SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  4
IMAMI dhe MEMECJA.
Ai një poet dhe astronom i madh i shekullit të 11-të.Ajo skllavja e tij,një oborrtare misterioze,e dashura
rebele.Një duel i bërë me anë të fjalës.Kështu lindën Kuantinat(lloj poezie) e famshme të Omar
Kajamit,kryevepra të letërsisë botërore.
Plaku Omar sapo kishte mbaruar lutjen e tij,kur një ngërç e kapi papritmas,në kohën kur po ngrinte kokën nga
gjunjët.U përmbajt që të mos mallkonte, por dhimbja ju përsërit akoma e më therëse.Atëhere Omari nëmi
kundër “Shumë të Lartit”,me kaq vrull sa filloi të kollitej.I dolën nga goja së bashku me copëzat e vrerit,fjalë që
zor se kuptoheshin,kaq e madhe qe furia e tyre.Provoi që të ngrihej në këmbë, por një shtysë për të vjellë e
hodhi përsëri me fytyrë për tokë.Mendoi se Perëndia këtë herë donte ta ndëshkonte,mendoi që do të vdiste
në gjunjë.I tmerruar mendoi të mallkonte edhe një herë për të fundit herë,dhe meqë asnjë nga sharrjet që aty
për aty i vinin në mendje, nuk i dukeshin në lartësinë e këtij momenti përfundimtar,ia doli të mbijetonte.Zuri
të prekte lehtë veten nën rrobat prej leshi në kërkim të mëlçisë.Qe e lehtë ta gjente ,pasi pozicioni i krusur në
të cilin gjendej por edhe se plaku ishte i shëndetshëm e i fortë si peksimidhe, e ndihmuan shumë atë.E shtypi
gjatë atë, me të dyja duart dhe kur dhimbjet ju bënë më pak të forta,u përpoq të ngrihej në këmbë.E bëri këtë
gjë me një stërmundim dhe me një durim,duke kërkuar pozicionin e duhur si një pelegrin.
-“Jam plak”,mendoi qetësisht më së fundi.”Jam plak dhe sigurisht po vdes”.
Pa që rrobat dhe qilimi tek këmbët e tij ishin llangosur me vrer.Veshi këpucët dhe shkoi në buzë të tarracës,ku
ishte mbledhur kukumal dëbora e rënë gjatë ditës.Mori një grusht me të dhe u vu ta fërkoi me forcë mbi
qilimin.Qilimi ishte i kushtueshëm,ishte dhuratë e një mbreti,pornuk ishte kjo që i interesonte.E dinte që
kishte për tu përballur akoma edhe për një farë kohe me Zotin e tij dhe dëshironte që kjo arenë e vogël të
mbahej e pastër dhe e rregullt për kohën e nevojshme të duelit të tij.
Më në fund ngriti sytë nga qielli.
Pas stuhisë së dëborës,qielli i muzgut ishte i kthjellët dhe i pastër.Papritmas yjet ishin shfaqur me një shkëlqim
të ftohtë si prej diamanti.Omarit iu zbut zëmërimi nga kjo bukuri e akullt.
-“Ky qiell është i dëshpëruar”,-mendoi,-“Zoti nuk ekziston”.
Ktheu shikimin nga pika e horizontit,ku mali Hasan ngrihej i lartë dhe i zi.Pa që atje qielli ishte bërë tashmë në
ngjyrë kobalti(lejla-blu e zënë) dhe atëhere u kthye me nxitim nga bangua prej guri që ndodhej në qendër të
tarracës.Morri sestantin(vegël astronomike për matjen e gradëve në qiell) e vjetër të zbukuruar me dru indian
dhe e drejtoi drejt ,për nga maja e malit.Pastaj me pëllëmbën e dorës rrahu mbi gurë si në një ritëm
vallëzimi.Më në fund përplasi duart dhe u kthye të shikoi me niveluesin, shigjetën prej argjendi të errët të
instrumentit.Thirringa kënaqësia.Ekzaktësisht në pikën e llogaritur, me një të dhjetën e gradës, nga maja e
malit Hasan,kishte dalë ylli Gamshid,ylli profetik.
-“Në djall”,-mërmëriti,-“Këtë e di.Dhe di edhe këtë tjetrën se për çfarë mund të shërbej”.
Tani ishte më mirë.U kthye nga dëbora,e sheshoi mirë-mirë me pëllëmbë dhe me gisht shkruajti sipër saj disa
fjalë.
