PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”

#MesueseAurela Elezaj
#MesueseAurela ElezajMesuese à Internet Juventinat Durrsak
#MesueseAurela
GJERGJ FISHTA
DHE
” LAHUTA E MALCIS”
#MesueseAurela
OBJEKTIVAT:
1) JETA DHE VEPRA
- LIRIKE-
-EPIKE
- DRAMATIKE
2) ANALIZE “LAHUTA E
MALCIS”
3) “LAHUTA E MALCIS”
PERKRAH LETERSISE
ARBERESHE
4)LAHUTA E MALCIS DHE
EPOSET E TJERA
SHQIPETARE
5) VLERESIMI QE KANE
DHENE PER LAHUTEN E
MALCIS
6) VLERESIMI JUAJ PER
GJERGJ FISHTEN DHE
LAHUTEN E MALCIS
#MesueseAurela
Gjergj Fishta (1871-1040)
• Jeta dhe veprimtaria letrare
Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 i
biri i Ndokë Simon Ndocit dhe i Prendes të Lazer Kacit prej Kotrri me emrin
Zekë/Zef Ndoci mbas tre vëllezërve dhe një motre.
Familja e tij u shpërngul nga Domgjoni i Mirditës.
Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (jo
profesionist) mendohet të ketë mbi 20 piktura,deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë
në arenën ndërkombëtare.
Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.
Titujt e veprave:
1-Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925
2-Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907)
3-Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
4-Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911)
5-Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
6-Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912)
7-Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues.
8-Juda Makabé - tragjedi (1914)
9-Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
10-Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924)
11-Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
12-Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
13-Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)
Mirnjohjet
1-Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
2-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
3- Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i
Shkodrës (1911).
4- Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
5- Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë
(1912).
6- Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
7- Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
8- Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan
(1929).
9- Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
Gjergj Fishta në botën e teatrit përbën një befasi krijuese. Një varg dramash, shkruar dhe
vënë në skenë kryesisht në vitet e para Luftës së Dytë Botërore edhe janë mbledhur e janë
botuar ne vitin 2007 nga shtëpia botuese "Naim Frashëri". Në të përfshihen "Shna Ndou i
Padues", "Shqiptari i qytetnuem", "Juda Makabe", "Barinjtë e Betlehemit", "Hajrija" dhe
"Shqiptarja e qytetnueme". Gjergj Fishta i është kushtuar teatrit, nisur fillimisht nga
qëllime të dukshme didaktike, religjoze e kombëtare. Më pas përkushtimi i tij për teatrin ka
marrë tërë vëmendjen e merituar artisike, duke na lënë pjesë të tillë, si tragjedia "Juda
Makabe" e vënë në skenë më 1916 dhe botuar në 1920, e cila për nga vlerat ideoartistike
është padyshim vepra më e arrirë e dramaturgjisë shqiptare,
Satira e tij u tregua e pamëshirshme ndaj veseve të kohës. Pa kompromis, ai goditi dukuritë e shëmtuara
negative dhe mbartësit e tyre, cilëtdo që qenë ata. Këto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetëm brenda individit,
por në rrafshin e gjithë shoqërisë kombëtare. Ai nuk fal askënd që të abuzojë me postin që mban dhe të zhvatë
financën kombëtare, të marrë ryshfete, të bëjë veprime prej kopuku e dallkauku, të trajtojë Atdheun si çiflikun
e tij, si tapet për karrigen e tij. Në radhë të parë ajo është satirë kundër tradhtarëve, atdhemohuesëve,
parazitëve të kombit. Në radhë të dytë është satirë kundër elitës zyrtare dhe veseve klasore të saj. Këtu
Fishta na shfaqet si realist i fuqishëm. Vepra artistike më e përkryer artistikisht e Fishtës mbahet "Palokë
Cuca", (1912), bashkë me "Gomarin e Babatasit" (1913) që e botoi me pseudonimin Gegë Toska, janë dy
kryeveprat e satirës sonë. "Palok Cuca" është poema e heroit komik
Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj
njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e
ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të
përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit.
Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është
quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia
e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e
bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë
tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb
metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e
bëjnë atë krijim himn të përkryer.
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
“Lahuta e Malcis” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën
autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin
1937.Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të
zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor.
Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914)
nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i
kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike
midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e
famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë.
Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan
në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923,
1931 dhe 1933.
Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më
1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të
shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas
Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet.
Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më
1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht
dhe italisht.
“Lahuta e Malcis” është eposi i shqiptarëve, është eposi
më i ri kombëtar i njëri prej popujve më të lashtë të
Evropës. Kjo “kontradiktë” moshash, e shpjeguar nga
rrethanat historiko-kulturore të veçanta të popullit
shqiptar, justifikohet me vlerat artisktike autentike
dhe origjinale të veprës. Parimet nga të cilat u udhëhoq
Gjergj Fishta në krijimin e epopesë së shqiptarëve janë
një sintezë e poetikës aristoteliane me shkollën
romantike të Evropës Perëndimore te shek.XIX.
“Lahuta e Malcis” nuk është një vepër historike,
megjithëse mbështetet në ngjarje historike dhe
përshkruan persona realë që kanë marrë pjesë në këto
ngjarje reale. Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një
trillim fantastik, megjisë në të pasqyrohet një popull që
bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat
e veta. Ajo nuk është, gjithashtu, as një memorial i një
analisti të situatës ndërkombëtare, megjithëse autori i
saj analizon me hollësi të gjitha vendimet e fshehta apo
legale të Fuqive të Mëdha të kohës, që ndikuan në fatin
e Shqipërisë.
“Lahuta e Malcis” është një
poemë epiko-heroike, një vepër
epope, subjekti i së cilës është
ndërtuar mbi epizode të shumta
ku veprojnë një numër i madh
personazhesh historike e
mitologjike.
Baza kompozicionale e poemës
është konflikti ndërmjet dy
popujve të Ballkanit: i
shqiptarëve dhe malaziasve.
Ky konflikt nis në Vraninë, një
ishull i vogël në Liqenin e
Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet
Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe
përfundon në Londër, në
Konferencën e krerëve të Fuqive
të Mëdha, të cilët morrën
vendimin që forcat
shumëkombëshe të vendoseshin
në qytetin e Shkodrës për ta
zgjidhur këtë konflikt.
Konflikti i “Lahutës së Malcisë”
zhvillohet duke zgjeruar
përmasat e veta.
Në Vraninë ndeshet shkodrani
Oso Kuka, në krye të rojeve të
postës kufitare, me malaziasin
Vuk Radoviq, që i printe një
bande cubash.
Më pas ndeshen forcat e dervish
Pashës, të dërguara nga Sulltani,
me ushtrinë e Mark Milanit, të
ngritur nga krajl Nikolla i Malit
të Zi, për të pushtuar tokat e
Perandorisë Osmane në Ballkan.
Konflikti mbetet jashtë kufijve të
shteti të ri të sapoformuar, në
Kosovë e Çamëri, në rrethinat e
liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit.
Poema përmban tre tipa këngësh:
- këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët
popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë;
- këngët kreshnike, ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit
ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë);
- këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak.
Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare.
Lahuta e malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e
folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti
vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm – në trajtën e urimeve
dhe të mallkimeve.Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve.
Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor,
ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para
të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë
frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës.
Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit.
Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si:
- Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi;
- Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike;
- Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i
përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve;
- Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë
homerike;
- Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi
etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive;
- Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën
dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.
Analizae Lahutes
se madhe
Personazhetne“LahuteneMalcise”
Personazhet krahas idesë, struktures dhe figuracionit
janë ndër elementet më qenësore të Lahutës, që e bëjnë
veprën të përkryer, qoftë si ide, strukturë, apo si
realizim artistik e estetik.Lahuta e Malcis edhe pse
nuk e ka një hero (personazh) kryesor që do të përbënte
boshtin e poemës, ajo ka tridhjetë këngë të lidhura
organikisht në mes veti që përbëjnë një tërësi, dhe
dhjetra personazhe që degëzohen në tri kategori;
historike, mitologjike dhe autoriale (imagjinare).
Personazhet historike janë të shumtë: Ali Pashë Gusia, Abdyl
Frashëri, Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Abdullah Dreni, Knjaz Nikolla etj.
Te këta Personazhe më tepër kemi përshkrimin e tyre të jashtëm si
pamjen fizike, veshjen etj. Përjashtim bëjnë Oso Kuka, Knjaz Nikolla e
ndonjë tjetër. Te Oso Kuka përshkruhet ndjenja e pikëllimit si dhe
arsyeja që e shkakton atë, pra është një ëndërr që ai e kishte pare një
natë më herët. Një përshkrim dramatik e të tmerrshëm e kemi te
personazhi Knjaz Nikolla te kënga Lugati, kur atij në mesnatë i hyn në
dhomë Lugati-Mehmet Ali Pasha, i vdekur.
Personazhet autoriale poashtu janë të shumtë, por si më të rëndësishëm që
ndikojnë në rrjedhën dhe vazhdimin e ngjarjes janë Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani e
Rrushman Hasani. Por prej të gjithve, figura e Tringës paraqitet me të gjitha tiparet,
vyrtytet e bukurinë e një vajze shqiptare.
Ajo mbas luhatjeve të mbrendshme; frikës, dyzimit të mendimeve, manifeston karakterin e
heroines.
Në Lahutë përveç personazheve shqiptarë është edhe një numër i madh i personazheve të
taborrit tjetër si atyre malazez, serb, e edhe më gjerë si Cari i Moskovit dhe personazhe nga
ana e turqëve.
Ndërsa, nëse bëjmë ndarjen klasike në heronj pozitiv e negativ do të vrejmë se shqiptarët që
luftojnë për lirinë e tyre janë personazhe pozitive, kurse ata të palës kundërshtuese, si
zaptues, personazhe negative. Derisa shqyrtojmë karakterin e personazheve shqiptarë që
përafërsisht është i njëjtë, por që kanë veçoritë dhe veçantitë e heroizmit shqiptar, duhet të
merremi edhe me personazhet e taborrit kundërshtar , që nga studiuesit e Lahutës deri më
tash, janë parë vetëm si një sfond dekorimi.
Këta personazhe janë poashtu elemente funksionale pa të cilët kjo vepër nuk do ta kishte
madhështinë dhe funksionin si në rrafshin letrar artistik, ashtu edhe në rrafshet e tjera.
Këtyre personazheve, vetë autori u jep peshë edhe funksion me rëndësi në vepër, duke i
vendosur në pesë këngët e para të saj, ngase është nisur nga aksioma “shkak-pasojë”.
Pra, nuk janë trimat dhe heronjtë shqiptarë, po kundërshtarët e tyre, si Knjazi i Cetinës e
Cari i Moskovit, dy personazhe të realizuara artistikisht në shkallën më të përsosur, dhe
autori perms tyre i dha një pasqyrë besnike, jo vetëm lexuesit shqiptar të kohës, por edhe
atij evropjan për rrezikun e idesë së pansllavizmit që bota e provoi gjatë gjithë shekullit pas
botimit të veprës së Fishtës.
Personazhet ne “Lahuten e Malcise”
Prej personazheve mitologjike
jashtëzakonisht funksionojnë mirë Dragojt, Zanat,
Orët, e të tjerë. Dragojt janë njerëz të rëndomt ashtu si
Marash Uci, Xhemë Sadria, Rrustem Uka, Gjetë Gega
etj, të cilët te kënga Kulshedra marrin tiparet e
elementet e herojnve të këngëve kreshnike, që ngriten
në qiell duke fluturuar . Po ashtu edhe Zanat e Orët
kanë tipare fantastike, janë aq të shpejta sa hap e
mbyllë qerpikun e synit . Bota e mbrendshme e Zanës
së Madhe te tufa e këngëve për Tringën portretizohet
në të gjitha konturat njerëzore si, dhembja, vajtimi,
mllefi, e dëshpërimi ndaj jetës.
Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e
bukur dhe luftarake, e cila
jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke
shituar(shkelur). * E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e
Lahutes se Malcis.
Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj.
Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të
kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur
konvencionalisht Zana e Frymëzimit.
Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për
të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis.
Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik
të Fishtës, lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së
poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinë e verbit
fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit.
Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe
perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne
trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te
keqija. * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me
te njejtin titull,
Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe
perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i
keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb
Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze
a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te
keqinjte i ndeshkon. * Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire.
Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i
hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS':Jerja, Gilja, Talja, Culina,
Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana,
Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e
ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve 527-
531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe
te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia
Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje
plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret
me magji per te bere te keqija.
*Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur
mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht
Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se
Dormitorit, personazhe te Lahutes*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se
Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te sigurt
qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar Fjalorin e
ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit
te vjeter komunist)
Dragoi - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohet si
njeri shume i fuqishem, i cili, luftonte trimerisht me kuçedren*Per
dragojte flet Fishta ne Vepren e paperseritshme "Lahuta e Malcis'", te
Kenga "Kulshedra"
Mendimet tona
Maturanti 1:Nje nder arsyet qe une rizgjodha letersin e avancuar
ne vitin e dyte ka qen ”Lahuta e Malcise” pasi kete veper mund ta quajm pa
diskutim si nje trashgimi kulturore te vendit ton.Sepse me ane te ketij libri Gjergj
Fishta ka arritur te percjell tek lexuesi gjithe vuajtjet dhe peripecit e ndryshme
qe ka kaluar kombi jone gjat atyre vitesh qe ka qen ne roberim ndaj pushtimit
Osman dhe ndaj pushtuesit e perjetshme shkijet.Sado e veshtir qe mund te ket
qen ne fillimet e saja leximi dhe kuptimi I kesaj vepre qe mund te themi se me
gjith punen e palodhshme qe kemi ber gjat gjith vitit shkollor kemi arritur ta
kuptojm dhe analizojme me se miri kete veper.Pasi kjo veper eshte nje deshmi e
historis se kombit ton dhe I pershtatet me se miri cdo kohe qe ju mund ta
lexoni.Pasi Gjergj Fishta eshte nje nder shkrimtaret me te mir qe mund te ket
pasur dhe do te ket ndonjher vendi yne,kjo gje tregohet dhe nga kandidimi I tij
per cmimin Nobel.
Maturanti 2: Vleresimet per Lahuten e Malsis kane qene te shumta
e nga njerez goxha te rendesishem per letersine.Per kete arsye,ndoshta mendimi
im do te duket I rendomte.Dita kur mora ne fillim librin ne dore,le te themi nuk
ishte me e bukura. Shikoja fjale qe si kuptoja ,fjale qe si kisha degjuar
ndonjehere,fjale qe ndoshta nuk dija as t’I shqiptoja. Megjithate ja ku jam sot
dhe mund te them e sigurt qe fale punes qe eshte bere gjate gjithe vitin une arrij
t’I kuptoj kto fjale , e jo vetem. Arrij te kuptoj qellimin e vepres e mesazhin qe
percjell. Lahuta e Malsis eshte deshmi e kultures shqiptare. Mjafton ta lexosh dhe
edhe pse nuk ja ke idene periudhes per te cilen flitet , arrin te imagjinosh
gjithcka. Une nuk di shume gjera per Fishten por nese ai ishte ne gjendje te
shkruaje nje veper te tille , atehere ai ishte vertet nje njeri I jashtezakonshem.
Thenie per “Lahuten e Malcise”
“Qe ne hapat e
pare,kur nisi te
shfaqej emir I Gjergj
Fishtes ne letrat
shqipe,terhoqi
vemendeje timbre
original I zerit te tij
poetik”
Ndue Zef
Toma
Kombetare Lahuta e Malcis
e Fishtes me epiqendren
active te Lidhjes se
Prizerenit dhe te pavarsise
shqipetare,e vene ne
retrospektiven pellazgo-
ilire-shqipetare e bejne nje
epope modern te civilizimit
shqipetare dhe
evroperendimore”
Ibrahim Rugova
“Shkembi I tokes dhe
shkembi I shpirtit
shqipetar,ky eshte sit e
thesha
“monopolitetit”gjenetik I
artit te Fishtes,keshtu do t’I
thesha me dy krahasime
paralele gjithe poezise qe na
ka falur ky vigan I kombit:ne
te cilen duket sikur kendo
nose lufton vendi dhe jo fjala
dhe e cila duket sikur eshte
mberthyer ose shperthyer
prej tokes dhe jo prej fjales”
Lasgush
Poradeci
VLERESIMET QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS
Eqerem Cabej: “..Fishta ze fill me njesine e vogel te fisit per te mbaruar
te njesia me e madhe e kombit, ai fillon me bariun e mocem Marash
Ucin dhe ia mberrin te Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Duket
qartas perpjekja e tij te zgjeroje dalengadale boten me nje brendi me
fort nacionale, te ngreje keshtu vepren ne sfere kombetare. Burre me
pamje madheshtore qe net e folur dhe I dashur dhe I kthjellet, mik I
kallzimeve te kendshme, aq terheqes si njeri, sa ka qene original e I
madh si shkrimtar. Nje drite jete homerike shkelqen mbi vepren e tij:
sin e dukje te zanave qe u perngjajne dianes e Atenes, si se fundi ne
pershkrimin e figurave heroike dhe te nje bote . e cila te terheq me
thjeshtesine e saj heroike..”
Lasgush Poradeci: “Shkemb I tokes dhe shkemb I shpirtit shqipetar, ky
eshte sit e thuash “monopoliteti” gjenetik I artit te fishtes, keshtu do t’I
thosha me dy fjale krahasime paralele gjithe poezise qe na ka falur ky
vigan I popullit: net e cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo
fjala, dhe e cila duket sikur eshte mberthyer ose shperthyer prej tokes
dhe jo fjales”.
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
1 sur 24

