SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  7
Cilë ishin 200 shqiptarët, pushtetarët më të
lartë të Turqisë
• 2
• 0
• 0
Veli HAKLAJ E diel, 14 Shtator 2014 18:02
Speciale/Personalitete të shquara shqiptare të përmendura
në historinë e Perandorisë Osmane
Kombin shqiptar rrjedhat e historisë e lidhën gjatë me Perandorinë Osmane. Janë evidentuar
shumë burra shteti dhe figura të shquara me origjinë shqiptare që kanë derdhur gjakun dhe
djersën për bashkësinë osmane e sidomos kanë kontribuar për miqësinë shqiptaro-turke.
Shumë nga ata kishin zënë edhe pozita të larta, të rëndësishme, si kryeministra (të paktën 35
shqiptarë), ministra, pashallarë, admiralë etj. Sigurisht që një pjesë e tyre vepruan në dëm të
interesave të kombit shqiptar.
Në Arkivin e Institutit të Historisë, në Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 fletë,
gjenden emrat e 225 personaliteteve të shquara shqiptare që përmenden në historinë e
Perandorisë Osmane, shkruan tetovanews.info
Dokumentet janë të shtypura në fletë më të vogla se formati a4 dhe në secilën prej tyre është
stema e mbretërisë shqiptare dhe intestimi: Instituti Mbretnuer i Studimeve Shqiptare.
Autori i krijimit të kësaj dosjeje ka shfrytëzuar këto burime: Librat e historisë turke, librat e
huaj që shkruajnë për historinë turke, shkurtimin e fermanëve, Sixhill’i Osmani-Stamboll
1307. Datat janë të shënuara simbas kalendarit të Hixhris, sikundër se janë përherë në
origjinalet e Fermanëve. Llogaritja dhe transkriptimi i tyne në datat e kalendarit tonë mund të
bëhet lehtësisht (ndryshimi është me plus 579 vite).
Në vijim, po publikojmë për lexuesin e “Standard”, disa të dhëna që janë administruar në
Dosjen A. III. 19, për 36 personalitete shqiptare të përmendura në historinë e Perandorisë
Osmane.
1) Ibrahim Pasha
Është i vjehrri i Kara Mahmut Pashë (Bushatit). U bë pashë me 2 tuga. Mbasi dhëndri i
Ibrahim Pashës, për sjelljet e tija të papëlqyeshme ra nga syni i Mbretit, ky me gjithë të birin
Karaman beun ju fal e ju dorëzua Mbretit. Por mbas kësaj u vërtetua se mbante
korrespondencë të fshehtë me të dhëndrin dhe prandaj u burgos dhe u vra më 1203.
2) Ibrahim Pashë Bushati
Është vëllai i Valiut të Shkodrës Mahmut Pashës. Më 1203 më 17 Ramazan ju dha Sanxhaku
i Ohrit. Më 1211, mbas vrasjes së vëllait të tij, u bë Pashë me 2 tuga i Shkodrës. Më 1218 u
bë Pashë (Vezir) me 3 tuga dhe njëkohësisht u emrue Serasqer i Rumelisë. Më 1220 u ba Vali
(Bejler beu) i Rumelisë. Në muajin e Rexhepit 1221 u hoq nga kjo pozitë duke ju lanë
Shkodra. Vdiq më 1227. Djemt’ e tij janë Ragip Pasha dhe Tahir Pasha. Ishte një Vezir i zoti
i kordhës e i mendjes.
3) Ahmet Pashë Dukagjini
“Duk” do me thanë ndër shqiptarët “Bej”. Duka i “Menobarit”(?) kish dy djem që s’e kishin
shokun në botë. Sulltan Fatih Mehmeti e dëgjoj këtë dhe tha: “Sikur të bëheshin myslimanë
këta djemt, se ç‘fitim do të kish pas feja në Shqipni”. Ky dëshir’ i tij hyjnor do ketë qenë
shtysi moral, që një ditë këta djem erdhën në Stamboll dhe u bënë myslimanë. Emrat ju vunë
Ahmet dhe Mahmut dhe u pranuan në pallat si “pazhë”. Mahmuti vdiq pas pak kohe. Ahmet
beu u bë komandant i shquem i ushtrisë. Në kohën e Sulltan Selimit I u ba Vezir dhe më 920
u vra në luftën e Amasjas. I fortë, i kënduem, i urtë, i squet. I biri është Mehmet Pasha.
4) Ahmet Pasha Dervish
Është nga komandantët e famshëm shqiptar. Me 1157 u bë mytesarifi i Prizrenit, më 1158 i
Dukagjinit. Pas pak vitesh vdiq.
