SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
Télécharger pour lire hors ligne
Botim i PA N O R A M A GROUP

Nr.413

E SHTUNE, 28 DHJETOR 2013

FALAS
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”
Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara
e-mail: panoramaplus06@yahoo.com

MIRELA KUMBARO
ANGELA

INTERVISTA

LUIZ EJLLI: Ju rrëfej
FAQE
marrëdhënien me
vjehrrën, Jozefina Topallin

18

PERSONAZHE

Preferojnë studimet jashtë,
ja vendet që kanë zgjedhur
FAQE 19
fëmijët e ministrave

PARASHIKIMI

Topless për festa
FAQE 22

Horoskopi 2014 nga astrologia
e njohur, Meri Shehu FAQE 20-21
ls
PANORAMA p u 18

ista
terv
In
KLOTILDA HARKA
Pas eksperiencës së tij në
Eurosong me një këngë ritmike
në vitin 2006, Luiz Ejlli i rikthehet konkurrimit në Festivalin e RTSH-së me një baladë
pendimi me titullin “Kthehu”.
Më shumë sesa një histori e jetuar, vargjet e kësaj kënge janë
mesazh për të gjithë për të mos
humbur dashurinë. Si
këngëtar i baladave, 28-vjeçari
flet për veten jashtë skenës,
lidhjen e tij 7-vjeçare me Megin, vajzën e Jozefina Topallit
dhe planet e tyre në Tiranë. Për
herë të parë zbulon marrëdhënien e tij me politikanen
e njohur dhe si ndihet kur e
quajnë “dhëndri i Jozefinës”.
Rikthehesh në Festivalin
e Këngës në RTSH me një
baladë. Pse e bëre këtë
zgjedhje, kur dihet që në Eurovizion të çoi një këngë ritmike si ajo me titull “Zjarr e
ftohtë”?
Po, në fakt, kjo është hera e
katërt që marr pjesë si konkurrent në Festivalin e Këngës në
RTSH. Për herë të parë në vitin
2004 konkurrova me këngë ritmike, dhe u vlerësova me
çmim të dytë. Në vitin 2005 më
këngë gjithashtu ritmike fitova çmim të parë, për të vazhduar me një duet baladë në vitin
2009, dhe ja ku jam sërish me
baladë, pasi ndihem mirë me
të. Dhe pikërisht kjo është arsyeja, pasi kjo gjini muzikore
më qëndron shumë mirë, ndihem më i sigurt dhe komod
në skenë. Më e rëndësishmja
është se baladat më lejojnë të
shprehem më mirë emocionalisht.
Ke ambicie për të fituar
sërish dhe mos ndoshta balada është një zgjedhje
strategjike për të prekur ndryshe skenën e Eurosongut
kësaj here?
Arsyeja kryesore është se u
ndjeva mirë më këtë këngë me
muzikë të Marjan Dedës dhe
vargje të Sokol Marsit. E duke
iu përgjigjur pyetjes që më bëni,
mund të them se në fakt do të
ishte modesti e tepruar t’ju
thosha që s’kam ambicie për
të fituar, pavarësisht se jam
ngjitur një herë në skenë e Eurosongut në vitin 2006. Por jo
vetëm unë kam ambicie për fitore, pasi mendoj se çdo
këngëtar që hyn në një garë
muzikore, hyn për të fituar. Ky
është konkurrim dhe natyrisht
që të gjithë e lakmojmë çmimin. Për këtë askush nuk mund
të dalë e të më kundërshtojë.
Nëse do donim të bënim këngë
për qejf, atëherë ka një mënyrë
tjetër, është ajo e të bërit
videoklip.
Por gjithmonë ka qejfmbetje pas shpalljes së fituesit. Ti zakonisht si ndihesh kur
del nga një garë pa kupën e
lakmuar?
Po ka qejfmbetje, se pavarësisht kush fiton, nuk do të thotë
se fituesi është gjithmonë më i
miri dhe që ka këngën më të
mirë. Ka shumë elemente të
tjera që e bëjnë një fitore absolute. Në këtë gjykim fus edhe
veten time, se kam provuar të
fitoj çmim të dytë dhe të parë.

SUPLEMENT

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

LUIZ EJLLI
Ju rrëfej marrëdhënien me
vjehrrën, Jozefina Topallin
Martesa me Megin nuk është plan i afërt, ndërkohë
po bashkëjetojmë. Për Vitin e Ri do jemi në Shkodër

Dilemat kur je mes dy
pasionesh, muzikës
dhe drejtësisë
Çfarë tip mashkulli je ti në këngën “Kthehu”?
Jam ai që ndihem shumë bosh, i vetmuar dhe që vuaj
shumë. Por kam një shpresë se e dashura që kam humbur,
një ditë do të kthehet sërish. Pra, ma ndien zemra dhe shoh
një dritë.
Po në jetë do i kërkoje të kthehej dikujt që e do, pra e
njeh përulësinë në çift?
Varet nga situata. Por, nëse jam unë fajtori e do pendohesha, do ia kërkoja. Edhe po ta kishte fajin ajo, sërish
do ia kërkoja të kthehej nëse do më mungonte.
Më e thjeshtë është të ndahesh nga dikush apo ta
mbash dikë pranë vetes?
Ndarja është shumë e thjeshtë, pasi me një fjalë mund t’i
thuash dikujt “Vazhdo rrugën tënde!”. Jeta i ka të gjitha,
ngatërresat, xhelozitë, mërzitë dhe pikërisht për këto është
e bukur se të vë përballë provave, që duhet t’i kalosh.
Mes muzikës dhe drejtësisë, ku anon më shumë peshorja jote e së ardhmes?
Unë jam duke u marrë shumë me muzikë, duke punuar
edhe për një album. Po ndërkohë kam mbaruar studimet
për Drejtësi në Francë dhe shpejt do pozicionohem në profesionin e noterit apo avokatit.
Je aq rebel jashtë skene sa thuhet?
Jo, s’jam i tillë.

I ke dëgjuar këngët e tjera,
cilët këngëtarë veçon për fitoren?
Po i kam dëgjuar dhe do të
veçoja mes tyre këngët e Frederik Ndocit, Hersi Mahmujës,
Rezarta Smajës, Venerës dhe
Lindit.
Ajo që na ka bërë përshtypje, ka qenë prania e Jozefina Topallit, mamasë së të
dashurës sate, Megit, në çdo
konkurrim tëndin. Tashmë
që Jozefina nuk është më në
pushtet, si ka ndryshuar ajo
në raportin personal me ty?
Në raport me mua mund
të them se është e njëjta, edhe
për faktin se kur unë e kam
njohur Jozefinën, ka qenë në
opozitë, pastaj kaloi në pozitë
dhe sërish tani në opozitë,
është njësoj. Se çfarë bën me
profesionin është puna e saj.
Unë di të them se në shtëpi
ajo është një bashkëshorte
dhe nënë vërtet shumë e devotshme. Po ashtu dhe me
mua.
Si ndihesh kur të quajnë
“dhëndri i Jozefinës”, të
pëlqen apo të bezdis ky fakt?
Natyrisht që më bezdis,
pasi realisht nuk mund të qu-

hem dhëndri, sepse nuk jam
as i fejuar dhe as i martuar.
Normalisht nuk ka asgjë të
keqe dhe nuk jam kundër të
qenët dhëndër, se tregon që je
pjekur e maturuar, por deri
tani ende jo. Dua të sqaroj këtu
se afrimiteti me familjen e Megit nuk ka ndodhur pasi u
njoha me Megin. Nuk është se
u njoha me këtë vajzë dhe u
afrova me familjen e saj. Ne
jemi njohur shumë më parë me
familjen e saj, kemi pasur
miqësi familjare, pasi në Shkodër të gjithë janë afër njëritjetrit.
Keni shtatë vite bashkë
me Megin, keni provuar të
bashkëjetoni?
Po, ne bashkëjetojmë aktualisht.
Për vitin 2014 keni planifikuar një ceremoni martese?
Nuk është se e kemi hapur.
si temë fejesën, por po ashtu
nuk është se nuk e ndiejmë.
Unë dhe ajo në vetvete i kemi
kaluar të gjitha etapat e
lidhjes, kemi kaluar bashkë
shumë gjëra, dhe ceremonia
thjesht do jetë një shenjë, pasi
asgjë nuk do të ndryshojë tek
ne dhe marrëdhënia jonë.

Ju pëlqejnë ceremonitë, si
e keni menduar dasmën tuaj?
Na pëlqejnë realisht por do
presim edhe pak, sepse Megi
po ndjek studimet për doktoraturë dhe është mjaft e impenjuar. Di të them vetëm që kur
të vendosim për ceremoni, do
të jetë fejesë e martesë një e

vetme. Por sërish kemi kohë
mjaftueshëm për vendime të
rëndësishme se jemi të rinj,
unë 28 vjeç dhe Megi 24 vjeç.
E dashura është fanse
apo kritike e muzikës që
këndon ti?
Fanse dhe shumë kritike
në të njëjtën kohë.
Po Jozefina çfarë shijesh
muzikore ka, i ke dhuruar
ndonjë CD me këngët e saj
të preferuara?
Si Megi, ashtu dhe Jozefina kanë shijet e mia në muzikë, pra pëlqejnë këngët e lehta dhe baladat, muzikë ital-

iane e franceze. Do të veçoja si
të preferuarat e Jozefinës
këngëtarë, si; Mirel Matje, Adriano Celentano, Celine Dion,
Whitney Houston etj.
Natën e 31 dhjetorit do e
kaloni të dy si çift apo në
familjet e prindërve tuaj?
Besoj se do festojmë me
familjen e Megit, pasi unë e
kam familjen time jashtë dhe
s’kam askënd këtu për të festuar. Do jetë një darkë familjare me ta, sepse qyteti i Shkodrës e ka në traditë që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të festohen në ambiente familjare.

Sot finalja e RTSH-së, kupa
mes të rinjve Venera ft Lindi
dhe Herciana Matmuja
Juria e Festivalit të 52-të të Këngës në Radio-Televizionin Publik Shqiptar do të
shpallë sot këngën fituese për këtë edicion që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovion. Juria e përbërë nga 7 anëtarë do të vlerësojë 16 këngët në garë, prej të cilave do të
dalë edhe fituesi. Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Eriona
Rushiti, Xhevahir Spahiu dhe Bojken Lako do të votojnë për këngët e këtij edicioni, që
vijnë nga këngëtarë kryesisht të rinj. Sipas opinioneve dhe pëlqyeshmërisë së këngëve
në dy netët e festivalit, flitet se fitorja këtë vit ndahet mes Venerës në duet me Lindin,
të cilët konkurrojnë me këngën me titull “Natë e parë”, e kompozuar nga Endrit Shani
me vargje të Olti Currit dhe Herciana Matmuja, me “Zemërimi i një nate”, kompozim
i Genti Lakos dhe vargje të Jorgo Papingjit. Ndërkohë, këngëtarët e tjerë në garë janë:
Shkodran Tolaj ft Besiana Mehmedi, Edmond Mancaku e Saviana, Saimir Braho
Klodian Kaçani, Luiz Ejlli, Marieta Billo, Rezarta Smaja, Ren is Gjoka, Xhejn e Enxhi,
Xhejsi Jorgaqi, grupi “LYNX” , Blerina Braka, Frederik Ndoci, Orges Toçe. Këngëtarët
BIG ishin ftuar për të bërë duete më konkurrentët, duke sjellë nostalgjinë e këngëve
më të bukura të këtij festivali në vite.
pe

rs

on

az

he

SUPLEMENT

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

19

p u PANORAMA
ls

Preferojnë studimet jashtë,
ja vendet që kanë zgjedhur
fëmijët e ministrave
Italia, Anglia, Franca, Holanda dhe Spanja, vendet më të
preferuara për të jetuar dhe studiuar fëmijët e qeveritarëve
BLERAND REXHEPI

Me ardhjen në pushtet të qeverisë së
re, u shtua kurioziteti jo vetëm për
anëtarët e kabinetit qeveritar, por edhe
për familjarët e tyre. Jo se më herët lexuesi nuk ka qenë i interesuar, por kohët e
fundit shumë prej tyre janë apo duan të

bëhen mediatikë, duke rënë në sy me
gjëra të ndryshme. Këtë radhë kemi vendosur që t’ju shuajmë kureshtjen me disa
nga fëmijët e ministrave të kabinetit
“Rama”, duke treguar kështu se ku jetojnë dhe studiojnë ata.

DJALI I MIMI
KODHELIT ME
STUDIME NE ITALI

VAJZA E EDMOND
HAXHINASTOS NE TIRANE
Edmond Haxhinasto mban postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ka
lindur në Tiranë në vitin 1966. Është i martuar me znj. Enkeleida dhe kanë një vajzë,
Elizën, e cila kohë më parë u prezantua në
mediat rozë për shkak të linjave si një vajzë
sensuale. Ajo jeton dhe studion në Tiranë.

E lindur në vitin 1964 në
Tiranë, znj. Mimi Kodheli
mban postin e ministres së
Mbrojtjes, ajo është e martuar me Lekën dhe ka një djalë,
Mikelin, i cili për momentin
ndjek studimet dhe jeton në
Firence të Italisë.

DJALI I EDMOND
PANARITIT NE ITALI
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, ka
lindur në Tiranë në vitin 1960, ai
është i martuar me znj. Narin dhe
kanë dy djem, Klajdin dhe Bjornin. Klajdi një djalë shumë i pashëm, i cili jeton dhe studion në
Milano të Italisë.

DJALI I EGLANTINA GJERMENIT,
STUDIME NE LONDER
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe
Turizmit, ka lindur në Krujë në vitin 1968, e martuar
me z. Marian dhe kanë dy fëmijë, Erikun dhe Megin.
Eriku, një djalë i pashëm dhe me trup në formë, jeton
dhe studion në Londër.

VAJZA E ARBEN AHMETAJT
NE TIRANE, E LINDITA
NIKOLLES NE BARCELONE

VAJZA E NASIP NAÇOS
NE TIRANE
Betina Naço quhet vajza e
madhe e ministrit të Drejtësisë,
z. Nasip Naço, i cili është i martuar me znj. Theodhora dhe
kanë edhe djalin, Frankon. Betina studion në Universitetin e
New York-ut në Tiranë.

