1. Menorrhagjia
Kohezgjatja apo sasia e tepert e ciklit menstrual, në intervale pak a shumë të rregullta.
Menorrhagjia është përcaktuar si sasi ose kohëzgjatje e tepërt, e rrjedhjes menstruale, në
intervale pak a shume të rregullta. Menorrhagjia karakterizohet nga menstruacione
jashtëzakonisht të rënda apo edhe rrjedhje te zgjatur menstruale. Sasia mesatare e humbjes së
gjakut gjatë një periudhe normale menstruale është 40 deri ne 50 ml. Ne menorrhagji, një grua
mund të humbasë 80 ml gjak ose edhe më shumë. Rrallë kjo gje nënkupton një çrregullim
serioz.
Menorrhagjia dallohet por edhe mund të përputhet me:
Metrorrhagjia (fluks i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),
Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, me teprice, ose e parregullt; menorrhagjia +
metrorrhagjia),
Polimenorrhea (rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),
Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe
gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me
shkaqe hormonale dhe te lidhura me mosovulacionin.
Dallon por edhe mund te perputhet me:
Metrorrhagjia (fluksi i crregullt ose i shpeshte, jo ciklik),
Menometroragjia (rrjedhje e shpeshte, e tepruar, ose e parregullt; menorrhagjia +
metrorrhagjia),
Polimenorrhea ( rrjedhje të shpeshta , cikel 21 ditësh ose më pak ),
Gjakderdhje intermenstruale (gjakderdhje mes menstruacionesh të rregullta), dhe
gjakderdhje te mitrës jofunksionale - DUB (gjakderdhje jo normale endometriale me
shkaqe hormonale dhe lidhur me mos-ovulacionin).
Sistemi/ sistemet e prekura : riprodhues
Frekuenca / Prevalenca në SHBA: gjakrrjedhja jonormale eshte e zakonshme; Prevalenca varion
ne baze te përkufizimit (carcinoma( tumor) endometriale: rreth 40.000 raste të reja në vit).
Mosha mbizotëruese (Predominanca):
Nga menarche (fillimi i menstruacioneve) deri ne menopauzë; ne rreth 50% te rasteve,
ndodh pas moshes 40 vjeç
Gjakderdhja jofunksionale është mjaft e zakonshme në adoleshencë dhe afër menopauzes
Gjinia mbizotëruese : ndodh vetëm te femrat
2. Menorrhagjia - mezenterike
Menorrhagjia (primare) 626,2
Menorrhagjia kulmore 627,0
Menorrhagjia menopausale627,0
Menorrhagjia postkulmore 627,1
Menorrhagjia postmenopauzale 627,1
Menorrhagjia prekulmore 627,0
Menorrhagjia premenopausale 627,0
Menorrhagjia puberteti (menstruacione te mbledhura ose te ruajtura) 626,3
Shenjat dhe simptomat
Rrjedhja menstruale "E tepërt" e përkufizuar subjektivisht, varion ne masë të madhe nga nje grua
te tjetra (rrjedha mesatare normale menstruale është rreth 30-40 ml për cikël)
Karakteristika të dobishme historike përfshijnë:
Gjakderdhje ne mënyrë thelbësore me e rënde se rrjedhja e zakonshme e pacientes
Gjakderdhje që zgjat më shumë se 7 ditë
Rrjedhje te lidhura me copeza mpiksje të konsiderueshme
Anemia
Simptomat ne vijim kane tendencen te sugjerojne qe ciklet jane ovuluese:
Interval i rregullt menstrual
Dhimbje në mes të ciklit (mittelschmerz)
dismenorrea
Simptomat premenstruale - dhimbje e gjoksit, luhatjet ne humor, etj. Dhimbja
abdominale apo ngërçi në kohë të tjera të ciklit mund të jetë i lidhur me shkaqe te tjera
strukturore si:
miomat
polipset
tumoret ovariane
Hirsutizmi apo aknet
Mund të shoqërojnë sindromin policistik ovarian
3. Shkaqet:
Menorrhagjia mund të shkaktohet nga një sërë faktoresh. Këto faktore përfshijnë: çekuilibër të
hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit), Fibroidet (tumoret beninje te mitrës), infeksionet
pelvike, çrregullimet endometriale, pajisje intrauterine, Hipotiroidizmi, Shtatzënia, kisti Ovarian
(tumoret) si edhe plot shkaqe të tjera hormonale.
