mund ta kuptoje ate
vetem nese ai kupton mesazhin e tij, fton boten ta kuptoje ate dhe vepron sipas udhezimeve te tij.

Contenu connexe

Tendances

Krijimi I Universit
Krijimi I UniversitKrijimi I Universit
Krijimi I Universitguest41e4e
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universitqazed111
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universitamarstafa
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.RexhaAdriatik Rexha
 
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Adriatik Rexha
 
Islami feja e_lehtesise
Islami feja e_lehtesiseIslami feja e_lehtesise
Islami feja e_lehtesiseDurim Bajrami
 
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 2
Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 2Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 2
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 2Libra Islame
 
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 1
Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 1Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 1
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 1Libra Islame
 
Harun yahya mrekullia në trupin tonë
Harun yahya   mrekullia në trupin tonëHarun yahya   mrekullia në trupin tonë
Harun yahya mrekullia në trupin tonëLibra Islame
 

Tendances (15)

Krijimi I Universit
Krijimi I UniversitKrijimi I Universit
Krijimi I Universit
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universit
 
Krijimi i universit
Krijimi i universitKrijimi i universit
Krijimi i universit
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
 
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)
Zgjedhja e vlerave të kuranit. albanian (shqip)
 
Mrekullite
MrekulliteMrekullite
Mrekullite
 
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)
Keqkuptimet që i bart mosbesimi. albanian (shqip)
 
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)
24 orë nga jeta e muslimanit. albanian (shqip)
 
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
Harun Jahja ``Fundi I Kohes Dhe Mehdiu``
 
Islami feja e_lehtesise
Islami feja e_lehtesiseIslami feja e_lehtesise
Islami feja e_lehtesise
 
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)
Islami feja e lehtësisë. albanian (shqip)
 
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 2
Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 2Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 2
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 2
 
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)
Fshehtësia e sprovës. albanian (shqip)
 
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 1
Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 1Harun yahya   përrallëza për fëmijët e mençur 1
Harun yahya përrallëza për fëmijët e mençur 1
 
Harun yahya mrekullia në trupin tonë
Harun yahya   mrekullia në trupin tonëHarun yahya   mrekullia në trupin tonë
Harun yahya mrekullia në trupin tonë
 

Similaire à Kurani nje liber hyjnor

Krijimi i universit. albanian (shqip)
Krijimi i universit. albanian (shqip)Krijimi i universit. albanian (shqip)
Krijimi i universit. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Krijimi I Universit
Krijimi I UniversitKrijimi I Universit
Krijimi I Universitguest41e4e
 
Ngritja e islamit. albanian (shqip)
Ngritja e islamit. albanian (shqip)Ngritja e islamit. albanian (shqip)
Ngritja e islamit. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Adriatik Rexha
 
Para se të pendohesh. albanian (shqip)
Para se të pendohesh. albanian (shqip)Para se të pendohesh. albanian (shqip)
Para se të pendohesh. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Mrekullitë e kuranit
Mrekullitë e kuranitMrekullitë e kuranit
Mrekullitë e kuranitNijazi Mustafa
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)Frankmasoneria globale. albanian (shqip)
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Adriatik Rexha
 
Gjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eGjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eDurim Bajrami
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Adriatik Rexha
 
Harun yahya mrekullia e krijimit të njeriut
Harun yahya   mrekullia e krijimit të njeriutHarun yahya   mrekullia e krijimit të njeriut
Harun yahya mrekullia e krijimit të njeriutLibra Islame
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Adriatik Rexha
 
Islamidenonterrorizmin
IslamidenonterrorizminIslamidenonterrorizmin
IslamidenonterrorizminDurim Bajrami
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitRregullatIslame
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitFatos
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitLexo dhe Mëso
 
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 

Similaire à Kurani nje liber hyjnor (20)

Krijimi i universit. albanian (shqip)
Krijimi i universit. albanian (shqip)Krijimi i universit. albanian (shqip)
Krijimi i universit. albanian (shqip)
 
