SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe koha
e tyre eshte e çmuar.
Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur qellimit.
Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e
lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar
psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes nuk
mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies shkak -
pasoje ku ne çdo sektor qofshin administrate, zbatimi, mirembajtje, shendetesi, arsim,
kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka bere te lindi.
Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe per t’u
perballuar dhe triumfuar. Kush? Si? Pse? Dhe nga vijne pengesat te cilat na ngarkojne
emocionalisht dhe ndoshta si rrjedhim i se pares jemi te ngarkuar dhe fizikisht? Keto
ngacmime te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e
rasteve nga arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve.
Konflikti punë - familje
Vendet e sotme të punës janë të mbipopulluara me gra, prindër të vetëm dhe çifte të dy
punësuar. Potenciali për konflikt dhe stres rritet pasi shumë punonjës luftojnë më kërkesat
për të balancuar punën dhe përgjegjësitë në shtëpi.
Efektet e ndryshimeve sociale në përjetimet e punës janë:
Ndryshimet në nivelin makro: Metodat e prodhimit ndryshojne dhe kemi edhe shtim të
teknologjive të sofistikuara, si rrjedhoje edhe shtrirje të shkurtimeve ne vendet e punes.
Ndryshimet në lidhje me familjen, përhapje punësimi për nënat, shtim i rolit për baballarët,
pritshmëri më e madhe për jetën, gjitha keto jane ndryshime sociale qe mund te
shoqerohen edhe me stres.
Ndryshimet në përjetimet psikologjike të punës
Pasiguria në punë. Aftësi të reja qe nuk i zoteron personi dhe aftësi qe i ka personi por që
nuk nevojiten të vihen në punë, mbingarkesa e rolit, tendosje finaciare etj. Edhe keto
ndryshime ka shume mundesi te mos kalohen pa perjetuar stres nga personi qe perballet
me to.
Familjet me profesione të dyfishta
Familjet me profesione të dyfishta – gruaja dhe burri në punë. Oklaey (1974) konstaton se
nënat me fëmijë të vegjël punojnë në shtëpi mesatarisht 77 orë në javë. Kur ngarkeses ne
shtepi i shtohet edhe karriera krijohen presione të jashtëzakonshme si për burrat ashtu
edhe per grate. Reilly (1992) ka raportuar se më shumë gratë sesa burrat përshtasin
profesionin e tyre për tu gjendur pranë familjeve të tyre. Disa gra kanë përshkruar disa
reagime armiqësore nga kolegët e tyre ndaj shtatzanisë.
Problemet e punës me turne
Problemet psikologjike – lidhen me ndërprerjen e ciklit të të fjeturit, të të ngrënit, të punës
etj. Prandaj punonjësit ankohen për mungesë gjumi, lodhje, irritim dhe mungesi oreksi.
Problemet sociale te punës me turne jane: vështirësi në marrëdhëniet martesore, me
fëmijët dhe në argëtim.
Puna me orar fleksibël
Koha baze e punes me orar fleksibel eshte nga 19 00 – 15 00 dhe orari fleksibël i kesaj
pune eshte 15 00 – 18 00. Puna me orar fleksibël është lehtësim për punonjësit sepse u
krijon: mundesine per te kryer angazhimet familjare, per t’u argëtuar, per te bere punët e
dyta, transportin e femijeve ne shkolle etj.
Puna e ngjeshur
Gotleib (1998) ka raportuar se 21% e punëdhënesve amerikane kanë një jave të ngjeshur
pune. Disa punonjës punojnë 10 orë në ditë për 4 ditë. Pra kanë 3 ditë për të rimarrë
energjitë, per t’u çlodhur dhe argetuar. Si për individët ashtu edhe për organizatën ka
shumë avantazhe kjo teknikë.
Alkolizmi dhe abuzimi i drogës në punë
Sipas statistikave jane 10 milionë punonjës amerikanë të alkolizuar. Tyson dhe Vaughn
(1987) kane raportuar se 2/3-tat e njerëzve qe hynë në forcën puntore kanë përdorur
droga ilegale. Për më tepër përdorimi i drogës ka një marrëdhënie negative të gjatë për t’u
shëruar.
Shfrytëzimi fëmijëvë ne pune
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës 250 milion fëmijë në gjithë botën, punojnë.
Sidomos në vendet në zhvillim vecanërisht në Azi, Afrikë dhë në Amerikën Latine. Punësimi i
parakoshëm imponon kërkesa të tepruara fizike dhe sociale ndaj ketyre femijeve dhe jo
rralle here ato perballen me situata stresante gjate punes.
Stresi në marrëdhëniet e punes
Nje vend qendror dhe shume te rendesishem ne shfaqen e stresit luajne marredheniet dhe
konfliktet ne pune. Ne vendin tone keto probleme nuk jane te studiuara, ne literaturen e
huaj keto marredhenie zene nje vend te konsiderueshem ne studime e botime psikologjike.
Përcaktimi i qartë i rolit dhe përplasja e roleve
Shpesh here ne procesin e punes nuk na orientojne qarte se çfare duhet te bejme ose ku
fillojne dhe ku ndalojne kompetencat tona dhe ku fillojne pergjegjesite e te tjereve. Nje nga
problemet kryesore te kesaj paqartesie eshte qe ne marredheniet e perditshme te punes
shpesh dikush akuzohet per nje gje qe shkon shtrember ne momentin qe ai ose ata as qe
kane menduar qe ky problem pune qe nuk shkoi mire i perkiste kompetencave te tyre te
pergjegjesise. Percaktimi i paqarte i kompetencave tona ne pune na ben mjaft te prekshem.
Kur nuk bejme gje, nuk zgjidhim problemet na thone qe duhej te kishim qene aktive te
vepronim. Por kur marrim inisiativa per zgjidhjen e problemeve dhe veprojme na akuzojne
qe tejkalojme kompetencat tona dhe se perpiqemi te shkaterrojme koleget e punes ose t'u
vjedhim suksesin. Me teper kjo gjendje e papercaktimit te kompetencave dhe pergjegjesive
ndodh ne sistemin e centralizuar burokratik, ku burokracia e aparatit shteteror perben nje
çorbe te vertete perzierjeje kompetencash ku çdo nenpunes nuk i kishte te qarta
kompetencat detyrat dhe pergjegjesite e veta, te cilat mundohej t'u ngarkonte te tjereve.
Percaktimi i qarte i kompetencave dhe detyrave ne punen tone na veshtireson qe te
zgjidhim detyrat tona ne pune dhe ne profesion dhe te kushtojme kohen e duhur per çdo
detyre konkrete, gje qe shpesh çon ne gjendje stresi me komponent kryesisht depresiv.
Kerkesa jashtezakonisht te larta ndaj vetes sone
Kerkime kryesisht tek arsimtaret kane vertetuar se kerkesat e larta jashte realitetit nga
vetja jone perben nje nder shkaqet kryesore te nje stresi te jashtezakonshem. Gjersa ne
presim vazhdimisht shume gjera nga vetja jone do te perpiqemi intensivisht t’i pergjigjemi
kerkesave dhe synimeve tona dhe sidoqofte do jemi te zhgenjyer dhe te demoralizuar nga
rezultati. Kerkesat jashte realitetit lidhen dhe me perplasjen e roleve dhe percaktimin jo te
qarte te rolit qe u tha me lart. Meqenese nuk e kemi te qarte se çfare presin te tjeret prej
nesh ose meqenese nje ane e punes sone perplaset me nje ane tjeter, ne nuk dime se çfare
duhet te bejme. Rezultati i ketij konfuzioni eshte qe vazhdimisht nuk eshte i kenaqur nga
rezultati i punes se vet dhe nuk mund te ndjeje kenaqesine qe nje pune eshte bere e sakte
dhe e perkryer. Keshtu kur kemi kemi kerkesa shume te larta ndaj vetes dhe sidomos kur
nuk dime kompetencat dhe te drejtat tona ne pune dhe nuk jemi te qarte per menyrat qe
duhet te veprojme qe te arrijme nje rezultat te qarte dhe te suksesshem ne punen tone
atehere do perjetojme shume stres.
Mungesa e mundesise dhe iniciatives ne marrjen e vendimeve
Ne disa raste kur kemi persona qe nuk kane iniciative per shkak te tuteles familjare, kur
jane femije te vetem ose per arsye te nje semundjeje qe i ka demtuar fizikisht dhe nga ana
intelektuale e ndjejne veten me te lire nga stresi kur i lene problemet ne duart e te tjereve
qe i konsiderojne kompetent pa e çare koken se cila do te jete zgjidhja me e sakte. Keto
persona te pavendosur dhe te pasigurte preferojne shpesh te kene mbi krye persona
manovrues dhe kompetente ashtu siç i konsiderojne ata qe t'u ngarkojne ose me sakte t'u