-“Si një gllënkë të fundit,dua ta shijoj këtë pjesë të mbetur të jetës”.E lexoi atë që kishte shkruajtur,e fshiu me
dorë dhe rishkruajti:-“Si një gllënkë të fundit,duata shpërndaj mbi tokë këtë pjesë të mbetur të jetës”.
Po. Ishte një varg.Dukej një varg i mirë sipas “stilit të vjetër”.Rivuri sestantin në këllëfin e tij,morri qilimin, e
mblodhi rrotull me kujdes dhe zbriti për në dhomë.Atje morri pak letër dhe u rivu të bëj llogaritë e tij.
Pas pak kohe,kur nata s’kishte shumë që kishte rënë ,u ngjit në tarracë Memecja.Mbase kishte qenë prej
kohësh në ndonjë cep të shtëpisë,në erësirë,kush mund ta dinte?Iu ngjit shkallëve të larta prej druri,që ishin
afër pjergullës së thatë të “karme-s”(lloj rrushi) e që të nxirrnin lart përpara një qielli të zi të ndriçuar nga yjet,
me një frymë,e zbathur dhe pa ndihmën e kandilit, me çapin e saj të lehtë.Këmbët e Memeces ishin të zeza
dhe të forta si të një shërbëtoreje oborri,porçapin e kishte të shpejtë dhe të pazhurmshëm.U vendos përpara
kukumalit prej dëbore të lagur,ku shkëlqenin nga vetë drita e ftohtë dhe therrëse e yjeve,fjalët e imamit Omar
Abu I-Fath Ghiyas od Din Kayyam,një burrë me një dituri të pamatë.Memecja lexoi vargun ngadalë,duke
rrokëzuar çdo fjalë dhe e rilexoi edhe një herë, për ti dhënë ritmin e duhur asaj metrike të lashtë të një pune të
përkryer.
-“Dërr i fëlliqur”,-formuloi ajo një gulçim midis dhëmbëve.Kishte dhëmbë të mëdhenj e të bardhë si
dëbora.Me thonjtë e bërë me një llak në të kuqe të ndezur, gdhendi në dëborë mbi ato të “të diturit”,fjalë të
tjera.Pastaj duke mërmëritur e cingëritur pa zë,lexoi:
-“Deri kur me këto hipokrizi hileqare të jetës”,
-“Deri kur do të më ofrosh llumin o i zi”,
-“Veç dinakërisë së turpshme e gënjeshtrave të tua”,
-“Si një gllënkë të fundit do të doja ta flakja tutje”,
-“Këtë pjesë të mbetur, të kësaj jete”,
“Jo e përkryer,por e bërë mirë”mendoi Memecja.Buzëqeshi dhe rrëshqiti poshtë në përrockat e shtëpisë së
vjetër,prej nga ku kish ardhur.
Në mëngjez në një orë të mirë,plaku Omar u ngjit përsëri në tarracë me qilimin nën krahë.Kishte fjetur shumë
pak ,por të thuash të vërtetën nuk ishte as i lodhur dhe as i mërzitur.Kishte arritur gjatë natës në një pikë të
rëndësishme të llogaritjeve të tij.E dinte tashmë i sigurtë që e kishte kryer detyrën e vështirë të ngarkuar nga
sovrani i tij.Para se të plaste nga marrazi, do ti duhej patjetër ti dhuronte njerëzimit një kohë të re brenda një
kalendari të ri,të llogaritur:-“dua të më falësh o shumë i lartë,me një saktësi hyjnore.Jo keq për një plak që po
vdes,jo keq”.Shtroi qilimin për të bërë lutjen e mëngjezit kur pa pirgun e ngrirë të dëborës,pa fjalët e
gdhendura të kthyera në plagë të hapura prej akulli,dhe pa që ishin të shumta.E lexoi dhe e kuptoi që atë natë
kishte kaluar aty Memecja.”E çmendura”-mendoi dhe filloi ta mësoi përmendsh kuartinën.Pastaj u lut në paqe
me Perëndinë e tij dhe më pas shkoi ta kërkonte Memecen.
Nuk e gjeti.Nuk ishte e lehtë ta gjeje,për arsyen e thjeshtë,se ajo nuk donte që ta gjenin.Dinte pjesë nga
“manceli” i lashtë që ai e injoronte,dinte edhe fakte të tjera për qytetin e “Nishapur.-it”,madje ekzaktësisht
për “Khorosan-in” e brendshëm, për atë sekretin e fshehtë që ai fshihte.Duhej ditur se Memecja kishte kohë të
mjaftueshme ,për t’ju përkushtuar kurioziteteve dhe perversiteteve të saj.Dhe më e keqja e perversiteteve të