Krijimi I Universit
Krijimi I UniversitKrijimi I Universit
Krijimi I Universit
 
Ngritja e islamit. albanian (shqip)
Ngritja e islamit. albanian (shqip)Ngritja e islamit. albanian (shqip)
Ngritja e islamit. albanian (shqip)
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 1``
 
Para se të pendohesh. albanian (shqip)
Para se të pendohesh. albanian (shqip)Para se të pendohesh. albanian (shqip)
Para se të pendohesh. albanian (shqip)
 
Mrekullitë e kuranit
Mrekullitë e kuranitMrekullitë e kuranit
Mrekullitë e kuranit
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
 
24 ore nga jeta e muslimanit
24 ore nga jeta e  muslimanit24 ore nga jeta e  muslimanit
24 ore nga jeta e muslimanit
 
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)Frankmasoneria globale. albanian (shqip)
Frankmasoneria globale. albanian (shqip)
 
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)
Njeriu i vogël në kullë. albanian (shqip)
 
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
Harun Jahja ``Krijimi I Universit``
 
Gjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2eGjunjezimi i evolucionit_2e
Gjunjezimi i evolucionit_2e
 
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
Harun Jahja ``Perralleza Per Femijet E Mencur 2``
 
Harun yahya mrekullia e krijimit të njeriut
Harun yahya   mrekullia e krijimit të njeriutHarun yahya   mrekullia e krijimit të njeriut
Harun yahya mrekullia e krijimit të njeriut
 
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
Harun Jahja ``Te Perkushtuar Ndaj Allahut``
 
Islamidenonterrorizmin
IslamidenonterrorizminIslamidenonterrorizmin
Islamidenonterrorizmin
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)
Disa sekrete të kur'anit. albanian (shqip)
 

Plus de amarstafa

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimitamarstafa
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)amarstafa
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveamarstafa
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)amarstafa
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islamamarstafa
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahutamarstafa
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.samarstafa
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islamamarstafa
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeamarstafa
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)amarstafa
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinamarstafa
 

Plus de amarstafa (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islam
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
 