VAJZA E ILIR BEQES NE
HOLANDE, VAJZA E MIRELA
KUMBAROS NE FRANCE
Deborah është vajza e vetme e
ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir
Beqja. Ajo jeton dhe studion në
Utrecht të Holandës, z. Beqja është i martuar me znj. Adriana.
Sara Furxhi quhet vajza e ministres së Kulturës, znj. Mirela
Kumbaro, e cila është e martuar
me z. Aleksandër Furxhi dhe
kanë bashkë edhe djalin, Tomin.
Sara jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia quhet vajza e madhe e ministrit të
Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, i cili është i martuar
me znj. Albina dhe kanë edhe një vajzë tjetër,
Kejsi. Livia jeton në Tiranë dhe vazhdon
shkollimin në një shkollë private turke.
Livia quhet edhe vajza e vetme e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e cila jeton në Barcelonë.
Këta janë vetëm disa nga fëmijët e ministrave të kabinetit qeveritar, ku disa prej
tyre kanë nga një fëmijë, disa nga dy, e disa prej tyre të sapomartuar dhe që ende
bashkëjetojnë, pra nuk kanë fëmijë. Duke parë që shumica prej tyre kanë preferuar
që fëmijët t’i çojnë me studime jashtë, ne shpresojmë shumë që ky kabinet i ri gjithsesi të ndërgjegjësohet për të përmirësuar me politikat qeverisëse sistemin arsimor në
Shqipëri, ku ne kemi fëmijët tanë, në pamundësi ekonomike për t'i çuar jashtë.
ls
PANORAMA p u 22

sta
r vi
e
Int

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

SUPLEMENT

ANGELA MARTINI
“Fundshpina, pjesa më
seksi e trupit të një femre”

BLERAND REXHEPI
Kur është fjala për një
qëndrim sensual në bikini,
emri i saj nuk ka si të mos
lakohet në këtë fushë. Angela Martini di më së miri ta
“bëjë nxehtë” me pozime
sensuale. E frymëzuar në
këtë drejtim, ajo qëndron fort
dhe në koorporatën, që ka
krijuar para pak kohe, dhe së
bashku me punëtorët e saj ia
del mbanë duke bërë shumë
femra të ndihen komode... Në

një intervistë për “GlobalGrind”, Angela zbulon disa
detaje rreth punës së saj...
Na tregoni pak mbi procesin krijues të linjës së bikinit.
Vetë numri i logos që është romak, II, tregon se prapa
kësaj qëndrojnë binjakët, unë
jam binjak dhe kjo përfaqëson pjesën tjetër timen. Çdo
njeri është në kërkim të romancës, në gjysmën tjetër, në

Shpëtim Saraçi i
rikthehet punës
si më parë
Kompozitori i njohur,
Shpëtim Saraçi, i cili kaloi këtë
vit një periudhë të vështirë pas
një problemi shëndetësor, i është rikthyer punës si drejtor artistik i Festivalit të 52-të të RTSHsë, së bashku me Edmond Zhulalin. Kjo foto është shkrepur nga
paparaci ynë në momentin e
provave për netët finale të Festivalit, në Pallatin e Kongreseve
në Tiranë. Shpëtimi ishte duke
punuar për duetet e këngëtarëve
BIG me ata të konkurrentë në festivalin, që prezantohet nga Enkel Demi, së bashku me dy modelet Xhesika Berberi e Marinela
Meta dhe aktorja Klea Huta.
Ndër këngëtarët BIG të ftuar ishte bashkëshortja e Shpëtimit,
Mira Konçi, e cila pohoi se ka
pasur shumë momente të vështira gjatë jetës së saj si këngëtare,
me mbështetjen e vazhdueshme
të bashkëshortit.

egon tjetër të vetes. Kjo është
arsyeja pse kam vendosur
numrin II romak dhe ngjyrën
bardhë e zi, e cila është
shumë klasike. Në kohët e
sotme është shumë e vështirë
të gjenden një palë bikini
bardhë e zi, madje dhe të jetë
shumë seksi. Prandaj kjo është arsyeja që unë kam bërë
koleksionet gjatë gjithë kohës vetëm bardhë dhe zi
dhe më vonë edhe me ngjyra
të kafshëve të egra se janë
shumë romantike. Për t’ua
bërë më të lehtë femrave që
të duken femra në ato atribute që i disponojnë, unë kam
vendosur që të bëjmë dhe
numra special për një trup
të përsosur të tyre, ata kanë
nevojë të ndihen komodë
dhe unë jam aty për t’i ndihmuar...
Cila është pjesa
më e rëndësishme e
trupit për ju?
Për mua, fundshpina është më e rëndësishme, sepse duket
më mirë. Pra, këtu qëndron problemi te femrat, sepse disa e kanë
të vogël prapanicën e
disa të madhe dhe një
pakicë e vogël e femrave
kanë prapanicë dhe
fundshpinë të përsosur,
madje shumica e kanë
dhe kompleks dhe nuk
ndihen rehat. Unë jam
vetë femër dhe i di brengat e tyre, jam shumë
krenare me koorporatën
time të bikinit, edhe pse
një ide dhe punë shumë e
vështirë, por ia dal mjaft
mirë së bashku me punëtorët e mi.

Na tregoni pak për
frymëzim tuaj mbi dizajnin.
Unë po mendoja për një
linjë bikini dhe nuk kisha
shumë besim në vete ta sjell
apo të mos e sjell atë. Një
natë, në një film të James
Bond pashë disa skena
bardhë e zi të një filmi të
vjetër dhe në atë moment vendosa, për herë të parë pashë
një veshje të bukur pa ngjyra.
Mendova fillimisht të bëj histori me bikinit pa ngjyrë, por
më vonë gjatë dizajnit vendosëm me bashkëpunëtorët
që të realizojmë dhe ngjyra të
tjera. Frymëzimi është te
dashuria që unë kërkoj...
Cilat janë vendet në botë
ku ju dëshironi të pozoni në
bikini?
Saint Tropez, Miami, Capri dhe bregdeti shqiptar.

Ilir Meta grimasa të çuditshme me Arta Daden
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është fotografuar ndërsa shkëmbente një bisedë me
politikanen e majtë, Arta Dade. Të pranishëm në ceremoninë e themelimit të “Aleanca e
Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë”, që kryesohet nga Mesila Doda, Meta e Dade
janë fotografuar duke pirë një gotë shampanjë e duke biseduar. Por nuk dihet se çfarë
argumentesh politike ose jo e kanë detyruar Ilir Metën të bëjë këtë grimasë të çuditshme në
portretin e tij. Gjithsesi, ceremonia e grave politikane, ku ishin të pranishëm Kryeministri
Edi Rama, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi,
deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, ra në sy si asnjëherë më parë për
shoqërimin e politikanëve të djathtë dhe të majtë me njëri-tjetrin, duke hyrë në biseda së
bashku, pa dallime ngjyrimesh politike.
h

NI

SUPLEMENT

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

p u PANORAMA
l
23s
ls
PANORAMA p u 20

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

Horoskop 2014

SUPLEMENT
09006734000

Parashikimi i yjeve nga astrologia Meri Shehu

gaforrja

Dashi
E Përgjithshme
Nëse ju do të arrini të kontrolloni energjinë
tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, do të
arrini të shijoni më pas frytet e jetës. Për shenjën tuaj 2014-ta do të ketë ndikim të fuqishëm
dhe mund të cilësohet një përballje titanësh.
Ndikimi i uranit gjatë gjithë vitit në shenjën
tuaj do të jetë në kombinim me Plutonin, një
uragan ndryshimesh, përballje sfidash, sidomos në lidhje me njerëzit e pushtetshëm
që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj,
por edhe me mendimet ndryshe me njerëzit
e familjes. Do t’ju duhet që muajt e parë të
vitit dhe sidomos janarin të rishikoni edhe
një herë propozimet apo vendimet që mund
të keni marrë në lidhje me punën apo jetën
personale. Kështu që 2014-ta fillon në mes të
konfuzionit, për të arritur në prill kulmin e
shpërthimit apo të revolucionarizimit tuaj.
Çështjet familjare do të çlirohen në fillim të
marsit dhe gradualisht do të përqendroheni
edhe në çështjet ekonomike, të cilat janë të
vështirësuara këto vitet e fundit. Në korrik
fillon periudha më e këndshme dhe produktive për ju me futjen e Jupiterit në Luan, ku

jeta nis të lulëzojë në të gjitha kuptimet.
Ekonomia
Me gjithë vështirësitë në karrierë dhe punë,
ekonomia fillon një përmirësim, nga 29 maj
deri në 22 korrik. Mund të merrni edhe një
mbështetje nga familja juaj në këtë periudhë.
Në 24 tetor nga eklipsi i Diellit do të keni
shanse të mira nga marrëveshjet ekonomike.
Dashuria
Deri në prill mos prisni shumë në aspektin
erotik. Vetëm me futjen e Jupiterit në Luan në
korrik do të filloni të keni shumë fat. Njohje të
reja, por edhe celebrime do të ndodhin në lidhjet ekzistuese. Nga datat 12 gusht deri më 4
shtator do jetë një nga periudhat më të nxehta dhe më erotike për ju.
Karriera
Pretendimet tuaja do të jenë të mëdha, por ritmi i punëve nuk do të jetë ai që dëshironi ju.
Deri në prill do ta keni shumë të vështirë. Vetëm
nga 26 tetori e deri në 4 dhjetor mund të favorizoheni për një fuqizim të pozicionit tuaj.

Demi
E përgjithshme
Gjatë vitit 2014, të gjithë të lindurit e shenjës së Demit do të surprizohen me veten, se
si do mund të përshtaten dhe të ecin përpara me kushtet e reja dhe aspak komode
për natyrën e tyre.Ju që i përkisni shenjës së
Demit, në shumicën e rasteve keni humbur
besimin te vetja nën ndikimin e Saturnit në
Akrep përballë shenjës tuaj. Kërkesa e lartë
e llogarisë, presioni si në bashkëpunime
ashtu edhe në martesë, ose do ju ndihmojnë
të kapërceni vështirësitë, ose do mbeteni në
vend duke u fundosur më keq. Mendohet
se aleati juaj, Jupiteri, vetëm në muajin mars
fillon t’ju vijë në ndihmë, por një krizë e
madhe vlerash në muajin prill ju vë përballë situatave të vështira, derisa të zgjidhni rrugën e duhur. Muaji maj do të jetë
fatlum për ju dhe mund të shpresoni për
lidhje të qëndrueshme si pune, ashtu edhe
në jetën personale. Planeti Mars do të jetë
kundërshtari juaj më besnik gjatë tërë vitit
2014. Deri në korrik, pozicionimi juaj në
Peshore ju pengon në lidhje me jetën e
përditshme dhe me punën. Më pas ju sjell
probleme në çift të paktën deri në shtator.
Vitin e filloni nën efektin e Afërditës së

kundërt, e cila pezullon disi projektet tuaja
në përgjithësi dhe ato ekonomiket në veçanti. Vetëm në mes të korrikut, hyrja e Jupiterit
në Luan hap një periudhë të re në projektet
familjare, si bashkëjetësë, shtëpi më të madhe e zgjerim familjeje.
Karriera
Do të ketë periudha ku mund të favorizoheni në punë. Nga data 11 deri më 31 janar
do të ndodhë hyrja e Mërkurit në Zenit të
shenjës suaj dhe hëna e re. Nga 5 marsi deri
në 5 prill përgatituni për të filluar diçka të re.
Ekonomia
Nga 13 qershor deri në 18 korrik mund të
përfitoni një ndihmesë apo rritje page. Në
fund të majit keni një shans për të rregulluar
ekonominë. Nga mesi i korrikut e në vazhdim do të shpenzoni shumë para për çështje
shtëpie.
Dashuria
Muaji maj do të jetë muaji më erotik për ju
dhe muaji shtator i veçantë, pasi nuk do të
mungojnë flirtet, udhëtimet romantike dhe
njohjet e reja.

binjaket
E përgjithshme
Për vitin 2014, ju binjakët do ta ndieni veten
kalorës të fatit tuaj dhe pa dyshim fitimtarë
në qëllimet që keni vënë, sidomos për të larguar nga vetja gjithçka që nuk ju përshtatet.
Viti 2014 për ju fillon fuqishëm. Planeti që ju
ndikon kaq shumë pozitivisht është Marsi.
Në gjashtë muajt e parë të vitit ju do të ndieni
se mund të bluani edhe gurin, por në disa
faza, sidomos në muajin prill, mund t’i bini
edhe murit me kokë. Do të dilni, do të argëtoheni e madje do të luani edhe lojëra fati. Jupiteri në Gaforre deri në mes të korrikut do t’ju
ndihmojë shumë në çështjet ekonomike. Më
pas, me futjen e tij në Luan do të hapen horizonte të reja në jetën e përditshme. Në shtator priten zgjidhje problemesh që i quanit
shumë të vështira. Nga shtatori e deri në tetor,
Marsi do të kundërshtojë jetën tuaj në çift.
Karriera
Nuk duhet të gënjeheni në muajin shkurt

nga shanset, që mund të dalin në lidhje me
karrierën dhe punën. Planeti juaj, Mërkuri,
do të jetë i kundërt dhe nuk ju favorizon.
Vetëm nga mesi i muajit Mars gjërat do të jenë
më të favorshme. Prilli do të jetë shumë i tensionuar dhe nuk duhet të ngatërroni punën
me çështjet erotike personale.
Ekonomia
Deri në muajin prill nuk duhet të prisni shumë
në çështjet ekonomike. Jupiteri në Gaforre
është planeti që ju ndihmon në çështjet
ekonomike. Do të keni lidhje të vështira në
janar dhe në shkurt me Plutonin dhe Uranin.
Vetëm nga fundi i majit do të keni lajme të
mira ekonomike.
Dashuria
Me Marsin në Peshore, dashuria ju përket juve.
Periudha më e mirë do të jetë nga 23 qershori
deri më 18 korrik. Në këtë periudhë, Afërdita,
planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj.

E përgjithshme
Çfarëdo që të ndodhë në ambientin tuaj, ju nuk
do ta humbni optimizmin. Vetëm nga mesi i
muajit korrik do të ndieni një favorizim të mirë
ekonomik. Muaji janar fillon me probleme për
ju në lidhje me martesën apo lidhjen tuaj. Në
shkurt duhet të keni shumë kujdes në lidhje
me punën dhe karrierën. Nuk duhet të riskoni
dhe duhet të mbani tone të qeta me eprorët.
Jupiteri fillon të ofrojë favorizimet e tij në muajin mars, por deri atëherë do ju pengojë sa për
të treguar se jo çdo gjë që shkëlqen është flori.
Marsi në Peshore pothuaj deri në korrik do të
shkaktojë pengesa dhe detyrime në jetën familjare. Muajin prill duhet ta keni shumë kujdes
në familje, në punë dhe nga aksidentet e mundshme. Periudha juaj më e mirë do të jetë nga
mesi i korrikut e deri në shtator, me futjen e
Marsit në Akrep. Do të ndiheni mirë personalisht dhe do fitoni njeriun që doni.
Karriera

Karriera do jetë më e paqëndrueshmja në të
gjitha aspektet e jetës suaj për 2014. Shumë
nga ju nuk dinë se çfarë duan. Muaji maj
cilësohet shumë i mirë për t’u bërë përshtypje të mirë njerëzve në detyrë.
Ekonomia
Gjatë këtij viti ju presin zhvillime pozitive
në çështjet ekonomike, sidomos nga mesi i
verës e tutje. Jupiteri do t’ju ndihmojë për një
lulëzim ekonomik gjatë vitit 2014. Por mund
të bëjë që në të njëjtën kohë të shpenzoni
shumë para.
Dashuria
Planeti i dashurisë, Afërdita, do bëjë shumë
lojëra të çuditshme në marrëdhënien tuaj
gjatë muajit janar. Nëse jeni vetëm, është periudhë jo e favorshme për flirte dhe njohje të
reja. Nga 18 korriku, Afërdita do të jetë në
shenjën tuaj deri më 11 gusht. Kjo është periudha më e mirë për jetën tuaj sentimentale.

luani
E përgjithshme
Nëse situatat bëhen të lodhshme, mos harroni se kohët më të mira po vijnë për ju, pra
nga mesi i verës e në vazhdim kur Jupiteri,
planeti i fatit, të futet në shenjën tuaj. Deri
atëherë duhet të bëni pak durim.Pozicioni i
Marsit në Peshore do t’ju ndihmojë shumë
në jetën e përditshme deri në mes të korrikut.
Në disa momente, ndikimi i Marsit do bëjë
që të humbni qetësinë dhe kujdes duhet të
keni kryesisht në janar, në dhjetëditëshin e
tretë të prillit dhe në mes të qershorit. Deri në
mes të korrikut, Jupiteri do të jetë në Gaforre
dhe ju duhet të lëvizni në prapaskenë pa i
bërë të dukshme lëvizjet tuaja. Kujdes vetëm
nga janar deri në prill se mos prapaskenat ju
vënë në ngatërresa. Në 24 maj do të favorizoheni nga Saturni në problemet familjare dhe
do të çliroheni përfundimisht nga këto probleme pas 23 dhjetorit. Por në fund të dhjetorit do të bëheni pak të papërmbajtur dhe
shpërthyes. Ndaj kujdes! Më 23 shtator, lidhja e bukur e Jupiterit në shenjën tuaj me Uranin do stacionojë shkëlqyeshëm optimizmin
tuaj. Do udhëtoni jashtë dhe çështje studi-

more e ligjore do të gjejnë zgjidhje.
Karriera
Fundi i prillit do jetë periudha e rëndësishme
në lidhje me karrierën tuaj. Eklipsi i Diellit
në Dem ju sjell mundësi të shpalosni talentin tuaj udhëheqës. Në janar kujdes me
punën dhe mos ndërlidhni erotizmin me
punën tuaj. Nga 29 maji deri 22 qershor
mund të përfitoni rritje të ardhurash.
Ekonomia
Jeni bujarë dhe shumë lehtë e fusni dorën në
xhep për të ndihmuar të tjerët. Me hyrjen e
Jupiterit në shenjën tuaj do të filloni të humbni kontrollin e shpenzimeve nga mesi i korrikut e në vazhdim. Nga Marsi deri në Prill
mund të fitoni para nga të tretët, trashëgimi,
kredi etj.
Dashuria
Periudha më e fuqishme erotike për ju do të
jetë mesi i gushtit. Kujdesuni vetëm të mos
vini në rrezik një lidhje të qëndrueshme për
diçka që shkëlqen më shumë.

