SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
Télécharger pour lire hors ligne
Botim i PA N O R A M A GROUP

Nr.410

E SHTUNE, 30 NENTOR 2013

FALAS
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”
Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara
e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

INIS GJONI

Recetat e mia për martesë të
suksesshme edhe pas 10 vitesh

FAQE 22

Stefi Prifti: Kënga fituese e
Besës është e kopjuar nga “Pet
shop Boys”, reagon kompozitori

Edi Rama vijon të banojë në 75
metra katrorë me qira, fotot
FAQE 23

FAQE 17

Kastro Zizo, jetë nate me
gruan e parë
FAQE 18
ls
PANORAMA p u 16

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

SUPLEMENT

Kërcënohet i dashuri i Zanfina Ismajlit
Po investigonte një çështje korrupsioni si gazetar
“Më datë 4 dhjetor 2013,
në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i
kanosjes. Policia është
duke punuar në këtë rast
dhe gjatë intervistimit të
disa dëshmitarëve okularë
kanë dalë vepra të tjera penale që janë kryer në këtë
çështje”, ka thënë zyra për
informim e Policisë së Kosovës. Përgatitja për publikimin e një shkrimi në të
cilin përshkruhej pasuria e
shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka bërë
që kjo agjenci të mundohet
ta detyrojë pronarin e
agjencisë së lajmeve, “Indeksonline”, z. Faton Shoshi
(i dashuri i këngëtares Zanfina Ismaili), të shkojë në
zyrat e drejtorit të AKI-së.
Sipas artikullit që “Indeksonline” kishte përgatitur,
raportohet se drejtori i Inteligjencës kosovare posedon shtëpi në periferi të
kryeqytetit, me dy pishina
dhe fushë golfi. Përpos
kësaj, e njëjta agjenci e
lajmeve do të shkruante
edhe për një nga bashkëpunëtorët e afërt, të drejtorit të Intelegjencës, i dyshuar për probleme korrupsioni.
Të enjten, Faton Shoshi
ka thënë se tërë ngjarja ka
ndodhur disa javë më parë
para publikimit të shkrimit. “Që nga ajo kohë persona misteriozë kanë ardhur
përreth zyrës. Dje, në orën
12:00, kur unë kam ardhur
në zyrë, pas meje në zyrën
time ka hyrë Valoni që është drejtor i njësive mbështetëse në AKI. Duke parë që
po më thërret shefi i AKIsë dhe po vijnë të më mar-

rin punonjësit e kësaj agjencie, unë porosita një fotograf
dhe një gazetar që të më
përcjellin dhe të shohin se
çfarë po ngjet me mua. Pas
orës 13:30, jam takuar tek
ambasada kroate me drejtorin e njësive mbështetëse,
ndërsa vetura e kolegëve të
redaksisë na ka shoqëruar
nga pas”, ka shtuar Shoshi,
transmeton gazeta “Zëri”.
Në rrugë e sipër, punonjësi i
AKI-së e kishte pyetur Fatonin për veturën që po i shoqëronte, ndërsa me të parë ai
se nga ajo veturë edhe po fotografohej në afërsi të lagjes
“Dardania”, në mes të rrugës
ai e kishte ndalur veturën.
Shoshi tregon se agjenti i
AKI-së, me të dalë nga makina ka shkuar te vetura që
po i shoqëronte, ka hapur
derën dhe u ka marrë
gazetarëve telefonat. “Unë
dola nga vetura dhe e kam
kapur me forcë punëtorin e
AKI-së dhe ia kam marrë telefonat nga dora. Ai menjëherë
është larguar duke thënë se
“keni me pa kush jena na”.
Ndërsa ne menjëherë jemi
drejtuar për në stacionin
policor, ku edhe kemi raportuar rastin”. Sipas Shoshit,
rasti tani është në duart e
njësisë së krimeve të rënda,
ndërsa vepra penale dyshohet të jetë kanosje dhe shtrëngim ndaj viktimës, që në
këtë rast cilësohet të jetë Faton Shoshi. “Qëllimi i tërë
kësaj ka qenë që të më bëhet
presion psiqik, ngaqë pikërisht në orën 14:00 unë kisha
menduar që ta publikoj shkrimin ku përshkruhet shtëpia me pishina dhe fushë
golfi e drejtorit të AKI-së”,
ka përfunduar ai.

Lidhja disavjeçare
me këngëtaren e njohur
Janë pothuajse çifti më misterioz për momentin në
skenën shqiptare. Ndoshta për faktin se Faton Shoshi ka
vendosur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe
nuk e ka shoqëruar Zanfinën në asnjë event apo koncert,
derisa këtë gjë e bën e ëma e saj, Mona. Lidhja e tyre u
zbulua para shumë vitesh, kur çifti vendosi vetë që të
deklarojë dashurinë e filluar në bankat e shkollës së mesme. Ishin në vit të tretë atëherë kur mes tyre filluan shkëndijat e para të dashurisë, për të vazhduar vite me radhë
e për të forcuar edhe më shumë romancën e dashurisë.
Jetën private Zanfina asnjëherë nuk e ka përdorur deri
më tani për lajme mediatike dhe është munduar gjithmonë me sukseset në muzikë që të jetë prezente në media. Por siç duket, së fundi edhe i dashuri i saj po merr
përmasat e një personazhi publik. I cilësuar si një djalë i
pashëm, i cili rrjedh nga një familje shumë e pasur biznesmenësh, me një pasuri disamilionëshe, Fatoni për
momentin drejton një portal online, nga ku ka vendosur
që të pavarësohet dhe të fillojë një karrierë të tij. Portali
ka guxuar të investigojë shumë çështje sesnitive si kjo që
përshkruam më lart. Edhe pse kanë një lidhje shumë të
gjatë, çifti ende nuk ka plane për fejesë apo martesë.

Dash Tahiri përpiqet t’i prishë
mendjen Taulant Ballës
Qysh kur PS-ja ka
ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në, nuk
kanë reshtur thashethemet se Partia PDIU e
çamëve kërkon t’i bashkohet maxhorancës së re,
duke bërë në një farë
mënyrë atë qe po bën LSI,
që të jetë gjithmonë me
fituesit. Ne nuk dimë se
cilat kanë qenë negociatat
e nëndheshme mes tyre,
por po ju sjellim dy foto,
ku duket qartë që
Dashamir Tahiri, deputet
i PDIU, po i thotë diçka
Taulant Ballës së PS-së.
Madje, i ka vënë dhe
dorën në sup, sepse duket
sikur Taulanti mezi po
pret që të ikë. T’i ketë thënë
ndonjë gjë për këtë punën
e koalicionit? Gjithsesi,
duket që nuk arriti t’ia
thotë të gjitha, sepse edhe
kur Taulanti largohet, ai
vazhdon ta shohë nga
mbrapa sikur i ka mbetur
diçka peng në zemër...

Fjolla Morina vazhdon fryn
akoma më shumë buzët
Siç duket, ndërhyrjet e deritanishme nuk po i mjaftojnë
këngëtares së njohur Fjolla Morina, që të ketë buzë mishtore
dhe seksi. Pasi është kthyer nga një vizitë tek e motra në
Amerikë, këngëtarja po shijon bashkëpunimin me Stresin te
kënga ‘’Jena bo tym’’, por njëkohësisht vazhdon me postimin
e fotove të nxehta. Një ndër ato të fundit fare që ka postuar në
Instagram, është dhe kjo me buzë të fryra tej mase, të cilat
duken të tepruara në format se si i ka pasur ajo më herët.
Ndoshta Fjolla nuk është e kënaqur me pamjen e saj dhe në të
ardhmen do të vazhdojë të ndryshojë akoma.
t

SUPLEMENT

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

17

p u PANORAMA
ls

Stefi Prifti pretendon që
kënga fituese e Besës është
e kopjuar nga “Pet Shop Boys”
Reagon kompozitori i këngës, Darko Dimitrov: Melodia përmban
kombinacionin e shumë notave, në çdo 100 këngë ka fraza të njëjta
BLERAND REXHEPI

Endri nxjerr arsenalin e
sharjeve ndaj një vajze, që
e quan “dordolec skene”

Kënga fituese e ‘’Kënga
Magjike’’, “Tatuazh në
zemër”, kënduar nga këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, sipas disa lajmeve të
lançuara nëpër portalet online, konsiderohet si e kopjuar nga “Being Boring” të
“Pet Shop Boys”, ku sipas
komentuesve vijat melodike
ngjasojnë me njëra-tjetrën.
Ne kontaktuam me kompozitorin e këngës, Darko
Dimitrov, i cili mbron krijimin e tij duke deklaruar:
‘’Çfarë të them, mua më kanë
shkruar se e kam kopjuar

Kantautori i njohur korçar, Endri Prifti, i cili bashkë me
vëllain e tij më të madh, Stefin, u renditën të tretët në
finalen e “Kënga Magjike”, ka zbuluar anën e tij rebele.
Pak ditë pas përfundimit të festivalit, ku ai konkurroi me
këngën “Jepe” dedikuar femrave, dëshmon se përveç një
mashkull xhentil me to, di të jetë edhe i egër. Kështu, në
një nga profilet ku postohen lajme dhe klipe të artistëve të
njohur në “Facebook”, publikimi i një videoje të vëllezërve
është shoqëruar me komentet e një vajze, e cila shkruante
se ata s’durohen dhe janë veçse dordolecë skene”. Kanë
mjaftuar këto komente që Endri t’i drejtohet me sharje të
shumta vajzës në fjalë, duke shtuar se nuk lejon komente
të tilla për këngë që jep shpirtin në skenë”. Ky është nga
rastet e rralla kur artistët reagojnë në rrjete sociale për
komentet negative që u bëhen. Në të tilla raste thuhet se
komentet bëhen edhe për xhelozi nga kolegë të tyre, të
cilat hapin profile false vetëm për të sharë rivalët.

Big Basta e Vesa Luma, të
dashuruar si një vit më parë
Ka kaluar gati një vit, qëkur Big Basta dhe
Vesa Luma zgjodhën “Kullën Eiffel” në Paris
dhe datën 12.12.12 për t’i deklaruar njëritjetrit dashurinë që ndienin. Foton e postoi
vetë Vesa, e cila pohoi po ashtu se ndihej femra më e lumtur në botë, pasi ka në krah mashkullin që e bën të ndihet speciale. E kjo nuk ka
qenë deklarata e vetme e Vesës, pasi është ajo
nga “Euphoria” e Loren që
fitoi Eurovisionin, pastaj se
ajo më herët e ka pas vjedhur
nga “One direction”, kjo gjë
nuk ka mbarim, thashetheme pa fund. Dua t’ju them
se meloditë që përmbajnë
këto këngë, janë kombinime
prej shumë notave dhe në çdo
100 këngë ka fraza të njëjta
ose të ngjashme, gjë që nuk
mund të thuhet se është
plagjiaturë’’, thekson më tej
Dimitrov. Ndërkohë edhe
pse lajmi bëri bujë, ende nuk
ka pasur ndonjë reagim nga
fituesja Besa Kokëdhima, e
cila vetëm sa ka falënderuar
fansat dhe miqtë e asgjë më
shumë. Reagime mbi kompozimin e Besës ka pasur gjithandej. Një nga fituesit e vendit të tretë në “Kënga
Magjike”, Stefi Prifti, ka publikuar në profilin e tij këngën

e “Pet Shop Boys”, duke
thënë se ka ngjashmëri me
këngën fituese. ‘’U habita pa
masë nga ngjashmëria e
kësaj kënge të ‘Pet Shop
Boys’ me këngën fituese të
festivalit ‘Kënga Magjike
2013’, kompozuar nga Darko Dimitrov dhe kënduar
nga Besa! A mund të heshtim?!!’’, shkruan Stefi në
profilin e tij, ndërsa më poshtë vijojnë shumë komente të
ndryshme. ‘’Darko Dimitrov
sikur është mësuar të fitojë
çmimet e para në ‘Këngën
Magjike’, prandaj nuk e ka
problem të publikojë edhe
ndonjë plagjiaturë... Pak ka
kompozitorë shqiptarë që
janë turr te ai të gjithë?’’, shkruan e revoltuar një fanse.
‘’Po më thoni se nuk duhet
të flas në një rast të tillë kaq
flagrant?!! Më tej, Stefi Prifti

shkruan: “Unë fola për
këngën dhe kompozimin,
sepse ai m’u duk i kopjuar
dhe jo për Besën, që natyrisht kam respektin tim si
kolege! Do të ishte padrejtësi dhe mungesë kuraje që të
dëgjosh këtë ngjashmëri të
skajshme të refrenit (ku është dhe bërthama e këngës)
dhe të heshtësh. "Instanca"
të këtij lloji nuk funksionojnë
fare në Shqipëri! Kritika
letrare dhe për më tepër muzikore pothuajse nuk ekziston! Unë shpreha mendimin
tim, për të cilin mbaj
përgjegjësi artistike dhe
mendoj se ndihmoj që me dijet e mia muzikore të orientoj të drejtën në muzikë’’, shton më tej Stefi në një reagim
drejtuar te komentet mbi atë
se nuk duhet folur më shumë
për rastin!

që shprehet gjithmonë për lidhjen dhe bashkëjetesën e saj me Bigun. Fotografi ynë i ka
kapur në një nga club-et e natës, ndërkohë që
kanë pohuar se po jetojnë një lidhje intensive
duke qëndruar 24 orë në 24 bashkë. Sipas
Vesës, Bigu këtë vit ka lënë pak mënjanë daljet personale në muzikë, pasi i është përkushtuar karrierës muzikore të Vesës.