Hipotiroidizmi
Përhapja Endometriale / teprica / hiperplazia:
o Mos-ovulacioni, oligo-ovulacioni
o Sëmundje policistike ovariane (PCOD)
o Tumor Ovarian
o Obeziteti
o Terapia hormonale (estrogjeni)
Atrofi Endometriale:
o Postmenopauzë
o Progjestin i zgjatur ose administrimi i kontraceptiveve oral
Faktorët lokal:
o Polipset endometriale
o Neoplazia endometriale
o Adenomioza / Endometrioza
o Mioma e mitrës (fibroidet)
o Pajisje intrauterine (IUD)
o Sarkoma e mitrës
Çrregullime të koagulimit:
o Trombocitopenia, çrregullime te trombociteve
o Sëmundja von Willebrand
o Leukemia
o Gëlltitje të aspirinave ose antikoagulante
o Mos-funksionimi i veshkave / dializa
Faktoret e rrezikut
o Obeziteti
o Administrimi i estrogjenit (pa progestin)
o Trajtimi paraprak me agjentë progjestativ apo me ane te kontraceptivëve oral, rrit
rrezikun e atrofise endometriale, por zvogëlon rrezikun e hiperplazisë endometriale ose
neoplazisë
Diagnoza diferenciale
4. o Komplikime të shtatzënisë:
o Abort i kërcënuar
o Aborti i paplotë
o Shtatzënia jashtë mitrës
Gjakderdhje jo uterine
o Ektropion cervikal / erozioni
o Neoplazia e qafës / polip
o Trauma e qafës ose vaginale
o Kondilomata
o Atrofik vaginitis
o Trupa te huaj
Sëmundje inflamatore e pelvikut (PID):
o Endometritis
o Tuberkulozi
Laboratori
Testi i shtatzënisë
CBC për të vlerësuar peshën e gjakut te humbur, me përjashtim te trombocitopenise dhe
leuçemise.
Në raste të përzgjedhura:
o TSH – e ngritur në hipotiroidizem,
o Numërimin e trombociteve, kohezgjatja e gjakderdhjes, kohezgjatja e
prothrombines (PT), kohezgjatja e pjesshme e thromboplastines (PTT) për ekranin
e koagulimit
o Kreatinina, BUN
o Serumi i progesteronit - 5-20 ng / mL (15,9-63,6 nmol / L) në fazën Luteale, <1
ng / mL (<3.18 nmol / L) në fazën folikulare ose ciklin joovulator.
Droga që mund të ndryshojnë rezultatet laboratorike:
progestina e përdorur para biopsisë endometriale mund të shkaktojë decidualizim
dhe të errësojë diagnozën e vërtetë.
Gjetjet patologjike
Variojne ne baze te llojit te shkakut: shih Shkaqet ne paragrafin me lart
6. Testet veçanta
Biopsia endometriale zbulon hiperplazine , displazine , ose atrofine . Nëse bëhet para
menstruacioneve të pritshme , mund të ndihmojë për te bërë diagnozën e mosovulacionit apo te
fazes luteale problematike.
Imazhet
Ultrasonografia për të vlerësuar masat adneksale ose fibroidet të dyshuara nga
ekzaminimet e legenit
Ultrasonografia Transvaginale për të matur trashësinë e endometriumit mund të
ndihmojë të dallojë gjakderdhjen për shkak të atrofise nga gjakderdhja për shkak të
hiperplazisë,
Tomografia e kompjuterizuar përdoret në hetimin e masave potenciale malinje të legenit
Procedurat diagnostike
Egzaminimi i legenit dhe i zorrës së trashë
Pap testi
Biopsia endometriale
Histeroskopi
Trajtimi
Kujdesi i përshtatshëm shëndetësor
Shumica e rasteve mund të menaxhohen si pacientë jashtëspitalorë, në zyrë ose në
emergjence
Shtrimi në spital për gjakderdhje të shoqërohet me hipotension orthostatik apo hematokrit
<25%
MASA TË PËRGJITHSHME
Te kontrollohen komplikime të shtatzënisë dhe gjakderdhjet jouterine
Trajtoni gjakderdhjen akute të rrezikshme për jetën :
o Estrogjeni intravenoz
o Histerektomi në rastin ekstrem
o Curettage nese eshte e nevojshme
Të vazhdohet për të identifikuar shkakun e gjakderdhjes dhe trajtimin për të parandaluar
përsëritjen e saj.