Kurani nje liber hyjnor

  • 1. Kurani si liber i hyjnor Kurani eshte libri unik si asnje liber tjeter ne te gjithe boten. Kurani nuk eshte nje liber rreth “fese” ne kuptimin qe kesaj fjale i jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues i afrohet Kuranit me nocionet e zakonshme te nje libri ne mendjen e tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te tij. Shpallja e Kuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne perputhje me kerkesat e fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i tille nuk mund te kete uniformitetin e stilit i cili ndiqet nga librat formale rreth fese.  Hyrje  Udhezimi i shenjte  Stili  Perpilimi  Universaliteti  Nje kod i plote  Sugjerime per studim  Libri i jetes Hyrje Perpara se lexuesi te filloj studimi e Kuranit ai duhet te kete parasysh faktin se ai eshte nje liber i vecante; Kurani nuk permban informacion, ide dhe argumente rreth temave te vecanta te renditura sipas rendit letrar. Pikerisht per kete arsye nje i panjohur me Kuranin ne takimin e pare te tij me kete liber habitet kur nuk zbulon emertimin e nje teme ose nje ndarje ne kapituj dhe seksione apo nje trajtim te vecante per tema te ndryshme te jetes, te gjitha keto te renditura sipas nje rendi serik. Kjo eshte dicka me te cilen ai nuk ka qene i njohur me pare dhe e cila nuk koincidon me konceptimin e tij rreth nje libri. Ai zbulon se libri trajton kredo, jep udhezime morale, formeson ligje, fton njerezit drejt Islamit, paralajmeron mosbesimtaret, nxjerr mesime nga ngjarjet historike, paralajmeron, jep lajme te mira; te gjitha keto te kombinuara me nje menyre terheqese. E njejta teme perseritet ne menyra te ndryshme dhe nje teme ndjek tjetren pa ndonje lidhje te dukshme. Ne disa raste nje teme e re trajtohet ne mes te nje teme tjeter pa ndonje arsye te dukshme. Folesi dhe i adresuari, drejtimi dhe adresa, qe te gjitha keto ndryshojne pa asnje lajmerim. Ngjarjet historike prezantohen megjithate jo ne menyren qe ndiqet ne librat tradicionale te historise. Ceshtjet e filozofise dhe metafizikes trajtohen ne nje menyre te ndryshme nga ajo e teksteve te ketyre lendeve. Njeriu dhe universi permenden ne nje gjuhe te ndryshme nga ajo e shkencave te natyres. Ne te njejten menyre ai ndjek metoden e vet te zgjidhjes se problemeve kulturore, sociale dhe ekonomike. Ai gjithashtu trajton principet dhe vendimet ligjore ne nje menyre te ndryshme nga ajo e sociologeve, avokateve dhe juristeve. Morali mesohet ne nje menyre qe nuk e ka shoqen ne te gjithe literaturen e kesaj lende. Kurani nuk eshte nje liber rreth “fese” ne kuptimin qe kesaj fjale i jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues i afrohet Kuranit me nocionet e zakonshme te nje libri ne mendjen e tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te tij. Ai zbulon se ne shume vende prapaskena nuk permendet ashtu sic nuk permenden kushtet ne te cilat nje pasazh i vecante eshte shpallur. Lexuesi i rastit mbetet, ne kete menyre, i paafte per te perfituar plotesisht nga thesaret me te shtrenjta qe permban Kurani, megjithese ndonjehere ai mund te kete
  • 2. sukses ne zbulimin e disa gureve te cmueshem atje ketu. Por vetem ata njerez te cilet jane te pamesuar me keto krakteristika dalluese te Kuranit bien viktima te dyshimeve te tilla. Lexuesi mund te shpetohet nga te gjitha keto veshtiresi, nese ai paralajmerohet qe ne fillim per kete pike thelbesore: libri qe ai do te lexoje eshte i vetmi i llojit te tij ne te gjithe boten; stili i tij letrar eshte mjaft i ndryshem nga ai i librave te tjere. Atehere dhe vetem atehere ai mund ta kuptoje ate. Udhezimi i shenjte Para se gjithash, lexuesi