Publicité

Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

Mesuese à Internet Juventinat Durrsak
22 Jan 2018
Publicité

Contenu connexe

Publicité
Publicité

Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre

  1. DETYRË NR. 2 – TREMUJROI I DYTË LËNDA: Gjeografi TEMA: Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre PUNOI: #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet
  2. Liqene quhen masa ujore që zënë për një kohë të gjatë gropa të mbyllura dhe që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Ato formohen kur ardhja e ujit është më e madhe sesa sasia që largohet. Liqenet mund të furnizohen prej: reshjeve; ujërave rrjedhëse; burimeve nëntokësore; ujërave të përftuara nga shkrirja e borës dhe e akullnajave etj. Liqenet mund të jenë me rrjedhje, kur e dershinujin e tyre në det, ose pa rrjedhje, kur uji i tyre nuk shkarkohet në det. Liqenet ndryshojnë nga njëri-tjetri në bazë të mënyrës së formimit të tyre. Ato ndahen në liqene artificiale, tektonike. vullkanike, akullnajore, karstike dhe bregdetare.
  3. Liqenet artificiale krijohen nga veprimtaria e njeriut, për qëllime ekonomike (hidroenergji, ujitje, peshkim, turizëm, transport ujor) dhe mjedisore (për zbutjen e klimës dhe pastrimin e ajrit). LIQENI I TIRANËS (artificial) Tiranë, Shqipëri
  4. Liqenet tektonike formohen nga mbushja me ujë e gropave tektonike. Ato janë të thella dhe me shpate pothuajse të drejta. LIQENI BAJKAL (tektonik) LIQENI I OHRIT (tektonik) Rusi (në Jug të Siberisë) Ohër, Maqedoni
  5. Liqenet vullkanike formohen nga mbushja me ujë e kratereve të vullkaneve të shuara dhe dallohen për formën e tyre rrethore. LIQENI TOBA (vullkanik) Indonezi (në ishullin Sumatra)
  6. Liqenet akullnajore formohen nga uji i përftuar prej shkrirjes së akujve në një grope akullnajore. Ato kanë formë jo shumë të rregullt dhe të përzgjatur, të krijuar nga pasha dhe veprimi gërryes i akullnajës. LIQENET E MËDHA (akullnajor) LIQENI I LURËS (akullnajor) Rila, Bullgari Lurë, Shqipëri
  7. Liqenet karstike formohen nga mbushja me ujë e gropave karstike. LIQENI I DUMRESË (karstik) Dumre, Shqipëri
  8. Liqenet bregdetare (lagunore) formohen si rezultat i veçimit me rripa toke të një gjiri bregdetar. Gjatë baticë-zbaticave, uji i tyre komunikon me detin përmes kanaleve lidhëse. LIQENI I BUTRINTIT (bregdetar) Sarandë, Shqipëri
Publicité