lene ne dore zgjidhjen e problemeve bile edhe atyre qe kane te bejne me jeten e tyre
personale. Por ne menyre te veçante kjo psikologji disfatiste ka efekte shume te medha
negative kur ne marrëdheniet familjare burri i ngarkon shume probleme qe i duhej t'i
zgjidhe ai, bashkeshortes se vet. Ne kete rast burri kthehet pa dashje ne nje sherbyes dhe
zbatues te urdhrave te gruas se ciles i ka dhene kompetenca si rrjedhoje e mungeses se
iniciatives personale dhe e personalitetit, qe ne raste jo te rralla e çon ne disfata familjare
dhe shoqerore.
Perplasje te shpeshta me eproret
Marredheniet tona te keqija me eproret perbejne nje burim te mundshem stresi gjersa ata
kane aftesine te influencojne jeten tone me mjete kryesisht materiale. Ata percaktojne
detyrat dhe kryesisht kushtet e punes sone ngritjen tone ne detyre ose ulin prestigjin tone
ne syte e kolegeve tone dhe aprovojne ose dizaprovojne nje leter rekomanduese qe do te
kishte rendesi te madhe per vajtjen ose jo ne nje vend me te mire. Pra dihet nga
eksperienca qe drejtori antipatik drejton dhe nxin jeten tone profesionale dhe karrieren
tone. Ne menyre te veçante kjo shfaqet me faktin qe drejtori mohon dhe kundershton
vazhdimisht punonjesin ne njohjen e aftesise qe ai mendon se e meriton. Kjo tek punonjesi
krijon ndjenjen e inferioritetit, lekund kenaqesine e punes dhe ul stimujt per permiresimin
dhe rritjen e produktivitetit dhe perkrahjen e metodave te reja te punes. Nje shkak tjeter
stresi ne keto raste eshte kur drejtori grindet vazhdimisht ne cdo gje qe bejme sidomos kur
punonjesit jane femra dhe kur nderhyn vazhdimisht ne cdo gje dhe nuk na jep pavaresine
dhe lirine per te marre vendime vete ne procesin e punes. Nje drejtor i tille pengon
krijimtarine e kuadrove dhe entuziazmin ne punen tone dhe na ben te dyshojme shpesh per
aftesite tona, krijohen marredhenie ushtarake ne pune dhe na pushton atmosfera ankthioze
e nje pune te tille.
Izolimi nga koleget
Kjo ndodh ne rastet kur u kushton me teper kohe puneve sesa kolegeve. Kjo ndodh per
shkak te punes se tepert ose kur je i izoluar vetem ne pune ne zona te thella dhe ka pak
raste te konsultojme problemet tona profesionale me koleget tane qe edhe ata kane
probleme te ngjashme me tonat, keshtu qe nuk jemi ne gjendje qe te vleresojme nivelin e
punes sone. Kjo ndodh ne vitet e para te punes kryesisht. Po te mos jemi te formuar nga
ana botekuptimore qe t’a kompensojme izolimin dhe feedbackun e kolegeve me studim
literature, mund te kalojme ne pesimizem dhe jo rralle ne deziluzion dhe veprime te
pamatura.
Shumë punë dhe pak kohë
Pushimi ne intervalet midis punes intensive ka nje rendesi jetike per produktivitetin ne pune
sepse na jep mundesi te qetesohemi dhe te perqendrojme mendimet tona, te shikojme
rreth e rrotull ambientin qe na rrethon te mendohemi dhe qofte te enderrojme per te
ardhmen tone dhe aktivitetet tona (enderrimi perben nje pasqyrim ne mendim te nje ideje
qe me vone mund te behet realitet duke perdorur rruge te sakta per realizimin e tij), te
qetesojme trurin tone perpara se te perkulim koken tone perseri ne pune. Na duhet
gjithashtu nje dite e lire p.sh qe te rigrupojme literaturen e zyres sone, çfare na duhet per
te ardhmen, etj. Keto dite ose ore qetesie kane nje vlere te pallogaritshme per rezistencen
tone ndaj stresit dhe uljen e nivelit te stresit. Pa keto nderprerje ne jemi gjithmone te
ngarkuar pa patur nje moment per t’ia kushtuar vetes, per te vleresuar punen tone dhe
menyren se si do te organizojme te ardhmen. Psh kemi rastin e Honore de Balzak. Kur
shkrimtari i shquar francez kishte presion psikologjik kur i afrohej afati per te lare borxhet
nen kercenimin e kreditoreve te vet borxhdhenes shtohej produktiviteti i tij letrar ndersa
kur lante borxhet e veta ai ndalonte shkrimin e romaneve dhe shijonte jeten duke harxhuar
perseri para. Si konkluzion del qe nje pune e vazhdueshme pa periudha qetesie dhe
perqendrimi mund te behet nje burim i rendesishem stresi me fenomene ankthi te shkalleve
te ndryshme, dhimbje koke, hyperemocionalitet (boshllek epigastrik), fenomene
mikrodepresive dhe merzitje.
Mungese variacioni
Ne gjuhen e psikologjise Variacion eshte nje forme e lirise individuale ne raport me lirine
shoqerore. Truri i njeriut ka nevoje per ngacmime te eksperiencave te reja per te rifreskuar
dhe shtuar produktivitetin e tij. Mjaft profesione paraqesin kete variacion te pakten ne
periudha te caktuara te tyre. Keshtu p.sh. xhirimi i filmave kinematografike, ekspeditat
gjeologjike, ekspeditat arkeologjike dhe ato shkencore jane shembuj tipike te variacionit ne
pune gje qe eviton stresin. Por edhe ne pune te tjera ose profesione te tjera kemi variacion.
Keshtu nuk shohim perdite te njejtet kliente ne tregti, nuk shohim te njejtet te semure ne
mjekesi, ose te njejtet nxenes çdo vit. Por detyrat administrative te ketyre profesioneve me
teper karakterizohen nga monotonia.
Komunikimi i keq
Sado mire qe te bashkepunojne, kur fijet e komunikimit nuk funksionojne keto perbejne
burim stresi. Keshtu me nje komunikim defektoz dikush diçka di dhe eshte i gatshem te
bashkepunoje por askush nuk eshte i sigurte se kush eshte ai. E keqja e ketij komunikimi
defektoz qendron ne faktin qe njerezit marrin vendime pa patur elementet e sakta dhe
informacione nga kuadrot kompetente dhe marrin pjese ne mbledhje pa qene te informuar
ne menyre te mjaftueshme dhe nuk marrin vesh nga rremuja qe mbizoteron ne mjedisin e
punes. Dhe fajin per kete amulli zakonisht e ka nje kuader drejtues qe nuk ka organizuar
mire punen ne sektoret e ndryshem te saj per te koordinuar veprimet.
Psikologjia e çlirimit nga stresi në punë
Ne kete rast stresi është një reaksion i organizmit ndaj trysnisë së jashtme. Stresi në punë
ndodh kur kërkesat e punës tejkalojnë aftësinë e punonjësit për të përballuar presionin e
saj. Stresi nuk është një sëmundje, por mund të shkaktojë probleme shëndetësore, nëse
njeriu ka intensitet mendor dhe fizik për periudha të gjata. Studimet psikosociale kanë
nxjerrë në pah efektet negative, si dhe shtimin e numrit të aksidenteve në kuadër të stresit
në punë, rrezikun e keqësimit të shëndetit fizik dhe mendor të punonjësit, në mënyrë të
veçantë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Stresi është rezultat i disa faktorëve: organizimi i përpjekjeve në punë që kërkon dhe
vendimmarrje të rëndësishme, mekanizmat e shpërndarjes të punës, problemet financiare,
problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet, ambienti i punës, rehatia fizike dhe
emocionale, vlerësimet e shpërblimet dhe shumë të tjera.
Veprimet personale individuale dhe në grup kanë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen
emocionale të një punonjësi ose grupi punonjësish. Aktiviteti i ngjeshur mendor e fizik
prodhon stres, situata ngacmimi e irritimi.
Stresi shkaktohet nga mosmarrëveshjet midis individëve në punën e tyre, nga konfliktet
mes roleve tona në punë dhe jashtë saj dhe shkalla e pamjaftueshme e kontrollit të
njerëzve mbi punën e jetën e tyre. Një situatë e vështirë në punë do të ndikojë negativisht
edhe në cilësinë e jetës. Efektet e stresit nuk përfundojnë me orarin e punës, por mund të
prekin jetën tonë dhe më pas. Kalimi nga puna në pjesën tonë private dhe anasjelltas,
shpesh përfshin një transferim të mbetjeve negative emocionale të ngulitura në kontekste
të papërshtatshme. Kjo gjë bart rrezikun për të mbingarkuar aftësinë e individit për të
menaxhuar të dyja këto pjesë: punën dhe jetën private.
Përvoja e stresit mund të ndryshojë mënyrën se si një person ndien, mendon dhe sillet, dhe
mund të çojë në ndryshime psikologjike tek ai.
Ka dëshmi e përvoja se stresi ka ndikim negativ në sjellje të caktuara e në ecurinë e mirë të
