SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  14
Télécharger pour lire hors ligne
#MesueseAurela
DURRES 2015
ROLI DHE PERGJEGJESITE E
STAFIT TE GJYKATES NE
DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
1
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E
AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
ÇËSHTJA 1. Ç’JANË GJYKATAT
Koncepti I gjykatave si “ shërbim shtetëror për ofrimin e shërbimit në
zgjidhjen e mosmarëveshjeve”.
Sipas nenit 15 “2” të Kushtetutës së R. së Shqipërisë “ Organet e pushtetit
public, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe
liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
Nuk duhet harruar se këto liri dhe të drejta gjejnë garancinë e tyre në
veprimyarinë e gjykatës në ushtrimine pushtetit gjyqësor .
Llojet e pengesave
- Gjeografike ( vendndodhja, lehtesia per te shkuar net e…)
- Proceduriale ( veshtiresite qe ka procedura per tí
shfrytezuar)
- Ekonomike; taksat, shpenzimet ( avokat, ekspert etj...)
- Veçorite personale, ( gjuha, aftesi fizike te kufizuara)
Bashkepunimi me aktoret e tjere ( avokate, prokurore, police,
eksperte, psikologe, punonjes sociale, avokati I Shtetit, shoqatat e
ndryshme qe e shtrijne aktivitetin ne sherbimet gjyqesore ( legal
aid, shoqatat per mbrojtjen e te miturve, te grave te dhunuara …)
Lehtesite per personat qe paraqiten personalisht pa avokat.
Shkembimi i nformacionit
Ndikimi ne akses I “vullnetareve”
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
2
ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE
DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
HYRJE
Raporti gjyqtar- Administrate gjyqesore
Gjykatat njihen nga ligji si organe qe japin drejtesine madje dhe
perkufizimet teorike mbi gjykatat pohojne nje gje te tille, por roli dhe
veprimtaria e tyre ne dhenien e drejtesise eshte shume me e gjere sesa thjesht
dhenia e nje vendimi gjyqesor. Gjykatat si institucione perbehen nga
gjyqtaret si dhe stafi administrative dhe ai ndihmes. Ne kete strukture
sigurisht qe rolin me te rendesishem ne funsksion te dhenies se drejtesise e
kane gjyqtaret por nje rol po aq te rendesishem ka edhe administrata
gjyqesore. Mund te thuhet se administrata e gjykates eshte fytyra e vet
gjykates pasi ajo eshte e para qe vihet ne kontakt me publikun. Sic dihet ne
prezantimin e pare qe kane qytetaret me gjykaten eshte administrata
gjyqesore ajo qe vihet perballe tyre. Ne kete aspekt administrata gjyqesore
ka nje rol te vecante ne komunikimin me publikun dhe qytetaret dhe
sidomos ne sherbimet qe ajo mund te ofroje.
Ne vende te ndryshme ndiqen politika dhe praktika te ndryshme ne
lidhje me faktin se cili eshte roli dhe pergjegjesia e stafit te gjykates ne
sherbimet qe mund ti ofrohen publikut.Disa vende mbajne nje qendrim strikt
ne lidhje me kete rol qe mund te luaje stafi i gjykates nderkohe qe vende te
tjera bazohen ne filozofine e sherbimit ndaj publikut. Per pasoje ne keto
vende gjykates dhe stafit te saj ju atribohen me shume te drejta dhe nje
diskrecion me i madh perkundrejt sherbimeve qe mund tu ofrohet publikut
dhe qytetareve. Ne funksion te kesaj filozofie gjykatat konsiderohen si
institucione qe jane ne sherbim te publikut dhe qe duhet te jene te gatshme
ne cdo kohe t’ju ofrojne klienteve te saj te gjithe ndihmen ligjore te duhur
per te mundesuar sa me mire aksesin ne gjykate.
E gjithe kjo filozofi eshte e lidhur ngushte me dy elemente te
rendesishem te cilet jane “aksesi ne drejtesi” dhe “besimi i publikut”.
Ne fakt realitetet e reja kane nxjerre ne pah nevojen e rikonsiderimit te
nocioneve te tilla si “aksesi ndaj drejtesise” apo “aksesi ndaj gjykates”. Ne
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
3
kete kuptim “aksesi ndaj drejtesise” nuk mund te quhet i garantuar pa
siguruar “aksesin ndaj gjykates”. Kjo nenkupton qe nga njera ane qytetareve
tu sigurohet e drejta kushtetuese dhe ligjore per tu paraqitur ne gjykate, dhe
nga ana tjeter qe gjykata dhe stafi i saj te jene aktive perkundrejt ndihmes
ligjore te kerkuar duke ju ofruar mundesine qytetareve qe problemet e tyre ti
paraqesin perpara gjykates.
Po keshtu dhe “besimi i publikut” eshte i lidhur jo vetem me faktin qe
gjykata jep drejtesi por edhe me vet menyren sesi gjykata prezantohet ndaj
qytetareve.
Ne modelin e gykates qe ka per filozofi sherbimin ndaj publikut dy
jane pergjegjesite kryesore te stafit te gjykates, te ofroje informacion dhe
sherbime per qytetaret. Shumica e qytetareve nuk kane kontakt direct me
gjykatat dhe informacionin rreth gjykatave ata e marrin ne burime te
ndryshme si media, avokatet apo palet e ndryshme. Sondazhet me opinion
publik tregojne se publiku njeh shume pak rreth gjykatave. Ne kete kuader
gjykatat kane nje rol te rendesishem jo vetem te informojne publikun por
edhe ta edukojne ate nepermjet broshurave apo fletepalosjeve te ndryshme
me te dhena per gjykaten dhe procedurat e saj.
Eksperienca e ketyre vitete ka treguar se numri i qytetareve qe
paraqiten personalisht ne gjykate, pra pa nje mbrojtes ligjore sa vjen edhe
rritet, dhe kjo kryesisht per shkak te pamundesise financiare te tyre per te
patur nje avokat. Kjo ka bere qe gjykatat te ndeshen gjithnje e me shume me
qytetare qe paraqiten vete ne gjykate, por dhe me nevojen per te patur nje
staf te pergatitur dhe te gatshem per t’iu pergjigjur ne cdo kohe kerkesave te
qytetareve. Ne kushtet kur nje gje e tille eshte shndruar ne nje fenomen te
zakonshem disa vende per te orjentuar stafin e gjykates lidhur me ndihmen
ligjore qe mund tu ofrohet qytetareve kane hartuar manuale te posacme ne
dispozicion te gjykatave. Keto manuale ne me te shumten e rasteve jane
hartuar ne menyre te tille qe te permbajne pyetjet dhe pergjigjet me te
mundshme se perse mund te kerkohet ndihma ligjore. Eshte e natyrshme qe
keta manuale nuk mund te ezaurojme te gjithe spektrin e ndihmes ligjore te
kerkuar prej qytetareve por gjithsesi ata sherbejne si nje model per
veprimtarine e stafit te gjykates.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
4
BAZA LIGJORE DHE KOMPETENCAT
Tek ne roli dhe veprimtaria e administrates gjyqesore eshte e
rregulluar me ligj dhe akte te tjera nenligjore. Ne ligjin “Per Organizimin e
pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” neni A thuhet se: sherbimet
ndihmese ne gjykate drejtohen nga kancelari dhe permbushen nga sekretaria
gjyqesore, deget dhe sektoret e administrates, te ekonomise, finances,
informatizimit, rregjistrimit dhe ruajtjes se dokumentave.
Administrata gjyqesore gjate ushtrimit dhe pergjegjesive te saja kryen
veprimtari proceduriale dhe administrative. Detyrat proceduariale te
administrates gjyqesore jane te parashikuara me se shumti ne kodin e
procedures civile si dhe ne kodin e procedures penale. Nderkohe qe nje pjese
e mire e detyrave administrative jane parashikuar ne rregulloren “Per
organizimin dhe funksionimin e administrates gjyqesore”. Ne kete rregullore
ne nenin 6 jane percaktuar fushat e veprimtarise administrative. Po keshtu ne
nenin 10 jane percaktuar kompetencat e kancelareve ne fushen
administrative. Si dhe disa rregulla te tjera parashikuar ne nenin 24 qe lidhen
me mardheniet me publikun dhe mediat.
ROLI I GJYKATES NE DHENIEN E NDIHMES
LIGJORE
Eshte nje fakt i pranuar nga te gjithe qe gjykata dhe stafi i saj ndersa
permbush detyrat e saj ne ofrimin e ndihmes ligjore te kerkuar prej
qytetareve nuk mund te japi “keshilla ligjore”. Lidhur me kete fakt manualet
e gjykatave e ndalojne gjykaten dhe stafin e saj te japi “keshilla ligjore” dhe
kjo eshte e kuptueshme pasi nje gje e tille nuk ben pjese ne pergjegjesite e
gjykates. Gjithsesi stafi i gjykates ka nje rol te rendesishem per t’i siguruar
publikut dhe qytetareve ne cdo kohe informacionin ligjor te nevojshem per
sistemin gjyqesor ne pergjithesi dhe gjykaten ne vecanti.
Eshte e rendesishme te kuptohet diferenca midis “keshilles ligjore”
dhe “informacionit ligjor”. Perifrazimi me i perafert mbi “keshillen ligjore”
do te ishte dhenia e nje opinioni mbi nje fakt ose nje ceshtje te caktuar,
opinion ky I cili ne nje menyre apo ne nje tjeter sugjeron zgjidhjen e ceshtjes
ne fjale. Ne fakt nje gje e tille i ndalohet edhe vete gjykates gjate gjykimit te
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
5
nje ceshtje te caktuar. Nje shembull i cili mund te tregoje diferencen midis
“keshilles ligjore” dhe “informacionit ligjor” mund te ishte ky: Nqs pyesni
per te njejtin fakt apo ceshtje dy juriste te ndryshem dhe merrni dy pergjigje
te ndryshme sigurisht qe kjo eshte nje “keshille ligjore”, por nqs merrni
vetem nje pergjigje atehere ky eshte nje “informacion ligjor”.