5) Ahmet Pasha Bushati
Është i biri i Mytesarifit të Shkodrës Mehmet Pashës. Me ndërhymjen e vëllait të tij Mahmut
Pashës u bë Pasha me 1 tugë (Miri Miran) dhe më 1198 Mytesarif i Ohrit. Më 1201 në muajin
Sheval u ekzekutua.
6) Iskander Bej Dukagjini
Është nga fisi i shtëpisë së Dukagjinëve, i shoqi i Neslishah Hanëm-Sulltanës. Vdiq më 990
dhe asht varrosun në Ejub. Ka lënë shkolla dhe vepra mirbamëse të shumta. Djali i tij është
Mustafa Suni beu që vdiq rreth vitit 1000, ishte poet. I nipi është Mehmet Beu që vdiq më
1032. Një tjetër nip i tij ish Mustafa Beu i biri i Hasan Pashës që vdiq më 1041.
7) Ismail Pasha
Është nga familja e Gjinollit, i biri i Xhin Ali Pashës, Vezir i Prishtinës. Në Rebiul-evel të
vitit 1187, u bë Pasha me 2 tuga. Për shërbimet e kryera në luftën e këtij viti më 1197 u bë
Mytesarif në Ak-Sheher dhe u dërgua në luftën e Bagdadit me ushtrinë e Prishtinës. Më 1198
ju dhanë Sanxhakët e Karasi-s dhe Izmir-it dhe ju ngarkue mbrojtja (si komandant) i njësive
Yzi dhe Prizren, dhe pas pak kohe vdiq aty.
8) Ismail Pasha Qeqo
Është i biri i Ali Pashë Qeqos. U bë Kapuxhi-bash, më pas Pashë me 1 tugë dhe u ngarkua të
ekzekutoj Ahmet Pashë Ohrin, mision të cilin e kreu dhe u bë në vendin e të ekzekutuemit
komandant i Hotinit. Në Dhil – Kade 1199 u bë Vali në Tërhall dhe në Sheval 1201
komandant në Delvinë. Rreth vitit 1206 vdiq.
9) Iljas Pasha Beqo (Njonjo)
Është nga bejlerët e Shqipnisë*. Në Sheval të vitit 1201 u ba Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif i
Dukagjinit. Vdiq rreth vitit 1207.
*Thuhet se fëmija është i njohun edhe me mbiemnin “Njonjo”dhe lindun në Prizren. Më
duket se më tepër përgjamje të jet nga Janina.
10) Emrullah Pasha
Është nga “Hanedani” i Prizrenit*. Në Sheval 1184 u bë Pashë me 2 tuga dhe komandant në
“Ada-Kebir”. Sa vazhdoj lufta qëndroi aty, më pas vdiq.
* Ky fëmijë rrjedh nga Sulejman Beu (Sanxhak) beu i Dukagjinit që u vra në luftën e
Xhalldëran-it, 920). Thuhet se kjo familje s’kan pasardhës.
11) Texheli Dhylfikar Efendi
Është nga Prizreni. U bë tregtar privat i Mustafa Pashës nga Teqfur-Dagu, mbasandej
Profesor, sekretar referendar i ushtrisë këmbësore dhe vdiq më 1069.
12) Sabit Mehmet Pasha
Është nga Hanedani i Dibrës. Më 1201 u ba Pashë me 2 tuga dhe u çue nëpër Sanxhakët e
Bosnjes. Mbas kësaj vdiq atje.
13) Hasan Pasha (1)
(Ejublli= nga Ejupi)
Është i biri i Mustafa Beut nga Mati. Duke qenë se ky u vendos në Ejup (Stamboll) mori këtë
mbiemnim. Ishte më para Agaj i portës së Kara Mustafa Pashës dhe hyni në pallatin Mbretnor
me këtë përkrahje. U bë çakërxhi-bashi (Kryetar i pirjevet) dhe Mir-Alem (Kryetar i rojtjes
flamurit) por më 1105 u pensionue. Kur hypi në fron Sulltan Mustafaj i II më 1106 u bë
Pashë me 2 tuga dhe Kapuxhiler Qethudasi (Mbikqyrës i rojtarëve të portavet). Më 1109 u bë
Vezir dhe Vali në Bosnjë, më pas u dërgue në Baba-Dag dhe në Edirne si komandant
(Muhafiz). Më 1110 u bë Vali në Halep, më 1111 në Rekë, më 1113 Serasqer në Bagdad, më
1114 Vali në Diari-Beqir, në Shehri Zor, në Baser, në Kastamoni dhe në Muahrrem të vitit
1116 Vali në Bagdad. Shtroj këtej popullatat shetitëse të Arabis dhe qëndroi 20 vjet
sundimtar i këtij vendi. Vdiq më 1136. Ishte trim, madhështor, i pashëm fort, admninistrator e
luftëtar i rrallë dhe i mençur. Një Vezir pa shok. Një shtyllë e fortë e Perandorisë. La tre
djem: Ahmet, Abdurahman dhe Ali Pashën, që shërbyen në pozita të nalta.