saj ishte të urrente plakun Omar, por edhe pse e urrente atë, nuk donte ta hiqte qafe,dhe meqë nuk donte as
këtë,nuk donte as të rrinte në një vend të caktuar.Pleqëriae imamit e minuar nga sfidat e mëdhaja të
jetës,tash ishte shthurur fare nga kjo e çmendur.Nga opsesioni i vetëm i kësaj fluturakeje,për ti ikurçdo
mundësie mbikqyrjeje,rregulli apoautoriteti.Të asaj memeceje këngëtare.A do ti kish kërkuar vallë ndonjëherë
“kadiut”(gjykatësit) t’ja hiqte qafe atë?A do ta kishin gjetur vallë rojet?Nuk shpresonte!Dhe nuke dëshironte
aspak këtë gjë!
Sepse,në fakt e pathëna duhej thënë.Mos nguro t’uathuash njerëzve Omar,aq më pak Perëndisë,për më tepër
tani që hallet e kërkimet e kota e kishin çuar në rrugën ku mund të ndeshte çdo formë të poshtërsisë
njerëzore, ku asnjë nuk e mbronte nga sulmet e ashpra.Provota thuash o plaku Omar.Thuaje pra:Dashuria.
E kishte dashur.Po ,e kishte dashur,që Zoti ta falte.Si një humnerë të ferrit,si një dimër pa shpëtim.E kishte
dashur.
Imami i ktheu kurrizin botës dhe zbriti në shtëpinë e tij,në dhomën e studimeve të tij.”Nëse nuk vdes nga
pleqëria,do të vdes patjetër nga ajo” mendoi me zë të lartë, me shpresën e kotë se mos e dëgjonin muret.
Sa kohë u bë që ishin bashkë?30?40 vjet?Me llogaritjet e kalendarit të ri,kalendarit të tij? 37 vjet e një
pranverë.Kaq ishte koha e kaluar me të.Koha që është një iluzion,sipas imamit.Koha që është hija e
vdekjes,lojë mizore e Perëndisë.Koha që është: Dashuri.
Ajo.Memecja që kishte ardhur nga oborri i Isfahan-it e zbathur dhe e përndjekur nga ndonjë prej intrigave të
shumta mbretërore,mbase ajo vetë frut i intrigave.Nga fëlliqsirat e kryeqytetit ajo sillte vetëm një
shenjë:gjuhën e prerë.Memece.Imami e kishte blerë atë,sepse dinte ti binte në “udë”(vegël muzikore si lauta)
disa melodive të vjetra,ndodh edhe kështu dhe pastaj e kishte dëgjuar ti binte nga dashuria,ndodh edhe ashtu.
Ajo. E kishte blerë atë dhe e kishte mbajtur një vit e më shumë,e kishte shitur.E kishte marrë përsëri për një vit
e më shumë e përsëri e kishte shitur.E përsëri e kishte marrë e përsëri e shiti,e përsëri,e përsëri. Plot 37 herë
sipas kalendarit të ri.Për çdo herë i binte udës përherë e më pak.Më shpesh zhdukej.Brenda shtëpisë,brenda
qytetit,brenda botës.Ai përhapte copëza letre andej-këtej me mesazhe të shkurtëra për të,që nuk dukeshin si
ndëshkime.Vargje sipas “stilit të vjetër” që në të vërtetë ishin ndëshkime.I gjente të futura në vendet më të
fshehta,të plotësuara me të tjera vargje.Vargje sipas “stilit të vjetër”,që ia shtonin vuajtjet.Dhe nëpërvite
gjente të tjera të asaj Memeces,shkruajtur në pluhur,në mure,në baltë.U shtonte një ose dy vargje.Ndëshkime
sipas “të vjetrës” në kuartina.Ndëshkime shumë fisnike.Dashuria.I kishte dërguartë dedikuara asaj kushedi se
sa vargje,mbase një mijë,sigurisht edhe më shumë.Dashuria.E kishte marrë herën e fundit sapo kishte zënë
dëbora e parë.Tashmë kanë kaluar dy muaj o plaku Omar.E kishte marrë me gjithë pleqërinë e saj.E çmendura!
Imami i ngjiti me shumë mundim shkallët e drunjta të përpjeta,që të nxirnin në tarracë.Iu kthye kukumalit
prej dëbore,që dielli akoma nuk kishte mundur ta shkrinte,fshiu ato që ishin për tu fshirë dhe shkruajti një varg
të ri:
-“Hajde o idhulli im”!
-“Zgjidhe me bukurinë tënde,problemin tonë të vështirë”.
Pastaj duke qarë qetë-qetë iu kthye studimeve.
FUND.
Lushnje më 03.12.2015 ora 06:52.