Gent Bejko rezulton i suksesshëm në
provën si moderator i “Fiks Fare”
Ka qenë një tjetër surprizë moderimi i “Fiks Fare”
në “Top Channel” nga dyshja simpatike Gent Bejko e
Elvis Pupa. Dy aktorët e njohur, dikur kolegë në shown “Portokalli”, tashmë janë bashkuar për projektin e ri
“Kur heshtin femrat”, një “stand-up comedy” nga aktori Pupa, i cili e shfaqi premierën më 1 dhjetor në
“Mumja Comedy Club Albania” dhe do vazhdojë në
ditët në vazhdim. Kjo shfaqje e Pupës u prezantua nga
Bejko në natën e premierës, një dyshe kjo që i ka tërhequr
vëmendjen drejtorit të “Fiks Fare”, Filip Çakuli, për
t’i pasur si moderatorë të një nate të vetme të programit
investigativ dhe argëtues. Moderimi i tyre ka rezultuar shumë i suksesshëm duke marrë komente pozitive në
rrjetet sociale. Për Elvisin kjo ishte një herë e vetme në
“Fiks Fare”, pasi ai jeton në SHBA, ndërsa për Gentin
thuhet se do të jetë pjesë e moderimit të “Fiks Fare”,
pasi në këtë dalje të parë ka rezultuar si personi i duhur. Fotoja që shihni, është shkrepur në finalen e “Kënga Magjike”, ndërsa ai shoqëronte bashkëshorten Xhoi,
duke qenë dhe autor i tekstit të këngës së saj, “Ndiej”.
ls
PANORAMA p u 18

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

SUPLEMENT

Kastro Zizo, jetë nate
me gruan e parë

Luli Bitri dhe Artur Gorishti, darkë
romantike para filmit të ri “Bota”
Do të jenë protagonistë në filmin më të ri “Bota” të regjisores Iris Elezi, premiera e të cilit
do të shfaqet vitin që vjen. Aktori i njohur shqiptar, Artur Gorishti, është kthyer nga Kanadaja në Shqipëri për të luajtur në këtë film të ri, ku pjesë e kastës së aktorëve do të jetë dhe
Luli Bitri, e ardhur nga Italia. Gorishti në tetë vitet e fundit ka jetuar në Montreal të Kanadasë, ku ka vazhduar karrierën kinematografike, ndërsa Luli Bitri ka qenë vazhdimisht
pjesë e projekteve kinematografike në Shqipëri. Dy aktorët tashmë po përgatiten për filmin
e ri, ndërsa po kalojnë më shumë kohë së bashku në Tiranë. Vetë aktorja ka postuar këtë
foto në rrjetet sociale, ndërsa darkojnë së bashku. Në skenarin e filmit “Bota” të regjisores
Iris Elezi, Gorishti do të luajë rolin e Benit, ku bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh brenda 7
ditëve. Nuk dihen ende detaje për rolin e Lulit dhe si do të interpretojnë të dy. Gjithsesi,
duken si një kombinim i këndshëm, pasi të dy e kanë pohuar në intervista të ndryshme që
në jetën reale janë tipa të tërhequr dhe fjalëpakë, gjë që e plotësojnë me karakteret që kanë në
filmat e tyre. Përveç si aktor, Gorishti njihet edhe si piktor, ndërsa me këtë rikthim ai do të
promovojë në Tiranë librin e tij të parë. Ndërsa Luli vjen në këtë rol me Gorishtin, pas filmit
me metrazh të shkurtër “Më në fund mbërritëm në shtëpi”, ku interpretoi gruan e Ndriçim
Xhepës.

Pas tri vitesh ndarjeje, kantaurori Klevis Bega (Kastro Zizo)
duket se i ka sheshuar marrëdhëniet me ish-gruan e parë,
Jolën, nga martesa me të cilën ka
një djalë. Kastro, i cili përveç
emisionit të tij të orëve të vona,
konkurron në “Dancing with
the stars”, pas punës në televizion dhe provave vazhdon
argëtimin në jetë nate. Në një nga
këto net ai ka dalë me ish-bashkëshorten, siç e shihni në foto.
Kastro e ka postuar vetë foton në
“Facebook”, ku pozon me mjaft
dashuri pranë Jolës. Në intervistat që ka dhënë për gazetën
“Panorama”, Kastro ka pohuar
se marrëdhëniet me dy ish-gratë
tashmë janë të qeta dhe po ashtu takohet vazhdimisht me djalin dhe vajzën.

Xhejsi Jorgaqi prezanton partnerin
Xhejsi Jorgaqi, vajza këngëtare e kantautorit të njohur Gjergj Jorgaqi, pas suksesit
në youtube me këngën e saj “Vetëm kujtohu”, ka menduar të ndajë me fansat më
shumë rreth jetës së saj private. Në fanpage-in e saj në “Facebook”, menjëherë pas
mbylljes së “Kënga Magjike”, ku ajo s’mundi dot të prekte finalen edhe pse ishte më
e klikuara në youtube, Xhejsi postoi këtë foto me të dashurin e saj. Në këtë edicion të
këtij festivali, Xhejsi këndoi në duet me Çartanin, një bashkëpunim që rezultoi shumë
i suksesshëm dhe që ngjiti në publik. Zakonisht këngët e saj i shkruante Gjergji, por
këtë herë ajo konkurroi me me një krijim me muzikë të Ermir Buçpapaj dhe tekst të
Judovnik Boshnjakut. Për sa i përket imazhit, Xhejsi e prezantuar gjithmonë si bionde kësaj here u shfaq në skenë me ngjyrën e zezë të flokëve.

Klajdi Selimi shton shumën e dëmshpërblimit,
i kërkon ish-të dashurës edhe 15.500 euro
Balerini i njohur shqiptar, Klajdi Selimi, pas kërkesës që i ka
bërë ish-të dashurës së tij italiane përmes avokatit të tij, ku
kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh, këto ditë ai i ka nisur
një letër, ku mes të tjerash kërkon një tjetër dëmshpërblim në
shumën 15.500 euro. ‘’I kemi dërguar një letër tjetër ish-të
dashurës, ku avokati për mua i kërkon rreth 15.500 euro të tjera.
Unë në kërkesën e parë me lekët e mia dhe me dëmet e plota i
kërkoja 46.500 euro, kurse këto janë të tjera, për seminaret e
dancit që kam mbajtur te shkolla e saj e baletit dhe shfrytëzim të
imazhit tim. Vetë e kërkoi këtë të fundit se i kishte vënë si lekë të
harxhuara për të dy, por unë jo vetëm që nuk e kisha emrin te
letrat e shkollës së baletit, por nuk isha paguar për 7 muaj leksione’’, thekson Klajdi. Dhe më tej shton: ‘’Këto 15.500 euro
nuk kisha ndërmend t’ia kërkoja, por ajo gjatë aktit mbrojtës së
saj donte të më bënte përgjegjës për disa shuma parash që kishte harxhuar si qira për shkollën e saj të baletit, ku për mua faktet
flasin se nuk jam anëtar i asaj shoqërie. Dhe jo vetëm që nuk
kam më letra e asnjë lloj përgjegjësie për ato harxhime, është
tjetra, ajo më ka mua borxh për 7 muaj mësimdhënie, ku brenda
kësaj shume përfshihet dhe shfrytëzimi i imazhit brenda biznesit të saj’’, përfundon bisedën balerini Selimi.

Qetsori e sulmonte për
homoseksualitetin, Arditi - fituesi
i ‘’VIP shpija’’ - karrierë në Turqi
Ardit Stafa, këngëtari i njohur nga Maqedonia i cili është dhe fituesi i
edicionit të fundit të spektaklit ‘’VIP shpija’’, këto ditë po qëndron në Turqi
për disa projekte të rëndësishme. Pasi është shfaqur në një projekt filmik dedikuar marrdhënieve Maqedoni-Turqi, kapaciteti i tij është parë edhe nga producentë e regjisorë të njohur turq në eventin e prezantimit të këtij projekti.
Kështu, pasi ai merret gjatë me muzikë, ka vendosur që të shfaqet edhe në
“talent show”-n e njohur ‘’The voice of Turkey’’. Paraqitjet e tij në disa emisione televizive janë pëlqyer, ndërkohë që projektet e tjera për momentin
mbahen surprizë, ashtu siç kanë qenë dhe prezantimet e tij të fundit atje. Më
parë, Arditi gjatë qëndrimit në “VIP shpija” ka qenë gjithmonë nën sulm nga
Qetsori për shkak të orientimit të tij seksual.
h

SUPLEMENT

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

p u PANORAMA
l
19s
ls
PANORAMA p u 20

Berguzar Korel
operon nofullën

Komente të shumta kohët e
fundit mbi pamjen e re të aktores
Berguzar Korel nuk kanë të
ndalur, saqë e kanë detyruar atë
të jetë e hapur me mediat dhe
publikun, duke pranuar kështu
ndërhyrjen kirurgjikale në nofullën e saj. ‘’Ka qenë një operacion i domosdoshëm për mua.
Kur kam qenë e vogël jam rrëzuar dhe kam thyer dhëmbët,
saqë kur fillova të rritem kjo më
kompleksonte shumë sidomos
kur buzëqeshja. Pas kësaj ndërhyrjeje ndihem vërtet shumë më
rehat, kjo është e vërteta” - ka
thënë Korel.