Ç’ ESHTE NDIHMA LIGJORE
Ndoshta eshte me vend te sqarohet se kur flitet per ndihme ligjore te
kerkuar nga qytetaret nuk behet fjale per ndihmen e garantuar me ligj gjate
nje procesi gjyqesor per palet ne pamundesi financiare per tu mbrojtur apo
per detyrimin ligjor per te mbrojtur te miturit, por behet fjale per ndihmen qe
mund te ofroje sfati i gjykates ne formen e ofrimit te informacionit ligjor
jashte seancave gjyqesore. Eshte e rendesishme te kuptohet qe kjo lloj
ndihme ofrohet vetem nga stafi administrativ i gjykates, pergjithesisht nga
kancelari si pergjegjes direct per veprimtarine e administrates gjyqesore por
sipas rastit dhe nga stafi i tij ndihmes. Si rregull kjo lloj ndihme me shume
kerkohet perpara se te filloj nje proces gjyqesor por mund te kerkohet edhe
ne fazat e tjera te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes. Ne kete kuader gjykata si
institucion luan nje rol te rendesishem jo vetem nepermjet procesit gjyqesor
por edhe nepermjet veprimtarise administrative qe ushtrohet nga stafi i saj
jashte seancave gjyqesore ne funksion te ndihmes ligjore. Sikurse theksuam
dhe me lart kjo veprimtari e gjykates eshte e lidhur ngushte me garantimin e
aksesit te publikut si dhe me besimin e publikut ndaj gjykates.
KOMPONENTET E SHERBIMIT
Sherbimi qe administrata gjyqesore mund tu ofroje qytetareve eshte i
lidhur ngushte me tre komponente te cilet jane:
1. mjedisi fizik
2. procedurat, dhe
3. profesionalizmi
1. Mjedisi fizik qe ka te beje me infrastrukturen dhe hapesiren e
nevojshme ne dispozicion te stafit te gjykates per te mundesuar kontaktin me
publikun. Ky mjedis fizik ne vetvete perbehet nga hapesira, pajisjet si dhe
tabelat dhe shenat orjentuese.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
6
2. Aspekti proceduarial i sherbimit ka te beje me politikat apo
procedurat qe duhet te ndiqen ne ofrimin e sherbimeve. Pergjithesisht keto
procedura jane te ofruara ne forme rregullash ne ligje apo akte nenligjore te
cilat rregullojne menyren e ofrimit te sherbimeve.
3. Profesionalizmi ka te beje me nivelin e sherbimeve qe stafi i
gjykates mund te ofroje dhe eshte i lidhur ngushte me disa tregues si sjellja,
aftesite komunikuese apo njohurite.
CILESITE E SHERBIMIT
Si rregull administrata gjyqesore duhet te udhehiqet nga te njejtat
parime sikurse dhe vete gjyqtaret. Njeri nga parimet e rendesishem qe vlen
edhe per administraten gjyqesore eshte parimi i paanesise ne marrdheniet me
qytetaret. Ashtu sikurse gjykata duhet te jete e paanshme ne gjykimin e nje
ceshtje gjyqesore dhe administrata gjyqesore duhet te jete e paanshme ne
marrdheniet e saj me qytetaret ne ofrimin e ndihmes ligjore te kerkuar. Kjo
eshte dhe aresyeja kryesore pse stafi nuk mund te japi “keshilla ligjore” pasi
nje gje e tille do te kompromentonte paanesine e tij. Nga ana tjeter stafi eshte
i detyruar qe tu ofroje qytetareve gjithe “informacionin ligjor” te lejuar.
Stafi i gjykates duhet ti trajtoje palet ne menyre te barabarte. Stafi nuk
duhet te ofroje asistence njeres pale per te krijuar avantazh ndaj pales tjeter
ose ne te kundert te mohoje dhenien e asistences njeres pale ne favor te pales
tjeter. Kjo nuk do te thote qe stafi i gjykates nuk mund ti ofroje ndihme
njeres pale per shkak se pala tjeter nuk e ka kerkuar ate, as qe informacioni i
kerkuar duhet te jete domosdoshmerisht i njejte sepse palet mund te kerkojne
gjera te ndryshme ose njeres prej paleve nuk i nevojitet ky lloj informacioni
pasi eshte e mbrojtur me avokat.
Sigurisht qe nje gje e tille kerkon nje sherbim cilesor nga ana e stafit
te gjykates duke nenkuptuar saktesine ne dhenien e “informacionit ligjor”.
Stafi duhet te jete shume i vemendshem ne informacionin ligjor qe ofron
sepse nje pergjigje jo e sakte mund te kete pasoja negative per qytetaret.
Shembull: nje pale gjyqesore pa mbrojtes ligjore kerkon
te dije sesa eshte afati ligjor i ankimit te nje ceshtje te
caktuar. Ju i pergjigjeni gabimisht 10 dite nderkohe qe
ligji parashikon afatin 5 ditor te ankimit.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
7
Ne nje rast te tille gabimi mund te jete i vogel ne dukje por ai mund te
jete me pasoja te pariparueshme per palen qe ka kerkuar ndihme duke i
mohuar asaj mundesine qe te ushtroje te drejten ligjore te ankimit brenda
afatit te parashikuar nga ligji. Dhe se fundi sherbimi duhet te kryhet brenda
nje kohe te aresyeshme, kjo kerkon qe sherbimi jo vetem te jete i sakte por
dhe te kryhet sa me shpejt te jete i mundur.
PERGJEGJESITE E STAFIT
Duke patur parasysh rregullat dhe parimet e siperpermendura
pergjegjesite me kryesore te stafit te gykates ne funksion te “ndihmes
ligjore” te kerkuar prej publikut dhe qytetareve do te ishin keto:
1. stafi ka detyrimin tu shpjegoje paleve gjyqesore,
medias dhe qytetareve te interesuar procedurat
gjyqesore.
2. stafi ka detyrimin te informoje palet gjyqesore si
dhe palet e mundshme si te sjellim problemet e tyre
perpara gjykates per zgjidhje.
3. stafi duhet te kete vazhdimisht ne mendje faktin se
asnjera nga palet nuk mund te kontaktoje me gjyqtarin
jashte séances gjyqesore. Kjo do te thote qe stafi nuk
mund te adresoje palet tek gjyqtari per kerkesat e tyre
jashte séances gjyqesore.
Duke patur parasysh percaktimet e mesiperme mund te listojme disa
nga qendrimet positive te stafit te gjykates ndaj kerkesave per ndihme
ligjore.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
8
Ç’fare duhet te beje stafi?
 Te siguroje informacion qe ndodhet ne listat e gjyqeve,
dosjet e ceshtjeve, indekset, arkive dhe ne raporte te tjera.
 Tu pergjigjet pyetjeve qe kane te bejne me rregullat e
gjykates, procedurat dhe praktikat e zakonshme.
 Te siguroje shembuj te formave te kerkese padive si
udhezues per palen e interesuar.
 Tu pergjigjet pyetjeve rreth formes se kerkese padise.
 Te shpjegoje kuptimin e termave dhe dokumentave te
perdorura ne nje proces gjyqesor.
 Tu pergjigjet pyetjeve qe kane te bejne me afatet ose
datat e caktuara.
STRATEGJITË PËR DHËNIEN E NDIHMËS LIGJORE
Gjykatat duhet të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Vendndodhja, struktura fizike,
proçedurat, si dhe gatishmëria e personelit ndikojnë në aksesueshmëri. Në përputhje me
këtë, i takon gjykatës të eleminojë pengesat e panevojshme në shërbimet e tij. Këto
pengesa mund të jenë gjeografike, ekonomike, dhe proçeduriale. Ato mund të shkaktohen
nga mangësitë në gjuhën dhe njohuritë e individëve që marrin pjesë në proçedurat
gjyqësore. Për më tepër, pengesat psikologjike mund të krijohen nga proçedurat
gjyqësore të panjohura, të paarritshme, padrejtësisht të komplikuara dhe që e bëjnë
popullatën të tërhiqet.
Fatkeqësisht, përmirësimi i shërbimeve dhe imazhit të gjykatës është sfidë sepse publiku
është në përgjithësi i painformuar për rolin e gjykatave.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vonesat mund të jenë shumë të kushtueshme
për palët në kuptimin e kohës dhe në atë monetar. Njerëzit duan të merren me jetën e tyre
dhe kjo nuk është e mundur kur ata janë të përfshirë në proçese gjyqësore të cilat
vazhdojnë për një kohë mjaft të gjatë.
Njerëzit e përfshirë në proçese gjyqësore nuk mund të lëvizin përpara, ata presin për
rezultatin, pavarësisht nëse ai është proçes gjyqësor civil apo penal.
Po kështu, personat të cilët janë të paaftë fizikisht apo mendërisht shpesh janë në
disavanzh, sepse mundësirat që ofrojnë gjykatat shpeshherë nuk janë hartuar duke patur
parasysh nevoja të veçanta.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
9
Po kështu, personeli që ka të bëjë me publikun është shumë i rëndësishëm në ofrimin e
shërbimit për publikun. Është shumë e rëndësishme që personeli të jetë i trainuar nga ana
teknike, por është po kaq e rëndësishme që ata të trainohen se si duhet të sigurojnë
shërbim shumë të mirë për klientët. Për të nxitur aksesin në drejtësi dhe për të rritur
besimin e shtetasve tek gjykata, personelit të gjykatës i kërkohet të ofrojnë respekt,
mirësjellje, dhe dinjitet për këdo me të cilin kanë të bëjnë. Duhet të jetë e qartë për
publikun, nëpërmjet shenjave, komunikimit me personat e duhur apo publikimeve, se ku
duhet të shkojnë nëse kanë shqetësime për probleme të ndryshme.