virgjeresha
E Përgjithshme
Viti 2014 fillon me ulje e ngritje dhe
kthime mbrapa, por pranvera do të jetë e
mbushur me mundësi, veçanërisht për
çështjet ekonomike. Vjeshta do të jetë më
e qetë. Viti i ri për ju fillon me Afërditën e
kundërt në Bricjap gjatë gjithë janarit. Do
të keni kthim mbrapa në çështjet erotike
dhe planet krijuese. Mund të keni rikthim
te një dashuri e vjetër. Me Marsin në Peshore deri në mes të korrikut duhet të keni
shumë vëmendje në çështjet ekonomike,
sidomos në fund të muajt prill. Jupiteri
në Gaforre do t’ju ndihmojë, por kujdes
në shkurt dhe prill, pasi me lidhjet e vështira që bën me Uranin, ju sjell vlerësime
të gabuara dhe keqkuptime me miq e
shokë. Në maj Jupiteri do t’ju ndihmojë
veçanërisht në stabilizimin e planeve tuaja. Në mes të korrikut Jupiteri do të kalojë
në Luan e deri në fund të vitit fuqizon
lëvizjen tuaj në prapaskenë dhe në fshehtësi. Në shtator do ndihmoheni për
shanse pune dhe shëndet të mirë.
Karriera

Nuk do ketë zhvillime dramatike në lidhje
me karrierën. Nga data 7 deri më 29 maj,
pozicionimi i Mërkurit në Zenit të shenjës
suaj do t’ju fuqizojë komunikimin me persona me rëndësi. Më 28 maj hëna e re në Binjak, nën ndikimin e Marsit, ju jep një ngritje
të fuqishme në çështje pune.
Ekonomia
Ekonomia do jetë pikë strategjike për ju në
2014-n. Pozicionimi i Marsit në Peshore deri
në mes të korrikut tregon që interesi juaj në
anën materiale nuk ju braktis lehtë. Në periudhën kur Marsi do të jetë në pozicion delikat, sidomos në janar e prill, dhe në mes të
korrikut duhet të keni shumë kujdes në
ekonomi.
Dashuria
Fillimi i vitit është periudhë e pafavorshme
për lidhje të reja apo për një martesë. Afërdita e kundërt ju çon drejt gabimeve. Periudha
më e mirë do të jetë shtatori, megjithëse më
datë 10 shtator mund të keni një zhgënjim.
Erotike do të jetë periudha nga 28 maji deri
në 23 korrik.
SUPLEMENT

peshorja
E Përgjithshme
Viti 2014 do të jetë episodik për ju. Përgatituni për veprim dhe tension, për dashuri dhe
pasion, për ndryshime, por edhe përmbysje të
papritura. Marsi, planeti i veprimit dhe tensionit, do të jetë në shenjen tuaj deri në korrik.
Kujdes duhet të tregoni kur ky planet të bëjë
lidhje të vështira, sidomos më 9 janar me Jupiterin në Gaforre dhe do të sjellë problem dhe
aksidente me punën. Më 23 prill kujdes nga
nxitimi dhe kur udhëtoni. Nën ndikimin e
Uranit, përballë shenjës suaj në muajin prill
dhe qershor kujdes në marrëdhëniet në çift apo
bashkëpunëtorë të afërt. Vetëm në mes të majit,
nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të
bukur me Saturnin, mund të pretendoni për
qëndrueshmëri planesh dhe ngritje në karrierë. Janari do jetë një muaj i vështirë në lidhje
me çështjet tuaja familjare. Nën ndikimin e Saturnit në Akrep deri në Dhjetor do bëni shumë
sakrifica në çështje ekonomike.
Karriera
Lidhjet e vështira që bën Jupiteri këtë vit

bricjapi

me Marsin dhe Uranin në muajin prill
hapin rrugën për një vendim të shpejt për
të kërkuar punë diku tjetër. Çdo gjë mund
të ndodhë këtë vit dhe çdo përpjekje juaja
për të zgjeruar veprimtaritë tuaja apo për
të treguar talentin do të gjejnë pengesë.
Kjo për shkak të superoptimizmit dhe
vlerësimit të gabuar që do bëni. Vetëm në
maj do qetësoheni.
Ekonomia
Paratë do të lëvizin shumë ngadalë këtë
vit për shkak të Saturnit në Akrep. Por
megjithatë, në fund të tetorit dhe në nëntor
do të shikoni një përmirësim.
Dashuria
Duhet të bëni durim deri në vjeshtë për
çaste të bukura dhe romantike. Në këtë periudhë, nëse filloni një lidhje, njohja do të
vijë nga një rreth shoqëror. E mirë do të
jetë edhe periudha nga 5 marsi deri në 5
prill. Do të zgjohen fuqishëm instinktet
tuaja.

akrepi
E Përgjithshme
Detyrimet dhe përgjegjësitë do të vazhdojnë edhe për këtë vit. Nëse jeni realistë,
brenda gjysmës së parë të vitit do të shikoni
ëndrra dhe ide që përparojnë. Saturni do të
jetë edhe gjatë vitit 2014 në shenjën tuaj. Kjo
do të thotë që do punoni shumë, por do merrni pak, megjithëse Saturni do ndikojë që
shpirti realist të mos ju braktisë. Po ju e dini
që suksesi pret ata që bëjnë hapa të vegjël,
por të sigurt. Jupiteri në Gaforre mbas muajit
mars do të nxjerrë planet tuaja nga lista e
pritjes, por ju bën edhe superoptimist dhe ju
mund të vini qëllime shumë të larta, p.sh.
mund të doni të shkoni lart në diell dhe të
digjeni. Kujdes në muajin prill. Suksesi ju
pret gjatë muajit maj ku Jupiteri bën një lidhje
shumë pozitive me Saturnin në shenjën tuaj.
Pozicionimi i marsit deri në korrik në Peshore ka shumë interes për ju. Kjo periudhë
do jetë mistike për ju. Më 16 korrik Jupiteri
futet në Luan në Zenit të shenjës suaj. Në
këtë pozicion deri në fund të vitit do hapen
horizonte te reja për ju në fushën e karrierës.
Në shtator keni një sukses të shpejtë.
Karriera
Me futjen e Jupiterit në Luan më 16 Korrik

të 2014-s e deri në gushtin e vitit 2015, do
shfrytëzoni shanset e shumta që do ju jepen
në lidhje me çështjet e karrierës. Periudha
më e rëndësishme në lidhje me punën do
jetë në mes të gushtit, ku mund të keni biseda të rëndësishme ose të takoheni me persona që kuptojnë talentet tuaja.
Ekonomia
Nuk do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në çështjet tuaja ekonomike, të paktën deri në mes të vitit. Nga 13 shtatori e deri
në 25 Tetor do jeni super shpenzues. Nga
mesi i Nëntorit e deri në 10 dhjetor do shikoni që ana ekonomike do përparojë. Më të mirat
në planin ekonomik do jenë në fund të vitit.
Dashuria
Ju që keni lindur në tetor, vazhdoni të jetoni në botën tuaj rozë dhe të prisni princin
e përrallës. Për të tjerat, pozicioni i Jupiterit
në Gaforre deri në mes të korrikut tregon që
nuk e humbni lehtë romantizmin dhe
përkushtimin ndaj familjes. Nëse jeni në një
lidhje, do kaloni në celebrimin e saj. Periudha më erotike do jetë nga 23 tetori deri në
16 nëntor, ku Afërdita, planeti i dashurisë,
do të jetë në shenjën tuaj.

shigjetari
E Përgjithshme
Idetë, planet dhe ëndrrat tuaja
mund të marrin formë. Me gjithë
përmbysjet e herëpashershme, do
piqeni dhe do vlerësoni më shumë
talente dhe forcën tuaj krijuese. Gjatë
vitit 2014 do ndikoheni fuqishëm nga
pozicioni i Marsit deri në 25 korrik
në shenjën e Peshores. Jeta juaj sociale do jetë e vrullshme, njohjet dhe
shoqëritë e reja gjithashtu. Klima
mund të jetë e vështirë në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe shokët
në muajin prill. Jupiteri do ju ndihmojë ekonomikisht deri në korrik, por
nuk duhet të ngatërroni ekonominë
me shoqërinë. Me futjen e Jupiterit në
Luan, mbas 16 korrikut hapet një
periudhë shumë pozitive për ju. Deri
në fund të vitit do keni udhëtime të
largëta, studime jashtë vendit, çështje ligjore që zgjidhen dhe do bëheni
më të njohur. Në shtator do keni një
sukses të paparë. Urani në Dash nuk
ju lë aspak në rutinë, por mund të
mos arrini të stabilizoheni në një
marrëdhënie erotike. Nëse merreni
me art, do keni ngritje maksimale. Në
fund të dhjetorit, Saturni futet në
shenjën tuaj dhe ju stabilizon pas një
periudhe fobish dhe lodhje
psikologjike.

ls
21 p u PANORAMA

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

Karriera
Në gjashtë muajt e parë të vitit nuk
duhet të prisni shumë gjëra në karrierë. Muaj i rëndësishëm për karrierën
tuaj do jetë gushti. Gjatë gushtit do
keni takime me njerëz të rëndësishëm,
të cilët do të kuptojnë dhe vlerësojnë
talentet dhe idetë tuaja. Në 25 gusht
kemi Hënën e re në Zenit të shenjës
suaj, që sjell shanse të shkëlqyera në
punë.
Ekonomia
Viti fillon vështirë për çështjet
ekonomike, pasi kemi një bllokim. Të
jepni në një kohë kur nuk keni do të
thotë që shumë shpejt do shikoni humbjet. Shkurti do jetë një muaj shumë i
mirë ekonomik. Periudhë e mirë do jetë
maji dhe fundi i vitit.
Dashuria
Do jetë vit shumë i rëndësishëm
2014-ta për çështjet erotike. Deri në
fund të janarit nuk përjashtohet
mundësia të keni një njohje të re me një
person që do ju mahnisë me egocentrizmin e tij. Muaji i mirë do jetë edhe
maji, ku ju do shpreheni dhe do flirtoni më shumë. Jupiteri do ju ndikojë
shumë pozitivisht në jetën erotike, me
futjen në Luan më 16 Korrik.

E Përgjithshme
Një vit me tone të larta do jetë për ju 2014-ta, të
paktën deri në verë. Shumë do ndryshojnë në
jetën tuaj dhe shpesh në mënyrë rrënjësore.
Duhet të jeni të mirëkuptueshëm me ndryshimet. Plutoni do jetë gjatë gjithë vitit në
shenjën tuaj. Për të lindurit nga data 1 deri
në 5 janar, ndikimi i Plutonit do jetë shndërrues në kuptimin më të plotë të fjalës. Marsi në Peshore deri në korrik do ndikojë në
lidhje me karrierën tuaj, ku do ketë periudha përballjesh dhe tensioni sidomos në
janar, prill dhe qershor. Jupiteri do jetë përballë shenjës suaj deri në korrik, por vetëm
në mars do ju sjellë shanse të mira në një
martesë, bashkëpunim apo një lidhje. Por
mund të ndodhë që të mbivlerësoni partnerët apo bashkëpunëtorët dhe të humbni
pavarësinë prsonale. Urani, planeti i ndryshimeve, në pozicionin e Dashit do sjellë
për ju paqëndrueshmëri në çështjet familjare. Në prill do keni situata më të vështira
në çështjet familjare. Mund të ndryshoni
shtëpi apo të zhvendoseni gjatë kësaj periudhe. Nga 16 korriku pozicioni i Jupiterit
në Luan do të ndikojë për mirë në çështjet
ekonomike.

Karriera
Karriera do jetë për ju pika më strategjike për
2014-n. Pozicioni i Marsit në Peshore deri në
korrik i shton përgjegjësitë tuaja. Nëse puna
që bëni nuk ju kënaq, atëherë do jeni shpërthyes dhe do përballeni me njerëz me influencë. Nga 2 deri në 27 shtator, Mërkuri do ju
ndihmojë të realizoni idetë tuja. Nga 29 Shtatori deri në 23 tetor, marrëdhëniet tuaja rregullohen dhe reputacioni juaj rritet.
Ekonomia
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në korrik të
2014-s do prekë drejtpërdrejt interesat tuaj
ekonomikë. Në këtë rast ju mund të shpresoni në ditë më të mira ekonomike. Por deri
atëherë, periudha nga 3 deri në 28 shkurt do
jetë krejtësisht e pafavorshme për blerje.
Përmirësim do të ketë në Mars dhe në Prill.
Dashuria
Janari do jetë muaj i vështirë në çështjet erotike.
Shumë nga ju do kërkojnë një lidhje nga e kaluara apo të përsërisin gabimet e së kaluarës. Nga
shkurti e deri në fillim të marsit do rritet vetëbesimi juaj, ndjenjat gjallërohen dhe dashuria rimerr një pozicion të rëndësishëm në jetën tuaj.

ujori
E Përgjithshme
Jeni mësuar të përballeni me situata të vështira dhe të papritura. Deri në verë do mjeshtëroheni në përshtatshmërinë dhe tolerancën tuaj. Urani, planeti juaj, do jetë në
shenjën e Dashit gjatë gjithë 2014-s. Jeta e
përditshme do jetë shumë interesante dhe
idetë tuaja të veçanta. Por nxitimi mund të
bëhet armiku juaj gjatë shkurtit, prillit dhe
qershorit. Marsi do jetë në shenjën e Peshores deri në korrik në pozicion të favorshëm për ju. Mund të organizoni udhëtime
të largëta dhe të diskutoni për çështje studimesh. Kujdes më 9 janar, Marsi dhe Jupiteri në kundërshtim sjellin nxitim dhe
aksidente. Kujdes duhet të tregoni në Prill.
Nëse doni të udhëtoni, duhet të organizoni mirë çdo detaj. Saturni do jetë në Zenit
të shenjës suaj deri në 22 dhjetor. Ndikimi
i tij do jetë superantagonist në çështje të
karrierës dhe do qëndrojë më i organizuari
apo më punëtori. Megjithatë, lidhja pozitive midis Jupiterit dhe Saturnit në maj ju
sjell një sukses në karrierë. Më 16 korrik,
Jupiteri do kalojë në Luan përballë shenjës
suaj. Planeti i fatit do sjellë para jush
shanse për një martesë, për një lidhje apo
bashkëpunim. Shtatori do jetë muaj njohjesh
të mira.