Kivanc Tatlitug
xhiron serialin
e ri në Rusi
Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka filluar xhirimet e serialit të ri,
i disati në radhë tashmë, pasi është
bërë emër i njohur jo vetëm në Turqi,
por edhe më gjerë. Në këtë serial që
pritet të xhirohet në Rusi, ai do të aktrojë në krah të aktores së njohur
Yalabik (Nermin Bezmen), ndërsa thuhet se seriali është i bazuar në
romanin ‘’Satani & Shura’’. Përveç këtyre të dyve, në serial do të shfaqen
edhe shumë emra të njohur turk, ndërsa do të luajnë edhe disa aktorë
nga Rusia.

sta
r vi
e
Int
BLERAND REXHEPI
Ata janë çifti më i përfolur
i skenës. Shtatë vite së bashku, ata shfaqen më të dashuruar se kurrë. Në një intervistë për ‘’Panorama plus’’,
Roberti flet për të fejuarën
dhe ekstravagancën e saj.
Robert dhe ti ke kohë që
je në skenën muzikore, si e
sheh rritjen e Norës në
muzikë?
Nora kurrë më shumë se
sot nuk ka punuar kaq fort,
ajo ka një vit që ushtron nga
tri orë në ditë në studion
time këngët e saja dhe të
huaja, thjesht bën ushtrime
të vokalit për t’u përgatitur
që verën e ardhshme të performojë live me grupin që i
kam vënë në dispozicion me
të gjithë profesionistët. Po
ashtu me këngë dhe me
zhanre të ndryshme, mendoj se kurë nuk ka qenë më
e përgatitur.
Të pëlqeu performanca
e saj në “Kënga Magjike”?
Performanca më pëlqeu
shumë, kam qenë gjatë gjithë
kohës aty, përveçse në finale.
Po shkrimet e shumta
për të të bënë përshtypje
apo të shtuan dozën e xhelozisë?
Shkrimet që bëhen për të
gjithë këngëtaret janë të njëj-

SUPLEMENT

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

Ezel rebelohet: Serialet na kanë kthyer
në kafshë pune, po mendoj të largohem
Kenan Imirzaloglu (39 vjeç) për momentin aktron në serialin ‘’Karadayi’’, që po transemtohet
në “Vizion plus”, ku partnere ka aktoren e njohur Berguzar Korel, të cilën publiku shqiptar e
ka njohur përmes rolit të saj të Shehrezades në
serialin ‘’1001 net’’. Ai gjatë xhirimeve të serialit
ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me producentët, të cilët aktorët i shohin më shumë si
robotë, duke ndenjur kështu me orë të tëra në xhirime. Aktori i njohur, gjatë intervistës së tij në revistën GQ, ka deklaruar se në xhirime vjen në
orët e para të mëngjesit dhe largohet në orët e
vona të natës çdo
ditë, përfshirë këtu
edhe
fundjavën.
‘’Është e pamundur
të merresh me veten,
e vërtetë se fitojmë
nga kjo punë, por kur
gjërat teprohen, unë
nuk dua. Revoltën
time ia kam shprehur
edhe producentit, i
cili u habit dhe nuk
kishte fjalë për të më
thënë. Nuk kemi kohë
të merremi as me jetën
private, vij shumë
herët dhe largohem
vonë nga xhirimet, as
ditët e fundjavës nuk i
kemi të lira. Do të detyrohem ta lë këtë
profesion dhe të merrem me diçka tjetër. Pikërisht për këtë arsye, edhe kolegia ime, Meryem
Uzerli (Hyrem), la xhirimet në gjysmë te seriali
‘’Sulejmani i madhërishëm’’, pas tri sezoneve dhe
u largua drejt vendlindjes së saj (Gjermani) dhe
besoj se bëri mirë. Mendoi se fama këtu paguhet,
e vërtetë, por lodhja dhe shkëputja nga miqtë dhe
dashuria është e pashmangshme. Jetën private

mundohem ta mbaj sekret dhe mister për publikun, dua që të paktën kjo të më ngelet mua. E
shihni dhe vetë se nuk mund të merrem me të
për shkak të kohës. Nuk e mohoj se gati çdo ditë
më vijnë oferta nga më të ndryshmet, qoftë në
postën e shtëpisë apo atë elektronike. Po fillova
të zbuloj këto gjëra, do ngelem në gazetë (qesh)’’,
përfundon rrëfimin e tij për GQ, aktori i njohur
Kenan Imirzaloglu.

Flet i fejuari, Roberti:
Nora ekstravagante? Ajo
është e re dhe e bukur
‘’Unë nuk jam xheloz për provokimet e saj. Kur të
bëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet ndryshe”

ta, unë nuk e kam problem,
pasi nuk do kishim qenë 7
vite bashkë nëse do isha xhelozuar.
Të bezdis ekstravaganca
e Norës apo është normale?
Të kisha një trup si Nora,
unë do kisha kënduar në bikini. Kur Nora të bëhet 50 vjeç

si Mihrije Braha, do vishet
më ndryshe,
tani është e re
dhe e bukur…
Kënga ishte
e punuar me shumë
përkushtim, mendon se
meritonte një vend edhe

më të mirë në renditje?
Kënga është e mirë dhe e
punuar thjesht, nuk është e

ngarkuar, tingëllon thjesht
një baladë e lezetshme. Pjesëmarrja ka qenë e rëndësishme dhe kënga është
pëlqyer, kjo ka më shumë
rëndësi. Nora ka anuluar 3
mbrëmje
për
“Kënga
Magjike” dhe nuk ka shkuar
për vend të parë.
Thuhet se bëhen pazare
në votime mes këngëtarësh,
ju ka ndodhur edhe juve një
gjë e tillë?

Nuk e di se çka bëhet me
votimet, Arditi është një profesionist dhe nuk besoj që lejon kësi lloj marrëveshjesh..
Dhe për fund pyetja më
kureshtare, kur do ju shohim si dhëndër?
‘’Do të bëhem një ditë
dhëndër: S.Vllasaliu’’. Unë
jam dhëndër, e dua Nora Istrefin pa masë dhe do t’ju ftoj
në ceremoninë martesore
kurdo që të vendosim datën.
Int
erv
ista

SUPLEMENT

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

ls
21 p u PANORAMA

Rike: Nuk e prisja
skualifikimin, të tjerë
duhej të iknin para meje

KLOTILDA HARKA

Edhe pse ishte përgatitur
shpirtërisht që të qëndronte
gjatë në garën e “Dancing
with the Stars”, Rike Roçi
është ndër konkurrentët e
parë që skualifikohet së bashku me ish-futbollistin Blend
Nallbani. Për të pranuar këtë
ofertë iu desh ta mendonte
gjatë, pasi jeton në Itali bashkë me të dashurin muzikant
dhe i duhej të vendosej në
Tiranë për ca kohë. Por show
nuk zgjati shumë për Riken,
ndaj ajo tregon se si është
ndier.
Në “Big Brother” pohove
se kërcimi është pasioni yt.
Në këtë përballje me teknikat e kërcimit ndeshe vështirësi në prova që s’i kishe
parashikuar?
Unë vazhdoj ta theksoj që
kërcimi më pëlqen vërtet
shumë. Por normal që vështirësi ka, pasi ndryshon kërcimi i lirshëm nga kërcimi me
hapa profesionalë.
E prisje të skualifikoheshe kaq shpejt nga gara e
“Dancing with the stars”? Si
u ndjeve?
Të them të drejtën, nuk e
prisja kaq shpejt skualifikimin dhe mbeta pak e
mërzitur.
Pavarësisht dëshirës për
të qëndruar sa më gjatë, e
gjykon si të drejtë largimin
tënd? Po fansat si reaguan?
Jo, nuk mendoj se ishte i
drejtë largimi im kaq shpejt
nga kjo garë. Gjithsesi, reagimi dhe mbështetja e fansave

më kanë bërë të ndihem mirë,
e natyrisht që dhe ata mbetën
vërtet shumë të habitur.
Mendon se kishte të tjerë
konkurrentë që duhet të dilnin para teje kështu?
Po, mendoj se përpara
meje duhet të eliminoheshin
nga kjo garë të tjerë persona,
por s’dua të përmend emra...
Po largimi i Blend Nallbanit t’u duk gjithashtu i
parakohshëm?
Blend Nallbani apo Tata,
siç i flasin të gjithë, është i
madh fare! Mendoj se ai duhet të qëndronte gjatë në
“Dancing”, pasi ka vërtet
shumë humor dhe e bënte
“show”-n shumë të këndshëm.
Largësia nga i dashuri yt,
Luca, të vuri në dilemë për
pranimin e kësaj oferte. Si e
priti ai skualifikimin tënd,
çfarë të tha?
Ndryshe nga unë, ai më
pohoi: ”Më mirë që mbaroi
këtu, që të rikthehesh në shtëpi. (qesh)”
Tani që je jashtë etheve
të konkurrencës, cilin VIP
sheh si pretendent kryesor
për të fituar?
Unë them se fitoren e meriton Flaka nga femrat VIP,
dhe Andos nga meshkujt.
Kthehemi te ti. Si i jetove
këto javë në Tiranë e rrethuar nga komplimentet,
dhe a more propozime nga
ndonjë djalë?
Në Tiranë, gjatë gjithë kohës u jam përkushtuar
provave dhe vërtet kam dalë
shumë pak për t’u argëtuar.
Ndërsa propozime nga
meshkujt nuk kam pasur.

Jo, nuk mendoj se ishte i drejtë largimi
im kaq shpejt nga kjo garë. Gjithsesi,
reagimi dhe mbështetja e
fansave më kanë bërë të
ndihem mirë, e natyrisht që
dhe ata mbetën vërtet
shumë të habitur.

Blend Nallbani: Kur më
eliminuan nga "DWS", më vinte
ta ndaja më dysh Ilir Shaqirin

Gjyste Vulaj, me këngë të
kopjuar nga bullgari Azis
Ajo shfaqet gjithmonë ndryshe, veçanërisht për festat e fundvitit. E kemi fjalën
për këngëtaren e njohur Gjyste Vulaj, e cila gjithmonë gjen kohë që të surprizojë
fansat e saj me befasi të reja si në muzikë, ashtu edhe në look. Tashmë të gjithë e
dinë se ajo është këngëtarja më e kërkuar nëpër koncerte, por shumë e pranishme
edhe në media falë bashkëpunimit të mirë me gazetarët. Lajmi i cili është akoma i
freskët dhe i pazbuluar për momentin, është se një nga këngët e reja të Gjystes ka
dalë plagjiaturë nga një këngë bullgare e publikuar në muajin tetor dhe e klikuar
më shumë se 7 milionë herë. Mjafton të ndiqet linku në vazhdim dhe aty mund të
dëgjoni këngën e transvestitit Azis http://www.youtube.com/
watch?v=P9sQZLtsfp8, ndërkohë që ritme të njëjta mban edhe kënga e fundit e
Gjystes, e cila, ndonëse është zjarr, rezulton e kopjuar! Atë mund ta ndiqni në këtë
link http://www.youtube.com/watch?v=në62StSUvOg.

Pas tri vitesh që ka lënë sportin, ishportieri i Tiranës, Partizanit dhe i Kombëtares, Blend Nallbani, pranoi të bëhej
pjesë e “Dancing with the stars”, por gara
e tij përfundoi shpejt. Një javë pasi kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, vendosi t’i mbante
dy të rrezikuarit, një prej të cilëve ishte Nallbani, ish-futbollisti nuk i shpëtoi dot
eliminimit kësaj here, së bashku me Riken. I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” në “Vizion Plus”, për të rrëfyer emocionet e kësaj gare, Nallbani si gjithmonë
me batutat dhe sensin e tij të humorit, pohoi se tashmë ndihet i çliruar nga një tension i madh nga java në javë, në këtë përballje të parë me skenën dhe kamerat. Por
gjithsesi, ai nuk hezitoi të shprehej për momentin e eliminimit, një vendim i marrë
nga kryetari i jurisë, Shaqiri. “Në ato momente më vinte ta ndaja më dysh Ilirin”, u
shpreh ai në program, duke shkaktuar
shumë reagime dhe të qeshura në publik.
Kjo nuk është hera e parë që balerini i njohur përballet me hatërmbejte nga konkurrentët VIP. Ai pohoi se ky ishte viti i parë
që nuk njeh personalisht asnjë nga konkurrentët e “Dancing”.
ls
PANORAMA p u

sta
r vi
e
Int

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

22

Inis Gjoni: Recetat për martesë të
suksesshme edhe pas 10 vitesh

KLOTILDA HARKA

Prapaskenat e një dueli
mes të martuarish të ditëve
që jetojmë, vijnë kësaj here
në konceptin regjisorial të
Inis Gjonit. Komedia “10
vjet martesë” e dramaturgut
Alil Vardar shfaq premierën
e saj më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar, ku luajnë çifti i aktorëve, Genc Fuga dhe
Eni Jani. Në këtë atmosferë
festash Inisi sjell mesazhin
se jeta bashkëshortore nuk
duhet të shndërrohet si një
normë vetëm e vetëm për të
pasur në fund të jetës diçka
ku të varemi. Ajo rrëfen paraprakisht konceptin e saj për
martesën, që shpesh kthehet në kompromis, dhe disa
sekrete për ta zgjatur jetën e
një martese. Zbulon dhe
detaje nga jeta e saj aktuale
me vajzën dhe projektet për
një rikthim të mundshëm
në televizion.
Pas “Klani i të divorcuarave”, sjell një komedi
të titulluar “10 vjet martesë”. Përse të tërheqin kaq
shumë skenaret, ku trajtohen lëkundje në marrëdhëniet në çift?
Më tërheq çdo gjë që është aktuale, çdo problematikë
e shoqërisë, çdo gjë që i flet
kohës dhe ky është një nga
ato probleme që bota mbarë
e diskuton. Si i tillë, nuk
mund të qëndroja indiferente përballë një skenari të
shkruar kaq bukur nga artisti me origjinë shqiptare,
Halil Vardari.
Për vënien në skenë të
kësaj
komedie
ke
zgjedhur një çift aktorësh
të martuar në jetën reale,
Genci Fuga e Eni Jani. Pse
pikërisht ata, dhe kishe në
mendje të tjera çifte që do
ishin të duhurit?
Që nga momenti që më ra