Aftësia e palëve për marrjen e informacionit nga gjykata ose për të ofruar informacion
mbi gjykatën pa shkuar në ndërtesën e gjykatës është duke u përmirësuar, por ende është
shumë larg nga idealja. Ofrimi i mundësisë për komunikim në distancë të klientëve ose
sjellja e shërbimeve të gjykatës tek klientët është shumë embrionale, sepse qëndrimi
pozitiv që duhet të shoqërojë shkëmbimin e informacionit është ende i cekët. Edhe duke
menduar një nivel të lartë të bashkëpunimit të administratës gjyqësore, palët arrijnë në
përfundimin se të pyesësh punonjësit e gjykatës është e papërshtatshme, e ngadalshme
dhe nganjëherë e pasuksesshme.
Pyetje mbi sistemin gjyqësor zgjasin pafundësisht. Nga njëra anë, kemi pyetje që
personeli mund t’i përgjigjet qartë dhe, nga ana tjetër, kemi pyetje për të cilat personeli
nuk mund të japë përgjigje të qarta. Problemi është se shumica e pyetjeve gjenden në mes
të dy grupeve të mësipërme. Ka disa gjera që personeli mund t’i bëjë për të bërë punën e
tyre më të lehtë dhe për të identifikuar nëse dikush është duke kërkuar vetëm informacion
apo ndihmë ligjore.
Është ë rëndësishme të kujtojmë se çështja se çfarë përfshin ndihma ligjore shqetëson jo
vetëm punonjësit e gjykatës. I gjithë personeli i gjykatës është në kontakt me njerëzit që
pyesin rreth sistemit gjyqësor. Sekretarët gjyqësorë, sekretarët e seancave, nëpunësit
gjyqësorë, ftuesit duhet të dinë t’i përgjigjen pyetjeve rreth gjykatave.
Ajo se si personeli u përgjigjet pyetjeve nga publiku mund të ketë ndikim të
konsiderueshëm në administrimin e drejtësisë, duke ndikuar në përshtypjen që qytetarët
krijojnë nga eksperienca e tyre në gjykatë. Personeli që gjëndet në pozicione të kontaktit
të drejtpërdrejtë me klientët është i pari dhe, nganjëherë, i vetmi kontakt që publiku ka
me sistemin gjyqësor. Ata duhet të formojnë një përshtypje afatgjatë dhe perceptimin
rreth sistemit nga kontakti i parë me punonjësin e gjykatës. Mënyra si përgjigjet personeli
ndikon drejtpërdrejtë në aksesin e publikut në gjykatë sepse shumë njerëz nuk janë të
familjarizuar me proçedurat gjyqësore dhe kërkojnë një nivel të caktuar ndihme. Nëse
dikush nuk di se si të përdorë sistemin gjyqësor dhe personeli i gjykatës nuk jep
informacionin që ai ka nevojë, atëherë efektivisht aksesi mohohet. Së fundi, personeli ka
shumë njohuri rreth funksionimit të gjykatës si rezultat i eksperiencës së tyrë dhe
mundësisë për të përdorur edhe informacionin e kufizuar dhe konfidencial. Si pasojë, ata
që i përgjigjen pyetjeve mund të ndikojnë ne rezultatet e një çështje të veçantë. Qartazi,
personeli i gjykatës ka një sasi të madhe përgjegjësish dhe ata mundet që në mënyrë të
dukshme të ndikojnë në administrimin e drejtësisë. Ka shumë punë për t’i bërë gjykatat të
përdorshme dhe për të zgjeruar kuptimin dhe vlerësimin e publikut për gjykatat, të rrisin
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
10
besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Për këtë, është themelore që i gjithë personeli i
gjykatës të trainohet mbi mënyrën e dhënies së informacionit ndaj publikut dhe ç’është
më e rëndësishmja për mënyrën e komunikimit me publikun.
Ka disa gjëra që personeli mund t’i bëjë për të bërë punën e tyre më të lehtë dhe për të
identifikuar nëse dikush është duke kërkuar vetëm informacion apo ndihmë ligjore.
- Dëgjoni me vëmendje dhe paraqisni pyetje. Së pari, është e domosdoshme të
kuptosh çfarë kërkojnë apo për çfarë kanë nevojë njerëzit. Kjo nuk është aq a
lehtë sa duket. Shumë njerëz nuk janë të familjarizuar me terminologjinë ligjore
dhe kanë vështirësi në komunikimin efektiv në gjykatë apo zgjidhje ligjore.
Shumë shpesh ata mund të japin shumë ose pak informacion ose përdorin terma
joligjore ose ligjore, por jo të saktë për të përshkruar problemin e tyre. Në këto
kushte, personeli i gjykatës duhet të vihet në dispozicion dhe të bëjë pyetje për të
qartësuar se cilat janë nevojat e personit. Dëgjimi i vëmendshëm është gjithashtu i
rëndësishëm sepse disa njerëz mund të përpiqen për të marrë informacionin që do
t’i ndihmonte ata për të fituar çështjen.
- Jini i duruar. Shumë njerëz nuk janë të familjarizuar me sistemin gjyqësor dhe,
për këtë, paraqitja në gjykatë si paditës, i paditur, dëshmitar, anëtar jurie, apo
viktimë mund të jetë shumë stresuese, konfuzuese, dhe mund t’i bëjë ata të
ndjehen të ndrojtur. Është shumë e rëndësishme për personelin e gjykatës të
kujtojë që edhe pse ata vetëm kanë shpjeguar të njëjtën proçedurë pesë herë gjatë
orës së fundit, për personin që po ndihmojnë në një çast të dhënë nuk është e
njëjta gjë. Nëse ata e ndjejnë veten të keqtrajtuar, kjo mund të ndihmojë për të
kuptuar se sa shumë do ta vlerësonin ata nëse ata janë të konfuzuar dhe dikush u
kushtoi kohë për t’u shpjeguar me kujdes se çfarë po ndodh.
- Shpjegoni arsyet. Shumë herë publikut i thuhet se personeli i gjykatës nuk mund
të japë ndihmë ligjore dhe nuk shpjegohet pse. Nëse personeli nuk mund të ofrojë
informacionin e kërkuar, ata duhet të shpjegojnë arësyet, duke u përpjekur të
pajtojnë nevojën e punonjësve të gjykatës për të qenë të pranueshëm dhe neutralë
me qëndrimin se ata nuk mund të ofrojnë ndihmë ligjore. Këto koncepte janë
përshkruar në shumë detaje në seksionin e mëposhtëm. Edhe njëherë, të japësh
arësyet ndihmon në ngritjen e mirëkuptimit të publikut për sistemin gjyqësor.
- Mos u fshihni pas termit “ndihmë ligjore”. Shumë herë « ndihma ligjore »
përdoret si një shfajësim për të mos dhënë shërbim. Kjo mund të ndodhë në një
sërë situatash, si p.sh. kur personeli keqtrajtohet ose është i mbingarkuar ose kanë
mbajtur një qëndrim negativ që ndikon në kryerjen e detyrës së tyre ose nëse ata
nuk kuptojnë se është përgjegjësia e tyre për të ofruar informacion dhe akses.
Personeli mund të përdorë « ndihmën ligjore » si një shfajësim për të mos ofruar
shërbim kur ata kuptojnë se dikush kërkon ndihmë ligjore. Por, shpesh, vetëm mund
të duket sikur dikush kërkon ndihmë ligjore. Për shembull, shpesh fjala duhet është
një tregues që dikush po kërkon ndihmë ligjore: p.sh. “unë sapo mora një biletë; çfarë
duhet të bëj unë?”. Por, fjala duhet nuk do të thotë automatikisht se ata po kërkojnë
ndihmë ligjore. Ata vetëm mund të duan të dinë se cilat janë opsionet e tyre, por ata
nuk e kanë shprehur atë me korrektesë.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
11
Së fundi, edhe nëse një person, shumë qartë, kërkon ndihmë ligjore, personeli i
gjykatës nuk duhet t’a përdorë atë si një shfajësim për të mos dhënë shërbim.
Zakonisht, ka një sasi informacioni që mund të ofrohet për t’i ndihmuar ata, si p.sh.
shpjegimi i arësyeve se ata nuk mund të japin ndihmë ligjore, shpjegimi i mundësive
të tyre proçeduriale, ose referimi i tyre në organe të cilat mund t’i ndihmojnë ata.
Nuk ka rëndësi vetëm ajo çfarë thoni, por edhe mënyra se si e thoni atë. Është gjithnjë
shumë e rëndësishme të kujtojmë se toni i zërit dhe gjuha e xhesteve flasin me zë më të
lartë se sa fjalët dhe ato kanë ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit i përgjigjen
përpjekjeve për të ofruar ndihmë.
Megjithatë shumë probleme nuk varen thjesht nga dëshira e mirë apo nga aktiviteti i
personelit të gjykatës por edhe nga kushtet në të cilat ata punojnë, dhe pse jo edhe stimujt
materialë dhe moralë që ata kanë gjatë punës së tyre.
Personeli i gjykatave gjatë ofrimit të shërbimit në kuadrin e parimeve bazë të përshkruara
më lart duhet të ketë parasysh që të :
1. Barazi në zbatimin e rregullave
Qytetarët duhet të trajtojnë si të barabartë në zbatimin e rregullave. Por fatkeqësisht, në
praktikë ndodh që rregullat nuk zbatohen drejt dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Trajtimi i drejtë dhe i barabratë rrith besimin dhe krijon tek qytetarët përshtypjen e
drejtësisë. Kjo është mjaft e rëndësishme edhe gjatë punës së administratës gjyqësore, që
është hapi i parë që bëjnë qytetarët në gjykatë. Gjykata nuk duhet të shihet si vend ku disa
favorizohen dhe disa të tjerë jo. Qytetarët duhet të vijnë dhe të marrin shërbimin e
kërkuar duke gjykuar se rasti i tij u trajtua si çdo rast tjetër i ngjashëm me të. Kutphet, në
rastin e personave të paaftë mund të bëhen edhe favorizime të njëfarë lloji, por që nuk
cënon parimin e barazisë dhe të drejtësisë në gjykatë.