shëndetit. Ai ndikon në aspekte të tilla, si ushqimi dhe gjumi, ushtrimi dhe relaksimi, ndikon
te zakonet e mira duke rritur veprimin e sjelljeve të rrezikshme të veseve të tjera, të tilla si
pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Stresi mund të çojë dhe në gjendje depresive e në
panik, në izolim nga të tjerët, në frikë e mungesë besimi e vullneti, humbje të shpresës për
pozitivitet etj.
Ngarkesa e stresit në punë duhet të konsiderohet në lidhje me punën që kryhet, apo me
shpejtësinë me të cilën duhet të kryhet puna dhe natyrën e mënyrën e kontrollit. Në njëfarë
mase, kontrollimi i stresit mund të jetë një faktor vendimtar në përcaktimin e shëndetit.
Përgjegjësia për njerëz të tjerë është identifikuar si një burim potencial i stresit, që lidhen
me çështjet e drejtimit në punë. Wardell (1964) ka treguar se personat që kanë përgjegjësi
në lidhje të tjerët, kanë një potencial të lartë për më shumë rrezik të sëmundjeve koronare
të zemrës.
Një strategji për menaxhimin e rreziqeve të stresit në punë është propozuar tashmë: (p.sh.,
Direktiva e Këshillit 89/391/KEE ["Direktiva Kuadër"], Komisioni Europian, 1996): Ky është
cikli i kontrollit, i cili ishte përcaktuar si "procesi sistematik, sipas të cilit, janë të
identifikuara rreziqet, për të analizuar dhe për të menaxhuar rreziqet dhe të mbrojtur
punonjësit (Cox & Griffiths, 1995). Ky cikël përbëhet nga gjashtë faza:
1. Identifikimi i rrezikut
2. Vlerësimi i rreziqeve që lidhen me të
3. Implementimi (zbatimi) i strategjive të kontrollit të duhur te stresit
4. Monitorimi i efektivitetit të strategjive të kontrollit
5. Rivlerësimi i rrezikut
6. Analiza e nevojave të informacionit dhe trajnimit të punonjësve të ekspozuar ndaj
rrezikut të stresit në punë.
Tri nga objektivat kryesore për t’u ruajtur nga stresi në punë, të përcaktuara nga psikologët
e sociologët janë:
1. Parandalimi: kontrolli e rreziqeve të stresit dhe ekspozimi përmes planifikimit dhe
trajnimit për punonjësit, për të zvogëluar shanset e tyre për të përjetuar situata të vështira.
2. Reagimi, shpesh i bazuar në menaxhimin e problemeve në grup, për të përmirësuar
kapacitetin e grupit apo kolektivit për të njohur dhe adresuar problemet kur ato lindin.
3. Rehabilitimi, i cili përfshin sigurimin e mbështetjes për të ndihmuar punonjësit me
problemet ekzistuese për të menaxhuar stresin në punë dhe efektet e tij mbi shëndetin.
E rëndësishme në ditët e sotme është të ndjekim disa sugjerime për të përballuar stresin në
punë.
1. Të bëhemi të vetëdijshëm për atë që duhet theksuar me të vërtetë. Ne përpiqemi të
identifikojmë burimet e stresit. Në cilin aspekt të punës e jetës tonë krijohet më shumë
dhimbje apo tension? Cili na shqetëson më së shumti? Në cilat nga këto aspekte duhet
vepruar në mënyrë urgjente?
2. Vlerësimi njohës i mjedisit. Para së gjithash duhet të njohim dallimin mes gjërave që
mund të kontrollojmë dhe të atyre jashtë kontrollit tonë. Në qoftë se ne besojmë realitetin
tonë të pandryshueshmërisë së punës, përpiqemi t’i japim më pak rëndësi ngjarjeve që
ndodhin me ne në jetën e përditshme. Nëse do të keqtrajtoeshim nga drejtuesi sepse ka një
humor të keq, nuk duhet marrë kjo si diçka personale dhe mbi të gjitha të mos biem në
rrethin vicioz të fërkimeve dhe ngacmimeve (psh. format e "harresës" apo vonesat në
dorëzimin e punës). Të përpiqemi për të mbajtur një qëndrim korrekt dhe profesional.
3.Duhet të informohemi për të drejtat tona. Njohuritë na japin mjetet e nevojshme për të
ndryshuar gjërat që nuk shkojnë rreth nesh.
4. Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Shpesh ajo që theksojmë është thjesht "sasia" e
punës. Duhet të bëjmë dallimin mes gjërave të rëndësishme dhe urgjente. Gjërat e parë
janë ato të rëndësishme dhe urgjente, pastaj urgjente dhe jo të rëndësishme, më tej të
rëndësishme dhe jo urgjente, dhe në fund as të rëndësishme e as urgjente.
5. Relaksimi. Duhet të bëjmë pak pushim gjatë ditës, madje edhe vetëm për të bërë disa
frymëmarrje të thella dhe të mendojmë se mendja jonë është e relaksuar. Atëherë ne do të
jemi në gjendje të kthehemi për të punuar me energji të reja dhe me më shumë qartësi.
6. Le të shqyrtojmë shkallën e vlerave. Duhet t’u japim peshë dhe gjërave që ekzistojnë
jashtë punës: familja, miqtë dhe interesat e tjera. Të gjitha hapësirat ku situata mund të
jetë më mire, janë qetësuese dhe shpërblim i kompensuar ndaj stresit të punës.
7. Të mendojmë pozitivisht. Kemi parasysh punën e bërë mirë dhe të kompensohemi disi.
Të ndihemi të kënaqur, kur ne kemi arritur diçka të mirë. Le të mos e konsiderojmë kritikën
si një sulm personal, por ta mendojmë si një mundësi për t'u rritur në punën tonë.
8. Le të kujdesemi për trupin tonë. Duhet t’i kushtojmë një stërvitje të rregullt, të
kujdesemi për ushqimin tonë dhe të sigurojmë periudha të mjaftueshme të pushimit dhe
ushtrimit të mirë antistres. Qëndrimi pasiv ndikon negativisht. Ushtrimet fizioterapike,
efektiviteti i tyre mbi aftësinë e sistemit tonë nervor, ndikon në cilësinë më të mirë të
gjendjes psikologjike, sociale e reduktimit të stresit në punë. Nëpërmjet praktikës së
lëvizjes në kontekstin e duhur dhe pa përpjekje të panevojshme, me qëllimin për të
rivendosur tendencën natyrore të trupit të njeriut për t’u relaksuar e për t’u ndier në
harmoni me pjesën e tij të brendshme, shpirtërore, duke synuar nëpërmjet kësaj harmonie
fizike e mendore çlirimin e ankthit dhe frustracioneve e stresit. Në veçanti, çlirimi i
endorfinës bën të ndjehemi më mirë, dhe ndihmon për të parandaluar dëme
kardiovaskulare për shkak stresit në punë.
Modelet e ushtrimeve psikomotorike të cilësisë së lartë ndihmojnë për të arritur këto
rezultate dhe për të formuar një bazë të qëndrueshme për të shtensionuar individin nga
lodhja fizike e mendore, nga gjendja stresante në punë, por dhe jashtë saj. Shumë më
komplekse e më të gjithanshme janë metodat e mëtejshme, të tilla si për shembull
pjesëmarrja me aktivitete e sporte profesionale, të cilat ndikojnë jashtëzakonisht mirë në
arritjen e këtij synimi.
9. Të mësojmë të kultivojmë humorin: Të qeshim shumë. E qeshura zgjat jetën, zhduk
stresin e na jep një imazh më të mirë për veten si njerëz të lumtur e të suksesshëm. Ajo ka
veti sugjestionuese dhe ndikon në humorin e përgjithshëm të ditës e të marrëdhënieve me
të tjerët.
10. Të angazhohemi dhe për të punuar jashtë grupit. Aktiviteti sportiv, vullnetar, kulturor,
mund të sigurojnë ato kënaqësi që ne nuk i kemi në vendin e punës.
11. Të flasim për problemet tona me miq të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave sjell dhe
pjekuri në marrjen e vendimeve e çlirim nga ankthi. Në raste më të vështira, të marrim
ndihmën e një profesionisti. Këshillimi dhe psikoterapia janë mjetet më të dobishme për
zgjidhjen e tensioneve të brendshme që çojnë në rritje të stresit.
Këshilla se si ta shmangni stresin në pune:
Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës
së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më
shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj.
E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve.
Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës.
E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është
mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna.
Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë
të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të
vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe
psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike
dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga
gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.