Recommandé

lasgush poradeci par
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
45K vues15 diapositives
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore par
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
109.8K vues9 diapositives
iliada analize , Analize e Iliades par
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
106K vues23 diapositives
prilli i thyer BISEDA LETRARE par
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
90.7K vues10 diapositives
Figurat letrare par
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrareshkumbin muzlijaj
197.5K vues67 diapositives
Historia e skënderbeut par
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
24.1K vues7 diapositives

Contenu connexe

Tendances

Prodhimi i energjise par
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
23K vues13 diapositives
Syprina e trekëndëshit par
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitAdelina Fejzulla
116.7K vues8 diapositives
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi par
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
76.4K vues23 diapositives
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit par
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
124.2K vues12 diapositives
matematika projekt par
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
62.6K vues9 diapositives
Trevat Shqiptare Ne Greqi par
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
10.7K vues8 diapositives

Tendances(20)

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi par Facebook
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook76.4K vues
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit par Adelina Fejzulla
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Adelina Fejzulla124.2K vues
matematika projekt par Facebook
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
Facebook62.6K vues
Trevat Shqiptare Ne Greqi par olinuhi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
olinuhi10.7K vues
Filozofia gjate shekullit XVII par Denisa Caushi
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
Denisa Caushi6.7K vues
Hebrenjtë në Shqipëri par DonikaLici
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
DonikaLici39.1K vues
Komunizmi ne shqiperi par Elton Gjoka
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Elton Gjoka49.2K vues
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe par Ajlinda Idrizi
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Ajlinda Idrizi12.6K vues
Te drejtat e njeriut par Donart Geci
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
Donart Geci63.9K vues
Fibrat optike par Olti OTo
Fibrat optike Fibrat optike
Fibrat optike
Olti OTo50.1K vues
Projekt gjeografie klasa 9 par S Gashi
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
S Gashi22.9K vues
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr... par Edward Newgate
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Edward Newgate37.7K vues
Fizika ne jeten e perditshme par An An
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
An An169.7K vues
Kimia ne jeten e perditshme par Orven Bregu
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
Orven Bregu86.6K vues
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri par Ergi Nushi
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Ergi Nushi55.6K vues

Similaire à PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”

Koment vepre (1) par
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
1.5K vues5 diapositives
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" par
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
62.7K vues17 diapositives
Gjergj Fishta par
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaOrgesaIbri
1K vues21 diapositives
Shkrimtare te shquar shkrimtar par
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
1.4K vues4 diapositives
Mrizi i Zanave par
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMightyGirl20
10.3K vues11 diapositives
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare par
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
11.7K vues30 diapositives

Similaire à PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” (20)

Koment vepre (1) par pjetri
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri1.5K vues
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis" par Matilda Gremi
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Matilda Gremi62.7K vues
Shkrimtare te shquar shkrimtar par Denis Celaj
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Denis Celaj1.4K vues
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre par Fatjon Cane
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
Fatjon Cane30.8K vues
Lasgush par nonavet
LasgushLasgush
Lasgush
nonavet31.5K vues
Jeronim De Rada par Muki Huduti
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
Muki Huduti12.4K vues
Ndre Mjeda - 2015 par Riku Verri
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
Riku Verri18.2K vues
Rilindja Kombetare Shqiptare par Olsi Sita
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
Olsi Sita51.5K vues
Letersia boterore e shekullit xx par JozefKola
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
JozefKola1.8K vues