Contenu connexe

En vedette

Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1Karla Moon
 
грибной суп
грибной супгрибной суп
грибной супsombreleor
 
Nidia milena tovar
Nidia milena tovarNidia milena tovar
Nidia milena tovarNidia Tovar
 
1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech 1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech 1science
 
BofY Community Profile
BofY Community ProfileBofY Community Profile
BofY Community ProfileKarla Moon
 
Ingles
InglesIngles
Ingles96333
 
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey diseaseRare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey diseaseKLP22
 
The Evolution of Big Data at Spotify
The Evolution of Big Data at SpotifyThe Evolution of Big Data at Spotify
The Evolution of Big Data at SpotifyJosh Baer
 
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEM
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEMELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEM
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEMAltin Emiri
 
Adil Hamid Modified CV
Adil Hamid Modified CVAdil Hamid Modified CV
Adil Hamid Modified CVAdil HH Bashir
 

En vedette (13)

Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
Data PPT - All Communities Policy Initiative Nov 10 v1
 
грибной суп
грибной супгрибной суп
грибной суп
 
Nidia milena tovar
Nidia milena tovarNidia milena tovar
Nidia milena tovar
 
Toeic in thailand
Toeic in thailandToeic in thailand
Toeic in thailand
 
Yourprezi
YourpreziYourprezi
Yourprezi
 
1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech 1science - MtlNewTech
1science - MtlNewTech
 
BofY Community Profile
BofY Community ProfileBofY Community Profile
BofY Community Profile
 
Updated CV
Updated CVUpdated CV
Updated CV
 
Ingles
InglesIngles
Ingles
 
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey diseaseRare Genomics paper Hailey-Hailey disease
Rare Genomics paper Hailey-Hailey disease
 
The Evolution of Big Data at Spotify
The Evolution of Big Data at SpotifyThe Evolution of Big Data at Spotify
The Evolution of Big Data at Spotify
 
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEM
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEMELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEM
ELEMENTET KIMIKE NE ORGANIZEM
 
Adil Hamid Modified CV
Adil Hamid Modified CVAdil Hamid Modified CV
Adil Hamid Modified CV
 

Imami dhe memecja.