Contenu connexe

Tendances

Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
olinuhi
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Mirsad
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Denisa Caushi
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetike
amla hoxha
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca
 

Tendances (20)

SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Familja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteFamilja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne vite
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
 
Stop Dhuna
Stop DhunaStop Dhuna
Stop Dhuna
 
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetike
 
Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe grupore
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 

En vedette

Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Valmir Nuredini
 
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHMENDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
proudtobealbanian1
 
Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
ha 15753
 

En vedette (18)

Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
 
Biznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëmBiznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëm
 
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
 
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
 
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etikVariablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
 
Etika e biznesit punim
Etika e biznesit punimEtika e biznesit punim
Etika e biznesit punim
 
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHMENDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
 
Une dhe profesioni im
Une dhe profesioni imUne dhe profesioni im
Une dhe profesioni im
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminar
 
Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
 
bazz
bazzbazz
bazz
 
Icip workshop defining & assesing bis_os
Icip workshop  defining & assesing bis_osIcip workshop  defining & assesing bis_os
Icip workshop defining & assesing bis_os
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Projekt karrier
Projekt karrierProjekt karrier
Projekt karrier
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastore
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastorePinot: Realtime Distributed OLAP datastore
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastore
 

Similaire à Shëndeti dhe stresi në punë

Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshme
Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshmeNdikimet e profesionit ne jeten e perditshme
Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshme
proudtobealbanian11
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Anida Rroshi
 
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeveTerapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Anida Ago
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
First Children's Embassy in the World
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Детска Амбасада Меѓаши
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
Anida Ago
 
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
BrunildaIsufi
 

Similaire à Shëndeti dhe stresi në punë (20)

Puna
PunaPuna
Puna
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshme
Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshmeNdikimet e profesionit ne jeten e perditshme
Ndikimet e profesionit ne jeten e perditshme
 
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur ShehuDoracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Projekt sociologji
Projekt sociologjiProjekt sociologji
Projekt sociologji
 