Plus de #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel" par
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
60.5K vues9 diapositives
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit... par
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
3.5K vues8 diapositives
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona par
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
16.2K vues3 diapositives
Projekt : Fizike par
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike #MesueseAurela Elezaj
12K vues10 diapositives
Hamleti, model i analizës së veprës par
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
3K vues6 diapositives
Struktura për hartimin e planit edukativ par
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
15.2K vues18 diapositives

Plus de #MesueseAurela Elezaj(20)

Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit... par #MesueseAurela Elezaj
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona par #MesueseAurela Elezaj
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri. par #MesueseAurela Elezaj
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON par #MesueseAurela Elezaj
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON

PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”

  • 2. GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela
  • 3. OBJEKTIVAT: 1) JETA DHE VEPRA - LIRIKE- -EPIKE - DRAMATIKE 2) ANALIZE “LAHUTA E MALCIS” 3) “LAHUTA E MALCIS” PERKRAH LETERSISE ARBERESHE 4)LAHUTA E MALCIS DHE EPOSET E TJERA SHQIPETARE 5) VLERESIMI QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS 6) VLERESIMI JUAJ PER GJERGJ FISHTEN DHE LAHUTEN E MALCIS #MesueseAurela
  • 4. Gjergj Fishta (1871-1040) • Jeta dhe veprimtaria letrare
  • 5. Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 i biri i Ndokë Simon Ndocit dhe i Prendes të Lazer Kacit prej Kotrri me emrin Zekë/Zef Ndoci mbas tre vëllezërve dhe një motre. Familja e tij u shpërngul nga Domgjoni i Mirditës. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (jo profesionist) mendohet të ketë mbi 20 piktura,deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel.
  • 6. Titujt e veprave: 1-Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925 2-Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) 3-Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) 4-Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) 5-Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë 6-Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) 7-Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues. 8-Juda Makabé - tragjedi (1914) 9-Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) 10-Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924) 11-Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927) 12-Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937) 13-Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941) Mirnjohjet 1-Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002 2-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë 3- Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911). 4- Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912). 5- Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912). 6- Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913). 7- Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925). 8- Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929). 9- Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
  • 8. Gjergj Fishta në botën e teatrit përbën një befasi krijuese. Një varg dramash, shkruar dhe vënë në skenë kryesisht në vitet e para Luftës së Dytë Botërore edhe janë mbledhur e janë botuar ne vitin 2007 nga shtëpia botuese "Naim Frashëri". Në të përfshihen "Shna Ndou i Padues", "Shqiptari i qytetnuem", "Juda Makabe", "Barinjtë e Betlehemit", "Hajrija" dhe "Shqiptarja e qytetnueme". Gjergj Fishta i është kushtuar teatrit, nisur fillimisht nga qëllime të dukshme didaktike, religjoze e kombëtare. Më pas përkushtimi i tij për teatrin ka marrë tërë vëmendjen e merituar artisike, duke na lënë pjesë të tillë, si tragjedia "Juda Makabe" e vënë në skenë më 1916 dhe botuar në 1920, e cila për nga vlerat ideoartistike është padyshim vepra më e arrirë e dramaturgjisë shqiptare, Satira e tij u tregua e pamëshirshme ndaj veseve të kohës. Pa kompromis, ai goditi dukuritë e shëmtuara negative dhe mbartësit e tyre, cilëtdo që qenë ata. Këto vese e dukuri ai nuk i luftonte vetëm brenda individit, por në rrafshin e gjithë shoqërisë kombëtare. Ai nuk fal askënd që të abuzojë me postin që mban dhe të zhvatë financën kombëtare, të marrë ryshfete, të bëjë veprime prej kopuku e dallkauku, të trajtojë Atdheun si çiflikun e tij, si tapet për karrigen e tij. Në radhë të parë ajo është satirë kundër tradhtarëve, atdhemohuesëve, parazitëve të kombit. Në radhë të dytë është satirë kundër elitës zyrtare dhe veseve klasore të saj. Këtu Fishta na shfaqet si realist i fuqishëm. Vepra artistike më e përkryer artistikisht e Fishtës mbahet "Palokë Cuca", (1912), bashkë me "Gomarin e Babatasit" (1913) që e botoi me pseudonimin Gegë Toska, janë dy kryeveprat e satirës sonë. "Palok Cuca" është poema e heroit komik Kryevepër e lirikës së Fishtës konsiderohet pothuaj njëzëri nga njohësit e tij "Mrizi i zanave". Ai e ndante lirikën e tij në dy lloje: atdhetaret dhe të përshpirtshmet ose ato të jehonës së shpirtit. Nëse e gjithë krijimtaria e Gjergj Fishtës është quajtur përmendore e gjallë e gjuhës shqipe, poezia e tij "Gjuha shqype" mund të quhet lirika më e bukur që i është kushtuar asaj në krejt poezinë tonë. Krahasimet e njëpasnjëshme, me thelb metaforik sublim, që shkallëzohen drejt ngjitjes e bëjnë atë krijim himn të përkryer.