7. o Terapia hormonale
o Dilatacion (Zgjerimi) dhe curettage për rastet reaguese hormonale
o Konsideroni ablacionin (largimin) endometrial ose histerektomine në rastet e
vazhdueshme kur fertiliteti nuk është i dëshiruar
o Trajtim specifik për neoplazinë, polipset, sëmundjet sistemike, etj
o Pacientët të cilët dëshirojnë fertilitetin mund të kenë nevojë për trajtim të përshtatshëm
mbi mos-ovulimin, Endometriozen , miomaten , etj
Aktiviteti
Si tolerohet. pushimi me këmbët e ngritura mund jetë i dobishem.
Dieta
Plotësimi i nevojes per hekur mund të ndihmojë të korigjoje rritjen e humbjes se gjakut
Arsimimi i pacientit
Informacion në lidhje me efektet anësore të medikamenteve
Mjekimet
Drogat qe mund perdoren
Për kontrollin akut te gjakderdhjeve të rënda:
Estrogjeni i konjuguar (Premarin) 25 mg IV çdo 4 orë deri ne 6 doza deri sa gjakderdhja
te zbehet
Për gjakderdhje më të butë ose pas kontrollit të gjakderdhjes akute:
Acetat medroksiprogesteron (Provera) 10-30 mg në ditë për 5-10 ditë
Çdo kombinim i kontraceptivëve oral, (zakonisht nje prej "dozave te larta" te
kontraceptivëve oral) një tabletë 4 herë në ditë për 5-7 ditë.
Për të parandaluar gjakderdhjen e rëndë në ciklet vijuese:
Acetat medroksiprogesteroni, 10-20 mg në ditë për 10 ditë në muaj
Doza e zakonshme ciklike e kombinimit te një kontraceptivi oral
Për atrofi endometriale te gruaja ne fazen postmenopausale:
Terapia e zëvendësimit të estrogjenit + progesteronit
Kundërindikacionet:
Estrogjeni, kontraceptivët oral, ose progjestinet:
o Shtatzënia
o Kanceri i gjirit orendometrial
8. o Sëmundje tromboembolike, e kaluar ose e pranishme
o Mos funksionim i mëlçisë
Masat paraprake:
o Përzierjet dhe të vjellat janë të zakonshme nga estrogjeni IV; antiemetiket jane ndihmues.
o Estrogjeni mund të përshpejtoje ndërprerjen akute
Ndërveprime të rëndësishme të mundshme: Referojuni profilit të prodhuesit të çdo droge
Droga alternative
Frenuesit jo-steroidal sintetizues te prostaglandinës (naproksen, acid Mefenamic,
ibuprofen, dhe të tjerët) mund të reduktojnë humbjen e gjakut me ane te cikleve të
ovulimit dhe te zvogëlojnë dismenorrhean.
Acetat noretindrone (Aygestin) 2,5-10 mg në ditë për 10 ditë në muaj, gjatë gjysmës së
dytë të ciklit menstrual të supozuar
Danazol dhe GnRH, agonistët janë gjithashtu terapi efektive, por ka më shumë të ngjarë
të kenë efekte të padëshirueshme anësore.
Acetate megestroli (Megace) 40 mg në ditë për 10 ditë në muaj (kujdes kërkohet për te
parandaluar përparimin e karcinomës endometriale)
Acetate Megestroli (Megace) 40 mg në ditë vazhdimisht për të trajtuar hiperplasine
atipike.
Monitorimi i pacientit
Ndryshon në varesi me shkakun e gjakderdhjes
Trajtimi mjekësor i endometriumit hiperplastik / displastike duhet të pasohet me
biopsi të përsëritur për të konfirmuar se struktura histologjike është kthyer në
normale.
Parandalimi
Pap testi dhe ekzaminimi I pelvikut çdo vit
Komplikimet e mundshme
Anemia
Pritshmeria / Prognoza
Ndryshon ne varesi me shkakun e gjakrrjedhjes
Shumica e pacientëve me shkaqe hormonale do ti përgjigjen manipulimit hormonal.
Kushtet e shoqëruara
9. Metrorrhagjia; menometroragjia; çrregullime androgjene
Faktorët që kanë lidhje me moshen
Pediatrike: gjakderdhja gjenitale para pubertetit mund të rezultojë nga trauma,
organet e huaja, infeksione vaginale, ose administrimi ekzogjen i hormoneve
Geriatrike: Atrofia gjenitale mund të predispozojë në gjakderdhje me trauma
minimale. Neoplazma e vezores ose endometriumi duhet të përjashtohet.