  • 1. IMAMI dhe MEMECJA. Ai një poet dhe astronom i madh i shekullit të 11-të.Ajo skllavja e tij,një oborrtare misterioze,e dashura rebele.Një duel i bërë me anë të fjalës.Kështu lindën Kuantinat(lloj poezie) e famshme të Omar Kajamit,kryevepra të letërsisë botërore. Plaku Omar sapo kishte mbaruar lutjen e tij,kur një ngërç e kapi papritmas,në kohën kur po ngrinte kokën nga gjunjët.U përmbajt që të mos mallkonte, por dhimbja ju përsërit akoma e më therëse.Atëhere Omari nëmi kundër “Shumë të Lartit”,me kaq vrull sa filloi të kollitej.I dolën nga goja së bashku me copëzat e vrerit,fjalë që zor se kuptoheshin,kaq e madhe qe furia e tyre.Provoi që të ngrihej në këmbë, por një shtysë për të vjellë e hodhi përsëri me fytyrë për tokë.Mendoi se Perëndia këtë herë donte ta ndëshkonte,mendoi që do të vdiste në gjunjë.I tmerruar mendoi të mallkonte edhe një herë për të fundit herë,dhe meqë asnjë nga sharrjet që aty për aty i vinin në mendje, nuk i dukeshin në lartësinë e këtij momenti përfundimtar,ia doli të mbijetonte.Zuri të prekte lehtë veten nën rrobat prej leshi në kërkim të mëlçisë.Qe e lehtë ta gjente ,pasi pozicioni i krusur në të cilin gjendej por edhe se plaku ishte i shëndetshëm e i fortë si peksimidhe, e ndihmuan shumë atë.E shtypi gjatë atë, me të dyja duart dhe kur dhimbjet ju bënë më pak të forta,u përpoq të ngrihej në këmbë.E bëri këtë gjë me një stërmundim dhe me një durim,duke kërkuar pozicionin e duhur si një pelegrin. -“Jam plak”,mendoi qetësisht më së fundi.”Jam plak dhe sigurisht po vdes”. Pa që rrobat dhe qilimi tek këmbët e tij ishin llangosur me vrer.Veshi këpucët dhe shkoi në buzë të tarracës,ku ishte mbledhur kukumal dëbora e rënë gjatë ditës.Mori një grusht me të dhe u vu ta fërkoi me forcë mbi qilimin.Qilimi ishte i kushtueshëm,ishte dhuratë e një mbreti,pornuk ishte kjo që i interesonte.E dinte që kishte për tu përballur akoma edhe për një farë kohe me Zotin e tij dhe dëshironte që kjo arenë e vogël të mbahej e pastër dhe e rregullt për kohën e nevojshme të duelit të tij. Më në fund ngriti sytë nga qielli. Pas stuhisë së dëborës,qielli i muzgut ishte i kthjellët dhe i pastër.Papritmas yjet ishin shfaqur me një shkëlqim të ftohtë si prej diamanti.Omarit iu zbut zëmërimi nga kjo bukuri e akullt. -“Ky qiell është i dëshpëruar”,-mendoi,-“Zoti nuk ekziston”. Ktheu shikimin nga pika e horizontit,ku mali Hasan ngrihej i lartë dhe i zi.Pa që atje qielli ishte bërë tashmë në ngjyrë kobalti(lejla-blu e zënë) dhe atëhere u kthye me nxitim nga bangua prej guri që ndodhej në qendër të tarracës.Morri sestantin(vegël astronomike për matjen e gradëve në qiell) e vjetër të zbukuruar me dru indian dhe e drejtoi drejt ,për nga maja e malit.Pastaj me pëllëmbën e dorës rrahu mbi gurë si në një ritëm vallëzimi.Më në fund përplasi duart dhe u kthye të shikoi me niveluesin, shigjetën prej argjendi të errët të instrumentit.Thirringa kënaqësia.Ekzaktësisht në pikën e llogaritur, me një të dhjetën e gradës, nga maja e malit Hasan,kishte dalë ylli Gamshid,ylli profetik.
  • 2. -“Në djall”,-mërmëriti,-“Këtë e di.Dhe di edhe këtë tjetrën se për çfarë mund të shërbej”. Tani ishte më mirë.U kthye nga dëbora,e sheshoi mirë-mirë me pëllëmbë dhe me gisht shkruajti sipër saj disa fjalë. -“Si një gllënkë të fundit,dua ta shijoj këtë pjesë të mbetur të jetës”.E lexoi atë që kishte shkruajtur,e fshiu me dorë dhe rishkruajti:-“Si një gllënkë të fundit,duata shpërndaj mbi tokë këtë pjesë të mbetur të jetës”. Po. Ishte një varg.Dukej një varg i mirë sipas “stilit të vjetër”.Rivuri sestantin në këllëfin e tij,morri qilimin, e mblodhi rrotull me kujdes dhe zbriti për në dhomë.Atje morri pak letër dhe u rivu të bëj llogaritë e tij. Pas pak kohe,kur nata s’kishte shumë që kishte rënë ,u ngjit në tarracë Memecja.Mbase kishte qenë prej kohësh në ndonjë cep të shtëpisë,në erësirë,kush mund ta dinte?Iu ngjit shkallëve të larta prej druri,që ishin afër pjergullës së thatë të “karme-s”(lloj rrushi) e që të nxirrnin lart përpara një qielli të zi të ndriçuar nga yjet, me një frymë,e zbathur dhe pa ndihmën e kandilit, me çapin e saj të lehtë.Këmbët e Memeces ishin të zeza dhe të forta si të një shërbëtoreje oborri,porçapin e kishte të shpejtë dhe të pazhurmshëm.U vendos përpara kukumalit prej dëbore të lagur,ku shkëlqenin nga vetë drita e ftohtë dhe therrëse e yjeve,fjalët e imamit Omar Abu I-Fath Ghiyas od Din Kayyam,një burrë me një dituri të pamatë.Memecja lexoi vargun ngadalë,duke rrokëzuar çdo fjalë dhe e rilexoi edhe një herë, për ti dhënë ritmin e duhur asaj metrike të lashtë të një pune të përkryer. -“Dërr i fëlliqur”,-formuloi ajo një gulçim midis dhëmbëve.Kishte dhëmbë të mëdhenj e të bardhë si dëbora.Me thonjtë e bërë me një llak në të kuqe të ndezur, gdhendi në dëborë mbi ato të “të diturit”,fjalë të tjera.Pastaj duke mërmëritur e cingëritur pa zë,lexoi: -“Deri kur me këto hipokrizi hileqare të jetës”, -“Deri kur do të më ofrosh llumin o i zi”, -“Veç dinakërisë së turpshme e gënjeshtrave të tua”, -“Si një gllënkë të fundit do të doja ta flakja tutje”, -“Këtë pjesë të mbetur, të kësaj jete”, “Jo e përkryer,por e bërë mirë”mendoi Memecja.Buzëqeshi dhe rrëshqiti poshtë në përrockat e shtëpisë së vjetër,prej nga ku kish ardhur. Në mëngjez në një orë të mirë,plaku Omar u ngjit përsëri në tarracë me qilimin nën krahë.Kishte fjetur shumë pak ,por të thuash të vërtetën nuk ishte as i lodhur dhe as i mërzitur.Kishte arritur gjatë natës në një pikë të rëndësishme të llogaritjeve të tij.E dinte tashmë i sigurtë që e kishte kryer detyrën e vështirë të ngarkuar nga sovrani i tij.Para se të plaste nga marrazi, do ti duhej patjetër ti dhuronte njerëzimit një kohë të re brenda një kalendari të ri,të llogaritur:-“dua të më falësh o shumë i lartë,me një saktësi hyjnore.Jo keq për një plak që po
  • 3. vdes,jo keq”.Shtroi qilimin për të bërë lutjen e mëngjezit kur pa pirgun e ngrirë të dëborës,pa fjalët e gdhendura të kthyera në plagë të hapura prej akulli,dhe pa që ishin të shumta.E lexoi dhe e kuptoi që atë natë kishte kaluar aty Memecja.”E çmendura”-mendoi dhe filloi ta mësoi përmendsh kuartinën.Pastaj u lut në paqe me Perëndinë e tij dhe më pas shkoi ta kërkonte Memecen. Nuk e gjeti.Nuk ishte e lehtë ta gjeje,për arsyen e thjeshtë,se ajo nuk donte që ta gjenin.Dinte pjesë nga “manceli” i lashtë që ai e injoronte,dinte edhe fakte të tjera për qytetin e “Nishapur.