SUPLEMENT

“Ia kam ditur gjithmonë
vlerën dashurisë”

në dorë skenari i kësaj pjese,
personazhet e parë që mendova për të qenë protagonistë, ishin Eni dhe Genci.
Kam punuar me ta më herët
dhe e dija që rezultati final
do të ishte ai i prituri.
Përveçse një dyshe shumë e
mirë artistësh, Eni dhe Genci
janë bashkëshortë në jetën
reale, çka e bën më të lehtë
lojën aktoriale. Duhet thënë
që kjo është hera e parë që Eni
dhe Genci dalin të interpretojnë bashkë në skenë.
Shfaqja duhet ndjekur
nga çiftet që kanë një martesë të qetë apo ata që jetojnë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin?
Cila është përgjigjja që do
marrin në fund?
Kjo shfaqje duhet ndjekur
nga të gjithë, sepse përcjell
mesazhe të forta. Ideja është
që Liza dhe Aleksi, dy protagonistët e vetëm të komedisë, që dikur kërkonin të
përbashkëtat e të mirat për t’u
bashkuar, sot kërkojnë anët
negative për t’u ndarë. Pa-

Do ia festoje vetes ditëlindjen si dhjetë vite më parë?
Pse jo?!
Çfarë ka ndryshuar te ti tashmë që je nënë?
Gjithçka. Duke filluar nga sasia e oksigjenit që thith.
Ia di më shumë vlerën dashurisë tani apo para një dekade?
Ia kam ditur gjithmonë vlerën dashurisë.
Pasioni për njeriun e zemrës zbehet patjetër me kalimin
e viteve?
Absolutisht jo...
Martesa mund të zgjasë përjetë me dashuri, pa kompromis?
Sigurisht. Autori Halil Vardari na mëson që një dashuri e
konsumuar në çdo ditë të saj, me të njëjtat doza, nuk ka
kurrë fund.
Personi i tretë në një lidhje i jep fund marrëdhënies apo
mund edhe ta forcojë?
Jeta bashkëshortore nuk duhet të kalohet si një normë,
vetëm e vetëm për të pasur në fund të saj diçka ku të varemi,
por duhet shfrytëzuar shansi që na jep kjo jetë, i të bërit të
njëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak për çdo ditë. Jeta është
e shkurtër, ndaj s’duhet të lodhemi së dhëni dashuri çdo
ditë.
Cila lloj dhimbjeje nuk mund të përballohet nga femra?
Njerëzimi që në krijimin e tij është përgatitur për të duruar
çdo lloj dhimbjeje përmes ndjenjës së dashurisë.

varësisht përpjekjeve të tyre
për të gjetur atë që “duan” në
këtë jetë, duket se në fund
dorëzohen dhe zgjedhin atë
që “duhet”, duke sjellë në
ndihmë kompromisin, si
armën e fundit të një dashurie të humbur e duke u pajtuar me atë që shoqëria që në
gjenezë e ka quajtur të drejtë
për ne.
Zgjedh komedinë ku trajtohen të vërteta të hidhura,
si tradhtia etj. Në profesion
dhe në jetë ti bën gjërat që

do apo ato që duhen bërë?
Në jetë kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Kjo
është filozofia që kam ndjekur.
Ty të pëlqen martesa si
institucion në kohët që jetojmë, apo më mirë preferon lidhje pa letra?
Martesa është institucioni
më i rëndësishëm i një shoqërie.
Përveç regjisë, të shkruarit e një skenari është në
synimet e tua? Do të mund

Blerim Destani ka gjithë
vëmendjen e Albana
Osmanit kur vjen në Tiranë
Udhëtimet e tij në Tiranë janë
gjithmonë e më të shpeshta, për
faktin se është një nga aktorët më
të suksesshëm për momentin dhe
mjaft i preferuar edhe nga
regjisorët shqiptarë. Pak javë pasi
ndodhej në Tiranë me rastin e Festivalit të Filmit, aktori shqiptar i
Maqedonisë pak ditë më parë
ndodhej në Tiranë për festimet e
Natës së Bardhë. Herën e kaluar u
fotografua me dy motrat simpatike
të “Top Channel”, Luana dhe
Marina Vjollca, ndërsa kësaj here
sërish është fotografuar me Albana Osmanin, e cila gjendet pranë
tij sa herë që vjen në Tiranë. Pas një
periudhe që s’po shfaqej në ekran,
Albana tashmë është bërë pjesë e
“Fiks Fare”, në strategjinë e re të
këtij programi që, përveç çiftit stabël
Gent Pjetri e Fiori Dardha, të ketë edhe dyshe të tjera moderatorësh.

të shkruaje historinë e jetës
sate dhe pastaj ta vije në
skenë?
Ndoshta kur të mbush 85
vjeç, do filloj të mendoj për
këtë. Deri atëherë kam plot
gjëra të tjera për të bërë.
Natyrisht
që
marrëdhënia jote me ekranin ka
pasur shkëputje dhe rikthime. Ke vendosur të rishfaqesh sërish?
Arsyeja pse i kam munguar ekranit këto kohë, është
vajza ime, e cila meriton më
shumë se çdokush tjetër në
këtë botë kohën e mamit... Sidoqoftë, kam pasur dhe kam
oferta, të cilat kam vendosur
t’i shqyrtoj më seriozisht në
një kohë të dytë.
Po marrëdhënia jote me

vajzën si është? Çfarë do i
mësosh asaj për të qenë e
përgatitur në jetë, më mirë
të jetë pasionante apo pragmatiste?
Coco Antonel është gjithçka që kam... Përpiqemi që çdo
ditë t’i japim sa më shumë
dashuri, si unë ashtu edhe
familjarët e mi, ndaj mendoj
që mësimet ajo po i merr me
rritjen... Uroj që edhe Coco, si
unë, të udhëhiqet në jetë nga
dashuria.
Një pyetje për pamjen
tënde. Sa herë që shfaqesh
në evente të ndryshme,
dukesh gjithnjë e më në
formë. Mund të na tregosh
disa sekrete?
Jam në paqe me veten. Ky
është sekreti im.
SUPLEMENT

E SHTUNE 30 NENTOR 2013

Edi Rama vijon të
banojë në 75 metra
katrorë me qira, fotot
Kryeministri anashkalon çdo privilegj që ia
jep ligji, nga rezidenca qeveritare për banim
deri te punonjësit e shërbimit
Të gjithë ata që kanë lexuar librin "Kurban" të shkruar dy vite më parë nga
Kryeministri aktual Edi
Rama, me siguri që kanë
memorizuar disa detaje pikante që kanë të bëjnë me
jetën e tij private, si dhe me
banesën e tij. Ja si shkruan
Rama: "Jetoj me Lindën në
një kat të lartë të Tiranës, 75
metra katrorë, e marrë me
qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin
gri të bibliotekës ndajnë në
vend të murit ndenjjen nga
gjumi dhe kravatat janë
varur anash krevatit...." Me
këtë përshkrim , Rama na lë
të kuptojmë se hapësira e
ndarë në dy ambiente nga një
dollap librash është mjaft e
vogël, duke pasur parasysh
se banuesi është një individ
që ka marrë disa përgjegjësi
të mëdha dhe minimumi i
duhet një studio pune. Gjithsesi, ju mund të mendoni se
kjo është një histori që i përket të kaluarës, kohë kur
Rama nuk ishte ende Kryeministër dhe ky mund të ishte
një sistemim provizor. Ndërsa sotm si kryeministër ai
mund të ketë gjithë komoditetin normal që ka dikush në
pozicionin e tij, duke i
mundësuar vetes dhe familjes të gjitha kushtet që nuk
janë luks, por nevojë. Por jo,
fotot e realizuara nga papaparaci ynë vetëm pak ditë më
parë, ku shihet Rama duke
dalë nga shtëpia në mëngjes
për të shkuar në punë, dëshmojnë se ai vijon të jetojë në
ata 75 metrat katrorë të ndara
me dollap që përshkruan në
librin "Kurban". Pallati ku
jeton Rama, gjendet përballë
Drejtorisë së Policisë, në një
zonë të mirë të Tiranës, por
që është pak a shumë si çdo
pallat tjetër i kryeqytetit, i
ndërtuar vitet e fundit.
Mbase të jep thjesht idenë se
ka më shumë siguri, sepse
është përballë një drejtorie

Pyetja që lind natyrshëm, është: edhe
sa kohë do banojë Rama në 75 metra
katrorë? Një vit më parë, në media u tha
se Rama dhe bashkëshortja e tij Linda
janë duke ndërtuar një vilë në zonën e
Dajtit, e cila me sa dimë tashmë është
drejt përfundimit. Mbase
Rama po pret që të vendoset
aty si një dashamirës i fshatit,
meqë dikur ka jetuar në Pezë.
policie dhe mbase kjo ka bërë
që edhe punonjësit e sigurisë
jashtë pallatit të tij të jenë
shumë të paktë. Madje duket
qartë edhe nga fotot se Rama
në dalje të pallatit nuk shoqërohet nga askush, gjë që lë
të kuptojmë se ai ka zbritur
pa roje nga ashensori, meqë
banon në kat të lartë dhe në
dalje të tij nuk bëhet ndonjë
mur rojesh, duke lënë kështu
të lirë edhe syrin kureshtar të
kalimtarëve të rastit, të cilët e
kanë vetëm pak metra larg
Kryeministrin e tyre. Po çfarë
mund të bënte ndryshe
Kryeministri, që të mos jetonte si çdo qytetar i këtij vendi,
në një banesë komunitare?
Në mbështetje të nenit 100 të
Kushtetutës së Shqipërisë
dhe me disa ndryshime të
Këshillit të Ministrave bërë
dy vite më parë, Drejtoria e
Shërbimeve Qeveritare ka për
detyrë të sistemojë Kryeministrin në një nga vilat apo
rezidencat qeveritare me
gjithë familjen e tij dhe t'i
vërë në dispozicion një
kuzhinier dhe një punëtor
pastrimi. Nëse Kryeministri
dëshiron të qëndrojë në
banesën e tij, ai mund të
marrë dy punëtorët për t'i
shërbyer, por dhe shërbime
të tjera. Por me siguri që ata
punëtorë nuk ekzistojnë në
shtëpinë aktuale të Ramës

për arsye të përmasave të
vogla të saj. Kuptohet se kjo
zgjedhje e Ramës nuk mund
të lërë askënd indiferent. Kjo
sepse në më shumë se dy
muaj si Kryeministër, ai
përveç eskortës, nuk ka marrë asnjë privilegj që i takon
me ligj. Përdor makinën e
partisë së tij dhe nuk ka
punëtorë shërbimi në shtëpi. Natyrisht kjo sjellje e bën
atë që të duket i thjeshtë dhe
i përulur para popullit dhe
sidomos para atyre që e kanë
votuar, por natyrisht nuk tregon gjithçka në lidhje me
këtë fakt. Tani pyetja që lind
natyrshëm, është: edhe sa
kohë do banojë Rama në 75
metra katrorë? Një vit më
parë, në media u tha se
Rama dhe bashkëshortja e tij
Linda janë duke ndërtuar një
vilë në zonën e Dajtit, e cila
me sa dimë, tashmë është
drejt përfundimit. Mbase
Rama po pret të vendoset aty
si një dashamirës i fshatit,
meqë dikur ka jetuar në Pezë.
Ndërsa rezidencat qeveritare
mund t'i përdorë ashtu si
paraadhësi i tij, Berisha,
vetëm për takime zyrtare.
Por, në ndryshim nga Rama,
të paktën Berisha i kishte 250
metra katrorë banesë personale, që e bënin të ndihej komod në punët e tij edhe jashtë zyrës.