Gjakderdhje jo normale te mitrës
Midis menarche (fillimit te menstruacioneve) dhe menopauzes (mbarimit te menstruacioneve) ,
pothuajse çdo grua përjeton një ose më shumë episode të gjakderdhjes jo normale te mitres, ne
kete kontekst eshte përcaktuar si çdo model gjakderdhje , që ndryshon në frekuencë ,
kohëzgjatje, ose ne sasi te vërejtur gjatë ciklit anormal menstrual. Te gratë normale(me cikel
menstrual normal) ,cikli zgjat mesatarisht 28 ± 3 ditë, kohëzgjatja mesatare e fluksit menstrual
është 4 ± 2 ditë , dhe humbja mesatare e gjakut është 35 deri në 80 ml . Një shumëllojshmëri e
termave përshkrues (si menorrhagia, metrorrhagia dhe menometroragia ) janë përdorur për të
karakterizuar modelet jonormale te gjakderdhjes se mitrës . Një qasje më e logjikshme është që
të ndahet gjakderdhja jonormale e mitrës në modelet e lidhura me ciklet e ovulimit dhe ne ato
që lidhen me ciklet e mosovulimit .
Ciklet e ovulimit
Gjakderdhja menstruale normale me ciklet e ovulimit është spontane, e rregullt, ciklike, e
parashikueshme dhe shpesh është e lidhur me shqetesime, jorehati, siklet ( dysmenorrhea ).
Devijimet nga ky model, që lidhen me cikle që janë ende të rregullt dhe të parashikueshme,
shpesh ndodhin për shkak të sëmundjeve organike të traktit rrjedhes. Për shembull, episode të
rregullta por të zgjatura dhe të tepërta te gjakderdhjes , mund të rezultojnë per shkak te
anomalive te mitrës, si leiomiomas, submukusi, adenomioza, apo polipset endometriale.
Menstruacionet e parashikueshme, të rregullta dhe ciklike karakterizohen nga nje gjakderdhje e
lehte e quajtur hypomenorrhea dhe ndodh për shkak të pengesave qe hasen ne traktin rrjedhes
ose nga dhëmbëzat në qafën e mitrës. Gjakderdhja intermenstruale ndërmjet episodeve të
rregullta, menstruacioneve ovuluese, shpesh ndodh edhe për shkak të lezioneve (demtimeve) te
qafës së mitrës ose lezioneve endometriale. Një përjashtim per lidhjen mes sëmundjes organike
dhe gjakderdhjes jonormale te mitrës, është kur dukuria e menstruacioneve të rregullta, ndodh
më shpesh se 21 ditë (polymenorrhea). Cikle të tilla mund të jetë një variant normal.
10. Ciklet jo ovuluese
Gjakderdhja jofunksionale e mitrës i referohet gjakderdhjes që është e paparashikueshme në
lidhje me sasinë, fillimin , kohëzgjatjen dhe zakonisht nuk shoqerohet me dhimbje. Ky
çrregullim nuk ndodh për shkak të anomalive te mitrës, por për shkak te mos evolimit kronik
dhe ndodh kur ka ndërprerje të sekuencës normale të fazave folikulare dhe luteale nën ndikimin e
një gjëndre dominuese, qe quhet luteum corpus.
Sic u diskutua me lart, gjakderdhja uterine ne ciklin ovulator, ndodh per shkak te terheqjes se
progesteronit, dhe kerkon qe si fillim endometriumi te ngrihet me estrogjen (Kur grave ne
postmenopauze u janë dhënë progesterone, tërheqja e gjakderdhjes zakonisht nuk ndodh).
Gjakderdhja jofunksionale e mitrës mund të ndodhë te gratë që kanë një përçarje të përkohshme
të modeleve sinkron hipotalam-hipofizë-ovarian , te nevojshme për ciklet e ovulimit, më shpesh
në ekstremet e jetës riprodhuese, në fillimin e menstruacioneve të hershme dhe në periudhën
perimenopauzale, por edhe pas nje stresi te përkohshem ose sëmundjeje. Gjakderdhja
jofunksionale primare e mitrës mund të rezultojë nga tri çrregullime.