(1) Duket se ka qenë prej fisit “Zog-ogllu” që duke emigrue në Stamboll preu marrëdhënien
me familjen dhe u humbë.
14) Halil Demir Pasha
Është djali i djalit (nipi) i Koxha Halil Pashës. Më 1108 u bë Bejlerbej në Shkodër. Pas pak
kohe vdiq.
15) Dervish Xhelepi
Është nga Prishtina. U lartësue nga dega e sekretaris; më 987 u ba “Resiul Qytab” (Ministër i
Jashtëm). Por u pushue pas pak kohe dhe vdiq. Ishte njeri me pak zotësi.
16) Ragib Mehmet Pashë Bushati
Është i biri i Ibrahim Pashë Bushatit nga Shkodra. Në Sefer 1225 u bë Pashë me 2 tuga dhe u
dërgua si Komandar në luftën e atij viti. Është shque me zotësin e me trimnin e tija në të
gjitha luftrat. U bë më vonë komandant në Nanapoli dhe më 1233 në Adaj-Qebir (Nisia e
Madhe). Më pas vdiq.
17) Rexhep Pasha Kallkandelen
Është shqiptar nga Tetova. U bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Shkup më 1201. Vdiq
rreth vitit 1212.
18) Rexhep Pasha Kallkandelen
Është nga Tetova. Thuhet se fisi i tyre vjen prej katundit Ball. Është nga familja e bejlerëve të
vendit, i biri i Hasan Pashës. Më 1244 u bë pashë më 2 tuga dhe u emrue komandant në luftën
kundra Serbisë. Mbasandej u dërgue në Ada-Qebir dhe mbeti ca kohë aty. Vëllaj i tij Salih
beu u ba Kapuxhi-bash. Vdiq rreth vitit 1250.
Djemtë e tij janë Hifzi, Abdurrahman dhe Hasan Pashallarët. Djali i Hasan Pashës, Esad
Pasha, vdiq më 1312, djali i Abdurrahman Pashës, Rexhep Pasha më 1313.
19) Seid Mehmet Xhelepi
Është nga Tetova. Në Misir ishte përfaqsuesi dhe sekretari i i Bejtul Malit (Pjesës shtetërore
të tokave të pushtueme). Ishte poet i shquem. Vdiq më 940.
20) Seit Pasha
Është nga Prizreni. U bë komandant i Kalasë së Nikshikut dhe Pashë me 1 tugë. Më 1224 ja
la vendin të vëllajt Mahmut Pashës dhe shkoj në luftën e Serbisë. Dhe vdiq andej.
21) Seid Efendi
Është nga Prizreni. Në kohën e Fatih Sulltan Mehmetit u muer në Pallat, u stërvit me mësime
të nalta dhe më së fundi u bë mësuesi i Princavet. Në kohën e Sulltan Bajazitit II ishte poet
dhe shkrimtar i famshëm. Kishte një vëlla dhe ai vetë poet i njohur në literaturën turke, që
quhej Nehari. Vdiq në kohën e parë të mbretnimit të Sulltan Sulejman Kanuniut.
22) Sylejman Bej
Është nga Prizreni. U bë Sanxhak bej në këtë qytet dhe u vra në luftën e Çalldëranit më 920.
23) Sylejman Pashë Kryezi (?)
Është i biri i Mehmet Pashë Gjakovës. U bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Shkup më
1148. Më 1156 u bë Vali në Janinë, më pas u pushue dhe vdiq më 1177.
24) Shaban Pasha
Është shqiptar, komandant ushtrie. Më 1176 u bë Mytesarif në Dukagjin dhe vdiq aty.
25) Salih Bej
Është nga oficerët e artilerisë shqiptar. Më 1158 u bë Mytesarif në Prizren, mbasandej vdiq.
26) Tahip Tevfik Efendi
Është dibran. Është i njoftun me mbiemrin Elmas Zade. Është nxënësi i Ali Efendiut në
shkencat teologjike. Vetë shkrimtar, filozof, ka vdekur më 1299 dhe është varrosur në Edirne
Kapu (Stamboll).
27) Tahir Pasha Begolli
Është nga Hanedani i Pejës, i biri i Mahmut beut. U bë Pashë me 2 tuga dhe më 1126
Mytesarif i Dukagjinit. Më 1152 i Konjës. Pas kësaj vdiq.
28) Tahir Pashë Bushati
Është djali i Ibrahim Pashës. Tue qenë se ka qenë edhe njëkohësisht Qehajaj i tij, u bë më
1219 Pashë me 2 tuga. Më 1224 u bë Valiu i Shkodrës.
29) Durmish Pasha
Është nga komandantët e ushtrisë shqiptare. Më 1129 u bë Mytesarif në Shkodër, mbas pak
vjet vdiq.
30) Osman Pasha
Është shqiptar, nga komandantët e ushtrisë vullnetare. Më 1083 ka qenë Mytesarif në Prizren,
