SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  22
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI FILOZOFIK
DEGA E HISTORISË

Abdyl Frashëri – Jeta dhe kontributi i tij ne cështjen
kombëtare Shqiptare

Andi Belegu

Prishtinë, 2013
Përbajtja

Hyrja ............................................................................................................................................... 3
Biografia e shkurtër ..................................................................................................................... 3
Abdyl Frashëri, si përsonalitet i shquar shqiptar dhe zë i fuqishëm i Shqipërisë ....................... 5
Komiteti i Janinës dhe i Stambollit ( 1875-1878) ...................................................................... 6
Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881) .................................................................................... 9
Arestimi dhe Amnistia e Abdyl Frashërit ................................................................................. 16
Përfundimi ................................................................................................................................. 17
Bibliografia................................................................................................................................ 18
Aneks – Disa fotografi nga veprimtaria politike e Abdyl Frashërit.............................................. 19

2
Hyrja

Në historinë e popullit Shqiptarë hasim në personalitete të ndryshme të cilët dhanë një kontribut
të patjetërsueshem në ngritjën e lavdishme të popullit shqiptar. Ndër këto personalite është edhe
Abdyl Frashëri i cili në veprat e historianëve të njohur si Kristo Frashëri, Skënder Rizaj, Xhafer
Belegu dhe burimet e kohës gjendet si një ndër personazhet kyce të të gjitha aktiviteteve për
lirinë e popullit shqiptar.Si i angazhuar në cështje e jashtme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
Abdyl Frashëri na paraqitet si një ndër kontribuesit më të mëdhenj të prezentimit të Shqipërisë në
aktivitetet diplomatike të kohës. Personaliteti i Abdyl Frashërit është e nevojshme të studiohet
edhe më tej pasi që dha një kontribut të madh në themelimin dhe ekzistimin e Lidhjës së
Prizrenit por edhe të aktiviteteve tjera për clirimin e Shqipërisë megjithëse nuk pati jetë ta gëzojë
mëvehtësimin e saj.
Në këtë punim seminarik do të mund të gjeni të dhëna për jetën e Abdyl Frashërit dhe
veprimtarinë e tij politike. Punimi është i bazuar në punime akademike të historianëve të njohur
shqiptarë por edhe të huaj të cilët shkruajnë për pasqyrimin e Lidhjes së Prizrenit në shtypin e
kohës.

Biografia e shkurtër

Abdyl Frashëri u lind në fshatin Frashër të Përmetit në vitin 1839 në Shqipërinë e okupuar nga
Perandoria Osmane. Ai rridhte nga një familje bejlerësh që në atë kohe qëndronin në një pozitë
të mirë financiare pasi që kishin pozitë të mirë në hierarkinë ekonomike të Perandorisë Osmane.
Babai i tij Halit Bej Frashëri ishte komandant i një ushtrie jo të rregullt që vepronte kryesisht në
Shqipëri, poashtu babai i tij disa herë kishte shkuar në Bosne, Mal të zi. Aktivitet më të madh
ushtria e Halit Bej Frashërit pati në Thesali të Greqisë dhe Maqedoni ku shpesh luftonte me

3
rebelët (hajdutët) grek. Gjatë këtyre ekspeditave Abdyl Frashëri kishte rolin e komandantit të
forcave shqiptare të këtij regjimenti. Pas vdekjës së babait të tij në vitin 1859 meqenëse ishte
vëllau më i madh nga pesë djem dhe dy vajza të familjës Frashëri ai u kthye nga Janina ku kishte
shkuar në moshën 18 vjecare për të studiuar ne gjimnazin Zosimea, për të mbajtur rolin e
kryefamiljarit të kësaj familjeje të madhe. Pas dy vitesh vdiq edhe nëna e tij Emine Minahori.
Pas kësaj ngjarjeje në familjën Frashëri ai u largua nga Shqipëria për tu zhvendosur në Janinë, ku
pati mundësi të studionte dhe mësontë nga mësuesi i tij (Myzerid) Hasan Tahsini i cili i mësoi
gjuhën arabe, persiane, greke dhe frenge. Frashëri poashtu studioi edhe Filozofinë, Shkencën dhe
Matematikën. Pasi mbaroi studimet Abdyl Frashëri u martua me Bellkëzen e cila ishte e bija e
myftiut Ibrahim Frashëri nga familja Lahçenja dhe Xhenfize Çoku nga familja e Çokollarëve.
Bellkëzja i lindi atij 6 femijë. Femiu i parë ju lindi në vitin 1876 i cili u quaj Halid dhe vdiq në
moshë shumë të re, poashtu edhe fëmiu i dytë do të emërohej Halid dhe poashtu vdiq në moshë
të re siq ndodhi edhe me dy djemtë tjerë të dy të quajtur Feridun. Të vetmit që mbijetuan
sëmundjet ishin djali Mit’hati i cili poashtu do të angazhohej në cështjen kombëtare dhe vajza
Eminja.1
Familja Frashëri njihej gjithmonë për zotësinë e saj në luftë dhe për kontributin e pashoq në
cështjen kombëtare, kjo familje i dha Shqipërisë edhe dy vëllezërit tjerë të Abdylit që ishin
Samiu dhe Naimi që të dy poet shumë të shquar shqiptarë. Është e vecantë në historiografinë
botërore dhe shqiptare se si një familje mund ti jepte vendit tre heronjë të cilët luajtën rol mjaft të
madh edukimin, vetëdijësimin dhe clirimin e popullatës shqiptare të okupuar nga perandoria e
gjysëm hënës.
Abdyl Frashëri vdiq më 20 Tetor të vitit 1892 në Stamboll ku edhe u varros, rivarrimi i tij u bë
në vitin 1978 kur eshtrat e tij u kthyen që të prehen përjetësisht në vendin të cilin ia kushtoi jetën
në Shqipëri. 2

1
2

Studim Jeta e Abdyl Frasherit, Andi Belegu - Konferenca e historise shqiptare- UT – Qershor 2013
Po aty

4
Abdyl Frashëri, si përsonalitet i shquar shqiptar dhe zë i fuqishëm i Shqipërisë

Prof. Skënder Rizaj hyrjen e Abdyl Frashërit në politikë e sheh si shumë të nevojshme për kohën
kur ndodhi “ Abdyl Frashëri hyri në skenën e historisë në vitet e Krizës Lindore atëherë kur
atdheu kishte më tepër se kurdoherë nevojë për të”.3 Frashëri për shumë vite do ti shërbente
popullit si arkitekt i historisë së tij të ardhme dhe do të shërbente si pikë referimi për cdo ndodhi
të mëtejmë të popullit shqiptar, bashkë me Hasan Prishtinën, ai do të bëhej nja nga pishtarët e
formimit të shtetit shqiptar që nisi së krijuari pikërisht në periudhën e veprimtarisë së Abdyl
Frashërit. Ishte pikërisht viti 1877 që do ta vendoste atë në krye të Komitetit për Mbrojtjën e
Shqipërisë, për shumë vite Abdyl Frashëri do të udhëheqte kryengritjen. Populli e identifikon
Frashërin si udhëheqës të Shqipërisë moderne që po krijohej, në fillet e karierës së tij ai u njoht si
jo vetëm zyrtarë për punë të jashtme por edhe si aktivist i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, më vonë
ai u bë udhërrëfyes i rrugës politike të shqiptarëve drejt shtetformimit. Si aktivist i Lidhjes
Abdyli e shetiti Shqipërinë anëekënd dhe u njoht me problemet e të gjithë popullit shqiptarë
kudo që jetonte madje edhe në shtete të tjera si mike ashtu edhe armike të Shqipërisë që po
kerkontëe pavarsinë. Si diplomat ai përfaqësoi denjësisht Shqipërinë duke i bërë me dije të gjitha
fuqive të mëdha kundërshtimet që vendi kishte lidhur me Traktatin e Shën Stefanit dhe vendimet
e Kongresit të Berlinit që e sakatuan Shqipërinë në favor të shteteve fqinje.
Sulltanët e pashallarët e Stambollit u munduan disa herë ta binsdin Abdyl Frashërin të bëhej
pjesë e aparatit shtetëror shtypës të Perandorisë, por edhe pse iu premtuan poste të ndryshme të
rëndësishme në ai asnjëherë nuk ia shiti zotsinë dhe nderin e tij sulltanit siq bënin dikur
bashkëkohanikët e tij. Abdyl Frashëri u vu gjithmonë kundër të huajt ideali më i madh i tij ishte
atdheu, ai nuk ishte person që ti rrinte pa fjalë shtypjës ishte një karakter reaksionist të cilin e
pagoi me burg e gati edhe me kokë pas angazhimeve në aktivitetin patriotik për Lidhjën e
Prizrenit.

3

Kreu X, fq.188 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997

5
Abdyl Frashëri ishte shumë i njohur për oratorinë e tij. Konsulli anglez në Shkodër Kirby Green
e cliësonte Frashërin si përsonalitetin me më së shumti autoritet pas Haxhi Ymer Efendi Prizreni,
apo siq do ta cilësonte historiani turk Suleyman Kylce një përsonalitet me arsimim të mirë dhe
njohës i politikës së kohës.
“Vallë cili është shkaku i mbrapambetjës së viseve të Peranodrisë Osmane ? ... Mendoj se shkaku
i saj është së pari injoranca, së syti dhespotizmi i Abdyl Hamidit, së treti të kryet e punës.
Qeveria Osmane. Pastaj titullarët nuk janë mentarëë dhe po merren me qejfe, me punë të kota, e
jo me përparimin e shtetit dhe të popullit”, ky fjalim i Abdyl Frashërit do të mbetej në histori
pasi që do të pasqyronte revolucionaritetin e tij. Fjalimet e tij zakonisht ndiznin në flakë publikun
që dëgjonte. 4
Në shumë paraqitje të tij në parlamentin turk Abdyl Frashëri kishte kërkuar krijim e organizatave
të ndryshme shkencore të cilat do të mund të ndihmonin në edukimin e popullatës në vendet e
Ballkanit të cilat në atë kohë ishin krejtësisht të pambuluara nga sistemi i arsimit të asaj kohe.
Më 30 Janar 1878 duke iu drejtuar parlamentit ai tha : “ Asambleja jonë nuk është asamble
ekzekutive. Asambleja jonë flet llakërdi. Asambleja ekzekutive është tjetër! Prandaj, fjalët tona
të folura këtu në qoftë se nuk zbatohen, së paku të shkruhen drejt. Gazetat osmane të botuara
qoftë në frengjishte, greqishte apo osmanishte, përpos “Basiretit”, i cili që 5-6 ditë filloi të
shkruaj drejtë, shkruajnë p.sh. ushqimi u bë kështu, filani tha kështu , sot ra borë. Shkrimet e tila
nuk kanë kurrfarë lidhje, ato janë pa kuptim, të ndryshkura dhe krejtësisht të cunguara. Kjo gjë
asamblenë tonë jo vetëm që e turpëron, por edhe e ofendon. Këtë kurrë nuk do ta pranojmë” 5 Më
vonë në mars Basireti do të botonte një shkrim për Frashërin ku do të tregonte për qëndrimet e tij
lidhur me marrëveshjen e Shën Stefanit e sidomos të gjendjës së shqiptarëve.