Karriera
Karriera edhe për këtë vit do jetë një pjesë
shumë kërkuese për shkak të Saturnit në
Akrep. Veprimtaria në drejtim të karrierës
do monopolizojë jetën tuaj. Nga 27 shtatori
deri në 4 tetor Mërkuri do ju ndihmojë në
takime me njerëz të rëndësishëm apo të ndryshoni idetë tuaja dhe të jepni duart me eprorët.
Ekonomia
Ju që keni lindur në dhjetëditëshin e parë të
shenjës suaj, keni mundësi të shikoni ekonominë tuaj jo në mënyrë realiste dhe menaxhimi i parave të bëhet nën ndikim senestimatik, jo praktik. Më 1 mars, kontakti
Mërkur-Neptun mund të sjellë një lulëzim
ekonomik. Prilli mund të jetë një muaj shumë
i mirë ekonomik, me gjithë kurthet që fsheh.
Dashuria
Dy muajt e parë të vitit mos prisni shumë
nga ana erotike. Të jeni të kujdesshëm në njohjet e reja. Shumë mund të jenë duke kaluar
një ndarje dhe nuk janë të gatshëm për fillime
të reja. Gjërat ndryshojnë në Mars, me futjen
e Afërditës në shenjën suaj. Dashuria me
shikim të parë gjatë pranverës nuk do mungojë.

peshqit
E Përgjithshme
Viti 2014 do jetë shumë bujar me ju. Deri në
periudhën e verës do shikoni ëndrrat dhe idetë të bëhen realitet. Do keni një vit krijues dhe
pjellor. Jupiteri do jetë në Gaforre deri në mes
të korrikut, në këtë shenjë shumë miqësore ndaj
jush. Do ju ndihmoj në dashuri, në mundësinë
e një trashëgimtari apo në krijimtari artistike.
Në muajin mars do shikoni realizime të
mrekullueshme. Për qëndrueshmëri sentimentale duhet t’i mbani njerëzit e dashur jashtë
ngatërresave ekonomike. Në muajin prill
përpiquni të mbani një drejtim të pavarur
ekonomik. Neptuni, planeti i fantazisë dhe
utopisë, do ndikojë te të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, duke ju vënë
në disa raste kurthe dhe duke ju tërhequr në
një realitet tjetër, duke rritur te,k ju ndjenjën e
ikjes. Në gusht, lidhja pozitive e Neptunit me
Marsin ju jep krahë në forcën krijuese. Marsi
në Peshore do ndikojë deri në mes të korrikut
në çështjet ekonomike. Nuk duhet t’u besoni
personave që ju premtojnë fitime të shpejta.
Urani do ndikojë gjithashtu në çështjet
ekonomike. Në prill dhe dhjetor do jeni në
vështirësi në këtë aspekt. Jupiteri nga mesi i
korrikut në Luan do sjellë shanse për një punë
të re.

Karriera
Pozicionimi i Jupiterit në Luan në mes të korrikut do sjellë lajme pozitive në lidhje me punën.
Mund të mos zini pozicion kryesues, por do jeni
të kënaqur, pasi do merreni me diçka që ju pëlqen.
Zhvillime të mira do keni edhe në muajin nëntor
e dhjetor, pasi pritet edhe një shpërblim material
ose moral.
Ekonomia
Në aspektin ekonomik ende nuk mund të jeni të
stabilizuar, prandaj pritet të jeni disi të pasigurt.
Mund të prisni një përmirësim në muajin maj.
Nga 29 shtatori deri në 23 tetor do merrni një
mbështetje ekonomike.
Dashuria
Erotizmi do lulëzojë në mes të pranverës.
Megjithëse skena planetare do të jetë e turbullt
në prill, por zemra juaj do trokasë fort. Afërdita,
planeti i dashurisë, do jetë në shenjën tuaj nga 5
prill në 2 maj, duke rritur romantizmin tuaj dhe
duke dyfishuar mundësitë për një dashuri të re.
Megjithatë, fundi i prillit mund të jetë përmbysës
dhe mund të sjellë shpërthime ndjenjash xhelozi dhe fiksime. Hëna e re më 27 korrik mund
t’ju sjellë atë që prisni ndjenja të forta nga një
njohje e fuqishme.
ls
PANORAMA p u 25

ista
terv
In
Je larguar nga Turqia në
muajin maj, bashkë me ty
hyri dhe sindromi i lodhjes,
merr ndonjë terapi tani?
Terapia vazhdon, por ditët
më të vështira kaluan, tani
jam më mirë. I preva flokët,
ngjyrën e bëra më të errët. Iu
ktheva pamjes sime natyrale.
Sërish ngas biçikletën. Do ta
vazhdoj terapinë deri në
fund të këtij viti.
Gjithë Turqia pret që ti të
kthehesh. Ka ndonjë
mundësi që të kthehesh
sërish?
Tani për tani, jo. Ndoshta
vitin tjetër. Por nuk ka gjasa
që të kthehem sërish për Hyrremin.
Ti je një prej të huajve që
Turqia të adhuron kaq
shumë, cili ishte sekreti yt?
Nuk kam sekret. Ndoshta për
shkak se nuk kam gënjyer.
Të ikësh duke e lënë serialin në gjysmë, kjo a nuk
ndikoi negativisht në karrierën tënde?
Sigurisht që ndikon shumë
keq. Më duhej patjetër të largohesha. Durova 3 vjet, aq
keq u ndjeva, saqë nuk kisha
durim të prisja për ta përfunduar serialin.
Si jeton në Berlin?
S’jam më Hyrremi, por sërish unë, Mejremja e vjetër. U
përshëndeta me Hyrremin.
Ku është dallimi në mes të
jetuarit në Gjermani dhe
Turqi?
Gjermania është vendlindja
ime. Familja, shoqëria ime…
Këtu nuk jam e famshme, jam
njësoj si të tjerët. Ndihem
shumë rehat. S’jam yll. Jam e
lirë, 31-vjeçare dhe pas disa
muajsh do bëhem nënë.
A e dinë njerëzit në Gjermani se je e famshme në
Turqi?
Jo. Një pjesë e tyre e dinë se
luaj në serial, në fakt u kam
thënë se do ua sjell DVD, por
kam harruar.
A je e vetëdijshme se sa
vështirë është të jesh nënë
beqare?

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

Nga depresioni te prova
për vetëvrasje, si i dha
fund karrierës Hyrremi

SUPLEMENT

Te “Sulejmani i Madhërishëm” do të
mungojë personazhi më interesant i serialit
Po. Ndonjëherë frikësohem.
Më lehtë për mua do të ishte
të bëja abort. Besoj se edhe
mua do më dalë dikush që do
e dua dhe do të kuptohemi.
Ku dëshiron ta rrisësh foshnjën?
Sikur të kishim pika të përbashkëta me Xhanin, për
fëmijën do isha shpërngulur
në Turqi. Mirëpo, meqë nuk
ndodhi kështu, me siguri do
jetoj në Gjermani. Me paratë
që fitova prej serialit, bleva një
apartament të vogël në Berlin. Tani që e kuptova se jam
shtatzënë, vendosa të dal në
një banesë më të madhe.
Ndoshta një ditë do të bashkoheni sërish…
Është shumë e rëndësishme
që t’i falim njerëzit. Xhanin e
kam falur, por nuk ka mundësi që të kthehemi bashkë.
A është ë vërtetë se ke bërë
tentativë për vetëvrasje?
Po, e vërtetë.
Kur?
Në festivalin “Antalia Television Awards”. Çmimin që
fitova, e hodha gjithandej
nëpër dhomë, e prisha. Isha
si e çmendur. U lëndova në
shumë pjesë të trupit.
Vetëm ishe në atë moment?
Jo, isha me Xhanin. Desha të
hidhesha nga ballkoni, të
humbas, të vdes… Isha sëm
urë nga ana psikike.
Po si erdhi puna deri në këtë
shkallë?
Jeta ime private, puna…
Gjithçka erdhi njëra pas
tjetrës… Nuk po mundja t’i
përballoja gjithë këto që përjetoja.
Jeta jote private ishte shkak
kryesor për këtë?
Jo, nuk mund të fajësoj vetëm
një njeri për këto që kam jetu-

ar. Qëkur erdha në Turqi,
bëra disa gabime. Nuk munda të krijoj një ambient të
ngrohtë shtëpiak. U ofruan të
më jepnin shtëpi, nuk pranova, u thashë se jam mirë në
hotel. Ky ishte një gabim. Fillova të jetoj si një robot. Sezoni i parë ishte shumë i vështirë për mua. Ndonëse jam
turke, nuk e njihja mirë as gju-

hën e as kulturën. Kam ndenjur pa gjumë tërë natën me
qëllim që t’i mësoj përmendësh dialogët. Edhe pse
kisha njerëz përreth, unë
ndihesha e vetmuar.
Nuk kishe shoqëri?
Si femër, patjetër që kërkoja
një mashkull që të më
përkrahë dhe të më kompletojë.

Elvis Pupa flet për seks, tradhti
dhe drogë nën çatinë e kishës

Aktori i talentuar, Elvis Pupa, ka provuar adrenalinë
ndryshe në skenë, ndërsa ka dhënë netët e fundit të shfaqjes
së tij të re me titull “Kur heshtin femrat”, kësaj here në
sallën e Katedrales së Re Ortodokse në Tiranë. Pas shumë
netësh shfaqje në një skenë clubi “Mumja”, Visi, i ardhur
nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për premierën e kësaj

Stand-Up Comedy, e ftoi publikun e tij ta
ndiqte në një sallë tjetër ku predikohet besimi, ajo e Katedrales Ortodoske. Tingëllonte
pak çuditshëm për të gjithë të interesuarit e
kësaj komedia, që të mund të shfaqej vërtet
në një ndërtesë besimi, edhe për faktin se
Pupa në përmbajtjen e saj kritikon me humor
femrat dhe flet hapur rreth seksit, tradhtisë,
dhunës dhe drogës. Komedinë e titulluar
“Kur heshtin femrat” ai e nis me një ngacmim që u bën aktorëve të humorit, duke pohuar se ata kanë probleme me seksualitetin e
tyre, dhe më pas suke folur për personazhet
publikë, apo VIP-at shqiptarë me shaka u
shpreh se garancinë e VIP-ave shqiptare
mund ta marrësh në konsideratë vetëm kur
është fjala për cilësinë e drogave, se atë pjesë
e njohin mirë. Batutat dhe autoironia e tij
kanë shkaktuar të qeshura në sallë, ndërkohë që për një rikthim tjetër në skenë Visi u drejtohet fansave të tij me fjalët: “E
ikura dihet, e ardhura s'dihet!” Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nënshtetësinë e fituar atje e kishte
bërë pjesë të batutave të shfaqjes, duke e komentuar si një
arritje jashtëzakonisht të madhe për të gjithë shqiptarët që
vendosin të jetojnë në Amerikë.

Si u njohe me Xhanin?
Siç e dini edhe ju, punoja
bashkë me Nebahat Cehren,
ajo na njohu.
Pyetjen që duhet të ta bëja
në fund, po ta bëj tani. A e
do ende?
Jo. Sepse unë doja një mashkull, që në fakt nuk ekzistonte. Gjatë lidhjes sonë
njëvjeçare unë i dhashë
gjithçka. E harrova komplet
veten time. Veç Xhan, Xhan,
Xhan thosha. Për fat të keq,
jam dashuruar me një person
të gabuar…
Si ndodhi puna e shtatzënisë?
Nuk kishim asnjë plan, madje as që e dëshironim një gjë
të tillë. Ndodhi pa dashje.
Ka metoda për parandalim…
Unë, për shkak të hormoneve,
nuk mundesha të përdorja
kontraceptivë. Përdorëm një
teknikë që se kishim përdorur
më parë. Nuk ishte e rrezikshme, por as garantuese. I
thosha shumë herë se nuk
ndihem rehat, mirëpo ai si
çdo herë thoshte – s’ndodh
asgjë, mos u merakos. Mirë-

po ndodhi…
Ti deshe që të ngelësh shtatzënë?
Asnjëherë. Duhet të përfundoja serialin. Si do performoja
shtatzënë? Absolutisht asnjëherë s’e kam dashur diçka
të tillë.
A ëndërroje të martoheshe
me të?
Nuk i besoj shumë martesës.
Është shumë vështirë, duhet
të gjesh gjysmën tjetër. Mirëpo e pranoj që s’do thosha jo
po të bashkëjetoja me të.
Gjatë kësaj periudhe që
keni qenë bashkë, a i the se
dëshiron të jetoni bashkë?
Po, i thashë. Por, çdo herë
kishte arsyetimin se “s’është
tani koha duhur për këtë. Më
jep pak kohë”. Besomë, e doja
shumë, mirëpo një forcë brenda meje më thoshte se ka diçka të gabuar te kjo lidhje. Dhe
erdhi një ditë ku unë u shkatërrova…
Zemra ime thoshte jo për
abort. Ai u nervozua. Gjithçka e paske planifikuar ti, tani
e pash fytyrën tënde të vërtetë
më tha. Dhe pas kësaj u
ndamë.
SUPLEMENT

E SHTUNE 28 DHJETOR 2013

ls
26 p u PANORAMA

Vildane Zeneli & Fjolla Morina,
në garë për foto të nxehta
Se cila është më e nxehtë, ende
nuk mund të vlerësohet, ndonëse që
të dyja janë superseksi. Jo që nuk
kanë ndonjë tjetër rivale që duket më
bukur, por kohët e fundit modelja
Vildane Zeneli dhe këngëtarja Fjolla Morina mbajnë rekordin për zhveshjet skenike. Kohë më parë, Zeneli ka pozuar tepër nxehtë për stilisten Blerina Kllokoqi Rugova, duke
treguar atributet e saj femërore edhe
përmes disa fustaneve të gjata, të
cilat ndoshta në trupin e ndonjë
femre tjetër nuk do të dukeshin edhe
aq bukur sa te Vildania, e cila ka vithet dhe gjoksin më të bukur nga
femrat shqiptare. Në anën tjetër,
rrugën nuk ia lëshon as këngëtarja
e njohur Fjolla Morina, e cila nuk lë
rast pa treguar linjat e saj të nxehta.
Pas Maldiveve ku tregoi se është në
superformë, menjëherë pas ardhjes
në Prishtinë ajo publikoi një fotosesion akoma më të nxehtë me një
veshje provokative si dhuratë për
fansat e saj në fundvit.

Dafina inspirohet nga kolegia e saj e re, Dhurata
Ndonëse është bërë e zakonshme që këngëtaret tona
të kopjojnë ato të huaja, ku Rihanna, Beyonce apo Lady
Gaga janë trend për to, siç duket mënyra e kopjimit ka
filluar të përhapet edhe në skenën vendore. Pasi shpeshherë është parë e inspiruar nga Rihanna apo edhe Beyonce, Dafina Zeqiri tani ka filluar ta zgjerojë këtë trend
të kopjimit edhe në skenën vendore. Ka kohë që nëpër
rrjetet sociale po qarkullon një fotografi nga një tjetër
këngëtare kosovare, Dhurata Ahmetaj, me një fustan
ngjyrë të zezë, por me prerje të shumta që e bëri të
shfaqej mjaft seksi. Gati më shumë se një muaj pasi
ishte publikuar fotoja e njëjtë, me pamje identike është
shfaqur edhe pop ylli Dafina Zeqiri kundrejt asaj që
është krijuar bindje se ajo sjell risi në skenën muzikore
që nga shfaqja e parë. Nga ana tjetër, Dhurata Ahmetaj
ka deklaruar se atë nuk e shqetëson aspak fakti se Dafina Zeqiri frymëzohet nga veshja e saj. Ishte Dhurata ajo
që publikoi muaj më parë një fotografi nga fotosesioni
me Veton Osmanin, e cila kishte inspiruar Dafinën që të
përdorte një veshje të ngjashme në një prej xhirimeve
për Vitin e Ri. “Mirëpres të gjithë ata që pëlqejnë dukjen
time dhe ndoshta, pse jo, edhe të inspirohen. Se nëse
është kopje apo jo, nuk mund të jap një vlerësim profesional. Thjesht, ndihem e kënaqur me fotosesionin dhe
me karrierën time deri në këtë moment, gjërat e tjera
janë të parëndësishme. Mediat gjithmonë do të polemizojnë, është e kuptueshme kjo”, është shprehur për
mediat atje Dhurata Ahmetaj.