ku qëndroi për shumë kohë.
31) Osman Mazhar Pasha
Është nga komandantët shqiptarë. U bë Mytesarif në Shkodër. Më 1265 u bë Vezir (Pashë me
3 tuga). Më 1270 u emnue Vali në Selanik. Më 1272 në Trabullusi Garb. Vdiq më 1277. Ishte
i zoti i punës, i mençëm, rregullues.
32) Ali Pasha Beqo (zade)
Është nga komnadantët shqiptarë. U bë pasha me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit ku
qëndroi për shumë vjet. Ka vdekur rreth vitit 1158. Djemtë e tij janë Ismail Pasha, Sejfullah
Pasha dhe Iljas Pasha.
33) Ali Pashë Tepelena
Është i biri i Ajanit (Parisë-V.H.) të Tepelenës, Veli Beut. Kur vdiq i ati dhe mbasi mori një
nam në disa përpjekje të vendit u farue dhe bani miqësi me Ajanin e Ohrit dhe me Kurd
Ahmet Pashën, u bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Janinë. Kur vdiq Kurd Pasha, vendin e
tij e zuri Ibrahim Pashë Vlora, nga kjo lindi kundërshtimi ndërmjet të dyve. Me radhë Ali
Pasha u bë Vali i Jeni-Sheherit, Selanikut dhe Manastirit. Mbas ca kohe hodhi në dorë edhe
Sanxhakun e Vlorës (1810) dhe e internoj Ibrahim Pashën, ma parë në Konicë, më pas në
Kalanë e Janinës. Ali Pasha kish më tepër se 200 çifliqe dhe një pasuri të madhe. Në luftën që
bëri kundra francezëve në Prevezë pati sukses. Si shpërblim u bë Vezir më 1223. Më 1226 u
bë Valiu i Rumelisë dhe Serasqer; vitin e ardhshëm Vali i Rumelisë u bë tjetër kush dhe Ali
Pasha u emrue “Derbendat Naziri”, Drejtor i Përgjithshëm i mbrojtjes dhe sigurimit të
rrugëve. Por më 1226 u pushue dhe i mbeti vetëm valillëku i Janinës. Më 1237 u ekzekutua.
Është i varrosun (vetëm kryet, se trupi është në Janinë) në Silivrikapu të Stambollit bashkë
me djemtë e tij. Në shumë luftra ka tregue zotësi. U bë tetëdhjetë vjeç e lart. Djemtë e tij janë
Muhtar Pasha, Veli Pasha, Mehmet Pasha dhe Salih Pasha. Djali i Muhtar Pashës është
Hysejn Pasha; djemtë e Veli Pashës janë Selim Pasha dhe Ismail Pasha.
34) Ali Efendi
Është nga Jakova. Ish-profesor i Teologjisë i shquem dhe rektor. Vdiq më 1293. Ka qenë
njeri fort i ditur.
35) Ali Pashë Gusija
Është nga Gusija. Është një trim i shquem ndërmjet trimave shqiptarë. Në luftrat kundra Malit
të Zi bani shërbime të mëdha, shpëtoi vendin e vet. Nga ky shkak u bë Pashë me 2 tuga. Më
vonë u pranue në degën ushtarake me gradën Gjeneral Brigade. Më 1305 vdiq aksidentalisht.
Ishte atdhetar, besnik, i drejtë, guximtar, burrë i fjalës. Për këto cilësi Mbreti urdhëroj që me
shpenzimet e veta t’i ngrihet një tyrbe. (AIH, Dosja A. III. 19, f. 218)
36) Galib Abdurrahman Pasha
Është i biri i Jashar Pashës nga Prishtina, nga Hanedanët e Shqipërisë. Tue marrë parasysh
pozitën e trashëgueme që kish në vendin e tij, u bë mytesarif në Prishtinë, më pas u emrue në
Aqe, në Berat, dhe në Seres. U bë pashë me 2 tuga që në Rini. Ishte burrë shteti me gjithë
cilësitë e duhura. Ishte i zoti, mëshirplotë për të varfërit, ishte trim pa shembull, rregullues.
Kur hoqi dorë nga nëpunësia dhe vajti me qëndrue në Prishtinë, vdiq aty. Ka ba kudo vepra
bamirësie. Kur qëndroj në Prishtinë, ngriti një shkollë të mesme madhështore.
*Studiues
Burimet
Arkivi i Institutit të Historisë, Dosja A. III. 19
Nexhip P. Alban, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, “Albin”, Tiranë, 1997
100 vjet pavarësi kombëtare, Uegen, Tiranë, 2012
“Të shkruash historinë me tolerancë…”, Fermane, “Arbëria”, Tiranë, 2005.
Vilajeti i Kosovës në dokumentet arkivore osmane, Stamboll, 2007.