Komiteti i Janinës dhe i Stambollit ( 1875-1878)

Gjatë viteve 70-të të shekullit XIX po vërehej se politikat tanzimaniste po dështonin dhe popujt
pjesë të Perandorisë së gjysëm hënës po shtypeshin edhe më tepër krahas rënjes së vazhdueshme
4
5

Kreu X, fq.189 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997
Kreu X fq.190 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997

6
të Perandorisë. Gjatë periudhës 40 vjeqare te aplikimit të Tanzimatit edhe psë u përdorën politika
shumë të rënda shtypëse Perandoria e sulltanëve nuk po i shpëtonte shturrjes dhe po shihte ditët e
fundit të saj. Industria evropiane po trefishohej ndërsa mallërat osman nuk po gjenin vend si më
parë në tregjet e mëdha evropiane. Në vitin 1875 niveli i eksportit përfaqësonte cerekun e
importit. Për ti pasuar këto probleme kaq të mëdha ekonomike të përandorisë ku të ardhurat
buxhetore ishin rreth 800 milionë franga ari ndërsa borgjet kishin aritur deri ne 5.3 miliardë
franga ari, u paraqit një frymë e re “liberale” turke që në histori do të njihet si revolucioni gjonturk i përfaqësuar nga organizata e “Osmanëve të rinj” e cila synonte të zhdukte despotizmin
feudal teokratik të sulltanëve.
Popujt e Ballkanit si të gjithë popujt tjerë në orvatje për të fituar mëvehtësinë filluan kryengritjet
e njëpasnjëshme që në histori do të njiheshin me emrin “Kriza Lindore” dhe zinte përiudhën
kohore mes viteve 1875-1876. Kriza lindore e gjeti Shqipërinë me forca të gatshme për të
zhvilluar kryengritje dhe totalisht të decentralizuar nga sulltani dhe peranodria, pra me duar të
lira për të përgatitur një plan për pavarësi. Prapë se prapë organizimn e shqiptarëve në një
kryengritje e pengoi mungesa e një organizate kombëtare që ti grumbullonte burrat dhe gratë e
Shqipërisë për tu bashkuar kundër zgjedhës shekullore të Sulltanëve.
Përandoria nuk ishte e gatshme ti jepte pavarësi Shqipërisë sepse në rast të parë vendet e
Ballkanit do të suleshin drejt territoreve shqiptare, siq edhe bënë në kongesin e Berlinit dhe në
Traktatin e Shën Stefanit. Të sulur si lëngonj të uritur morrën pjesë dhe e sakatuan Shqipërinë.
Kriza lindore në Shqipëri krijoi një situatë mbytëse, madje të rrezikshme edhe në rast të një
kryengritjeje kundërosmane pasi që e la idenë e coptimit të Shqipërisë nga rrezik potencial në
rrezik real.
Barrën e krijimit të një Komiteti për mbrojtjën e Shqipërisë e mori mbi vete vetë Abdyl Frashëri
ku në maj të vitit 1877 në Janinë krijoi këtë komitet i cili u njoh si Komiteti i Janinës. Në këtë
komitet u thurrën planet e para për clirimin e Shqipërisë. Në këtë komitet përveq Abdyl Frashërit
bënin pjesë edhe Mehmet Ali Vrioni, Mustafa Nuri Vlora, Sulejman Tahiri, Myslim Vasjari,
Sabri Gjirokastra, Mihal Harito, Mehmet Goroshiani, Vesel Dino etj.
Komiteti për mbrojtjen e Shqipërisë fillimisht doli me planin për një marrëveshje ShqiptaroGreke. Në korrik 1877 ndërmjet Abdyl Frashërit dhe Qeverisë Greke u zhvilluan bisedime për të

7
jetësuar këtë plan kundër Perandorisë. Bisedimet u zhvilluan fshehurazi në Janinë. Bashkë më
Abdyl Frashërin në këto takime ishte edhe Mehmet Ali Vrioni dhe Epaminoda Mavromatis(një
fuksionar i Ministrisë së Jashtme Greke). Pala greke nuk i pranoi kushtet e Abdyl Frashërit të
cilat ishin bashkërendimi i veprimeve kundër perandorisë dhe njohja e teritoreve etnike të
Shqipërisë ku do të krijohej Principata e pavarur shqiptare, përkundrazi grekët propozuan që të
njihnin kryengritjën shqiptare në pjesën e sipërme të lumit Seman, dhe që pas clirimit këto vise
të kërkonin bashkim me Greqinë që të krijohej shteti greko-shqiptar nën sovranitetin e kurorës së
Greqisë, gjë që ishte ë papranueshme për Shqipërine. Dhe kështu u shua përfundimisht mundësia
e bashkëpunimit shqiptaro-grek në luftën kundër portës së lartë.
Megjithatë përpjekjet për liri nuk u ndalën, në vitin 1877 patriotët shqiptarë i kushtuan rëndësi të
vecantë fushatës për Parlamentin e dytë Osman. Nga këto zgjedhje edhe pse të ndikuara si emra
për parlament dolën edhe disa deputetë shqiptarë ndër ta edhe Abdyl Frashëri. Parlamentin turk
anëtarët e Komitetit të Janinës e shfrytëzuan për të mobilizuar patriotët në atë që u quajt Komiteti
Qëndror për Mbrojtjën e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare apo shkurt Komiteti i Stambollit
mbledhja e parë e të cilës u mbajt më 18 dhjetor 1877. Anëtarë të këtij komiteti ishin Pashko
Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito,
Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri e të tjerë dhe ky
komitet drejtohej nga vetë Abdyl Frashëri.
Komiteti i Stambollit pasi që pa rrezikun që po i kanosej Shqipërisë dhe Ballkanit pas rënjes së
Plevnës më 10 dhjetor 1877 kërkoi edhe njëherë bisedimet me Qeverinë e Athinës. Prapë pala
shqiptare erdhi me propozime të njejta por tashmë nuk përfaqësohej nga Komiteti Krahinor i
Janinës por nga Komiteti Qëndror i Stambollit. Pala greke mbajti të njejtat qëndrime dhe kështu
nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe Shqipëria prapë mbeti vetem në qëllimet e saj kundër
Perandorisë.
Trimat shqiptar gjatë gjithë kohësh po mundoheshin të rregullonin problemet e shqiptarëve, qysh
në fillim të vitit 1878 shqiptarët pasi kishin parë përparimin e ushtrisë ruse drejt perandorisë
gjegjësisht Stambollit filluan të thurrnin plane për krijimin e një lidhjeje mbarë shqiptare. Qysh
në fillim të vitit Pashko Vasa kishte filluar përgatitjet për planet e formimit të saj. Komiteti i
Stambollit mendonte se nuk do të haste përkohëshisht në rezistencën luftarake të turqve të cilët
momentalisht ishin të preokuouar me luftën. Për të qenë të sigurtë për mosndërhyrjen e

8
Perandorisë krerët shqiptarë i dërguan një letër pëtr ti kërkuar leje Portës së lartë për të nxjerrë
lejën përkatëse. Për një kohë të gjatë nuk morrën përgjigje. Për më tepër zhvillimet e politikave
greke kundrëjt shqiptarëve ngriti edhe më shumë tënsionin e tyre. Në shkurt të 1878 grekët do të
niseshin në disa ekspedita në të ashtuquajturën kryengritje për clirimin e Epirit, por hasën në
disfatë të shqiptarëve dhe forcave turke që kishin ardhur nga Janina. Kjo kryengritje e grekëve i
la ata me shumë pasoja ku nga 600 vetë sa e përbënin bandën pas disfatave në Karalibej dhe
Gjashtë betën vetëm 110 të cilët arritën të largohen drejt Korfuzit. 6
Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881)

Një muaj pas pushtimit të Edrenesë në Rusi u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit (3 Mars 1878).
Sipas këtij traktati tetëdhjetë përqind e Gadishullit Ballkanik shkëputej nga Perandoria e gjysëm
hënës. Rusia si fituese hoqi dorë nga synimet drejt Ballkanit dhe mori vetëm krahinën e
Basarabisë në Rumani dhe disa krahina osmane në jug te Kaukazit. Ndryshimi më i madh që do
të ndodhte ishte krijimi i një shteti bullgar që do të ishte nën administrimn e Sulltanit dhe do të
shtrihej në lindje deri në detin e Zi, në jug deri në Egje në veri deri në Danub dhe në perëndim
deri në malet e Voskopojës. Pjesa tjetër e teritoreve do të ndahej mes Rumanisë, Sërbisë dhe
Malit të Zi të cilat edhe do të ktheheshin nga principata në shtete autonome. Normalisht
Shqipëria nuk fitonte asgë dhe poashtu edhe Greqia mbeti e pa përfshirë në pazaret e Shën
Stefanit përveq që do ti tuhej sovraniteti në teritoret e paraluftës. Shqipëria madje as nuk u
përmend dhe kështu territoret e Dibrës, Kercovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kacanikut e te
tjera do të hynin nën administrimin e Bullgarisë, Sërbia do të merrte viset veriore dhe verilindore
të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës ndërsa Mali i Zi do të dyfishonte sipërfaqen e tij e cila do
të rritej për tri herë dhe do të përfshinte një varg krahinash shqiptare. Megjithatë u vendos që ky
tektat të rishikohej dhe kjo do të ndodhte në Berlin më 13 Qërshor 1878 në atë që në histori do të
njihej si Kongresi i Berlinit.
Shqiptarë u përgatitën se edhe në Kongresin e Berlinit kërkesat e tyre nuk do të mirreshin
parasysh, ndërkohë morrën përgjigje edhe nga Porta e Lartë lidhur me kërkesën që kishin bërë si
Komitet i Stambollit për formimin e një lidhjeje shqiptare. Porta e lartë ishte plotësisht kundër

6

ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 133-146

9
dhe tha se do të merrte masa në rast se një gjë e tillë do të ndodhte. Në fakt Perandoria e
mbështette një kryengritje në rast se kjo e fundit organizohej nga sulltani apo mëkëmbës të tij në
vende të ndryshme por asnjëherë si lëvizje të popujve të Perandorisë. Dhe kështu shqiptarët
vendosën që lidhjen ta krijonin duke u bazuar në besëlidhjet lokale dhe lëvizjen popullore.
Për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit shqiptarë ishin përgatitur të përdornin edhe
armët Abdyl Frashëri në shkrimet e tij nëpër gazeta të ndryshme të kohës e sidomos në gazetën e
njohur osmane Basiret i tërhiqte vëmendjen Perandorisë që të mos lejonte vendime të mira për
perandorinë në kurriz të shqiptarëve.
Gjatë krijimt dhe siq do të shohim edhe gjatë zhvillimit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit ishin
shfaqur dy fryma, ajo radikale dhe ajo e moderuar. Radikalët mendonin se duhej luftuar dhe
fituar liria me gjak dhe se vetëm kështu do të arrihej shmangia e përhershme nga hegjemonia
osmane, ndërsa të moderuarit e mbronin idenë se shqiptarët mund të krijonin shtetin e tyre edhe
brenda perandorisë me lejën e vetë Sulltanit.
Megjithë dallimet mes themeluesve dhe pjesëmarrëve në lidhje më 10 Qërshor 1878 në Prizren u
mblodh ajo që do të shënohej në histori si përpjeka e parë politike dhe diplomatike reale dhe më
premtuese për formimin e shtetit shqiptar. Ndërtesa ku u mbajt lidhjee Prizrenit ishte një medrese
e vjetër e ndërtuar në shekullin e XVII nga Mehmet Pasha dhe ndodhet afër Bajrak Xhamisë.
Kryetar i Kuvendit u shpall Iljaz Pashë Dibra. Një qind e një delegatët e mbledhur në shtpinë e
Lidhjës ishin të gatshëm të merrnin cdo vendim në kundërshtim të venidmeve për ndarjen e
trojeve shqiptare. Në këtë kuvend u mbajtën shumë fjalime që hynë në historinë e Shqipërisë
ndër ta më i njohuri dhe që mbeti në mendjën e gjithë popullit ishte fjalimi i Abdyl Frashërit i cili
bëri bujë jo vetëm brenda pr edhe jashtë sallës së kuvendit. “ Qëllimi i Kuvendit është që t’ua
presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke dhe duke u betuar t’i
mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Në këtë tubim kishte
edhe faktor destabilizues të cilët shpesh u munduan të ndërprenin dhe të prishnin diskutimet që
bëheshin ndër ta ishin një grup sulltanistësh të cilët përkrahnin politikat osmane dhe poashtu edh
vet mytesarifi i Prizrenit Qamil Beut.
Gjatë punës së tij Kuvendi i Lidhjës nxorri dy akte që njihen si Kararnaneja dhe Talimati.
Kararnaneja apo Kanuni i Lidhjës (Akti i vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjës Shqiptare të