Sokol Balla jashtë studios,
nga veshjet me kuadrate
te grimi me Ramën
Sokol Balla është fotografuar këto ditë në dy variante jashtë studios televizive, atë të veshjes së tij të
përditshme dhe momentet pak para daljes në “Top Story”. Drejtuesi dhe autor i këtij programi politik në “Top
Channel”, shijen e tij të guximshme për veshjen e ka
demonstruar edhe në program, ku bie në sy më shumë
për kravatat dhe këpucët. Por duket se ka një afeksion
të veçantë për kuadratet dhe stofin skocez, aq sa në këtë
veshje që shihni, nuk është mjaftuar me pallton e dizajnuar me to, por ka preferuar që edhe pantallonat t’i
veshë me kuadrate. E, përveç veshjes, nuk mund të mos
komentojmë dy gishtat që Balla i ka treguar fotografit,
një gjest ndoshta paksa ironik ky i Ballës, pasi bindjet e
tij të majta ai i ka shfaqur hapur. Për të kaluar në një
tjetër aspekt të jetës së tij në televizion, ju tregojmë foton
majtas, të postuar nga vetë Balla pak para emisionit të
së enjtes, “Top Story”. Ai ka realizuar këtë foto me
shpinë me Kryeministrin Edi Rama, në momentin që
po grimoheshin. Së fundi, Sokoli e ka bërë zakon të
dekonspirojë momente pas kamerave me të ftuarit e tij
të rëndësishëm, pak para fillimit të emisionit.

Contenu connexe

En vedette

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

En vedette (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Suplement Panorama plus Angela Martini Topless New Year 2014