duhet te kuptoje natyren e vertete te Kuranit. Pavaresisht nese dikush beson apo jo se eshte nje liber i shpallur, ai duhet te konsideroje, si nje pike nisjeje, deklarimin qe libri ashtu si dhe mbajtesi i tij Muhamedi (as) ben, se eshte nje udhezim i shenjte. Allahu, mbreti i universit, krijuesi, zoteruesi dhe sovrani, krijoi njeriun dhe i dhuroi atij aftesite e te mesuarit, folurit, kuptuarit dhe te dallimit te se mires nga e keqja. Ai i dhuroi njeriut lirine e zgjedhjes dhe veprimit. Ai i dha atij autoritet te zoteroj dhe perdor gjerat rreth tij. Shkurtimisht Allahu i dhuroi atij nje lloj autonomie dhe e caktoi ate si perfaqesuesin e tij ne toke dhe e urdheroi te jetonte ne perputhje me udhezimin e tij. ... Ai i organizoi te gjithe ata qe pranuan udhezimine shenjte ne nje komunitet , te cilit nga ana e vet iu kerkua te riformesonte menyren kolektive te jeteses duke u bazuar ne udhezimin dhe te perpiqet per te reformuar boten, e cila eshte ne nje rruge te mbrapshte. Kurani, i cili iu shpall Muhamedit (as), eshte libri i cili permban ate ftese dhe udhezim te shenjte. SUBJEKTI te cilin ai shqyrton eshte NJERIU: ai dikuton ato aspekte te jetes njerezore qe cojne ose ne suksesin e vertete ose ne humbje. TEMA QENDRORE qe gjendet ne te gjithe Kuranin eshte ekspozimi i realitetit dhe ftesa ne rrugen e drejte qe bazohet ne te. Ai deklaron se ky realitet eshte i njejti qe iu shpall nga vete Allahu Ademit, ne kohen e caktimit te tij si perfaqesues i zotit, dhe te gjithe lajmetareve pas tij. QELLIMI DHE OBJEKTI i shpalljeve eshte te ftojne njeriun ne rrugen e drejte dhe te prezantojne qarte udhezimin te cilin ai e ka humbur per shkak te neglizhences se tij ose eshte shtremberuar nga imoraliteti i tij. Nese lexuesi ka parasysh keto tre gjera kryesore ai do te zbuloje se ne liber nuk ka mospajtim ne stil, zbrazeti ne kontinuitet dhe as mungese nderlidhjesh ndermjet termave te tij te ndryshme. Faktikisht ky liber nuk eshte asnjehere jorelevant persa i perket subjektit, temes qenrore dhe qellimit te tij...kjo eshte arsyeja qe deklaron diskuton ose permend nje teme vetem ne masen aq ajo i mbetet besnike qellimit te saj dhe le jashte detajet jorelevante dhe te panevojshme duke u kthyer here pas here tek tema qendrore dhe ftesa rreth te ciles c’do teme tjeter sillet. Kur Kurani studiohet ne kete prizem, asnje dyshim nuk se i gjithi ai eshte nje argument llogjik dhe se ka nje vazhdimesi temash ne liber. Stili
  • 3. Shpallja eKuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne perputhje me kerkesat e fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i tille nuk mund te kete llojin e uniformitetit te stilit qe ndiqet ne librat formale fetare. Duhet, gjithashtu, te kihet parasysh se pjese te ndryshme te Kuranit, qofshin ato te gjata apo te shkurtra, nuk ishin paramenduar per t’u publikuar ne forme pamfletesh ne kohen e shpalljes se tyre, por duhet te shperndaheshin si adresa dhe te beheshin te njohura si te tilla. Ne kete menyre ato nuk mund te ishin ne stilin e fjales se shkruar. Per me teper keto adresa ishin domosdoshmerisht te nje natyre tjeter nga ato te leksioneve te nje profesori. Profetit (as) i ishte besuar nej mision i vecante dhe iu desh qe te prekte njekohesisht emocionet dhe intlektin; atij iu desh te bente me njerez me mentalitetet te ndryshme dhe te perballej me situata dhe eksperienca te ndryshme gjate misionit te tij. Gjithashtu atij i duhej te sterviste dhe reformonte ndjekesit e tij dhe t’i frymezonte ata me shpirt dhe kurajo per te refuzuar argumentet e kundershtareve dhe per te ekspozuar dobesine morale te tyre. Kjo, gjithashtu, shpjegon pse ceshtjet e njejta