Contenu connexe

Tendances

Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
Arlinda
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
An An
 
El ahnaf 6
El  ahnaf 6El  ahnaf 6
El ahnaf 6
Ensar991
 
Dëshmia historike e një letre nga adem jashari
Dëshmia historike e një letre nga adem jashariDëshmia historike e një letre nga adem jashari
Dëshmia historike e një letre nga adem jashari
JURIST
 
Buliq halid shejtani i madh
Buliq halid   shejtani i madhBuliq halid   shejtani i madh
Buliq halid shejtani i madh
Libra Islame
 

Tendances (19)

Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
Gjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeuGjergj kastriot skenderbeu
Gjergj kastriot skenderbeu
 
Skernderbeu
SkernderbeuSkernderbeu
Skernderbeu
 
Skenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon Korro
 
El ahnaf 6
El  ahnaf 6El  ahnaf 6
El ahnaf 6
 
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - SkenderbeuGjergj kastrioti - Skenderbeu
Gjergj kastrioti - Skenderbeu
 
Dëshmia historike e një letre nga adem jashari
Dëshmia historike e një letre nga adem jashariDëshmia historike e një letre nga adem jashari
Dëshmia historike e një letre nga adem jashari
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 
Buliq halid shejtani i madh
Buliq halid   shejtani i madhBuliq halid   shejtani i madh
Buliq halid shejtani i madh
 

Plus de JURIST

2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes
JURIST
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
JURIST
 

Plus de JURIST (20)

Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008
 
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim  Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
 
Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriN
 
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipLigji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
 
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE    HISTORIA E NGJARJESRAMBUJE    HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES
 
Si te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeSi te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshme
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
Si shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafSi shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragraf
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Aforizma demaku
Aforizma demakuAforizma demaku
Aforizma demaku
 
Adoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaAdoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekaza
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes
 
101 profeci
101 profeci101 profeci
101 profeci
 
Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]
 
Kanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutKanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegut
 
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eVendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
 
Thenje nga osho
Thenje nga oshoThenje nga osho
Thenje nga osho
 
Ndrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveNdrrimi i poleve
Ndrrimi i poleve
 