10
Prizrenit si organizatë politike shqiptare dhe përcaktoi detyrat e saj. Ndër detyrat kryesore të
Lidhjës ishin mborjtja e tokave shqiptare dhe definonte se ajo do të kundërshtonte lëshimet
tokësore në favor të Bullgarisë, Sërbisë dhe Malit të Zi por jo kundër tokave që do merrte Rusia
apo Austro-Hungaria që do të thotë se do të luftonte vetëm për trojet shqiptare. Kararnaneja
poashtu shprehte synimet vetqeverisëse të Shqiptarëve. Në nënin e 14 Kararnaneja definonte së
Stambolli apo Porta e lartë në asnjë mënyrë uk do të përzihet në vendimet e saj. Ndërkohë
dokumenti tjetër, Talimati apo Urdhëresa trajtonte aspoektet organizative të Lidhjës, Talimati
zhveshte Lidhjen nga cdo lidhje me fenë islame dhe nga deklaratat besnike ndaj Perandorisë
Osmane. Poashtu Talimati kërkonte krijimin sa më të shpejtë të administratës së Lidhjës. Me
kararnane kryeqytet i Lidhjës ishte Prizreni.
Lidhja vendosi te ngrinte një ushtri të madhe dhe shumë të disiplinuar. Ushtarët do të
vendoseshin në pika strategjike të mëmëdheut si në Guci, në Rugove, në Kolashin, Prepol etj.
Prej këtu ata do të mbronin vendet nëse Kongresi i Berlinit do të vendoste t’ua jepte vendeve të
Ballkanit si Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Sipas Talimatit, Kuvendi kombëtar do të krijonte
një ushtri prej rreth 200 000 vetash.
Lajmi i krijimit të Lidhjës u përhap në cdo cep të Shqipërisë, shumë atdhetarë po i
bashkangjiteshin ushtrisë së Lidhjës. U këkrkua nga përparimtarët e kohës që Kuvendi të
rimblidhej dhe të merrnin pjesë ehde më shumë delegat nga të katër vilajetet. Lordi anglez
Bikonsfild pranoi një letër nga 500 qytetarë shkodran ku thujhej së shqiptarët donin shkeputje
nga Turqia dhe kërkonin krijimin e një shteti autonom shqiptar. Poashtu më 20 Qërshor 1878
Ministrave të jashtëm të Fuqive të mëdha iu dergua një memorandum nga personalitet shqiptar
që jetonin në Stmaboll ku i shprehnin shqetësimet për lëvizjet e fundit të fuqive të mëdha dhe
dhe kërkonin unifikim e trojeve shqiptare dhe moscoptimin e tyre.
Në një mbledhje të fshehtë u krijua edhe komiteti udhëheqës i Lidhjës i cili zgjodhi udhëheqësit
e tri dikastereve ndër të zgjedhurit ishin Abdyl Frashëri, Haxhi Shabani dhe Sylejman Vokshi.
Abdyl Frshëri u caktua si përgjegjës për punët e jashtme.
Kongresi i Berlinit u hap më 13 Qërshor 1878, në rend dite ishte rishikimi i Traktatit të Shën
Stefanit. Në të morrën pjesë Gjermania, Anglia, Francz, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia.
Punimet i drejtoi kancelari gjerman Otto Bismark. Në punime ishin të pranishëm edhe

11
delegacioni Osman i përbërë nga Ministri i Jashtëm i Perandorisë Kara Theodor Pasha me
ndihmës të parë Mahmut Ali Pashën një marshall turk me origjinë gjermane. Delegacioni kishte
të drejtë të merrte pjesë në diskutime por jo edhe të votonte vendimet. Në Kongres u ftuan edhe
delegacionet nga Sërbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Greqia, ata në seanca të vecanta do të
shprehnin shqetësimet e tyre për vendimet e Shën Stefanit. Edhe shqiptarët i shprehën
shqetësimet e tyre nëpërmjet qindra memorandumeve dhe letrave që i dërguan pjesëmarrësve në
Kongres. Direkt shqetësimet e Shqipërisë i shprehu Abdyl Frashëri nëpërmjet peticionit që
Lidhja miratoi më 15 Qërshor. Ky peticion përmbante kërkesa të moderuara saktësisht kërkohej
që Shqipërisë t’i jepen disa të drejta autonomiste. Megjithatë pati edhe kërkesa nga njerëz të tjerë
të cilët kërkonin formimin e një shteti shqiptar.
Pas shumë përpjekjeve Lordi Bikonsfild në një nga senacat më në fund përmendi krijimin e një
shteti shqiptar me idenë së kështu do të cliroheshin Shqiptarët nga zgjedha osmane, dhe do të
krijohej një stabilitet në lindje te Evropës dhe ndoshta edhe do të ndalej ndikimi pansllavist i
Rusisë, por një gjë e tillë nuk u mor parasysh. Më vonë Abdyl Frashëri takoi kancelarin Bismark
i cili me rreptësi tha se nuk do të ketë seancë për Shqipërinë pasi që sipas tij “nuk ekzistonte nje
komb shqiptar”. Rrjedhimisht cështja shqiptare nuk u diskutua ne Kongresin e Berlinit ndërkohë
Anglia dhe Austro Hungaria po mundoheshin të pakjësonin sa më tepër përfitimet e Rusisë dhe
kështu të përforconin ndikimin e tyre dhe pozitën në Evropën Juglindore. Pas një muaj
diskutimesh më 13 Korrik 1878 u nënshkrua marrveshja e Kongresit të Berlinit e cila
zëvendësoi Marrëveshjen e Shën Stefanit. Sipas marrëveshjës Zotërimet e Rusisë në Azi të
Vogël dhe Ballkan u zvogëluan. Principatës bullgare nën sovranitetin e Sulltanit iu zvogëluan
kufijtë për tre herë u vendos që kjo e fundit të shtrihej mes Danubit dhe Ballkaneve. Viset në jug
të Ballkaneve do të formonin një principatë tjetër e cila do të njihet si Rumelia Lindore.
Maqedonia dhe Bullgaria do të mbeteshin nën Perandorinë Osmane edhe Shqipëria lindore të
cilat sipas Shën Stefanit do ti jepeshin Bullgarisë mbetën nën administrimin e Perandorisë
Osmane, Berlini aprovoi marrëveshjen e mëparshme për ti dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore
dhe për ti shkëputur Basarabinë në favor te perandorisë cariste ruse. Poashtu Serbia nukj do të
merrte pjesë nga teritori i Kosovës së sotme poer do të zgjërohej në drejtim të Pirotit, Nishit,
Trenit dhe Vranjës kurse Mali i Zi do të merrte Podgoricën, Plavën, Gucine, e të tjera dhe nuk do

12
të zgjërohej në drejtim të Hercegovinës dhe Novi Pazarit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por
Cetina do të lundronte lirisht në Bunë dhe në Liqenin e Shkodrës. 7
Abdyl Frahsëri më vonë shkruan së këto vendime të Kongresit të Berlinit kishin për qëllim
ndikimin në popullatën vendase, ndikim serb në Vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit
dhe grek në Vilajetin e Janinës.
Marrëdhënjet shqiptaro-turke do të acaroheshin edhe më tej në atë që njihet si aksioni i Gjakovës
që ndodhi gjatë muajve Korrik – Shtator 1878. Në mbledhjen e mbajtur më 24 Korrik 1878
Komiteti ndërkrahinor i Janinës nën drejtimin e Abdyl Frashërit në këtë mbledhje u hartua një
rezolutë e vecantë e cila definonte krijimin e një Vilajeti të vetëm shqiptar që përbëhej nga katër
vilajetet e atëhershme Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës. Për të përmbushur këtë
rezolutë populli shqiptar po bashkohej gjithë andej për të krijuar ushtrinë e Lidhjës. Më 3 dhe 25
Gusht kryeministri turk i shkruante Abdyl Frashërit dhe Komitetit të Janinës për ta bindur se
Turqia nuk do ta lëshonte asnjë pëllëmbë të Vilajetit të Janinës në favor të Greqisë. Ndërkohë
shqqiptarët po përgatiteshin për luftë edhe në Kosovë sidomos në Gjakovë dhe Pejë. Pas këtyre
lëvizjeve dhe pas mobilizimit të madh në Plavë dhe Gusi, Knjaz Nikolla i kërkoi ndihmë fuqive
të mëdha pasi që rrezikohej pushteti i Malit të Zi mbi këto troje. Knjazi akuzonte Perandorinë për
organizimin e Lidhjës së Prizrenit. Marrëdheniet u acaruan deri në pikën më të lartë mes
Shqipërisë dhe Perandorisë kur Austro Hungaria sulmoi Bonsën dhe Hercegovinën. Gjatë kësaj
periudhe Porta e Lartë i kërkoi patriotëve shqiptar që t’u vihej në ndihmë forcave boshnjake por
në ndihmë erdhën vetëm forcat sulltanistë (ato që përkrahnin sulltanin). Kjo ishte goditja e dytë
ndaj perandorisë pas miratimit të Kanunit Kombëtar ndërsa e treta ishte vrasja në Gjakovë e
Mehmet Ali Pashë Maxharit. Ky i fundit ishte dërguar në Shqipëri me arsyetim për ti pajtuar
Shqiptarët me Perandorinë por në fakt qëllimi i tij ishte shpërbërja e Lidhjes dhe më pas dorëzimi
i Plavës dhe Gusisë e më pas edhe shpërbërja dhe venja nën kontrol e Shkodrës. Mehmet Ali
Pasha mbëriti në Prizren më 25 Gusht 1878 dhe ra menjëherë në kontakt me anëtarët e Lidhjës.
Në një mbledhje me Krerët e Lidhjës ai iu dha atyre edhe një lloj ultimatumi 24 orësh pas të cilit
askush nuk u paraqit në mbledhje përkundrazi forcat e

7

(në aneks mund të shihni komplet hartën e trojeve shqiptare të aneksuara nga vendet fqinje në
kongresin e Berlinit)