perseriten here pas here ne Kuran. Nje mision dhe levizje kerkojne natyrisht qe te prezantohen vetem ato tema te cilat kerkohen ne nje faze te caktuar dhe asgje nuk duhet te thuhet per kerkesat e fazave te tjera. Keshtu qe te njejtat udhezime perseriten here pas here per sa kohe qe Islami qendron ne te njejten faze. Sigurisht qe ato jane formuluar me fjale dhe stil te ndryshem ne menyre qe t’u evitonte monotonia dhe te shprehura ne nje gjuhe te bukur dhe te nderuar per t’i bere sa me efektive dhe mbreselenese. Per me teper perseriten ne vendet e pershtatshme kredoja baze dhe pricipet ne menyre qe Islami te mbetet i forte ne c’do faze. Te gjithe kapitujt e Kuranit i referohen kredos baze: unitetit te Allahut, atributeve te tij, jeta pas vdekjes, pergjegjesise, ndeshkimit dhe shperblimit, profetesise dhe besimit ne liber. Ata te gjithe mesojne devocion, fuqine shpirterore, durim dhe besim tek Allahu sepse keto virtyte nuk mund te neglizhohen ne cfaredo faze te Islamit. Nese ndonje nga keto baza do te ishte dobesuar sado pak ne cfaredo faze, levizja Islame nuk do te kishte bere asnje progres ne shpirtin e saj te vertete. Perpilimi Allahu i cili shpalli Kuranin eshte kujdesur per ruajtjen dhe sigurine e perhereshme te tij. Menjehere pasi nje pasazh i Kuranit shpallej ai u shkruante ne gjethet e drurit te hurmes, levoret e pemeve, kocka, nen diktimin e profetit, dhe te gjitha keto copeza futeshin ne nje traste. Pervec kesaj disa nga shoqeruesit i shkruan keto pjeseza per t’i perdorur edhe vete. Ne te njejten kohe muslimanet i memorizonin keto pasazhe sepse atyre iu duhej t’i lexonin ato gjate faljeve, nje praktike e caktuar qe ne fillim te Islamit. Po menjehere pas vdekjes se profetit nje ngjarje ndodhi qe e beri te domosdoshme perpilimin e librit. Nje stuhi e terbuar renegimi u perhap dhe shume nga shoket e profetit te cilet shkuan ne lufte per ta shtypur ate u vrane. Mes ketyre martireve kishte prej atyre te cilet e kishin memorizuar te gjithe Kuranin. Omari (ra) kuptoi se duhet te merreshin hapa te domosdoshme per te ruajtur Kuranin te pacenuar ne formen e tij origjinale dhe kundra cdo rreziku. Gjithashtu ai llogjikoi se nuk ishte shume e mencur te vareshin plotesisht nga ata te cilet ishin memorizues te Kuranit. Ai u perpoq te bindte per domosdoshmerine e ketij hapi Ebu bekrin (ra) [i cili vdiq 2 vjet pas profetit], por ai hezitoi te bente dicka qe profeti se kishte bere. Por pas disa diskutimeve edhe Ebu Bekri pranoi. Ne kete menyre ai ia beson punen Zeid bin Thabit (ra) i cili gjithashtu ashtu si Ebu Bekri hezitoi ne fillim po per te nejten arsye. Por me ne fund ai u bind dhe morri persiper kete pune historike.
  • 4. Zeid (ra) ishte personi me i kualifikuar per kete pune. Ai kishte sherbyer si shkrues per profetin (as) dhe ishte nje nga shoqeruesit te cilet e kishin mesuar Kuranin drejtpersedrejti nga ai. Ai ishte gjithashtu prezent ne rastin kur profeti ia recitoi te gjithe Kuranin e plotesuar engjellit Gabriel. Pergatitjet u bene per te mblledhur te gjitha pjeset e shkruara te Kuranit te lena nga profeti si edhe ato te zoteruara nga shoket e tij. Me pas me bashkepunimin e atyre shoqeruesve te cilet e kishin memorizuar nje pjese ose te gjithe Kuranin fjale per fjale, te gjitha pjeset e shkruara u krahasuan me njera-tjetren per t’u verifikuar; Zeid (ra) nuk do te pranonte ne doreshkrimin e tij asgje persakohe qe tre burimet nuk perputheshin me njera-tjetren. Ne kete menyre u perpilua nje kopje korrekte autentike dhe komplete. Kjo kopje autentike e Kuranit te plote u mbajt ne shtepine e Hafses (ra; ajo ishte e bija e Omarit dhe nje nga grate e profetit).Gjithashtu