Shqiptaret me ndikim ne per,osmane

  • 1. Cilë ishin 200 shqiptarët, pushtetarët më të lartë të Turqisë • 2 • 0 • 0 Veli HAKLAJ E diel, 14 Shtator 2014 18:02 Speciale/Personalitete të shquara shqiptare të përmendura në historinë e Perandorisë Osmane Kombin shqiptar rrjedhat e historisë e lidhën gjatë me Perandorinë Osmane. Janë evidentuar shumë burra shteti dhe figura të shquara me origjinë shqiptare që kanë derdhur gjakun dhe djersën për bashkësinë osmane e sidomos kanë kontribuar për miqësinë shqiptaro-turke. Shumë nga ata kishin zënë edhe pozita të larta, të rëndësishme, si kryeministra (të paktën 35 shqiptarë), ministra, pashallarë, admiralë etj. Sigurisht që një pjesë e tyre vepruan në dëm të interesave të kombit shqiptar. Në Arkivin e Institutit të Historisë, në Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 fletë, gjenden emrat e 225 personaliteteve të shquara shqiptare që përmenden në historinë e Perandorisë Osmane, shkruan tetovanews.info Dokumentet janë të shtypura në fletë më të vogla se formati a4 dhe në secilën prej tyre është stema e mbretërisë shqiptare dhe intestimi: Instituti Mbretnuer i Studimeve Shqiptare. Autori i krijimit të kësaj dosjeje ka shfrytëzuar këto burime: Librat e historisë turke, librat e huaj që shkruajnë për historinë turke, shkurtimin e fermanëve, Sixhill’i Osmani-Stamboll
  • 2. 1307. Datat janë të shënuara simbas kalendarit të Hixhris, sikundër se janë përherë në origjinalet e Fermanëve. Llogaritja dhe transkriptimi i tyne në datat e kalendarit tonë mund të bëhet lehtësisht (ndryshimi është me plus 579 vite). Në vijim, po publikojmë për lexuesin e “Standard”, disa të dhëna që janë administruar në Dosjen A. III. 19, për 36 personalitete shqiptare të përmendura në historinë e Perandorisë Osmane. 1) Ibrahim Pasha Është i vjehrri i Kara Mahmut Pashë (Bushatit). U bë pashë me 2 tuga. Mbasi dhëndri i Ibrahim Pashës, për sjelljet e tija të papëlqyeshme ra nga syni i Mbretit, ky me gjithë të birin Karaman beun ju fal e ju dorëzua Mbretit. Por mbas kësaj u vërtetua se mbante korrespondencë të fshehtë me të dhëndrin dhe prandaj u burgos dhe u vra më 1203. 2) Ibrahim Pashë Bushati Është vëllai i Valiut të Shkodrës Mahmut Pashës. Më 1203 më 17 Ramazan ju dha Sanxhaku i Ohrit. Më 1211, mbas vrasjes së vëllait të tij, u bë Pashë me 2 tuga i Shkodrës. Më 1218 u bë Pashë (Vezir) me 3 tuga dhe njëkohësisht u emrue Serasqer i Rumelisë. Më 1220 u ba Vali (Bejler beu) i Rumelisë. Në muajin e Rexhepit 1221 u hoq nga kjo pozitë duke ju lanë Shkodra. Vdiq më 1227. Djemt’ e tij janë Ragip Pasha dhe Tahir Pasha. Ishte një Vezir i zoti i kordhës e i mendjes.
  • 3. 3) Ahmet Pashë Dukagjini “Duk” do me thanë ndër shqiptarët “Bej”. Duka i “Menobarit”(?) kish dy djem që s’e kishin shokun në botë. Sulltan Fatih Mehmeti e dëgjoj këtë dhe tha: “Sikur të bëheshin myslimanë këta djemt, se ç‘fitim do të kish pas feja në Shqipni”. Ky dëshir’ i tij hyjnor do ketë qenë shtysi moral, që një ditë këta djem erdhën në Stamboll dhe u bënë myslimanë. Emrat ju vunë Ahmet dhe Mahmut dhe u pranuan në pallat si “pazhë”. Mahmuti vdiq pas pak kohe. Ahmet beu u bë komandant i shquem i ushtrisë. Në kohën e Sulltan Selimit I u ba Vezir dhe më 920 u vra në luftën e Amasjas. I fortë, i kënduem, i urtë, i squet. I biri është Mehmet Pasha. 4) Ahmet Pasha Dervish Është nga komandantët e famshëm shqiptar. Me 1157 u bë mytesarifi i Prizrenit, më 1158 i Dukagjinit. Pas pak vitesh vdiq. 5) Ahmet Pasha Bushati Është i biri i Mytesarifit të Shkodrës Mehmet Pashës. Me ndërhymjen e vëllait të tij Mahmut Pashës u bë Pasha me 1 tugë (Miri Miran) dhe më 1198 Mytesarif i Ohrit. Më 1201 në muajin Sheval u ekzekutua. 6) Iskander Bej Dukagjini Është nga fisi i shtëpisë së Dukagjinëve, i shoqi i Neslishah Hanëm-Sulltanës. Vdiq më 990 dhe asht varrosun në Ejub. Ka lënë shkolla dhe vepra mirbamëse të shumta. Djali i tij është Mustafa Suni beu që vdiq rreth vitit 1000, ishte poet. I nipi është Mehmet Beu që vdiq më 1032. Një tjetër nip i tij ish Mustafa Beu i biri i Hasan Pashës që vdiq më 1041. 7) Ismail Pasha Është nga familja e Gjinollit, i biri i Xhin Ali Pashës, Vezir i Prishtinës. Në Rebiul-evel të vitit 1187, u bë Pasha me 2 tuga. Për shërbimet e kryera në luftën e këtij viti më 1197 u bë Mytesarif në Ak-Sheher dhe u dërgua në luftën e Bagdadit me ushtrinë e Prishtinës. Më 1198 ju dhanë Sanxhakët e Karasi-s dhe Izmir-it dhe ju ngarkue mbrojtja (si komandant) i njësive Yzi dhe Prizren, dhe pas pak kohe vdiq aty. 8) Ismail Pasha Qeqo Është i biri i Ali Pashë Qeqos. U bë Kapuxhi-bash, më pas Pashë me 1 tugë dhe u ngarkua të ekzekutoj Ahmet Pashë Ohrin, mision të cilin e kreu dhe u bë në vendin e të ekzekutuemit komandant i Hotinit. Në Dhil – Kade 1199 u bë Vali në Tërhall dhe në Sheval 1201 komandant në Delvinë. Rreth vitit 1206 vdiq. 9) Iljas Pasha Beqo (Njonjo) Është nga bejlerët e Shqipnisë*. Në Sheval të vitit 1201 u ba Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit. Vdiq rreth vitit 1207. *Thuhet se fëmija është i njohun edhe me mbiemnin “Njonjo”dhe lindun në Prizren. Më duket se më tepër përgjamje të jet nga Janina.