2. Personeli i gjykatës duhet të veprojë në një mjedis pune të përshtatshëm.
Gjykatat, në Shqipëri, sa vijën e bëhen më të mbipopulluara nga çështjet që paraqiten për
gjykim dhe konfliktet që kërkojnë zgjidhje. Pavarësisht, nga rrugët dhe mënyrat e tjera të
zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, gjyktatat në Shqipëri zënë vendin kryesor për
shqyrtimin e konflikteve. Qytetarët, duhet që në mëomentin që shkojnë në gjykatë, ta
shohin atë si një vend të përshtatshëm ku mund t’i japin zgjidhje mosmarrëveshjes së
tyre. Dhe përballja e parë e qytetarëve, kuptohet që është me administratën e gjykatës.
Një gjykatë e paorganizuar dhe e zhurmshme, mund të krijojë një përshtypje mosbesimi
dhe negative tek qytetarët. Mjedisi efikas i punës përfshin shumë gjera: shenja të qarta
orientimi, personel që i përgjigjet kërkesave të qytetarëve shpejt, me mirësjellje dhe në
mënyrë efektive; krijimi i kushteve lehtësuese për t’iu shërbyer qytetarëve; përgjigje të
shpejta dhe të sakta pa penguar rrjedhën normale të punës. Pavarësisht, se disa nga këta
faktorë nuk varen nga personi që jep shërbimin, çdo punonjës i gjykatës duhet të ndihet
përgjegjës për mbikqyrjen e mjedisit të tij të punës si dhe për ndërmarrejn e hapave për ta
mbajtur këtë mjedis efikas.
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
12
3. Shërbimet duhet të ofrohen brenda një kohe të arsyeshme
Njerëzve, e sidomos, palëve ndërgjyqëse, nuk ju pëlqen t ëpreson për një kohë të gjatë.
Kjo, pasi shumica prej tyre ka lënë punë të tjera për të ardhur në gjykatë. Ata shfaqin
pakënaqësi, madje dhe irritohen, në rast se shohin apo vlerësojnë se punët e tyre po
zvarriten pa ndonjë arsye të fortë. Por, duke patur parasysh kompleksitetin e çështjeve që
paraqiten për gjykim, qytetarëve jo gjithmonë mund t’u shërbehet me shpejtësinë që ata
presin. Megjithatë, brenda kuadrit të punës dhe duke patur parasysh edhe rrethanat e
veçanta të kërkesave të qytetarëve, shërbimi që duhet t’u ofrohet atyre duhet të jetë sa më
i shpejtë të jetë e mundur, por sipas mendimit tim pa shkelur parimet e një shërbimi
efektiv dhe të saktë. Sidoqoftë, edhe qytetarët dinë ta vlerësojnë nëse ju po përpiqeni me
të vërtetë që t’i shërbeni atyre sa më shpejt të jetë e mundur.
4. Bëni maksimumin për t’i ndihmuar qytetarët
Qytetari i thjeshtë i sheh gjykatat si institucionin që zgjidh mosmarrëveshjet e tyre.
Megjithëse, edhe pse në Shqipëri ende nuk është krijuar ideja e gjykatës si institucion që
ofron shërbim, duhet patur parasysh që individët e thjeshtë e konsiderojnë gjykatën në
tërësi si vend ku jepet drejtësi. Për rrjedhojë, i gjithë personeli i gjykatës e ka për detyrë
të ndihmojë qytetarët e thjeshtë në zgjidhjen e problemeve të tyre ligjore. Disa probleme
mund të zgjidhen lehtë, disa të tjera kërkojnë më shumë e mund. Sidoqoftë, qytetarët
duhet ta ndjejnë që atyre po iu kushtohet vëmendja dhe koha e duhur dhe që po bëhet
maksimumi i mundshëm për zgjidhejn e problemit të tyre.
5. Informacioni duhet të jetë i saktë dhe i plotë
Çdo qytetar paraqitet në gjykatë për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve të tij.
Kjo ndihmë mund të jetë ligjore ose administrative. Është e rëndësishme që informacioni
që iu ofrohet qytetatrëve për kërkesat e tyre të jetë i saktë dhe i plotë në të njëjtën kohë,
ndryshe qytetarët do të kthehen aty disa herë gjë që do t’i iritonte ata, por në të njëjtën
kohë do të rriste edhe ngarkesën e punës së personelit. Është më mirë që qytetari të lihet
të presë për pak kohë dhe në fund t’i jepet një përgjigje apo informacion i saktë dhe i
plotë sesa, t’i jepet një përgjigje e shpejtë por e pastudiuar. Është e rëndësishme që puna
të kryhet shpejt, por asnjëherë në dëm të saktësisë apo qartësisë së informacionit të
dhënë. Është më mirë që qytetari të vijë një ditë tjetër për të marrë informacion të saktë e
të plotë sesa të largohet aty për aty me nje përgjigje të gabuar ose të paqartë.
6. Informacioni të jetë i kuptueshëm
Personat që kanë të bëjnë me sistemet gjyqësore dhe e njohin terminologjinë e tyre e
kuptojmë pa problem gjuhët që flitet në gjykatë. Sidoqoftë, për publikun e gjerë,
shpeshherë gjuha që përdoret në gjykatë është e pakuptueshme dhe e koklavitur. Shumë
shpesh një term nuk kuptohet qartë, ose nuk dëgjohet me vëmendje dhe ai më pas
keqinterpretohet. Personeli, kuptohet brenda mundësive që i jep problemi konkret që po
trajtohet, duhet të flasë dhe të shkruajë në atë mënyrë që një person i zakonshëm të na
kuptojë.
7. Mirësjellja në dhënien e shërbimit
Çdo person kërkon të ndihet i respektuar. Qytetarët që paraqiten në gjykatë, në më të
shumtën e rasteve janë në mes të një konflikti. Kjo i bën ata më të ndjeshëm dhe më
ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR
#MesueseAurela
13
emocionalë ndaj faktorëve të jashtëm. Njëkohësisht, ata mund të mos kenë edhe njohuri
ligjore. Prandaj, është mirë që kur ata parqiten për të kërkuar shërbim, të trajtohen me
mirësjellje dhe me durim. Mirësjellja shfaqet si nga mënyra sesi i drejtohemi, si flasim, si
veprojme dhe si reagojmë ndaj kërkesave apo pyetjeve të tyre. Dëgjojini më vëmendje
dhe durim kërkesat e tyre. Përpiquni sa më shumë që t’i përgjigjeni nevojave të tyre me
sinqeritetdhe dashamirësi. Përqëndrohuni mbi ta derisa të zgjidhni problemin e tyre (në
rast se mundni). Në rast se qytetari do t’i shikojë përpjekjet tuaja që sinqerta, ai do t’iu
mirëkuptojë edhe në rast se ju nuk e zgjidhni dot problemin e tij.
8. Jepni këshilla të dobishme
Mungesa e njohurive ligjore qe kane qytetaret e thjeshte per problemet e tyre ben qe ata,
shpeshere, te bejne pyetje te paqarta dhe jo te zakonta. Është e rëndësishme që kur të
komunikohet me qytetarët për problemin që ata kanë, ata të dëgjohen më vëmendje dhe të
kuptohen drejt kërkesat e tyre, pavarësisht nëse ata i shprehin ato qartë apo jo.
Mosnjohja e ligjeve dhe e mënyrës së funksionimit të gjykatave, i bën njerëzit të mos
jenë shumë të qartë në atë që kërkojnë. Në shumicën e rasteve, shpesh do t’iu duhet
punonjësve të gjykatave t’i sugjerojnë qytetarëve se ku duhet të shkojnë dhe se çfarë
duhet të bëjnë. Duhet patur parasysh, që qytetarët duhet të këshillohen me mirësjellje dhe
në mënyrë të dobishme, që të mos humbasin kohë. Megjithatë, në kuadrin e dhënies së
këshillave të dobishme qytetarëve është e rëndësishme që punonjësit e gjykatave të mos
japin ndihmë ligjore.
9. Respektimi i afateve kohore
Afatet janë shumë të rëndësishme dhe duhen respektuar, sidomos në një shoqëri të tillë si
e jona ku jeta individuale e secilit është e mbushur me afate që duhen respektuar. Jemi të
gjithë të ndërgjegjshëm që afatet, shpeshherë janë stresues dhe iritues, por të gjithë e
dimë se ato duhen në mënyrë që shoqëria të ecë përpara me ritme të caktuara. I tillë është
edhe shërbimi që ofrohet në gjykatë. Gjykata, gjatë punës së saj, përfshin respektimin e
një sërë afatesh, shkelja e të cilëve mund të ketë pasoja të rënda për qytetarët. Punonjësit
e gjykatës duhet t’i repsektojnë këto afate, në mënyrë që puna në gjykatë të ketë
vazhdueshmëri dhe qëndrueshmëri.
10. Shërbimi dhe personeli të jetë të gatshëm dhe të arritshëm
Kjo do të thotë se personeli i gjykatave, madje deri tek drejtuesit e tyre duhet të jenë
gjithmonë të gatshëm dhe të arritshëm për publikun , në mënyrë që publiku të përfundojë
me sukses punët për të cilat është i interesuar.
Nga të gjitha këto që thamë më lart, duhet që ndihma ligjore nëpër gjykatë të ofrohet në
mënyrë të barabartë, me saktësi dhe mirësjellje e durim. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm
që askush nuk do që t’i zvarrisë punët e tij. Ajo që duhet të bëhet është që stafi i
gjykatave të ndërgjegjësojë vetveten dhe më pas në mënyrë graduale edhe qytetarët se
parimet e përshkruara më lart duhen respektuar dhe po respektohen. Kjo do të rrisë
besimin e qytetarëve tek gjykatat si vend ku jepet drejtësi pa asnjë lloj favorizimi.