  • 1. Botim i PA N O R A M A GROUP Nr.413 E SHTUNE, 28 DHJETOR 2013 FALAS Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: panoramaplus06@yahoo.com MIRELA KUMBARO ANGELA INTERVISTA LUIZ EJLLI: Ju rrëfej FAQE marrëdhënien me vjehrrën, Jozefina Topallin 18 PERSONAZHE Preferojnë studimet jashtë, ja vendet që kanë zgjedhur FAQE 19 fëmijët e ministrave PARASHIKIMI Topless për festa FAQE 22 Horoskopi 2014 nga astrologia e njohur, Meri Shehu FAQE 20-21
  • 2. ls PANORAMA p u 18 ista terv In KLOTILDA HARKA Pas eksperiencës së tij në Eurosong me një këngë ritmike në vitin 2006, Luiz Ejlli i rikthehet konkurrimit në Festivalin e RTSH-së me një baladë pendimi me titullin “Kthehu”. Më shumë sesa një histori e jetuar, vargjet e kësaj kënge janë mesazh për të gjithë për të mos humbur dashurinë. Si këngëtar i baladave, 28-vjeçari flet për veten jashtë skenës, lidhjen e tij 7-vjeçare me Megin, vajzën e Jozefina Topallit dhe planet e tyre në Tiranë. Për herë të parë zbulon marrëdhënien e tij me politikanen e njohur dhe si ndihet kur e quajnë “dhëndri i Jozefinës”. Rikthehesh në Festivalin e Këngës në RTSH me një baladë. Pse e bëre këtë zgjedhje, kur dihet që në Eurovizion të çoi një këngë ritmike si ajo me titull “Zjarr e ftohtë”? Po, në fakt, kjo është hera e katërt që marr pjesë si konkurrent në Festivalin e Këngës në RTSH. Për herë të parë në vitin 2004 konkurrova me këngë ritmike, dhe u vlerësova me çmim të dytë. Në vitin 2005 më këngë gjithashtu ritmike fitova çmim të parë, për të vazhduar me një duet baladë në vitin 2009, dhe ja ku jam sërish me baladë, pasi ndihem mirë me të. Dhe pikërisht kjo është arsyeja, pasi kjo gjini muzikore më qëndron shumë mirë, ndihem më i sigurt dhe komod në skenë. Më e rëndësishmja është se baladat më lejojnë të shprehem më mirë emocionalisht. Ke ambicie për të fituar sërish dhe mos ndoshta balada është një zgjedhje strategjike për të prekur ndryshe skenën e Eurosongut kësaj here? Arsyeja kryesore është se u ndjeva mirë më këtë këngë me muzikë të Marjan Dedës dhe vargje të Sokol Marsit. E duke iu përgjigjur pyetjes që më bëni, mund të them se në fakt do të ishte modesti e tepruar t’ju thosha që s’kam ambicie për të fituar, pavarësisht se jam ngjitur një herë në skenë e Eurosongut në vitin 2006. Por jo vetëm unë kam ambicie për fitore, pasi mendoj se çdo këngëtar që hyn në një garë muzikore, hyn për të fituar. Ky është konkurrim dhe natyrisht që të gjithë e lakmojmë çmimin. Për këtë askush nuk mund të dalë e të më kundërshtojë. Nëse do donim të bënim këngë për qejf, atëherë ka një mënyrë tjetër, është ajo e të bërit videoklip. Por gjithmonë ka qejfmbetje pas shpalljes së fituesit. Ti zakonisht si ndihesh kur del nga një garë pa kupën e lakmuar? Po ka qejfmbetje, se pavarësisht kush fiton, nuk do të thotë se fituesi është gjithmonë më i miri dhe që ka këngën më të mirë. Ka shumë elemente të tjera që e bëjnë një fitore absolute. Në këtë gjykim fus edhe veten time, se kam provuar të fitoj çmim të dytë dhe të parë. SUPLEMENT E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 LUIZ EJLLI Ju rrëfej marrëdhënien me vjehrrën, Jozefina Topallin Martesa me Megin nuk është plan i afërt, ndërkohë po bashkëjetojmë. Për Vitin e Ri do jemi në Shkodër Dilemat kur je mes dy pasionesh, muzikës dhe drejtësisë Çfarë tip mashkulli je ti në këngën “Kthehu”? Jam ai që ndihem shumë bosh, i vetmuar dhe që vuaj shumë. Por kam një shpresë se e dashura që kam humbur, një ditë do të kthehet sërish. Pra, ma ndien zemra dhe shoh një dritë. Po në jetë do i kërkoje të kthehej dikujt që e do, pra e njeh përulësinë në çift? Varet nga situata. Por, nëse jam unë fajtori e do pendohesha, do ia kërkoja. Edhe po ta kishte fajin ajo, sërish do ia kërkoja të kthehej nëse do më mungonte. Më e thjeshtë është të ndahesh nga dikush apo ta mbash dikë pranë vetes? Ndarja është shumë e thjeshtë, pasi me një fjalë mund t’i thuash dikujt “Vazhdo rrugën tënde!”. Jeta i ka të gjitha, ngatërresat, xhelozitë, mërzitë dhe pikërisht për këto është e bukur se të vë përballë provave, që duhet t’i kalosh. Mes muzikës dhe drejtësisë, ku anon më shumë peshorja jote e së ardhmes? Unë jam duke u marrë shumë me muzikë, duke punuar edhe për një album. Po ndërkohë kam mbaruar studimet për Drejtësi në Francë dhe shpejt do pozicionohem në profesionin e noterit apo avokatit. Je aq rebel jashtë skene sa thuhet? Jo, s’jam i tillë. I ke dëgjuar këngët e tjera, cilët këngëtarë veçon për fitoren? Po i kam dëgjuar dhe do të veçoja mes tyre këngët e Frederik Ndocit, Hersi Mahmujës, Rezarta Smajës, Venerës dhe Lindit. Ajo që na ka bërë përshtypje, ka qenë prania e Jozefina Topallit, mamasë së të dashurës sate, Megit, në çdo konkurrim tëndin. Tashmë që Jozefina nuk është më në pushtet, si ka ndryshuar ajo në raportin personal me ty? Në raport me mua mund të them se është e njëjta, edhe për faktin se kur unë e kam njohur Jozefinën, ka qenë në opozitë, pastaj kaloi në pozitë dhe sërish tani në opozitë, është njësoj. Se çfarë bën me profesionin është puna e saj. Unë di të them se në shtëpi ajo është një bashkëshorte dhe nënë vërtet shumë e devotshme. Po ashtu dhe me mua. Si ndihesh kur të quajnë “dhëndri i Jozefinës”, të pëlqen apo të bezdis ky fakt? Natyrisht që më bezdis, pasi realisht nuk mund të qu- hem dhëndri, sepse nuk jam as i fejuar dhe as i martuar. Normalisht nuk ka asgjë të keqe dhe nuk jam kundër të qenët dhëndër, se tregon që je pjekur e maturuar, por deri tani ende jo. Dua të sqaroj këtu se afrimiteti me familjen e Megit nuk ka ndodhur pasi u njoha me Megin. Nuk është se u njoha me këtë vajzë dhe u afrova me familjen e saj. Ne jemi njohur shumë më parë me familjen e saj, kemi pasur miqësi familjare, pasi në Shkodër të gjithë janë afër njëritjetrit. Keni shtatë vite bashkë me Megin, keni provuar të bashkëjetoni? Po, ne bashkëjetojmë aktualisht. Për vitin 2014 keni planifikuar një ceremoni martese? Nuk është se e kemi hapur. si temë fejesën, por po ashtu nuk është se nuk e ndiejmë. Unë dhe ajo në vetvete i kemi kaluar të gjitha etapat e lidhjes, kemi kaluar bashkë shumë gjëra, dhe ceremonia thjesht do jetë një shenjë, pasi asgjë nuk do të ndryshojë tek ne dhe marrëdhënia jonë. Ju pëlqejnë ceremonitë, si e keni menduar dasmën tuaj? Na pëlqejnë realisht por do presim edhe pak, sepse Megi po ndjek studimet për doktoraturë dhe është mjaft e impenjuar. Di të them vetëm që kur të vendosim për ceremoni, do të jetë fejesë e martesë një e vetme. Por sërish kemi kohë mjaftueshëm për vendime të rëndësishme se jemi të rinj, unë 28 vjeç dhe Megi 24 vjeç. E dashura është fanse apo kritike e muzikës që këndon ti? Fanse dhe shumë kritike në të njëjtën kohë. Po Jozefina çfarë shijesh muzikore ka, i ke dhuruar ndonjë CD me këngët e saj të preferuara? Si Megi, ashtu dhe Jozefina kanë shijet e mia në muzikë, pra pëlqejnë këngët e lehta dhe baladat, muzikë ital- iane e franceze. Do të veçoja si të preferuarat e Jozefinës këngëtarë, si; Mirel Matje, Adriano Celentano, Celine Dion, Whitney Houston etj. Natën e 31 dhjetorit do e kaloni të dy si çift apo në familjet e prindërve tuaj? Besoj se do festojmë me familjen e Megit, pasi unë e kam familjen time jashtë dhe s’kam askënd këtu për të festuar. Do jetë një darkë familjare me ta, sepse qyteti i Shkodrës e ka në traditë që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të festohen në ambiente familjare. Sot finalja e RTSH-së, kupa mes të rinjve Venera ft Lindi dhe Herciana Matmuja Juria e Festivalit të 52-të të Këngës në Radio-Televizionin Publik Shqiptar do të shpallë sot këngën fituese për këtë edicion që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovion. Juria e përbërë nga 7 anëtarë do të vlerësojë 16 këngët në garë, prej të cilave do të dalë edhe fituesi. Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Eriona Rushiti, Xhevahir Spahiu dhe Bojken Lako do të votojnë për këngët e këtij edicioni, që vijnë nga këngëtarë kryesisht të rinj. Sipas opinioneve dhe pëlqyeshmërisë së këngëve në dy netët e festivalit, flitet se fitorja këtë vit ndahet mes Venerës në duet me Lindin, të cilët konkurrojnë me këngën me titull “Natë e parë”, e kompozuar nga Endrit Shani me vargje të Olti Currit dhe Herciana Matmuja, me “Zemërimi i një nate”, kompozim i Genti Lakos dhe vargje të Jorgo Papingjit. Ndërkohë, këngëtarët e tjerë në garë janë: Shkodran Tolaj ft Besiana Mehmedi, Edmond Mancaku e Saviana, Saimir Braho Klodian Kaçani, Luiz Ejlli, Marieta Billo, Rezarta Smaja, Ren is Gjoka, Xhejn e Enxhi, Xhejsi Jorgaqi, grupi “LYNX” , Blerina Braka, Frederik Ndoci, Orges Toçe. Këngëtarët BIG ishin ftuar për të bërë duete më konkurrentët, duke sjellë nostalgjinë e këngëve më të bukura të këtij festivali në vite.
  • 3. pe rs on az he SUPLEMENT E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 19 p u PANORAMA ls Preferojnë studimet jashtë, ja vendet që kanë zgjedhur fëmijët e ministrave Italia, Anglia, Franca, Holanda dhe Spanja, vendet më të preferuara për të jetuar dhe studiuar fëmijët e qeveritarëve BLERAND REXHEPI Me ardhjen në pushtet të qeverisë së re, u shtua kurioziteti jo vetëm për anëtarët e kabinetit qeveritar, por edhe për familjarët e tyre. Jo se më herët lexuesi nuk ka qenë i interesuar, por kohët e fundit shumë prej tyre janë apo duan të bëhen mediatikë, duke rënë në sy me gjëra të ndryshme. Këtë radhë kemi vendosur që t’ju shuajmë kureshtjen me disa nga fëmijët e ministrave të kabinetit “Rama”, duke treguar kështu se ku jetojnë dhe studiojnë ata. DJALI I MIMI KODHELIT ME STUDIME NE ITALI VAJZA E EDMOND HAXHINASTOS NE TIRANE Edmond Haxhinasto mban postin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ka lindur në Tiranë në vitin 1966. Është i martuar me znj. Enkeleida dhe kanë një vajzë, Elizën, e cila kohë më parë u prezantua në mediat rozë për shkak të linjave si një vajzë sensuale. Ajo jeton dhe studion në Tiranë. E lindur në vitin 1964 në Tiranë, znj. Mimi Kodheli mban postin e ministres së Mbrojtjes, ajo është e martuar me Lekën dhe ka një djalë, Mikelin, i cili për momentin ndjek studimet dhe jeton në Firence të Italisë. DJALI I EDMOND PANARITIT NE ITALI Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, ka lindur në Tiranë në vitin 1960, ai është i martuar me znj. Narin dhe kanë dy djem, Klajdin dhe Bjornin. Klajdi një djalë shumë i pashëm, i cili jeton dhe studion në Milano të Italisë. DJALI I EGLANTINA GJERMENIT, STUDIME NE LONDER Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ka lindur në Krujë në vitin 1968, e martuar me z. Marian dhe kanë dy fëmijë, Erikun dhe Megin. Eriku, një djalë i pashëm dhe me trup në formë, jeton dhe studion në Londër. VAJZA E ARBEN AHMETAJT NE TIRANE, E LINDITA NIKOLLES NE BARCELONE VAJZA E NASIP NAÇOS NE TIRANE Betina Naço quhet vajza e madhe e ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço, i cili është i martuar me znj. Theodhora dhe kanë edhe djalin, Frankon. Betina studion në Universitetin e New York-ut në Tiranë. VAJZA E ILIR BEQES NE HOLANDE, VAJZA E MIRELA KUMBAROS NE FRANCE Deborah është vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqja. Ajo jeton dhe studion në Utrecht të Holandës, z. Beqja është i martuar me znj. Adriana. Sara Furxhi quhet vajza e ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, e cila është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe kanë bashkë edhe djalin, Tomin. Sara jeton dhe studion në Menton të Francës. Livia quhet vajza e madhe e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, i cili është i martuar me znj. Albina dhe kanë edhe një vajzë tjetër, Kejsi. Livia jeton në Tiranë dhe vazhdon shkollimin në një shkollë private turke. Livia quhet edhe vajza e vetme e ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e cila jeton në Barcelonë. Këta janë vetëm disa nga fëmijët e ministrave të kabinetit qeveritar, ku disa prej tyre kanë nga një fëmijë, disa nga dy, e disa prej tyre të sapomartuar dhe që ende bashkëjetojnë, pra nuk kanë fëmijë. Duke parë që shumica prej tyre kanë preferuar që fëmijët t’i çojnë me studime jashtë, ne shpresojmë shumë që ky kabinet i ri gjithsesi të ndërgjegjësohet për të përmirësuar me politikat qeverisëse sistemin arsimor në Shqipëri, ku ne kemi fëmijët tanë, në pamundësi ekonomike për t'i çuar jashtë.
  • 4. ls PANORAMA p u 22 sta r vi e Int E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 SUPLEMENT ANGELA MARTINI “Fundshpina, pjesa më seksi e trupit të një femre” BLERAND REXHEPI Kur është fjala për një qëndrim sensual në bikini, emri i saj nuk ka si të mos lakohet në këtë fushë. Angela Martini di më së miri ta “bëjë nxehtë” me pozime sensuale. E frymëzuar në këtë drejtim, ajo qëndron fort dhe në koorporatën, që ka krijuar para pak kohe, dhe së bashku me punëtorët e saj ia del mbanë duke bërë shumë femra të ndihen komode... Në një intervistë për “GlobalGrind”, Angela zbulon disa detaje rreth punës së saj... Na tregoni pak mbi procesin krijues të linjës së bikinit. Vetë numri i logos që është romak, II, tregon se prapa kësaj qëndrojnë binjakët, unë jam binjak dhe kjo përfaqëson pjesën tjetër timen. Çdo njeri është në kërkim të romancës, në gjysmën tjetër, në Shpëtim Saraçi i rikthehet punës si më parë Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi, i cili kaloi këtë vit një periudhë të vështirë pas një problemi shëndetësor, i është rikthyer punës si drejtor artistik i Festivalit të 52-të të RTSHsë, së bashku me Edmond Zhulalin. Kjo foto është shkrepur nga paparaci ynë në momentin e provave për netët finale të Festivalit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Shpëtimi ishte duke punuar për duetet e këngëtarëve BIG me ata të konkurrentë në festivalin, që prezantohet nga Enkel Demi, së bashku me dy modelet Xhesika Berberi e Marinela Meta dhe aktorja Klea Huta. Ndër këngëtarët BIG të ftuar ishte bashkëshortja e Shpëtimit, Mira Konçi, e cila pohoi se ka pasur shumë momente të vështira gjatë jetës së saj si këngëtare, me mbështetjen e vazhdueshme të bashkëshortit. egon tjetër të vetes. Kjo është arsyeja pse kam vendosur numrin II romak dhe ngjyrën bardhë e zi, e cila është shumë klasike. Në kohët e sotme është shumë e vështirë të gjenden një palë bikini bardhë e zi, madje dhe të jetë shumë seksi. Prandaj kjo është arsyeja që unë kam bërë koleksionet gjatë gjithë kohës vetëm bardhë dhe zi dhe më vonë edhe me ngjyra të kafshëve të egra se janë shumë romantike. Për t’ua bërë më të lehtë femrave që të duken femra në ato atribute që i disponojnë, unë kam vendosur që të bëjmë dhe numra special për një trup të përsosur të tyre, ata kanë nevojë të ndihen komodë dhe unë jam aty për t’i ndihmuar... Cila është pjesa më e rëndësishme e trupit për ju? Për mua, fundshpina është më e rëndësishme, sepse duket më mirë. Pra, këtu qëndron problemi te femrat, sepse disa e kanë të vogël prapanicën e disa të madhe dhe një pakicë e vogël e femrave kanë prapanicë dhe fundshpinë të përsosur, madje shumica e kanë dhe kompleks dhe nuk ndihen rehat. Unë jam vetë femër dhe i di brengat e tyre, jam shumë krenare me koorporatën time të bikinit, edhe pse një ide dhe punë shumë e vështirë, por ia dal mjaft mirë së bashku me punëtorët e mi. Na tregoni pak për frymëzim tuaj mbi dizajnin. Unë po mendoja për një linjë bikini dhe nuk kisha shumë besim në vete ta sjell apo të mos e sjell atë. Një natë, në një film të James Bond pashë disa skena bardhë e zi të një filmi të vjetër dhe në atë moment vendosa, për herë të parë pashë një veshje të bukur pa ngjyra. Mendova fillimisht të bëj histori me bikinit pa ngjyrë, por më vonë gjatë dizajnit vendosëm me bashkëpunëtorët që të realizojmë dhe ngjyra të tjera. Frymëzimi është te dashuria që unë kërkoj... Cilat janë vendet në botë ku ju dëshironi të pozoni në bikini? Saint Tropez, Miami, Capri dhe bregdeti shqiptar. Ilir Meta grimasa të çuditshme me Arta Daden Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është fotografuar ndërsa shkëmbente një bisedë me politikanen e majtë, Arta Dade. Të pranishëm në ceremoninë e themelimit të “Aleanca e Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë”, që kryesohet nga Mesila Doda, Meta e Dade janë fotografuar duke pirë një gotë shampanjë e duke biseduar. Por nuk dihet se çfarë argumentesh politike ose jo e kanë detyruar Ilir Metën të bëjë këtë grimasë të çuditshme në portretin e tij. Gjithsesi, ceremonia e grave politikane, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, ra në sy si asnjëherë më parë për shoqërimin e politikanëve të djathtë dhe të majtë me njëri-tjetrin, duke hyrë në biseda së bashku, pa dallime ngjyrimesh politike.
  • 5. h NI SUPLEMENT E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 p u PANORAMA l 23s
  • 6. ls PANORAMA p u 20 E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 Horoskop 2014 SUPLEMENT 09006734000 Parashikimi i yjeve nga astrologia Meri Shehu gaforrja Dashi E Përgjithshme Nëse ju do të arrini të kontrolloni energjinë tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, do të arrini të shijoni më pas frytet e jetës. Për shenjën tuaj 2014-ta do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mund të cilësohet një përballje titanësh. Ndikimi i uranit gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj do të jetë në kombinim me Plutonin, një uragan ndryshimesh, përballje sfidash, sidomos në lidhje me njerëzit e pushtetshëm që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj, por edhe me mendimet ndryshe me njerëzit e familjes. Do t’ju duhet që muajt e parë të vitit dhe sidomos janarin të rishikoni edhe një herë propozimet apo vendimet që mund të keni marrë në lidhje me punën apo jetën personale. Kështu që 2014-ta fillon në mes të konfuzionit, për të arritur në prill kulmin e shpërthimit apo të revolucionarizimit tuaj. Çështjet familjare do të çlirohen në fillim të marsit dhe gradualisht do të përqendroheni edhe në çështjet ekonomike, të cilat janë të vështirësuara këto vitet e fundit. Në korrik fillon periudha më e këndshme dhe produktive për ju me futjen e Jupiterit në Luan, ku jeta nis të lulëzojë në të gjitha kuptimet. Ekonomia Me gjithë vështirësitë në karrierë dhe punë, ekonomia fillon një përmirësim, nga 29 maj deri në 22 korrik. Mund të merrni edhe një mbështetje nga familja juaj në këtë periudhë. Në 24 tetor nga eklipsi i Diellit do të keni shanse të mira nga marrëveshjet ekonomike. Dashuria Deri në prill mos prisni shumë në aspektin erotik. Vetëm me futjen e Jupiterit në Luan në korrik do të filloni të keni shumë fat. Njohje të reja, por edhe celebrime do të ndodhin në lidhjet ekzistuese. Nga datat 12 gusht deri më 4 shtator do jetë një nga periudhat më të nxehta dhe më erotike për ju. Karriera Pretendimet tuaja do të jenë të mëdha, por ritmi i punëve nuk do të jetë ai që dëshironi ju. Deri në prill do ta keni shumë të vështirë. Vetëm nga 26 tetori e deri në 4 dhjetor mund të favorizoheni për një fuqizim të pozicionit tuaj. Demi E përgjithshme Gjatë vitit 2014, të gjithë të lindurit e shenjës së Demit do të surprizohen me veten, se si do mund të përshtaten dhe të ecin përpara me kushtet e reja dhe aspak komode për natyrën e tyre.Ju që i përkisni shenjës së Demit, në shumicën e rasteve keni humbur besimin te vetja nën ndikimin e Saturnit në Akrep përballë shenjës tuaj. Kërkesa e lartë e llogarisë, presioni si në bashkëpunime ashtu edhe në martesë, ose do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë, ose do mbeteni në vend duke u fundosur më keq. Mendohet se aleati juaj, Jupiteri, vetëm në muajin mars fillon t’ju vijë në ndihmë, por një krizë e madhe vlerash në muajin prill ju vë përballë situatave të vështira, derisa të zgjidhni rrugën e duhur. Muaji maj do të jetë fatlum për ju dhe mund të shpresoni për lidhje të qëndrueshme si pune, ashtu edhe në jetën personale. Planeti Mars do të jetë kundërshtari juaj më besnik gjatë tërë vitit 2014. Deri në korrik, pozicionimi juaj në Peshore ju pengon në lidhje me jetën e përditshme dhe me punën. Më pas ju sjell probleme në çift të paktën deri në shtator. Vitin e filloni nën efektin e Afërditës së kundërt, e cila pezullon disi projektet tuaja në përgjithësi dhe ato ekonomiket në veçanti. Vetëm në mes të korrikut, hyrja e Jupiterit në Luan hap një periudhë të re në projektet familjare, si bashkëjetësë, shtëpi më të madhe e zgjerim familjeje. Karriera Do të ketë periudha ku mund të favorizoheni në punë. Nga data 11 deri më 31 janar do të ndodhë hyrja e Mërkurit në Zenit të shenjës suaj dhe hëna e re. Nga 5 marsi deri në 5 prill përgatituni për të filluar diçka të re. Ekonomia Nga 13 qershor deri në 18 korrik mund të përfitoni një ndihmesë apo rritje page. Në fund të majit keni një shans për të rregulluar ekonominë. Nga mesi i korrikut e në vazhdim do të shpenzoni shumë para për çështje shtëpie. Dashuria Muaji maj do të jetë muaji më erotik për ju dhe muaji shtator i veçantë, pasi nuk do të mungojnë flirtet, udhëtimet romantike dhe njohjet e reja. binjaket E përgjithshme Për vitin 2014, ju binjakët do ta ndieni veten kalorës të fatit tuaj dhe pa dyshim fitimtarë në qëllimet që keni vënë, sidomos për të larguar nga vetja gjithçka që nuk ju përshtatet. Viti 2014 për ju fillon fuqishëm. Planeti që ju ndikon kaq shumë pozitivisht është Marsi. Në gjashtë muajt e parë të vitit ju do të ndieni se mund të bluani edhe gurin, por në disa faza, sidomos në muajin prill, mund t’i bini edhe murit me kokë. Do të dilni, do të argëtoheni e madje do të luani edhe lojëra fati. Jupiteri në Gaforre deri në mes të korrikut do t’ju ndihmojë shumë në çështjet ekonomike. Më pas, me futjen e tij në Luan do të hapen horizonte të reja në jetën e përditshme. Në shtator priten zgjidhje problemesh që i quanit shumë të vështira. Nga shtatori e deri në tetor, Marsi do të kundërshtojë jetën tuaj në çift. Karriera Nuk duhet të gënjeheni në muajin shkurt nga shanset, që mund të dalin në lidhje me karrierën dhe punën. Planeti juaj, Mërkuri, do të jetë i kundërt dhe nuk ju favorizon. Vetëm nga mesi i muajit Mars gjërat do të jenë më të favorshme. Prilli do të jetë shumë i tensionuar dhe nuk duhet të ngatërroni punën me çështjet erotike personale. Ekonomia Deri në muajin prill nuk duhet të prisni shumë në çështjet ekonomike. Jupiteri në Gaforre është planeti që ju ndihmon në çështjet ekonomike. Do të keni lidhje të vështira në janar dhe në shkurt me Plutonin dhe Uranin. Vetëm nga fundi i majit do të keni lajme të mira ekonomike. Dashuria Me Marsin në Peshore, dashuria ju përket juve. Periudha më e mirë do të jetë nga 23 qershori deri më 18 korrik. Në këtë periudhë, Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj. E përgjithshme Çfarëdo që të ndodhë në ambientin tuaj, ju nuk do ta humbni optimizmin. Vetëm nga mesi i muajit korrik do të ndieni një favorizim të mirë ekonomik. Muaji janar fillon me probleme për ju në lidhje me martesën apo lidhjen tuaj. Në shkurt duhet të keni shumë kujdes në lidhje me punën dhe karrierën. Nuk duhet të riskoni dhe duhet të mbani tone të qeta me eprorët. Jupiteri fillon të ofrojë favorizimet e tij në muajin mars, por deri atëherë do ju pengojë sa për të treguar se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Marsi në Peshore pothuaj deri në korrik do të shkaktojë pengesa dhe detyrime në jetën familjare. Muajin prill duhet ta keni shumë kujdes në familje, në punë dhe nga aksidentet e mundshme. Periudha juaj më e mirë do të jetë nga mesi i korrikut e deri në shtator, me futjen e Marsit në Akrep. Do të ndiheni mirë personalisht dhe do fitoni njeriun që doni. Karriera Karriera do jetë më e paqëndrueshmja në të gjitha aspektet e jetës suaj për 2014. Shumë nga ju nuk dinë se çfarë duan. Muaji maj cilësohet shumë i mirë për t’u bërë përshtypje të mirë njerëzve në detyrë. Ekonomia Gjatë këtij viti ju presin zhvillime pozitive në çështjet ekonomike, sidomos nga mesi i verës e tutje. Jupiteri do t’ju ndihmojë për një lulëzim ekonomik gjatë vitit 2014. Por mund të bëjë që në të njëjtën kohë të shpenzoni shumë para. Dashuria Planeti i dashurisë, Afërdita, do bëjë shumë lojëra të çuditshme në marrëdhënien tuaj gjatë muajit janar. Nëse jeni vetëm, është periudhë jo e favorshme për flirte dhe njohje të reja. Nga 18 korriku, Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri më 11 gusht. Kjo është periudha më e mirë për jetën tuaj sentimentale. luani E përgjithshme Nëse situatat bëhen të lodhshme, mos harroni se kohët më të mira po vijnë për ju, pra nga mesi i verës e në vazhdim kur Jupiteri, planeti i fatit, të futet në shenjën tuaj. Deri atëherë duhet të bëni pak durim.Pozicioni i Marsit në Peshore do t’ju ndihmojë shumë në jetën e përditshme deri në mes të korrikut. Në disa momente, ndikimi i Marsit do bëjë që të humbni qetësinë dhe kujdes duhet të keni kryesisht në janar, në dhjetëditëshin e tretë të prillit dhe në mes të qershorit. Deri në mes të korrikut, Jupiteri do të jetë në Gaforre dhe ju duhet të lëvizni në prapaskenë pa i bërë të dukshme lëvizjet tuaja. Kujdes vetëm nga janar deri në prill se mos prapaskenat ju vënë në ngatërresa. Në 24 maj do të favorizoheni nga Saturni në problemet familjare dhe do të çliroheni përfundimisht nga këto probleme pas 23 dhjetorit. Por në fund të dhjetorit do të bëheni pak të papërmbajtur dhe shpërthyes. Ndaj kujdes! Më 23 shtator, lidhja e bukur e Jupiterit në shenjën tuaj me Uranin do stacionojë shkëlqyeshëm optimizmin tuaj. Do udhëtoni jashtë dhe çështje studi- more e ligjore do të gjejnë zgjidhje. Karriera Fundi i prillit do jetë periudha e rëndësishme në lidhje me karrierën tuaj. Eklipsi i Diellit në Dem ju sjell mundësi të shpalosni talentin tuaj udhëheqës. Në janar kujdes me punën dhe mos ndërlidhni erotizmin me punën tuaj. Nga 29 maji deri 22 qershor mund të përfitoni rritje të ardhurash. Ekonomia Jeni bujarë dhe shumë lehtë e fusni dorën në xhep për të ndihmuar të tjerët. Me hyrjen e Jupiterit në shenjën tuaj do të filloni të humbni kontrollin e shpenzimeve nga mesi i korrikut e në vazhdim. Nga Marsi deri në Prill mund të fitoni para nga të tretët, trashëgimi, kredi etj. Dashuria Periudha më e fuqishme erotike për ju do të jetë mesi i gushtit. Kujdesuni vetëm të mos vini në rrezik një lidhje të qëndrueshme për diçka që shkëlqen më shumë. virgjeresha E Përgjithshme Viti 2014 fillon me ulje e ngritje dhe kthime mbrapa, por pranvera do të jetë e mbushur me mundësi, veçanërisht për çështjet ekonomike. Vjeshta do të jetë më e qetë. Viti i ri për ju fillon me Afërditën e kundërt në Bricjap gjatë gjithë janarit. Do të keni kthim mbrapa në çështjet erotike dhe planet krijuese. Mund të keni rikthim te një dashuri e vjetër. Me Marsin në Peshore deri në mes të korrikut duhet të keni shumë vëmendje në çështjet ekonomike, sidomos në fund të muajt prill. Jupiteri në Gaforre do t’ju ndihmojë, por kujdes në shkurt dhe prill, pasi me lidhjet e vështira që bën me Uranin, ju sjell vlerësime të gabuara dhe keqkuptime me miq e shokë. Në maj Jupiteri do t’ju ndihmojë veçanërisht në stabilizimin e planeve tuaja. Në mes të korrikut Jupiteri do të kalojë në Luan e deri në fund të vitit fuqizon lëvizjen tuaj në prapaskenë dhe në fshehtësi. Në shtator do ndihmoheni për shanse pune dhe shëndet të mirë. Karriera Nuk do ketë zhvillime dramatike në lidhje me karrierën. Nga data 7 deri më 29 maj, pozicionimi i Mërkurit në Zenit të shenjës suaj do t’ju fuqizojë komunikimin me persona me rëndësi. Më 28 maj hëna e re në Binjak, nën ndikimin e Marsit, ju jep një ngritje të fuqishme në çështje pune. Ekonomia Ekonomia do jetë pikë strategjike për ju në 2014-n. Pozicionimi i Marsit në Peshore deri në mes të korrikut tregon që interesi juaj në anën materiale nuk ju braktis lehtë. Në periudhën kur Marsi do të jetë në pozicion delikat, sidomos në janar e prill, dhe në mes të korrikut duhet të keni shumë kujdes në ekonomi. Dashuria Fillimi i vitit është periudhë e pafavorshme për lidhje të reja apo për një martesë. Afërdita e kundërt ju çon drejt gabimeve. Periudha më e mirë do të jetë shtatori, megjithëse më datë 10 shtator mund të keni një zhgënjim. Erotike do të jetë periudha nga 28 maji deri në 23 korrik.
  • 7. SUPLEMENT peshorja E Përgjithshme Viti 2014 do të jetë episodik për ju. Përgatituni për veprim dhe tension, për dashuri dhe pasion, për ndryshime, por edhe përmbysje të papritura. Marsi, planeti i veprimit dhe tensionit, do të jetë në shenjen tuaj deri në korrik. Kujdes duhet të tregoni kur ky planet të bëjë lidhje të vështira, sidomos më 9 janar me Jupiterin në Gaforre dhe do të sjellë problem dhe aksidente me punën. Më 23 prill kujdes nga nxitimi dhe kur udhëtoni. Nën ndikimin e Uranit, përballë shenjës suaj në muajin prill dhe qershor kujdes në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunëtorë të afërt. Vetëm në mes të majit, nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të bukur me Saturnin, mund të pretendoni për qëndrueshmëri planesh dhe ngritje në karrierë. Janari do jetë një muaj i vështirë në lidhje me çështjet tuaja familjare. Nën ndikimin e Saturnit në Akrep deri në Dhjetor do bëni shumë sakrifica në çështje ekonomike. Karriera Lidhjet e vështira që bën Jupiteri këtë vit bricjapi me Marsin dhe Uranin në muajin prill hapin rrugën për një vendim të shpejt për të kërkuar punë diku tjetër. Çdo gjë mund të ndodhë këtë vit dhe çdo përpjekje juaja për të zgjeruar veprimtaritë tuaja apo për të treguar talentin do të gjejnë pengesë. Kjo për shkak të superoptimizmit dhe vlerësimit të gabuar që do bëni. Vetëm në maj do qetësoheni. Ekonomia Paratë do të lëvizin shumë ngadalë këtë vit për shkak të Saturnit në Akrep. Por megjithatë, në fund të tetorit dhe në nëntor do të shikoni një përmirësim. Dashuria Duhet të bëni durim deri në vjeshtë për çaste të bukura dhe romantike. Në këtë periudhë, nëse filloni një lidhje, njohja do të vijë nga një rreth shoqëror. E mirë do të jetë edhe periudha nga 5 marsi deri në 5 prill. Do të zgjohen fuqishëm instinktet tuaja. akrepi E Përgjithshme Detyrimet dhe përgjegjësitë do të vazhdojnë edhe për këtë vit. Nëse jeni realistë, brenda gjysmës së parë të vitit do të shikoni ëndrra dhe ide që përparojnë. Saturni do të jetë edhe gjatë vitit 2014 në shenjën tuaj. Kjo do të thotë që do punoni shumë, por do merrni pak, megjithëse Saturni do ndikojë që shpirti realist të mos ju braktisë. Po ju e dini që suksesi pret ata që bëjnë hapa të vegjël, por të sigurt. Jupiteri në Gaforre mbas muajit mars do të nxjerrë planet tuaja nga lista e pritjes, por ju bën edhe superoptimist dhe ju mund të vini qëllime shumë të larta, p.sh. mund të doni të shkoni lart në diell dhe të digjeni. Kujdes në muajin prill. Suksesi ju pret gjatë muajit maj ku Jupiteri bën një lidhje shumë pozitive me Saturnin në shenjën tuaj. Pozicionimi i marsit deri në korrik në Peshore ka shumë interes për ju. Kjo periudhë do jetë mistike për ju. Më 16 korrik Jupiteri futet në Luan në Zenit të shenjës suaj. Në këtë pozicion deri në fund të vitit do hapen horizonte te reja për ju në fushën e karrierës. Në shtator keni një sukses të shpejtë. Karriera Me futjen e Jupiterit në Luan më 16 Korrik të 2014-s e deri në gushtin e vitit 2015, do shfrytëzoni shanset e shumta që do ju jepen në lidhje me çështjet e karrierës. Periudha më e rëndësishme në lidhje me punën do jetë në mes të gushtit, ku mund të keni biseda të rëndësishme ose të takoheni me persona që kuptojnë talentet tuaja. Ekonomia Nuk do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në çështjet tuaja ekonomike, të paktën deri në mes të vitit. Nga 13 shtatori e deri në 25 Tetor do jeni super shpenzues. Nga mesi i Nëntorit e deri në 10 dhjetor do shikoni që ana ekonomike do përparojë. Më të mirat në planin ekonomik do jenë në fund të vitit. Dashuria Ju që keni lindur në tetor, vazhdoni të jetoni në botën tuaj rozë dhe të prisni princin e përrallës. Për të tjerat, pozicioni i Jupiterit në Gaforre deri në mes të korrikut tregon që nuk e humbni lehtë romantizmin dhe përkushtimin ndaj familjes. Nëse jeni në një lidhje, do kaloni në celebrimin e saj. Periudha më erotike do jetë nga 23 tetori deri në 16 nëntor, ku Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në shenjën tuaj. shigjetari E Përgjithshme Idetë, planet dhe ëndrrat tuaja mund të marrin formë. Me gjithë përmbysjet e herëpashershme, do piqeni dhe do vlerësoni më shumë talente dhe forcën tuaj krijuese. Gjatë vitit 2014 do ndikoheni fuqishëm nga pozicioni i Marsit deri në 25 korrik në shenjën e Peshores. Jeta juaj sociale do jetë e vrullshme, njohjet dhe shoqëritë e reja gjithashtu. Klima mund të jetë e vështirë në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe shokët në muajin prill. Jupiteri do ju ndihmojë ekonomikisht deri në korrik, por nuk duhet të ngatërroni ekonominë me shoqërinë. Me futjen e Jupiterit në Luan, mbas 16 korrikut hapet një periudhë shumë pozitive për ju. Deri në fund të vitit do keni udhëtime të largëta, studime jashtë vendit, çështje ligjore që zgjidhen dhe do bëheni më të njohur. Në shtator do keni një sukses të paparë. Urani në Dash nuk ju lë aspak në rutinë, por mund të mos arrini të stabilizoheni në një marrëdhënie erotike. Nëse merreni me art, do keni ngritje maksimale. Në fund të dhjetorit, Saturni futet në shenjën tuaj dhe ju stabilizon pas një periudhe fobish dhe lodhje psikologjike. ls 21 p u PANORAMA E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 Karriera Në gjashtë muajt e parë të vitit nuk duhet të prisni shumë gjëra në karrierë. Muaj i rëndësishëm për karrierën tuaj do jetë gushti. Gjatë gushtit do keni takime me njerëz të rëndësishëm, të cilët do të kuptojnë dhe vlerësojnë talentet dhe idetë tuaja. Në 25 gusht kemi Hënën e re në Zenit të shenjës suaj, që sjell shanse të shkëlqyera në punë. Ekonomia Viti fillon vështirë për çështjet ekonomike, pasi kemi një bllokim. Të jepni në një kohë kur nuk keni do të thotë që shumë shpejt do shikoni humbjet. Shkurti do jetë një muaj shumë i mirë ekonomik. Periudhë e mirë do jetë maji dhe fundi i vitit. Dashuria Do jetë vit shumë i rëndësishëm 2014-ta për çështjet erotike. Deri në fund të janarit nuk përjashtohet mundësia të keni një njohje të re me një person që do ju mahnisë me egocentrizmin e tij. Muaji i mirë do jetë edhe maji, ku ju do shpreheni dhe do flirtoni më shumë. Jupiteri do ju ndikojë shumë pozitivisht në jetën erotike, me futjen në Luan më 16 Korrik. E Përgjithshme Një vit me tone të larta do jetë për