u shpall se kushdo qe deshironte mund te bente nje kopje ose ta krahasonte ate me kopjen qe ai kishte... Ne disa vende, Kurani flet per veten si liber. Per shembull ne Suretun Muzammil, nje shpallje e heret Mekase, Allahu i drejtohet profetit (as) “...dhe Kuranin lexoje me rend...” (LXXIII:4). Kjo gjithashtu tregon se Kurani supozohej te ishte nje liber qe nga fillimi i shpalljes dhe nje liber duhet te ndjeki njefare rregulli. Kurani, i cili eshte tashme ne perdorim ne te gjithe boten, eshte nje kopje ekzakte e Kuranit qe u perpilua me urdherin e Ebu Bekrit dhe kopjeve te te cilit u derguan ne vende te ndryshme nga Omari (ra). Edhe sot shume nga kopjet mjaft te vjetra gjenden ne bibliotekat e medha ne pjese te ndryshme te botes. Nje skeptik mund te dyshoj per shpalljen e tij nga Allahu por askush nuk mund te kete ndonje dyshim persa i perket autenticitetit , imunitetit dhe pastertise se tij nga c’do lloj shtese, shkurtimi apo ndryshimi, sepse nuk ka asgje me autentike ne te gjithe historine njerezore sesa ky fakt rreth Kuranit; qe eshte i njejti Kuran i cili u prezantua nga profeti (as) Universalizmi C’dokush e di se Kurani deklaron per te siguruar udhezim per te gjithe njerezimin. Por kur e lexon ate dikush zbulon se ai i adresohet kryesisht arabeve te cilet jetuan ne kohen e shpalljes se tij. Megjithese here-here ai i adresohet njerezve te tjere dhe njerezimit ai kryesisht diskuton ato gjera te cilat ishin relevante per shijet e arabeve dhe ishin te lidhura me ambientin, historine dhe zakonet e tyre. Fakti i vetem qe Kurani refuzon kredot blasfemike dhe denon zakonet e liga te njerezve te caktuar, qe jetojne ne nje kohe dhe vend te caktuar, dhe bazon argumentet per unitetin e Allahut ne materialin e grumbulluar nga ambjenti i tyre, nuk eshte prove e mjaftueshme per te pohuar se ftesa dhe thirrja e tij ishin lokale dhe te perkoheshme. Ne duhet ta shqyrtojme pyetjen me kujdes dhe te vendosim nese cfare ai thote rreth njerezve blasfemike te Arabise eshte apo nuk eshte i vertete per c’do periudhe dhe vend, dhe nese a mundemi te perdorim apo te mos perdorim kudo, me ndryshime te vogla, te njejtat argumente qe Kurani parashtron per unitetin e Allahut. Nese pergjigjia e ketyre pyetjeve shte pozitive atehere nuk ka arsye qe nje shpallje e tille universale te quhet lokale ose e perkoheshme, vetem sepse iu adresua nje komuniteti te vecante gjate nje periudhe te vecante. Nuk ka asnje filozofi, menyre jetese e religjion ne bote qe te shtjelloj c’do gje qe nga fillimi deri ne fund pa iu referuar rasteve te caktuara dhe konkrete, sepse eshte e pamundur te ndertosh nje model jete vetem ne abstrakt. Edhe nese paramendojme per hir te argumentit se nje gje e tille do te ishte e mundur me siguri nje sistem i tille do te mbetej nje teori ne leter dhe nuk do te merrte kurre nje forme praktike.
  • 5. Nje sistem ideologjik i caktuar nuk kthehet nacional vetem sepse i eshte prezantuar ne fillim nje kombi te caktuar dhe se argumentet e tij i jane drejtuar njerezve te caktuar. Faktikisht ajo cfare e dallon nje sistem kombetar nga nderkombetar dhe nje sistem te perkohshem nga te perjetshem eshte kjo: nje sistem kombetar ose synon formesimin e superiorotetit te tij ose pretendimet e vecanta te tij per vendet e tjera ose prezanton principe dhe teori te cilat nga vet natyra e tyre nuk mund te aplikohen ne vendet e tjera. Ne anen tjeter nje sistem nderkombetar siguron status dhe te drejta te barabarta per te gjithe njerezit dhe parashtron principe te aplikimit universal. Pricipet e nje sistemi te perkohshem behen jopraktike me kalimin e kohes, ndersa principet e nje sistemi te perhershem jane te aplikueshme ne te gjitha kohet. Nje kod i plote Nje aspekt tjeter qe shkakton konfuzion eshte theksimi i shpeshte se Kurani eshte nje kod i plote i jetes. Por kur dikush e lexon ate, ai nuk gjen rregulla te detajuara persa i perket problemeve sociale, kulturore, politike dhe ekonomike. Dikush mund te habitet kur shikon se ai nuk permban ndonje rregull te detajuar persa i perket namazit dhe zekatit, te cilat jane detyra aq te rendesishme saqe Kurani streson here pas here praktikimin e tyre. Nje lexues i rastesishem nuk mund ta kuptoje sesi ky liber mund te quhet nje kod i plote. Ky konfuzion shkaktohet sepse lexuesi anashkalon faktin se Allahu jo vetem qe dergoi librin por gjithashtu caktoi edhe lajmetarin e tij per te demonstruar mesimet e tij duke i vene ato ne praktike. Per te ilustruar kete mund te marrim shembullin e ndertimit te nje ndertese. Nese per ndertimin e saj parashtrohet vetem nje plan dhe asnje inxhinier nuk do te marre pjese per drejtimin e punimeve, atehere cdo hollesi duhet te jepet. Por nese nje inxhinjer caktohet gjithashtu bashke me planin per te ndertuar ndertesen atehere nuk ka nevoje per nje plan te hollesishem. Ne kete rast vetem nje skec me pikat me thelbesore do te ishte mese i mjaftueshem. Ne kete menyre do te ishte gabim te quaje nje plan te tille jo te plote. Qe kur Allahu dergoi lajmetarin e tij bashke me Kuranin vetem principet kryesore dhe udhezimet thelbesore nevojiteshin, jo hollesirat e tyre. Funksioni kryesor i Kuranit eshte te prezantoj qarte bazat intelektuale dhe morale te rruges islame te te jetuarit dhe t’i perforcoj ato me argumente dhe thirrje zemres. Persa i perket anes praktike te ndertimit te rruges islame te se jetuarit, ai mjaftohet me perkufizimin e kufijve te c’do aspekti jetesor pa dhene rregulla te hollesishme. Per me teper ai fikson tabela per udhezim ne disa vende te rendesishme per te treguar sesi ato duhen te ndertohen ne perputhje me vullnetin e Allahut. Perpjekja aktuale e te ndertuarit te menyres islame te jeteses ne perputhje me udhezimet qe gjenden ne liber, iu besua profetit (as) i cili u dergua posacerisht per te themeluar modelin e jeteses: nje i vlefshem per individin, shoqerine dhe shtetin islam per t’u ndertuar ne vija praktike me principet e Kuranit. Nje pyetje tjeter e cila shkakton konfuzion tek disa eshte ajo e divergjences ne interpretimin e Kuranit. Njerezit thone se ne njeren ane Kurani denon shume ashper ata njerez te cilet krijojne ndryshime ne librin e Allahut dhe shkaktojne ndarje ne religjionin e tyre; nga ana tjeter ekziston nje numer i madh i interpretimeve te ndryshme rreth urdherave te Kuranit saqe mezi mund te gjesh nje urdher i cili ka vetem nje interpretim qe pranohet universalisht. Dhe nuk jane vetem njerezit e periudhave te ndryshme kohore te cilet ndryshojne nga njeri-tjetri por edhe shkollaret e periudhes se hershme duke perfshire edhe shoqeruesit e profetit (as) dhe ndjekesit e tyre, te cilet nuk rane dakort unanimisht ne c’do hollesi sesi te interpretonin urdherat dhe ndalimet. A meritojne te gjithe keta njerez denimin e shprehur ne Kuran per interpretime te ndryshme?