-it”,madje ekzaktësisht për “Khorosan-in” e brendshëm, për atë sekretin e fshehtë që ai fshihte.Duhej ditur se Memecja kishte kohë të mjaftueshme ,për t’ju përkushtuar kurioziteteve dhe perversiteteve të saj.Dhe më e keqja e perversiteteve të saj ishte të urrente plakun Omar, por edhe pse e urrente atë, nuk donte ta hiqte qafe,dhe meqë nuk donte as këtë,nuk donte as të rrinte në një vend të caktuar.Pleqëriae imamit e minuar nga sfidat e mëdhaja të jetës,tash ishte shthurur fare nga kjo e çmendur.Nga opsesioni i vetëm i kësaj fluturakeje,për ti ikurçdo mundësie mbikqyrjeje,rregulli apoautoriteti.Të asaj memeceje këngëtare.A do ti kish kërkuar vallë ndonjëherë “kadiut”(gjykatësit) t’ja hiqte qafe atë?A do ta kishin gjetur vallë rojet?Nuk shpresonte!Dhe nuke dëshironte aspak këtë gjë! Sepse,në fakt e pathëna duhej thënë.Mos nguro t’uathuash njerëzve Omar,aq më pak Perëndisë,për më tepër tani që hallet e kërkimet e kota e kishin çuar në rrugën ku mund të ndeshte çdo formë të poshtërsisë njerëzore, ku asnjë nuk e mbronte nga sulmet e ashpra.Provota thuash o plaku Omar.Thuaje pra:Dashuria. E kishte dashur.Po ,e kishte dashur,që Zoti ta falte.Si një humnerë të ferrit,si një dimër pa shpëtim.E kishte dashur. Imami i ktheu kurrizin botës dhe zbriti në shtëpinë e tij,në dhomën e studimeve të tij.”Nëse nuk vdes nga pleqëria,do të vdes patjetër nga ajo” mendoi me zë të lartë, me shpresën e kotë se mos e dëgjonin muret. Sa kohë u bë që ishin bashkë?30?40 vjet?Me llogaritjet e kalendarit të ri,kalendarit të tij? 37 vjet e një pranverë.Kaq ishte koha e kaluar me të.Koha që është një iluzion,sipas imamit.Koha që është hija e vdekjes,lojë mizore e Perëndisë.Koha që është: Dashuri. Ajo.Memecja që kishte ardhur nga oborri i Isfahan-it e zbathur dhe e përndjekur nga ndonjë prej intrigave të shumta mbretërore,mbase ajo vetë frut i intrigave.Nga fëlliqsirat e kryeqytetit ajo sillte vetëm një shenjë:gjuhën e prerë.Memece.Imami e kishte blerë atë,sepse dinte ti binte në “udë”(vegël muzikore si lauta) disa melodive të vjetra,ndodh edhe kështu dhe pastaj e kishte dëgjuar ti binte nga dashuria,ndodh edhe ashtu. Ajo. E kishte blerë atë dhe e kishte mbajtur një vit e më shumë,e kishte shitur.E kishte marrë përsëri për një vit e më shumë e përsëri e kishte shitur.E përsëri e kishte marrë e përsëri e shiti,e përsëri,e përsëri. Plot 37 herë sipas kalendarit të ri.Për çdo herë i binte udës përherë e më pak.Më shpesh zhdukej.Brenda shtëpisë,brenda qytetit,brenda botës.Ai përhapte copëza letre andej-këtej me mesazhe të shkurtëra për të,që nuk dukeshin si ndëshkime.Vargje sipas “stilit të vjetër” që në të vërtetë ishin ndëshkime.I gjente të futura në vendet më të fshehta,të plotësuara me të tjera vargje.Vargje sipas “stilit të vjetër”,që ia shtonin vuajtjet.Dhe nëpërvite
  • 4. gjente të tjera të asaj Memeces,shkruajtur në pluhur,në mure,në baltë.U shtonte një ose dy vargje.Ndëshkime sipas “të vjetrës” në kuartina.Ndëshkime shumë fisnike.Dashuria.I kishte dërguartë dedikuara asaj kushedi se sa vargje,mbase një mijë,sigurisht edhe më shumë.Dashuria.E kishte marrë herën e fundit sapo kishte zënë dëbora e parë.Tashmë kanë kaluar dy muaj o plaku Omar.E kishte marrë me gjithë pleqërinë e saj.E çmendura! Imami i ngjiti me shumë mundim shkallët e drunjta të përpjeta,që të nxirnin në tarracë.Iu kthye kukumalit prej dëbore,që dielli akoma nuk kishte mundur ta shkrinte,fshiu ato që ishin për tu fshirë dhe shkruajti një varg të ri: -“Hajde o idhulli im”! -“Zgjidhe me bukurinë tënde,problemin tonë të vështirë”. Pastaj duke qarë qetë-qetë iu kthye studimeve. FUND. Lushnje më 03.12.2015 ora 06:52.