ju 2014-ta, të paktën deri në verë. Shumë do ndryshojnë në jetën tuaj dhe shpesh në mënyrë rrënjësore. Duhet të jeni të mirëkuptueshëm me ndryshimet. Plutoni do jetë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj. Për të lindurit nga data 1 deri në 5 janar, ndikimi i Plutonit do jetë shndërrues në kuptimin më të plotë të fjalës. Marsi në Peshore deri në korrik do ndikojë në lidhje me karrierën tuaj, ku do ketë periudha përballjesh dhe tensioni sidomos në janar, prill dhe qershor. Jupiteri do jetë përballë shenjës suaj deri në korrik, por vetëm në mars do ju sjellë shanse të mira në një martesë, bashkëpunim apo një lidhje. Por mund të ndodhë që të mbivlerësoni partnerët apo bashkëpunëtorët dhe të humbni pavarësinë prsonale. Urani, planeti i ndryshimeve, në pozicionin e Dashit do sjellë për ju paqëndrueshmëri në çështjet familjare. Në prill do keni situata më të vështira në çështjet familjare. Mund të ndryshoni shtëpi apo të zhvendoseni gjatë kësaj periudhe. Nga 16 korriku pozicioni i Jupiterit në Luan do të ndikojë për mirë në çështjet ekonomike. Karriera Karriera do jetë për ju pika më strategjike për 2014-n. Pozicioni i Marsit në Peshore deri në korrik i shton përgjegjësitë tuaja. Nëse puna që bëni nuk ju kënaq, atëherë do jeni shpërthyes dhe do përballeni me njerëz me influencë. Nga 2 deri në 27 shtator, Mërkuri do ju ndihmojë të realizoni idetë tuja. Nga 29 Shtatori deri në 23 tetor, marrëdhëniet tuaja rregullohen dhe reputacioni juaj rritet. Ekonomia Pozicionimi i Jupiterit në Luan në korrik të 2014-s do prekë drejtpërdrejt interesat tuaj ekonomikë. Në këtë rast ju mund të shpresoni në ditë më të mira ekonomike. Por deri atëherë, periudha nga 3 deri në 28 shkurt do jetë krejtësisht e pafavorshme për blerje. Përmirësim do të ketë në Mars dhe në Prill. Dashuria Janari do jetë muaj i vështirë në çështjet erotike. Shumë nga ju do kërkojnë një lidhje nga e kaluara apo të përsërisin gabimet e së kaluarës. Nga shkurti e deri në fillim të marsit do rritet vetëbesimi juaj, ndjenjat gjallërohen dhe dashuria rimerr një pozicion të rëndësishëm në jetën tuaj. ujori E Përgjithshme Jeni mësuar të përballeni me situata të vështira dhe të papritura. Deri në verë do mjeshtëroheni në përshtatshmërinë dhe tolerancën tuaj. Urani, planeti juaj, do jetë në shenjën e Dashit gjatë gjithë 2014-s. Jeta e përditshme do jetë shumë interesante dhe idetë tuaja të veçanta. Por nxitimi mund të bëhet armiku juaj gjatë shkurtit, prillit dhe qershorit. Marsi do jetë në shenjën e Peshores deri në korrik në pozicion të favorshëm për ju. Mund të organizoni udhëtime të largëta dhe të diskutoni për çështje studimesh. Kujdes më 9 janar, Marsi dhe Jupiteri në kundërshtim sjellin nxitim dhe aksidente. Kujdes duhet të tregoni në Prill. Nëse doni të udhëtoni, duhet të organizoni mirë çdo detaj. Saturni do jetë në Zenit të shenjës suaj deri në 22 dhjetor. Ndikimi i tij do jetë superantagonist në çështje të karrierës dhe do qëndrojë më i organizuari apo më punëtori. Megjithatë, lidhja pozitive midis Jupiterit dhe Saturnit në maj ju sjell një sukses në karrierë. Më 16 korrik, Jupiteri do kalojë në Luan përballë shenjës suaj. Planeti i fatit do sjellë para jush shanse për një martesë, për një lidhje apo bashkëpunim. Shtatori do jetë muaj njohjesh të mira. Karriera Karriera edhe për këtë vit do jetë një pjesë shumë kërkuese për shkak të Saturnit në Akrep. Veprimtaria në drejtim të karrierës do monopolizojë jetën tuaj. Nga 27 shtatori deri në 4 tetor Mërkuri do ju ndihmojë në takime me njerëz të rëndësishëm apo të ndryshoni idetë tuaja dhe të jepni duart me eprorët. Ekonomia Ju që keni lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, keni mundësi të shikoni ekonominë tuaj jo në mënyrë realiste dhe menaxhimi i parave të bëhet nën ndikim senestimatik, jo praktik. Më 1 mars, kontakti Mërkur-Neptun mund të sjellë një lulëzim ekonomik. Prilli mund të jetë një muaj shumë i mirë ekonomik, me gjithë kurthet që fsheh. Dashuria Dy muajt e parë të vitit mos prisni shumë nga ana erotike. Të jeni të kujdesshëm në njohjet e reja. Shumë mund të jenë duke kaluar një ndarje dhe nuk janë të gatshëm për fillime të reja. Gjërat ndryshojnë në Mars, me futjen e Afërditës në shenjën suaj. Dashuria me shikim të parë gjatë pranverës nuk do mungojë. peshqit E Përgjithshme Viti 2014 do jetë shumë bujar me ju. Deri në periudhën e verës do shikoni ëndrrat dhe idetë të bëhen realitet. Do keni një vit krijues dhe pjellor. Jupiteri do jetë në Gaforre deri në mes të korrikut, në këtë shenjë shumë miqësore ndaj jush. Do ju ndihmoj në dashuri, në mundësinë e një trashëgimtari apo në krijimtari artistike. Në muajin mars do shikoni realizime të mrekullueshme. Për qëndrueshmëri sentimentale duhet t’i mbani njerëzit e dashur jashtë ngatërresave ekonomike. Në muajin prill përpiquni të mbani një drejtim të pavarur ekonomik. Neptuni, planeti i fantazisë dhe utopisë, do ndikojë te të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, duke ju vënë në disa raste kurthe dhe duke ju tërhequr në një realitet tjetër, duke rritur te,k ju ndjenjën e ikjes. Në gusht, lidhja pozitive e Neptunit me Marsin ju jep krahë në forcën krijuese. Marsi në Peshore do ndikojë deri në mes të korrikut në çështjet ekonomike. Nuk duhet t’u besoni personave që ju premtojnë fitime të shpejta. Urani do ndikojë gjithashtu në çështjet ekonomike. Në prill dhe dhjetor do jeni në vështirësi në këtë aspekt. Jupiteri nga mesi i korrikut në Luan do sjellë shanse për një punë të re. Karriera Pozicionimi i Jupiterit në Luan në mes të korrikut do sjellë lajme pozitive në lidhje me punën. Mund të mos zini pozicion kryesues, por do jeni të kënaqur, pasi do merreni me diçka që ju pëlqen. Zhvillime të mira do keni edhe në muajin nëntor e dhjetor, pasi pritet edhe një shpërblim material ose moral. Ekonomia Në aspektin ekonomik ende nuk mund të jeni të stabilizuar, prandaj pritet të jeni disi të pasigurt. Mund të prisni një përmirësim në muajin maj. Nga 29 shtatori deri në 23 tetor do merrni një mbështetje ekonomike. Dashuria Erotizmi do lulëzojë në mes të pranverës. Megjithëse skena planetare do të jetë e turbullt në prill, por zemra juaj do trokasë fort. Afërdita, planeti i dashurisë, do jetë në shenjën tuaj nga 5 prill në 2 maj, duke rritur romantizmin tuaj dhe duke dyfishuar mundësitë për një dashuri të re. Megjithatë, fundi i prillit mund të jetë përmbysës dhe mund të sjellë shpërthime ndjenjash xhelozi dhe fiksime. Hëna e re më 27 korrik mund t’ju sjellë atë që prisni ndjenja të forta nga një njohje e fuqishme.
  • 8. ls PANORAMA p u 25 ista terv In Je larguar nga Turqia në muajin maj, bashkë me ty hyri dhe sindromi i lodhjes, merr ndonjë terapi tani? Terapia vazhdon, por ditët më të vështira kaluan, tani jam më mirë. I preva flokët, ngjyrën e bëra më të errët. Iu ktheva pamjes sime natyrale. Sërish ngas biçikletën. Do ta vazhdoj terapinë deri në fund të këtij viti. Gjithë Turqia pret që ti të kthehesh. Ka ndonjë mundësi që të kthehesh sërish? Tani për tani, jo. Ndoshta vitin tjetër. Por nuk ka gjasa që të kthehem sërish për Hyrremin. Ti je një prej të huajve që Turqia të adhuron kaq shumë, cili ishte sekreti yt? Nuk kam sekret. Ndoshta për shkak se nuk kam gënjyer. Të ikësh duke e lënë serialin në gjysmë, kjo a nuk ndikoi negativisht në karrierën tënde? Sigurisht që ndikon shumë keq. Më duhej patjetër të largohesha. Durova 3 vjet, aq keq u ndjeva, saqë nuk kisha durim të prisja për ta përfunduar serialin. Si jeton në Berlin? S’jam më Hyrremi, por sërish unë, Mejremja e vjetër. U përshëndeta me Hyrremin. Ku është dallimi në mes të jetuarit në Gjermani dhe Turqi? Gjermania është vendlindja ime. Familja, shoqëria ime… Këtu nuk jam e famshme, jam njësoj si të tjerët. Ndihem shumë rehat. S’jam yll. Jam e lirë, 31-vjeçare dhe pas disa muajsh do bëhem nënë. A e dinë njerëzit në Gjermani se je e famshme në Turqi? Jo. Një pjesë e tyre e dinë se luaj në serial, në fakt u kam thënë se do ua sjell DVD, por kam harruar. A je e vetëdijshme se sa vështirë është të jesh nënë beqare? E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 Nga depresioni te prova për vetëvrasje, si i dha fund karrierës Hyrremi SUPLEMENT Te “Sulejmani i Madhërishëm” do të mungojë personazhi më interesant i serialit Po. Ndonjëherë frikësohem. Më lehtë për mua do të ishte të bëja abort. Besoj se edhe mua do më dalë dikush që do e dua dhe do të kuptohemi. Ku dëshiron ta rrisësh foshnjën? Sikur të kishim pika të përbashkëta me Xhanin, për fëmijën do isha shpërngulur në Turqi. Mirëpo, meqë nuk ndodhi kështu, me siguri do jetoj në Gjermani. Me paratë që fitova prej serialit, bleva një apartament të vogël në Berlin. Tani që e kuptova se jam shtatzënë, vendosa të dal në një banesë më të madhe. Ndoshta një ditë do të bashkoheni sërish… Është shumë e rëndësishme që t’i falim njerëzit. Xhanin e kam falur, por nuk ka mundësi që të kthehemi bashkë. A është ë vërtetë se ke bërë tentativë për vetëvrasje? Po, e vërtetë. Kur? Në festivalin “Antalia Television Awards”. Çmimin që fitova, e hodha gjithandej nëpër dhomë, e prisha. Isha si e çmendur. U lëndova në shumë pjesë të trupit. Vetëm ishe në atë moment? Jo, isha me Xhanin. Desha të hidhesha nga ballkoni, të humbas, të vdes… Isha sëm urë nga ana psikike. Po si erdhi puna deri në këtë shkallë? Jeta ime private, puna… Gjithçka erdhi njëra pas tjetrës… Nuk po mundja t’i përballoja gjithë këto që përjetoja. Jeta jote private ishte shkak kryesor për këtë? Jo, nuk mund të fajësoj vetëm një njeri për këto që kam jetu- ar. Qëkur erdha në Turqi, bëra disa gabime. Nuk munda të krijoj një ambient të ngrohtë shtëpiak. U ofruan të më jepnin shtëpi, nuk pranova, u thashë se jam mirë në hotel. Ky ishte një gabim. Fillova të jetoj si një robot. Sezoni i parë ishte shumë i vështirë për mua. Ndonëse jam turke, nuk e njihja mirë as gju- hën e as kulturën. Kam ndenjur pa gjumë tërë natën me qëllim që t’i mësoj përmendësh dialogët. Edhe pse kisha njerëz përreth, unë ndihesha e vetmuar. Nuk kishe shoqëri? Si femër, patjetër që kërkoja një mashkull që të më përkrahë dhe të më kompletojë. Elvis Pupa flet për seks, tradhti dhe drogë nën çatinë e kishës Aktori i talentuar, Elvis Pupa, ka provuar adrenalinë ndryshe në skenë, ndërsa ka dhënë netët e fundit të shfaqjes së tij të re me titull “Kur heshtin femrat”, kësaj here në sallën e Katedrales së Re Ortodokse në Tiranë. Pas shumë netësh shfaqje në një skenë clubi “Mumja”, Visi, i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për premierën e kësaj Stand-Up Comedy, e ftoi publikun e tij ta ndiqte në një sallë tjetër ku predikohet besimi, ajo e Katedrales Ortodoske. Tingëllonte pak çuditshëm për të gjithë të interesuarit e kësaj komedia, që të mund të shfaqej vërtet në një ndërtesë besimi, edhe për faktin se Pupa në përmbajtjen e saj kritikon me humor femrat dhe flet hapur rreth seksit, tradhtisë, dhunës dhe drogës. Komedinë e titulluar “Kur heshtin femrat” ai e nis me një ngacmim që u bën aktorëve të humorit, duke pohuar se ata kanë probleme me seksualitetin e tyre, dhe më pas suke folur për personazhet publikë, apo VIP-at shqiptarë me shaka u shpreh se garancinë e VIP-ave shqiptare mund ta marrësh në konsideratë vetëm kur është fjala për cilësinë e drogave, se atë pjesë e njohin mirë. Batutat dhe autoironia e tij kanë shkaktuar të qeshura në sallë, ndërkohë që për një rikthim tjetër në skenë Visi u drejtohet fansave të tij me fjalët: “E ikura dihet, e ardhura s'dihet!” Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nënshtetësinë e fituar atje e kishte bërë pjesë të batutave të shfaqjes, duke e komentuar si një arritje jashtëzakonisht të madhe për të gjithë shqiptarët që vendosin të jetojnë në Amerikë. Si u njohe me Xhanin? Siç e dini edhe ju, punoja bashkë me Nebahat Cehren, ajo na njohu. Pyetjen që duhet të ta bëja në fund, po ta bëj tani. A e do ende? Jo. Sepse unë doja një mashkull, që në fakt nuk ekzistonte. Gjatë lidhjes sonë njëvjeçare unë i dhashë gjithçka. E harrova komplet veten time. Veç Xhan, Xhan, Xhan thosha. Për fat të keq, jam dashuruar me një person të gabuar… Si ndodhi puna e shtatzënisë? Nuk kishim asnjë plan, madje as që e dëshironim një gjë të tillë. Ndodhi pa dashje. Ka metoda për parandalim… Unë, për shkak të hormoneve, nuk mundesha të përdorja kontraceptivë. Përdorëm një teknikë që se kishim përdorur më parë. Nuk ishte e rrezikshme, por as garantuese. I thosha shumë herë se nuk ndihem rehat, mirëpo ai si çdo herë thoshte – s’ndodh asgjë, mos u merakos. Mirë- po ndodhi… Ti deshe që të ngelësh shtatzënë? Asnjëherë. Duhet të përfundoja serialin. Si do performoja shtatzënë? Absolutisht asnjëherë s’e kam dashur diçka të tillë. A ëndërroje të martoheshe me të? Nuk i besoj shumë martesës. Është shumë vështirë, duhet të gjesh gjysmën tjetër. Mirëpo e pranoj që s’do thosha jo po të bashkëjetoja me të. Gjatë kësaj periudhe që keni qenë bashkë, a i the se dëshiron të jetoni bashkë? Po, i thashë. Por, çdo herë kishte arsyetimin se “s’është tani koha duhur për këtë. Më jep pak kohë”. Besomë, e doja shumë, mirëpo një forcë brenda meje më thoshte se ka diçka të gabuar te kjo lidhje. Dhe erdhi një ditë ku unë u shkatërrova… Zemra ime thoshte jo për abort. Ai u nervozua. Gjithçka e paske planifikuar ti, tani e pash fytyrën tënde të vërtetë më tha. Dhe pas kësaj u ndamë.
  • 9. SUPLEMENT E SHTUNE 28 DHJETOR 2013 ls 26 p u PANORAMA Vildane Zeneli & Fjolla Morina, në garë për foto të nxehta Se cila është më e nxehtë, ende nuk mund të vlerësohet, ndonëse që të dyja janë superseksi. Jo që nuk kanë ndonjë tjetër rivale që duket më bukur, por kohët e fundit modelja Vildane Zeneli dhe këngëtarja Fjolla Morina mbajnë rekordin për zhveshjet skenike. Kohë më parë, Zeneli ka pozuar tepër nxehtë për stilisten Blerina Kllokoqi Rugova, duke treguar atributet e saj femërore edhe përmes disa fustaneve të gjata, të cilat ndoshta në trupin e ndonjë femre tjetër nuk do të dukeshin edhe aq bukur sa te Vildania, e cila ka vithet dhe gjoksin më të bukur nga femrat shqiptare. Në anën tjetër, rrugën nuk ia lëshon as këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila nuk lë rast pa treguar linjat e saj të nxehta. Pas Maldiveve ku tregoi se është në superformë, menjëherë pas ardhjes në Prishtinë ajo publikoi një fotosesion akoma më të nxehtë me një veshje provokative si dhuratë për fansat e saj në fundvit. Dafina inspirohet nga kolegia e saj e re, Dhurata Ndonëse është bërë e zakonshme që këngëtaret tona të kopjojnë ato të huaja, ku Rihanna, Beyonce apo Lady Gaga janë trend për to, siç duket mënyra e kopjimit ka filluar të përhapet edhe në skenën vendore. Pasi shpeshherë është parë e inspiruar nga Rihanna apo edhe Beyonce, Dafina Zeqiri tani ka filluar ta zgjerojë këtë trend të kopjimit edhe në skenën vendore. Ka kohë që nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi nga një tjetër këngëtare kosovare, Dhurata Ahmetaj, me një fustan ngjyrë të zezë, por me prerje të shumta që e bëri të shfaqej mjaft seksi. Gati më shumë se një muaj pasi ishte publikuar fotoja e njëjtë, me pamje identike është shfaqur edhe pop ylli Dafina Zeqiri kundrejt asaj që është krijuar bindje se ajo sjell risi në skenën muzikore që nga shfaqja e parë. Nga ana tjetër, Dhurata Ahmetaj ka deklaruar se atë nuk e shqetëson aspak fakti se Dafina Zeqiri frymëzohet nga veshja e saj. Ishte Dhurata ajo që publikoi muaj më parë një fotografi nga fotosesioni me Veton Osmanin, e cila kishte inspiruar Dafinën që të përdorte një veshje të ngjashme në një prej xhirimeve për Vitin e Ri. “Mirëpres të gjithë ata që pëlqejnë dukjen time dhe ndoshta, pse jo, edhe të inspirohen. Se nëse është kopje apo jo, nuk mund të jap një vlerësim profesional. Thjesht, ndihem e kënaqur me fotosesionin dhe me karrierën time deri në këtë moment, gjërat e tjera janë të parëndësishme. Mediat gjithmonë do të polemizojnë, është e kuptueshme kjo”, është shprehur për mediat atje Dhurata Ahmetaj. Sokol Balla jashtë studios, nga veshjet me kuadrate te grimi me Ramën Sokol Balla është fotografuar këto ditë në dy variante jashtë studios televizive, atë të veshjes së tij të përditshme dhe momentet pak para daljes në “Top Story”. Drejtuesi dhe autor i këtij programi politik në “Top Channel”, shijen e tij të guximshme për veshjen e ka demonstruar edhe në program, ku bie në sy më shumë për kravatat dhe këpucët. Por duket se ka një afeksion të veçantë për kuadratet dhe stofin skocez, aq sa në këtë veshje që shihni, nuk është mjaftuar me pallton e dizajnuar me to, por ka preferuar që edhe pantallonat t’i veshë me kuadrate. E, përveç veshjes, nuk mund të mos komentojmë dy gishtat që Balla i ka treguar fotografit, një gjest ndoshta paksa ironik ky i Ballës, pasi bindjet e tij të majta ai i ka shfaqur hapur. Për të kaluar në një tjetër aspekt të jetës së tij në televizion, ju tregojmë foton majtas, të postuar nga vetë Balla pak para emisionit të së enjtes, “Top Story”. Ai ka realizuar këtë foto me shpinë me Kryeministrin Edi Rama, në momentin që po grimoheshin. Së fundi, Sokoli e ka bërë zakon të dekonspirojë momente pas kamerave me të ftuarit e tij të rëndësishëm, pak para fillimit të emisionit.