Contenu connexe

Similaire à ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR

Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)Ardenia Flowers
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveМЦМС | MCIC
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfanaspahiu10
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Ministry of Health
 

Similaire à ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR (20)

Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe ProfesionaleDoracak Etike Ligjore dhe Profesionale
Doracak Etike Ligjore dhe Profesionale
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
Sigurianacionale 111219031658-phpapp01
 
Siguria nacionale
Siguria nacionaleSiguria nacionale
Siguria nacionale
 

Plus de #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

Plus de #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 

ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR

  • 1. #MesueseAurela DURRES 2015 ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE
  • 2. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 1 ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR ÇËSHTJA 1. Ç’JANË GJYKATAT Koncepti I gjykatave si “ shërbim shtetëror për ofrimin e shërbimit në zgjidhjen e mosmarëveshjeve”. Sipas nenit 15 “2” të Kushtetutës së R. së Shqipërisë “ Organet e pushtetit public, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre. Nuk duhet harruar se këto liri dhe të drejta gjejnë garancinë e tyre në veprimyarinë e gjykatës në ushtrimine pushtetit gjyqësor . Llojet e pengesave - Gjeografike ( vendndodhja, lehtesia per te shkuar net e…) - Proceduriale ( veshtiresite qe ka procedura per tí shfrytezuar) - Ekonomike; taksat, shpenzimet ( avokat, ekspert etj...) - Veçorite personale, ( gjuha, aftesi fizike te kufizuara) Bashkepunimi me aktoret e tjere ( avokate, prokurore, police, eksperte, psikologe, punonjes sociale, avokati I Shtetit, shoqatat e ndryshme qe e shtrijne aktivitetin ne sherbimet gjyqesore ( legal aid, shoqatat per mbrojtjen e te miturve, te grave te dhunuara …) Lehtesite per personat qe paraqiten personalisht pa avokat. Shkembimi i nformacionit Ndikimi ne akses I “vullnetareve”
  • 3. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 2 ROLI DHE PERGJEGJESITE E STAFIT TE GJYKATES NE DHENJEN E NDIHMES LIGJORE HYRJE Raporti gjyqtar- Administrate gjyqesore Gjykatat njihen nga ligji si organe qe japin drejtesine madje dhe perkufizimet teorike mbi gjykatat pohojne nje gje te tille, por roli dhe veprimtaria e tyre ne dhenien e drejtesise eshte shume me e gjere sesa thjesht dhenia e nje vendimi gjyqesor. Gjykatat si institucione perbehen nga gjyqtaret si dhe stafi administrative dhe ai ndihmes. Ne kete strukture sigurisht qe rolin me te rendesishem ne funsksion te dhenies se drejtesise e kane gjyqtaret por nje rol po aq te rendesishem ka edhe administrata gjyqesore. Mund te thuhet se administrata e gjykates eshte fytyra e vet gjykates pasi ajo eshte e para qe vihet ne kontakt me publikun. Sic dihet ne prezantimin e pare qe kane qytetaret me gjykaten eshte administrata gjyqesore ajo qe vihet perballe tyre. Ne kete aspekt administrata gjyqesore ka nje rol te vecante ne komunikimin me publikun dhe qytetaret dhe sidomos ne sherbimet qe ajo mund te ofroje. Ne vende te ndryshme ndiqen politika dhe praktika te ndryshme ne lidhje me faktin se cili eshte roli dhe pergjegjesia e stafit te gjykates ne sherbimet qe mund ti ofrohen publikut.Disa vende mbajne nje qendrim strikt ne lidhje me kete rol qe mund te luaje stafi i gjykates nderkohe qe vende te tjera bazohen ne filozofine e sherbimit ndaj publikut. Per pasoje ne keto vende gjykates dhe stafit te saj ju atribohen me shume te drejta dhe nje diskrecion me i madh perkundrejt sherbimeve qe mund tu ofrohet publikut dhe qytetareve. Ne funksion te kesaj filozofie gjykatat konsiderohen si institucione qe jane ne sherbim te publikut dhe qe duhet te jene te gatshme ne cdo kohe t’ju ofrojne klienteve te saj te gjithe ndihmen ligjore te duhur per te mundesuar sa me mire aksesin ne gjykate. E gjithe kjo filozofi eshte e lidhur ngushte me dy elemente te rendesishem te cilet jane “aksesi ne drejtesi” dhe “besimi i publikut”. Ne fakt realitetet e reja kane nxjerre ne pah nevojen e rikonsiderimit te nocioneve te tilla si “aksesi ndaj drejtesise” apo “aksesi ndaj gjykates”. Ne
  • 4. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 3 kete kuptim “aksesi ndaj drejtesise” nuk mund te quhet i garantuar pa siguruar “aksesin ndaj gjykates”. Kjo nenkupton qe nga njera ane qytetareve tu sigurohet e drejta kushtetuese dhe ligjore per tu paraqitur ne gjykate, dhe nga ana tjeter qe gjykata dhe stafi i saj te jene aktive perkundrejt ndihmes ligjore te kerkuar duke ju ofruar mundesine qytetareve qe problemet e tyre ti paraqesin perpara gjykates. Po keshtu dhe “besimi i publikut” eshte i lidhur jo vetem me faktin qe gjykata jep drejtesi por edhe me vet menyren sesi gjykata prezantohet ndaj qytetareve. Ne modelin e gykates qe ka per filozofi sherbimin ndaj publikut dy jane pergjegjesite kryesore te stafit te gjykates, te ofroje informacion dhe sherbime per qytetaret. Shumica e qytetareve nuk kane kontakt direct me gjykatat dhe informacionin rreth gjykatave ata e marrin ne burime te ndryshme si media, avokatet apo palet e ndryshme. Sondazhet me opinion publik tregojne se publiku njeh shume pak rreth gjykatave. Ne kete kuader gjykatat kane nje rol te rendesishem jo vetem te informojne publikun por edhe ta edukojne ate nepermjet broshurave apo fletepalosjeve te ndryshme me te dhena per gjykaten dhe procedurat e saj. Eksperienca e ketyre vitete ka treguar se numri i qytetareve qe paraqiten personalisht ne gjykate, pra pa nje mbrojtes ligjore sa vjen edhe rritet, dhe kjo kryesisht per shkak te pamundesise financiare te tyre per te patur nje avokat. Kjo ka bere qe gjykatat te ndeshen gjithnje e me shume me qytetare qe paraqiten vete ne gjykate, por dhe me nevojen per te patur nje staf te pergatitur dhe te gatshem per t’iu pergjigjur ne cdo kohe kerkesave te qytetareve. Ne kushtet kur nje gje e tille eshte shndruar ne nje fenomen te zakonshem disa vende per te orjentuar stafin e gjykates lidhur me ndihmen ligjore qe mund tu ofrohet qytetareve kane hartuar manuale te posacme ne dispozicion te gjykatave. Keto manuale ne me te shumten e rasteve jane hartuar ne menyre te tille qe te permbajne pyetjet dhe pergjigjet me te mundshme se perse mund te kerkohet ndihma ligjore. Eshte e natyrshme qe keta manuale nuk mund te ezaurojme te gjithe spektrin e ndihmes ligjore te kerkuar prej qytetareve por gjithsesi ata sherbejne si nje model per veprimtarine e stafit te gjykates.
  • 5. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 4 BAZA LIGJORE DHE KOMPETENCAT Tek ne roli dhe veprimtaria e administrates gjyqesore eshte e rregulluar me ligj dhe akte te tjera nenligjore. Ne ligjin “Per Organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” neni A thuhet se: sherbimet ndihmese ne gjykate drejtohen nga kancelari dhe permbushen nga sekretaria gjyqesore, deget dhe sektoret e administrates, te ekonomise, finances, informatizimit, rregjistrimit dhe ruajtjes se dokumentave. Administrata gjyqesore gjate ushtrimit dhe pergjegjesive te saja kryen veprimtari proceduriale dhe administrative. Detyrat proceduariale te administrates gjyqesore jane te parashikuara me se shumti ne kodin e procedures civile si dhe ne kodin e procedures penale. Nderkohe qe nje pjese e mire e detyrave administrative jane parashikuar ne rregulloren “Per organizimin dhe funksionimin e administrates gjyqesore”. Ne kete rregullore ne nenin 6 jane percaktuar fushat e veprimtarise administrative. Po keshtu ne nenin 10 jane percaktuar kompetencat e kancelareve ne fushen administrative. Si dhe disa rregulla te tjera parashikuar ne nenin 24 qe lidhen me mardheniet me publikun dhe mediat. ROLI I GJYKATES NE DHENIEN E NDIHMES LIGJORE Eshte nje fakt i pranuar nga te gjithe qe gjykata dhe stafi i saj ndersa permbush detyrat e saj ne ofrimin e ndihmes ligjore te kerkuar prej qytetareve nuk mund te japi “keshilla ligjore”. Lidhur me kete fakt manualet e gjykatave e ndalojne gjykaten dhe stafin e saj te japi “keshilla ligjore” dhe kjo eshte e kuptueshme pasi nje gje e tille nuk ben pjese ne pergjegjesite e gjykates. Gjithsesi stafi i gjykates ka nje rol te rendesishem per t’i siguruar publikut dhe qytetareve ne cdo kohe informacionin ligjor te nevojshem per sistemin gjyqesor ne pergjithesi dhe gjykaten ne vecanti. Eshte e rendesishme te kuptohet diferenca midis “keshilles ligjore” dhe “informacionit ligjor”. Perifrazimi me i perafert mbi “keshillen ligjore” do te ishte dhenia e nje opinioni mbi nje fakt ose nje ceshtje te caktuar, opinion ky I cili ne nje menyre apo ne nje tjeter sugjeron zgjidhjen e ceshtjes ne fjale. Ne fakt nje gje e tille i ndalohet edhe vete gjykates gjate gjykimit te
  • 6. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 5 nje ceshtje te caktuar. Nje shembull i cili mund te tregoje diferencen midis “keshilles ligjore” dhe “informacionit ligjor” mund te ishte ky: Nqs pyesni per te njejtin fakt apo ceshtje dy juriste te ndryshem dhe merrni dy pergjigje te ndryshme sigurisht qe kjo eshte nje “keshille ligjore”, por nqs merrni vetem nje pergjigje atehere ky eshte nje “informacion ligjor”. Ç’ ESHTE NDIHMA LIGJORE Ndoshta eshte me vend te sqarohet se kur flitet per ndihme ligjore te kerkuar nga qytetaret nuk behet fjale per ndihmen e garantuar me ligj gjate nje procesi gjyqesor per palet ne pamundesi financiare per tu mbrojtur apo per detyrimin ligjor per te mbrojtur te miturit, por behet fjale per ndihmen qe mund te ofroje sfati i gjykates ne formen e ofrimit te informacionit ligjor jashte seancave gjyqesore. Eshte e rendesishme te kuptohet qe kjo lloj ndihme ofrohet vetem nga stafi administrativ i gjykates, pergjithesisht nga kancelari si pergjegjes direct per veprimtarine e administrates gjyqesore por sipas rastit dhe nga stafi i tij ndihmes. Si rregull kjo lloj ndihme me shume kerkohet perpara se te filloj nje proces gjyqesor por mund te kerkohet edhe ne fazat e tjera te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes. Ne kete kuader gjykata si institucion luan nje rol te rendesishem jo vetem nepermjet procesit gjyqesor por edhe nepermjet veprimtarise administrative qe ushtrohet nga stafi i saj jashte seancave gjyqesore ne funksion te ndihmes ligjore. Sikurse theksuam dhe me lart kjo veprimtari e gjykates eshte e lidhur ngushte me garantimin e aksesit te publikut si dhe me besimin e publikut ndaj gjykates. KOMPONENTET E SHERBIMIT Sherbimi qe administrata gjyqesore mund tu ofroje qytetareve eshte i lidhur ngushte me tre komponente te cilet jane: 1. mjedisi fizik 2. procedurat, dhe 3. profesionalizmi 1. Mjedisi fizik qe ka te beje me infrastrukturen dhe hapesiren e nevojshme ne dispozicion te stafit te gjykates per te mundesuar kontaktin me publikun. Ky mjedis fizik ne vetvete perbehet nga hapesira, pajisjet si dhe tabelat dhe shenat orjentuese.
  • 7. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 6 2. Aspekti proceduarial i sherbimit ka te beje me politikat apo procedurat qe duhet te ndiqen ne ofrimin e sherbimeve. Pergjithesisht keto procedura jane te ofruara ne forme rregullash ne ligje apo akte nenligjore te cilat rregullojne menyren e ofrimit te sherbimeve. 3. Profesionalizmi ka te beje me nivelin e sherbimeve qe stafi i gjykates mund te ofroje dhe eshte i lidhur ngushte me disa tregues si sjellja, aftesite komunikuese apo njohurite. CILESITE E SHERBIMIT Si rregull administrata gjyqesore duhet te udhehiqet nga te njejtat parime sikurse dhe vete gjyqtaret. Njeri nga parimet e rendesishem qe vlen edhe per administraten gjyqesore eshte parimi i paanesise ne marrdheniet me qytetaret. Ashtu sikurse gjykata duhet te jete e paanshme ne gjykimin e nje ceshtje gjyqesore dhe administrata gjyqesore duhet te jete e paanshme ne marrdheniet e saj me qytetaret ne ofrimin e ndihmes ligjore te kerkuar. Kjo eshte dhe aresyeja kryesore pse stafi nuk mund te japi “keshilla ligjore” pasi nje gje e tille do te kompromentonte paanesine e tij. Nga ana tjeter stafi eshte i detyruar qe tu ofroje qytetareve gjithe “informacionin ligjor” te lejuar. Stafi i gjykates duhet ti trajtoje palet ne menyre te barabarte. Stafi nuk duhet te ofroje asistence njeres pale per te krijuar avantazh ndaj pales tjeter ose ne te kundert te mohoje dhenien e asistences njeres pale ne favor te pales tjeter. Kjo nuk do te thote qe stafi i gjykates nuk mund ti ofroje ndihme njeres pale per shkak se pala tjeter nuk e ka kerkuar ate, as qe informacioni i kerkuar duhet te jete domosdoshmerisht i njejte sepse palet mund te kerkojne gjera te ndryshme ose njeres prej paleve nuk i nevojitet ky lloj informacioni pasi eshte e mbrojtur me avokat. Sigurisht qe nje gje e tille kerkon nje sherbim cilesor nga ana e stafit te gjykates duke nenkuptuar saktesine ne dhenien e “informacionit ligjor”. Stafi duhet te jete shume i vemendshem ne informacionin ligjor qe ofron sepse nje pergjigje jo e sakte mund te kete pasoja negative per qytetaret. Shembull: nje pale gjyqesore pa mbrojtes ligjore kerkon te dije sesa eshte afati ligjor i ankimit te nje ceshtje te caktuar. Ju i pergjigjeni gabimisht 10 dite nderkohe qe ligji parashikon afatin 5 ditor te ankimit.
  • 8. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 7 Ne nje rast te tille gabimi mund te jete i vogel ne dukje por ai mund te jete me pasoja te pariparueshme per palen qe ka kerkuar ndihme duke i mohuar asaj mundesine qe te ushtroje te drejten ligjore te ankimit brenda afatit te parashikuar nga ligji. Dhe se fundi sherbimi duhet te kryhet brenda nje kohe te aresyeshme, kjo kerkon qe sherbimi jo vetem te jete i sakte por dhe te kryhet sa me shpejt te jete i mundur. PERGJEGJESITE E STAFIT Duke patur parasysh rregullat dhe parimet e siperpermendura pergjegjesite me kryesore te stafit te gykates ne funksion te “ndihmes ligjore” te kerkuar prej publikut dhe qytetareve do te ishin keto: 1. stafi ka detyrimin tu shpjegoje paleve gjyqesore, medias dhe qytetareve te interesuar procedurat gjyqesore. 2. stafi ka detyrimin te informoje palet gjyqesore si dhe palet e mundshme si te sjellim problemet e tyre perpara gjykates per zgjidhje. 3. stafi duhet te kete vazhdimisht ne mendje faktin se asnjera nga palet nuk mund te kontaktoje me gjyqtarin jashte séances gjyqesore. Kjo do te thote qe stafi nuk mund te adresoje palet tek gjyqtari per kerkesat e tyre jashte séances gjyqesore. Duke patur parasysh percaktimet e mesiperme mund te listojme disa nga qendrimet positive te stafit te gjykates ndaj kerkesave per ndihme ligjore.
  • 9. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 8 Ç’fare duhet te beje stafi?  Te siguroje informacion qe ndodhet ne listat e gjyqeve, dosjet e ceshtjeve, indekset, arkive dhe ne raporte te tjera.  Tu pergjigjet pyetjeve qe kane te bejne me rregullat e gjykates, procedurat dhe praktikat e zakonshme.  Te siguroje shembuj te formave te kerkese padive si udhezues per palen e interesuar.  Tu pergjigjet pyetjeve rreth formes se kerkese padise.  Te shpjegoje kuptimin e termave dhe dokumentave te perdorura ne nje proces gjyqesor.  Tu pergjigjet pyetjeve qe kane te bejne me afatet ose datat e caktuara. STRATEGJITË PËR DHËNIEN E NDIHMËS LIGJORE Gjykatat duhet të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Vendndodhja, struktura fizike, proçedurat, si dhe gatishmëria e personelit ndikojnë në aksesueshmëri. Në përputhje me këtë, i takon gjykatës të eleminojë pengesat e panevojshme në shërbimet e tij. Këto pengesa mund të jenë gjeografike, ekonomike, dhe proçeduriale. Ato mund të shkaktohen nga mangësitë në gjuhën dhe njohuritë e individëve që marrin pjesë në proçedurat gjyqësore. Për më tepër, pengesat psikologjike mund të krijohen nga proçedurat gjyqësore të panjohura, të paarritshme, padrejtësisht të komplikuara dhe që e bëjnë popullatën të tërhiqet. Fatkeqësisht, përmirësimi i shërbimeve dhe imazhit të gjykatës është sfidë sepse publiku është në përgjithësi i painformuar për rolin e gjykatave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vonesat mund të jenë shumë të kushtueshme për palët në kuptimin e kohës dhe në atë monetar. Njerëzit duan të merren me jetën e tyre dhe kjo nuk është e mundur kur ata janë të përfshirë në proçese gjyqësore të cilat vazhdojnë për një kohë mjaft të gjatë. Njerëzit e përfshirë në proçese gjyqësore nuk mund të lëvizin përpara, ata presin për rezultatin, pavarësisht nëse ai është proçes gjyqësor civil apo penal. Po kështu, personat të cilët janë të paaftë fizikisht apo mendërisht shpesh janë në disavanzh, sepse mundësirat që ofrojnë gjykatat shpeshherë nuk janë hartuar duke patur parasysh nevoja të veçanta.
  • 10. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 9 Po kështu, personeli që ka të bëjë me publikun është shumë i rëndësishëm në ofrimin e shërbimit për publikun. Është shumë e rëndësishme që personeli të jetë i trainuar nga ana teknike, por është po kaq e rëndësishme që ata të trainohen se si duhet të sigurojnë shërbim shumë të mirë për klientët. Për të nxitur aksesin në drejtësi dhe për të rritur besimin e shtetasve tek gjykata, personelit të gjykatës i kërkohet të ofrojnë respekt, mirësjellje, dhe dinjitet për këdo me të cilin kanë të bëjnë. Duhet të jetë e qartë për publikun, nëpërmjet shenjave, komunikimit me personat e duhur apo publikimeve, se ku duhet të shkojnë nëse kanë shqetësime për probleme të ndryshme. Aftësia e palëve për marrjen e informacionit nga gjykata ose për të ofruar informacion mbi gjykatën pa shkuar në ndërtesën e gjykatës është duke u përmirësuar, por ende është shumë larg nga idealja. Ofrimi i mundësisë për komunikim në distancë të klientëve ose sjellja e shërbimeve të gjykatës tek klientët është shumë embrionale, sepse qëndrimi pozitiv që duhet të shoqërojë shkëmbimin e informacionit është ende i cekët. Edhe duke menduar një nivel të lartë të bashkëpunimit të administratës gjyqësore, palët arrijnë në përfundimin se të pyesësh punonjësit e gjykatës është e papërshtatshme, e ngadalshme dhe nganjëherë e pasuksesshme. Pyetje mbi sistemin gjyqësor zgjasin pafundësisht. Nga njëra anë, kemi pyetje që personeli mund t’i përgjigjet qartë dhe, nga ana tjetër, kemi pyetje për të cilat personeli nuk mund të japë përgjigje të qarta. Problemi është se shumica e pyetjeve gjenden në mes të dy grupeve të mësipërme. Ka disa gjera që personeli mund t’i bëjë për të bërë punën e tyre më të lehtë dhe për të identifikuar nëse dikush është duke kërkuar vetëm informacion apo ndihmë ligjore. Është ë rëndësishme të kujtojmë se çështja se çfarë përfshin ndihma ligjore shqetëson jo vetëm punonjësit e gjykatës. I gjithë personeli i gjykatës është në kontakt me njerëzit që pyesin rreth sistemit gjyqësor. Sekretarët gjyqësorë, sekretarët e seancave, nëpunësit gjyqësorë, ftuesit duhet të dinë t’i përgjigjen pyetjeve rreth gjykatave. Ajo se si personeli u përgjigjet pyetjeve nga publiku mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në administrimin e drejtësisë, duke ndikuar në përshtypjen që qytetarët krijojnë nga eksperienca e tyre në gjykatë. Personeli që gjëndet në pozicione të kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët është i pari dhe, nganjëherë, i vetmi kontakt që publiku ka me sistemin gjyqësor. Ata duhet të formojnë një përshtypje afatgjatë dhe perceptimin rreth sistemit nga kontakti i parë me punonjësin e gjykatës. Mënyra si përgjigjet personeli ndikon drejtpërdrejtë në aksesin e publikut në gjykatë sepse shumë njerëz nuk janë të familjarizuar me proçedurat gjyqësore dhe kërkojnë një nivel të caktuar ndihme. Nëse dikush nuk di se si të përdorë sistemin gjyqësor dhe personeli i gjykatës nuk jep informacionin që ai ka nevojë, atëherë efektivisht aksesi mohohet. Së fundi, personeli ka shumë njohuri rreth funksionimit të gjykatës si rezultat i eksperiencës së tyrë dhe mundësisë për të përdorur edhe informacionin e kufizuar dhe konfidencial. Si pasojë, ata që i përgjigjen pyetjeve mund të ndikojnë ne rezultatet e një çështje të veçantë. Qartazi, personeli i gjykatës ka një sasi të madhe përgjegjësish dhe ata mundet që në mënyrë të dukshme të ndikojnë në administrimin e drejtësisë. Ka shumë punë për t’i bërë gjykatat të përdorshme dhe për të zgjeruar kuptimin dhe vlerësimin e publikut për gjykatat, të rrisin
  • 11. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 10 besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Për këtë, është themelore që i gjithë personeli i gjykatës të trainohet mbi mënyrën e dhënies së informacionit ndaj publikut dhe ç’është më e rëndësishmja për mënyrën e komunikimit me publikun. Ka disa gjëra që personeli mund t’i bëjë për të bërë punën e tyre më të lehtë dhe për të identifikuar nëse dikush është duke kërkuar vetëm informacion apo ndihmë ligjore. - Dëgjoni me vëmendje dhe paraqisni pyetje. Së pari, është e domosdoshme të kuptosh çfarë kërkojnë apo për çfarë kanë nevojë njerëzit. Kjo nuk është aq a lehtë sa duket. Shumë njerëz nuk janë të familjarizuar me terminologjinë ligjore dhe kanë vështirësi në komunikimin efektiv në gjykatë apo zgjidhje ligjore. Shumë shpesh ata mund të japin shumë ose pak informacion ose përdorin terma joligjore ose ligjore, por jo të saktë për të përshkruar problemin e tyre. Në këto kushte, personeli i gjykatës duhet të vihet në dispozicion dhe të bëjë pyetje për të qartësuar se cilat janë nevojat e personit. Dëgjimi i vëmendshëm është gjithashtu i rëndësishëm sepse disa njerëz mund të përpiqen për të marrë informacionin që do t’i ndihmonte ata për të fituar çështjen. - Jini i duruar. Shumë njerëz nuk janë të familjarizuar me sistemin gjyqësor dhe, për këtë, paraqitja në gjykatë si paditës, i paditur, dëshmitar, anëtar jurie, apo viktimë mund të jetë shumë stresuese, konfuzuese, dhe mund t’i bëjë ata të ndjehen të ndrojtur. Është shumë e rëndësishme për personelin e gjykatës të kujtojë që edhe pse ata vetëm kanë shpjeguar të njëjtën proçedurë pesë herë gjatë orës së fundit, për personin që po ndihmojnë në një çast të dhënë nuk është e njëjta gjë. Nëse ata e ndjejnë veten të keqtrajtuar, kjo mund të ndihmojë për të kuptuar se sa shumë do ta vlerësonin ata nëse ata janë të konfuzuar dhe dikush u kushtoi kohë për t’u shpjeguar me kujdes se çfarë po ndodh. - Shpjegoni arsyet. Shumë herë publikut i thuhet se personeli i gjykatës nuk mund të japë ndihmë ligjore dhe nuk shpjegohet pse. Nëse personeli nuk mund të ofrojë informacionin e kërkuar, ata duhet të shpjegojnë arësyet, duke u përpjekur të pajtojnë nevojën e punonjësve të gjykatës për të qenë të pranueshëm dhe neutralë me qëndrimin se ata nuk mund të ofrojnë ndihmë ligjore. Këto koncepte janë përshkruar në shumë detaje në seksionin e mëposhtëm. Edhe njëherë, të japësh arësyet ndihmon në ngritjen e mirëkuptimit të publikut për sistemin gjyqësor. - Mos u fshihni pas termit “ndihmë ligjore”. Shumë herë « ndihma ligjore » përdoret si një shfajësim për të mos dhënë shërbim. Kjo mund të ndodhë në një sërë situatash, si p.sh. kur personeli keqtrajtohet ose është i mbingarkuar ose kanë mbajtur një qëndrim negativ që ndikon në kryerjen e detyrës së tyre ose nëse ata nuk kuptojnë se është përgjegjësia e tyre për të ofruar informacion dhe akses. Personeli mund të përdorë « ndihmën ligjore » si një shfajësim për të mos ofruar shërbim kur ata kuptojnë se dikush kërkon ndihmë ligjore. Por, shpesh, vetëm mund të duket sikur dikush kërkon ndihmë ligjore. Për shembull, shpesh fjala duhet është një tregues që dikush po kërkon ndihmë ligjore: p.sh. “unë sapo mora një biletë; çfarë duhet të bëj unë?”. Por, fjala duhet nuk do të thotë automatikisht se ata po kërkojnë ndihmë ligjore. Ata vetëm mund të duan të dinë se cilat janë opsionet e tyre, por ata nuk e kanë shprehur atë me korrektesë.
  • 12. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 11 Së fundi, edhe nëse një person, shumë qartë, kërkon ndihmë ligjore, personeli i gjykatës nuk duhet t’a përdorë atë si një shfajësim për të mos dhënë shërbim. Zakonisht, ka një sasi informacioni që mund të ofrohet për t’i ndihmuar ata, si p.sh. shpjegimi i arësyeve se ata nuk mund të japin ndihmë ligjore, shpjegimi i mundësive të tyre proçeduriale, ose referimi i tyre në organe të cilat mund t’i ndihmojnë ata. Nuk ka rëndësi vetëm ajo çfarë thoni, por edhe mënyra se si e thoni atë. Është gjithnjë shumë e rëndësishme të kujtojmë se toni i zërit dhe gjuha e xhesteve flasin me zë më të lartë se sa fjalët dhe ato kanë ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit i përgjigjen përpjekjeve për të ofruar ndihmë. Megjithatë shumë probleme nuk varen thjesht nga dëshira e mirë apo nga aktiviteti i personelit të gjykatës por edhe nga kushtet në të cilat ata punojnë, dhe pse jo edhe stimujt materialë dhe moralë që ata kanë gjatë punës së tyre. Personeli i gjykatave gjatë ofrimit të shërbimit në kuadrin e parimeve bazë të përshkruara më lart duhet të ketë parasysh që të : 1. Barazi në zbatimin e rregullave Qytetarët duhet të trajtojnë si të barabartë në zbatimin e rregullave. Por fatkeqësisht, në praktikë ndodh që rregullat nuk zbatohen drejt dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë. Trajtimi i drejtë dhe i barabratë rrith besimin dhe krijon tek qytetarët përshtypjen e drejtësisë. Kjo është mjaft e rëndësishme edhe gjatë punës së administratës gjyqësore, që është hapi i parë që bëjnë qytetarët në gjykatë. Gjykata nuk duhet të shihet si vend ku disa favorizohen dhe disa të tjerë jo. Qytetarët duhet të vijnë dhe të marrin shërbimin e kërkuar duke gjykuar se rasti i tij u trajtua si çdo rast tjetër i ngjashëm me të. Kutphet, në rastin e personave të paaftë mund të bëhen edhe favorizime të njëfarë lloji, por që nuk cënon parimin e barazisë dhe të drejtësisë në gjykatë. 2. Personeli i gjykatës duhet të veprojë në një mjedis pune të përshtatshëm. Gjykatat, në Shqipëri, sa vijën e bëhen më të mbipopulluara nga çështjet që paraqiten për gjykim dhe konfliktet që kërkojnë zgjidhje. Pavarësisht, nga rrugët dhe mënyrat e tjera të zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, gjyktatat në Shqipëri zënë vendin kryesor për shqyrtimin e konflikteve. Qytetarët, duhet që në mëomentin që shkojnë në gjykatë, ta shohin atë si një vend të përshtatshëm ku mund t’i japin zgjidhje mosmarrëveshjes së tyre. Dhe përballja e parë e qytetarëve, kuptohet që është me administratën e gjykatës. Një gjykatë e paorganizuar dhe e zhurmshme, mund të krijojë një përshtypje mosbesimi dhe negative tek qytetarët. Mjedisi efikas i punës përfshin shumë gjera: shenja të qarta orientimi, personel që i përgjigjet kërkesave të qytetarëve shpejt, me mirësjellje dhe në mënyrë efektive; krijimi i kushteve lehtësuese për t’iu shërbyer qytetarëve; përgjigje të shpejta dhe të sakta pa penguar rrjedhën normale të punës. Pavarësisht, se disa nga këta faktorë nuk varen nga personi që jep shërbimin, çdo punonjës i gjykatës duhet të ndihet përgjegjës për mbikqyrjen e mjedisit të tij të punës si dhe për ndërmarrejn e hapave për ta mbajtur këtë mjedis efikas.