1. Tërheqja e gjakderdhjes me Estrogjen ndodh kur estrogjeni i është dhënë nje gruaje ne
fazen postmenopausale dhe pastaj ndodh tërheqja. Ashtu si në llojet e tjera të
gjakderdhjes jofunksionale të mitrës, kjo formë e gjakderdhjes menstruale zakonisht
është pa dhimbje.
2. Thyerja e estrogjenit nepermjet gjakderdhjes ndodh kur ekziston nje stimulim estrogjeni i
vazhdueshëm, i endometriumit pa ndërprerje nga sekretimet ciklike te progesteronit dhe
tërheqjes. Ky është lloji më i zakonshëm i gjakderdhjes jofunksionale të mitrës dhe ndodh
zakonisht për shkak të mosovulimit, i shoqeruar me prodhimin kronik dhe aciklik të
estrogjenit, si psh në gratë me PCOS. Gra të tilla mund të kenë historik menstruacionesh
të parregullta, dhe të paparashikueshme; oligomenorrhea; ose amenorrhea (shih më
poshtë).
3. Thyerja e progesteronit nëpërmjet gjakderdhjes ndodh në praninë e shkallës jonormale të
lartë të progesteronit ndaj estrogjenit, respektivisht, në femrat qe përdorin ne menyre te
vazhdueshme kontraceptivët oral ne dozë te ulët. Qasja te një paciente me gjakderdhje
jofunksionale të mitrës, fillon me një histori të kujdesshme të modeleve menstruale dhe
nje terapi hormonale paraprake. Meqenese jo të gjitha gjakderdhjet e traktit urogjenital
vijne nga mitra, duhet të përjashtohen nga ekzaminimi fizik burimet rektale ( zorrës së
trashë), te fshikëzes, dhe ato vaginale apo qafës së mitrës. Nëse gjakderdhja vjen nga
mitra (uterusi), duhet të përjashtohet mundesia per ekzistencen e nje çrregullimi lidhur
me shtatzënine, i tille si aborti i shtatzënisë ektopike.
11. Trajtimi
Pasi behet percaktimi i diagnozes se gjakderdhjes jofunksionale te mitres, ndodh nje qasje
racionale mbi menaxhimin si ne vijim:
Gjatë episodit të parë të gjakderdhjes jofunksionale është e arsyeshme qe të vëzhgohet pacienti
pa ndërhyrje, gjithnje ne rast se nese gjakderdhja nuk është me shumicë apo e rende. Nëse
gjakderdhja është mesatarisht e rëndë, kontrolli mund të arrihet me dozë relativisht të lartë të
estrogjenit kontraceptiv oral për 3 javë. Në mënyrë alternative, është gjithashtu efektive
perdorimi I një regjimmi prej tre ose katër pilulave ne dozë te ulët kontraceptivesh oral në ditë
,për 1 javë rresht , pasuar me vone nga doza te zakonshme deri në 3 javë,. Nëse gjakderdhja e
mitrës është më e rëndë, shtrimi në spital, regjimi ne shtrat, dhe injeksionet intramuskulare ,
valerat e estradiolit (10 mg) dhe hidroksiprogesteronit (500 mg) ose estrogjenet e konjuguara
intravenoze apo intramuskulare (25 mg), zakonisht kontrollojne gjakderdhjen ne mase. Pas
trajtimit fillestar, duhet të implementohet zëvendësimi i hekurit, dhe rishfaqja mund të
parandalohet me ane te kontraceptivëve oral ciklike për 2 deri në 3 muaj (ose më shumë në qoftë
se shtatzënia nuk është e dëshiruar). Përndryshe, menstruacionet mund të nxiten çdo 2 deri në 3
muaj me acetat medroksiprogesteroni, 10 mg të marra me ane te gojës një herë ose dy herë në
ditë për 10 ditë me rradhe. Nëse terapia e hormoneve nuk arrin të kontrollojë gjakderdhjen e
mitrës, mund të jetë e nevojshme një biopsi endometriale, histeroskopi për diagnostifikimin dhe
terapine. Me të vërtetë, marrja e kampjoneve (mostrave) ne miter duhet të kryhet para terapise
hormonale në gratë qe rrezikojne kancer forendometrial (p.sh., në gratë që janë afer moshës se
menopauzës, ose të cilat janë masivisht obeze); kanceri endometrial rralle shfaqet te gratë
ovulatore të moshës riprodhuese.