ls
23 p u PANORAMA

Contenu connexe

En vedette

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 

En vedette (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

  • 1. Botim i PA N O R A M A GROUP Nr.410 E SHTUNE, 30 NENTOR 2013 FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com INIS GJONI Recetat e mia për martesë të suksesshme edhe pas 10 vitesh FAQE 22 Stefi Prifti: Kënga fituese e Besës është e kopjuar nga “Pet shop Boys”, reagon kompozitori Edi Rama vijon të banojë në 75 metra katrorë me qira, fotot FAQE 23 FAQE 17 Kastro Zizo, jetë nate me gruan e parë FAQE 18
  • 2. ls PANORAMA p u 16 E SHTUNE 30 NENTOR 2013 SUPLEMENT Kërcënohet i dashuri i Zanfina Ismajlit Po investigonte një çështje korrupsioni si gazetar “Më datë 4 dhjetor 2013, në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i kanosjes. Policia është duke punuar në këtë rast dhe gjatë intervistimit të disa dëshmitarëve okularë kanë dalë vepra të tjera penale që janë kryer në këtë çështje”, ka thënë zyra për informim e Policisë së Kosovës. Përgatitja për publikimin e një shkrimi në të cilin përshkruhej pasuria e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka bërë që kjo agjenci të mundohet ta detyrojë pronarin e agjencisë së lajmeve, “Indeksonline”, z. Faton Shoshi (i dashuri i këngëtares Zanfina Ismaili), të shkojë në zyrat e drejtorit të AKI-së. Sipas artikullit që “Indeksonline” kishte përgatitur, raportohet se drejtori i Inteligjencës kosovare posedon shtëpi në periferi të kryeqytetit, me dy pishina dhe fushë golfi. Përpos kësaj, e njëjta agjenci e lajmeve do të shkruante edhe për një nga bashkëpunëtorët e afërt, të drejtorit të Intelegjencës, i dyshuar për probleme korrupsioni. Të enjten, Faton Shoshi ka thënë se tërë ngjarja ka ndodhur disa javë më parë para publikimit të shkrimit. “Që nga ajo kohë persona misteriozë kanë ardhur përreth zyrës. Dje, në orën 12:00, kur unë kam ardhur në zyrë, pas meje në zyrën time ka hyrë Valoni që është drejtor i njësive mbështetëse në AKI. Duke parë që po më thërret shefi i AKIsë dhe po vijnë të më mar- rin punonjësit e kësaj agjencie, unë porosita një fotograf dhe një gazetar që të më përcjellin dhe të shohin se çfarë po ngjet me mua. Pas orës 13:30, jam takuar tek ambasada kroate me drejtorin e njësive mbështetëse, ndërsa vetura e kolegëve të redaksisë na ka shoqëruar nga pas”, ka shtuar Shoshi, transmeton gazeta “Zëri”. Në rrugë e sipër, punonjësi i AKI-së e kishte pyetur Fatonin për veturën që po i shoqëronte, ndërsa me të parë ai se nga ajo veturë edhe po fotografohej në afërsi të lagjes “Dardania”, në mes të rrugës ai e kishte ndalur veturën. Shoshi tregon se agjenti i AKI-së, me të dalë nga makina ka shkuar te vetura që po i shoqëronte, ka hapur derën dhe u ka marrë gazetarëve telefonat. “Unë dola nga vetura dhe e kam kapur me forcë punëtorin e AKI-së dhe ia kam marrë telefonat nga dora. Ai menjëherë është larguar duke thënë se “keni me pa kush jena na”. Ndërsa ne menjëherë jemi drejtuar për në stacionin policor, ku edhe kemi raportuar rastin”. Sipas Shoshit, rasti tani është në duart e njësisë së krimeve të rënda, ndërsa vepra penale dyshohet të jetë kanosje dhe shtrëngim ndaj viktimës, që në këtë rast cilësohet të jetë Faton Shoshi. “Qëllimi i tërë kësaj ka qenë që të më bëhet presion psiqik, ngaqë pikërisht në orën 14:00 unë kisha menduar që ta publikoj shkrimin ku përshkruhet shtëpia me pishina dhe fushë golfi e drejtorit të AKI-së”, ka përfunduar ai. Lidhja disavjeçare me këngëtaren e njohur Janë pothuajse çifti më misterioz për momentin në skenën shqiptare. Ndoshta për faktin se Faton Shoshi ka vendosur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe nuk e ka shoqëruar Zanfinën në asnjë event apo koncert, derisa këtë gjë e bën e ëma e saj, Mona. Lidhja e tyre u zbulua para shumë vitesh, kur çifti vendosi vetë që të deklarojë dashurinë e filluar në bankat e shkollës së mesme. Ishin në vit të tretë atëherë kur mes tyre filluan shkëndijat e para të dashurisë, për të vazhduar vite me radhë e për të forcuar edhe më shumë romancën e dashurisë. Jetën private Zanfina asnjëherë nuk e ka përdorur deri më tani për lajme mediatike dhe është munduar gjithmonë me sukseset në muzikë që të jetë prezente në media. Por siç duket, së fundi edhe i dashuri i saj po merr përmasat e një personazhi publik. I cilësuar si një djalë i pashëm, i cili rrjedh nga një familje shumë e pasur biznesmenësh, me një pasuri disamilionëshe, Fatoni për momentin drejton një portal online, nga ku ka vendosur që të pavarësohet dhe të fillojë një karrierë të tij. Portali ka guxuar të investigojë shumë çështje sesnitive si kjo që përshkruam më lart. Edhe pse kanë një lidhje shumë të gjatë, çifti ende nuk ka plane për fejesë apo martesë. Dash Tahiri përpiqet t’i prishë mendjen Taulant Ballës Qysh kur PS-ja ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në, nuk kanë reshtur thashethemet se Partia PDIU e çamëve kërkon t’i bashkohet maxhorancës së re, duke bërë në një farë mënyrë atë qe po bën LSI, që të jetë gjithmonë me fituesit. Ne nuk dimë se cilat kanë qenë negociatat e nëndheshme mes tyre, por po ju sjellim dy foto, ku duket qartë që Dashamir Tahiri, deputet i PDIU, po i thotë diçka Taulant Ballës së PS-së. Madje, i ka vënë dhe dorën në sup, sepse duket sikur Taulanti mezi po pret që të ikë. T’i ketë thënë ndonjë gjë për këtë punën e koalicionit? Gjithsesi, duket që nuk arriti t’ia thotë të gjitha, sepse edhe kur Taulanti largohet, ai vazhdon ta shohë nga mbrapa sikur i ka mbetur diçka peng në zemër... Fjolla Morina vazhdon fryn akoma më shumë buzët Siç duket, ndërhyrjet e deritanishme nuk po i mjaftojnë këngëtares së njohur Fjolla Morina, që të ketë buzë mishtore dhe seksi. Pasi është kthyer nga një vizitë tek e motra në Amerikë, këngëtarja po shijon bashkëpunimin me Stresin te kënga ‘’Jena bo tym’’, por njëkohësisht vazhdon me postimin e fotove të nxehta. Një ndër ato të fundit fare që ka postuar në Instagram, është dhe kjo me buzë të fryra tej mase, të cilat duken të tepruara në format se si i ka pasur ajo më herët. Ndoshta Fjolla nuk është e kënaqur me pamjen e saj dhe në të ardhmen do të vazhdojë të ndryshojë akoma.
  • 3. t SUPLEMENT E SHTUNE 30 NENTOR 2013 17 p u PANORAMA ls Stefi Prifti pretendon që kënga fituese e Besës është e kopjuar nga “Pet Shop Boys” Reagon kompozitori i këngës, Darko Dimitrov: Melodia përmban kombinacionin e shumë notave, në çdo 100 këngë ka fraza të njëjta BLERAND REXHEPI Endri nxjerr arsenalin e sharjeve ndaj një vajze, që e quan “dordolec skene” Kënga fituese e ‘’Kënga Magjike’’, “Tatuazh në zemër”, kënduar nga këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, sipas disa lajmeve të lançuara nëpër portalet online, konsiderohet si e kopjuar nga “Being Boring” të “Pet Shop Boys”, ku sipas komentuesve vijat melodike ngjasojnë me njëra-tjetrën. Ne kontaktuam me kompozitorin e këngës, Darko Dimitrov, i cili mbron krijimin e tij duke deklaruar: ‘’Çfarë të them, mua më kanë shkruar se e kam kopjuar Kantautori i njohur korçar, Endri Prifti, i cili bashkë me vëllain e tij më të madh, Stefin, u renditën të tretët në finalen e “Kënga Magjike”, ka zbuluar anën e tij rebele. Pak ditë pas përfundimit të festivalit, ku ai konkurroi me këngën “Jepe” dedikuar femrave, dëshmon se përveç një mashkull xhentil me to, di të jetë edhe i egër. Kështu, në një nga profilet ku postohen lajme dhe klipe të artistëve të njohur në “Facebook”, publikimi i një videoje të vëllezërve është shoqëruar me komentet e një vajze, e cila shkruante se ata s’durohen dhe janë veçse dordolecë skene”. Kanë mjaftuar këto komente që Endri t’i drejtohet me sharje të shumta vajzës në fjalë, duke shtuar se nuk lejon komente të tilla për këngë që jep shpirtin në skenë”. Ky është nga rastet e rralla kur artistët reagojnë në rrjete sociale për komentet negative që u bëhen. Në të tilla raste thuhet se komentet bëhen edhe për xhelozi nga kolegë të tyre, të cilat hapin profile false vetëm për të sharë rivalët. Big Basta e Vesa Luma, të dashuruar si një vit më parë Ka kaluar gati një vit, qëkur Big Basta dhe Vesa Luma zgjodhën “Kullën Eiffel” në Paris dhe datën 12.12.12 për t’i deklaruar njëritjetrit dashurinë që ndienin. Foton e postoi vetë Vesa, e cila pohoi po ashtu se ndihej femra më e lumtur në botë, pasi ka në krah mashkullin që e bën të ndihet speciale. E kjo nuk ka qenë deklarata e vetme e Vesës, pasi është ajo nga “Euphoria” e Loren që fitoi Eurovisionin, pastaj se ajo më herët e ka pas vjedhur nga “One direction”, kjo gjë nuk ka mbarim, thashetheme pa fund. Dua t’ju them se meloditë që përmbajnë këto këngë, janë kombinime prej shumë notave dhe në çdo 100 këngë ka fraza të njëjta ose të ngjashme, gjë që nuk mund të thuhet se është plagjiaturë’’, thekson më tej Dimitrov. Ndërkohë edhe pse lajmi bëri bujë, ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga fituesja Besa Kokëdhima, e cila vetëm sa ka falënderuar fansat dhe miqtë e asgjë më shumë. Reagime mbi kompozimin e Besës ka pasur gjithandej. Një nga fituesit e vendit të tretë në “Kënga Magjike”, Stefi Prifti, ka publikuar në profilin e tij këngën e “Pet Shop Boys”, duke thënë se ka ngjashmëri me këngën fituese. ‘’U habita pa masë nga ngjashmëria e kësaj kënge të ‘Pet Shop Boys’ me këngën fituese të festivalit ‘Kënga Magjike 2013’, kompozuar nga Darko Dimitrov dhe kënduar nga Besa! A mund të heshtim?!!’’, shkruan Stefi në profilin e tij, ndërsa më poshtë vijojnë shumë komente të ndryshme. ‘’Darko Dimitrov sikur është mësuar të fitojë çmimet e para në ‘Këngën Magjike’, prandaj nuk e ka problem të publikojë edhe ndonjë