  • 10. “Lahuta e Malcis” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të Lahuta e malcís, me titullin Te ura e Rrzhanicës, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzetepesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e Lahuta e malcís dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht.
  • 11. “Lahuta e Malcis” është eposi i shqiptarëve, është eposi më i ri kombëtar i njëri prej popujve më të lashtë të Evropës. Kjo “kontradiktë” moshash, e shpjeguar nga rrethanat historiko-kulturore të veçanta të popullit shqiptar, justifikohet me vlerat artisktike autentike dhe origjinale të veprës. Parimet nga të cilat u udhëhoq Gjergj Fishta në krijimin e epopesë së shqiptarëve janë një sintezë e poetikës aristoteliane me shkollën romantike të Evropës Perëndimore te shek.XIX. “Lahuta e Malcis” nuk është një vepër historike, megjithëse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona realë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje reale. Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjisë në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta. Ajo nuk është, gjithashtu, as një memorial i një analisti të situatës ndërkombëtare, megjithëse autori i saj analizon me hollësi të gjitha vendimet e fshehta apo legale të Fuqive të Mëdha të kohës, që ndikuan në fatin e Shqipërisë.
  • 12. “Lahuta e Malcis” është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike. Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve të Ballkanit: i shqiptarëve dhe malaziasve. Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të Mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës për ta zgjidhur këtë konflikt. Konflikti i “Lahutës së Malcisë” zhvillohet duke zgjeruar përmasat e veta. Në Vraninë ndeshet shkodrani Oso Kuka, në krye të rojeve të postës kufitare, me malaziasin Vuk Radoviq, që i printe një bande cubash. Më pas ndeshen forcat e dervish Pashës, të dërguara nga Sulltani, me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga krajl Nikolla i Malit të Zi, për të pushtuar tokat e Perandorisë Osmane në Ballkan. Konflikti mbetet jashtë kufijve të shteti të ri të sapoformuar, në Kosovë e Çamëri, në rrethinat e liqeneve të Shkodrës dhe Ohrit.
  • 13. Poema përmban tre tipa këngësh: - këngë historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit të cilat janë të ngjashme me këngët popullore historike. Në to ngjarjet historike pasqyrohen në kohë; - këngët kreshnike, ku shpërthimet krijuese imagjinatave shpiejnë te cikli i kreshnikëve apo te baladat popullore. Në to fantazia krijuese e poetit ndërtohet mbimitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragonjtë); - këngët autoriale, si Patër Gjoni apo Tringa, ku imagjinata e poetit, edhe kur mbështetet në tekstet e baladave, i shndërron ato në stilin vetanak. Te këto këngë vepron fantazia e autorit, por edhe mendësia e tij që del në vepër në trajtën e porosisë përfundimtare. Lahuta e malcis është një vepër epike me një ndërtim të brendshëm dramatik, ku spikatin veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtër dhe gjuha e folur, e cila, duke u kthyer në gjuhë të shkruar, i ruan shenjat e emocioneve të personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli dhe këtij stili, poeti vë në tekstin e tij format e dendura apo të shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, rëndom më fuqishëm – në trajtën e urimeve dhe të mallkimeve.Një nga figurat zotëruese të poemës është hiperbola me të cilën poeti përshkruan ngjarjet dhe pamjen fizike të personazheve. Kjo figurë është ndërtuar rëndom duke marrë për bazë krahasimin.Vargu i poemës, tetërrokëshi i ngjashëm me vargun më të njohur popullor, ndikoi që poema të fitojë një popullaritet të shpejtë.Vepra ka një histori të gjatë shkrimi dhe leximi që kanë ndikuar te njëra-tjetra. Këngët e para të poemës autori i botoi si këngë popullore. Por, lexuesi i priti ato më me endje se krijimet e tjera të tij. Me fjalë të tjera, shija e lexuesit, u bë frymëzim shtesë që autori ta vazhdojë dhe ta përfundojë veprën. Mirëpo, Fishta nuk do të ishte i madh, sikur të mos e tejkalonte shijen e kohës. Në këngët popullore, poeti gjeti vetëm modelin e komunikimit, ndërkaq këndvështrimi për qenësinë shqiptare është i vetë poetit. Për poemën mund të nxirren disa konstatime por edhe ca dilema, si: - Uniteti i poemës duhet gjetur te fryma e kombit e cila ka bashkuar njerëz, fakte dhe ngjarje të Rilindjes deri në pavarësi; - Mjetet artistike për krijimin e poemës janë marrë, qoftë nga eposi i lashtë shqiptar, qoftë nga tradita homerike; - Mbështetja e poemës në eposin e lashtë duhet kërkuar në motivet tradicionale