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetvetenManaging oneself/ Si te menaxhosh vetveten
Managing oneself/ Si te menaxhosh vetveten
 
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeveTerapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Sjellja organizative berim ramosaj
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosaj
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Stresi
StresiStresi
Stresi
 
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
 
Terapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemikeTerapia e lojes ekosistemike
Terapia e lojes ekosistemike
 
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
2 Ankth, stresi dhe depresioni në konteksin E SHKOLLES.pptx
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Mrh- Enveri
Mrh- Enveri Mrh- Enveri
Mrh- Enveri
 
Stressi ne jeten e perditeshme
Stressi  ne  jeten e perditeshme Stressi  ne  jeten e perditeshme
Stressi ne jeten e perditeshme
 

Plus de Anida Ago

Present perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docxPresent perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docx
Anida Ago
 
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptxfruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
Anida Ago
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Anida Ago
 
Menorrhagjia
MenorrhagjiaMenorrhagjia
Menorrhagjia
Anida Ago
 

Plus de Anida Ago (20)

Present perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docxPresent perfect simple vs continuous.docx
Present perfect simple vs continuous.docx
 
A lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptxA lenda da Rozafa.pptx
A lenda da Rozafa.pptx
 
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptxfruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
fruit-game-fun-activities-games-games_143642.pptx
 
A lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.pptA lenda do dragao.ppt
A lenda do dragao.ppt
 
Town
TownTown
Town
 
Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like... Fruits! I like I dont like...
Fruits! I like I dont like...
 
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
12 keqpercaktime te zakonshme rreth Sindromes Down
 
Terapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu onlineTerapia dhe psikologu online
Terapia dhe psikologu online
 
Crregullimi i panikut
Crregullimi i panikutCrregullimi i panikut
Crregullimi i panikut
 
Racism
RacismRacism
Racism
 
I go to preschool
I go to preschoolI go to preschool
I go to preschool
 
Friendship for children
Friendship for childrenFriendship for children
Friendship for children
 
Lidershipi
LidershipiLidershipi
Lidershipi
 
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishtaTeoria e inteligjencave të shumëfishta
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
Menorrhagjia
MenorrhagjiaMenorrhagjia
Menorrhagjia
 
Albanian flag
Albanian flagAlbanian flag
Albanian flag
 
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
Albanian fairytales (Perralla shqiptare)
 
Albania,
Albania,Albania,
Albania,
 
BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.BULLY, presentation for preeschooler kids.
BULLY, presentation for preeschooler kids.
 