  • 4. 10) Emrullah Pasha Është nga “Hanedani” i Prizrenit*. Në Sheval 1184 u bë Pashë me 2 tuga dhe komandant në “Ada-Kebir”. Sa vazhdoj lufta qëndroi aty, më pas vdiq. * Ky fëmijë rrjedh nga Sulejman Beu (Sanxhak) beu i Dukagjinit që u vra në luftën e Xhalldëran-it, 920). Thuhet se kjo familje s’kan pasardhës. 11) Texheli Dhylfikar Efendi Është nga Prizreni. U bë tregtar privat i Mustafa Pashës nga Teqfur-Dagu, mbasandej Profesor, sekretar referendar i ushtrisë këmbësore dhe vdiq më 1069. 12) Sabit Mehmet Pasha Është nga Hanedani i Dibrës. Më 1201 u ba Pashë me 2 tuga dhe u çue nëpër Sanxhakët e Bosnjes. Mbas kësaj vdiq atje. 13) Hasan Pasha (1) (Ejublli= nga Ejupi) Është i biri i Mustafa Beut nga Mati. Duke qenë se ky u vendos në Ejup (Stamboll) mori këtë mbiemnim. Ishte më para Agaj i portës së Kara Mustafa Pashës dhe hyni në pallatin Mbretnor me këtë përkrahje. U bë çakërxhi-bashi (Kryetar i pirjevet) dhe Mir-Alem (Kryetar i rojtjes flamurit) por më 1105 u pensionue. Kur hypi në fron Sulltan Mustafaj i II më 1106 u bë Pashë me 2 tuga dhe Kapuxhiler Qethudasi (Mbikqyrës i rojtarëve të portavet). Më 1109 u bë Vezir dhe Vali në Bosnjë, më pas u dërgue në Baba-Dag dhe në Edirne si komandant (Muhafiz). Më 1110 u bë Vali në Halep, më 1111 në Rekë, më 1113 Serasqer në Bagdad, më 1114 Vali në Diari-Beqir, në Shehri Zor, në Baser, në Kastamoni dhe në Muahrrem të vitit 1116 Vali në Bagdad. Shtroj këtej popullatat shetitëse të Arabis dhe qëndroi 20 vjet sundimtar i këtij vendi. Vdiq më 1136. Ishte trim, madhështor, i pashëm fort, admninistrator e luftëtar i rrallë dhe i mençur. Një Vezir pa shok. Një shtyllë e fortë e Perandorisë. La tre djem: Ahmet, Abdurahman dhe Ali Pashën, që shërbyen në pozita të nalta. (1) Duket se ka qenë prej fisit “Zog-ogllu” që duke emigrue në Stamboll preu marrëdhënien me familjen dhe u humbë. 14) Halil Demir Pasha Është djali i djalit (nipi) i Koxha Halil Pashës. Më 1108 u bë Bejlerbej në Shkodër. Pas pak kohe vdiq. 15) Dervish Xhelepi Është nga Prishtina. U lartësue nga dega e sekretaris; më 987 u ba “Resiul Qytab” (Ministër i Jashtëm). Por u pushue pas pak kohe dhe vdiq. Ishte njeri me pak zotësi. 16) Ragib Mehmet Pashë Bushati
  • 5. Është i biri i Ibrahim Pashë Bushatit nga Shkodra. Në Sefer 1225 u bë Pashë me 2 tuga dhe u dërgua si Komandar në luftën e atij viti. Është shque me zotësin e me trimnin e tija në të gjitha luftrat. U bë më vonë komandant në Nanapoli dhe më 1233 në Adaj-Qebir (Nisia e Madhe). Më pas vdiq. 17) Rexhep Pasha Kallkandelen Është shqiptar nga Tetova. U bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Shkup më 1201. Vdiq rreth vitit 1212. 18) Rexhep Pasha Kallkandelen Është nga Tetova. Thuhet se fisi i tyre vjen prej katundit Ball. Është nga familja e bejlerëve të vendit, i biri i Hasan Pashës. Më 1244 u bë pashë më 2 tuga dhe u emrue komandant në luftën kundra Serbisë. Mbasandej u dërgue në Ada-Qebir dhe mbeti ca kohë aty. Vëllaj i tij Salih beu u ba Kapuxhi-bash. Vdiq rreth vitit 1250. Djemtë e tij janë Hifzi, Abdurrahman dhe Hasan Pashallarët. Djali i Hasan Pashës, Esad Pasha, vdiq më 1312, djali i Abdurrahman Pashës, Rexhep Pasha më 1313. 19) Seid Mehmet Xhelepi Është nga Tetova. Në Misir ishte përfaqsuesi dhe sekretari i i Bejtul Malit (Pjesës shtetërore të tokave të pushtueme). Ishte poet i shquem. Vdiq më 940. 20) Seit Pasha Është nga Prizreni. U bë komandant i Kalasë së Nikshikut dhe Pashë me 1 tugë. Më 1224 ja la vendin të vëllajt Mahmut Pashës dhe shkoj në luftën e Serbisë. Dhe vdiq andej. 21) Seid Efendi Është nga Prizreni. Në kohën e Fatih Sulltan Mehmetit u muer në Pallat, u stërvit me mësime të nalta dhe më së fundi u bë mësuesi i Princavet. Në kohën e Sulltan Bajazitit II ishte poet dhe shkrimtar i famshëm. Kishte një vëlla dhe ai vetë poet i njohur në literaturën turke, që quhej Nehari. Vdiq në kohën e parë të mbretnimit të Sulltan Sulejman Kanuniut. 22) Sylejman Bej Është nga Prizreni. U bë Sanxhak bej në këtë qytet dhe u vra në luftën e Çalldëranit më 920. 23) Sylejman Pashë Kryezi (?) Është i biri i Mehmet Pashë Gjakovës. U bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Shkup më 1148. Më 1156 u bë Vali në Janinë, më pas u pushue dhe vdiq më 1177. 24) Shaban Pasha Është shqiptar, komandant ushtrie. Më 1176 u bë Mytesarif në Dukagjin dhe vdiq aty.