  • 6. Ketu mjafton te permendim se Kurani nuk eshte kundra ndryshimeve te shendosha ne opinione dhe interpretimin e urdherave te tij persa kohe qe a) ka nje pajtim ne principet baze te Islamit ndermjet atyre te cilet kane interpretime te ndryshme dhe b) ata qendrojne te bashkuar perbrenda komunitetit musliman. Kurani kundershton ate lloj divergjence qe fillon me vet-adhurim dhe pandershmeri dhe te con drejt grindjeve dhe te sektarianizmit. Meqenese keto dy lloje ndryshimesh nuk jane te ngjashme as ne natyren e tyre as ne rezultatet e tyre, ato nuk duhen te vendosen ne te njejten kategori. Ndryshimi i pare eshte thelbesor per progres dhe eshte vete shpirti i jetes dhe c’do komunitet njerezish mendues dhe inteligjente duhet ta inkurajojne ate. Ekzistimi i tij eshte nje shenje vitaliteti dhe vetem ai komunitet qe deshiron te kete budallenj ne gjirin e tij mund ta shtyp ate. Sugjerime per studim Nje kusht per kuptimin e Kuranit eshte ta studiosh ate mendjehapur. Pavaresisht nese dikush beson apo jo qe ai eshte nje liber i shpallur, ai duhet qe sa me shume te jete e mundur te cliroje mendjen e tij nga animi pro ose kunder tij, ta cliroje nga te gjitha opinionet paraprake dhe me pas t’i qaset atij me deshiren e vetme per ta kuptuar ate. Nese dikush deshiron te kete nje njohuri te thelle te tij, atij do t’i duhet te lexoje ate disa here dhe c’do here nga nje pikeveshtrim i ndryshem. Ata te cilet deshirojne te bejne nje studim te plote te Kuranit duhet ta lexojne ate te pakten dy here me qellimin e vetem per te kuptuar teresisht sistemin e jetes qe ai prezanton. Ai duhet te perpiqet te zbuloje principet baze dhe rrugen e jetes qe Kurani syon te ndertoje mbi to. Gjate ketij studimi paraprak nese disa pyetje vijne ne mendjen e lexuesit ai duhet t’i shenoje ato dhe te vazhdoje durimisht studimin e tij sepse ai mund t’i gjej pergjigjet e pyetjeve diku ne vet Kuranin. Nese ai i gjen pergjigjet e pyetjeve ai duhet t’i shenoje ato ne nje vend me pyetjet. Por nese ai nuk gjen asnje pergjigje per te gjitha pyetjet qe ne leximin e pare ai duhet me durim te filloj rileximin e tij. Une mund te them duke u bazuar tek eksperienca ime se me leximin e dyte zorr se ngelet pyetje pa pergjigje. Pasi ka formuar, ne kete menyre, nje mendim te pergjithshem per Kuranin lexuesi duhet te filloj studimin e hollesishem dhe duhet te mbaj shenime rreth aspekteve te shumta te mesimeve te Kuranit. Per shembull ai duhet te shenoje cilen menyre jetese Kurani aprovon dhe cilen nuk aprovon. Lexuesi duhet te shenoje cilesite e nje njeriu te mire dhe atij te keq, afer njera tjetres, ne menyre qe te krijoje nje opinion per te dy menyrat ne te njejten kohe. Ngjashmerisht ai duhet te shkruaje perbri njera tjetres ato gjera qe cojne drejt suksesit dhe shpetimit nje njeri dhe ato te cilat cijne drejt humbjes dhe shkaterrimit. Ne te njejten menyre ai duhet te shenoje nen tituj te ndryshem mesimet dhe udhezimet e Kuranit rreth kredos, moralit, detyrave, obligimeve, civilizimeve, kultures, ekonomise, politikes, ligjit, sistemeve sociale, paqes, luftes dhe problemeve te tjera njerezore. Libri i jetes Por, megjithe ndihmen e ketyre mjeteve, dikush nuk mund ta kape shpirtin frymezues te Kuranit vetem neqoftese ai fillon ta veje ne praktike mesazhin e tij, sepse Kurani nuk eshte as nje liber idesh dhe teorish abstrakte te cilat mund te studiohen lehtesisht ne karrige, as nje liber i enigmave religjioze te cilat mund te zgjidhen vetem ne universitete dhe manastire. Ai eshte nje liber i cili eshte
  • 7. derguar per te ftuar njerezit drejt fillimit te nje levizjeje dhe per te udhehequr aktivitetet e tyre drejt arritjes se misionit te tij. Dikush duhet, ne kete menyere, te shkoj ne sheshbetejen e jetes per te kuptuar kuptimin e tij real. Eshte ne kete menyre afermendsh qe dikush nuk mund ta kuptoj te verteten qe permban Kurani thjesht me leximin e fjaleve te tij. Per kete qellim ai duhet te marre pjese aktive ne kpnfliktin ndermjet besimit dhe jobesimit, Islamit dhe joIslamit, te vertetes dhe mosvertetes. Dikush mund ta kuptoje ate vetem nese ai kupton mesazhin e tij, fton boten ta kuptoje ate dhe vepron sipas udhezimeve te tij.