që i përshtaten lëndës bashkëkohore, në mendësinë kanunore që i përshtatet më së miri mendësisë bashkëkohore, duke himnizuar besën dhe burrërinë me gjuhën burrërore të Këngëve të kreshnikëve; - Lidhjen me traditën homerike të Lahutës fishtiane duhet kërkuar në situatat e veçanta të kënduara në poemë me figuracion dhe përmasë homerike; - Bota mitologjike e poemës duhet studiuar në dukurinë funksionale të saj: zanat dhe qeniet e tjera të mitologjisë sonë (Lugati, Kulçedra, Dragoi etj.) a janë te Fishta me funksionin që kanë hyjnitë te Homeri, ku njerëz, fakte dhe ngjarje shpesh varen prej kapricave të hyjnive; - Figuracioni, a i ka ato përmasa hiperbolike siç e kërkon epika tradicionale dhe siç e kanë Këngët e kreshnikëve, ku topuzi ngulet 12 pash nën dhe, dhe 12 pash përpjetë ngrihet pluhuri.
  • 14. Analizae Lahutes se madhe Personazhetne“LahuteneMalcise” Personazhet krahas idesë, struktures dhe figuracionit janë ndër elementet më qenësore të Lahutës, që e bëjnë veprën të përkryer, qoftë si ide, strukturë, apo si realizim artistik e estetik.Lahuta e Malcis edhe pse nuk e ka një hero (personazh) kryesor që do të përbënte boshtin e poemës, ajo ka tridhjetë këngë të lidhura organikisht në mes veti që përbëjnë një tërësi, dhe dhjetra personazhe që degëzohen në tri kategori; historike, mitologjike dhe autoriale (imagjinare). Personazhet historike janë të shumtë: Ali Pashë Gusia, Abdyl Frashëri, Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Abdullah Dreni, Knjaz Nikolla etj. Te këta Personazhe më tepër kemi përshkrimin e tyre të jashtëm si pamjen fizike, veshjen etj. Përjashtim bëjnë Oso Kuka, Knjaz Nikolla e ndonjë tjetër. Te Oso Kuka përshkruhet ndjenja e pikëllimit si dhe arsyeja që e shkakton atë, pra është një ëndërr që ai e kishte pare një natë më herët. Një përshkrim dramatik e të tmerrshëm e kemi te personazhi Knjaz Nikolla te kënga Lugati, kur atij në mesnatë i hyn në dhomë Lugati-Mehmet Ali Pasha, i vdekur.
  • 15. Personazhet autoriale poashtu janë të shumtë, por si më të rëndësishëm që ndikojnë në rrjedhën dhe vazhdimin e ngjarjes janë Tringa, Patër Gjoni, Bec Patani e Rrushman Hasani. Por prej të gjithve, figura e Tringës paraqitet me të gjitha tiparet, vyrtytet e bukurinë e një vajze shqiptare. Ajo mbas luhatjeve të mbrendshme; frikës, dyzimit të mendimeve, manifeston karakterin e heroines. Në Lahutë përveç personazheve shqiptarë është edhe një numër i madh i personazheve të taborrit tjetër si atyre malazez, serb, e edhe më gjerë si Cari i Moskovit dhe personazhe nga ana e turqëve. Ndërsa, nëse bëjmë ndarjen klasike në heronj pozitiv e negativ do të vrejmë se shqiptarët që luftojnë për lirinë e tyre janë personazhe pozitive, kurse ata të palës kundërshtuese, si zaptues, personazhe negative. Derisa shqyrtojmë karakterin e personazheve shqiptarë që përafërsisht është i njëjtë, por që kanë veçoritë dhe veçantitë e heroizmit shqiptar, duhet të merremi edhe me personazhet e taborrit kundërshtar , që nga studiuesit e Lahutës deri më tash, janë parë vetëm si një sfond dekorimi. Këta personazhe janë poashtu elemente funksionale pa të cilët kjo vepër nuk do ta kishte madhështinë dhe funksionin si në rrafshin letrar artistik, ashtu edhe në rrafshet e tjera. Këtyre personazheve, vetë autori u jep peshë edhe funksion me rëndësi në vepër, duke i vendosur në pesë këngët e para të saj, ngase është nisur nga aksioma “shkak-pasojë”. Pra, nuk janë trimat dhe heronjtë shqiptarë, po kundërshtarët e tyre, si Knjazi i Cetinës e Cari i Moskovit, dy personazhe të realizuara artistikisht në shkallën më të përsosur, dhe autori perms tyre i dha një pasqyrë besnike, jo vetëm lexuesit shqiptar të kohës, por edhe atij evropjan për rrezikun e idesë së pansllavizmit që bota e provoi gjatë gjithë shekullit pas botimit të veprës së Fishtës. Personazhet ne “Lahuten e Malcise”
  • 16. Prej personazheve mitologjike jashtëzakonisht funksionojnë mirë Dragojt, Zanat, Orët, e të tjerë. Dragojt janë njerëz të rëndomt ashtu si Marash Uci, Xhemë Sadria, Rrustem Uka, Gjetë Gega etj, të cilët te kënga Kulshedra marrin tiparet e elementet e herojnve të këngëve kreshnike, që ngriten në qiell duke fluturuar . Po ashtu edhe Zanat e Orët kanë tipare fantastike, janë aq të shpejta sa hap e mbyllë qerpikun e synit . Bota e mbrendshme e Zanës së Madhe te tufa e këngëve për Tringën portretizohet në të gjitha konturat njerëzore si, dhembja, vajtimi, mllefi, e dëshpërimi ndaj jetës.
  • 17. Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e bukur dhe luftarake, e cila jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). * E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes se Malcis. Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur. Ai zgjodhi tetërrokëshin dhe, për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne e kemi quajtur konvencionalisht Zana e Frymëzimit. Do të kishte mjaftuar ajo figurë mitologjike, e pranishme në të gjithë episodet e veprës, për të dëshmuar ngjizjen mitologjike të Lahutës së Malcis. Por jo vetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimit na sugjeron të dallojmë origjinalitetin epik të Fishtës, lirizmin në Lahutë të Malcis, ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrëshqitjes së poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinë e verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftua vetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit. Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te keqija. * Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me te njejtin titull, Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb
  • 18. Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te keqinjte i ndeshkon. * Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire. Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS':Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana, Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve 527- 531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te keqija. *Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe te Lahutes*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te sigurt qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar Fjalorin e ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit te vjeter komunist)
  • 19. Dragoi - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohet si njeri shume i fuqishem, i cili, luftonte trimerisht me kuçedren*Per dragojte flet Fishta ne Vepren e paperseritshme "Lahuta e Malcis'", te Kenga "Kulshedra"
  • 20. Mendimet tona Maturanti 1:Nje nder arsyet qe une rizgjodha letersin e avancuar ne vitin e dyte ka qen ”Lahuta e Malcise” pasi kete veper mund ta quajm pa diskutim si nje trashgimi kulturore te vendit ton.Sepse me ane te ketij libri Gjergj Fishta ka arritur te percjell tek lexuesi gjithe vuajtjet dhe peripecit e ndryshme qe ka kaluar kombi jone gjat atyre vitesh qe ka qen ne roberim ndaj pushtimit Osman dhe ndaj pushtuesit e perjetshme shkijet.Sado e veshtir qe mund te ket qen ne fillimet e saja leximi dhe kuptimi I kesaj vepre qe mund te themi se me gjith punen e palodhshme qe kemi ber gjat gjith vitit shkollor kemi arritur ta kuptojm dhe analizojme me se miri kete veper.Pasi kjo veper eshte nje deshmi e historis se kombit ton dhe I pershtatet me se miri cdo kohe qe ju mund ta lexoni.Pasi Gjergj Fishta eshte nje nder shkrimtaret me te mir qe mund te ket pasur dhe do te ket ndonjher vendi yne,kjo gje tregohet dhe nga kandidimi I tij per cmimin Nobel. Maturanti 2: Vleresimet per Lahuten e Malsis kane qene te shumta e nga njerez goxha te rendesishem per letersine.Per kete arsye,ndoshta mendimi im do te duket I rendomte.Dita kur mora ne fillim librin ne dore,le te themi nuk ishte me e bukura. Shikoja fjale qe si kuptoja ,fjale qe si kisha degjuar ndonjehere,fjale qe ndoshta nuk dija as t’I shqiptoja. Megjithate ja ku jam sot dhe mund te them e sigurt qe fale punes qe eshte bere gjate gjithe vitin une arrij t’I kuptoj kto fjale , e jo vetem. Arrij te kuptoj qellimin e vepres e mesazhin qe percjell. Lahuta e Malsis eshte deshmi e kultures shqiptare. Mjafton ta lexosh dhe edhe pse nuk ja ke idene periudhes per te cilen flitet , arrin te imagjinosh gjithcka. Une nuk di shume gjera per Fishten por nese ai ishte ne gjendje te shkruaje nje veper te tille , atehere ai ishte vertet nje njeri I jashtezakonshem.
  • 21. Thenie per “Lahuten e Malcise” “Qe ne hapat e pare,kur nisi te shfaqej emir I Gjergj Fishtes ne letrat shqipe,terhoqi vemendeje timbre original I zerit te tij poetik” Ndue Zef Toma Kombetare Lahuta e Malcis e Fishtes me epiqendren active te Lidhjes se Prizerenit dhe te pavarsise shqipetare,e vene ne retrospektiven pellazgo- ilire-shqipetare e bejne nje epope modern te civilizimit shqipetare dhe evroperendimore” Ibrahim Rugova
  • 22. “Shkembi I tokes dhe shkembi I shpirtit shqipetar,ky eshte sit e thesha “monopolitetit”gjenetik I artit te Fishtes,keshtu do t’I thesha me dy krahasime paralele gjithe poezise qe na ka falur ky vigan I kombit:ne te cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo fjala dhe e cila duket sikur eshte mberthyer ose shperthyer prej tokes dhe jo prej fjales” Lasgush Poradeci
  • 23. VLERESIMET QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS Eqerem Cabej: “..Fishta ze fill me njesine e vogel te fisit per te mbaruar te njesia me e madhe e kombit, ai fillon me bariun e mocem Marash Ucin dhe ia mberrin te Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas perpjekja e tij te zgjeroje dalengadale boten me nje brendi me fort nacionale, te ngreje keshtu vepren ne sfere kombetare. Burre me pamje madheshtore qe net e folur dhe I dashur dhe I kthjellet, mik I kallzimeve te kendshme, aq terheqes si njeri, sa ka qene original e I madh si shkrimtar. Nje drite jete homerike shkelqen mbi vepren e tij: sin e dukje te zanave qe u perngjajne dianes e Atenes, si se fundi ne pershkrimin e figurave heroike dhe te nje bote . e cila te terheq me thjeshtesine e saj heroike..” Lasgush Poradeci: “Shkemb I tokes dhe shkemb I shpirtit shqipetar, ky eshte sit e thuash “monopoliteti” gjenetik I artit te fishtes, keshtu do t’I thosha me dy fjale krahasime paralele gjithe poezise qe na ka falur ky vigan I popullit: net e cilen duket sikur kendo nose lufton vendi dhe jo fjala, dhe e cila duket sikur eshte mberthyer ose shperthyer prej tokes dhe jo fjales”.