  • 6. 25) Salih Bej Është nga oficerët e artilerisë shqiptar. Më 1158 u bë Mytesarif në Prizren, mbasandej vdiq. 26) Tahip Tevfik Efendi Është dibran. Është i njoftun me mbiemrin Elmas Zade. Është nxënësi i Ali Efendiut në shkencat teologjike. Vetë shkrimtar, filozof, ka vdekur më 1299 dhe është varrosur në Edirne Kapu (Stamboll). 27) Tahir Pasha Begolli Është nga Hanedani i Pejës, i biri i Mahmut beut. U bë Pashë me 2 tuga dhe më 1126 Mytesarif i Dukagjinit. Më 1152 i Konjës. Pas kësaj vdiq. 28) Tahir Pashë Bushati Është djali i Ibrahim Pashës. Tue qenë se ka qenë edhe njëkohësisht Qehajaj i tij, u bë më 1219 Pashë me 2 tuga. Më 1224 u bë Valiu i Shkodrës. 29) Durmish Pasha Është nga komandantët e ushtrisë shqiptare. Më 1129 u bë Mytesarif në Shkodër, mbas pak vjet vdiq. 30) Osman Pasha Është shqiptar, nga komandantët e ushtrisë vullnetare. Më 1083 ka qenë Mytesarif në Prizren, ku qëndroi për shumë kohë. 31) Osman Mazhar Pasha Është nga komandantët shqiptarë. U bë Mytesarif në Shkodër. Më 1265 u bë Vezir (Pashë me 3 tuga). Më 1270 u emnue Vali në Selanik. Më 1272 në Trabullusi Garb. Vdiq më 1277. Ishte i zoti i punës, i mençëm, rregullues. 32) Ali Pasha Beqo (zade) Është nga komnadantët shqiptarë. U bë pasha me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit ku qëndroi për shumë vjet. Ka vdekur rreth vitit 1158. Djemtë e tij janë Ismail Pasha, Sejfullah Pasha dhe Iljas Pasha. 33) Ali Pashë Tepelena Është i biri i Ajanit (Parisë-V.H.) të Tepelenës, Veli Beut. Kur vdiq i ati dhe mbasi mori një nam në disa përpjekje të vendit u farue dhe bani miqësi me Ajanin e Ohrit dhe me Kurd Ahmet Pashën, u bë Pashë me 2 tuga dhe Mytesarif në Janinë. Kur vdiq Kurd Pasha, vendin e tij e zuri Ibrahim Pashë Vlora, nga kjo lindi kundërshtimi ndërmjet të dyve. Me radhë Ali Pasha u bë Vali i Jeni-Sheherit, Selanikut dhe Manastirit. Mbas ca kohe hodhi në dorë edhe Sanxhakun e Vlorës (1810) dhe e internoj Ibrahim Pashën, ma parë në Konicë, më pas në
  • 7. Kalanë e Janinës. Ali Pasha kish më tepër se 200 çifliqe dhe një pasuri të madhe. Në luftën që bëri kundra francezëve në Prevezë pati sukses. Si shpërblim u bë Vezir më 1223. Më 1226 u bë Valiu i Rumelisë dhe Serasqer; vitin e ardhshëm Vali i Rumelisë u bë tjetër kush dhe Ali Pasha u emrue “Derbendat Naziri”, Drejtor i Përgjithshëm i mbrojtjes dhe sigurimit të rrugëve. Por më 1226 u pushue dhe i mbeti vetëm valillëku i Janinës. Më 1237 u ekzekutua. Është i varrosun (vetëm kryet, se trupi është në Janinë) në Silivrikapu të Stambollit bashkë me djemtë e tij. Në shumë luftra ka tregue zotësi. U bë tetëdhjetë vjeç e lart. Djemtë e tij janë Muhtar Pasha, Veli Pasha, Mehmet Pasha dhe Salih Pasha. Djali i Muhtar Pashës është Hysejn Pasha; djemtë e Veli Pashës janë Selim Pasha dhe Ismail Pasha. 34) Ali Efendi Është nga Jakova. Ish-profesor i Teologjisë i shquem dhe rektor. Vdiq më 1293. Ka qenë njeri fort i ditur. 35) Ali Pashë Gusija Është nga Gusija. Është një trim i shquem ndërmjet trimave shqiptarë. Në luftrat kundra Malit të Zi bani shërbime të mëdha, shpëtoi vendin e vet. Nga ky shkak u bë Pashë me 2 tuga. Më vonë u pranue në degën ushtarake me gradën Gjeneral Brigade. Më 1305 vdiq aksidentalisht. Ishte atdhetar, besnik, i drejtë, guximtar, burrë i fjalës. Për këto cilësi Mbreti urdhëroj që me shpenzimet e veta t’i ngrihet një tyrbe. (AIH, Dosja A. III. 19, f. 218) 36) Galib Abdurrahman Pasha Është i biri i Jashar Pashës nga Prishtina, nga Hanedanët e Shqipërisë. Tue marrë parasysh pozitën e trashëgueme që kish në vendin e tij, u bë mytesarif në Prishtinë, më pas u emrue në Aqe, në Berat, dhe në Seres. U bë pashë me 2 tuga që në Rini. Ishte burrë shteti me gjithë cilësitë e duhura. Ishte i zoti, mëshirplotë për të varfërit, ishte trim pa shembull, rregullues. Kur hoqi dorë nga nëpunësia dhe vajti me qëndrue në Prishtinë, vdiq aty. Ka ba kudo vepra bamirësie. Kur qëndroj në Prishtinë, ngriti një shkollë të mesme madhështore. *Studiues Burimet Arkivi i Institutit të Historisë, Dosja A. III. 19 Nexhip P. Alban, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, “Albin”, Tiranë, 1997 100 vjet pavarësi kombëtare, Uegen, Tiranë, 2012 “Të shkruash historinë me tolerancë…”, Fermane, “Arbëria”, Tiranë, 2005. Vilajeti i Kosovës në dokumentet arkivore osmane, Stamboll, 2007.