plagjiaturë... Pak ka kompozitorë shqiptarë që janë turr te ai të gjithë?’’, shkruan e revoltuar një fanse. ‘’Po më thoni se nuk duhet të flas në një rast të tillë kaq flagrant?!! Më tej, Stefi Prifti shkruan: “Unë fola për këngën dhe kompozimin, sepse ai m’u duk i kopjuar dhe jo për Besën, që natyrisht kam respektin tim si kolege! Do të ishte padrejtësi dhe mungesë kuraje që të dëgjosh këtë ngjashmëri të skajshme të refrenit (ku është dhe bërthama e këngës) dhe të heshtësh. "Instanca" të këtij lloji nuk funksionojnë fare në Shqipëri! Kritika letrare dhe për më tepër muzikore pothuajse nuk ekziston! Unë shpreha mendimin tim, për të cilin mbaj përgjegjësi artistike dhe mendoj se ndihmoj që me dijet e mia muzikore të orientoj të drejtën në muzikë’’, shton më tej Stefi në një reagim drejtuar te komentet mbi atë se nuk duhet folur më shumë për rastin! që shprehet gjithmonë për lidhjen dhe bashkëjetesën e saj me Bigun. Fotografi ynë i ka kapur në një nga club-et e natës, ndërkohë që kanë pohuar se po jetojnë një lidhje intensive duke qëndruar 24 orë në 24 bashkë. Sipas Vesës, Bigu këtë vit ka lënë pak mënjanë daljet personale në muzikë, pasi i është përkushtuar karrierës muzikore të Vesës. Gent Bejko rezulton i suksesshëm në provën si moderator i “Fiks Fare” Ka qenë një tjetër surprizë moderimi i “Fiks Fare” në “Top Channel” nga dyshja simpatike Gent Bejko e Elvis Pupa. Dy aktorët e njohur, dikur kolegë në shown “Portokalli”, tashmë janë bashkuar për projektin e ri “Kur heshtin femrat”, një “stand-up comedy” nga aktori Pupa, i cili e shfaqi premierën më 1 dhjetor në “Mumja Comedy Club Albania” dhe do vazhdojë në ditët në vazhdim. Kjo shfaqje e Pupës u prezantua nga Bejko në natën e premierës, një dyshe kjo që i ka tërhequr vëmendjen drejtorit të “Fiks Fare”, Filip Çakuli, për t’i pasur si moderatorë të një nate të vetme të programit investigativ dhe argëtues. Moderimi i tyre ka rezultuar shumë i suksesshëm duke marrë komente pozitive në rrjetet sociale. Për Elvisin kjo ishte një herë e vetme në “Fiks Fare”, pasi ai jeton në SHBA, ndërsa për Gentin thuhet se do të jetë pjesë e moderimit të “Fiks Fare”, pasi në këtë dalje të parë ka rezultuar si personi i duhur. Fotoja që shihni, është shkrepur në finalen e “Kënga Magjike”, ndërsa ai shoqëronte bashkëshorten Xhoi, duke qenë dhe autor i tekstit të këngës së saj, “Ndiej”.
  • 4. ls PANORAMA p u 18 E SHTUNE 30 NENTOR 2013 SUPLEMENT Kastro Zizo, jetë nate me gruan e parë Luli Bitri dhe Artur Gorishti, darkë romantike para filmit të ri “Bota” Do të jenë protagonistë në filmin më të ri “Bota” të regjisores Iris Elezi, premiera e të cilit do të shfaqet vitin që vjen. Aktori i njohur shqiptar, Artur Gorishti, është kthyer nga Kanadaja në Shqipëri për të luajtur në këtë film të ri, ku pjesë e kastës së aktorëve do të jetë dhe Luli Bitri, e ardhur nga Italia. Gorishti në tetë vitet e fundit ka jetuar në Montreal të Kanadasë, ku ka vazhduar karrierën kinematografike, ndërsa Luli Bitri ka qenë vazhdimisht pjesë e projekteve kinematografike në Shqipëri. Dy aktorët tashmë po përgatiten për filmin e ri, ndërsa po kalojnë më shumë kohë së bashku në Tiranë. Vetë aktorja ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, ndërsa darkojnë së bashku. Në skenarin e filmit “Bota” të regjisores Iris Elezi, Gorishti do të luajë rolin e Benit, ku bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh brenda 7 ditëve. Nuk dihen ende detaje për rolin e Lulit dhe si do të interpretojnë të dy. Gjithsesi, duken si një kombinim i këndshëm, pasi të dy e kanë pohuar në intervista të ndryshme që në jetën reale janë tipa të tërhequr dhe fjalëpakë, gjë që e plotësojnë me karakteret që kanë në filmat e tyre. Përveç si aktor, Gorishti njihet edhe si piktor, ndërsa me këtë rikthim ai do të promovojë në Tiranë librin e tij të parë. Ndërsa Luli vjen në këtë rol me Gorishtin, pas filmit me metrazh të shkurtër “Më në fund mbërritëm në shtëpi”, ku interpretoi gruan e Ndriçim Xhepës. Pas tri vitesh ndarjeje, kantaurori Klevis Bega (Kastro Zizo) duket se i ka sheshuar marrëdhëniet me ish-gruan e parë, Jolën, nga martesa me të cilën ka një djalë. Kastro, i cili përveç emisionit të tij të orëve të vona, konkurron në “Dancing with the stars”, pas punës në televizion dhe provave vazhdon argëtimin në jetë nate. Në një nga këto net ai ka dalë me ish-bashkëshorten, siç e shihni në foto. Kastro e ka postuar vetë foton në “Facebook”, ku pozon me mjaft dashuri pranë Jolës. Në intervistat që ka dhënë për gazetën “Panorama”, Kastro ka pohuar se marrëdhëniet me dy ish-gratë tashmë janë të qeta dhe po ashtu takohet vazhdimisht me djalin dhe vajzën. Xhejsi Jorgaqi prezanton partnerin Xhejsi Jorgaqi, vajza këngëtare e kantautorit të njohur Gjergj Jorgaqi, pas suksesit në youtube me këngën e saj “Vetëm kujtohu”, ka menduar të ndajë me fansat më shumë rreth jetës së saj private. Në fanpage-in e saj në “Facebook”, menjëherë pas mbylljes së “Kënga Magjike”, ku ajo s’mundi dot të prekte finalen edhe pse ishte më e klikuara në youtube, Xhejsi postoi këtë foto me të dashurin e saj. Në këtë edicion të këtij festivali, Xhejsi këndoi në duet me Çartanin, një bashkëpunim që rezultoi shumë i suksesshëm dhe që ngjiti në publik. Zakonisht këngët e saj i shkruante Gjergji, por këtë herë ajo konkurroi me me një krijim me muzikë të Ermir Buçpapaj dhe tekst të Judovnik Boshnjakut. Për sa i përket imazhit, Xhejsi e prezantuar gjithmonë si bionde kësaj here u shfaq në skenë me ngjyrën e zezë të flokëve. Klajdi Selimi shton shumën e dëmshpërblimit, i kërkon ish-të dashurës edhe 15.500 euro Balerini i njohur shqiptar, Klajdi Selimi, pas kërkesës që i ka bërë ish-të dashurës së tij italiane përmes avokatit të tij, ku kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh, këto ditë ai i ka nisur një letër, ku mes të tjerash kërkon një tjetër dëmshpërblim në shumën 15.500 euro. ‘’I kemi dërguar një letër tjetër ish-të dashurës, ku avokati për mua i kërkon rreth 15.500 euro të tjera. Unë në kërkesën e parë me lekët e mia dhe me dëmet e plota i kërkoja 46.500 euro, kurse këto janë të tjera, për seminaret e dancit që kam mbajtur te shkolla e saj e baletit dhe shfrytëzim të imazhit tim. Vetë e kërkoi këtë të fundit se i kishte vënë si lekë të harxhuara për të dy, por unë jo vetëm që nuk e kisha emrin te letrat e shkollës së baletit, por nuk isha paguar për 7 muaj leksione’’, thekson Klajdi. Dhe më tej shton: ‘’Këto 15.500 euro nuk kisha ndërmend t’ia kërkoja, por ajo gjatë aktit mbrojtës së saj donte të më bënte përgjegjës për disa shuma parash që kishte harxhuar si qira për shkollën e saj të baletit, ku për mua faktet flasin se nuk jam anëtar i asaj shoqërie. Dhe jo vetëm që nuk kam më letra e asnjë lloj përgjegjësie për ato harxhime, është tjetra, ajo më ka mua borxh për 7 muaj mësimdhënie, ku brenda kësaj shume përfshihet dhe shfrytëzimi i imazhit brenda biznesit të saj’’, përfundon bisedën balerini Selimi. Qetsori e sulmonte për homoseksualitetin, Arditi - fituesi i ‘’VIP shpija’’ - karrierë në Turqi Ardit Stafa, këngëtari i njohur nga Maqedonia i cili është dhe fituesi i edicionit të fundit të spektaklit ‘’VIP shpija’’, këto ditë po qëndron në Turqi për disa projekte të rëndësishme. Pasi është shfaqur në një projekt filmik dedikuar marrdhënieve Maqedoni-Turqi, kapaciteti i tij është parë edhe nga producentë e regjisorë të njohur turq në eventin e prezantimit të këtij projekti. Kështu, pasi ai merret gjatë me muzikë, ka vendosur që të shfaqet edhe në “talent show”-n e njohur ‘’The voice of Turkey’’. Paraqitjet e tij në disa emisione televizive janë pëlqyer, ndërkohë që projektet e tjera për momentin mbahen surprizë, ashtu siç kanë qenë dhe prezantimet e tij të fundit atje. Më parë, Arditi gjatë qëndrimit në “VIP shpija” ka qenë gjithmonë nën sulm nga Qetsori për shkak të orientimit të tij seksual.
  • 5. h SUPLEMENT E SHTUNE 30 NENTOR 2013 p u PANORAMA l 19s
  • 6. ls PANORAMA p u 20 Berguzar Korel operon nofullën Komente të shumta kohët e fundit mbi pamjen e re të aktores Berguzar Korel nuk kanë të ndalur, saqë e kanë detyruar atë të jetë e hapur me mediat dhe publikun, duke pranuar kështu ndërhyrjen kirurgjikale në nofullën e saj. ‘’Ka qenë një operacion i domosdoshëm për mua. Kur kam qenë e vogël jam rrëzuar dhe kam thyer dhëmbët, saqë kur fillova të rritem kjo më kompleksonte shumë sidomos kur buzëqeshja. Pas kësaj ndërhyrjeje ndihem vërtet shumë më rehat, kjo është e vërteta” - ka thënë Korel. Kivanc Tatlitug xhiron serialin e ri në Rusi Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka filluar xhirimet e serialit të ri, i disati në radhë tashmë, pasi është bërë emër i njohur jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë. Në këtë serial që pritet të xhirohet në Rusi, ai do të aktrojë në krah të aktores së njohur Yalabik (Nermin Bezmen), ndërsa thuhet se seriali është i bazuar në romanin ‘’Satani & Shura’’. Përveç këtyre të dyve, në serial do të shfaqen edhe shumë emra të njohur turk, ndërsa do të luajnë edhe disa aktorë nga Rusia. sta r vi e Int BLERAND REXHEPI Ata janë çifti më i përfolur i skenës. Shtatë vite së bashku, ata shfaqen më të dashuruar se kurrë. Në një intervistë për ‘’Panorama plus’’, Roberti flet për të fejuarën dhe ekstravagancën e saj. Robert dhe ti ke kohë që je në skenën muzikore, si e sheh rritjen e Norës në muzikë? Nora kurrë më shumë se sot nuk ka punuar kaq fort, ajo ka një vit që ushtron nga tri orë në ditë në studion time këngët e saja dhe të huaja, thjesht bën ushtrime të vokalit për t’u përgatitur që verën e ardhshme të performojë live me grupin që i kam vënë në