Shëndeti dhe stresi në punë

  • 1. Shëndeti dhe stresi në punë Shëndeti dhe stresi në punë Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe koha e tyre eshte e çmuar. Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur qellimit. Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes nuk mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies shkak - pasoje ku ne çdo sektor qofshin administrate, zbatimi, mirembajtje, shendetesi, arsim, kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka bere te lindi. Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe per t’u perballuar dhe triumfuar. Kush? Si? Pse? Dhe nga vijne pengesat te cilat na ngarkojne emocionalisht dhe ndoshta si rrjedhim i se pares jemi te ngarkuar dhe fizikisht? Keto ngacmime te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e rasteve nga arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve. Konflikti punë - familje Vendet e sotme të punës janë të mbipopulluara me gra, prindër të vetëm dhe çifte të dy punësuar. Potenciali për konflikt dhe stres rritet pasi shumë punonjës luftojnë më kërkesat për të balancuar punën dhe përgjegjësitë në shtëpi. Efektet e ndryshimeve sociale në përjetimet e punës janë: Ndryshimet në nivelin makro: Metodat e prodhimit ndryshojne dhe kemi edhe shtim të teknologjive të sofistikuara, si rrjedhoje edhe shtrirje të shkurtimeve ne vendet e punes. Ndryshimet në lidhje me familjen, përhapje punësimi për nënat, shtim i rolit për baballarët, pritshmëri më e madhe për jetën, gjitha keto jane ndryshime sociale qe mund te shoqerohen edhe me stres. Ndryshimet në përjetimet psikologjike të punës Pasiguria në punë. Aftësi të reja qe nuk i zoteron personi dhe aftësi qe i ka personi por që nuk nevojiten të vihen në punë, mbingarkesa e rolit, tendosje finaciare etj. Edhe keto ndryshime ka shume mundesi te mos kalohen pa perjetuar stres nga personi qe perballet me to. Familjet me profesione të dyfishta Familjet me profesione të dyfishta – gruaja dhe burri në punë. Oklaey (1974) konstaton se nënat me fëmijë të vegjël punojnë në shtëpi mesatarisht 77 orë në javë. Kur ngarkeses ne
  • 2. shtepi i shtohet edhe karriera krijohen presione të jashtëzakonshme si për burrat ashtu edhe per grate. Reilly (1992) ka raportuar se më shumë gratë sesa burrat përshtasin profesionin e tyre për tu gjendur pranë familjeve të tyre. Disa gra kanë përshkruar disa reagime armiqësore nga kolegët e tyre ndaj shtatzanisë. Problemet e punës me turne Problemet psikologjike – lidhen me ndërprerjen e ciklit të të fjeturit, të të ngrënit, të punës etj. Prandaj punonjësit ankohen për mungesë gjumi, lodhje, irritim dhe mungesi oreksi. Problemet sociale te punës me turne jane: vështirësi në marrëdhëniet martesore, me fëmijët dhe në argëtim. Puna me orar fleksibël Koha baze e punes me orar fleksibel eshte nga 19 00 – 15 00 dhe orari fleksibël i kesaj pune eshte 15 00 – 18 00. Puna me orar fleksibël është lehtësim për punonjësit sepse u krijon: mundesine per te kryer angazhimet familjare, per t’u argëtuar, per te bere punët e dyta, transportin e femijeve ne shkolle etj. Puna e ngjeshur Gotleib (1998) ka raportuar se 21% e punëdhënesve amerikane kanë një jave të ngjeshur pune. Disa punonjës punojnë 10 orë në ditë për 4 ditë. Pra kanë 3 ditë për të rimarrë energjitë, per t’u çlodhur dhe argetuar. Si për individët ashtu edhe për organizatën ka shumë avantazhe kjo teknikë. Alkolizmi dhe abuzimi i drogës në punë Sipas statistikave jane 10 milionë punonjës amerikanë të alkolizuar. Tyson dhe Vaughn (1987) kane raportuar se 2/3-tat e njerëzve qe hynë në forcën puntore kanë përdorur droga ilegale. Për më tepër përdorimi i drogës ka një marrëdhënie negative të gjatë për t’u shëruar. Shfrytëzimi fëmijëvë ne pune Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës 250 milion fëmijë në gjithë botën, punojnë. Sidomos në vendet në zhvillim vecanërisht në Azi, Afrikë dhë në Amerikën Latine. Punësimi i parakoshëm imponon kërkesa të tepruara fizike dhe sociale ndaj ketyre femijeve dhe jo rralle here ato perballen me situata stresante gjate punes. Stresi në marrëdhëniet e punes Nje vend qendror dhe shume te rendesishem ne shfaqen e stresit luajne marredheniet dhe konfliktet ne pune. Ne vendin tone keto probleme nuk jane te studiuara, ne literaturen e huaj keto marredhenie zene nje vend te konsiderueshem ne studime e botime psikologjike. Përcaktimi i qartë i rolit dhe përplasja e roleve
  • 3. Shpesh here ne procesin e punes nuk na orientojne qarte se çfare duhet te bejme ose ku fillojne dhe ku ndalojne kompetencat tona dhe ku fillojne pergjegjesite e te tjereve. Nje nga problemet kryesore te kesaj paqartesie eshte qe ne marredheniet e perditshme te punes shpesh dikush akuzohet per nje gje qe shkon shtrember ne momentin qe ai ose ata as qe kane menduar qe ky problem pune qe nuk shkoi mire i perkiste kompetencave te tyre te pergjegjesise. Percaktimi i paqarte i kompetencave tona ne pune na ben mjaft te prekshem. Kur nuk bejme gje, nuk zgjidhim problemet na thone qe duhej te kishim qene aktive te vepronim. Por kur marrim inisiativa per zgjidhjen e problemeve dhe veprojme na akuzojne qe tejkalojme kompetencat tona dhe se perpiqemi te shkaterrojme koleget e punes ose t'u vjedhim suksesin. Me teper kjo gjendje e papercaktimit te kompetencave dhe pergjegjesive ndodh ne sistemin e centralizuar burokratik, ku burokracia e aparatit shteteror perben nje çorbe te vertete perzierjeje kompetencash ku çdo nenpunes nuk i kishte te qarta kompetencat detyrat dhe pergjegjesite e veta, te cilat mundohej t'u ngarkonte te tjereve. Percaktimi i qarte i kompetencave dhe detyrave ne punen tone na veshtireson qe te zgjidhim detyrat tona ne pune dhe ne profesion dhe te kushtojme kohen e duhur per çdo detyre konkrete, gje qe shpesh çon ne gjendje stresi me komponent kryesisht depresiv. Kerkesa jashtezakonisht te larta ndaj vetes sone Kerkime kryesisht tek arsimtaret kane vertetuar se kerkesat e larta jashte realitetit nga vetja jone perben nje nder shkaqet kryesore te nje stresi te jashtezakonshem. Gjersa ne presim vazhdimisht shume gjera nga vetja jone do te perpiqemi intensivisht t’i pergjigjemi kerkesave dhe synimeve tona dhe sidoqofte do jemi te zhgenjyer dhe te demoralizuar nga rezultati. Kerkesat jashte realitetit lidhen dhe me perplasjen e roleve dhe percaktimin jo te qarte te rolit qe u tha me lart. Meqenese nuk e kemi te qarte se çfare presin te tjeret prej nesh ose meqenese nje ane e punes sone perplaset me nje ane tjeter, ne nuk dime se çfare duhet te bejme. Rezultati i ketij konfuzioni eshte qe vazhdimisht nuk eshte i kenaqur nga rezultati i punes se vet dhe nuk mund te ndjeje kenaqesine qe nje pune eshte bere e sakte dhe e perkryer. Keshtu kur kemi kemi kerkesa shume te larta ndaj vetes dhe sidomos kur nuk dime kompetencat dhe te drejtat tona ne pune dhe nuk jemi te qarte per menyrat qe duhet te veprojme qe te arrijme nje rezultat te qarte dhe te suksesshem ne punen tone atehere do perjetojme shume stres. Mungesa e mundesise dhe iniciatives ne marrjen e vendimeve Ne disa raste kur kemi persona qe nuk kane iniciative per shkak te tuteles familjare, kur jane femije te vetem ose per arsye te nje semundjeje qe i ka demtuar fizikisht dhe nga ana intelektuale e ndjejne veten me te lire nga stresi kur i lene problemet ne duart e te tjereve qe i konsiderojne kompetent pa e çare koken se cila do te jete zgjidhja me e sakte. Keto