  • 13. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 12 3. Shërbimet duhet të ofrohen brenda një kohe të arsyeshme Njerëzve, e sidomos, palëve ndërgjyqëse, nuk ju pëlqen t ëpreson për një kohë të gjatë. Kjo, pasi shumica prej tyre ka lënë punë të tjera për të ardhur në gjykatë. Ata shfaqin pakënaqësi, madje dhe irritohen, në rast se shohin apo vlerësojnë se punët e tyre po zvarriten pa ndonjë arsye të fortë. Por, duke patur parasysh kompleksitetin e çështjeve që paraqiten për gjykim, qytetarëve jo gjithmonë mund t’u shërbehet me shpejtësinë që ata presin. Megjithatë, brenda kuadrit të punës dhe duke patur parasysh edhe rrethanat e veçanta të kërkesave të qytetarëve, shërbimi që duhet t’u ofrohet atyre duhet të jetë sa më i shpejtë të jetë e mundur, por sipas mendimit tim pa shkelur parimet e një shërbimi efektiv dhe të saktë. Sidoqoftë, edhe qytetarët dinë ta vlerësojnë nëse ju po përpiqeni me të vërtetë që t’i shërbeni atyre sa më shpejt të jetë e mundur. 4. Bëni maksimumin për t’i ndihmuar qytetarët Qytetari i thjeshtë i sheh gjykatat si institucionin që zgjidh mosmarrëveshjet e tyre. Megjithëse, edhe pse në Shqipëri ende nuk është krijuar ideja e gjykatës si institucion që ofron shërbim, duhet patur parasysh që individët e thjeshtë e konsiderojnë gjykatën në tërësi si vend ku jepet drejtësi. Për rrjedhojë, i gjithë personeli i gjykatës e ka për detyrë të ndihmojë qytetarët e thjeshtë në zgjidhjen e problemeve të tyre ligjore. Disa probleme mund të zgjidhen lehtë, disa të tjera kërkojnë më shumë e mund. Sidoqoftë, qytetarët duhet ta ndjejnë që atyre po iu kushtohet vëmendja dhe koha e duhur dhe që po bëhet maksimumi i mundshëm për zgjidhejn e problemit të tyre. 5. Informacioni duhet të jetë i saktë dhe i plotë Çdo qytetar paraqitet në gjykatë për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemeve të tij. Kjo ndihmë mund të jetë ligjore ose administrative. Është e rëndësishme që informacioni që iu ofrohet qytetatrëve për kërkesat e tyre të jetë i saktë dhe i plotë në të njëjtën kohë, ndryshe qytetarët do të kthehen aty disa herë gjë që do t’i iritonte ata, por në të njëjtën kohë do të rriste edhe ngarkesën e punës së personelit. Është më mirë që qytetari të lihet të presë për pak kohë dhe në fund t’i jepet një përgjigje apo informacion i saktë dhe i plotë sesa, t’i jepet një përgjigje e shpejtë por e pastudiuar. Është e rëndësishme që puna të kryhet shpejt, por asnjëherë në dëm të saktësisë apo qartësisë së informacionit të dhënë. Është më mirë që qytetari të vijë një ditë tjetër për të marrë informacion të saktë e të plotë sesa të largohet aty për aty me nje përgjigje të gabuar ose të paqartë. 6. Informacioni të jetë i kuptueshëm Personat që kanë të bëjnë me sistemet gjyqësore dhe e njohin terminologjinë e tyre e kuptojmë pa problem gjuhët që flitet në gjykatë. Sidoqoftë, për publikun e gjerë, shpeshherë gjuha që përdoret në gjykatë është e pakuptueshme dhe e koklavitur. Shumë shpesh një term nuk kuptohet qartë, ose nuk dëgjohet me vëmendje dhe ai më pas keqinterpretohet. Personeli, kuptohet brenda mundësive që i jep problemi konkret që po trajtohet, duhet të flasë dhe të shkruajë në atë mënyrë që një person i zakonshëm të na kuptojë. 7. Mirësjellja në dhënien e shërbimit Çdo person kërkon të ndihet i respektuar. Qytetarët që paraqiten në gjykatë, në më të shumtën e rasteve janë në mes të një konflikti. Kjo i bën ata më të ndjeshëm dhe më
  • 14. ROLI I ADMINISTRATËS GJYQËSORE NË ZGJERIMIN E AKSESIT TË PUBLIKUT NË SISTEMIN GJYQËSOR #MesueseAurela 13 emocionalë ndaj faktorëve të jashtëm. Njëkohësisht, ata mund të mos kenë edhe njohuri ligjore. Prandaj, është mirë që kur ata parqiten për të kërkuar shërbim, të trajtohen me mirësjellje dhe me durim. Mirësjellja shfaqet si nga mënyra sesi i drejtohemi, si flasim, si veprojme dhe si reagojmë ndaj kërkesave apo pyetjeve të tyre. Dëgjojini më vëmendje dhe durim kërkesat e tyre. Përpiquni sa më shumë që t’i përgjigjeni nevojave të tyre me sinqeritetdhe dashamirësi. Përqëndrohuni mbi ta derisa të zgjidhni problemin e tyre (në rast se mundni). Në rast se qytetari do t’i shikojë përpjekjet tuaja që sinqerta, ai do t’iu mirëkuptojë edhe në rast se ju nuk e zgjidhni dot problemin e tij. 8. Jepni këshilla të dobishme Mungesa e njohurive ligjore qe kane qytetaret e thjeshte per problemet e tyre ben qe ata, shpeshere, te bejne pyetje te paqarta dhe jo te zakonta. Është e rëndësishme që kur të komunikohet me qytetarët për problemin që ata kanë, ata të dëgjohen më vëmendje dhe të kuptohen drejt kërkesat e tyre, pavarësisht nëse ata i shprehin ato qartë apo jo. Mosnjohja e ligjeve dhe e mënyrës së funksionimit të gjykatave, i bën njerëzit të mos jenë shumë të qartë në atë që kërkojnë. Në shumicën e rasteve, shpesh do t’iu duhet punonjësve të gjykatave t’i sugjerojnë qytetarëve se ku duhet të shkojnë dhe se çfarë duhet të bëjnë. Duhet patur parasysh, që qytetarët duhet të këshillohen me mirësjellje dhe në mënyrë të dobishme, që të mos humbasin kohë. Megjithatë, në kuadrin e dhënies së këshillave të dobishme qytetarëve është e rëndësishme që punonjësit e gjykatave të mos japin ndihmë ligjore. 9. Respektimi i afateve kohore Afatet janë shumë të rëndësishme dhe duhen respektuar, sidomos në një shoqëri të tillë si e jona ku jeta individuale e secilit është e mbushur me afate që duhen respektuar. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që afatet, shpeshherë janë stresues dhe iritues, por të gjithë e dimë se ato duhen në mënyrë që shoqëria të ecë përpara me ritme të caktuara. I tillë është edhe shërbimi që ofrohet në gjykatë. Gjykata, gjatë punës së saj, përfshin respektimin e një sërë afatesh, shkelja e të cilëve mund të ketë pasoja të rënda për qytetarët. Punonjësit e gjykatës duhet t’i repsektojnë këto afate, në mënyrë që puna në gjykatë të ketë vazhdueshmëri dhe qëndrueshmëri. 10. Shërbimi dhe personeli të jetë të gatshëm dhe të arritshëm Kjo do të thotë se personeli i gjykatave, madje deri tek drejtuesit e tyre duhet të jenë gjithmonë të gatshëm dhe të arritshëm për publikun , në mënyrë që publiku të përfundojë me sukses punët për të cilat është i interesuar. Nga të gjitha këto që thamë më lart, duhet që ndihma ligjore nëpër gjykatë të ofrohet në mënyrë të barabartë, me saktësi dhe mirësjellje e durim. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që askush nuk do që t’i zvarrisë punët e tij. Ajo që duhet të bëhet është që stafi i gjykatave të ndërgjegjësojë vetveten dhe më pas në mënyrë graduale edhe qytetarët se parimet e përshkruara më lart duhen respektuar dhe po respektohen. Kjo do të rrisë besimin e qytetarëve tek gjykatat si vend ku jepet drejtësi pa asnjë lloj favorizimi.