dispozicion me të gjithë profesionistët. Po ashtu me këngë dhe me zhanre të ndryshme, mendoj se kurë nuk ka qenë më e përgatitur. Të pëlqeu performanca e saj në “Kënga Magjike”? Performanca më pëlqeu shumë, kam qenë gjatë gjithë kohës aty, përveçse në finale. Po shkrimet e shumta për të të bënë përshtypje apo të shtuan dozën e xhelozisë? Shkrimet që bëhen për të gjithë këngëtaret janë të njëj- SUPLEMENT E SHTUNE 30 NENTOR 2013 Ezel rebelohet: Serialet na kanë kthyer në kafshë pune, po mendoj të largohem Kenan Imirzaloglu (39 vjeç) për momentin aktron në serialin ‘’Karadayi’’, që po transemtohet në “Vizion plus”, ku partnere ka aktoren e njohur Berguzar Korel, të cilën publiku shqiptar e ka njohur përmes rolit të saj të Shehrezades në serialin ‘’1001 net’’. Ai gjatë xhirimeve të serialit ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me producentët, të cilët aktorët i shohin më shumë si robotë, duke ndenjur kështu me orë të tëra në xhirime. Aktori i njohur, gjatë intervistës së tij në revistën GQ, ka deklaruar se në xhirime vjen në orët e para të mëngjesit dhe largohet në orët e vona të natës çdo ditë, përfshirë këtu edhe fundjavën. ‘’Është e pamundur të merresh me veten, e vërtetë se fitojmë nga kjo punë, por kur gjërat teprohen, unë nuk dua. Revoltën time ia kam shprehur edhe producentit, i cili u habit dhe nuk kishte fjalë për të më thënë. Nuk kemi kohë të merremi as me jetën private, vij shumë herët dhe largohem vonë nga xhirimet, as ditët e fundjavës nuk i kemi të lira. Do të detyrohem ta lë këtë profesion dhe të merrem me diçka tjetër. Pikërisht për këtë arsye, edhe kolegia ime, Meryem Uzerli (Hyrem), la xhirimet në gjysmë te seriali ‘’Sulejmani i madhërishëm’’, pas tri sezoneve dhe u largua drejt vendlindjes së saj (Gjermani) dhe besoj se bëri mirë. Mendoi se fama këtu paguhet, e vërtetë, por lodhja dhe shkëputja nga miqtë dhe dashuria është e pashmangshme. Jetën private mundohem ta mbaj sekret dhe mister për publikun, dua që të paktën kjo të më ngelet mua. E shihni dhe vetë se nuk mund të merrem me të për shkak të kohës. Nuk e mohoj se gati çdo ditë më vijnë oferta nga më të ndryshmet, qoftë në postën e shtëpisë apo atë elektronike. Po fillova të zbuloj këto gjëra, do ngelem në gazetë (qesh)’’, përfundon rrëfimin e tij për GQ, aktori i njohur Kenan Imirzaloglu. Flet i fejuari, Roberti: Nora ekstravagante? Ajo është e re dhe e bukur ‘’Unë nuk jam xheloz për provokimet e saj. Kur të bëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet ndryshe” ta, unë nuk e kam problem, pasi nuk do kishim qenë 7 vite bashkë nëse do isha xhelozuar. Të bezdis ekstravaganca e Norës apo është normale? Të kisha një trup si Nora, unë do kisha kënduar në bikini. Kur Nora të bëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet më ndryshe, tani është e re dhe e bukur… Kënga ishte e punuar me shumë përkushtim, mendon se meritonte një vend edhe më të mirë në renditje? Kënga është e mirë dhe e punuar thjesht, nuk është e ngarkuar, tingëllon thjesht një baladë e lezetshme. Pjesëmarrja ka qenë e rëndësishme dhe kënga është pëlqyer, kjo ka më shumë rëndësi. Nora ka anuluar 3 mbrëmje për “Kënga Magjike” dhe nuk ka shkuar për vend të parë. Thuhet se bëhen pazare në votime mes këngëtarësh, ju ka ndodhur edhe juve një gjë e tillë? Nuk e di se çka bëhet me votimet, Arditi është një profesionist dhe nuk besoj që lejon kësi lloj marrëveshjesh.. Dhe për fund pyetja më kureshtare, kur do ju shohim si dhëndër? ‘’Do të bëhem një ditë dhëndër: S.Vllasaliu’’. Unë jam dhëndër, e dua Nora Istrefin pa masë dhe do t’ju ftoj në ceremoninë martesore kurdo që të vendosim datën.
  • 7. Int erv ista SUPLEMENT E SHTUNE 30 NENTOR 2013 ls 21 p u PANORAMA Rike: Nuk e prisja skualifikimin, të tjerë duhej të iknin para meje KLOTILDA HARKA Edhe pse ishte përgatitur shpirtërisht që të qëndronte gjatë në garën e “Dancing with the Stars”, Rike Roçi është ndër konkurrentët e parë që skualifikohet së bashku me ish-futbollistin Blend Nallbani. Për të pranuar këtë ofertë iu desh ta mendonte gjatë, pasi jeton në Itali bashkë me të dashurin muzikant dhe i duhej të vendosej në Tiranë për ca kohë. Por show nuk zgjati shumë për Riken, ndaj ajo tregon se si është ndier. Në “Big Brother” pohove se kërcimi është pasioni yt. Në këtë përballje me teknikat e kërcimit ndeshe vështirësi në prova që s’i kishe parashikuar? Unë vazhdoj ta theksoj që kërcimi më pëlqen vërtet shumë. Por normal që vështirësi ka, pasi ndryshon kërcimi i lirshëm nga kërcimi me hapa profesionalë. E prisje të skualifikoheshe kaq shpejt nga gara e “Dancing with the stars”? Si u ndjeve? Të them të drejtën, nuk e prisja kaq shpejt skualifikimin dhe mbeta pak e mërzitur. Pavarësisht dëshirës për të qëndruar sa më gjatë, e gjykon si të drejtë largimin tënd? Po fansat si reaguan? Jo, nuk mendoj se ishte i drejtë largimi im kaq shpejt nga kjo garë. Gjithsesi, reagimi dhe mbështetja e fansave më kanë bërë të ndihem mirë, e natyrisht që dhe ata mbetën vërtet shumë të habitur. Mendon se kishte të tjerë konkurrentë që duhet të dilnin para teje kështu? Po, mendoj se përpara meje duhet të eliminoheshin nga kjo garë të tjerë persona, por s’dua të përmend emra... Po largimi i Blend Nallbanit t’u duk gjithashtu i parakohshëm? Blend Nallbani apo Tata, siç i flasin të gjithë, është i madh fare! Mendoj se ai duhet të qëndronte gjatë në “Dancing”, pasi ka vërtet shumë humor dhe e bënte “show”-n shumë të këndshëm. Largësia nga i dashuri yt, Luca, të vuri në dilemë për pranimin e kësaj oferte. Si e priti ai skualifikimin tënd, çfarë të tha? Ndryshe nga unë, ai më pohoi: ”Më mirë që mbaroi këtu, që të rikthehesh në shtëpi. (qesh)” Tani që je jashtë etheve të konkurrencës, cilin VIP sheh si pretendent kryesor për të fituar? Unë them se fitoren e meriton Flaka nga femrat VIP, dhe Andos nga meshkujt. Kthehemi te ti. Si i jetove këto javë në Tiranë e rrethuar nga komplimentet, dhe a more propozime nga ndonjë djalë? Në Tiranë, gjatë gjithë kohës u jam përkushtuar provave dhe vërtet kam dalë shumë pak për t’u argëtuar. Ndërsa propozime nga meshkujt nuk kam pasur. Jo, nuk mendoj se ishte i drejtë largimi im kaq shpejt nga kjo garë. Gjithsesi, reagimi dhe mbështetja e fansave më kanë bërë të ndihem mirë, e natyrisht që dhe ata mbetën vërtet shumë të habitur. Blend Nallbani: Kur më eliminuan nga "DWS", më vinte ta ndaja më dysh Ilir Shaqirin Gjyste Vulaj, me këngë të kopjuar nga bullgari Azis Ajo shfaqet gjithmonë ndryshe, veçanërisht për festat e fundvitit. E kemi fjalën për këngëtaren e njohur Gjyste Vulaj, e cila gjithmonë gjen kohë që të surprizojë fansat e saj me befasi të reja si në muzikë, ashtu edhe në look. Tashmë të gjithë e dinë se ajo është këngëtarja më e kërkuar nëpër koncerte, por shumë e pranishme edhe në media falë bashkëpunimit të mirë me gazetarët. Lajmi i cili është akoma i freskët dhe i pazbuluar për momentin, është se një nga këngët e reja të Gjystes ka dalë plagjiaturë nga një këngë bullgare e publikuar në muajin tetor dhe e klikuar më shumë se 7 milionë herë. Mjafton të ndiqet linku në vazhdim dhe aty mund të dëgjoni këngën e transvestitit Azis http://www.youtube.com/ watch?v=P9sQZLtsfp8, ndërkohë që ritme të njëjta mban edhe kënga e fundit e Gjystes, e cila, ndonëse është zjarr, rezulton e kopjuar! Atë mund ta ndiqni në këtë link http://www.youtube.com/watch?v=në62StSUvOg. Pas tri vitesh që ka lënë sportin, ishportieri i Tiranës, Partizanit dhe i Kombëtares, Blend Nallbani, pranoi të bëhej pjesë e “Dancing with the stars”, por gara e tij përfundoi shpejt. Një javë pasi kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, vendosi t’i mbante dy të rrezikuarit, një prej të cilëve ishte Nallbani, ish-futbollisti nuk i shpëtoi dot eliminimit kësaj here, së bashku me Riken. I ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” në “Vizion Plus”, për të rrëfyer emocionet e kësaj gare, Nallbani si gjithmonë me batutat dhe sensin e tij të humorit, pohoi se tashmë ndihet i çliruar nga një tension i madh nga java në javë, në këtë përballje të parë me skenën dhe kamerat. Por gjithsesi, ai nuk hezitoi të shprehej për momentin e eliminimit, një vendim i marrë nga kryetari i jurisë, Shaqiri. “Në ato momente më vinte ta ndaja më dysh Ilirin”, u shpreh ai në program, duke shkaktuar shumë reagime dhe të qeshura në publik. Kjo nuk është hera e parë që balerini i njohur përballet me hatërmbejte nga konkurrentët VIP. Ai pohoi se ky ishte viti i parë që nuk njeh personalisht asnjë nga konkurrentët e “Dancing”.