  • 4. persona te pavendosur dhe te pasigurte preferojne shpesh te kene mbi krye persona manovrues dhe kompetente ashtu siç i konsiderojne ata qe t'u ngarkojne ose me sakte t'u lene ne dore zgjidhjen e problemeve bile edhe atyre qe kane te bejne me jeten e tyre personale. Por ne menyre te veçante kjo psikologji disfatiste ka efekte shume te medha negative kur ne marrëdheniet familjare burri i ngarkon shume probleme qe i duhej t'i zgjidhe ai, bashkeshortes se vet. Ne kete rast burri kthehet pa dashje ne nje sherbyes dhe zbatues te urdhrave te gruas se ciles i ka dhene kompetenca si rrjedhoje e mungeses se iniciatives personale dhe e personalitetit, qe ne raste jo te rralla e çon ne disfata familjare dhe shoqerore. Perplasje te shpeshta me eproret Marredheniet tona te keqija me eproret perbejne nje burim te mundshem stresi gjersa ata kane aftesine te influencojne jeten tone me mjete kryesisht materiale. Ata percaktojne detyrat dhe kryesisht kushtet e punes sone ngritjen tone ne detyre ose ulin prestigjin tone ne syte e kolegeve tone dhe aprovojne ose dizaprovojne nje leter rekomanduese qe do te kishte rendesi te madhe per vajtjen ose jo ne nje vend me te mire. Pra dihet nga eksperienca qe drejtori antipatik drejton dhe nxin jeten tone profesionale dhe karrieren tone. Ne menyre te veçante kjo shfaqet me faktin qe drejtori mohon dhe kundershton vazhdimisht punonjesin ne njohjen e aftesise qe ai mendon se e meriton. Kjo tek punonjesi krijon ndjenjen e inferioritetit, lekund kenaqesine e punes dhe ul stimujt per permiresimin dhe rritjen e produktivitetit dhe perkrahjen e metodave te reja te punes. Nje shkak tjeter stresi ne keto raste eshte kur drejtori grindet vazhdimisht ne cdo gje qe bejme sidomos kur punonjesit jane femra dhe kur nderhyn vazhdimisht ne cdo gje dhe nuk na jep pavaresine dhe lirine per te marre vendime vete ne procesin e punes. Nje drejtor i tille pengon krijimtarine e kuadrove dhe entuziazmin ne punen tone dhe na ben te dyshojme shpesh per aftesite tona, krijohen marredhenie ushtarake ne pune dhe na pushton atmosfera ankthioze e nje pune te tille. Izolimi nga koleget Kjo ndodh ne rastet kur u kushton me teper kohe puneve sesa kolegeve. Kjo ndodh per shkak te punes se tepert ose kur je i izoluar vetem ne pune ne zona te thella dhe ka pak raste te konsultojme problemet tona profesionale me koleget tane qe edhe ata kane probleme te ngjashme me tonat, keshtu qe nuk jemi ne gjendje qe te vleresojme nivelin e punes sone. Kjo ndodh ne vitet e para te punes kryesisht. Po te mos jemi te formuar nga ana botekuptimore qe t’a kompensojme izolimin dhe feedbackun e kolegeve me studim
  • 5. literature, mund te kalojme ne pesimizem dhe jo rralle ne deziluzion dhe veprime te pamatura. Shumë punë dhe pak kohë Pushimi ne intervalet midis punes intensive ka nje rendesi jetike per produktivitetin ne pune sepse na jep mundesi te qetesohemi dhe te perqendrojme mendimet tona, te shikojme rreth e rrotull ambientin qe na rrethon te mendohemi dhe qofte te enderrojme per te ardhmen tone dhe aktivitetet tona (enderrimi perben nje pasqyrim ne mendim te nje ideje qe me vone mund te behet realitet duke perdorur rruge te sakta per realizimin e tij), te qetesojme trurin tone perpara se te perkulim koken tone perseri ne pune. Na duhet gjithashtu nje dite e lire p.sh qe te rigrupojme literaturen e zyres sone, çfare na duhet per te ardhmen, etj. Keto dite ose ore qetesie kane nje vlere te pallogaritshme per rezistencen tone ndaj stresit dhe uljen e nivelit te stresit. Pa keto nderprerje ne jemi gjithmone te ngarkuar pa patur nje moment per t’ia kushtuar vetes, per te vleresuar punen tone dhe menyren se si do te organizojme te ardhmen. Psh kemi rastin e Honore de Balzak. Kur shkrimtari i shquar francez kishte presion psikologjik kur i afrohej afati per te lare borxhet nen kercenimin e kreditoreve te vet borxhdhenes shtohej produktiviteti i tij letrar ndersa kur lante borxhet e veta ai ndalonte shkrimin e romaneve dhe shijonte jeten duke harxhuar perseri para. Si konkluzion del qe nje pune e vazhdueshme pa periudha qetesie dhe perqendrimi mund te behet nje burim i rendesishem stresi me fenomene ankthi te shkalleve te ndryshme, dhimbje koke, hyperemocionalitet (boshllek epigastrik), fenomene mikrodepresive dhe merzitje. Mungese variacioni Ne gjuhen e psikologjise Variacion eshte nje forme e lirise individuale ne raport me lirine shoqerore. Truri i njeriut ka nevoje per ngacmime te eksperiencave te reja per te rifreskuar dhe shtuar produktivitetin e tij. Mjaft profesione paraqesin kete variacion te pakten ne periudha te caktuara te tyre. Keshtu p.sh. xhirimi i filmave kinematografike, ekspeditat gjeologjike, ekspeditat arkeologjike dhe ato shkencore jane shembuj tipike te variacionit ne pune gje qe eviton stresin. Por edhe ne pune te tjera ose profesione te tjera kemi variacion. Keshtu nuk shohim perdite te njejtet kliente ne tregti, nuk shohim te njejtet te semure ne mjekesi, ose te njejtet nxenes çdo vit. Por detyrat administrative te ketyre profesioneve me teper karakterizohen nga monotonia. Komunikimi i keq Sado mire qe te bashkepunojne, kur fijet e komunikimit nuk funksionojne keto perbejne burim stresi. Keshtu me nje komunikim defektoz dikush diçka di dhe eshte i gatshem te bashkepunoje por askush nuk eshte i sigurte se kush eshte ai. E keqja e ketij komunikimi
  • 6. defektoz qendron ne faktin qe njerezit marrin vendime pa patur elementet e sakta dhe informacione nga kuadrot kompetente dhe marrin pjese ne mbledhje pa qene te informuar ne menyre te mjaftueshme dhe nuk marrin vesh nga rremuja qe mbizoteron ne mjedisin e punes. Dhe fajin per kete amulli zakonisht e ka nje kuader drejtues qe nuk ka organizuar mire punen ne sektoret e ndryshem te saj per te koordinuar veprimet. Psikologjia e çlirimit nga stresi në punë Ne kete rast stresi është një reaksion i organizmit ndaj trysnisë së jashtme. Stresi në punë ndodh kur kërkesat e punës tejkalojnë aftësinë e punonjësit për të përballuar presionin e saj. Stresi nuk është një sëmundje, por mund të shkaktojë probleme shëndetësore, nëse njeriu ka intensitet mendor dhe fizik për periudha të gjata. Studimet psikosociale kanë nxjerrë në pah efektet negative, si dhe shtimin e numrit të aksidenteve në kuadër të stresit në punë, rrezikun e keqësimit të shëndetit fizik dhe mendor të punonjësit, në mënyrë të veçantë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Stresi është rezultat i disa faktorëve: organizimi i përpjekjeve në punë që kërkon dhe vendimmarrje të rëndësishme, mekanizmat e shpërndarjes të punës, problemet financiare, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet, ambienti i punës, rehatia fizike dhe emocionale, vlerësimet e shpërblimet dhe shumë të tjera. Veprimet personale individuale dhe në grup kanë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen emocionale të një punonjësi ose grupi punonjësish. Aktiviteti i ngjeshur mendor e fizik prodhon stres, situata ngacmimi e irritimi. Stresi shkaktohet nga mosmarrëveshjet midis individëve në punën e tyre, nga konfliktet mes roleve tona në punë dhe jashtë saj dhe shkalla e pamjaftueshme e kontrollit të njerëzve mbi punën e jetën e tyre. Një situatë e vështirë në punë do të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e jetës. Efektet e stresit nuk përfundojnë me orarin e punës, por mund të prekin jetën tonë dhe më pas. Kalimi nga puna në pjesën tonë private dhe anasjelltas, shpesh përfshin një transferim të mbetjeve negative emocionale të ngulitura në kontekste të papërshtatshme. Kjo gjë bart rrezikun për të mbingarkuar aftësinë e individit për të menaxhuar të dyja këto pjesë: punën dhe jetën private. Përvoja e stresit mund të ndryshojë mënyrën se si një person ndien, mendon dhe sillet, dhe mund të çojë në ndryshime psikologjike tek ai. Ka dëshmi e përvoja se stresi ka ndikim negativ në sjellje të caktuara e në ecurinë e mirë të shëndetit. Ai ndikon në aspekte të tilla, si ushqimi dhe gjumi, ushtrimi dhe relaksimi, ndikon te zakonet e mira duke rritur veprimin e sjelljeve të rrezikshme të veseve të tjera, të tilla si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit. Stresi mund të çojë dhe në gjendje depresive e në