13
Lidhjës vranë në kafenenë “Marash” telegrafistin e Mehmet Ali Pashës. Ky u mendua të ishte një
paralajmrim për pashain turk se nuk ishte i mirëpritur në këto anë. Pashai nuk u dorëzua nga
kërkesat e tij edhe pas takimit me krerët e Lidhjës dhe kështu vendosi ta vazhdonte misionin
duke shkuar në Gjakovë, ai këtu ftoi përsëri krerët e Lidhjës dhe u mundua t’i bindë që ti
nënshtroheshin sulltanit, thirrjes iu përgjigj një nga antarët e Lidhjës që njihej si sulltanist,
Abdullah Pashë Dreni. Edhe pse disa herë iu kërkua që të tërhiëej nga mendimet e tij dhe
presionet që i bënte Lidhjës Mehmet Maxhari u vra bashkë me përkrahësin e tij Abdullah Dreni.
Më vonë u organizuan edhe një vard takimesh dhe kuvendesh si ai i Dibrës më 1 Nëntor 1878 ku
u vendos që të organizohej një kryengritje e armatosur kundër Stambollit. Më vonë u organizua
edhe mbledhja e Prevezës me pjesëmarrjen e rreth 400 delegatëve morri vendim që të krjoheshin
disa komisione ndër ta edhe Komisioni diplomatik i cili udhëhiqej nga Abdyl Frashëri.8
Albdyl Frashëri bashkë më Mehmet Vrionin do të bënin një maratonë takimesh gjithë andej duke
filluar nga Stambolli në Romë, Paris, Berlin e Vjenë. Më 30 Mars 1879 ishte dita kur këta të dy u
nisën për lobimin diplomatik që duhej të njihte Evropën me gjendjën e rëndë të Shqipërisë. Kjo
ekspeditë e tyre vërtetohet nga një shkrimi vicekomsullit anglez. Blakeney nga Preveza shkruan
“dy anëtarë të Lidhjës Shqiptare. Abdyl Frashëri nga Janina dhe Mehmet Ali Beu nga Berati,
udhëtuan për në Evropë. Vizita e tyre në kryeqendrat evropiane natyrisht ldihet me ceshtjen
shqiptare. Pra Abdyl Frshëri vetëm po vazhdonte detyrën që i ishte dhënë në Kuvendin e
Përgjithshëm ku u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Tyrhan Hysni Beu në një
telegram për Karatheodr Pashën që ishte Minister i Jashtëm e Greqisë në lidhje me një takim me
Frashërin dhe Vrionin shkruan “Ne e dimë se qeveria perandorake bën c’është e mundur për t’i
mbrojtur interesat e Perandorise, por mendojmë se është në interesin e vetë Portës së Lartë që
edhe t’ia shpjegojmë Evropës, në emër të populklsisë shqiptare, gjendjën shpirtërtërore në
Shqipëri.”
Pash shumë përpjekjeve dhe takimeve në perëndim dhe kur u pa se këto nuk po jepnin rezultat
Lidhja e Prizrenti, nëpërmjet një delegacioni të vet më 10 Korrik 1879, i dorëzoi një notë
proteste ambasadorit të Britanisë së madhe në Stamboll. “Populli shqiptar që nga Kongresi i
Berlinit nuk ka pushuar në asnjë moment, por ka ngritur zërin duke protestuar me të gjitha

8

ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 133-174

14
mundësitë legale kundër coptimit të cfarëdo pjese të territorit. Shqiptarët tok me kombësitë që i
kanë përreth kanë dërguar vazhdimisht telegrame, peticione dhe memorandume nga të gjitha anët
e Shqipërisë.... Prandaj në interesin e Shqipërisë, Greqisë të Perandorisë dhe të vetë Evropës, i
lutemi shkelqësisë suaj që të urdhëroni e të merrni parasydh situatën e popullit shqiptar,
alternativisht t vështirë, në të cilën ai ekspozohet si dhe pasojat që do të sillte vendimi, i cili
favorizon padrejtësinë e Greqisë, në dëm të së drejtës, e cial është e pamohueshme për shqiptarët.
Pra misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Ali Vrionit ishte një mision human icili
kërkonte zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të problemit të shqiptarëve në Perandori.
Gjatë vitit 1879 ushtritë Perandorake por edhe ushtritë e vendeve fqinje kishin nisur ekspeditat
për të zënë rokat që ua jepte Kongresi i Berlinit. Kështu në Plave dhe Guci në komnadën e Ali
Pashë Gucisë u zhvillua lufta për mbrojtjen e këtyre trevaace shqiptare, ushtria malazeze hasi në
një rezistencë shumë të fortë të shqiptarëve dhe kështu u mbrojtën dhe nuk ranë në duart e
malazezve tokat shqiptare të veriut. Më tej në pranverën e vitit 1880 forcat malazeze tani te
ndihmuara edhe nga forcat osmane u kthyen për të marrë Hotin dhe Grudën. Vendimi që Hoti
dhe Gruda ti jepeshin Malit të Zi ishte marrë në një takim tjetër që u organizua për të
“rregulluar” gabimet e Berlinit. Forcat shqiptare në krye me Hodo Beg Sokolini bënë ballë
forcave dhe me sukses mbrojtën edhe Hotin e Grudën. Pasi panë vendosmërinë e shqiptarëve
Anglia dhe Austro-Hungaria bashkë me fuqitë tjera të mëdha vendosën që në vend të Gotit dhe
Grudës, Malit të zi ti jepej qyteti bregdetar i Ulqinit.Në nëntor 1880 u zhvillua edhe lufta për
mbrojtjën e Ulqinit ushtria shqiptare në krye me Isuf Sokolin, Selim Cobën e të tjerë u thye dhe
më 23 Nëntor ushtria osmane filloi marshin drejt Ulqinit dhe më 26 Nëntor në mënyrë
ceremoniale i dorëzoi Ulqinin forcave malazeze.
Ndërkohë pasi panë që Porta e Lartë nuk do të mirrej me qështjen shqiptare, Lidhja organizoi një
mbledhje të jashtëzakonshme ku morri vendim që të themelohej Qeveria e Përkohshme e
Shqipërisë në krye me Ymer Prizrenin, Shuaip Shpahiun , Abdyl Frasherin i ngarkuar me punë të
jashtme dhe Sylejman Vokshin me punë ushtatake. Ushtritë e Lidhjës në krye me Sylejman
Vokshin do t’i zhvillonin betejat e fundit të Lidhjës. Nën presion të larte diplomatik dhe politik
Dërvish Pasha urdhëroi forcat e tij të niseshin në drejtim të Ferizajit. Ai nga këtu u dërgoi
ultimatum forcave të Lidhjës që të dorëzoheshin, vetëm disa krerë u dorëzuan duke përfshirë
edhe Ali Pashë Gucinë të cilët dëshmuan besnikërinë ndaj Sulltanit. Më 20 Prill 1881 ushtritë

15
osmane dhe ushtritë shqiptare zhvilluan beteja në Slivovë dhe Shtime këto ra edhe komandanti i
këtyre forcave Mic Sokoli. Betejë pas beteje forcat osmane arritën të shtypin Lidhjen Shqiptare
të Prizrenit ku në Prill të 1881 ra përfundimisht edhe Prizreni kryeqendra e Lidhjës. 9

Arestimi dhe Amnistia e Abdyl Frashërit

Pas rënies së Lidhjës Shqiptare të Prizrenti u arestuan e u vranë shumë nga krerët e saj. Ndër ta
edhe Abdyl Frashëri u arestua. Në këtë kohë qarkullonin fjalë së Abdyl Frashëri ishte nisur drejt
Mirditës me qëllim që të largohej nga bregdeti për ne Angli, thuhej se Sulltani do të jepte 5000
groshë për kokën e tij.
Ndërkohë një informatorë që quhej Kirby Green në 29 Prillin e 1881 e informonte kontin
Granville si vijon “ Jam informuar se Abdyl Frashëri është arestuar dje te Natozzo, duke ikur nga
Prizrenidhe derisa përgatitej për tu larguar nga vendi”. Sipas një versioni tjetër aiu u zu rob në
Elbasan teksa po kalonte Shkumbinin dhe u dërgua në Prizren ku qëndroi i burgosur për tre vjet
dhe pastaj u internua në Anadoll.
Abdyl Frashëri sipas dokumentave të kohës u mbajt i burgosur për tre vjet dhe më pas u fal nga
Gazi Osman Pasha, mbrojtës i Plevnës. MË pas thuhet se u dërgua të punonte si nëpunës i
prefekturës . Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga mendimet e tij revolucionare dhe kjo shihet në disa
letra që i dërgoi nga Stambolli drejt perëndimit.
Abdyl Frashëri vdiq më 20 Tetor 1892, ne Stamboll. Meqenëse ishte bektashi u varros në
varrezat e teqesë së bektashinjëve ne Medivekoj.Eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri më 15 shkurt
1978.

9

ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 146-226

16
Përfundimi

Personaliteti i Abdyl Frashërit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë objekte shumë të
rëndësishme të studimit të historisë shqiptare. Abdyl Fdrashëri ishte një burrështetas dhe një njeri
shumë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave të kohës. Një burrë i fjalës, një diplomat i lindur
do ti shërbente Shqipërisë për vite me radhë dhe do t’ia kushtonte jetën mëmëdheut. Abdyl
Frashëri ishte figurë kryesore e disa zhvillimeve historike, Lidhjës së Prizrenit, Krijimit të
Komitetit të Janinës, dhe Stambollit.
Familja Frashëri ishte një familje që i dha shumë Shqipërisë, Abdyli, Samiu dhe Naimi do të
mbeten gjithmonë figurat të historisë madje shumë të rëndësishme.

17
Bibliografia

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë, HISTORIA E POPULLIT SHQIPTARE.
Toena , Tiranë 2002
Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranë, 2002
Skënder Blakaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Monografi, Arbi, Prishtinë 2013
Skënder Rizaj , Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shoqata për ruajtjën e e trashëgimisë kulturore e
historike gjithëshqiptare, Prizren 1998
Studim Jeta e Abdyl Frasherit, Andi Belegu - Konferenca e historise shqiptare- UT – Qershor
2013
Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1878-1881 – Vatra, Shkup 2008

18
Aneks – Disa fotografi nga veprimtaria politike e Abdyl Frashërit

19
20
21
Lista e ilustrimeve
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.

Portret – Absyl Frashëri

Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri gjatë aktivitetit diplomatik
Pjesë nga Kararnaneja
Përfitimet territoriale të Sërbisë nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit
Pamje nga Kongresi i Berlinit
Gadishulli Ballkanik sipas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit
Degët e Lidhjës së Prizrenit

22

Contenu connexe

Tendances

Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
Anisa 19
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Exhitah Vasija
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
ornela rama
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
olinuhi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
Facebook
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Mirsad
 

Tendances (20)

SI MUND TE PARANDALOHEN AKSIDENTET RRUGORE?
SI MUND TE PARANDALOHEN AKSIDENTET RRUGORE?SI MUND TE PARANDALOHEN AKSIDENTET RRUGORE?
SI MUND TE PARANDALOHEN AKSIDENTET RRUGORE?
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Ceshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujoreCeshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujore
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
Zakone dhe tradita
Zakone dhe traditaZakone dhe tradita
Zakone dhe tradita
 
Berati, Albania
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 

Similaire à Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria

Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Albi Muca
 
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Adriatik Rexha
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Ardit Bido
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Merkur Sinani
 

Similaire à Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria (20)

Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Dy Drinat #16
Dy Drinat #16Dy Drinat #16
Dy Drinat #16
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
Sami Frasheri ``Shqipria Qka Qen Qeshte Qdo Te Behet`` ~
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
 
Sami frasheri shqiperia
Sami frasheri   shqiperiaSami frasheri   shqiperia
Sami frasheri shqiperia
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresiHasan tahsini 100 vjet pavaresi
Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
George Fred Williams ``Shqiptaret``
George Fred Williams ``Shqiptaret``George Fred Williams ``Shqiptaret``
George Fred Williams ``Shqiptaret``
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 

Plus de Andi Belegu

Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Andi Belegu
 

Plus de Andi Belegu (7)

Brexit impact in global financial markets
Brexit impact in global financial marketsBrexit impact in global financial markets
Brexit impact in global financial markets
 
The principle of Subsidiarity
The principle of SubsidiarityThe principle of Subsidiarity
The principle of Subsidiarity
 
Separation of Morality and Law
Separation of Morality and Law Separation of Morality and Law
Separation of Morality and Law
 
The history of Roman Law
The history of Roman Law The history of Roman Law
The history of Roman Law
 
The principle of Separation of Powers
The principle of Separation of Powers The principle of Separation of Powers
The principle of Separation of Powers
 
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
Zhvillimi i artit dhe kultures ne Egjiptin e Lashte
 
International Court of Justice
International Court of JusticeInternational Court of Justice
International Court of Justice
 

Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEGA E HISTORISË Abdyl Frashëri – Jeta dhe kontributi i tij ne cështjen kombëtare Shqiptare Andi Belegu Prishtinë, 2013
  • 2. Përbajtja Hyrja ............................................................................................................................................... 3 Biografia e shkurtër ..................................................................................................................... 3 Abdyl Frashëri, si përsonalitet i shquar shqiptar dhe zë i fuqishëm i Shqipërisë ....................... 5 Komiteti i Janinës dhe i Stambollit ( 1875-1878) ...................................................................... 6 Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881) .................................................................................... 9 Arestimi dhe Amnistia e Abdyl Frashërit ................................................................................. 16 Përfundimi ................................................................................................................................. 17 Bibliografia................................................................................................................................ 18 Aneks – Disa fotografi nga veprimtaria politike e Abdyl Frashërit.............................................. 19 2
  • 3. Hyrja Në historinë e popullit Shqiptarë hasim në personalitete të ndryshme të cilët dhanë një kontribut të patjetërsueshem në ngritjën e lavdishme të popullit shqiptar. Ndër këto personalite është edhe Abdyl Frashëri i cili në veprat e historianëve të njohur si Kristo Frashëri, Skënder Rizaj, Xhafer Belegu dhe burimet e kohës gjendet si një ndër personazhet kyce të të gjitha aktiviteteve për lirinë e popullit shqiptar.Si i angazhuar në cështje e jashtme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri na paraqitet si një ndër kontribuesit më të mëdhenj të prezentimit të Shqipërisë në aktivitetet diplomatike të kohës. Personaliteti i Abdyl Frashërit është e nevojshme të studiohet edhe më tej pasi që dha një kontribut të madh në themelimin dhe ekzistimin e Lidhjës së Prizrenit por edhe të aktiviteteve tjera për clirimin e Shqipërisë megjithëse nuk pati jetë ta gëzojë mëvehtësimin e saj. Në këtë punim seminarik do të mund të gjeni të dhëna për jetën e Abdyl Frashërit dhe veprimtarinë e tij politike. Punimi është i bazuar në punime akademike të historianëve të njohur shqiptarë por edhe të huaj të cilët shkruajnë për pasqyrimin e Lidhjes së Prizrenit në shtypin e kohës. Biografia e shkurtër Abdyl Frashëri u lind në fshatin Frashër të Përmetit në vitin 1839 në Shqipërinë e okupuar nga Perandoria Osmane. Ai rridhte nga një familje bejlerësh që në atë kohe qëndronin në një pozitë të mirë financiare pasi që kishin pozitë të mirë në hierarkinë ekonomike të Perandorisë Osmane. Babai i tij Halit Bej Frashëri ishte komandant i një ushtrie jo të rregullt që vepronte kryesisht në Shqipëri, poashtu babai i tij disa herë kishte shkuar në Bosne, Mal të zi. Aktivitet më të madh ushtria e Halit Bej Frashërit pati në Thesali të Greqisë dhe Maqedoni ku shpesh luftonte me 3
  • 4. rebelët (hajdutët) grek. Gjatë këtyre ekspeditave Abdyl Frashëri kishte rolin e komandantit të forcave shqiptare të këtij regjimenti. Pas vdekjës së babait të tij në vitin 1859 meqenëse ishte vëllau më i madh nga pesë djem dhe dy vajza të familjës Frashëri ai u kthye nga Janina ku kishte shkuar në moshën 18 vjecare për të studiuar ne gjimnazin Zosimea, për të mbajtur rolin e kryefamiljarit të kësaj familjeje të madhe. Pas dy vitesh vdiq edhe nëna e tij Emine Minahori. Pas kësaj ngjarjeje në familjën Frashëri ai u largua nga Shqipëria për tu zhvendosur në Janinë, ku pati mundësi të studionte dhe mësontë nga mësuesi i tij (Myzerid) Hasan Tahsini i cili i mësoi gjuhën arabe, persiane, greke dhe frenge. Frashëri poashtu studioi edhe Filozofinë, Shkencën dhe Matematikën. Pasi mbaroi studimet Abdyl Frashëri u martua me Bellkëzen e cila ishte e bija e myftiut Ibrahim Frashëri nga familja Lahçenja dhe Xhenfize Çoku nga familja e Çokollarëve. Bellkëzja i lindi atij 6 femijë. Femiu i parë ju lindi në vitin 1876 i cili u quaj Halid dhe vdiq në moshë shumë të re, poashtu edhe fëmiu i dytë do të emërohej Halid dhe poashtu vdiq në moshë të re siq ndodhi edhe me dy djemtë tjerë të dy të quajtur Feridun. Të vetmit që mbijetuan sëmundjet ishin djali Mit’hati i cili poashtu do të angazhohej në cështjen kombëtare dhe vajza Eminja.1 Familja Frashëri njihej gjithmonë për zotësinë e saj në luftë dhe për kontributin e pashoq në cështjen kombëtare, kjo familje i dha Shqipërisë edhe dy vëllezërit tjerë të Abdylit që ishin Samiu dhe Naimi që të dy poet shumë të shquar shqiptarë. Është e vecantë në historiografinë botërore dhe shqiptare se si një familje mund ti jepte vendit tre heronjë të cilët luajtën rol mjaft të madh edukimin, vetëdijësimin dhe clirimin e popullatës shqiptare të okupuar nga perandoria e gjysëm hënës. Abdyl Frashëri vdiq më 20 Tetor të vitit 1892 në Stamboll ku edhe u varros, rivarrimi i tij u bë në vitin 1978 kur eshtrat e tij u kthyen që të prehen përjetësisht në vendin të cilin ia kushtoi jetën në Shqipëri. 2 1 2 Studim Jeta e Abdyl Frasherit, Andi Belegu - Konferenca e historise shqiptare- UT – Qershor 2013 Po aty 4
  • 5. Abdyl Frashëri, si përsonalitet i shquar shqiptar dhe zë i fuqishëm i Shqipërisë Prof. Skënder Rizaj hyrjen e Abdyl Frashërit në politikë e sheh si shumë të nevojshme për kohën kur ndodhi “ Abdyl Frashëri hyri në skenën e historisë në vitet e Krizës Lindore atëherë kur atdheu kishte më tepër se kurdoherë nevojë për të”.3 Frashëri për shumë vite do ti shërbente popullit si arkitekt i historisë së tij të ardhme dhe do të shërbente si pikë referimi për cdo ndodhi të mëtejmë të popullit shqiptar, bashkë me Hasan Prishtinën, ai do të bëhej nja nga pishtarët e formimit të shtetit shqiptar që nisi së krijuari pikërisht në periudhën e veprimtarisë së Abdyl Frashërit. Ishte pikërisht viti 1877 që do ta vendoste atë në krye të Komitetit për Mbrojtjën e Shqipërisë, për shumë vite Abdyl Frashëri do të udhëheqte kryengritjen. Populli e identifikon Frashërin si udhëheqës të Shqipërisë moderne që po krijohej, në fillet e karierës së tij ai u njoht si jo vetëm zyrtarë për punë të jashtme por edhe si aktivist i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, më vonë ai u bë udhërrëfyes i rrugës politike të shqiptarëve drejt shtetformimit. Si aktivist i Lidhjes Abdyli e shetiti Shqipërinë anëekënd dhe u njoht me problemet e të gjithë popullit shqiptarë kudo që jetonte madje edhe në shtete të tjera si mike ashtu edhe armike të Shqipërisë që po kerkontëe pavarsinë. Si diplomat ai përfaqësoi denjësisht Shqipërinë duke i bërë me dije të gjitha fuqive të mëdha kundërshtimet që vendi kishte lidhur me Traktatin e Shën Stefanit dhe vendimet e Kongresit të Berlinit që e sakatuan Shqipërinë në favor të shteteve fqinje. Sulltanët e pashallarët e Stambollit u munduan disa herë ta binsdin Abdyl Frashërin të bëhej pjesë e aparatit shtetëror shtypës të Perandorisë, por edhe pse iu premtuan poste të ndryshme të rëndësishme në ai asnjëherë nuk ia shiti zotsinë dhe nderin e tij sulltanit siq bënin dikur bashkëkohanikët e tij. Abdyl Frashëri u vu gjithmonë kundër të huajt ideali më i madh i tij ishte atdheu, ai nuk ishte person që ti rrinte pa fjalë shtypjës ishte një karakter reaksionist të cilin e pagoi me burg e gati edhe me kokë pas angazhimeve në aktivitetin patriotik për Lidhjën e Prizrenit. 3 Kreu X, fq.188 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997 5
  • 6. Abdyl Frashëri ishte shumë i njohur për oratorinë e tij. Konsulli anglez në Shkodër Kirby Green e cliësonte Frashërin si përsonalitetin me më së shumti autoritet pas Haxhi Ymer Efendi Prizreni, apo siq do ta cilësonte historiani turk Suleyman Kylce një përsonalitet me arsimim të mirë dhe njohës i politikës së kohës. “Vallë cili është shkaku i mbrapambetjës së viseve të Peranodrisë Osmane ? ... Mendoj se shkaku i saj është së pari injoranca, së syti dhespotizmi i Abdyl Hamidit, së treti të kryet e punës. Qeveria Osmane. Pastaj titullarët nuk janë mentarëë dhe po merren me qejfe, me punë të kota, e jo me përparimin e shtetit dhe të popullit”, ky fjalim i Abdyl Frashërit do të mbetej në histori pasi që do të pasqyronte revolucionaritetin e tij. Fjalimet e tij zakonisht ndiznin në flakë publikun që dëgjonte. 4 Në shumë paraqitje të tij në parlamentin turk Abdyl Frashëri kishte kërkuar krijim e organizatave të ndryshme shkencore të cilat do të mund të ndihmonin në edukimin e popullatës në vendet e Ballkanit të cilat në atë kohë ishin krejtësisht të pambuluara nga sistemi i arsimit të asaj kohe. Më 30 Janar 1878 duke iu drejtuar parlamentit ai tha : “ Asambleja jonë nuk është asamble ekzekutive. Asambleja jonë flet llakërdi. Asambleja ekzekutive është tjetër! Prandaj, fjalët tona të folura këtu në qoftë se nuk zbatohen, së paku të shkruhen drejt. Gazetat osmane të botuara qoftë në frengjishte, greqishte apo osmanishte, përpos “Basiretit”, i cili që 5-6 ditë filloi të shkruaj drejtë, shkruajnë p.sh. ushqimi u bë kështu, filani tha kështu , sot ra borë. Shkrimet e tila nuk kanë kurrfarë lidhje, ato janë pa kuptim, të ndryshkura dhe krejtësisht të cunguara. Kjo gjë asamblenë tonë jo vetëm që e turpëron, por edhe e ofendon. Këtë kurrë nuk do ta pranojmë” 5 Më vonë në mars Basireti do të botonte një shkrim për Frashërin ku do të tregonte për qëndrimet e tij lidhur me marrëveshjen e Shën Stefanit e sidomos të gjendjës së shqiptarëve. Komiteti i Janinës dhe i Stambollit ( 1875-1878) Gjatë viteve 70-të të shekullit XIX po vërehej se politikat tanzimaniste po dështonin dhe popujt pjesë të Perandorisë së gjysëm hënës po shtypeshin edhe më tepër krahas rënjes së vazhdueshme 4 5 Kreu X, fq.189 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997 Kreu X fq.190 Skënder Rizaj – Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj 1878-1881, Prizren 1997 6
  • 7. të Perandorisë. Gjatë periudhës 40 vjeqare te aplikimit të Tanzimatit edhe psë u përdorën politika shumë të rënda shtypëse Perandoria e sulltanëve nuk po i shpëtonte shturrjes dhe po shihte ditët e fundit të saj. Industria evropiane po trefishohej ndërsa mallërat osman nuk po gjenin vend si më parë në tregjet e mëdha evropiane. Në vitin 1875 niveli i eksportit përfaqësonte cerekun e importit. Për ti pasuar këto probleme kaq të mëdha ekonomike të përandorisë ku të ardhurat buxhetore ishin rreth 800 milionë franga ari ndërsa borgjet kishin aritur deri ne 5.3 miliardë franga ari, u paraqit një frymë e re “liberale” turke që në histori do të njihet si revolucioni gjonturk i përfaqësuar nga organizata e “Osmanëve të rinj” e cila synonte të zhdukte despotizmin feudal teokratik të sulltanëve. Popujt e Ballkanit si të gjithë popujt tjerë në orvatje për të fituar mëvehtësinë filluan kryengritjet e njëpasnjëshme që në histori do të njiheshin me emrin “Kriza Lindore” dhe zinte përiudhën kohore mes viteve 1875-1876. Kriza lindore e gjeti Shqipërinë me forca të gatshme për të zhvilluar kryengritje dhe totalisht të decentralizuar nga sulltani dhe peranodria, pra me duar të lira për të përgatitur një plan për pavarësi. Prapë se prapë organizimn e shqiptarëve në një kryengritje e pengoi mungesa e një organizate kombëtare që ti grumbullonte burrat dhe gratë e Shqipërisë për tu bashkuar kundër zgjedhës shekullore të Sulltanëve. Përandoria nuk ishte e gatshme ti jepte pavarësi Shqipërisë sepse në rast të parë vendet e Ballkanit do të suleshin drejt territoreve shqiptare, siq edhe bënë në kongesin e Berlinit dhe në Traktatin e Shën Stefanit. Të sulur si lëngonj të uritur morrën pjesë dhe e sakatuan Shqipërinë. Kriza lindore në Shqipëri krijoi një situatë mbytëse, madje të rrezikshme edhe në rast të një kryengritjeje kundërosmane pasi që e la idenë e coptimit të Shqipërisë nga rrezik potencial në rrezik real. Barrën e krijimit të një Komiteti për mbrojtjën e Shqipërisë e mori mbi vete vetë Abdyl Frashëri ku në maj të vitit 1877 në Janinë krijoi këtë komitet i cili u njoh si Komiteti i Janinës. Në këtë komitet u thurrën planet e para për clirimin e Shqipërisë. Në këtë komitet përveq Abdyl Frashërit bënin pjesë edhe Mehmet Ali Vrioni, Mustafa Nuri Vlora, Sulejman Tahiri, Myslim Vasjari, Sabri Gjirokastra, Mihal Harito, Mehmet Goroshiani, Vesel Dino etj. Komiteti për mbrojtjen e Shqipërisë fillimisht doli me planin për një marrëveshje ShqiptaroGreke. Në korrik 1877 ndërmjet Abdyl Frashërit dhe Qeverisë Greke u zhvilluan bisedime për të 7
  • 8. jetësuar këtë plan kundër Perandorisë. Bisedimet u zhvilluan fshehurazi në Janinë. Bashkë më Abdyl Frashërin në këto takime ishte edhe Mehmet Ali Vrioni dhe Epaminoda Mavromatis(një fuksionar i Ministrisë së Jashtme Greke). Pala greke nuk i pranoi kushtet e Abdyl Frashërit të cilat ishin bashkërendimi i veprimeve kundër perandorisë dhe njohja e teritoreve etnike të Shqipërisë ku do të krijohej Principata e pavarur shqiptare, përkundrazi grekët propozuan që të njihnin kryengritjën shqiptare në pjesën e sipërme të lumit Seman, dhe që pas clirimit këto vise të kërkonin bashkim me Greqinë që të krijohej shteti greko-shqiptar nën sovranitetin e kurorës së Greqisë, gjë që ishte ë papranueshme për Shqipërine. Dhe kështu u shua përfundimisht mundësia e bashkëpunimit shqiptaro-grek në luftën kundër portës së lartë. Megjithatë përpjekjet për liri nuk u ndalën, në vitin 1877 patriotët shqiptarë i kushtuan rëndësi të vecantë fushatës për Parlamentin e dytë Osman. Nga këto zgjedhje edhe pse të ndikuara si emra për parlament dolën edhe disa deputetë shqiptarë ndër ta edhe Abdyl Frashëri. Parlamentin turk anëtarët e Komitetit të Janinës e shfrytëzuan për të mobilizuar patriotët në atë që u quajt Komiteti Qëndror për Mbrojtjën e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare apo shkurt Komiteti i Stambollit mbledhja e parë e të cilës u mbajt më 18 dhjetor 1877. Anëtarë të këtij komiteti ishin Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri e të tjerë dhe ky komitet drejtohej nga vetë Abdyl Frashëri. Komiteti i Stambollit pasi që pa rrezikun që po i kanosej Shqipërisë dhe Ballkanit pas rënjes së Plevnës më 10 dhjetor 1877 kërkoi edhe njëherë bisedimet me Qeverinë e Athinës. Prapë pala shqiptare erdhi me propozime të njejta por tashmë nuk përfaqësohej nga Komiteti Krahinor i Janinës por nga Komiteti Qëndror i Stambollit. Pala greke mbajti të njejtat qëndrime dhe kështu nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe Shqipëria prapë mbeti vetem në qëllimet e saj kundër Perandorisë. Trimat shqiptar gjatë gjithë kohësh po mundoheshin të rregullonin problemet e shqiptarëve, qysh në fillim të vitit 1878 shqiptarët pasi kishin parë përparimin e ushtrisë ruse drejt perandorisë gjegjësisht Stambollit filluan të thurrnin plane për krijimin e një lidhjeje mbarë shqiptare. Qysh në fillim të vitit Pashko Vasa kishte filluar përgatitjet për planet e formimit të saj. Komiteti i Stambollit mendonte se nuk do të haste përkohëshisht në rezistencën luftarake të turqve të cilët momentalisht ishin të preokuouar me luftën. Për të qenë të sigurtë për mosndërhyrjen e 8
  • 9. Perandorisë krerët shqiptarë i dërguan një letër pëtr ti kërkuar leje Portës së lartë për të nxjerrë lejën përkatëse. Për një kohë të gjatë nuk morrën përgjigje. Për më tepër zhvillimet e politikave greke kundrëjt shqiptarëve ngriti edhe më shumë tënsionin e tyre. Në shkurt të 1878 grekët do të niseshin në disa ekspedita në të ashtuquajturën kryengritje për clirimin e Epirit, por hasën në disfatë të shqiptarëve dhe forcave turke që kishin ardhur nga Janina. Kjo kryengritje e grekëve i la ata me shumë pasoja ku nga 600 vetë sa e përbënin bandën pas disfatave në Karalibej dhe Gjashtë betën vetëm 110 të cilët arritën të largohen drejt Korfuzit. 6 Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881) Një muaj pas pushtimit të Edrenesë në Rusi u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit (3 Mars 1878). Sipas këtij traktati tetëdhjetë përqind e Gadishullit Ballkanik shkëputej nga Perandoria e gjysëm hënës. Rusia si fituese hoqi dorë nga synimet drejt Ballkanit dhe mori vetëm krahinën e Basarabisë në Rumani dhe disa krahina osmane në jug te Kaukazit. Ndryshimi më i madh që do të ndodhte ishte krijimi i një shteti bullgar që do të ishte nën administrimn e Sulltanit dhe do të shtrihej në lindje deri në detin e Zi, në jug deri në Egje në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Pjesa tjetër e teritoreve do të ndahej mes Rumanisë, Sërbisë dhe Malit të Zi të cilat edhe do të ktheheshin nga principata në shtete autonome. Normalisht Shqipëria nuk fitonte asgë dhe poashtu edhe Greqia mbeti e pa përfshirë në pazaret e Shën Stefanit përveq që do ti tuhej sovraniteti në teritoret e paraluftës. Shqipëria madje as nuk u përmend dhe kështu territoret e Dibrës, Kercovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kacanikut e te tjera do të hynin nën administrimin e Bullgarisë, Sërbia do të merrte viset veriore dhe verilindore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës ndërsa Mali i Zi do të dyfishonte sipërfaqen e tij e cila do të rritej për tri herë dhe do të përfshinte një varg krahinash shqiptare. Megjithatë u vendos që ky tektat të rishikohej dhe kjo do të ndodhte në Berlin më 13 Qërshor 1878 në atë që në histori do të njihej si Kongresi i Berlinit. Shqiptarë u përgatitën se edhe në Kongresin e Berlinit kërkesat e tyre nuk do të mirreshin parasysh, ndërkohë morrën përgjigje edhe nga Porta e Lartë lidhur me kërkesën që kishin bërë si Komitet i Stambollit për formimin e një lidhjeje shqiptare. Porta e lartë ishte plotësisht kundër 6 ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 133-146 9
  • 10. dhe tha se do të merrte masa në rast se një gjë e tillë do të ndodhte. Në fakt Perandoria e mbështette një kryengritje në rast se kjo e fundit organizohej nga sulltani apo mëkëmbës të tij në vende të ndryshme por asnjëherë si lëvizje të popujve të Perandorisë. Dhe kështu shqiptarët vendosën që lidhjen ta krijonin duke u bazuar në besëlidhjet lokale dhe lëvizjen popullore. Për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit shqiptarë ishin përgatitur të përdornin edhe armët Abdyl Frashëri në shkrimet e tij nëpër gazeta të ndryshme të kohës e sidomos në gazetën e njohur osmane Basiret i tërhiqte vëmendjen Perandorisë që të mos lejonte vendime të mira për perandorinë në kurriz të shqiptarëve. Gjatë krijimt dhe siq do të shohim edhe gjatë zhvillimit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit ishin shfaqur dy fryma, ajo radikale dhe ajo e moderuar. Radikalët mendonin se duhej luftuar dhe fituar liria me gjak dhe se vetëm kështu do të arrihej shmangia e përhershme nga hegjemonia osmane, ndërsa të moderuarit e mbronin idenë se shqiptarët mund të krijonin shtetin e tyre edhe brenda perandorisë me lejën e vetë Sulltanit. Megjithë dallimet mes themeluesve dhe pjesëmarrëve në lidhje më 10 Qërshor 1878 në Prizren u mblodh ajo që do të shënohej në histori si përpjeka e parë politike dhe diplomatike reale dhe më premtuese për formimin e shtetit shqiptar. Ndërtesa ku u mbajt lidhjee Prizrenit ishte një medrese e vjetër e ndërtuar në shekullin e XVII nga Mehmet Pasha dhe ndodhet afër Bajrak Xhamisë. Kryetar i Kuvendit u shpall Iljaz Pashë Dibra. Një qind e një delegatët e mbledhur në shtpinë e Lidhjës ishin të gatshëm të merrnin cdo vendim në kundërshtim të venidmeve për ndarjen e trojeve shqiptare. Në këtë kuvend u mbajtën shumë fjalime që hynë në historinë e Shqipërisë ndër ta më i njohuri dhe që mbeti në mendjën e gjithë popullit ishte fjalimi i Abdyl Frashërit i cili bëri bujë jo vetëm brenda pr edhe jashtë sallës së kuvendit. “ Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke dhe duke u betuar t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Në këtë tubim kishte edhe faktor destabilizues të cilët shpesh u munduan të ndërprenin dhe të prishnin diskutimet që bëheshin ndër ta ishin një grup sulltanistësh të cilët përkrahnin politikat osmane dhe poashtu edh vet mytesarifi i Prizrenit Qamil Beut. Gjatë punës së tij Kuvendi i Lidhjës nxorri dy akte që njihen si Kararnaneja dhe Talimati. Kararnaneja apo Kanuni i Lidhjës (Akti i vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjës Shqiptare të 10
  • 11. Prizrenit si organizatë politike shqiptare dhe përcaktoi detyrat e saj. Ndër detyrat kryesore të Lidhjës ishin mborjtja e tokave shqiptare dhe definonte se ajo do të kundërshtonte lëshimet tokësore në favor të Bullgarisë, Sërbisë dhe Malit të Zi por jo kundër tokave që do merrte Rusia apo Austro-Hungaria që do të thotë se do të luftonte vetëm për trojet shqiptare. Kararnaneja poashtu shprehte synimet vetqeverisëse të Shqiptarëve. Në nënin e 14 Kararnaneja definonte së Stambolli apo Porta e lartë në asnjë mënyrë uk do të përzihet në vendimet e saj. Ndërkohë dokumenti tjetër, Talimati apo Urdhëresa trajtonte aspoektet organizative të Lidhjës, Talimati zhveshte Lidhjen nga cdo lidhje me fenë islame dhe nga deklaratat besnike ndaj Perandorisë Osmane. Poashtu Talimati kërkonte krijimin sa më të shpejtë të administratës së Lidhjës. Me kararnane kryeqytet i Lidhjës ishte Prizreni. Lidhja vendosi te ngrinte një ushtri të madhe dhe shumë të disiplinuar. Ushtarët do të vendoseshin në pika strategjike të mëmëdheut si në Guci, në Rugove, në Kolashin, Prepol etj. Prej këtu ata do të mbronin vendet nëse Kongresi i Berlinit do të vendoste t’ua jepte vendeve të Ballkanit si Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Sipas Talimatit, Kuvendi kombëtar do të krijonte një ushtri prej rreth 200 000 vetash. Lajmi i krijimit të Lidhjës u përhap në cdo cep të Shqipërisë, shumë atdhetarë po i bashkangjiteshin ushtrisë së Lidhjës. U këkrkua nga përparimtarët e kohës që Kuvendi të rimblidhej dhe të merrnin pjesë ehde më shumë delegat nga të katër vilajetet. Lordi anglez Bikonsfild pranoi një letër nga 500 qytetarë shkodran ku thujhej së shqiptarët donin shkeputje nga Turqia dhe kërkonin krijimin e një shteti autonom shqiptar. Poashtu më 20 Qërshor 1878 Ministrave të jashtëm të Fuqive të mëdha iu dergua një memorandum nga personalitet shqiptar që jetonin në Stmaboll ku i shprehnin shqetësimet për lëvizjet e fundit të fuqive të mëdha dhe dhe kërkonin unifikim e trojeve shqiptare dhe moscoptimin e tyre. Në një mbledhje të fshehtë u krijua edhe komiteti udhëheqës i Lidhjës i cili zgjodhi udhëheqësit e tri dikastereve ndër të zgjedhurit ishin Abdyl Frashëri, Haxhi Shabani dhe Sylejman Vokshi. Abdyl Frshëri u caktua si përgjegjës për punët e jashtme. Kongresi i Berlinit u hap më 13 Qërshor 1878, në rend dite ishte rishikimi i Traktatit të Shën Stefanit. Në të morrën pjesë Gjermania, Anglia, Francz, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Punimet i drejtoi kancelari gjerman Otto Bismark. Në punime ishin të pranishëm edhe 11
  • 12. delegacioni Osman i përbërë nga Ministri i Jashtëm i Perandorisë Kara Theodor Pasha me ndihmës të parë Mahmut Ali Pashën një marshall turk me origjinë gjermane. Delegacioni kishte të drejtë të merrte pjesë në diskutime por jo edhe të votonte vendimet. Në Kongres u ftuan edhe delegacionet nga Sërbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Greqia, ata në seanca të vecanta do të shprehnin shqetësimet e tyre për vendimet e Shën Stefanit. Edhe shqiptarët i shprehën shqetësimet e tyre nëpërmjet qindra memorandumeve dhe letrave që i dërguan pjesëmarrësve në Kongres. Direkt shqetësimet e Shqipërisë i shprehu Abdyl Frashëri nëpërmjet peticionit që Lidhja miratoi më 15 Qërshor. Ky peticion përmbante kërkesa të moderuara saktësisht kërkohej që Shqipërisë t’i jepen disa të drejta autonomiste. Megjithatë pati edhe kërkesa nga njerëz të tjerë të cilët kërkonin formimin e një shteti shqiptar. Pas shumë përpjekjeve Lordi Bikonsfild në një nga senacat më në fund përmendi krijimin e një shteti shqiptar me idenë së kështu do të cliroheshin Shqiptarët nga zgjedha osmane, dhe do të krijohej një stabilitet në lindje te Evropës dhe ndoshta edhe do të ndalej ndikimi pansllavist i Rusisë, por një gjë e tillë nuk u mor parasysh. Më vonë Abdyl Frashëri takoi kancelarin Bismark i cili me rreptësi tha se nuk do të ketë seancë për Shqipërinë pasi që sipas tij “nuk ekzistonte nje komb shqiptar”. Rrjedhimisht cështja shqiptare nuk u diskutua ne Kongresin e Berlinit ndërkohë Anglia dhe Austro Hungaria po mundoheshin të pakjësonin sa më tepër përfitimet e Rusisë dhe kështu të përforconin ndikimin e tyre dhe pozitën në Evropën Juglindore. Pas një muaj diskutimesh më 13 Korrik 1878 u nënshkrua marrveshja e Kongresit të Berlinit e cila zëvendësoi Marrëveshjen e Shën Stefanit. Sipas marrëveshjës Zotërimet e Rusisë në Azi të Vogël dhe Ballkan u zvogëluan. Principatës bullgare nën sovranitetin e Sulltanit iu zvogëluan kufijtë për tre herë u vendos që kjo e fundit të shtrihej mes Danubit dhe Ballkaneve. Viset në jug të Ballkaneve do të formonin një principatë tjetër e cila do të njihet si Rumelia Lindore. Maqedonia dhe Bullgaria do të mbeteshin nën Perandorinë Osmane edhe Shqipëria lindore të cilat sipas Shën Stefanit do ti jepeshin Bullgarisë mbetën nën administrimin e Perandorisë Osmane, Berlini aprovoi marrëveshjen e mëparshme për ti dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për ti shkëputur Basarabinë në favor te perandorisë cariste ruse. Poashtu Serbia nukj do të merrte pjesë nga teritori i Kosovës së sotme poer do të zgjërohej në drejtim të Pirotit, Nishit, Trenit dhe Vranjës kurse Mali i Zi do të merrte Podgoricën, Plavën, Gucine, e të tjera dhe nuk do 12
  • 13. të zgjërohej në drejtim të Hercegovinës dhe Novi Pazarit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina do të lundronte lirisht në Bunë dhe në Liqenin e Shkodrës. 7 Abdyl Frahsëri më vonë shkruan së këto vendime të Kongresit të Berlinit kishin për qëllim ndikimin në popullatën vendase, ndikim serb në Vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në Vilajetin e Janinës. Marrëdhënjet shqiptaro-turke do të acaroheshin edhe më tej në atë që njihet si aksioni i Gjakovës që ndodhi gjatë muajve Korrik – Shtator 1878. Në mbledhjen e mbajtur më 24 Korrik 1878 Komiteti ndërkrahinor i Janinës nën drejtimin e Abdyl Frashërit në këtë mbledhje u hartua një rezolutë e vecantë e cila definonte krijimin e një Vilajeti të vetëm shqiptar që përbëhej nga katër vilajetet e atëhershme Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës. Për të përmbushur këtë rezolutë populli shqiptar po bashkohej gjithë andej për të krijuar ushtrinë e Lidhjës. Më 3 dhe 25 Gusht kryeministri turk i shkruante Abdyl Frashërit dhe Komitetit të Janinës për ta bindur se Turqia nuk do ta lëshonte asnjë pëllëmbë të Vilajetit të Janinës në favor të Greqisë. Ndërkohë shqqiptarët po përgatiteshin për luftë edhe në Kosovë sidomos në Gjakovë dhe Pejë. Pas këtyre lëvizjeve dhe pas mobilizimit të madh në Plavë dhe Gusi, Knjaz Nikolla i kërkoi ndihmë fuqive të mëdha pasi që rrezikohej pushteti i Malit të Zi mbi këto troje. Knjazi akuzonte Perandorinë për organizimin e Lidhjës së Prizrenit. Marrëdheniet u acaruan deri në pikën më të lartë mes Shqipërisë dhe Perandorisë kur Austro Hungaria sulmoi Bonsën dhe Hercegovinën. Gjatë kësaj periudhe Porta e Lartë i kërkoi patriotëve shqiptar që t’u vihej në ndihmë forcave boshnjake por në ndihmë erdhën vetëm forcat sulltanistë (ato që përkrahnin sulltanin). Kjo ishte goditja e dytë ndaj perandorisë pas miratimit të Kanunit Kombëtar ndërsa e treta ishte vrasja në Gjakovë e Mehmet Ali Pashë Maxharit. Ky i fundit ishte dërguar në Shqipëri me arsyetim për ti pajtuar Shqiptarët me Perandorinë por në fakt qëllimi i tij ishte shpërbërja e Lidhjes dhe më pas dorëzimi i Plavës dhe Gusisë e më pas edhe shpërbërja dhe venja nën kontrol e Shkodrës. Mehmet Ali Pasha mbëriti në Prizren më 25 Gusht 1878 dhe ra menjëherë në kontakt me anëtarët e Lidhjës. Në një mbledhje me Krerët e Lidhjës ai iu dha atyre edhe një lloj ultimatumi 24 orësh pas të cilit askush nuk u paraqit në mbledhje përkundrazi forcat e 7 (në aneks mund të shihni komplet hartën e trojeve shqiptare të aneksuara nga vendet fqinje në kongresin e Berlinit) 13
  • 14. Lidhjës vranë në kafenenë “Marash” telegrafistin e Mehmet Ali Pashës. Ky u mendua të ishte një paralajmrim për pashain turk se nuk ishte i mirëpritur në këto anë. Pashai nuk u dorëzua nga kërkesat e tij edhe pas takimit me krerët e Lidhjës dhe kështu vendosi ta vazhdonte misionin duke shkuar në Gjakovë, ai këtu ftoi përsëri krerët e Lidhjës dhe u mundua t’i bindë që ti nënshtroheshin sulltanit, thirrjes iu përgjigj një nga antarët e Lidhjës që njihej si sulltanist, Abdullah Pashë Dreni. Edhe pse disa herë iu kërkua që të tërhiëej nga mendimet e tij dhe presionet që i bënte Lidhjës Mehmet Maxhari u vra bashkë me përkrahësin e tij Abdullah Dreni. Më vonë u organizuan edhe një vard takimesh dhe kuvendesh si ai i Dibrës më 1 Nëntor 1878 ku u vendos që të organizohej një kryengritje e armatosur kundër Stambollit. Më vonë u organizua edhe mbledhja e Prevezës me pjesëmarrjen e rreth 400 delegatëve morri vendim që të krjoheshin disa komisione ndër ta edhe Komisioni diplomatik i cili udhëhiqej nga Abdyl Frashëri.8 Albdyl Frashëri bashkë më Mehmet Vrionin do të bënin një maratonë takimesh gjithë andej duke filluar nga Stambolli në Romë, Paris, Berlin e Vjenë. Më 30 Mars 1879 ishte dita kur këta të dy u nisën për lobimin diplomatik që duhej të njihte Evropën me gjendjën e rëndë të Shqipërisë. Kjo ekspeditë e tyre vërtetohet nga një shkrimi vicekomsullit anglez. Blakeney nga Preveza shkruan “dy anëtarë të Lidhjës Shqiptare. Abdyl Frashëri nga Janina dhe Mehmet Ali Beu nga Berati, udhëtuan për në Evropë. Vizita e tyre në kryeqendrat evropiane natyrisht ldihet me ceshtjen shqiptare. Pra Abdyl Frshëri vetëm po vazhdonte detyrën që i ishte dhënë në Kuvendin e Përgjithshëm ku u zgjodh Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Tyrhan Hysni Beu në një telegram për Karatheodr Pashën që ishte Minister i Jashtëm e Greqisë në lidhje me një takim me Frashërin dhe Vrionin shkruan “Ne e dimë se qeveria perandorake bën c’është e mundur për t’i mbrojtur interesat e Perandorise, por mendojmë se është në interesin e vetë Portës së Lartë që edhe t’ia shpjegojmë Evropës, në emër të populklsisë shqiptare, gjendjën shpirtërtërore në Shqipëri.” Pash shumë përpjekjeve dhe takimeve në perëndim dhe kur u pa se këto nuk po jepnin rezultat Lidhja e Prizrenti, nëpërmjet një delegacioni të vet më 10 Korrik 1879, i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Britanisë së madhe në Stamboll. “Populli shqiptar që nga Kongresi i Berlinit nuk ka pushuar në asnjë moment, por ka ngritur zërin duke protestuar me të gjitha 8 ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 133-174 14
  • 15. mundësitë legale kundër coptimit të cfarëdo pjese të territorit. Shqiptarët tok me kombësitë që i kanë përreth kanë dërguar vazhdimisht telegrame, peticione dhe memorandume nga të gjitha anët e Shqipërisë.... Prandaj në interesin e Shqipërisë, Greqisë të Perandorisë dhe të vetë Evropës, i lutemi shkelqësisë suaj që të urdhëroni e të merrni parasydh situatën e popullit shqiptar, alternativisht t vështirë, në të cilën ai ekspozohet si dhe pasojat që do të sillte vendimi, i cili favorizon padrejtësinë e Greqisë, në dëm të së drejtës, e cial është e pamohueshme për shqiptarët. Pra misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Ali Vrionit ishte një mision human icili kërkonte zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të problemit të shqiptarëve në Perandori. Gjatë vitit 1879 ushtritë Perandorake por edhe ushtritë e vendeve fqinje kishin nisur ekspeditat për të zënë rokat që ua jepte Kongresi i Berlinit. Kështu në Plave dhe Guci në komnadën e Ali Pashë Gucisë u zhvillua lufta për mbrojtjen e këtyre trevaace shqiptare, ushtria malazeze hasi në një rezistencë shumë të fortë të shqiptarëve dhe kështu u mbrojtën dhe nuk ranë në duart e malazezve tokat shqiptare të veriut. Më tej në pranverën e vitit 1880 forcat malazeze tani te ndihmuara edhe nga forcat osmane u kthyen për të marrë Hotin dhe Grudën. Vendimi që Hoti dhe Gruda ti jepeshin Malit të Zi ishte marrë në një takim tjetër që u organizua për të “rregulluar” gabimet e Berlinit. Forcat shqiptare në krye me Hodo Beg Sokolini bënë ballë forcave dhe me sukses mbrojtën edhe Hotin e Grudën. Pasi panë vendosmërinë e shqiptarëve Anglia dhe Austro-Hungaria bashkë me fuqitë tjera të mëdha vendosën që në vend të Gotit dhe Grudës, Malit të zi ti jepej qyteti bregdetar i Ulqinit.Në nëntor 1880 u zhvillua edhe lufta për mbrojtjën e Ulqinit ushtria shqiptare në krye me Isuf Sokolin, Selim Cobën e të tjerë u thye dhe më 23 Nëntor ushtria osmane filloi marshin drejt Ulqinit dhe më 26 Nëntor në mënyrë ceremoniale i dorëzoi Ulqinin forcave malazeze. Ndërkohë pasi panë që Porta e Lartë nuk do të mirrej me qështjen shqiptare, Lidhja organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme ku morri vendim që të themelohej Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë në krye me Ymer Prizrenin, Shuaip Shpahiun , Abdyl Frasherin i ngarkuar me punë të jashtme dhe Sylejman Vokshin me punë ushtatake. Ushtritë e Lidhjës në krye me Sylejman Vokshin do t’i zhvillonin betejat e fundit të Lidhjës. Nën presion të larte diplomatik dhe politik Dërvish Pasha urdhëroi forcat e tij të niseshin në drejtim të Ferizajit. Ai nga këtu u dërgoi ultimatum forcave të Lidhjës që të dorëzoheshin, vetëm disa krerë u dorëzuan duke përfshirë edhe Ali Pashë Gucinë të cilët dëshmuan besnikërinë ndaj Sulltanit. Më 20 Prill 1881 ushtritë 15
  • 16. osmane dhe ushtritë shqiptare zhvilluan beteja në Slivovë dhe Shtime këto ra edhe komandanti i këtyre forcave Mic Sokoli. Betejë pas beteje forcat osmane arritën të shtypin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ku në Prill të 1881 ra përfundimisht edhe Prizreni kryeqendra e Lidhjës. 9 Arestimi dhe Amnistia e Abdyl Frashërit Pas rënies së Lidhjës Shqiptare të Prizrenti u arestuan e u vranë shumë nga krerët e saj. Ndër ta edhe Abdyl Frashëri u arestua. Në këtë kohë qarkullonin fjalë së Abdyl Frashëri ishte nisur drejt Mirditës me qëllim që të largohej nga bregdeti për ne Angli, thuhej se Sulltani do të jepte 5000 groshë për kokën e tij. Ndërkohë një informatorë që quhej Kirby Green në 29 Prillin e 1881 e informonte kontin Granville si vijon “ Jam informuar se Abdyl Frashëri është arestuar dje te Natozzo, duke ikur nga Prizrenidhe derisa përgatitej për tu larguar nga vendi”. Sipas një versioni tjetër aiu u zu rob në Elbasan teksa po kalonte Shkumbinin dhe u dërgua në Prizren ku qëndroi i burgosur për tre vjet dhe pastaj u internua në Anadoll. Abdyl Frashëri sipas dokumentave të kohës u mbajt i burgosur për tre vjet dhe më pas u fal nga Gazi Osman Pasha, mbrojtës i Plevnës. MË pas thuhet se u dërgua të punonte si nëpunës i prefekturës . Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga mendimet e tij revolucionare dhe kjo shihet në disa letra që i dërgoi nga Stambolli drejt perëndimit. Abdyl Frashëri vdiq më 20 Tetor 1892, ne Stamboll. Meqenëse ishte bektashi u varros në varrezat e teqesë së bektashinjëve ne Medivekoj.Eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri më 15 shkurt 1978. 9 ASHSH. Instituti i historisë, Historia e popullit Shqiptarë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 146-226 16
  • 17. Përfundimi Personaliteti i Abdyl Frashërit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë objekte shumë të rëndësishme të studimit të historisë shqiptare. Abdyl Fdrashëri ishte një burrështetas dhe një njeri shumë i rëndësishëm për zhvillimin e politikave të kohës. Një burrë i fjalës, një diplomat i lindur do ti shërbente Shqipërisë për vite me radhë dhe do t’ia kushtonte jetën mëmëdheut. Abdyl Frashëri ishte figurë kryesore e disa zhvillimeve historike, Lidhjës së Prizrenit, Krijimit të Komitetit të Janinës, dhe Stambollit. Familja Frashëri ishte një familje që i dha shumë Shqipërisë, Abdyli, Samiu dhe Naimi do të mbeten gjithmonë figurat të historisë madje shumë të rëndësishme. 17
  • 18. Bibliografia Akademia e Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë, HISTORIA E POPULLIT SHQIPTARE. Toena , Tiranë 2002 Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranë, 2002 Skënder Blakaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Monografi, Arbi, Prishtinë 2013 Skënder Rizaj , Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shoqata për ruajtjën e e trashëgimisë kulturore e historike gjithëshqiptare, Prizren 1998 Studim Jeta e Abdyl Frasherit, Andi Belegu - Konferenca e historise shqiptare- UT – Qershor 2013 Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1878-1881 – Vatra, Shkup 2008 18
  • 19. Aneks – Disa fotografi nga veprimtaria politike e Abdyl Frashërit 19
  • 20. 20
  • 21. 21
  • 22. Lista e ilustrimeve 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Portret – Absyl Frashëri Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri gjatë aktivitetit diplomatik Pjesë nga Kararnaneja Përfitimet territoriale të Sërbisë nga Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit Pamje nga Kongresi i Berlinit Gadishulli Ballkanik sipas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit Degët e Lidhjës së Prizrenit 22