  • 8. ls PANORAMA p u sta r vi e Int E SHTUNE 30 NENTOR 2013 22 Inis Gjoni: Recetat për martesë të suksesshme edhe pas 10 vitesh KLOTILDA HARKA Prapaskenat e një dueli mes të martuarish të ditëve që jetojmë, vijnë kësaj here në konceptin regjisorial të Inis Gjonit. Komedia “10 vjet martesë” e dramaturgut Alil Vardar shfaq premierën e saj më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar, ku luajnë çifti i aktorëve, Genc Fuga dhe Eni Jani. Në këtë atmosferë festash Inisi sjell mesazhin se jeta bashkëshortore nuk duhet të shndërrohet si një normë vetëm e vetëm për të pasur në fund të jetës diçka ku të varemi. Ajo rrëfen paraprakisht konceptin e saj për martesën, që shpesh kthehet në kompromis, dhe disa sekrete për ta zgjatur jetën e një martese. Zbulon dhe detaje nga jeta e saj aktuale me vajzën dhe projektet për një rikthim të mundshëm në televizion. Pas “Klani i të divorcuarave”, sjell një komedi të titulluar “10 vjet martesë”. Përse të tërheqin kaq shumë skenaret, ku trajtohen lëkundje në marrëdhëniet në çift? Më tërheq çdo gjë që është aktuale, çdo problematikë e shoqërisë, çdo gjë që i flet kohës dhe ky është një nga ato probleme që bota mbarë e diskuton. Si i tillë, nuk mund të qëndroja indiferente përballë një skenari të shkruar kaq bukur nga artisti me origjinë shqiptare, Halil Vardari. Për vënien në skenë të kësaj komedie ke zgjedhur një çift aktorësh të martuar në jetën reale, Genci Fuga e Eni Jani. Pse pikërisht ata, dhe kishe në mendje të tjera çifte që do ishin të duhurit? Që nga momenti që më ra SUPLEMENT “Ia kam ditur gjithmonë vlerën dashurisë” në dorë skenari i kësaj pjese, personazhet e parë që mendova për të qenë protagonistë, ishin Eni dhe Genci. Kam punuar me ta më herët dhe e dija që rezultati final do të ishte ai i prituri. Përveçse një dyshe shumë e mirë artistësh, Eni dhe Genci janë bashkëshortë në jetën reale, çka e bën më të lehtë lojën aktoriale. Duhet thënë që kjo është hera e parë që Eni dhe Genci dalin të interpretojnë bashkë në skenë. Shfaqja duhet ndjekur nga çiftet që kanë një martesë të qetë apo ata që jetojnë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin? Cila është përgjigjja që do marrin në fund? Kjo shfaqje duhet ndjekur nga të gjithë, sepse përcjell mesazhe të forta. Ideja është që Liza dhe Aleksi, dy protagonistët e vetëm të komedisë, që dikur kërkonin të përbashkëtat e të mirat për t’u bashkuar, sot kërkojnë anët negative për t’u ndarë. Pa- Do ia festoje vetes ditëlindjen si dhjetë vite më parë? Pse jo?! Çfarë ka ndryshuar te ti tashmë që je nënë? Gjithçka. Duke filluar nga sasia e oksigjenit që thith. Ia di më shumë vlerën dashurisë tani apo para një dekade? Ia kam ditur gjithmonë vlerën dashurisë. Pasioni për njeriun e zemrës zbehet patjetër me kalimin e viteve? Absolutisht jo... Martesa mund të zgjasë përjetë me dashuri, pa kompromis? Sigurisht. Autori Halil Vardari na mëson që një dashuri e konsumuar në çdo ditë të saj, me të njëjtat doza, nuk ka kurrë fund. Personi i tretë në një lidhje i jep fund marrëdhënies apo mund edhe ta forcojë? Jeta bashkëshortore nuk duhet të kalohet si një normë, vetëm e vetëm për të pasur në fund të saj diçka ku të varemi, por duhet shfrytëzuar shansi që na jep kjo jetë, i të bërit të njëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak për çdo ditë. Jeta është e shkurtër, ndaj s’duhet të lodhemi së dhëni dashuri çdo ditë. Cila lloj dhimbjeje nuk mund të përballohet nga femra? Njerëzimi që në krijimin e tij është përgatitur për të duruar çdo lloj dhimbjeje përmes ndjenjës së dashurisë. varësisht përpjekjeve të tyre për të gjetur atë që “duan” në këtë jetë, duket se në fund dorëzohen dhe zgjedhin atë që “duhet”, duke sjellë në ndihmë kompromisin, si armën e fundit të një dashurie të humbur e duke u pajtuar me atë që shoqëria që në gjenezë e ka quajtur të drejtë për ne. Zgjedh komedinë ku trajtohen të vërteta të hidhura, si tradhtia etj. Në profesion dhe në jetë ti bën gjërat që do apo ato që duhen bërë? Në jetë kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Kjo është filozofia që kam ndjekur. Ty të pëlqen martesa si institucion në kohët që jetojmë, apo më mirë preferon lidhje pa letra? Martesa është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie. Përveç regjisë, të shkruarit e një skenari është në synimet e tua? Do të mund Blerim Destani ka gjithë vëmendjen e Albana Osmanit kur vjen në Tiranë Udhëtimet e tij në Tiranë janë gjithmonë e më të shpeshta, për faktin se është një nga aktorët më të suksesshëm për momentin dhe mjaft i preferuar edhe nga regjisorët shqiptarë. Pak javë pasi ndodhej në Tiranë me rastin e Festivalit të Filmit, aktori shqiptar i Maqedonisë pak ditë më parë ndodhej në Tiranë për festimet e Natës së Bardhë. Herën e kaluar u fotografua me dy motrat simpatike të “Top Channel”, Luana dhe Marina Vjollca, ndërsa kësaj here sërish është fotografuar me Albana Osmanin, e cila gjendet pranë tij sa herë që vjen në Tiranë. Pas një periudhe që s’po shfaqej në ekran, Albana tashmë është bërë pjesë e “Fiks Fare”, në strategjinë e re të këtij programi që, përveç çiftit stabël Gent Pjetri e Fiori Dardha, të ketë edhe dyshe të tjera moderatorësh. të shkruaje historinë e jetës sate dhe pastaj ta vije në skenë? Ndoshta kur të mbush 85 vjeç, do filloj të mendoj për këtë. Deri atëherë kam plot gjëra të tjera për të bërë. Natyrisht që marrëdhënia jote me ekranin ka pasur shkëputje dhe rikthime. Ke vendosur të rishfaqesh sërish? Arsyeja pse i kam munguar ekranit këto kohë, është vajza ime, e cila meriton më shumë se çdokush tjetër në këtë botë kohën e mamit... Sidoqoftë, kam pasur dhe kam oferta, të cilat kam vendosur t’i shqyrtoj më seriozisht në një kohë të dytë. Po marrëdhënia jote me vajzën si është? Çfarë do i mësosh asaj për të qenë e përgatitur në jetë, më mirë të jetë pasionante apo pragmatiste? Coco Antonel është gjithçka që kam... Përpiqemi që çdo ditë t’i japim sa më shumë dashuri, si unë ashtu edhe familjarët e mi, ndaj mendoj që mësimet ajo po i merr me rritjen... Uroj që edhe Coco, si unë, të udhëhiqet në jetë nga dashuria. Një pyetje për pamjen tënde. Sa herë që shfaqesh në evente të ndryshme, dukesh gjithnjë e më në formë. Mund të na tregosh disa sekrete? Jam në paqe me veten. Ky është sekreti im.
  • 9. SUPLEMENT E SHTUNE 30 NENTOR 2013 Edi Rama vijon të banojë në 75 metra katrorë me qira, fotot Kryeministri anashkalon çdo privilegj që ia jep ligji, nga rezidenca qeveritare për banim deri te punonjësit e shërbimit Të gjithë ata që kanë lexuar librin "Kurban" të shkruar dy vite më parë nga Kryeministri aktual Edi Rama, me siguri që kanë memorizuar disa detaje pikante që kanë të bëjnë me jetën e tij private, si dhe me banesën e tij. Ja si shkruan Rama: "Jetoj me Lindën në një kat të lartë të Tiranës, 75 metra katrorë, e marrë me qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin gri të bibliotekës ndajnë në vend të murit ndenjjen nga gjumi dhe kravatat janë varur anash krevatit...." Me këtë përshkrim , Rama na lë të kuptojmë se hapësira e ndarë në dy ambiente nga një dollap librash është mjaft e vogël, duke pasur parasysh se banuesi është një individ që ka marrë disa përgjegjësi të mëdha dhe minimumi i duhet një studio pune. Gjithsesi, ju mund të mendoni se kjo është një histori që i përket të kaluarës, kohë kur Rama nuk ishte ende Kryeministër dhe ky mund të ishte një sistemim provizor. Ndërsa sotm si kryeministër ai mund të ketë gjithë komoditetin normal që ka dikush në pozicionin e tij, duke i mundësuar vetes dhe familjes të gjitha kushtet që nuk janë luks, por nevojë. Por jo, fotot e realizuara nga papaparaci ynë vetëm pak ditë më parë, ku shihet Rama duke dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë, dëshmojnë se ai vijon të jetojë në ata 75 metrat katrorë të ndara me dollap që përshkruan në librin "Kurban". Pallati ku jeton Rama, gjendet përballë Drejtorisë së Policisë, në një zonë të mirë të Tiranës, por që është pak a shumë si çdo pallat tjetër i kryeqytetit, i ndërtuar vitet e fundit. Mbase të jep thjesht idenë se ka më shumë siguri, sepse është përballë një drejtorie Pyetja që lind natyrshëm, është: edhe sa kohë do banojë Rama në 75 metra katrorë? Një vit më parë, në media u tha se Rama dhe bashkëshortja e tij Linda janë duke ndërtuar një vilë në zonën e Dajtit, e cila me sa dimë tashmë është drejt përfundimit. Mbase Rama po pret që të vendoset aty si një dashamirës i fshatit, meqë dikur ka jetuar në Pezë. policie dhe mbase kjo ka bërë që edhe punonjësit e sigurisë jashtë pallatit të tij të jenë shumë të paktë. Madje duket qartë edhe nga fotot se Rama në dalje të pallatit nuk shoqërohet nga askush, gjë që lë të kuptojmë se ai ka zbritur pa roje nga ashensori, meqë banon në kat të lartë dhe në dalje të tij nuk bëhet ndonjë mur rojesh, duke lënë kështu të lirë edhe syrin kureshtar të kalimtarëve të rastit, të cilët e kanë vetëm pak metra larg Kryeministrin e tyre. Po çfarë mund të bënte ndryshe Kryeministri, që të mos jetonte si çdo qytetar i këtij vendi, në një banesë komunitare? Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe me disa ndryshime të Këshillit të Ministrave bërë dy vite më parë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka për detyrë të sistemojë Kryeministrin në një nga vilat apo rezidencat qeveritare me gjithë familjen e tij dhe t'i vërë në dispozicion një kuzhinier dhe një punëtor pastrimi. Nëse Kryeministri dëshiron të qëndrojë në banesën e tij, ai mund të marrë dy punëtorët për t'i shërbyer, por dhe shërbime të tjera. Por me siguri që ata punëtorë nuk ekzistojnë në shtëpinë aktuale të Ramës për arsye të përmasave të vogla të saj. Kuptohet se kjo zgjedhje e Ramës nuk mund të lërë askënd indiferent. Kjo sepse në më shumë se dy muaj si Kryeministër, ai përveç eskortës, nuk ka marrë asnjë privilegj që i takon me ligj. Përdor makinën e partisë së tij dhe nuk ka punëtorë shërbimi në shtëpi. Natyrisht kjo sjellje e bën atë që të duket i thjeshtë dhe i përulur para popullit dhe sidomos para atyre që e kanë votuar, por natyrisht nuk tregon gjithçka në lidhje me këtë fakt. Tani pyetja që lind natyrshëm, është: edhe sa kohë do banojë Rama në 75 metra katrorë? Një vit më parë, në media u tha se Rama dhe bashkëshortja e tij Linda janë duke ndërtuar një vilë në zonën e Dajtit, e cila me sa dimë, tashmë është drejt përfundimit. Mbase Rama po pret të vendoset aty si një dashamirës i fshatit, meqë dikur ka jetuar në Pezë. Ndërsa rezidencat qeveritare mund t'i përdorë ashtu si paraadhësi i tij, Berisha, vetëm për takime zyrtare. Por, në ndryshim nga Rama, të paktën Berisha i kishte 250 metra katrorë banesë personale, që e bënin të ndihej komod në punët e tij edhe jashtë zyrës. ls 23 p u PANORAMA