  • 7. panik, në izolim nga të tjerët, në frikë e mungesë besimi e vullneti, humbje të shpresës për pozitivitet etj. Ngarkesa e stresit në punë duhet të konsiderohet në lidhje me punën që kryhet, apo me shpejtësinë me të cilën duhet të kryhet puna dhe natyrën e mënyrën e kontrollit. Në njëfarë mase, kontrollimi i stresit mund të jetë një faktor vendimtar në përcaktimin e shëndetit. Përgjegjësia për njerëz të tjerë është identifikuar si një burim potencial i stresit, që lidhen me çështjet e drejtimit në punë. Wardell (1964) ka treguar se personat që kanë përgjegjësi në lidhje të tjerët, kanë një potencial të lartë për më shumë rrezik të sëmundjeve koronare të zemrës. Një strategji për menaxhimin e rreziqeve të stresit në punë është propozuar tashmë: (p.sh., Direktiva e Këshillit 89/391/KEE ["Direktiva Kuadër"], Komisioni Europian, 1996): Ky është cikli i kontrollit, i cili ishte përcaktuar si "procesi sistematik, sipas të cilit, janë të identifikuara rreziqet, për të analizuar dhe për të menaxhuar rreziqet dhe të mbrojtur punonjësit (Cox & Griffiths, 1995). Ky cikël përbëhet nga gjashtë faza: 1. Identifikimi i rrezikut 2. Vlerësimi i rreziqeve që lidhen me të 3. Implementimi (zbatimi) i strategjive të kontrollit të duhur te stresit 4. Monitorimi i efektivitetit të strategjive të kontrollit 5. Rivlerësimi i rrezikut 6. Analiza e nevojave të informacionit dhe trajnimit të punonjësve të ekspozuar ndaj rrezikut të stresit në punë. Tri nga objektivat kryesore për t’u ruajtur nga stresi në punë, të përcaktuara nga psikologët e sociologët janë: 1. Parandalimi: kontrolli e rreziqeve të stresit dhe ekspozimi përmes planifikimit dhe trajnimit për punonjësit, për të zvogëluar shanset e tyre për të përjetuar situata të vështira. 2. Reagimi, shpesh i bazuar në menaxhimin e problemeve në grup, për të përmirësuar kapacitetin e grupit apo kolektivit për të njohur dhe adresuar problemet kur ato lindin. 3. Rehabilitimi, i cili përfshin sigurimin e mbështetjes për të ndihmuar punonjësit me problemet ekzistuese për të menaxhuar stresin në punë dhe efektet e tij mbi shëndetin. E rëndësishme në ditët e sotme është të ndjekim disa sugjerime për të përballuar stresin në punë. 1. Të bëhemi të vetëdijshëm për atë që duhet theksuar me të vërtetë. Ne përpiqemi të identifikojmë burimet e stresit. Në cilin aspekt të punës e jetës tonë krijohet më shumë dhimbje apo tension? Cili na shqetëson më së shumti? Në cilat nga këto aspekte duhet vepruar në mënyrë urgjente?
  • 8. 2. Vlerësimi njohës i mjedisit. Para së gjithash duhet të njohim dallimin mes gjërave që mund të kontrollojmë dhe të atyre jashtë kontrollit tonë. Në qoftë se ne besojmë realitetin tonë të pandryshueshmërisë së punës, përpiqemi t’i japim më pak rëndësi ngjarjeve që ndodhin me ne në jetën e përditshme. Nëse do të keqtrajtoeshim nga drejtuesi sepse ka një humor të keq, nuk duhet marrë kjo si diçka personale dhe mbi të gjitha të mos biem në rrethin vicioz të fërkimeve dhe ngacmimeve (psh. format e "harresës" apo vonesat në dorëzimin e punës). Të përpiqemi për të mbajtur një qëndrim korrekt dhe profesional. 3.Duhet të informohemi për të drejtat tona. Njohuritë na japin mjetet e nevojshme për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë rreth nesh. 4. Planifikimi dhe menaxhimi i kohës. Shpesh ajo që theksojmë është thjesht "sasia" e punës. Duhet të bëjmë dallimin mes gjërave të rëndësishme dhe urgjente. Gjërat e parë janë ato të rëndësishme dhe urgjente, pastaj urgjente dhe jo të rëndësishme, më tej të rëndësishme dhe jo urgjente, dhe në fund as të rëndësishme e as urgjente. 5. Relaksimi. Duhet të bëjmë pak pushim gjatë ditës, madje edhe vetëm për të bërë disa frymëmarrje të thella dhe të mendojmë se mendja jonë është e relaksuar. Atëherë ne do të jemi në gjendje të kthehemi për të punuar me energji të reja dhe me më shumë qartësi. 6. Le të shqyrtojmë shkallën e vlerave. Duhet t’u japim peshë dhe gjërave që ekzistojnë jashtë punës: familja, miqtë dhe interesat e tjera. Të gjitha hapësirat ku situata mund të jetë më mire, janë qetësuese dhe shpërblim i kompensuar ndaj stresit të punës. 7. Të mendojmë pozitivisht. Kemi parasysh punën e bërë mirë dhe të kompensohemi disi. Të ndihemi të kënaqur, kur ne kemi arritur diçka të mirë. Le të mos e konsiderojmë kritikën si një sulm personal, por ta mendojmë si një mundësi për t'u rritur në punën tonë. 8. Le të kujdesemi për trupin tonë. Duhet t’i kushtojmë një stërvitje të rregullt, të kujdesemi për ushqimin tonë dhe të sigurojmë periudha të mjaftueshme të pushimit dhe ushtrimit të mirë antistres. Qëndrimi pasiv ndikon negativisht. Ushtrimet fizioterapike, efektiviteti i tyre mbi aftësinë e sistemit tonë nervor, ndikon në cilësinë më të mirë të gjendjes psikologjike, sociale e reduktimit të stresit në punë. Nëpërmjet praktikës së lëvizjes në kontekstin e duhur dhe pa përpjekje të panevojshme, me qëllimin për të rivendosur tendencën natyrore të trupit të njeriut për t’u relaksuar e për t’u ndier në harmoni me pjesën e tij të brendshme, shpirtërore, duke synuar nëpërmjet kësaj harmonie fizike e mendore çlirimin e ankthit dhe frustracioneve e stresit. Në veçanti, çlirimi i endorfinës bën të ndjehemi më mirë, dhe ndihmon për të parandaluar dëme kardiovaskulare për shkak stresit në punë. Modelet e ushtrimeve psikomotorike të cilësisë së lartë ndihmojnë për të arritur këto rezultate dhe për të formuar një bazë të qëndrueshme për të shtensionuar individin nga
  • 9. lodhja fizike e mendore, nga gjendja stresante në punë, por dhe jashtë saj. Shumë më komplekse e më të gjithanshme janë metodat e mëtejshme, të tilla si për shembull pjesëmarrja me aktivitete e sporte profesionale, të cilat ndikojnë jashtëzakonisht mirë në arritjen e këtij synimi. 9. Të mësojmë të kultivojmë humorin: Të qeshim shumë. E qeshura zgjat jetën, zhduk stresin e na jep një imazh më të mirë për veten si njerëz të lumtur e të suksesshëm. Ajo ka veti sugjestionuese dhe ndikon në humorin e përgjithshëm të ditës e të marrëdhënieve me të tjerët. 10. Të angazhohemi dhe për të punuar jashtë grupit. Aktiviteti sportiv, vullnetar, kulturor, mund të sigurojnë ato kënaqësi që ne nuk i kemi në vendin e punës. 11. Të flasim për problemet tona me miq të ngushtë. Shkëmbimi i përvojave sjell dhe pjekuri në marrjen e vendimeve e çlirim nga ankthi. Në raste më të vështira, të marrim ndihmën e një profesionisti. Këshillimi dhe psikoterapia janë mjetet më të dobishme për zgjidhjen e tensioneve të brendshme që çojnë në rritje të stresit. Këshilla se si ta shmangni stresin në pune: Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike. Simptomat dhe shkaktarët Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët.